Asinja Krytha, 49 vjeçe, nënë e dy fëmijëve dhe e divorcuar, e cila u masakrua me 25 thika pranë shtëpisë së saj në Fier, është vrarë nga dy djemtë e të dashurit të saj, përkatësisht 19 dhe 17 vjeç.
Policia e Fierit është vënë në kërkim edhe të një të treti, i cili rezultoi të ishte bashkëpunëtor në krim, ndonëse nga të dhënat e grupit hetimor ai nuk rezulton të jetë pjesëmarrës në krim.
Gjatë operacionit të zhvilluar dje, siç raportohet në gazetën Shekulli, 19 vjeçari ka mundur t’i arratiset policisë, ndërsa vëllai tjetër është vënë në pranga dhe me vendim gjykate është lënë në arrest.
Policia arriti në gjurmët e vëllezërve pas verifikimit të tabulateve telefonike dhe dyshohet se viktima ka pasur lidhje intime me të atin e dy vëllezërve, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.
Jeten naj ka dhen ALLAHU ai ka hak ta merr,te vrasish njeri asnje motiv nuk esht i arsyeshem,kto jan rezultatet e alkoholit dhe droges…