Urgjenca e çmontimit të demokraturës

10 Shkurt 2013, 20:54Editorial TEMA

Nga Arben Manaj

Nëse e vini re me kujdes, gjithë burimi i tensionimeve ekstreme  politike në Shqipëri ka një lidhje të pamohueshme dhe organike me vendime gjyqësore, qofshi ato të karakterit penal apo edhe zgjedhor.

Drejtësia, si koncept dhe dhënia e saj në dhe përmjet institucioneve të ligjit, presupozohet se do të ishte garancia më e madhe e çdo të drejte njerëzore dhe politike, për më tepër në një sistem demokratik, pasi në ato totalitaret, qoftë një parti sunduese, përjashtuese e të tjerave apo një autokrat demokrat, si në Rusi, p.sh, mbivendoset arbitrarisht ndaj çdo vullneti politik dhe juridik në vend, në çdo hap të këtyre institucioneve të pavarura vetëm formalisht dhe në letër.

Shqipëria zyrtarisht është pjesë e kombeve dhe vendeve që aplikojnë parimet demokratike të funksionimit të gjithçkaje në shoqërinë e saj dhe në të gjitha aspektet e jetës.

Zyrtarisht them, pasi praktikisht, gjendja është skandaloze dhe burimi i të gjitha të këqijave, ose jorgani i çdo të keqe të prodhuar nga pushteti politik i ditës.

E tillë është ngjashmëria edhe në disa vende problematike të ish- Lindjes komuniste, ku mendjet malinje të ish- komunizmit të retushuar ende janë në pushtet edhe pse të zgjedhur demokratikisht apo përmes procesesh të diskutueshme, i kanë zënë pusi Perëndimit demokratik dhe ndonjëherë naiv, kur mendonin se elitat politike në këto vende mund të shndërroheshin brenda natës nga ekipe futbollistësh profesionist në skuadra basketbollistësh po profesionistë.

Në Shqipëri njeriu që ekskluzivisht po e shfrytëzon dhe ka punuar nën rrogoz, dhe i duhet njohur merita, por mjeshtërisht, kur të tjerët flinin gjumë mbi dafinat e demokracisë, është kryeministri aktual, i cili pas mashtrimit dhe mega-demagogjisë së dytë që u bëri shqiptarëve në 2005-ën, ka punuar sistematikisht dhe me një “road map” të detajuar për të instaluar në sistemin shqiptar të drejtësisë njerëzit e vet si dhe krijimin e infrastrukturës së nevojshme ligjore, që do t’i shërbente qëllimeve të tij për mbajtjen sa më gjatë të pushtetit dhe bëmave të tij, nënprodukt vullnetesh të deformuara.

Kundërshtarët e tij edhe mund ta kenë kuptuar një pjesë të kësaj strategjie, apo dhe bashkëpunuar mendjeshkurtësisht, por që menduan se ajo mund tu hynte edhe atyre në punë, po në objektivin e tyre për ta mbajtur pushtetin.

Praktikisht kjo infrastrukture ligjore dhe kapje institucionesh të drejtësisë po i konvenon dhe e ndihmon në nënshtrimin total të shtetit dhe shoqërisë anemike shqiptare, njeriut që drejton sot qeverinë, plus patericave të tij transgresive politike.

Sado vetëtimthi të shikosh të gjitha vendimet kontraverse për çështjet më të bujshme politike, por edhe elektorale në Shqipëri, nuk lipset dhe duhet të jesh shkencëtar hapësinor të kuptosh se vendimet tërhiqen vetëm nga fusha magnetike e qeverisë dhe njerëzve të saj.

Të gjitha vendimet e mëdha të gjyqësorit, që janë të lidhura me politikën, kanë qenë kokëfortësisht në favor dhe skandalozisht pa ju dridhur qerpiku, në funksion të pushtetmbajtjes së sotme.

Aq me tepër vendimet e karakterit dhe sfidat elektorale, duke ndikuar rrjedhimisht sa në minimin dhe shkatërrimin e besimit të qytetarëve për zgjedhje normale dhe paprekshmëri vote, aq edhe në krijimin e një demokrature e bazuar në vendime gjyqësore institucionesh, që presupozohet se me ligj, do të duhet të jenë të pavarura dhe arbitra, jo partizan palësh në konflikt demokratik.

Ky shqetësim bëhet akoma më prezent, jo vetëm nga 21 janari i famshëm dhe famëkeq, por edhe në pritje të 23 qershorit të ardhshëm, ku padyshim kjo vegël qorre politike, pritet siç edhe ka filluar të shërbejë më shumë se kurrë, në deformime të mundshme vullnetesh popullore politike.

Berisha tinzarisht e kanalizon çdo mëkat politik dhe elektoral nëpër hullira ligjore, duke shfrytëzuar shtigjet e hapura prej tij dhe të ruajtura më pas prej snajperësh ligjorë të instaluar po prej tij në krye të godinave kryesore të drejtësisë shqiptare.

Sfida është se si mund të shmanget dhe eliminohet kjo paradigmë shqiptare e ruajtjes së pushtetit dhe mosndëshkueshmërisë, e cila shërben si reanimatori demokratik në fasadë i një pushteti terminal.

Kjo është një detyrë e madhe kolosale shtëpie e njerëzve të ndershëm të ligjit në Shqipëri, të cilët do të duhet të projektojnë kodet më efikase për dekriptimin dhe çmontimin e këtij sistemi, që praktikisht del mbi të gjitha pushtetet dhe vullnetin absolut të sovranit me qëllim që çdo pushtet dhe opozite në të ardhmen, dhe çdo palë e dëmtuar apo e paditur në Shqipëri, të kenë mundësinë dhe të drejtën demokratike për zgjidhje konfliktesh përmes institucioneve ligjore dhe kurrsesi të mos gjejnë tek njerëzit e këtyre institucioneve “avokatët e djallit”, por avokatë që do i thonë engjëllit engjëll, e djallit djall.

Demontimi i demokraturës që mbahet në këmbë nga drejtësia e kapur në çdo nivel dhe e financuar me fonde ndërkombëtare dhe lokale për tu reformuar, është një urgjencë kombëtare, nëse kërkohet që demokracia funksionuese shqiptare të këtë shanse mbijetese afatgjatë, si sistem universal vlerash.

39 komente në “Urgjenca e çmontimit të demokraturës”

  1. Sali says:

    Shume flm shoku Arben! O ta dime shume per nder kur te mbarojme zgjedhjet!

  2. mike says:

    Shkrim i goditur, mëse i saktë. Demokratura do të mund të çmontohet nëse shoqëria jonë fillon të edukohet dhe civilizohet, të kërkoje të drejtat e saj dhe punojë çdo ditë për to, dhe jo të dalë në protesta vetëm kur i thërrasin partite politike. Kur shoqëria jonë të kuptojë dhe luftojë kundër çmontimit të “serverit” politik nëpërmjet të cilit kalon punësimi në sektorin publik, dhe së fundmi edhe në atë privat, drejtesia, zbatimi i ligjit, edukimi, shëndetësia dhe gjithçka në jetën e përditëshme (madje uji dhe ajri), atëherë do të shikojmë fillimet e një demokracie të vërtetë. Nëse nuk punojmë në këtë drejtim, me këtë shoqëri anemike dhe gjysëm të kalbur, edhe kreu i opozitës po të vijë ne pushtet do të bëhet më keq se ky që është aktualisht.

    1. fl says:

      Parimisht jame shume dakort. Nuk ka se si te jete ndryshe per mua

    2. specialisti77 says:

      i ke rene pikes shoku. askush vret mendjen per degradimin moral te shoqerise sone ne pergjithesi dhe te rinise ne vecanti,askush sensibilizon, informon, edukon publikun se c`fare jane praktikat baze te demokracise llogari kerkimi dhe llogari dhenia etj.politikanet tane duan vetem te ruajne kolltuqet njehere qe jane siper.

  3. DAUT SKELA, VLORE says:

    Nëse e vini re me kujdes, gjithë burimi i tensionimeve ekstreme politike në Shqipëri ka një lidhje të pamohueshme dhe organike me …
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html

  4. Genci Sadiku says:

    Zoti Aeben!
    Te gjithe e dine se i vetmi njeri qe na ka prishur dhe vazhdon te na prish gjithe imazhin dhe rrugen e demokracise eshte vetem Sali Berisha.Une vetem nje gje nuk kuptoje Si ka mundesi qe ai njeri te mos pyesi per Arvizun,Fylen,KE,BE,NATON et.SHqipetare! Mos prisni te kemi zgjedhje te rregullta me kete malok qe kemi si Kryeminister.Z.Arvizu krijo me format e tua nje mundesi qe zgjedhjet te behen pa Saliun dhe do shikosh qe do jene me te mirat qe jane zhvilluar deri me sot.Nqs nuk e krijon kete mundesi atehere ju jini shkaktari dhe mbeshtetesi kryesor qe

  5. bashkimi says:

    Shqiptare te dashur,silluni me kete horr ashtu si sillen popujt e civilizuar me politikanet e papergjegjshem,thjesht flakeni.Ky kur vjedh qesh kur vret qesh,ky nuk ndalet se qeshuri pa e ndalur ju.Thjesht nese ky njeri vazhdon te ju qeverise tashme behet fjale per identitetin tuaj,e them kete me dhembje.

