Ish- të përndjekurit vendosin qirinj për Karamuçën e Bejkon dhe deklarojnë: Do rinisim protestat

30 Dhjetor 2012, 16:30Kronika TEMA

Ish- të përndjekurit politikë janë rikthyer në vendin ku kohe me parë zhvilluan grevën e urisë, këtë radhë në nderim të Lirak Bejkos dhe shpëtim Karamuçes, ky i fundit i ndarë nga jeta një javë më parë pas një sëmundjeje të rëndë.

Ish- grevistët ndezën qirinj në nderim të shokëve, ndërsa mes tyre ishte edhe bashkëshortja e Lirak Bejkos, raporton Vizion Plus.

Ish- të përndjekurit thanë se qeveria vijon të jetë indiferente ndaj çështjes se dëmshpërblimit të tyre financiar. Ata pohojnë se do të rinisin protestat.

Ish- i përndjekuri politik, Lirak Bejko, u vetëdogj në shenjë proteste ndaj reagimit qeveritar për dëmshpërblimin financiar, e për pasojë mori plagë të rënda, nga të cilat humbi edhe jetën në një spital në Itali.

Ndërsa Shpëtim Karamuça ishte ndër grevistët më aktive, ndonëse në moshë të thyer.

9 komente në “Ish- të përndjekurit vendosin qirinj për Karamuçën e Bejkon dhe deklarojnë: Do rinisim protestat”

  1. Luan Burimi ish i burgosur politik says:

    Te nderuar burgosur te regjimit pis te komunismit jeni shtresa me fisnike dhe me e vuajtur qe ka shiperia,por Amerika ka 22 vjet legalishte ne shqiperi, dhe nuk e ka thene nje fjale per te drejtat tuaj te ligjeshme.Shikoni çfar behej në burgun e Qaf-Barit rrethi Puke. http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    1. Lavdi te drejtes says:

      Luan pershendetje ; Perse kerkon te flase Amarika .Te gjithe ne Shqiperi e dine mire se mbi denimin dhe persekutimin e nje pjese u mbajt ne kembe pushteti i diktatures .As e more dhe as do e marrish vendin qe te takonte mbas ndryshimit te sistemit . 1- C’fare bene ish te perskutuarit qe moren detyra ne Qeveri dhe administrate shteterore mbas ’90 per bashkevuajtesit e tyre ? 2- Shoqeria jone . Eshte shkrimi i disate radhazi per ish te denuarit politik ,shiko sa pake komente .Neser do kete nje shkrim qe ne Greqi eshte shtuar varferia dhe shitesit kane dale ne rruge, do shikosh po nuk kaluan mbi 200 komente .Te mire te liq ne jemi keta qe jemi .I paharruar kujtimi i Lirikut dhe Shpetimit .

  2. bushi says:

    I paharruar kujtimi i ketyre martireve te vertete te demokracise…
    Vetem partite e reja ne pushtet, FRD e AK do t’u japin hakum qe iu takon ketyre, si dhe pronareve te ligjshem dhe do t’u ktheje edhe dinjitetin e neperkembur deri tani.

  3. Patriot says:

    I perjeteshem do te mbetet kujtimi i Lirakut dhe Shpetimit,i ketyre pishtareve te Lirise e Demokracise Shqiptare ne vite qe nuk kursyen as jetem e tyre per nje Shqiperi te Lire e Demkraike,ku te mos kishte me njerez qe kerkonin e sakrifikonin gjthcka per te jetuar ne paqe me te gjithe njerezit ne Shqiperi dhe jashte Saj.
    Zoti i ndeshkofte mostrat e diktatures komuniste qe faljen e ish te denuarve politik e moren per pafuqi,duke shkelur dhe dhunuar c’do te drejte njerezore e te ligjeshme ndaj kesaj shtrese qe u masakruan deri me sot,si nga diktatoret dhe mostrat e bijte e tyre,qe nje dite jo te larget do te pergjigjen para drejtesise per mijra krime makabre ne vite.
    ZOTI VONON POR KURRE NUK HARRON TE NDESHKOJE DJAJT ME FYTYRE NJERI QE QEVERISIN NE VITE SHQIPERINE.

  4. vali says:

    I perjeteshem do te mbetet kujtimi i Skrapaliut trim Liraka Bejkos,dhe Mirditorit Gjergj Ndreca,Liraku qe i tregoj protezen ambasadorit amerikan duke i then shikoj dhembet e mi,mi kane thyrer ne hetuesi kur isha 17 vjeç,dhe ambasadori nuk ju dha asnje ndihme ne asnje drejtim,qe shume prej te burgosurve kane akuza se jeni agjenta te amerikes se i keni syte nga amerika dhe te tjera prralla.

  5. hajriu says:

    Te jetosh dhe te vdesesh ne varferi nuk eshte turp , turp eshte te jetosh i perulur . Historia per ju do shkruhet me grema te arta. Vetem respekte per ju !

  6. SKIFTERI says:

    Amerikanet jane shpikesit e teorise skllaveruese politike “kombetarizimi i kolonizimit” që zevendesoi kolonizimin e shpallur klasik. Kombetarizimi i kolonizimit nenkupton rekrutim individesh te pushtetshem te cileve u sigurojne indirekt karriere te gjate politike me kusht qe ata ta kthejne vendin e tyre ne koloni te pashpallur amerikane. Kjo ndodhi gjae luftes se dyte boterore ne Shqiperi: http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
    E njejta politike kolonizuese vazhdon edhe sot, prandaj Berisha quhet “burre shteti” kur vret shqiptare dhe do i lihen duart te lira t’i vjedhe edhe zgjedhjet e ardhshme. E njejta loje vazhdon edhe ne Kosove…

  7. benfier says:

    Pishtaret ne ditet me Diell!

    Nje dite e zymt dhe shiu sdo qe te bjer,
    Njers te qet dhe shum paqesor ngado shikoj,
    Ne trafalgar square jam obeliskun shikoj e ne te lexoj
    “Anglia kerkon nga cdo burr te beje detyren e tij”

    Lirak pishtar te behesh Shqiperia ta kerkoj,
    Ky vend I bukur me diell qe vetem njers te zymt jetojn,
    Demokracia eshte vall mashtrimi,
    Politikanet dhe fetaret me njeri tjetrin ngjasojn.

    Burrat paralajmerojn me miell, domate e vez,
    Greven e uris filluat dhe kerkuat tju degjojne,
    Ne mengjes Arabisht fillojn lutjet, ne mbremje me Greqisht mbarojn,
    Presidenti, Kryrministri e intelektualet shqipen nuk e kuptojn.

    Drejt vdekjes ju shkoni duke u vetflijuar,
    Drejt vdekjes ju shkoni me guxim e duke u ber pishtar,
    Drejt te vertetes me shqipetar per tu takuar,
    Dhe ne na lini ketu te na udheheqin keta anti-Shqipetar

    Paria e vendit ne Paris ligjeronte per drejtesi,
    E ju ne Spac te bashkuar ngriheshit e benit revolt,
    Prap ju! Ju beheni pishtar dhe digjeni per drejtesi,
    Kryeministri jon Evropen keshillon.

    Partit jane kethyer ne banda hajdutesh,
    Populli nuk di kuja ti besoj,
    Pasurit e shqiperis bastarded I kane neper duar,
    Heshtje para dhimbjes, vjedhejes, shitjes shqipetaret durojn.

    Dikur ne Paris m… kane shtyr dhe viruse kane marr,
    Sot jane milioner e perfaqsojn partin dhe biznese neper Bot,
    Mjekeroshet me fustan e veladon borderot me 300 dollarsha mbajn,
    Dhe te dy llojet pretendojn jane te derguarit e Zotit ne Tok.

    Ne kriz identiteti kush po na con e po na shkaterron,
    Zgjimin, respektin, tolerance qellimin per te jetuar kush po na I merr,
    Shqiperis Liraket kurr sdo ti mungojn,
    Ku ini o te mencur per keta te marr qe po na drejtojn.

    O ZOT ketu ka vetem grabites ti je rregullator,
    Cekun e bardh ua dogje mashtrusve ne dore,
    Shqiperin e ben ta drejtojn agjent e ambassador,
    O ZOT! O burrat me kurajo Shqiperia sot per ju ka nevoj.

    Ben Dulaj Nendor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje