Rikthehen maskat në aksin Milot-Burrel. Mbrëmjen e sotme persona me maska dhe armë kanë grabitur një furgon të linjës në vendin e quajtur Shkopet. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes si dhe shuma e parave që kanë arritur të marrin grabitësit, raporton Ora News.
Ky nuk është rasti i parë në këtë zonë, ku persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve, tentojnë grabitjen e mjeteve të udhëtarëve, madje mësohet se i njëjti furgon është grabitur me 2 janar të këtij viti.
Ndërkaq vetëm 3 ditë më pas një shofer i linjës Burrel-Tiranë-Athinë ka qenë shënjestër e një sulmi me armë nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit në aksin Burrel -Milot, në afërsi të fshatit Bushkash, ku persona të maskuar dhe me armë i kanë në dalë në pritë me qëllim grabitjen furgonit të pasagjerëve me targa MT 3389A, në të cilin ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit.
Ky i fundit nuk ka pranuar të ndalet dhe pas rezistencës maskat kanë shkrehur breshëri plumbash mbi furgonin por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
kjo eshte rraca e Zike farfalles,grabitje mes gyzelesh……
Jane muajt e fundit te plakut rrugac dhe gjithe banditet do dalin per gjah sepse policia eshte paralizuar dhe eshte ngarkuar me pune te tjera.
Durim…dhe fat
keta jane ghyzelet , kacaker dhe llozhdrat e perandoris osmane , keta bredhin diten me spahiun dhe naten vjedhin kamionet autobusat , prishin kishat ,
Te pakten Zikja si thua ti e ka nje rrace,te mire apo te keqe,po ti qe nuk ke rrace,komb dhe origjine,bir hyzmeqari je dhe i tille do vdesesh, bjeri mbrapa pensionit se mos ja u heqin se ngele pa buke pastaj….
Ty tourkofagos duhet ta kene shqyer “farfallen” gyzelet mqs merresh kaq shume me ta ?