Për herë të parë në historinë e saj, Policia e Tiranës nuk ka bërë të ditur raportin vjetor për krimet në kryeqytet dhe i ka mbajtur të fshehta shifrat e saj për publikun sa u përket vrasjeve dhe grabitjeve të ndodhura më 2012.
Sipas gazetës Shqip, kjo nuk ka ndodhur rastësisht, por sipas një raporti të fshehtë, dërguar strukturave të policisë së kryeqytetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mësohet se zbulueshmëria e vrasjeve ka rënë me 25 përqind, duke vënë në alarm gjithë policinë për gjendjen e kriminalitetit.
“Nga sektori kundër Krimeve të Rënda janë evidentuar gjithsej 323 vepra penale, zbuluar 215, ku janë proceduar gjithsej 299, nga të cilët 200 autorë janë arrestuar e ndaluar 28 autorë janë proceduar në gjendje të lirë. Nga këta struktura janë realizuar 18 operacione policore”, thuhet në pjesën e krimeve të rënda në analizën e policisë.
Megjithatë që nga kjo pjesë vërehet se nga 323 vepra penale të evidentuara, policia nuk ka mundur të zbulojë 118 prej tyre, ose më shumë se 33 përqind.
Nga ana tjetër mësohet se Policia e Tiranës ka bërë një raport të detajuar për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku ka treguar me detaje mbi krimet e vrasjes dhe të grabitjes për vitin 2012, shifra të cilat nuk janë bërë publike. Por sipas shifrave të siguruara nga gazeta Shqip, rezulton se në të vërtetë disa krime të cilësuara të zbuluara, shumë prej tyre iu janë kthyer dosjet mbrapsht nga prokuroria për mungesë provash ose janë pushuar, kështu që ato quhen të pazbuluara deri në momentin që do të ketë prova të reja.
Sipas ekspertëve, ulja e zbulueshmërisë së krimeve ka ardhur për shkak të mungesës së theksuar të informacionit, për mungesën e hetimeve në kohë aktive dhe mosregjistrimin e kallëzimeve penale.
Nuk behet fjale per polici shteti ,por per miltante partsish dhe njerezz te pa afte
Ekspertet kane haruar te vene dhe nje arsye te rendesishme. Ata qe keryejne krime-vjedhje dhe vrasje jane me mendesine e qeverise: vidh dhe vrit se nuk te gjen gje.
Cfare te fshehtash mor gazetare.Ne Komisariatet e policise ,as qe i rregjistrojne fare grabitjet,vjedhjet,dhunimet e qytetareve.Nuk e marin mundiminin.E vetmja gje qe bejne eshte se nese je ti “hallexhiu” e te kane bere ndonje te padrejte ,te mbajne ty me ore te tera si te jesh ti fajtori.Policet dua ti shoh te gjithe me nganje lopate ne dore duke punuar token andej nga ato gerxhet e veriut…
Te punojne token atje nga kane ardhur , thuaj.
Dhe ne e kuptojme se behet fjale per gerxhet e veriut .
Dashke te vdesesh me deramet, mor lum miku.
flamur mercenari,po te ishte kaq e lehte puna e politikanit edhe gamori i fshatit behej politikan, ti dhe analoget e tu qe i fshihni te vertetat kini disa percaktime:peqe-lepe,bythelepirsa,mercenare.
Qe te tre fjalet deshmojne qe je burrac,derisa i sherben nje saliu mbytur me mekate.