Konispol, sekuestrohen 160 kg kanabis, 8 persona në pranga

2 Janar 2013, 12:26Kronika TEMA

8 persona kanë rënë në prangat e policisë kufitare të Konispolit nën akuzën për trafik të lëndëve narkotike.

Sic raportojnë efektivët e policisë, 8 shtetasit shqiptar, të cilët udhëtonin drejt shtetit helen kishin me vete 160 kg kanabis dhe sapo janë vënë në dijeni se po ndiqen nga policia shqiptare kanë braktisur menjëherë lëndën narkotike në territorin grek.

Ndërkaq arrestimi i tyre u realizua pas kthimit në territorin shqiptar, me c’rast uniformat blu njoftuan dhe homologëtt grekë mbi arrestimin e 8 trafikuesve të drogës, të cilët më pas sekuestruan lëndën narkotike të hedhur nga shqiptarët në tokën helene.

2 komente në “Konispol, sekuestrohen 160 kg kanabis, 8 persona në pranga”

  1. elton says:

    Bravo, po ndalojme te vetmin eksport shqiptar qe sjell euro ne Shqiperi…

  2. po,po says:

    Elton, foli Raymond-it,……….!!:-*

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje