“Unë doja të sqaroja situatën. Nuk kam dashur ta vras fqinjin tim”.
Kjo ka qenë deklarata e Hilë Cak Hilës, kryeplakut të fshatit Bërdicë në Shkodër, i cili pra tri ditësh ka vrarë fqinjin e tij 53 vjeçar.
“Kishte tri ditë që Lazër Paloka kishte akuzuar djalin tim se i kishte vjedhur pulat. Fshati ishte mbushur me këto fjalë. Jo vetëm kaq, por edhe e kishte goditur tim bir”, ka deklaruar kryeplaku në dëshminë e tij.
Ai ka pohuar që nuk e ka menduar për asnjë moment vrasjen.
“Kur e pashë Lazrin në krye të rrugicës, u afrova për të sqaruar situatën. Në asnjë moment nuk kam menduar vrasjen. As më ka shkuar në mend se mund të qëlloja ndonjëherë mbi të. Duke debatuar, situata u acarua edhe më shumë. Nuk e di as vetë sesi kam nxjerrë pistoletën dhe e kam qëlluar”, ka rrëfyer Hilë Hila.
Pasi ka vajtur në shtëpi, i ndjerë në faj, ai rrëfen se: “Kam marrë në telefon policinë dhe kam treguar se ku ndodhem dhe se çfarë kisha bërë. Rrija me shpresën se mund të ishte gjallë,” citohet deklarata e tij në GSH.
Banorët e fshatit shprehen se vjedhjet janë shtuar së tepërmi dhe thonë se nëse uniformat blu do t’i kishin zbuluar vjedhjet e bëra, nuk do të kishte viktima dhe situate të tilla absurde.
Ehe,nuk ke faj,nuk deshe ta vrisje por,te eshte bere zakon nga “udheheqesi” tend SRB-i,qe vret njerez te pafajshem ne mes te Tiranes.Eshte “kultura” e partise se cubave!
Perse mbante arme me vete, ky i ashtuquajtur Kryeplak? E kishte me leje? Kush mban arme duhet te jete i vetedijshem qe nje dite do ta perdore ate. Te mbash arme do te thote qe te jesh i pregatitur per te vrare. Quhet edhe vrasje me paramendim, qe ne momentin qe vendos te mbash nje arme me vete.
Nese cdo lloj “sqarimi” ceshtjesh do te perfundoje me perdorim armesh atehere nuk ka per te mbetur njeri gjalle ne vendin me anadollak te Europes, qe quhet Shqiperi.
Dua te ngre edhe nje pyetje. Cfare rroli ka Kryeplaku? Perse duhet kjo strukture kur kemi edhe struktura te tjera paralele? Vetem duke e pare ne kete aspekt e kuptojme qe me cfare injorance shoqerore kemi te bejne ne Shqiperine mesjetare te lyer me boje “moderne”. Si mund te pretendojme qe te duam te bejme shtet kur nuk dime as gjerat me themelore te funksionimit te shoqerise njerezore?
O Hile, po pse bredh me arme ne xhep? O Hile ti je i prish qe ne veze. E ka fajin politika jone e mencur qe shtaze si ty jane ne qeverisje.
Edhe avokati natyrisht e ka bere punen e vet, duke te udhezuar si te flasesh.
Bravo Hila. Larte e me larte shatzerine.
Ashtu eshte Policia e ka fajin.Qeveria duhet te vere nga nje polic per kotec.
Pa sa popull i keq qenkeni! tjetri thote me dore ne zemer; e bera padau, me shkau dau, ju s’i lini kusur!
ky te pakten e pranon, me iku mendja, burrnia ne shqiperi ka katandisur te copa e hekurit, mu gjind rastesisht ne dore, e shkrepa!
Po ketij kriminelit qe fle me kobure poshte jastekut si do t’ia bejme?
ishalla sheh ndonje enderr te lige naten, zgjohet e ne gjaknxehtesi e siper i shpeton ndonje plumb ne drejtim te paditur, ishalla nuk merr ndonje ashkel peme me vete, qe te thone e vrau PLUMBI QORR, padau dhe kete sigurisht!
Me arme ne brez per tu sqaruar…dhe nese fjalet s pinin uje c do ndodhte????,,,dhe nese viktima godiste me grusht c do ndodhte?…
Do ndodhte ajo qe ndodhi….
Te gjitha komentet e mesiperme tregojne sa larg te vertetes jemi ne si popull . E para punes pistoleten e ka pasur me leje, pasi ka qene i punesuar si punonjes i pol.pyjore, e dyta emrin e vertete e ka hil gjoni dhe e treta ngjarja nuk ka ndodhur sic e ka pershkruar gazetari por komplet e kunderta ka ndodhur .. Respekte
Na e thuaj pra,si ka ndodhur!?
Si do qe te jete , nuk shkohet per t´u sqaruar me komshiun,(me te cilin ke nje jete te tere qe jeton prane e prane),me kobure ne brez!
Kryeplaku i fshatit zgjillet me votim te kryefamiljarve te fshatit.Nuk e zgjedh as qeverija as partite por tarafet farefisnore e familjare
Ngushllime familjes, Saliu humbi dy vota te cmuara, dhe shpetuan 100 vota per opoziten si do vidheshin nga kryeplaka, turp anadollak, si ne kohen e osmanve me kryelopa