Ndryshojnë rregullat për vizën amerikane

18 Dhjetor 2012, 17:28Kronika TEMA

Ambasada e SHBA-së në Tiranë njofton se prej ditës së premte, më 21 dhjetor, duhet të konsultoheni me faqen e saj në internet  për ndryshimet në procedurat e aplikimit për vizat jo-emigruese dhe vizat emigruese. Procedurat shpjegohen në adresën (http://albanian.tirana.usembassy.gov/visas.html)

Viza është leje aplikimi për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe lëshohet vetëm nga Ambasada ose Konsullata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një zyrtar konsullor vendos në qoftë se një aplikant është i kualifikueshëm për një vizë. Viza i jep mundësi një qytetari të huaj të udhëtojë pranë një pike kufitare të SH.B.A., si p.sh; në një aeroport internacional, një port detar apo një pikë kufitare tokësore. Në kufirin e hyrjes, një oficer i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, vendos nëse aplikanti mund të hyjë ose jo në SH.B.A. dhe vendos gjithashtu kohëzgjatjen e qëndrimit të tij.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje