Dy vjet pas ngjarjes së rëndë të 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës, gjykata e Tiranës ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor, duke caktuar 30 janarin si ditën që prokuroria të paraqesë konkluzionet përfundimtare. Seanca e fundit e procesit vijoi me shfaqen e pamjeve filmike të ekspertizës së kryer në laboratorin kriminalistik të teshave të viktimës Ziver Veizit, raporton Vizion Plus.
Për këtë arsye ishte mundësuar teknikisht shfaqja e videos ku dukeshin qartë të gjitha veprimet e kryera nga eksperti Ndoc Çardaku që nga nxjerrja e teshave dhe deri tek gjetja e dy ashklave të drurit ne këmishën e viktimës.
Shfaqja e këtyre pamjeve erdhi pas debatit gjyqësor të zhvilluar për disa seanca mes përfaqësuesve të prokurorisë dhe mbrojtjes në lidhje me këtë ekspertizë.
Palët u ndanë në dy konkluzione të ndryshme ku njëra pretendon se ashklat e drurit tregojnë se predha që ka goditur Veizin ka qenë rikoshet, ndërsa pala tjetër ka pretenduar se plumbi ka qenë i drejtpërdrejtë.
Për vrasjet e 21 janarit prokuroria ka akuzuar ish- komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe ish- gardistin Agim Llupo, ndërsa ish- shoferi i Prendit, Margarit Kume, akuzohet për kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Nuk mund te kete drejtesi me kete popull qe mban Berishen ne pushtet, mire jua beri Berisha qe vravi ato 4 viktima. Populli shqiptar nuk e kupton demokracine dhe eshte e zeza e vet.
Populli shqiptar e kupton se c’eshte demokracia por opozita e Edi Rames i ka thene popullit “Mbylli veshet, mbylli syte, mbylle gojen” dhe populli pa organizim dhe drejtim nuk ka cfare te bej. Populli e deshmoj se c’mund te bej ne ’97, ate qe asnje populli ne historine moderne te europes nuk e ka bere. Elitat drejtojne masat. Ne kete rast elita i bie PS sepse eshte forca me e madhe opozitare. PS e di qe ka mbeshtetjen e gjithe popullit…………………..por nuk vepron. Shqiperia po digjet e shitet dhe PS prape nuk vepron. Zgjedhjet vidhen dhe PS prape nuk vepron. Une nuke di se cfare presin. Cfare duhet te ndodh ne kete vend me shume se cka ndodhur qe opozita ta quaj kete qeveri te jashteligjshme.
Me pelqen shume pseudonimi jot, sidomos pjesa dyte. Ne te njejten kohe me trishton sepse me kujton qe PS e Edi Rames kete nuk e ka bere, che as nuk guxon te thote qe do e bej ne nje rast te mundshem ne qershor.
ndërrimi i kryeprokurorit nuk ishte gjë e rastit!tashti pas konkluzioneve të tyre,që do të jenë më të buta se ato të inës së ëmbël,do të kemi një vendim pakujdesie nga gjykata dhe llupo do të mjaftohet me ato dy vjet paraburgim!
ndoshta më vonë me një azil,si puna e gjergjit!
e kane lene per ne 30 janar gjykata, qe te thone se arma ishte rikoshet.
po nuk iku ky pushtet qe e vrau ska drejtesi per 21 janarin.
Dalngadale po vjen qershori kur Berisha do vrase demonstrues te tjere pasi te vjedhe zgjedhjet. Atehere do harroen te vraret e 21 janarit 2011 dhe “drejtesia” do merret me ata të 23 qershorit 2013…
Kerkohet Avni Rustemi!
pergjegjsia e vrasjes este politikte kryeminister,minister i mbrendshem,komandantet….