Alarm FALS për bombë në Gjykatën e Tiranës

5 Dhjetor 2012, 12:06Kronika TEMA
Alarm FALS për bombë në Gjykatën e Tiranës

(E PERDITESUAR)- Një alarm për bombë në Gjykatën e Tiranës ka bërë që të gjithë punonjësit të evakuohen.

Mësohet se forcat e policisë janë njoftuar me anë të një telefonate për bombën e vendosur në Gjykatën e Tiranës.

Blutë e Tiranës kanë mbërritur në ambientet e kësaj gjykate, duke larguar punonjësit në mes të një shiu të rrëmbyeshëm.

Më pas janë bërë kontrolle të imtësishme në godinë.

Vetëm pas pak minutash Policia e Tiranës bëri me dije se alarmi për vendosjen e bombës kishte qenë fals.

Kjo nuk është hera e para që institucionet shqiptare marrin telefonata për bomba, por që rezultojnë false.

Alarmi i sotëm është rasti i dytë. 6 muaj më parë pranë “Parkut Rinia” u dha alarm se kishte bombë në një nga lokalet më të mëdha të kësaj zone. Pas kontrollit në ambiente e Parkut Rinia dhe lokalit, alarmi rezultoi fals. Telefonata mbërriti nga Vlora, por në pronësi telefoni ishte i një vajze nga Kavaja, e cila nuk ishte në dijeni, pasi numri i saj kishte humbur dhe nuk dihej çfarë ishte bërë me të. Ngjarja ende nuk është zbardhur.

5 komente në “Alarm FALS për bombë në Gjykatën e Tiranës”

  1. coku says:

    Opssss, pse valle?

  2. Shoku im burgaxhi says:

    Nga neser do fillojne ankesat per humbje materialesh apo dosjes gjyqsore.

    Interesante , shume interesante. ?

  3. kapo says:

    Opa i paskan vene dhe aty pergjusat rehat salistet

  4. geno says:

    Pse nuk e kane vene bomben verete, po bejne shaka. Ata plehra e meritojne te gjithe, te digjen brenda si miu sepse jane banda qe kane shkaterruar sistemin demokratik, shtetin ligjor dhe shqiptaret.

  5. l says:

    Bombe e reme per te vjedh ndonje prove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje