Si ka ndikuar Pranvera Arabe në vendet e Mesdheut?

6 Tetor 2012, 19:19Kronika TEMA
Si ka ndikuar Pranvera Arabe në vendet e Mesdheut?

Zëvendës Presidenti i Parlamentit Evropian, Gianni Pittella, nënvizoi se Perëndimi dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të lexojnë si duhet dhe të nxjerrin mësime të rëndësishme nga ngjarjet në Mesdhe, sidomos nga Pranvera Arabe. Një nga këto mësime është se diktatorët, autokratët dhe udhëheqësit antidemokratë nuk duhet të mbështeten për asnjë motiv sepse dhunimi i parimeve dhe standardeve të demokracisë mund të shkaktojë pasoja të paparashikueshme dhe të rënda në jetën e popujve dhe stabilitetin e rajonit. Gjithashtu Zëvendës Presidenti Pittella bëri thirrje për përshtatjen e politikave migratore evropiane më mikpritëse ndaj valëve të emigrantëve prej vendeve në zhvillim dhe në tranzicion.

Deklarata u be në Forumin për Demokracinë në vendet e Mesdheut, pjesë e Kantierit të Ideve Euro-Mesdhetare, organizuar nga Rajoni i Umbrias në Itali. Në një nga panelet e Konferencës ishte dhe prof. Kosta Barjabës, dekan në Universitetin Mesdhetar ambasadorët e Maltës, Qipros (kryesuese e radhës e BE-së) dhe Tunizisë si edhe shkrimtarja dhe gazetarja e njohur italiane, Giuliana Sgrena.

Prof. Kosta Barjaba nënvizoi se Pranvera Arabe duhet tu shërbejë komunitetit ndërkombëtar, BE-së dhe Italisë si një sinjal për të mësuar dhe lexuar më mirë vullnetin e popujve të Mesdheut. Përveç autokratëve të Mesdheut të Jugut, në brigjet përballë Italisë, po ndërtohet një demokraci hibride, me themele të tronditura e të rrënuara për shkak të helmatisjes së proceseve zgjedhore dhe fabrikimit të rezultatit të tyre prej qeverisjes aktuale në Shqipëri. Duke mos u pajtuar me tolerimin e mentalitetit, sjelljes dhe veprimeve antidemokratike të regjimit shqiptar për shkak të stabilitetit rajonal, Barjaba nënvizoi se stabiliteti pa demokraci nuk është stabilitet, ashtu si demokracia pa stabilitet nuk është demokraci.

3 komente në “Si ka ndikuar Pranvera Arabe në vendet e Mesdheut?”

  1. EMIGRANTI USA. says:

    Eduam SHqiperine pa saline se ai po e varos demokracine.GJate viteve ne pushtet dhe cdo dite e meteper po shkallmon e varos demokracine dhe e zevendeson me diktaturen. Fakti qe ne duarte tije jane perqendruar gjithe pushtetet dhe drejtesia i ka syte nga salia i cili mbron vrasasit e Gerdecit, 21 Janarit, mbron hajdutet e kabinetit te tije dhe i gradon e ingre ne pergjegjesi si Mediun, urdheron policine dhe gjukaten te mose zbatojne urdher arestin e komandantit te gardes Andrea Prentin me 5 vete te tjere DHE NDIKON NE DREJTESI QE GJUKIMI TE BEHET NE GJENDJE TE LIRE, apo mrojtja e Lulezim bashes per te mbuluar mbi 450 milion dollare qe kontrolli i larte i shtetit me kryetar Robert Cekun i deklaroje publikisht te vjedhura e fakte te tjera deri tek propaganda antikushtetuese qe po ben neper shkolla me femijet per ti bindur ata prinderit e tyre qe te votojne per pd dhe jo per PS, SE SIMBAS KETIJE DIKTATORI RAMA PENGON HYRJEN E SHQIPERISE NE BE. Kure te gjithe e dine se jo vetem qe ka qene dhe eshte PS MBESHTETESE E INTEGRIMIT, PORE RAMA EDHE DITET E FUNDIT NE BRUKSEL I KERKOJE PARLAMENTIT EVROPJAN SHPEJTIMIN E PROCEDURAVE PER TJA DHENE SHQIPERISE STATUTI E KANDIDATIT PER NE BE.

  2. raimondi says:

    Nuk e ruajune vendet Europiane te Mesdheut per ato pranverat e pjerdhura
    arabe qe ju prekin zemren juve, ca budallenjve turkshake…

  3. berat says:

    une quhem berat avdili jam klasa 6 i kam 11 vjec ushqimi im i prferuar eshte molla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje