Doctor Honoris Causa për Michael D.Granoff

5 Tetor 2012, 17:09Kronika TEMA
Doctor Honoris Causa për Michael D.Granoff

Kryetar i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff, ka marrë titullin Doctor Honoris Causa. Universiteti Mesdhetar në Tiranë ka nderuar kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të lartë të jetës akademike, politike, shoqërore, intelektuale të vendit.

Në fjalën e tij, rektori i Universitetit Mesdhetar, Prof. Dr. Anastas Angjeli, anëtar i Akademisë së Shkencave, tha se: “Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë nderon me titullin Doctor Honoris Causa z. Michael Granoff, kryetar i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve. Z Granoff ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë në zhvillimin dhe forcimin e sektorit privat në vendin tonë, sektor i cili është thelbësisht i rëndësishëm për ekzistencën e një ekonomie funksionale dhe te qëndrueshme e cila krijon vende të reja pune dhe mbështet rritjen e mirëqenies sociale”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje