Homazhet për Karamuçën, të dielën tek vendi i grevës së urisë. Spahiu: Ishte Mandela që vuajti në dy regjime

22 Dhjetor 2012, 20:16Kronika TEMA

Sot ndërroi jetë ish- i përndjekuri politik, Shpëtim Karamuça, 73 vjeçari që ishte një nga protagonistët kryesorë të grevës së urisë së ish të përndjekurve politikë, mbajtur dy muaj më parë. Ai ishte edhe Sekretar i AK-së për të Përndjekurit Politikë. Karamuça vuante nga kanceri në laring. Homazhet për Karamuçën do të zhvillohen të dielën, ora 10:00-12:00, tek vendi i grevës së urisë te Komuna e Parisit. Ish i përndjekuri Shpëtim Karamuça, ishte një ndër shembujt tipikë të kësaj shtrese të shoqërisë, i pastrehë, pa pension, i sëmurë rëndë dhe me 26 vite burg politik mbi shpinë.

Po sot qindra aktivistë të Aleancës Kuq e Zi janë mbledhur për të nderuar Sekretarin për të Përndjekurit Politik të Aleancës Kuq e Zi, Shpëtim Karamuça. Aleanca Kuq e Zi i ka shprehur ngushëllimet familjarëve, të afërmve dhe miqve të Shpëtim Karamuçës, i cili gjatë periudhës që ishte në grevë urie u emërua Sekretar për Çështjet e të Përndjekurve Politik në Sekretariatin e Aleancës Kuq e Zi. Aleanca Kuq e Zi e ka cilësuar Karamuçën “si Mandela i regjimit komunist”.

Në fjalën e tij, kryetari i AK, Kreshnik Spahiu, deklaroi: “Karamuça vuajti nga të dyja regjimet diktatoriale dhe u nda nga ferri Berisha duke ndërruar jetë”.

Në lidhje me këtë lajm të rëndë ka reaguar edhe kryetari i PS, Edi Rama. “Vërtet i dhimbshëm lajmi i vdekjes së të burgosurit politik Shpëtim Karamuça- 26 vjet burg e së fundi një greve urie me kancerin në trup! RIP,” shkruan Rama në Twitter.

5 komente në “Homazhet për Karamuçën, të dielën tek vendi i grevës së urisë. Spahiu: Ishte Mandela që vuajti në dy regjime”

  1. Luan Burimi i burgosur politik says:

    Kur do i ndihmoj amerika te burgosurit politik shqipetare?

    1. Ramy says:

      Po Amerika nuk ka pune tjeter pos tê merret me ju, ikni ore lakuriqaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    2. Zigur Qarri says:

      Jo mor Luan vellai,nuk esht problemi i Amerikes ndihma dhe shperblimi i te burgosurve politike te Shqiperise,por i vendit ku ata vuajten dhe u poshtruan dhe poshtrohen e neperkemben akoma edhe sot e kesaj dite.
      Inkuizitori i djeshem esht perseri ne krye,bijt e inkuizitorve kan paturpesine dhe guximin te na tregojn se kush esht e verteta.
      Deri kur me hienat djathtas dhe majtas???
      Kush e legjitimon moralin,kush ka te drejete ta perkufizoi….ish inkuizitoret,apo bijt e atyre qe nuk kan guximin dhe njerezillekun te kerkojn nje te falur???????????????????????????????????????????????
      Nese je ai Luan Burimi qe ka vuajtur 21 vjet ne burgjet e sketerres komuniste,rrespek,rrespekt,rrespekt………………………………

  2. hajriu says:

    Rahmet paste! Respekte te gjithe te perndjekurve politike . PD dhe PS duhet ta qepin buçen se jane po keto dy parti si pjelle e PPSH-se qe i denuan dhe i ridenuan keta heronj te lirise.

  3. azemi says:

    po pse , si mendon ti, do mernin ne oune spiune si ne?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje