Shkodër, gjenden trupat e dy kushërinjve në lumin Drin

26 Dhjetor 2012, 17:57Kronika TEMA

Polumbarët kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë të dy kushërinjve Alfons dhe Paskualino Kolndrekaj, makina e të cilëve ra pasditen e djeshme në ujërat e lumit Drin.

Polumbarët e ardhur nga kryeqyteti arritën të lokalizojnë makinën dhe më pas të nxjerrin trupat e dy të rinjve nga lumi Drin, raporton Ora News.

Aksidenti i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shkodër-Tiranë, në vendin e quajtur “Kthesa e Beltojës” ku automjeti tip Golf 4 me ngjyre blu, AA 587 BD me të cilin udhëtonin dy kushërinjtë Alfons Shtjefen Kolndrekaj 20 vjeç dhe Paskualino Kol Kolndrekaj, 22 vjeç ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e lumit Drin.

Familjarët kanë humbur kontaktet me dy të rinjtë rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm dhe duke mos pasur asnjë kontakt me ta i janë drejtuar policisë.

Gjatë orëve të mesditës së ditës së djeshme, një i afërm i familjareve ka parë shenjat e gomave pranë kthesës së Beltojës dhe një pjesë të makinës (parakolpin) si dhe degët e pemëve të thyera dhe ka hedhur dyshime që të rinjtë kanë rënë në lumin Drin.

Menjëherë efektivët e policisë kanë nisur kërkimet dhe vetëm mesditën e sotme kanë arritur të gjejnë trupat e dy të rinjve në makinën e mbytur në lumin Drin.

1 komente në “Shkodër, gjenden trupat e dy kushërinjve në lumin Drin”

  1. london says:

    Ngushellimet ma te sinqerta per familjet e tyre zoti ti forcoj ishalla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje