Nga Viktoria Nuland, Zëdhënëse e Departamentit
Sekretarja e Shtetit Hillari Rodhem Klinton do të udhëtojë për në Algjeri, Bosnje-Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci nga data 29 tetor deri më 2 nëntor. Në datën 30 tetor në Algjeri, Sekretarja do të konsultohet me presidentin Bouteflika mbi çështje me interes dypalësh dhe rajonal dhe do të vijojë me diskutimet frytdhënëse mbi bashkëpunimin ekonomik dhe të sigurisë në Dialogun Strategjik Algjeri – SHBA të mbajtur në Uashington në datën 19 tetor.
Sekretarja më pas do të udhëtojë për në Ballkan për të treguar interesin, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për të ardhmen e Ballkanit në komunitetin europian dhe euroatlantik. Do të shoqërohet atje edhe nga Baronesha Kethrin Eshton, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, në Bosnje-Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë.
Në Sarajevë Sekretarja dhe Përfaqësuesja e Lartë Eshton do të theksojnë nevojën urgjente që drejtuesit e partive t’u shërbejnë interesave të popullit të Bosnje-Hercegovinës për të përmbushur reformat e domosdoshme, dhe do të përforcojnë pandryshueshmërinë e përkushtimit të komunitetit ndërkombëtar ndaj Marrëveshjes për Paqe në Dajton.
Si në Beograd edhe në Prishtinë, përveçse do të diskutojnë çështje me interes dypalësh, Sekretarja Klinton dhe Përfaqësuesja e Lartë Eshton do të përsërisin vendimin e BE-SHBA për Kosovën dhe Serbinë të vijojnë mbi marrëveshjet e mëparshme për të përparuar në dialogun e tyre, si edhe të inkurajojnë hapa konkrete që do t’u mundësojnë këtyre vendeve të ecin përpara në rrugët e tyre drejt anëtarësisë në BE.
Në Tiranë Sekretarja do të nënvizojë solidaritetin me aleaten e NATO-s Shqipërinë dhe do të ndihmojë në shënimin e përvjetorit të 100-të të pavarësisë së Shqipërisë me një fjalim në parlament, ku do të përmendë nevojën jetike për bashkëpunim më të mirë politik dhe për sundimin e ligjit.
Në Zagreb Sekretarja Klinton do të diskutojë në lidhje me rolin e Kroacisë si aleate e NATO-s, hyrjen e saj në Bashkimin Europian në vitin 2013 si edhe situatën ekonomikë të Kroacisë.
Zonja Klinton dhe vete SHBA-te po pergatisin largimin e bute te Berishes nga pushteti. Kete e dine te gjithe. http://www.youtube.com/watch?v=s-NA2YFQooU
O zotib Alban zonja Klinton vjen ne Tirane te forcoj zotin Berisha që të fitoj perseri zgjedhjet dhe votat do i numraj ambasada Amerikane.http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
gazeta Tema mos ganjeni, Hilary Klinton vjen ne Shqiperi per respekt te Berishit, sepse ka ba nryshime rranjesore ne kushtet ekanamike shqyptore.. shqytaret (shqiptaret) po jetojne nje mrekullli ekanamike (ekonomike) sot ne Shkypni (Shqiperi), dhe gjithe kjo, fale Baces Stalin Berishicit.. Hilary do me kopjue systemin ekanamik shkyptar, qe ta fuse edhe ne Shba, sepse ne jena ta dytet pas Gjermonise per ekanami..
ne jena Superfuqi arrash, ftonjsh, mollesh, kumbullash dhe kohet e fundit edhe ullinjsh..
pra, Hilary nk vjen ne Shkypni ashtu kot si thoni ju, po per me pa arritjet ekanamike te Salehut..
Mire se te vine ne token e Shqipeve ,zonja Klinton
si me ardhjen e klintonit, si pa ardhjen e saj, prape shqiptaret duke pare me sy nga qielli do rrijne dhe nje mut do bejne. edhe nese iken sala, prap do presim qe te beje dicka ai qe do e zevendesoje ate….nderkohe qe vendi do jet zhtyr ne krize. :/
si me ardhjen e klintonit, si pa ardhjen e saj, prape shqiptaret duke pare me sy nga qielli do rrijne dhe nje mut do bejne. edhe nese iken sala, prap do presim qe te beje dicka ai qe do e zevendesoje ate….nderkohe qe vendi do jet zhytyr ne krize. :/