Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndau çmimet “Vangjush Gambeta” për raportin më të mirë ekonomik të botuar në Shqipëri dhe në Kosovë gjatë vitit 2012 si dhe çmimet e karrierës në gazetari. Kjo veprimtari është tashmë një traditë që shënon edicionin e katërt.
“Ky është viti i katërt që ne organizojmë Konkursin e Raportit më të mirë Ekonomik me mbështetjen e JTI dhe në këtë vit të pavarësisë jemi të lumtur që në konkurs të përfshijmë edhe gazetarë nga Kosova”, tha në fjalën e tij Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa.
Fituesit e çmimeve ishin Blerina Hoxha nga gazeta MAPO, Violeta Shqalsi nga Televizioni SCAN dhe gazetari kosovar Ibrahim Rexhepi – analist i ekonomisë në gazetën Express. Çmimet e karrierës këtë vit iu akorduan – in memoriam – analistit të spikatur të medias Ardian Klosi, gazetarit të njohur Alfons Gurashi si edhe analistit Shaban Murati, i cili vuri në pah nevojën e konsiderimit të historisë së medias shqiptare dhe njerëzve të saj.
“Në një treg që është përballur me ngushtica dhe krizë, media ka pasur rolin kyç në forcimin e shoqërisë, në analizimin e pasojave si dhe në ofrimin e zgjidhjeve në favor të përparimit të përgjithshëm kombëtar. Mbi këtë ide, JTI mbetet e angazhuar për të mbështetur zhvillimin e raportingut ekonomik në Shqipëri dhe më gjerë”, tha Përparim Tushaj, drejtues i JTI Albania.
Zv. Ministri i Ekonomisë z.Neritan Alibali dhe Kryetarja e Grupit Parlamentar të Medias, znj. Valentina Leskaj përgëzuan fituesit dhe të gjithë konkurrentët e këtij konkursi kombëtar.
Çmimi i Gazetarisë Ekonomike “Vangjush Gambeta” nismoi në vitin 2009 me mbështetjen e Japan Tobacco International. Kjo kompani gjithashtu ka mbështetur Unionin e Gazetarëve Shqiptarë për të botuar Manualin e Etikës së Gazetarit si dhe Monografinë “Në mbrojtje të të drejtave të komunitetit professional të gazetarëve”.
“Vangjush Gambeta” është çmimi më i lartë i gazetarisë që ndahet në Shqipëri dhe i bën jehonë virtyteve profesionale të gazetarit veteran Vangjush Gambeta, i cili edhe në vitet e një diktature të ashpër, pranoi persekutimin politik në mbrojtje të së vërtetës ekonomike.
Tallni menderen me duket..ka mar violeta qe ç e ben q dhe xh e ben gj? Qokaxhije ne max.. Mban ere kjo pune..pune lobesh edhe gazetaret
Shume e drejte, alfabeti yne ka 36 shkronja dhe jo 34 siç e bejne disa “gazetare”. Kur u themelua alfabeti u be nga gjuhetar dhe dijetar qe kane dhene zemren per kete vend, njerez te tille i mungojne ketij vendi sot
http:// facebook.com/GazetaKuqezi
Po cgazetar zeza thu mer patriot, blihen me nje usb a shishe vere
Do mungoje gjate pena e mprehte e Danit!
Edhe humori i tij i holle qe pershkonte cdo shkrim…
Unioni goqetarve nderon Gurashin,mikun e Enver Hoxhes!
Tani qe u nderua Alfons Gurashi,do te ngrihet Enver Hoxha nga varri.
Edhe thojn qe eshte zhdukur komunizmi!
Intelektual te dhier,qe nderoni historin e turpit,jeni nje hiç.
Edhe Ardian Klosi se meriton(i vdekuri nuk shahet).
O Zigur? si i bere llogarite qe te doli miku i Enverit Alfonsi?
ene ,nuk di c’moshe ke ,pyet ndonji 50 vjecar vetem per aktivitetin e Gurashit ne javen qe vdiq dhe u varros Enveri pastaj komento .
Oooo letaaa paska mar Qmim..ta gzosh ta gzosh. Ky Cipa paska pjerdh fare, po mire e tha ai larte, pune lobesh