Kreu i Komitetit të Pajtimit të Gjaqeve, Gjin Marku, është shoqëruar sot nga policia, pasi ndaj tij është vendosur të nisë procedimi penal për falsifikim dokumentesh.
54- vjeçari akuzohet se ka lëshuar vërtetime false për hasmërinë, të cilat kanë ndihmuar njerëzit të dynden në vendet perëndimore për të kërkuar azil politik.
Operacioni “Azilanti” i policisë kishte nisur disa kohë më parë, kur azilkërkuesit u bënë shqetësim për vendet e BE.
Shumica e azilkërkuesve ishin nga Shkodra dhe zonat përreth, ku ekziston problemi i gjakmarrjes.
Policia bën me dije se ka nisur procedim penal edhe ndaj 27- vjeçarit Abdullah Skeja. Ai është ndaluar në pikën e kalimit kufitar në Rinas. Skeja posedonte dokumentet e lëshuara nga Komitetit të Pajtimit të Gjaqeve.
Me vjen keq qe them po ky e ka perseritur disa here dhe nuk vuri mend.
Arrestohet se ka dhene dokumenta fallco, po kush jane ato familje qe jane ne hasmeri dhe simbas Fiks-Fare jane me qindra femije qe nuk mund te shkojne dot as ne shkolle.
Ne cdo fshat te malsise se Shkodres, kemi mbi pese raste hasmerije qe jane te ngujuar dhe qe duan te dalin jashte per ti shpetuar vrasjes.
Ky eshte fenomen qe shteti kerkon ta fshehe, per interesa te veta para europes, ashtu sic mundohej te fhihte edhe PPSH-ja te verteten e shqiptareve, para botes demokratike.
Perseri kemi rene nen nje rregjim qe e perjetuam dhe po na udheheq perseri nje komunist. Kaq te pazote qenkemi ne shqiptaret sa mund te na e hedhi cdo pis qe ka bere shkollen e Enver Hoxhes?
ti duhet te ishe burri me i drejte dhe i ndershem ore bajraktar i gjakut dhe hasmenise qe na late pa e pa tan shqypnine prej gjakut tuj ore te marrum