Mbyllet çështja e djegies së “Koha Jonë” në vitin 97', Lesi: Gjykata shkeli ligjin, më kërkuan favore

25 Shtator 2012, 13:35Kronika TEMA
Mbyllet çështja e djegies së “Koha Jonë”

Ish-botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikollë Lesi, ka reaguar sot për mbylljen e çështjes së djegies së redaksisë së kësaj gazete në vitin 1997.

Në një prononcim për mediat, Lesi ka theksuar se gjykata nuk ka zbatuar ligjin, duke pushuar çështjen, ndërsa ka shtuar se do të ndjekë rrugë të tjera ligjore duke e ankimuar çështjen edhe në Gjykatën e Lartë, atë të Apelit, por edhe në Gjykatën e Strasburgut.

Ndërsa ka akuzuar një prej gjyqtarëve të çështjes, që sipas tij i ka kërkuar favore, Lesi ka theksuar se do t`i drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë për relatorin e çështjes.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka pushuar sot çështjen për djegjen e gazetës “Koha Jonë” në vitin 1997 me arsyetimin se kanë kaluar afatet.

5 komente në “Mbyllet çështja e djegies së “Koha Jonë” në vitin 97′, Lesi: Gjykata shkeli ligjin, më kërkuan favore”

  1. p.Gryka says:

    Si shume çeshtje jane mbyllur se u kane kaluar afatet? Kush duhet te pergjigjet? Aka ndonje qe te jap pergjigje?

    1. Atdheu ne Rrezik- says:

      ishte nje kohe,kur gazeta “Koha Jone” mbushte faqet me hallet dhe brengat e shqiptare,tani mbush faqet me….rekordet e Berishes

  2. Sinoptikani says:

    Z. Lesi,

    Kanë kaluar 15 vjet qe atehere dhe nje brez i ri eshte rritur dhe pak dijeni ka per ngjarjen, nga me te rendat per shtypin shqiptar (duke mos perjashtuar rrahjet, burgosjet, tentativa per vrasje te kolegeve te tu, qe CUDITERISHT kane per autor vetem nje njeri, Sali Berishen.)
    Kalo ndonje dite, dore per dore me Ndoken (e kalimit te ylberit kushedi per te saten here, sipas F. Ka(r)dillit)nga Salih Berisha dhe bejini nje rikonstruksion te plote ngjarjes, te protagonisteve te saj etj, etj, qe minimumi te konvertohet ne nje strajcë mielli per Berishen ose nje pikolino me vezë.
    Fakti qe do ta ndiqni ceshtjen tregon konseguencen tende te mirepritur nga publiku. Po mos harro se Berisha, tashme i KUSHTEZUAR nga BE, po pastron me ORGANIZATEN e fundit te tij, (PA) DREJTESINE, krijesen e vet, qe ze fill nga hamulloret e Durresit (plepistet), pra pastron, ose lehteson veten nga mekatet. Dhe, dihet, ndjeshmeria ne bote per mediat.
    Dalsh me hajr.
    Harrova te te them, me 1 te cdo muaji paraqituni te bankomati per te terhequr rrogen nga magioranca, pjese e se ciles je, si zv/ministri i 7 apo i 8-te i M(a)TKRS?!

  3. tutu says:

    shpejt je kujtu bre nikolle…apo do leket tani qe po uken nga pushteti ai qe ta dogji dhe ti ke kaq vjet qe ja kreh bishtin me shume dashuri…

  4. Genti says:

    Sipas Top Channel, vendimi do te jepet te henen. Atehere si u mbyll ceshtja ?

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=242903

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje