Përdor gruan shtatzënë për të transportuar drogën

28 Janar 2013, 13:28Kronika TEMA

Duke shfrytëzuar gruan e tij shtatzënë dhe dy vajzat e vogla 6 dhe 3 vjeçe, një i dyshuar për trafik droge ka tentuar të kalojë 22 kilogramë drogë nëpërmjet kufirit të Shqipërisë për në Itali. Ngjarja është shënuar në pikën e Muriqanit, ku 38- vjeçari Edi Gashi ka tentuar të mashtrojë policinë, ku sipas tij po udhëtonte drejt Italisë që gruaja të lindte fëmijën e tretë.

Megjithatë policët kanë vënë re se disa spostime të pjesëve plastike të automjetit që Edi Gashi drejtonte.

Dy vajzat e mitura dhe gruaja, siç shkruhet në gazetën Shqip, kanë mbetur të shtangura në momentin e gjetjes së drogës, e cila ishte e ndarë në 72 pako.

Pas kontrollit të ushtruar nga policia janë gjetur 72 pako, që në total kishin 22 kilogramë kanabis. 38 vjeçari do të merrte 5 mijë euro për shërbimin e transportit në momentin që do ta dorëzonte në Milano, pasi detyra e tij ka qenë e korrierit.

5 komente në “Përdor gruan shtatzënë për të transportuar drogën”

  1. ali Kinezi says:

    nga halli ca sboka njeriu.

  2. coku says:

    po pse 22 kg. me kaq po te zune nuk ben dot as pazar. duhet sasi e madhe qe te kalosh. te kane spiunuar ata qe te kane nisur. kane raportuar per ty dhe kushedi sa sasi kane kaluar kur te kane kapur ty. paske mare me qafe edhe familjen. nuk te them gje tjeter por nuk je treguar i mencur. vuaj pasojat gjynah per femijet.

  3. Andreas says:

    Muriqani qenka ne kufi me Italine??!!

    1. Bobobo sa i trashe je more Andreas. Nuk ja vlen te te sqarosh.

    2. tourkofagos says:

      nga bie ky Turiqani….!!???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje