“Kujtimi është qëlluar në befasi. Ai ka kapur njërin nga grabitësit dhe u godit befasisht nga personi tjetër. Falenderojmë Zotin që ai nuk e pa bashkëpunëtorin tjetër, sepse ka qenë i armatosur me pistoletën e shërbimit dhe nuk dihet se si mund të shkonte situata!”
Kështu ka deklaruar Mimoza Vreka, bashkëshortja e oficerit të Policisë së Durrësit, Kujtim Vreka, i cili u sulmua nga dy grabitësit që po tentonin të bastisnin dyqanin e ushqimores që familja e tij kishte në pronësi.
Ajo tregon se nga goditjet ai ka thyer hundën dhe ka plagë në pjesët e syve.
“Fatmirësisht nuk i kanë prekur shikimin. Ka qenë fati i Kujtimit. Gjithsesi plaga është e thellë. Ai ka bërë një ndërhyrje në Spitalin e Durrësit dhe ka pësuar hemorragji. Nuk i pushonte gjaku. Për të qenë sa më të sigurt për shëndetin e tij, e sollëm në Tiranë. Shërbimi dhe pajisjet janë më të specializuara”, pohon Mimoza për gazetën Panorama.
Ajo tregon se ai nuk është në gjendje të bëjë përshkrimin e grabitësve, pasi ka qenë errësirë. Ai vetëm tregon se personi që ishte futur në dyqan ka qenë minoren, ndërsa ai që e ka goditur ka qenë shumë herë më i madh.
Mimoza shprehet se është paradoksale që bashkëshortit të saj, që tërë jetën ka punuar për kapjen e kriminelëve, i sulmojnë shtëpinë dhe për më tepër autorët janë akoma të lirë.
tani nk do ngelet gur pa levizur, sepse eshte goditur nje pordhic, se po te ishte popull i thjeshte as do e rruante njeri, nuk do merrej asnje mase..
O Kujtim ziu, kishe pistolete o njeri dhe nuk munde te mbrosh vehten tende! Nuk e di qe hajdutit tyta i duket top dhe do te mbushte breket! Ik ore, beje edhe nje here shkollen e meso se si kapen hajdutet pa arme! Te shkuara e mirese te kthehesh ne detyre.
Ju trimat mbas tastieres,kisha qejf tju shikoja juve si dot te reagonit ne nje situtate te tille … jo qe do i ishit dhjere ne breke, po ne vend te m… do kishit nxjerre gjak… pffff njerez te rendomte.