Një grua është gjetur e djegur brenda një banese në qytetin e Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gjeologu’. Viktima është 50-vjeçarja Nafie Kodra, e cila është larguar krejt papritur nga shtëpia e saj pa adresë.
Pasi nuk është kthyer në shtëpi për një kohë të gjatë, bashkëshorti ka denoncuar në komisariatin e Bulqizës humbjen e gruas.
Vetëm në orët e mbrëmjes, siç bëhet e ditur në Shqip, kalimtarët e kanë gjetur 50- vjeçaren të djegur në një ndërtesë të braktisur rreth 50 metra larg shtëpisë së saj.
Burimet e policisë pohojnë se viktima është djegur me benzinë, po i çuditshëm mbetet fakti se është dëgjuar asnjë ulërimë, ndonëse zona është e frekuentuar gjatë ditës.
Ndërkohë policia po punon në zbardhjen e çështjes nëse ishte vrasje apo vetëvrasje.
tashme nk bejne me jehone keto lajme..
tashme nk bejne me jehone keto lajme…