Policia në qytetin e Gjirokastrës ka sekuestruar mëngjesin e së enjtes një sasi lënde narkotike prej 200 kilogramë marijuanë.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore, sipas të cilave transportuesi i sasisë së drogës ka arritur të arratiset duke u shpëtuar prangave.
Burimet saktësojnë se bëhet fjalë për një të ri 24-vjeçar, i cili braktisi makinën sapo pa uniformat blu dhe që tani është shpallur në kërkim.
Autoritetet policore shtojnë më tej se, droga ishte e ndarë në 200 pako me nga 1 kilogramë marijuanë secila dhe se si destinacion përfundimtar kishte Italinë.
normale pse me se do ti bejme leket e kurbanit per 100 VJETORIN!