    1. Sofokliu says:

      Personalisht e respektoj z.manaj pasi kap tema decizive Dhe I trajton me Nje llogjik te ftohte Dhe te sakte ! Kjo teme Eshte kyci I pushtetiit berishian.

  6. Komiteti organizator says:

    Ne Komiteti Organizator, ju kerkojme ju zoti Mero Baze, te jeni udheheqesi jone per liri dhe demokraci, te merrni persiper si deri me sot, nje detyre qe nuk eshte e lehte por qe eshte rruga e vetme, per te risjelle ligj dhe demokraci, aq shume te kerkuar nga shumica shqiptare.
    Kemi besim tek ty, per shume arsye, por qe kryesorja eshte qe nuk beni kompromis, me pushtetin per nje kocke me teper, sic shohim shume politikane bastarde dhe te ashtuajtur intelektuale bastarde.
    Ke dhene prova te pakundershtueshme, qe para dinjitetit tuaj nuk ju hyn ne sy as paraja dhe as pushteti dhe kjo eshte arsyeja kryesore qe ne ju kerkojme qe te merrni ne dore drejtimin e protestave ne Shqiperi, nen siglen:

    PRANVERA SHQIPTARE

    Kerkojme mendimin tuaj dhe ne kemi per detyre qe te ngrejme popullin ne kembe, se po shohim se partite politike, sipas interesave te tyre partiake, po e lene kete popull, ne nje skamje dhe erresire te plote, gje qe ne shqiptaret se pranojme dhe do te luftojme per dinjitetin tone, ta veme ne ne vend, jo sipas deklaratave te ambasadoreve dhe politikaneve tane dallkauke.

    Mos e neglizhoni, behuni lideri i PRANVERES SHQIPTARE dhe ne do te jemi krah teje dhe do te jemi shume.

    I bejme thirrje edhe komentuesve te tjere, qe i dhemb Shqiperia, ti bashkangjiten kesaj kerkese, te ofrojne edhe miqte e tyre qe nuk jane pjese e kesaj faqeje dhe te fillojme PRANVEREN SHQIPTARE, Koha nuk pret.

  7. gjergji usa says:

    Megjithese A.Manaj eshte konfirmuar me shkrimet e tij nje nga analistet me te europianizuar ne mediat shqiptare shikohet me keqardhje se niveli i tij ne kete editorial le shume per te deshiruar kur adrenalina politike ne shqiperi ka arritur shkallen maksimale.

    Ajo qe vihet re eshte nje gjuhe e rrumbullakosur dhe jo e drejte perdrejte dhe me e keqja duke perjashtuar faktorin nderkombetar si shkakun nr 1 te kesaj gjendje perverse qe eshte bere si jete normale ne ate vend.Pa perjashtuar dhe rolin impotent dhe bashfajtor te opozites qaramane ku arrin deri ne ate absurditet sa i vetmi aksion i opozites per 21 janarin ishte mendimi i Erion Braces te lyente me boje te kuqe gjykaten e Tiranes.

    Kam pershtypjen se analiste si arben manaj,andi bushati etj etj kane nje lloj autocensure ne shkrimet e tyre pasi ne nje fare menyre duke qene te lidhur me figura te ish sitemit te kaluar reflektojne nje ndjenje faji dhe nuk tregohen te sinqerte per te thene te verteten 100%
    se fillojne emertimet si enveriste,komuniste etj etj
    Jo i nderuar Arben mos kini frike nga e kaluara juaj.Me te vertete ishte nje sistem qe kishte nje dogme te gabuar por u punua aq shume ne ato vite sa qe nuk ka gop some ti hedhi poshte.

    Pikerisht monstra e lugut te zi SRB jo vetem qe nuk ka takat te ngreje vepra dhe transformime si ne sistemin e kaluar por edhe pse ka marre borxhe maramendese nuk mund te menaxhoje mirembajtjen e tyre biles kane deshtuar totalisht dhe ne shitjet e resurseve strategjike edhe pse jane antikombetare.

    Sa tradheti,sa vrasje,sa poshtersi,sa vjedhje,sa pabesi,sa poshtrime qe ka bere SRB nuk mund te krahesohen me sistemin e kaluar qe ne e quajme diktature.Ky sistem i SRB sot quhet MONSTRATURE dhe duhet shkulur nga rrenjet dhe jo te pritet te rrezohet me vota ne 2013
    sipas recetave te ambasadoreve qe ju me te drejte i quani kellefe njeperdorimsh.

    Arben Manaj duket shume kontradiktor kur ne tere shkrimin e paraqet SRB si PERBINDESH qe ka gllaberuar te gjitha pushtetet dhe nga ana tjeter predikon realizimin e “detyrave te shtepise” nga shqiptaret e ndershem.Kanceri SRB nuk mund te luftohet me aspirinat qe propozon Ben Manaj por duhet “Emergency surgery”

    Ne kushtet e nje opozite “out the order” dhe te nje invazioni dipllomatik qe mbizoteron ne kete vend eshte detyre atdhetare e analisteve dhe gazetareve si Manaj,Baze,Bushati,Hasani,Stefani,Hila dhe qindra te tjere te kerkojne doreheqjen e SRB dhe krijimin e nje qeverie teknike.Kerkimi i doreheqjes per nje K/Meshte nje kulture demokratike e realizuar me dhjetra here qe nga USA,Italia,Greqia etj.
    Eshte tragjike qe per SRB qe ka kryer dhjetra veprime antishqiptare qe duhej te ishte ne burg TE MOS KERKOHET DOREHEQJA E TIJ.

    Perse ka frike Arben Manaj ,Mero Baze dhe qindra kolege te tyre ta argumentojne dhe te kerkojne doreheqjen pa kushte te SRB para votimeve dhe krijimin e nje qeverie teknike ??Kjo eshte Urgjenca e çmontimit të demonkraturës qe zoti Manaj “ka turp” ta thote hapur.

    1. anticensurë says:

      gjergj,
      “Perse ka frike Arben Manaj ,Mero Baze dhe qindra kolege te tyre ta argumentojne dhe te kerkojne doreheqjen pa kushte te SRB”
      anjëri prej këtyre që ti përmënd nuk mund të kërkojë dorheqjen e SRBs!ata mund ta kërkojnë shprehimisht por jo ligjërisht!e vetmja gjë që mund të bëjnë është nxitja për të kërkuar dorheqjen e SRBs!nxitja i duhet bërë kundërshtarëve të tij!opozita duhet kritikuar për mungesën e inisiativës për të bërë një gjë të tillë!kërkesën e dorheqjes!
      shumë,debila,mendojnë se një dështim në këtë rast do të ishte një “humbje” për opozitën!
      aspak!çdo dështim është në të njëjtën kohë një fitore!
      opozita do të shihte ku janë anët e dobta të saj për dështimin!
      me përjashtim të disa rasteve të veçanta,opozita nuk është kritikuar!në rastet e kritikës,ka qënë shumë e rrumbullakuar dhe pa vazhdim!të gjithë mendojnë se të mbash me arrna “mollën e kuqe”të krimbur bërënda,është një fitore,ose do të të çojë në fitore!e gabuar!sot opozita(kryesia) është në një gjëndje të mjeruar!e përçarë në një masë të tillë sa nuk mund të mendohet!e para janë partitë rreth saj janë një konglomerat rrëmuje që shkojnë e vijnë në grupim sipas leverdisë!nuk kanë asnjë interes popullor e asnjë interes shtetëror!brënda PSsë është një përçarje e mbajtur bashkuar me mashtrime me friksime me tyrrli manovrash të errëta!
      një parti,një lider politik që ka popullin pas nuk duhet të friksohet të bëjë një pastrim total të kryesisë së vetë.
      kryetari dhe kryesia e PSsë si duken të dhënat nuk kanë asnjë interes të mbështeten në popull!intersi personal i bën të kërkojnë një rrotacion,hadutësh!ata nuk kanë ndërmënd një ndryshim për shqipërinë!dëshira për ndryshim do të bënte të kërkonin mbështetjen e popullit dhe jo të bënin llogari me gishta nën tavolinë!duke llogaritur krimbat që mbajnë brënda mollës së kalbur!po të deshin ndryshim do të kishin pastruar ata dhe do të kishin dëshirë ti mësonin popullit që të jetë gati püer tu ngritur ndaj çdo padrejtësie që i bëhet!kundër kujtdo qoftë!

      1. Richard Nixon, says:

        E ke gabim ti zotni me emrin anticensure !
        Media ,gazetat , tv, dhe interneti sot ne gjithe boten jane me te fuqishem se kurre.Pas legjislativit,egzekutivit dhe gjyqsorit mediumet jane pushteti i katert ne demokraci dhe ndoshta me i fuqishmi nqs ka gazetare te guximshem dhe kurajoze.
        Edhe mua me teper ma futen gazetaret se sa kundershtaret.
        Ja lexoje nje cike ketu poshte nqs di pak anglisht…
        ”’The Watergate scandal was a political scandal that occurred in the United States in the 1970s as a result of the June 1972 break-in at the Democratic National Committee headquarters at the Watergate office complex in Washington, D.C., and the Nixon administration’s attempted cover-up of its involvement. The scandal eventually led to the resignation of Richard Nixon, the President of the United States, on August 9, 1974, the only resignation of a U.S. President. The scandal also resulted in the indictment, trial, conviction and incarceration of 43 people, including dozens of Nixon’s top administration officials.””

        1. anticensurë says:

          o riçi,
          nuk po diskutoj për demokracitë!!!
          po flas për shqipërinë!pavarsisht forcës së medias ose “pushtetit” të saj,ajo nuk mund të paraqesë provat në gjyq!ajo nuk mund të gjykojë dhe dënojë me provat e mbledhura!media mund të hapër rrugën për të hetuar një çështje!
          gjithashtu media mund të nxisë popullin,por nuk mund të dalë në krye të demostratës!!!
          prandaj o riçi mos i ngatërro gjërat!gazetari nqs se del në demostratë del si njeri i thjeshtë,kurse politikani del si udhëheqës politik!
          provën që sjell gazetari duhet ta vërtetojë prokurori pastaj të shkojë në sallë të gjyqit!
          gazetari mund të nxisë me shkrimet e tij si popullin dhe politikën për të vepruar!

          1. Richard Nixon says:

            Shpreh simpatine per kembenguljen dhe vullnetin qe tregoni ne keto kohe te veshtira dhe poshteruese per kombin.Por nuk mund te ndihmosh shoqerine dhe opinioni shqiptar me kaq shume komente dhe kunder-komente qe beni sepse afro cereku i tyre mbajne vulen tuaj dhe eshte minus per ty.Mundohu te hysh ne esencen e cdo komentuesi dhe mos shiko gjerat anesore.
            Ideja ime ne mikrokomentin e mesiperm eshte qe Mero Baze me shoket e tij virtuoze te pakten te artikulojne ne shkrimet e tyre doreheqjen e berishes se jo vetem meriton ate por dhe burgim te perjetshem pak e ka .Kerkoj me minimalen prej tyre dhe jo te marrin “hunjt” dhe te shkojne te kulla e kryemalcorit.
            Ti e kuptove qe *tronditja* e zotit arvizu ishte nje show qe ai po e luan per here te dhjete dhe akoma zoti Manaj i bie nga Kina per te shkuar ne Vicidol duke besuar akoma te profeti arvizu dhe shenjtori volfarth
            Po e mbyll duke shprehur besim ne mirekuptimin tuaj.

            1. anticensurë says:

              riçi,
              unë e di se nuk jam “kutija e mëndjes”!unë shpreh mendimi tim,kuptohet se mendoj që është i drejtë,në del minus a plus,pak rëndësi ka!që të dyja janë të mira!mësohet nga plusi,duke mbajtur të njëtin ritëm,po ashtu dhe nga minusi,kritika konstruktive të bën të mësosh!
              në esencën e shkrimit të gjergjit hyra dhe shpjegova pikvështrimin tim për atë që tha ai!pavarsisht shkrimeve të shkëlqyera të tij,në këtë shkrim unë mendoj se ka kërkuar një gjë që nuk është për njerëzit e duhur!dorheqjen e kryeminis,presidentit a kujdoqoftë nuk mund ta kërkojnë gazetarët!ata mund të sjellin informacionin,të japin opinionin por nuk mund të kërkojnë dorheqje!nuk është se i ndalon kush,të kuptohemi!si nuk më ndalon mua dhe ty!dhe ne mund të kërkojmë të njëjtën gjë,por besoj se e di se sa vlerë mund të ketë!
              sa për berishën,ai duhet të ishte në burg që nga ’97,dhe duhet të dilte afërsisht ditën që të kishte hyrë në kasën e drunjtë!në rastin më të mirë!në më të keqin,gadafi duhet të ishte i dyti!!
              flm për komentin,replika e pastër sjell gjitnjë mirkuptim!

  8. GjonMAZO says:

    O Arben,

    Burimi i tensioneve politike në Shqipëri është loja që bëhet me një portë, sepse nuk ka popull; popullin e ka asgjësuar klika komunisto-kominternase nga 1945 gjer më tani. Nuk kam parë në histori të njerëzimit ngrehinë të qëndrojë pa themele…

  9. anticensurë says:

    vlera e “3 ditshit” u vërtetua dhe njëherë
    pas dy shkrimeve të bazes
    “Letër Anës!”dhe “Berisha dënon “21 Janarin e SHBA”!”
    dhe shkrimit të hasanit
    “Tronditja nga Askushi”
    tonditja e dytë pas 21 janarit,masakrës berishjane,kaloi në plan të dytë!
    PSja tha se do të shqyrtojnë mundësinë për veprime demostrative!besoj nga vera kur të ngrohet koha,për momentin është ftohtë dhe deri në fund të marsit mendohet,sipas meterellogëve do të jetë freskët,küeshtu që nga prilli e tutje mund të bëhet diçka!
    kështu populli shqiptar me kujtesën 3 ditore hyn në radhën e alchaimerit,e popujve të halcajmerizuar!
    komentuesit e tredhur,jo të gjithë fillojnë e thurrin lavde për editorialët e radhës bile shkruajnë fjali pa kuptim deri në idjote si”Te gjithe e dine se i vetmi njeri qe na ka prishur dhe vazhdon te na prish gjithe imazhin dhe rrugen e demokracise eshte vetem Sali Berisha.”në sqipërinë diktatoriale vëllezërit tanë komentues flasin për prishjen e pamjes(imazhit)demokratik!thjeshtë si shprehje është e trashë sepse i intereson pamja jo përmbajtja!pamja demokratike ka rëndëi dh e jo përmbajtja demokrtike,qënja demokratioke!dhe unë ri e çaj dërrasa për gjëra koti!e kanë shumë mirë një pjesë e komentuesve që nuk e mearrin mundimin të shkruajnë!
    manaj që të dal pak nga rrjedha e lavdërimeve të komentuesve të mëparshëm,po të them se ke shkruar diçka,ke shkruar të zezë mbi të bardhë!por asgjë më tepër!material mbushës!njëloj si në paketimet për trasport!mbushet kutija për të mbrojtur mallin!pavarsisht se ke përmëndur gjykatën dhe 21 janaritn nuk kuptova gjë tjetër!asnjë lloj mesazhi,poërmbajtjeje!të paktën për situatën që jemi!

    1. Snowman says:

      Nuk Mendoj si ndonje komentues si gjergjusa se Manaj ka kompleks Nga e kaluara e prinderve te tij! Eshte pa lidhje! Ai ngre problemin me madhor te shoqerise qe Eshte vjedh ja permes rrugeve ligjor e qe Ben Berisha me shqiperi Dhe nje thirrje per doreheqje Nuk ndryshon asgje jo Manaj baze e co ta Bej por Edhe opozita! Eshte jo realiste disa muaj perpara zgjedhjeve! Kapja e drejtesise Eshte kanseri shqiptar kapur me te drejte Nga autori! Flm

    2. tefa says:

      replike me anticensuren. mesazhi qe ju thoni se nuk e kuptoni ose nuk ka, eshte aty dhe i qarte. cmontoni drejtesine e kapur qe cfaredo qe dhe kedo te votoni ju, serish do mbaj ne pushtete sali berishen. nese nuk e beni kete nuk ka per t pas demorkaci te vertete ne shqiperi por ndryhsim brutal vullnetesh politike te svrabit popull. me qarte sak si e thote. eshte i zgjuar kendveshtrimi i manajt dhe kjo eshte nyja gordiane qe duhet prere i dashur. ai te vjedh votat dhe te nxerr te pafajshme vraesit etj etj qe mund te kete ndermned te bej. sasehnka dhe toma do jene me te reneishme se paralmenti dhe cdo institucion tjter ne shiperi dhe populli do jete nje budall qe shkon e voton e sashenka dhe toma do ndryhsojne voten tende dhe time. me qarte sk ku vete . respkete

      1. anticensurë says:

        tefta nga manaj kam kuptauar pak por nga shkrimi tënd kam kuptuar dhe më pak!më vjen keq për injorancën time,por ka mundësi të shprehesh më thjeshtë për mua???

        1. tefta says:

          Anticensure! qenka rats pa shprese athere nese nuk kupton gjera qe jane kaq te shprehura qarte. lere kete muhabet fare me mire. tung

          1. anticensurë says:

            tefta pa dashur të hy në një polemikë boshe,po të them një fakt të thjeshtë!
            “nuk është i dobët ai që nuk kupton,por ai që nuk di të shpjegojë”!
            ti më përgjigjesh me një përgjigje tipike retorike që nuk shpjegon asgjë nga ajo që unë të kërkova!ti si të duash tefta,në daç lëre në daç vazhdoje,për mua nuk është me rrëndësi!unë vazhdoj të qëndroj në injorancën time!ti po pate dëshirë të më bindësh të dal nga kjo injorancë,vazhdoje,përndryshe lëre!nëse e vazhdon përpiqu të më bndësh thjeshtë dhe saktë!jo me shkrinja të zeza mbi fushë të bardhë!shkronjat e zeza mbi të bardhë mund ti shkruaj gjithkush,mendimet jo të gjithë dinë ti hedhin në të bardhë!

            1. trust-no1 says:

              Anticensure! Pergezime per durimin tend per te vazhduar ne kete fryme. Mua per vete me ka sosur. Shoh edhe qe shume te tjereve gjithashtu. Ndryshimi qe duam e presim per fat te keq po perkthehet vetem si ndryshim emrash. Askush nuk ve gishtin ne plage ( flas per ata qe kane me shume mundesi sesa komentet qe bejme une e ti ne keto blogje). Vertete. Kaloi dhe trediteshi. Mbesim ne pritje te vendimit te Apelit. Por atehere trediteshi do jete edhe me i shkurter.

              1. anticensurë says:

                apel në këtë rast mund të përkëthehet tjeshtë,”prit gomar të mbijë bar”!thjeshtë një karamele për të gënjyer popullin qumështor shqiptar!
                sa për durimin!? njeriu bën atë që mundet!për momentin kaq mund të bëj,më vonë të shohim!
                pavarsisht kostos që më ka kushtuar dhe vazhdon të më kushtojë!vetë mero është një nga kostot ka filluar një farë bojkoti!

  10. viktor hoti says:

    per z.Genci Sadiku: Pyetja qe shtroni;Si ka mundesi …! muk mund te marre zgjidhje vetem me “zgjedhjet” kjo sepse gjate ketyre 22 vjateve kemi pas rotacione majtas e djathtas e prap ne thelb e njejta situate. KJo dote thote se nje apo dy kane rendesi te madhe por nuk eshte e keqia thjeshte tek atat. Opozita nuk duhet te luftoje thjeshte e vetem per rrezimin e kesaj qeveria por duhet te programoje e te binde njerzit se nuk do perfundojme atje ku e nisem jo me programe te pergjithshme deklarative por me percaktimin e rrugeve e masave konkrete per kete strategji.
    Sa i perket habise se zotit Genc i them se shqiptari per qindra vjet ka qene mesuar me individe prijes, nga skenderbeu , tek ali pasha, nga zogoli tek enver hoxha e se fundi tek Sala.Kjo i eshte ngulur shqiptarit ne kocke “Nuk jane partite qe besohen nga katundi” .Duhet permbysur kjo psikologji viktor Hoti

    viktor hoti

  11. H. Malo says:

    Z. Manaj; Ju né krye té shkrimit e quani meté drejté regjimin e Saliut
    Demokraturé, e mépas gjithé analiza juaj béhet mbi ide té zbatueshme né
    demokraci. Pra: kala mbi réré. Diktaturat, i dashur, nuk njohin llogjiké, moral apo drejtési; sepse nuk njohin ligj. Té gjithé diktatorét, kudo qé ndodhen njohin vetém njé gjuhé: gjuhén e forcés.

    1. AHA says:

      shikoni, Manaj i bije pak anash por ideja kryesore qendron;METASTAZAT E BERISHJANIZMIT kane zaptuar sistemin e drejtesise e keshtu krijohet diktatura nepermjet manipulimit te drejtesise ,eshte ne se mund te bej nje krahasim si nje rrembim aeroplani me terroriste ne kabinen e pilotit qe i kane vene tyten e armes ne koke pilotit e ky nuk ka nga ja mban!Berisha ka mundur ti” mballose “ligjerisht pa ju dridhur qerpiku te gjitha bemat e tij e ka shpikur edhe termin DEMOKRACI FUNKSIONALE pra nuk mund te themi qe eshte perfekte por funksionon duke i vene ne siklet evropianet e duke u justifikuar me “zbatimin e ligjit”ne nje vend post komunist qe nenkupton edhe nje kercenim te heshtur per trazira ,nuk eshte e thjeshte ,…etj,etj!Ne fakt eshte shume e thjeshte ,edhe bufi e di qe sistemi demokratik nuk ka asgje te komplikuar,ne rrenje te fjales demokraci qendron populli,pra vendos populli e popull ne nje mendje nuk ka keshtu qe do te thote mirekuptim,mareveshje ,leshim ose ne gjuhen e sotme politike KONSENSUS fjale qe behet e huaj kur degjon shfryrjet ,talljet live ,ofendimet personale me nje paburreri te pashembullt qe ngadale po cimentohet si sjellje normale jo vetem ne politike por edhe ne shoqeri.Me pak fjale sistemi gjyqesor eshte komplet i kapur e sic e beri nje here vjedhjen me mbeshtetjen e ketij gjyqesori kush mund ta ndaloje ta beje perseri?

