KSHH: Shkelje skandaloze e ligjit me ndalimin e ish- të përndjekurve

7 Dhjetor 2012, 19:14Kronika TEMA

Për ndalimin e ish- të përndjekurve politikë, të cilët dyshoheshin nga policia se do të qëllonin me domate presidentin Bujar Nishani, ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Në një deklaratë të tyre thuhet se ndryshe nga sa deklaron policia, ata nuk janë shoqëruar, por janë ndaluar.

Në deklaratën e tyre thuhet se vëzhguesit e KSHH nuk janë lejuar që të takohen me të ndaluarit.

“Vëzhguesve të KSHH-së nuk iu lejua të takoheshin me personat që u pretendua se ishin të shoqëruar, me arsyetimin se ata po pyeteshin nga oficerët e policisë gjyqësore dhe kjo do të pengonte hetimin. Gjithashtu, nuk u lejuan të këqyrnin regjistrin e hyrje-daljeve, për të konstatuar orën dhe arsyen e shoqërimit të personave, të dhëna që duhen dokumentuar në këtë regjistër. Arsyeja pse u penguan ishte për shkak të karakterit konfidencial të këtij regjistri. Në këto kushte, grupi i KSHH-së, u detyrua t’i drejtohej zëvendës drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, por ai na sugjeroi që të merrnim takim me drejtorin e qarkut të Tiranës. Vëzhguesit e KSHH-së i telefonuan disa herë drejtorit të Policisë së Qarkut por ai nuk iu përgjigj thirrjeve telefonike,” thuhet në deklaratën e KSHH.

“KSHH veprimin e punonjësve të policisë së Komisariatit nr.3, Tiranë e konsideron të kundraligjshëm sepse nuk mbështetet në Ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe de facto, siç e përmendëm dhe më lart ai është ndalim. Mirpo, sipas nenit 253 të Kodit të Procedurës Penale personit mund të ndalohet kur dyshohet për një krim, për të cilin ligji cakton një dënim, jo më të ulët në maksimum se 2 vjet”.

Në deklaratë thuhet se KSHH vazhdimisht ka monitoruar punën e policisë, por në këtë rast është penguar.

“Së fundmi e shikojmë të nevojshme të theksojmë se, shtetasve të mësipërm u është shkelur e drejta për liri dhe siguri, sanksionuar në nenin 27 të Kushtetutës tonë dhe nenin 5 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.” 

6 komente në “KSHH: Shkelje skandaloze e ligjit me ndalimin e ish- të përndjekurve”

  1. adam says:

    Bir Selmani i Nenens, KSHH i vjen keq per ish te perndjekurit, por me mire te nxjerrin emmrat e hetueseve, prokuroreve dhe gjyqtareve qe i denuan para vieteve 1990 keta te gjore me boje, se keta te KSHH i dine, se i kane patur kolege, miq, farefis ca nga keta kane qene dhe vete persekutore. Eh cfare kohra kane ardh i vjen keq persekutoreve per te persekutarit.

  2. sali says:

    Pse more ADAM qe te ka mbetur sahati ne 1990 .Nuk i di emrat ti .Po te them njerin Sali Berisha.Sahan lepiresi i te cilit je bere ti

  3. Rremziu says:

    Kur Nexhmie Hoxhes i mungoi nje jave tharesja flokeve ne burgun qesharak me 1993, KSHH dhe kryetari i tij Arben Puto (historiani i shokut Enver) e ngritën zerin ne kupe te qiellit per kete “shkelje te rende” te te Drejtave te Njeriut duke alarmuar BE-në. Ndersa për djetra-mijera viktima te Enver e Nexhmije Hoxhes ky i përndershem KHSH ka folur sa per te shpelare gojen vetëm kater here ne 21 vjet! Ata e dine mire se “shoku Enver” ka pasur miq te forte: http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww dhe nuk duan ta prishin krushqinë e kahershme.

  4. Nandi says:

    Nese kerkon oficeret e sigurimit te shtetit, njeri nga keta eshte Rakip Hoxha shepi i komisariatit nr 3 ku kane ndodhur arrestimet. Rakipi eshte nga kukesi, mik i flamur nokes i diplomuar ne degen e sigurimt te shtetit ne shkollen e ministris se brendeshme. Te bejne publike cv e tije se nuk eshte sekrete

  5. Horri i Bulevardit says:

    Nuk e di se cfare ka bere me shume rregjimi i Enver Hoxhes, qe shahet me shume se rregjimi i Sali Berishes, po ti shikosh vrasjet, ky i fundit ja ka kaluar me kohe komunizmit enverian, po te shikosh dhunen, perseri ky i fundit eshte shume me perpara se Enveri, burgjet jane shumfishuar dhe jane plot, sa ska vende.
    Ne qofte se ne kohen e Enverit ishin skraparllinjte qe demonstronin fuqine e pushtetit, sot jane maloket nga fshtrat e Tropojes dhe Kuksianet qe po demonstrojne fuqine e komunizmit berishian.
    Mos thoni pasta ju tropojane e kuksiane se pse na urrejne kaq shume pjesa tjeter e shqiptareve, se jeni per tu urryer, se jeni pjese e komunizmit berishian, qe kur te theje qafen, do te shohim se cfare masakrash ka bere, atehere mos kerkoni te shfajsoheni se kete rradhe sdo te kete me meshire, kete rradhe do te ndahemi njehere e pergjithmone nga diktatoret, jo vetem duke denuar vete diktatoret, por duke i hequr edhe falangat qe i shebyen me besnikeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje