Opozita duhet t’i shkruajë Robert Mueller-it të FBI

9 Shkurt 2013, 22:02Politika TEMA

Nga Bledi Mane- Public Enemy

Të presësh ankimimin e imponuar të prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit është njësoj si t’i japësh kohë Berishës të kandidojë Ndrea Prendin për deputet në qarkun e Lezhës e emri i tij të jetë sipër Edi Palokës dhe Mark Markut. Të mos protestosh mbarëpopullarisht për vendimin e gjykatës së shkallës së parë për atë pafajësi rivrasëse, është si të kesh frikë se gardistët e çorientuar tashmë mund të qëllojnë pa paralajmërim edhe kur të shkosh të votosh. Shoqëria civile e mekur tashmë, bëri sikur protestoi pakëz, por fat që ky vend ka ende mediume të paepura dhe opinioni publik ndjehet disi më mirë i informuar e i mbrojtur.

Marrëdhëniet me ShBA-të njohën pikiatën e tyre të tretë pas kryeneçësisë së Enver Hoxhës më 1946 dhe Sali Berishës së parë më 1996-97. Larg qoftë një fitore tjetër e vjedhur në qershor nga largqofti do të na libizonte dhe egjiptianizonte me aleatin tonë më të fuqishëm e mjerë besimi ynë që do kemi mëpastaj te Washingtoni. Gjithçka do rrudhej porsi fytyra e doktorit dhe do duhej kohë që dermatologu estetist më profesionist ta ndreqte.

Jo vetëm për t’iu treguar servil si gjithmonë, por tashmë është rasti i artë për t’i ndenjur në krah jo Arvizu-së, por respektit dhe detyrimeve që ne kemi për vetë Amerikën. Që qeveria e doktorit ia morri erzin Washingtonit nëpërmjet një ambasadori naiv dihet tashmë, që gjykatat e sëmura të doktorit i tregojnë dhëmbët me skorbut Washingtonit nëpërmjet ambasadorit të këtushëm ndjehet tashmë, që palo ministra servilë të doktorit i bëjnë karshillëk Washingtonit nëpërmjet ambasadorit tashmë shihet, por mbetet për tu parë reagimi i progresistëve që vendit tonë i struken nën hije.

Emergjente porsi protestat mbarëpopullore mirë është të jetë edhe ngritja e një grupi pune me specialistë ligjesh dhe ekspertë policie e ushtrie për të hartuar jo thjesht një letër ankimuese. Me fakte e prova t’i tregohet FBI-së në Pennsylvania Avenue atje në kryeqytetin amerikan se gjykatësit dhjaksa të regjimit të këtushëm përveçse kërcënimit politik, nuk kishin më të voglin kundërshtim shkencor e ligjor.

Duhet patjetër ndërkombëtarizimi i kësaj loje të rrezikshme mes nesh dhe Amerikës dhe opozitës i takon të çojë në vend imazhin, prestigjin, punën, paratë dhe marrëdhëniet e mira që kemi pasur deri pardje me ShBA-të. FBI dhe specialistët e saj nuk janë si ekspertët e videos që gjeti Ilir Meta te kafeneja përballë shtëpisë së vjehrrës por janë një prej autoriteteve më të besueshme që do të na duhen edhe nesër.

Lojërat e rrezikshme me Gërdecin dhe 21 janarin që Berisha fatkeqësisht ia ka fituar Amerikës deri tani dihet se kë kanë përvëluar më tepër. Mos harrojmë nëntëdhjeteshtatën, e cila rrëzoi Berishën nga pushteti, por shkatërrimet dhe 2 mijë të vrarët nuk ishin pjesë e oborrit të doktorit. Ndoshta për shumicën e njerëzve të këtij vendi, Amerika do të reagojë me elegancë duke e shkelmuar nga bythët e duke e qëruar nga pushteti, por mos harrojmë që kërma e plagosur me emrin Sali nuk ngordh kollaj. Një rebelim model ‘97-e me tjetërsim votash ndoshta do të sillte disa viktima të tjera, ndoshta grabitjen e ndonjë tegu, ndonjë pike karburanti taçi apo fshehjen provizore të Sandrit dhe Fevzos së Klanit e pas qetësimit të gjakrave të gjithë këta të lartpërmendurit do i shihje përsëri në Tiranë, por të rreshtuar majtas duke i bërë fresk Edi Ramës. Ndërsa Saliu si gjithmonë i jargavepsur e i diabetosur në opozitë do i qëndronte i paprekur.

Fatmirësisht opozitën e sotme vetëm vullneti i Perëndisë do e ndihmojë kësaj here.

Të humbur si gjithmonë do dilnin shqiptarët, ti, unë, ne…

Ndaj opozita duhet t’i shkruajë FBI në Washington duke riparuar kështu autoritetin e gjymtuar të gjyqësorit tonë e duke nxitur riparimin e vënien e drejtësisë përgjatë apelimit.

Kështu do të tregohej se jemi në një luftë të ndershme politike dhe unë, ti, ne do ndjeheshim më të sigurë. Fundja unë, ti, ne kemi të drejtë vote dhe opozitës i vlejmë apo jo???

*facebook.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE

43 komente në “Opozita duhet t’i shkruajë Robert Mueller-it të FBI”

  1. agim says:

    Ju flm per shkrimin,jam opozitar i vertet,kam ndjekur dhe ndjek veprimtarine e dy krahve me realizem e dialektik reale,di vetem kaq,ti vret nje njeri, e dekumentuar ne 1000 menyra del artan sali ram hoxha e thot ska problem vazhdoni vrasjet,opozite me sa duket ose nuk ka ose eshte ne gjume,kane mbetur aty nja 3-4 deputet duke bertituir dhe rama ne Twiterr duke bere lojra,ska problem le te gjakoset ky popull se a mos ze mendoza

    1. sh.mali says:

      z.(me z te vogel)Mane,ky eshte vetem nje nga te shumtat shkrime objektive te realizuara nga ju!Shkrim qe i qendron pershtat opozites dhe qe demaskon keqqeverisjen nga ana tjeter por ne fund te fundit ky eshte realiteti!Edhe ajo leter qe sugjeroni ju mendoj se nuk eshte zgjidhje perfundimtare dhe 100% frytedhenese te pakten per situaten qe po kalon vendi!Hallka e pare dhe vendimtare per vazhdimin e krijimit te zinxhirit mendoj une jane zgjedhjet duket larg por ja qershori erdhi!Fitorja e opozites ne kete rast(gje qe duket e pashmangshme)do ndryshonte gjithçka lidhur me partneren tone postkomuniste SHBA!
      Te gjithe ne zgjedhje per te votuar,te rrezojme Saliun te çlirojme gjykatat e pushtuara nga Sali-u dhe te vendoset ne vend drejtesia e 21 janarit dhe jo vetem!KJO ESHTE ÇESHTJA ME URGJENTE VOTIMI!

    2. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

      Nuk eshte tamam ashtu,sepse,gjerat vijne me te nderlikuara.Nese do te kishim ,me te vertete nje situate te tille klasike me pozite e opozite,shume gjera do te ishin me te thjeshta,mirepo si pozita dhe opozita kane njerez qe ju vene pas.
      Nuk dua te fus hundet ne punet e allvanoseve,por ,kam pershtypjen se edhe vete shoqeria allvanose eshte e ndare pergjysme,si me thike,te gjitha statistikat elektorale,sondazhet qe behen tregojne pikerisht kete.
      Situata duket me te vertete tejet surreale:nje gjysme qe kerkon te rrezoje gjysmen tjeter!!!…
      Mjafton vetem te kujtosh emrat e intelektualeve qe jane rreshtuar,edhe keta gjysme per gjysme,sa nga PD-ja e sa nga PS-ja!!
      Njerezit kerkojne ndryshim,patjeter,sepse ka ardhur koha per nje gje te tille,por kush do te jete mbartesi i ketij ndryshimi,Rama?!!Ok,une jam nje admirues dhe adhurues i Edi Rames si politikan modern e trendy,por per dreq na del nje Fatos Lubonja,qe mbahet edhe si analisti me i mire,e thote qe Edi Rama si individ eshte me i korruptuar dhe coroditur se Berisha po si individ…!! E ta mendosh se nje te pavertete te tille e thote nje yni,i komunitetit tone!Pike e zeze!
      Une do te doja me gjithe shpirt qe Edi ti fitonte keto zgjedhje,por duhet te behet i besueshem per te gjithe ne,e te mos beje aleance me te gjithe plehrat e allvanise,ashtu sic e keshillon nje palo analist katundi nga skerkat e Skraparit(Muci),pra duhet te beje aleance vetem me te ndershmit qe,besoj se akoma i kane mbetur ketij vendi te nemur nga perendia.Flm.

    3. ai says:

      agim”,: , ose eshte ne gjume,kane mbetur aty nja 3-4 deputet duke bertituir dhe rama ne Twiterr duke bere lojra,ska problem le te gjakoset ky popull se a mos ze mendoza??,Pse smendon qe eshte loja per te shkateruar akoma,eshte shitesi mbas saliut edhe Edi,nuk besoj me qe per te shkateruar klasen puntore dhe komunizmin hoqet edhe syte nga balli pra bazen prodhuse, peshku qelbet nga koka…Anarshija kujt i intereson? mos me thuaj qe i intereson komunjsteve,Anarshija i intereson grupeve jo qeveritar qe diten punujne per qeverine e naten ven kapuçin….Keta quhen SALIU DHE EDI..Mos i votoni akoma hidhini ne plera keta palaço qe kan okupuar e shkateruar shoqerin pa moral e banita…

  2. Ramy says:

    upss doli prap public enemiu i Saliut, si nje zagar i Edi Rambushit , kot lehê ore zagari i permetit, nuk do fitosh gje edhe sikur edushki ti fiton zgjedhjet, po ky zagar do ngelesh

    1. DREJTESI says:

      Sa rumpalle qe je o Ram-yyyyyyyysh he dreeq!
      Po te ishte se gjerat behen keshtu sic thua ti,edhe ti pallosh do kishe marre ndonje peshqesh nga hajdutet me cizme(nese akoma nuk e ke marre)

    2. Adoleshenti REVOLTUAR says:

      Bujari Librazhdit, nje besnik i Saliut je dhe kete duhet ta din te gjithe lexuesit ketu…

    3. Qytetari says:

      0 Remmy leri kementet tek tema se nuk jane per ty.. Truri jot nuk eshte I after te gjykoje shkrime te tilla.. Shko te RD-ja..

    4. Kapeni per zhelesh says:

      Për Ramy.
      Ju kosovarët e tipit tend jeni aq primitivë, sa që nuk ja vlen dialogu me ju!
      Ju të tërhiqni në injorancën tuaj, dhe me pervojën diabolike që dispononi, nuk e keni të vështirë të fitoni mbi intelektualët. Prandaj dhe shpellari Sali ka mbi 20 vjet që sundon në Shqipëri i përkrahur nga ju dhe bathorexhinjtë!

  3. Meleku says:

    Ja edhe Manes ju shteruan idete. Thjeshte ka bere nje shkrim sa per te nxire gazeten.
    Beja gati tekstin Rames se edhe kete e ka mangut!

  4. ice says:

    o ramy ku hupe bre urre. turni trete sot te shiku apo je te shpia ne bathore. ky bled mane ka fiksim qe kur te nderroj qeveria te filloj pune hamshor andej nga ju se e ka 20 cm. por ti ramy duhet te plotesoj disa kushte. duhet te kesh edhe gojen edhe sqetllat edhe sumen te lare. jo me sapun duru nga ai lloj qe perdor lokja te shpella e malit por me shampo. asht nje leng i bardh qe ngjan me spermen. ne fillim do te djeg se ke vite pa u lar por duroje. do i them bled manes te ta fusi pa radhe emrin. ramy te pershendes.

    1. Ramy says:

      ahh kur bêjên ironi edhe zagaret e Ramês kêtu ta dhijetin fare, kopila

      1. TIGER says:

        Ramy po te degjenerojne he burr. Po si s’te vje icik turp nga fisi. Pa vra 10 komunista nuk lahen kto ofendime

  5. arberia says:

    Bledi, je i mrekullueshem me shkrimet e tua. Jam plotesisht dakort me sugjerimet qe i ben opozites, por asaj i ka ngelur ora tek “23 Qershori”. Nami te behet, shqiperia te digjet, rripet, shitet, te mos kete buke te haje, e rendesishme per ata eshte vetem “23 Qershori”. Si duket kane nje marreveshje te heshtur me saliun qe te mos e largojne asnje dite me pare se “23 Qershori”. Per ata,(me votat e popullit perfaqesojne mbo 60% te tij,pmv se ja kane vjedhur dhe nuk ka qene e zonja ti mbroje) nuk paska asnje rendesi gjithcka po ndodh, ju mjafton vetem nga nje deklarate ne median e shkruar apo ate vizive dhe kaq.Keshtu i bie qe opozita mendon vetem per karrigen e pushtetit dhe aspak per popullin shqiptar. Gjithashtu, deri tani opozita nuk eshte shprehur asnjehere qarte se cdo beje me gjithe te keqijat qe keto 22 vite i jane shkaktuar ketij vendi e ketij populli nga politikanet e korruptuar. Si duket, ashtu si vepruan edhe pas vitit 1997, ku asnje politikan nuk u nxorr para drejtesise per djegien e shkaterrimin e Shqiperise, ka rrezik te ndodhe edhe pas ardhjes se PS-se dhe aleateve te saj ne pushtet. Por ata nuk kane kuptuar nje gje, ose ndoshta bejne sikur nuk e kuptojne, se me saliun Kryeminister ata me “23 Qershor” do marrin dhe do hane nje TOP te MADH M…I.

    1. lini says:

      Po cflet ti moj qe bene sikur ka gje ne dor opozita,ja pra me 21 janar dolen per saliun atje ca u be,i vrau i futi dhe ne burg ca se kishin cadra me helm e xhaketa me predha e i nxorri dhe vrasesit te pafajshem, e njerazit si puna jote rrinin ne shpi e tani rrin ne shpi e bojn te tilla komente,prandaj ka ngelur vetem 23 qershori se jo nje leter ti besh ti atij po 100 e ta sjellesh ktu e ca dreqin ti besh tjeter ska cben ai se bota ka then trov qe hiqeni saliun ai Withersi po kte duhet tkuproni ju,qe me dhun se heq dot se te vret po me vot ska cte ben.

  6. tomori i beratit. says:

    Leh ,leh o ramy o qen i saliut.Bledin E DUAN gjithe Shqipetaret e ndershem.Komplimente o TRIMI BLED MANE.

  7. laraska says:

    “Të mos protestosh mbarëpopullarisht për vendimin e gjykatës së shkallës së parë për atë pafajësi rivrasëse, është si të kesh frikë se gardistët e çorientuar tashmë mund të qëllojnë pa paralajmërim edhe kur të shkosh të votosh.” – i ke thene te gjitha ne kete fjali Bledi. Shume bukur e ke formuluar. Pra nuk ka garanci per jeten, drejtesi, vote te lire. Pike sigurie nuk ka me ne kete vend,, jo me zgjedhje te lira e rotacion demokratik. Vjedhje po behet hapurazi dhe do intesifikohet duke qene se asnje nuk ben rezistence.

    Ndersa Edi Rama i ka permbledhur te gjitha dje pas vendimit te turpshem te 21 janarit kur tha per Berishen “23 qershorit do jete thjesht nje kryetar i opozites.” Pra jo gjykim, ndeshkim. Do e kemi ne parlament si ligjevenes dhe do jetoj i qete ne Tirane duke shijuar pasurine e vene mbi gjakun tone. Bravo u qofte! Gjej shesh, bej pershesh.

  8. Peter says:

    O Ramy ti je nje zagar qen bir qeni i Berishes qe nuk i vjen as te thembra e kembes BENDI MANES, por dita jote dhe e Sali Berishes do te vije shume shpejt. Ju ore zagare do te kalbeni ne burg dhe atje do ta shikoni se sa vleni ore vemje.

  9. alban4eva says:

    jane per tu admiruar kermat e Salehut ketu ne forum, e mbrojne bacen e tyre me shpirt dhe me bythe.. baca S-hale eshte gjithmone ne rruge te drejte, fajin e ka gjithmone “kamunisti” Rama..
    lepijani bythen kermes Saleh mire e mire o ju vemje, se po vjen fundi edhe per ju kurva…

    1. Meleku says:

      A e kupton se sa poshte ka rene mendimi politik opozitar? Keshillohet nga Mane!
      Letra FBI, letra NATO, letra Austrise per kazinone, letra Turqise per HEC, letra atij e ketij.
      Keto jane detyra te shtepise te klases politike shqiptare dhe ato duhet ti zgjidhin vete ato!

  10. kelmendasi says:

    O BLedi;
    O Shqiperija eshte shtet i pamvarur dhe kryeqytetin e ka ne Tirane jo ne Pensilvani
    Se dyti Enveri e kishte kryeqytetin ne Beograd ne fillim pastaj ne Moske me vone ne Peki e ne fund askerkund Por Enveri ka vdekur.Po erdhi Rama me bijte e Enverve ta shohim ku con kryeqytetin
    Po nuk jemi protektorat as koloni amerikane o zotrrote.
    Po ai polici i vrare me 1998 tek ambasada USA ne Tirane pse nuk u hetue vrasja? Apo po te vrane amerikanet je me fat e nuk je i vdekur.
    Per FBI hetimi nis Organizimi drejtimi dhuna dhunuesit organizatoret mbrojtesit e rendit vrasjet vrasesit pra SHkaku Shkaktaret Pasojat dhe pergjegjesit

    1. loni says:

      o kelmendasi,,amerikanet kur vrasin nuk i hetojne vrasjet,,por vetem kur i vrasin duhet patjeter ti hetojne,,sic eshte 11 shtatori kur e hengren nga islamiket,,apo si ky rasti i fresket ne libi me ambasadorin atje qe e terhoqen si qen,,,nje fjale me mend thoshte gjithmone dulla,,,ATJE KU FUSIN HUNDET AMERIKANET,,SJELLIN VETEM TRAZIRA,,DHE KJO ESHTE E VERTETUAR 100%,,,jam dakort me ty qe shqiperia ka kryeqytet tiranen dhe nuk eshte koloni….

    2. Roberti says:

      E ke shkruar bukur, Edi me djemt e Enverit. City Park qe po na genjejn qe po falimenton pyeteni kush esht prapaskenes se te tregojn.
      Mane sjemi vegla te Shba ne qe te shkojm ne Pensilvani, vetem “i zoti e nxjerr gomarin nga balta” nje fjale e urte popullore me vend kjo.

    3. ky vend ka nevoj vertet per nje administrat mbikqyrese tip eulex, se ndryshe po e merr dreqi ! eshte turp te mbrosh vrasjen, si mekanizem per te zmbrapsur protestat.

    4. TIRANA says:

      KLEMENDASIN E PERSHENDES SHUME NUK KEMI PSE TI PERULEMI AMERIKES PER CDO GJE.

  11. sociologu says:

    ZOTI BLENDI.
    More Blendi po nuk e di qe ne allbani ka 2,8 milion njeres pula apo dele qe hane nje cope buke dhe presin vdejken gjersa tu vije.

    pastaj krijohet vazhdimisht(kemi 72 vite ) nje qeveri qe mjel keto dele tri here ne dite.

  12. tan says:

    Per Kelmendasin,gabohesh Shqiperia po ta kishte kryeqytetin ne Pensailvani ave do te ishim te nderuar,por e ka ne Shtepin e Saliut,e dyta e vertete eshte ajo qe thua per Enverin por as kur ishin te majtet me pare nuk na erdhi ndo nje djal i Enverit ne pushtet as per ndo nje tender a toke por harrove te thuash qe Saliu ka per kryeqytet ate te Milloshevicit Arkanit Fazllicit te Hajdar Aliyev por edhe femijeve te tij qe kane pushtuar cdo cep te shqiperise ,kurse per policin qe permend duhet te dishe nje fakt qe teritori i cdo ambasde dhe mbi te gjitha asaj te Usa eshte territor sovran i shtetit qe i perket dhe ky person ka pasur arme ne dore per me teper,kurse protestuesit qe u vrane kishin duart ne xhep dhe ishin ne bulevardin e shteti te tyre dhe jo te ndo nje shteti tjeter,sa per te fundit per injorancen tend te theksuar te fakteve jane arrestuar protestues jane denuar per veprimet e tyre por asnje nga ata qe kane qelluar shtetas qe nuk kane ushtruar asnje lloj dhune ndaj askujt jane lene te lire megjithe dhune e kryeministrit tend sepse ai eshte kryeministri i Pd dhe i Kelmendit i jo i gjithe shqipetareve sic duhete te jete nje kryeminister ne nej vend demokratik ashtu sic ishte edhe Enveri i nje pjese te populli te tij,ky diktator duhet e shporrete nga Shqiperia dhe te na le te jetojme te lire dhe pa friken e plumbave te tij .

  13. Anim says:

    MOSBINDJE CIVILE,
    Duhet njeprononcimi i qarte I popullit opozitar (edhe I Rames dhe opozites politike nese jua mban) qe qysh nga dje nuk njohim dhe nuk do ti binden asnje vendimi gjyqesore, s’do te njohin asnje vendim te regjimit/parlamentit//prokurorise/policise/presidentit te Berishes. Ne menyre paqesore por te vendosur deri ne shporrjen e Bishes shpellare. Ta çojmë ne kolaps kete regjim te felliqur
    Nuk na duhet me nje opozite frikacake dhe e paafte. Vetem keshtu opozita do te kuptoje se populli e la parakaluar ate dhe se thika ka arritur deri ne palce.
    Nese e lene edhe kete rast te kaloje e te harrohet si Gerdeci/vjedhjes tevotes/grabitje te prones e pasurive te vendit/te ardhmes se femijeve tane/vrasjes se protestuesve te pafajshem…. Duhet seriozisht pastaj te pergatitemi per Vellavrasjen Berishiane pas Qershorit 2013.

    ITS AS SIMPLE AS THAT.

  14. media e lire says:

    Ekskluzive/ Ndërkombëtarët kërkojnë rrëzimin e Berishës para zgjedhjeve
    Sali Berisha dhe koalicioni i tij qeveritar po përjetojnë grahmat e fundit dhe pritet nga çasti në çast shthurja e aleancës që nisi më 2009. Shkak nuk janë marrëdhëniet mes partive, që kanë shkëlqyer nga viti në vit, por acarimi i ndjeshëm i marrëdhënieve të vetë Berishës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumë persona e kanë menduar si një lojë duke mos i besuar ambasadorit Arvizu dhe faktit e influencës së lobistëve. Por lëvizjet e fundit nuk të lënë asnjë lloj dyshimi se vizita e Klintonit në Tiranë, takimi direkt me Edi Ramën, marrëdhëniet e ngushta të DASH me opozitën, pritja e Ramës nga Obama gjatë fushatës elektorale, janë prova kokëforta. Shkëndija e fundit e vendimit të gjykatës për të liruar 2 gardistët për 4 vrasjet e 21 Janarit ishte një “tullë” mbi murin që ndërtoi Berisha duke shpërdoruar besimin që i dhanë amerikanët. E thënë thjesht, Berisha mori mbështetjen e tyre dhe e përdori për keq për hir të pushtetit personal dhe aferave të familjes. Burime të besueshme i thanë agjencisë AMA News se Uashingtoni dhe Brukseli kanë dhënë urdhra të prerë për selitë e tyre në Tiranë, se qeveria “Berisha” duhet të bjerë para zgjedhjeve të 23 qershorit. Vendimi i fundit skandaloz i drejtësisë tregoi se Berisha i ka përdorur SHBA-BE në miniaturë për të zgjatur jetën e pushtetit dhe tani që afrojnë zgjedhjet ai u bie me shkelm duke dredhuar dhe mos mbajtur fjalën si për darkën e Krokodilit dhe materialet zgjedhore 2009. Po këto burime shpjeguan për agjencinë taktikën që po ndiqet në mënyrë të hapur dhe të prerë për të shembur Berishën brenda disa javëve. Çelësi është Ilir Meta, i cili është i kapur fort pas Berishës dhe po reziston ndaj këshillave të ndërkombëtarëve. Mësohet se kreu i LSI ka marrë mesazh të qartë për të dalë nga koalicioni me Berishën, por duke shfrytëzuar zgjedhjet, Meta kërkon garanci për qeverisje të mëtejshme me opozitën e sotme dhe vende në parlament. Burimet thonë se ndërkombëtarët nuk i kanë ofruar asgjë Metës, përveçse një kërcënimi të qartë se pas 23 qershorit ai do të bëhet një shembull për të gjithë për aferat e tij, ndaj duhet të veprojë para zgjedhjeve. Meta ende po heziton dhe ndodhet në pozicion tepër të vështirë, ndërkohë që është menduar dhe për dy kartonët e tjerë të partisë së Çamëve, ku Idrizi e Tahiri janë më lehtësisht të bindshëm. Zyrtarë të lartë të huaj po negociojnë për të shembur Berishën para zgjedhjeve, pasi nuk kanë më besim se ai do bëjë zgjedhje të lira e të ndershme, sidomos pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, ndarjes së mandateve në kundërshtim me Kushtetutën dhe akteve të tjera….

  15. ILIRET says:

    Mos Bledi mos! Leri deputetet e opozites te ngopen me gjume. Lere mos i ngacmo! Kane frike edhe mos zgjojne edhe popullin. Ata mezi e vune ne gjume, ti thua ngrijeni popullin e protestoni.
    Tha nje fjale Bracja- Popull behu gati. Dhe populli i nxori kallashet e duke i vaisur tha- he qerrata, me duket se erdhi radha t’ja thuash edhe ti ashtu sic di vete.
    Po se kush i bertiti Braces- Populli fle, ti kerkon ta zgjosh…

  16. Fieri says:

    Zoti Bledi dhe ti akoma nuk e njeh ameriken, http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  17. lori says:

    Me pelqen ironia e perdorur nga Blendi por njekohesisht i them atij e kujdo qe e genjen mendja se Saliun ne pushtet e solli (CIA)Amerika;e mban (CIA)Amerika e po e zhduku vetem ajo ka te drejte e kerkush tjeter.Lind oyetja perse Saliu i quan letra higjenike si faqet e NyT.,ashtu edhe konkuzionet e ekspertizes se bere nga FBI.Ne SHBA dihet tashme boterisht se dy urganizmat e ketij shteti haen si Sala me Edin,e gjithmone ne krye eshte CIA.Saliu ju vetem qe mbart tiparet e saj por po ta vini re ai gjen arme shpata,thika me helm,çadra pistojete,dinamite njelloj si CIA.Ai akuzon haptazi kedo qe i del kundra e i fiton betejat njelloj si vete padronet e tij.Ai tulat diplomatet me te zot e i kompromenton njelloj si padronet.Shikoni me vemendje Europen qe nuk thote as edhe nje fjale per 21 Janarin,nderkohe qe nje person u vra ne Tunizi e gjithe medja Europiane ka pushtuar faqet e ekranet televizive .Shikoni sa te pa fuqishem tregohen diplomatet qe vijne e provojne “Birra Korçen”!Ne Shqiperi ka mbaruar politika,kete e di fort mire edhe i derguari nga pertej atlantikut qe hesht se dali ne konferenca shtypi, vetem kur i turet Saliu.Kur mbaron politika fjalen duhet ta marr rrevolucini qytetar(mos te harrojme pa futur )demokratik deri ne rrezimin e nje vrastari qe per pushtetin e tij ka privatizuar gjysmen e Shqiperise e gjysmen tjeter po e shet per nje euro(dollar).I nderuar Blendi po e mbyll me thirrjen “Me mire nje fund me tmerr se sa n je tmerr pa fund”.Segmente ne Amerike mezi po e presin birin e vet per ta çuar funksionar perse jo edhe ne Kosove pasi mbaroi misionin e tij ne Shqiperi.

    1. peter says:

      I dashur Jori Shume dakort me komentin tuaj;Shqiperia i ngjet te semuarit te Bosforit.Nuk ka ngele asgje ne kete vend pa u vjellur; asnje dikaster apo zyre pa korrupsion (hajni) çdo aspekt i jetes shqiptare eshte nje melodrame pa subjekt. Po linde pyetja? kujt ti dorezohen çelsat e gubernes-albanese?… Shume exponente te opozites jane te lyer me gjake te pafajshmeve; prandaj duhet nje permbysje rradikale si ajo e Hugo çaves i cili ja dedikoi gjithe jeten popullit te varfer Venuzoeles dhe i dhuroj dinjitet jo vetun ne vendin e tij ,por ne mbare boten.Me respekt nga Berlini i ftohet Peter.

  18. troja says:

    Zoteri i nderuar;
    Po te ishte e interesuar amerika,per te rezuar Sali Berishen e kishte bere dhe me pare.Kjo kundervenie e tij do te thote qe diku ai ka mbeshtetje,per keto pelivanlleqe qe po ben,duke injoruar supershtetin e botes.
    Me vjen keq qe mendoni se kjo opozite do te sjelle demokracine ne kete vend.Po gaboni shume.demokracia ketu vjen kur populli te ngrihet dhe te filloje revolucionin e tij si ne vendet arabe,kur te mos pyese me sa per Saliun,as per Edin,as per Ilirin,e ne radhe te pare per gjykatesit e koruptuar.Duhet ta dini zoteri qe asnje perandori,dinasti,shtet e diktature nuk ka mbijetuar kur jane koruptuar gjykatat.Historia kete ka treguar,qe mijera vjet me pare,po e tregon sot dhe do e tregoje edhe pas qindra vjetesh.Dhe ky revolucion ketu duhet ta filloje.Parate e vjedhura popuulit jane aq shume sa ky popull do punonte e jetonte me mire se vendet e zhvilluara Skandinave.Duhet te dilet me teori te tjera,se ky njeri as e leshon dhe as ka pertaleshuar pushtetin pa e pergjysmuar popullin Shqiptar.

  19. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

    Ju allvanoset jeni shume te dhene pas amerikaneve dhe nuk e kuptoni dot politiken dhe dipllomacine e kesaj fuqie te madhe boterore.
    Ju duhet te hidhni nje veshtrim edhe nga Greqia,ku keni shume per te mesuar,dhe ku amerikanet jane diskretituar keqas nga bashkombasit tane,dhe nuk bien pre e naivitetit, ashti sic ju allvanoset mendjelehtesisht keni rene.
    Jane pikerisht qendrat okulte (vendimarreset e verteta) ne USA,qe kane shpene vendin e heleneve ne buze te gremines!!!…
    Shpresoj qe eksperienca jone t’ju vleje edhe juve,qe te mos jepeni me kaq shume dashuri per kete vend qe kerkon te ndryshoje shume gjera ne Ballkan…

    1. V for Vendetta says:

      Tamam e ke thene Dhi mi traq ju helenet dmth helenasit dmth pasardhesit e Helenes . Habitem pse nuk i thoni vetes leonidas apo agamemnonas apo akilas. Po keni zgjedhur pikerisht te perfaqesoheni si pasardhes te nje bundrre qe nuk i pelqente burri dhe qe iku nga shpia me dashnorin dhe kur ju merzit e dashnori mbasi i boni njerezit corap u kthy prape te burri. Eh mer helenas …..

  20. lili says:

    Edi Rama u gradu e nen sekretar i internacinales socialist,jo per perkrahje po per t’ia mbyll gojen si ne rastin e darkes tek krokrodili!nderkombtaret duan qetesi ,sidmos per pazaret e tyre nepermjet Albanistanin,se vetem per kete qellim e kane albanistanin ,edhe kane gjetur kete kryekomunist te cilin e kurdisin si duhen .Pra pse t’i prishin punet _shume fryetdhenseekonomikisht per ta_ per disa albanistaneze qe vetem durimin servile kane si vyrtyt??? Jo as ne menden nuk ju vjen me ndryshuar kete kryesahanlepires,se fale tij milliona bejne edhe jane gati disa milliona me va gjuejt albanistanezeve per ti mashtruar prape me gojen plot per”miqesine” tone shekullore!Miqesi me ftese te Mediut ne lutjen e mengjesit!A nuk ju duket kjo fyerja e radhes per kombin tone??

  21. Shqiperi says:

    Une nuk e njoh kete vendim fund e krye i padrejte. Gjeja qe duhet te beje opozita e sotme eshte se neser, kur te jete pozite, t’a shqyrtoje sa me pare kete ceshtje dhe te jape nje vendim te drejte.Familjaret me te drejte kerkojne drejtesi. Ne duhet ta vrasim Sali Berishen, me armen tone,voten. Dhe voten tone duhet ta mbrojme po vete.

  22. Komiteti organizator says:

    Pushtetin e ka zene frika

    Pushtetin e ka zene frika e hakmarrjes popullore, pikerisht diten e shtune, ku shqiptareve ju be thirrje per te TA ZHDUKIM QELBESIREN, hodhi ne tregun e protestave, levizje e pickimeve MJAF, per te vazhduar pickimin e rradhes ndaj qeverise, por qe i jep mesazhin nderkombetareve se Berisha dhe qeveria e tij eshte demokratike, se ja shikojeni faktin, NE PROTESTOJME TE LIRE dhe qeveria si demokratike qe eshte, nuk na pengon.

    A E KUPTONI SHQIPETARE LOJEN E MJAFT-it?

    Partite politike opozitare duan te protestojne ndaj qeverise, por kjo duhet te behet simbas rregullave te tyre, se po u be nje proteste jashte diktatit te partive, ka shume mundesi qe pushteti mos ti perfilli me partite opozitare, mbas rrezimit te Sali Berishes, keta opozitaret kane frike se mbas rrezimit te Berishes, dalin jashte loje.

    PARTITE OPOZITARE DUAN CDO GJE TA KENE NEN KONTROLLIN E VET

    Por eshte ky poshterim qe i behet popullit opozitar, qe shqiptaret sot sduhet te presin urdherat e politikaneve opozitare, se kur duhet te protestosh.
    Shqiptaret jane te lidhur pazgjidhshmerisht me politiken e partive, kur ti teket lidereve te protestojne, japin urdherat dhe protestohet, qe ne fakt jane pickime, ndaj babezise dhe vrasjeve qeveritare.

    KERKOHET LIDERI I RI NE DINJTETIN E SHQIPTAREVE

    Kerkush nga ne nuk pretendon pushtet, pushtetin duhet ta marre ai qe ka dhene me shume per demokracine e vertete dhe nje nga keta eshte edhe gazetari i shquar dhe opozitar i bindur, MERO BAZE.
    Ne ju bejme thirrje qe me filimin e PRANVERES SHQIPTARE, te shporren berishianet dhe protezat e tyre te tipit MJAFT, te shporret XHUVELIZMI, si nje e keqe qe e ka mberthyer popullin shqiptar, qe edhe atehere kur e ndeshkon me vote berishizmin, perseri ka ne krye po BERISHEN, kjo per arsye se XHUVELIZMI, u pasua nga LSI-ja e ILIR METES, qe blerjen e votes e dikton me pazarllekun politik te pushtetit.

    TA ZHDUKIM QELBESIREN

    Eshte thirrje qe u behet shqiptareve, per te cuar ne FERR te gjithe qelbesirat e pushtetit, qe qeverisjen e tyre e kane kthyer, ne nje biznes familjar, ku shqiptaret duhet te mbajne rradhen per tu shperblyer sipas kontributit partiak dhe jo sipas aftesive te tyre intelektuale.
    Ku nje thes miell, eshte me i vlefshem se vete dinjiteti juaj

    SALIUN E KA ZENE FRIKA E HAKMARRJES

    E ka zene frika e hakmarrjes popullore dhe nuk vonoi, hodhi ne sulm organizatat e dikurshme te rinise, sot me emrin MJAFT, per te bere protesten e rradhes, per ti percare shqiptaret dhe per ti dhene mesazhin nderkombetareve, SE JA NE JEMI DEMOKRATE ME STANDARTE PERENDIMORE, SHIKOI SI PROTESTOJNE SI QYTETARE OPOZITARET TANE, PRANDAJ MOS NA GJYKONI STANDARTET DEMOKRATIKE.

    TA ZHDUKIM QELBESIREN

    Kjo duhet te jete thirrja jone, per te cuar dinjitetin tone, si europiane.
    Lideret jaen ata qe po i kontribojne me shume lirise dhe demokracise se vertete europiane dhe keta lidere nuk mungojne, ata ne i njohim, i kemi pare qe pushteti i con falangat e veta, per ti mbyllur gojen me cdo mjet.
    Prandaj shqiptare, bashkohuni dhe filloni PRANVEREN SHQIPTARE, mos prisni lideret e partive opozitare, tju marrin si kukulla dhe tju japin urdhera se kur duan ata te protestohet, populli duhet te protestoje ku ska uje, qe lidereve si mungon, populli duhet te protestoje kur ska drita, qe lidereve si mungon, populli duhet te protestoje kur ska buke, qe lidereve si mungon, populli duhet te protestoje kur ska pune, qe liderve si mungon.
    Kemi shume arsye, per te protestuar, se ato arsye jetike per popullin, lideret i shohin vetem si mundesi per te mundur palen tjeter, ndersa ne i shohim si mundesi per te ndryshuar politiken antishqiptare.

    HAKMARRJA NDAJ BERISHES, duhet te filloje me PRANVEREN SHQIPTARE, nen thirrjen:

    TA ZHDUKIM QELBESIREN.

  23. banija01 says:

    Janaqis Dhimitraqis (heterogjenis)

    O Janaqis je vllahe dhe kujton se je greke?

    Cfare lidhje keni ju me greket kur gjuhen e nenes keni vllahishten.

    Nuk pash ndonje vllah te rrethit tim te me fliste greqisht para 90-es.

    Nga na dolet ju me grek nga greket.Mi quan shqiptaret -allvanose-.Deri dje nuk dinit asnje fjale greqisht dhe sot qe mesuat tre fjale i perdorni vend e pa vend.

    Cfare diskretitimi i kane bere “bashkekombasit” e tu amerikaneve qe te marin shumbull edhe “allvanoset”

    Qene amerikanet qe e shpune Greqine ne buze te gremines apo qeverite Greke qe e shpune Greqine ne kete gjendje?

    Me sa shohe o Janaq nuk e di mire greqishten dhe nuk i kupton lajmet.

  24. Ajet Delaj says:

    February 10, 2013

    MBESHTES QENDRIMIN E HONORABLE ARVIZU E INSTITUCIONEVE AMERIKANE.

    Qe Amerika ka qendruar prane popullit shqiptar qe nga Presidenti Wilson e deri tek Barack Obama jo vete dihet por kete e theksoje edhe Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton ne Parlamentin Shqiptar ne viziten e saje ne Tirane.
    Theksimi shpesh prane popullit shqiptar nga zyrtaret e te tera niveleve e ne kohe te ndryshme e zyrtareve Ameriikane nuk eshte as ngaterrese e as harrese .
    Anashkalimi i qellimshem i “Institucioneve” Shqiptare eshte tregues i qarte i Institucionet Amerikane se Amerika nuk mbeshtete veprimtarine kriminale te mafies shqiptare qe ka marre atributet e shtetit.
    Eshte artikuluar shume here me qellime dashakeqe deklerate a z Arvizu naten e 21 Janarit 2011 se Berisha eshte “burre shtetit” .
    Sille nga te duash, qellim mire apo qellim keq deklerata ka qene hapur per te ulur tensioned e per te kursyer gjak shqiptaresh duke konfirmuar edhe nje here se Amerika eshte ne krah te shqiptareve ne dite te mire e te keqe.
    Thirrja ime per tere bashkombasit e mi eshte qe te dergojme mesazhe mbeshtetje e solidarizimi me qendrimin e Ambasades Amerikane te Tiranes e Institucioneve Amerikane te diteve te fundit ne funksion te instalimit te drejtesise ne Shqiperi e ndaljen e bandes qe ka dale jasht kontrollit sic ka thene “New York Times”.
    Qeveria Amerikane ka qene me popullin Shqiptar e do jete me ne edhe ne qindra vjecaret qe do vijne theksoje Sekretarja Clinton e ne duhet te konirmojme solidaritetin e mbeshtetjen tone per aleancen Shqiptare-Amerikane si garancia me e fuqishme e triumfit te sistemit te vlerave edhe ne Shqiperine (post) komuniste.
    Populli shqiptar eshte populli me Pro-Amerikan i botes e fatekeqesiht kemi pasur e kemi qeveri Anti-Amerikane.
    Sali Berisha ka qene ne vazdimsi kunder Ambasadoreve Amerikane e nga Joseph Lake e deri te Ambasadori Arvizu.
    Une nuk mendoj se ka shqiptar qe nuk e kupton se cdo shqiptar qe eshte Anti- Amerikan eshte atomaikisht antishqiptar dhe po ashtu besoj se nuk eshte e rendesishme se cfare ngjyre ka ky antishqiptar , fondementalist islamik apo pjelle e filozofise pansllave apo e te dyja bashke me gjak bastard armik i betuar i kombit shqiptar.
    Shqiptar duhet te ndergjegjsohemi se vetem Zoti e Amerika munden realisht te na ndihmojne te arrijme ne perendimin e shume enderruar qe nga koha e Gjergj Kastriotit e sistemin e vlerave qe menduam se u nisem ne 90ten.
    Shqiptar duhet te zgjohemi se babai i Kombit tone ka thene se Kombet qe flene jane te destinuar te vdesin, e ne nuk e meritojme nje denim te tille.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

  25. ALBAN DEGA says:

    KUR HETOJNE VIGANET DRIDHEN TIRANET !

    FBI ESHTE MBRETI BOTEROR I HETIMIT… JO I GJYKIMIT ALA SALI KADAFI !

    – Nje arme mund te shkrehet pa dashje nje here e jo 11…. 28, 161 here… Aq me pak dhjetra arme te tilla! Aq me pak nje lukuni vrasesish te gardes pretoriane berishiane…

    – Kete e di edhe lopa e Vicidolit e gomari i Kadillit

    – Nga Alban Dega , nju Jork

    Shihni ku arrin injoranca, cinizmi, poshtersia, idiotizmi i Sali Kadafit dhe banditeve te tij si ky mjerani Fatbardh Vicidol Kadilli.
    Duke bere jo vetem kryekusarin dhe kryeekzekutorin, jo vetem kryehetuesin por edhe kryegjykatesin suprem njesoj si bosi i vet Berisha, ushtari i keq Shvejk i Sales, Kadilli akuzoi prokurorine se orvatet idiotesisht per te keqinterpretuar rezultatin e hetimeve te FBI-se amerikane.
    Raporti i hetimit te FBI-se deklaron ky idiot me licence berishiane nuk thote se vrasjet e 21 janarit 2011 ishin bere me dashje!
    Cka mendon Kadilli dhe krye-ekzekutori i 21 janarit Berisha se FBI-ja eshte policia dhe strukturat paralele te Padrinos shqiptar, qe ben edhe Diellin edhe shiun, edhe jeten edhe vdekjen!?
    Injorance totale!
    Idiotizem suprem!
    Ligesi madhore!
    Cinizem i paskajshem!
    Raporti i shkelqyer i syshqiponjave amerikane te FBI-se zbulon vrasesin, zbulon sa here eshte qelluar prej revoles se kryegardistit Ndreu, zbulon nderrimin e tytes dhe demtimin e gjilperes se armes vdekjeprurese te ekzekutorit te urdheruar nga kryekzekutori Berisha me 21 janar 2011.
    Ketu mbaron funksioni, detyra ligjore e hetimit serioz dhe super- profesional te FBI-se. Akuza per vrasje eshte e stervertetuar shkencerisht e ligjerisht.
    Tani e merr fjalen organi i Prokurorise per te pergatitur pretencen per vrasesit fizike dhe urdheruesit e vrasjeve, per autoret dhe per regjizoret e ketij krimi te mirefillte kunder njerezimit.
    Vendimin ligjor, ndeshkimin nuk e jep as hetuesia dhe as prokuroria.
    Ate e jep gjykata ligjore, shteti ligjor, drejtesia e munguar dhe sakatuar sot per sot nga mujshani despotik Berisha.
    Ndersa kryehetuesi, krye- mashtruesi, krye-ekzekutori, krye- kusari, krye vrastari Berisha vazhdon te kercenoje, te vonoje, te sabotoje, te pengoje drejtesine shqiptare, sic ka vepruar ne qindra raste tash e gati 21 vjet vjet per te shpetuar lekuren, karriken, kusarine dhe vrastarine e sterprovuar te tij qysh prej 2 prillit 1991 e deri sot !
    Mision i pamundur!
    Nuk futet minarja ne thes, thote sovrani. Eshte me kollaj te futesh jo vetem minaren, por edhe xhamine ne thes se te vertetosh se kryegardistet Ndreu, Llupo… dhe krye-ekzekutori Berisha hapen zjarr pa dashje me arme luftarake e plumba luftarake me dhjetra e qindra here kunder nje turme dhjetra mijeshe per te perkedhelur, per te ledhatuar protestuesit e pafajshem te 21 janarit 2011.
    Edhe lopa e Vicidolit apo gomari i Kadillit e dine se arma dhe plumbi e shkrehur prej saj kunder nje personi e jo me kunder nje turme te tere vret… Nje arme e jo dhjetra te tilla mund te shkrehet pa dashje nje e vetem nje here e jo 11, 32… e 161 here!
    Mos valle edhe nderrimi i tytes se armes vrastare, mos valle edhe demtimi i gjilperes vrastare ishte “pa dashje”!?
    Mos valle edhe urdheri i krye-ekzekutorit Berisha e zevendesit te tij Basha ishte dhene pa dashje!
    Nje alibi mjerane e nje qevezie vrastare e kusare, qe rendon edhe me shume akuzen per vrasje! I shton kesaj akuze edhe te pakten dy- tre akuza te tjera mjavft te renda: tentative per fshehjen e krimit te rend ete vrasjes , keqinterpretim ligjor te hetimit dhe shmangje te drejtesise !
    Nuk futet minarja ne thes! Aq me pak “xhamia” e krimit dhe terrorit shteteror berishian me seli vetem pak metra nga Xhamia e Ethem Beut, me seli ne zyren e kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha!

    SHENIM: KY SHKRIM ESHTE SHKRUAR DHE BOTUAR PER HERE TE PARE ME 19 JANAR 2012 RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje