Preç Zogaj promovon librin “Në kërkim të zgjedhjeve të humbura”

16 Nëntor 2012, 21:34Kronika TEMA

Në Universitetin Evropian të Tiranës u promovua sot libri publicistik i Preç Zogajt mbi zhvillimet politike të vitit 2009- 2012, ku në fokus janë problemet që kanë shoqëruar zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 dhe 2012.

Libri është një analizë serioze e zhvillimeve politike të këtyre tri viteve dhe tendencës gjithnjë e më të fortë të pushtetit për të manipuluar zgjedhjet dhe për të degraduar opozitën.

Një vëmendje e veçantë në libër i kushtohet zgjedhjeve të 8 Majit në Tiranë dhe grabitjes së mandatit të opozitës si dhe zhvillimeve të 21 Janarit dhe vrasjes së katër qytetarëve. Zogaj dëshmon si politikan dhe gazetar momentet tragjike të vrasjes së Aleks Nikës dhe qytetarëve të tjerë dhe tentativat e turpshme të Berishës për të fshehur krimin dhe fajësuar opozitën.

Në ceremoni morën pjesë gazetarë, politikanë dhe miq të autorit.

 

5 komente në “Preç Zogaj promovon librin “Në kërkim të zgjedhjeve të humbura””

  1. Miku i Librit says:

    Meqenese lajmi eshte i paplote, packa se Meroja ishte i pranishem, mund t’i kerkohet z. Rudolf Marku fjala e mbajtur ne promovim, pasi pervec evidencimit te vlerave te librit te Preçit, nenvizoi theqafjen e intelektualit kritik ne shoqerine e sotme shqiptare, status gjithnje e ne zhdukje, cka paraqet shume interes.
    Librisht!

  2. Epidemi 2012 says:

    Semundja e Fejziut e paska zene dhe Preçin !

  3. Delli USA says:

    Preci i bene nder publicistikes shqiptare,eshte njeri i kulturuar me edukat dhe i aresyeshem,por ishte gabim ne garnizonin e Saliut qe fatmiresisht per se dyti e braktisi perfundimisht.rime re

    1. Nikolla says:

      “Renja e zgjedhjeve” ?????

  4. Nicja. says:

    NICJA.
    Zoti Zogaj ne Shqiperi vecan ne Tirane nuk jetohet me vlerat qe duhet te kete njeriu ne punet e tij,por me antivlerat.
    Me antivlerat grabiti saliu fronin prej studenteve naive, sepse keta punonin me vlerat e tyre si njeres dhe drejtesi.Ndaj nuk fituan.
    Ne se saliu cudit njerzit si ende sundon me gjithe ato mekate,kjo vjen se ai zbaton antivlerat Nicen.
    Ne duam triumf mbi saliun duhet te gjjthe shqiptaret te zbatojme antivlerat,ate qe ai na ben ne, edhe ne tj’ja bejme atij.Ju Zogaj kerkoni te fitoje butesia,drejtesia,ndershmeria tuaj vlerat, s’ke gje ne torbe me kete ruge.Ne allbani dhe tiranistan jetohet,triumfon me ANTIVLERAT.
    Tirana qe me 8 nendor 41 komandohet nga antivlerat e njeriut,jenveri librat e Nices i mori ne shtepi nga Liceu Frances me mushka,hapi syte edhe ne Paris qe mesoi gjithe makivalizmat e sundimit,kete lloj kanceri ju la trashegim ramkes,ky nanos,saliut,metes,dhe neser kush mer fronin nga kjo lloj race, antivlerat do zbatoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje