Vidhen në Gjermani kursimet e një fshati shqiptar

16 Tetor 2012, 10:37Kronika TEMA

Mediat gjermane raportojnë për një rast vjedhje në zonën e Essen-it.

Siç raportojnë mediat lokale, tre shqiptarë ishin nisur për në tregun e makinerive, pasi do blinin një traktor. Për të blerë mjetin e punës, ata kishin mbledhur para nga i gjithë fshati, që kishte kontribuar me kursimet e tyre.

Por kur kanë mbërritur në Gjermani, përpara u kanë dalë tre persona, të veshur si policë, të cilët kanë ushtruar një kontroll në makinë, ku kanë gjetur shumën prej disa mijëra euro. Policët fals kanë marrë shumën e parave dhe janë larguar me shpejtësi.

Tre shqiptarët kanë bërë një denoncim në polici. Një fondacion i ka ndihmuar ata me para për të bërë të mundur rikthimin në Shqipëri.

Policia thotë se po heton për autorët e krimit, që janë larguar me një VW Passat.

15 komente në “Vidhen në Gjermani kursimet e një fshati shqiptar”

  1. orli says:

    Ua paskan futur bashkefshatareve!nga e paskan ditur”grabitesit”per parate?!parate kerkoni tek keta tre shqiptaret.

    1. ismeti says:

      po ja u fut sala e pse jo keta kodosha,ju jeni veqse mashtrus

  2. Artur Duka says:

    fshatare shqiptare koketrashe qe s’dine te perdorin rruget bankare;
    levizin me para ne dore si ne karvanet e mesjetes;
    ne Evrope asnjeri nuk mban me shume se 50 -100 euro kur shkon per rruge pikerisht per parandalimin e aksidenteve te tilla.

  3. Drini says:

    Edhe ku jan vjedhur ne Gjermani. perralla me mbret, jan vete ata qe i kan vjedher dhe jua kan futur bashkfshatarve.

  4. regjija says:

    sa “bashkfshatare” te mire qe jane!
    nuk i kan dhunuar e vrar por vetem “si ne filma” urt e but e plot tigani…
    ksaj i thojn me e pagu kineman per tan jeten!!!

  5. Mandi says:

    Nuk duhet ndonje nivel i larte inteligjence per te kuptuar se cfare ka ndodhur. Shqiptaret kane vene ne dijeni shoket e tyre per sasine e grumbulluar te parave dhe kene folur qe keta te fundit tu dalin para ne rruge si police e te marrin parate, te cilat do te ndahen me vone ne 6-Ce.

  6. Leo says:

    Ne qofte se kane bere ndonje pisllek, ky do te dale ne shesh shpejt. Hetimi gjerman eshte i sakte dhe do t’i gozhdonte keq!

  7. Kush je ti says:

    Nje gje duhet ta dine keta mytebere dhe te tjeret qe mund ti shkoje mendja se mund tja dalin me policine gjermane.
    Ne cdo vend ka kamera, te fshehta dhe qe edhe vete policet e rruges, nuk i dine, por i dine vetem disa zyra qe jane sekrete, per pjesen me te madhe te policise.
    Ne qofte se kini dijeni se si zbulohet krimi ne Gjermani, mund tju them se eshte ne nivelin, mbi 99%, kjo fale kamerave qe jane instaluar gjithandej.
    Prandaj ne qofte se keta parrellinj kane bere ndonje pisllik do ti dale shume shpejt, por ne qofte se megjithmend ka patur hajdute qe jane veshur si police, kjo fale ndonjerit te brendshem qe i ka dhene te dhena te sakta, edhe kjo do te dale shume shpejt.
    Mos kujtoni se tha shoqja Xhozefine se jemi ne nje standart me Gjermanine dhe mund te bejme ne cfare te duam dike menduar se kur sna kapin ne Shqiperi, sna kapin edhe ne Gjermani meqe jemi njesoj se na tha ajo tyryfycka e parlamentit.

  8. nardone says:

    sa per dijeni nuk ka police fals ne Gjermani,por ka police te rregullt hajdute.ata e dine mjaft mire qe Shqiptaret mbajne pare te thata dhe prandaj e kane kontrolluar dhe i kane vjedhur, ka ndodhur edhe me pare veprime te tilla,turp per ata,kjo tregon se nuk jane me te ndershem se te tjeret.

    1. tefta says:

      ne gjermani nuk blehen makinerite me pare kesh,ato blihen me karten e bankes ,pra keto jane gjepura me sy cel

  9. FIER says:

    Ne fakt nese e kane vjedhur vete parane, jane kryeidiote se Gjermania nuk te le shteg edhe me e sofistikuara te jete vjedhja! Duhet te kishin zgjedhur Italine, jo Gjermanine per kete ndyresi; ne Itali vjedh ne mes te dites, te shohin 100 vete por s’te kap njeri.

  10. ben tirona says:

    G.TEMA.Nuk e kuptoj nga i merni keto informacione,por eshte e cuditeshme sepse lajme te tilla jane gati te pabesueshme.

  11. Shqipetaret nuk duan njeri-tjetrin says:

    Krimineli Sadam Sali ka percare dhe degjeneruar
    moralin dhe kulturen ne Shqiperi.

    Vjedhesit e maskuar si “police”
    jane 100% hajdute apo kriminele shqipetare
    te cilet jane informuar nga Shqiperia per
    ardhjen e 3 fshatareve viktima.

  12. Albi says:

    Wow shumica e komentuseve ketu jane diabolik ne kuptim e plote te fjales.

  13. tironci says:

    Kom frike se ata robt i kone vjelle vete leket e masanej thone se na i kone grabite!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje