Aleanca Kuq e Zi ka reaguar për situatën e rënduar të kriminalitetit në vend, i cili po njeh rritje të frikshme në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, duke folur me strukturat e partisë për kryeqytetin, ka deklaruar se krimet janë rritur në vitin e fundit me 17%, shifër kjo alarmante në krahasim me numrin e popullsisë.
“Krimi u rrit në një vit me 17%, grabitjet janë rritur me 380%, prej aksidenteve rrugore mbi 300 të vdekur në vitin që sapo lamë pas dhe të panumërt janë të plagosurit në to. Në Shqipëri mbillet më shumë “kanabis sativa” se sa ullinj dhe dru frutorë. E gjithë kjo situatë ka vetëm një shkak. Qeveria e shtetasit Sali Berisha është kthyer në lavatriçe të parave të krimit të organizuar kombëtar dhe atij ndërkombëtar,” deklaroi kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.
Duke e krahasuar situatën aktuale të rendit dhe kriminalitetit në vend me vitin e errët 1997, Spahiu deklaroi se bilanci dhe pasojat e krimit janë të ngjashme me ato të një vendi në luftë. “Aleanca Kuq e Zi ka një strategji të qartë për reformimin e policisë së shtetit, ajo nis me depolitizimin e strukturave të policisë së shtetit nga militantët, të cilët jo vetëm që nuk janë njohës të ligjit që përfaqësojnë, por janë shkelësit kryesorë të tij, nën “petkun” e uniformës së shtetit që i ka punësuar për të kontrolluar çdo hallkë të tij ata vetëm jetën e qytetarit nuk mund të mbrojnë”, deklaroi Spahiu.
Në përfundim të aktivitetit, kreu i AK, Kreshnik Spahiu shpërndau kartat e anëtarësisë për anëtarët më të rinj të Aleancës Kuq e Zi për njësitë bashkiake 1 dhe 2.
Amewrika duhet ta dij se ne shqiperi pastrohen parat e pista http://bit.ly/jAL5ep
hej ta lumsha o Kreshnik Spahiu. Je burri qe i duhet shqiperise. Te gjith kena me votu per Aleancen Kuq e Zi
A doni me e heq ne Lymin nga puan a? A pse s’jam to ba detyren une? M’kan than me u kjdes per interesat e Doktorit ne ate jam tu ba. Ku asht gabimi em ktu?
kreshnik lere situaten e renduar te kriminalitetit ne vend se keshtu ka qene gjith kohes po mgrihuni ne kembe dhe gjenduni prane vellezerve tane ne luginen e presheves…me vjen keq qe ju shikoj kaq pasiv ne nje moment qe lugina e presheves po provokohet dhe kercenohet …mos harro qe populli ju ka besuar si patriot dhe flamurtar i ceshtjes se bashkimit kombetar,ky pasivitet na zhgenjen…nuk po them qe te kapni armet por e kishit mundesine ti dergonit nje mesazh te fuqishem vellezerve tane ne lugine qe AK do te jete gjithnje prane jush,ai mesazhi i pardjeshem ku u drejtoheshit shqiptareve te lugines ishte teper i vakur,nqs je vertet patriot ashtu sikurse pretendon duhet qe te gjendesh gjithnje ne ball te problemeve te kombit,me mesazhe te vakura jemi ngopur qe nga koha e enverit…rreshtoje AK aty ku e kerkon nderi i kombit
BRAVO AK JENI I VETMI LIDER QE LUFTONI PER NJE SHQIPERI
TE LIRE PA TERROR . JENI SHPRESA E SHQIPERISE.
POSHT BERISHA POSHTE RAMA QE FLET VETEM PER TAKSAT
DHE PER ARGITEN .
Legalizojeni marijuanen dhe zgjidhet problemi ? Eshte kaq e thjeshte.
O Kreshnik po ata gjyqtaret e plepave qe i stervite ti a jane njohes te ligjit qe perfaqesojne?
krimi ka arritur majat sepse organet e drejtesise kane deshtuar. a nuk ishe ti ne KLD deri dje?
a nuk ishe ti militant i PD ne KQZ e 96?
http://www.presheva.com/lajme/6141-lisen-bashkurti-shqiptaret-e-lugines-ta-pranojne-serbine.html