Me kërkesë të palës italiane ka nisur tashmë një proces hetimi në Shqipëri për persona të dyshuar si pedofilë që abuzojnë me të mitur.
Hetimet në fjalë do të kryhen për llogari të drejtësisë italiane pasi ka dyshime se një person apo një grup personash kanë kërcënuar një minorene në Itali për të realizuar një video me përmbajtje pornografike.
Përmes një letër-porosie, drejtësia italiane ka kërkuar lejimin e verifikimit të disa adresave të internetit apo disa numrave telefonikë në vendin tonë..
Një minorene 14 –vjeçare me iniciale M.S ka kallëzuar se në postën e saj elektronike kanë mbërritur mesazhe e-maile me përmbajtje kërcënuese.
Më datë 08.10.2012 dhe më parë, shtetësja e mësipërme ka marrë mesazhe në rrugë elektronike për të kryer pa dëshirën e saj video me përmbajtje seksuale apo erotike.
Në vendimin e gjykatës, të citur nga gazeta Panorama, thuhet se referuar akteve që shoqërojnë letër-porosinë, faktet për të cilat kërkohen verifikime nga ana e palës italiane parashikohen si vepra penale edhe nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. Po sipas vendimit, mësohet se nenet që i korrespondojnë janë nenet përkatëse të titulluara “pornografia” dhe “ndërhyrja në transmetimet kompjuterike”.
…Ja kur te na akuzojne e fyejne ne tani…!!!
O TEMA, po a nuk keni lajme te tjera,se ky lloj lajmi do nderseje allvanoset ndaj njerezve tane!