Skënder Xhafa, banor i fshatit Karreç i komunës Maminas në Durrës, zonë kufitare me fshatin ku në vitin 2008 ndodhi tragjedia e Gërdecit, ka humbur jetën pasi një granatë e fshehur në mes të një trungu lisi ka shpërthyer pas kontaktit me mjetin prerës.
Burime të policisë së Durrësit kanë bërë me dije për gazetën Panorama se 65- vjeçari ka qenë pas shtëpisë së tij duke prerë trungjet e druve që i kishte sjellë kohë më parë në shtëpi.
Të shtangur të afërmit dhe banorë të tjerë të fshatit kanë rendur menjëherë për te shtëpia pasi kanë dëgjuar shpërthimin. Skënder Xhafa ka vdekur menjëherë edhe pse banorët janë përpjekur ta dërgojnë në spital.
“Dëgjuam një shpërthim te fortë dhe rendëm menjëherë drejt vendit. Aty pamë që Skënderi kishte mbaruar”, tregon një prej të afërmve të viktimës.
Ata pohojnë se drutë janë bërë në pyllin e Gërdecit.
“Njëqind përqind granata ka ardhur së bashku me drutë që Skënderi siguroi katër pesë muaj më parë. Ajo ka qenë brenda lisit. Kjo zonë është e minuar dhe presim dita- ditës kujt i mbyll dera. Ndihemi mjaft të kërcënuar pasi janë raste të përsëritura, që kushedi sa herë ka ndodhur,” tha njëri prej banorëve.
Ene ky ka qen biznes i nershem denmokrat i bekume nga Doktori po ja qe kumunistat nuk e pranojne. I shkreti Sheklzen e telefonote perdite Zotnine Deliorgji me i thane qe te terhiqej se nuk ishte ven i pershtatshem po ja qe ai sja varte hiq. Sic din me ba kapitalizem kalamojt e Doktorit nuk din me ba njeri. pranoja
pse mor daj sala me xenin ju hodhi ne ere, ju shkut a ja dhate voten sales prap se ju premtoi, ose mashtroi se do ju jape leke me rregullu shpiat. Dy gabime se bejne nje te mire thone anglezet. Ta gzoni malokun qe ju rren 10 here ne dite e ju prap gomere ngelet.