Avokatët hidhen në protestë ndaj gjyqtarit: Na pengon në punë

20 Shtator 2012, 11:29Kronika TEMA

Dhoma e Avokatisë në Elbasan ka zhvilluar një protestë përpara Gjykatës së Rrethit, duke bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore, deri në një afat të pacaktuar.

Shkak për paralizimin e funksionimit të këtij institucioni, është bërë arrestimi i avokatit Bujar Dyrmishi, i cili u arrestua nga policia një ditë më parë, pasi goditi në zyrën e tij gjyqtarin Xheladin Karkini, gjatë një sherri banal, raporton TCH.

Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Elbasanit, Jani Vaso, u shpreh se ndalimi i Dyrmishit është antiligjor, Vaso akuzon policinë për ushtrim dhune fizike ndaj kolegut të tyre.

Nën një zë avokatët e Elbasanit kërkojnë marrjen e masave nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë ndaj gjyqtarit Xheladin Karkini, sepse në mënyrë të përsëritur ky i fundit përplaset me ata, duke penguar punën sidomos në zgjatjen e proceseve gjyqësore.

Nëse ndaj gjyqtarit Karkini nuk merret asnjë masë, atëherë seancat gjyqësore do të pezullohen, qofshin ato edhe masa arresti.

Bujar Dyrmishi, ish- kryetari i Gjykatës së Librazhdit është arrestuar pasditen e së mërkurës, pasi dyshohet të ketë goditur në zyrë Xheladin Karkinin, në momentin që ky i fundit ka tentuar ta nxjerrë jashtë zyrës me forcë.

4 komente në “Avokatët hidhen në protestë ndaj gjyqtarit: Na pengon në punë”

  1. Rexhin says:

    Kot e keni zoterinj nuk merr mase njeri per gjykatesin se ata i mbron qeveria hajdute e Berishes dhe zbatojne urdherat e tij per lrimin e krimineleve para zgjedhjeve.turp….turp….turp..per shtet te koruptuar dhe mjere populli.

  2. Ivani i madh says:

    Keta mostera te ripnin qe me pare e jo tani qe i doli krah dhe ordineri e krimineli Sali keta te vrasin e presin si i do qefi dhe ndimohen nga policia .Sheko qeajane te njohesh agane krimi krimin mbron.

  3. Treviso says:

    A ka aftesi kjo qeveri te zgjidhi keto probleme te gjykatave? Jo qe nuk ka aftesi por nuk ka as fuqi.Nje qeveri qe eshte e ndyer nuk kerkon dot drejtesi se ka borxhe ne gjykata.Qeveritaret duhet te rrine gaditu para gjykatesve se proçeset i kane te hapura.

  4. Ton says:

    Avokatet jane me plehrat! Ju garantoj une qe ky gjyqtar nuk merr leke dhe krimbat avokate thone na pengon!
    Ky tjetri rrezik i ka vajtur ne zyre per ti ofruar ndonje lek dhe ky i ka thene, perjashta!
    Ka qene praktike e ketyre plehrave avokate qe te sulmonin gjyqtaret e pakorruptuar!
    Tipike, i merrnin leke klienteve dhe u thoshin do ti ndajme me gjyqtarin, pasi i mbanin te gjitha per vete i thoshin klientit: Na e futi, gjyqtar kurve!!
    Keta jane plehra dhe me shume jane seksere se sa avokate!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje