Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë i ka ndarë gazetares Anila Basha një çmim si gazetarja e vitit “për itinerarin më të vështirë”.
Çmimi i dhënë nga kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa iu dha gazetares Basha për një reportazh nga Afganistani.
Në një njoftim të UBSH për mediat thuhet: “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizoi ndarjen e ‘Çmimit për barazinë Gjinore’ dhe çmimit ‘Gazetarja e Itinerarit te Vitit’. Këto çmime iu dhanë përkatësisht znj.Ina Kosturi dhe znj.Anila Basha. Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit ‘Rivitalizimi i Kuadrit të Bashkëpunimit (KB) midis Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe Shoqërisë Civile, mbi çështjet e barazisë gjinore, me fokus të veçantë në pjesëmarrjen e grave në politikë, dhunën ndaj grave dhe fuqizimin ekonomik të tyre’ që Unioni i Gazetarëve Shqiptarë po implementon me mbështetjen e UN Women në Shqipëri”.
Wow
Ore e keni megjithmen apo tallni menderen!!!???
„…per itinerarin me te veshtire…“ …per reportazh nga Afganistani?!?!?! wow
ndersa shqiptarja.com shkruan …raportim nga terreni i veshtire i luftes ne Afganistan… booooo
vajti si gazetare me shpenzimet e gazetes apo…jo…?!?!?!?
Vete zj.Basha deklaron (duke ju drejtuar Kryeministrit, …nuk e keni marre vesh, isha ne Kabul…) dhe vazhdon… (e perzgjedhur nga NATO per te ndjekur zhvillimet larg vendit tone, aty ku flitet politika globale…) http://www.shqiptarja.com/blogs/nje_kafe_me/nexhmije_com_apo_shqiptarja_com-391-6.html
me nje fjale qe shpenzimet ne Afganistan i ka mbuluar NATO apo jo zj.Basha?!?!
kush do te ishte ai gazetar nga shqiperia (se vetem ne shqiperia ndodhin keshtu çudirash) qe nuk do te shkonte ne Afganistan dhe mbas dy javesh do te merrte nje çmim si gazetar i vitit?
A eshte bere ndonjehere pyetja zj.Basha se deri ku arrin hipokrizia e shqiptarja.com? qe nuk lejon komente (nuk behet fjale aspak per ofendime ose fjalor jashte etikes) por vetem qe nuk ju vijne pershtat shqiptarja.com, si duket nuk i ka lene gje mangut kryeministrit ne FB qe fshin komente…