Arratiset e kërkuara për trafik droge, arrestohen policët që e ruanin

5 Janar 2013, 19:12Kronika TEMA

Një 39- vjeçare, e cila gjendej në arrest shtëpie, është arratisur mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Ermira Beqiraj, e akuzuar për trafik droge, kishte pesë muaj që ishte në arrest shtëpie.

Policia ka vendosur postblloqe në të gjithë qytetin për të mundësuar kapjen e saj.

Dhe meqë Ermirën nuk e kapin dot, ata arrestuan dy policët që e ruanin atë.

Policia bëri me dije se të arrestuarit janë efektivët Meki Xhika dhe Gëzim Ago.

Edhe vjet dy policë u arrestuan në Elbasan pasi një person që e kishin nën ruajtje në arrest shtëpie, u arrestua ndërkohë që ata bënin roje.

3 komente në “Arratiset e kërkuara për trafik droge, arrestohen policët që e ruanin”

  1. alban4eva says:

    normale, police barinje dhish…

  2. Treviso says:

    Pjesa e dyte e artikullit eshte shkruajtur gabim.
    Duhet shkruajtur :
    Edhe vjet u arrestuan dy police pasi nje person e kishin ne ruajtie dhe nuk e ruajten. Nuk e ruajten sepse u vra nga kundershtaret.
    Falemderit Tema

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje