Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë.
Nga një përplasje e tre makinave ka humbur jetën një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Viktima është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve të marra.
Ndërkohë aksidenti i dytë ka ndodhur në zonën e “Brrylit”, ku kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë. Pjesë e aksidentit janë bërë dy makina që kanë qenë në lëvizje dhe dy që gjendeshin të parkuara.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia po heton për shkaqet e aksidentit.