  12. Tepelena says:

    O i biri komunistit fanatik shokut Ali Mano,babai juaj ka mare strehim politik ne Angli,se pse ja ka dhene Anglia?www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    1. anticensurë says:

      e pastaj???
      o karaduz tepelene!!!
      ty ta mbushin më shumë mëndjen përrallat me mbret të agim(diks)hamitit me 24 dedektivët e tij se ky artikull i arben manajt!!
      nuk është faji tënd je akoma në gjumë!pavarsisht se je karaduz tepelene vazhdon të bësh gjumë berati!!!!

  13. sociologu says:

    ARBEN SHPETIMTARI.

    A.Manaj qenka zgjuar
    nga gjumi i letargjise
    pas dekadash ka kuptuar
    kancerin e allbanise
    koke e madhe ky arbeni
    si kofini pas te vjeli
    me se fundi e kuptoi
    gjithe vatanin e shpetoi
    shqipetaret u cliruan
    gjithe pronat i fituan
    arbeni i normalizoi
    nga semundjet i sheroi
    po ku ishe mor arben
    njezet e dy vite
    me kete mencuri
    ne drite na qite
    arbeni do lavderuar
    ne pozite per ta graduar
    kryeminister ta bejme
    semundjen e percaktoi
    allbanine e shpetoi
    koke e madhe je arben
    pse kaq von u kujtove
    mendja jote po shkelqen
    politiken normalizove
    o burra shqiptare
    arbenin te degjojme
    nje sahat e me pare
    idete t’ja zbatojme.

    1. antropollogu says:

      O sociollog, paske dell paske, nuk qenke keq per bejte.

      arbeni meqe ti ke qene ne gjume i dashur po ta them un ku ka qene 22 vjet?

      Ka qene ne BBC cdo dite duke te fol ty o vic, po ti ske dash ta degjosh.Pyet saliun tend? Ka qene audio tani e ke edhe me shkrim.

      Sociollog o biri im
      qenke bere per aferim
      gamur ti e gamur kush tvuni
      ne qershor valon druni

      hajd ne te gruas se sociollogut

  14. frenk says:

    Te jep mend kelyshi I kuq I sekretarit te pare te partise se punes se Hoxhes!E keqja e te gjithave te keqijave qe po perjeton ky vend e ka burimin te komunizmi I tyt eti, te diktatura me mizore ne Lindje, pjese e se ciles eshte yt at, I cili jeton sot me ty ne Londren kapitaliste qe e shau 50 vjet. Nuk duam mend nga soji juaj I ngjizur dhe rritur me krime.

    1. Frenk ballisti, komunistin e ke ne krye te qeverise o derr, qe 22 vjet nga rrenia e komunizimit dhisni e shikoni prapa, se e keni friken ne sume. Opo kur te lexoj ty, them mire e ka pas Enveri qe u liroi kurvat ju ndyerresirave, qe shitet bythen tek ducja dhe hitleri, pulaxhinj muti.
      Dhe nje te fundit o mut gjirizesh, po te mos ishin femijet e komunisteve, ne pidh te arrushes do ishe akoma, se ata portesuan te paret dhe themeluan PD-ne tende me kryekomunistin berisha, sekrtarin e eneverit.
      Apo ai eshte ne rrgeull te jete udheheqesi yt. e keqja shqperise i ka ardh nga te djthtet, dhe ndyeresirat e kombit si zogu qe e solli beogradi ne pushtet, e sali serbi, qe po shet githshka shqiptare, e po vret shqiptaret ne bulevard. apo edhe kjo eshte ok, per ty o mut, kelysh kari sigurimsi te futur ne gop te satme arrave ku mbillte miser jot eme.dhe mos me kete gjuhe kunder babait. me kujton ate barsaletn e luftes mes vlonjateve dhe fierakvev qe lufuan ne fier dhe hasen rrezitsence, kur pas nje ore lufte, nje vlonjat tha ndalni zjarrin burra se po lufotjme me bijte tane. kishin bere nje lufte me pare ne fier nja 20 vjet me pare dhe coku kishin ndukur ndonje gozhap.

    2. Roberti says:

      Per komentuesin frenk
      Qe je kelmendasi,menkari ,meleku nuk ka asnje dyshim se je i njejti per nga shkalla i agresivitetit qe shkon deri ne kanibalizem.
      Nqs se sistemi i enver hoxhes ishte diktature qe ai e pranonte vete ky sistemi i sotem eshte nje perzjerje talebanesh ,mafjozesh dhe fashistesh qe te garantoj se do kete nje fund spektakular.Bin Ladeni ishte mik me amerikanet ne vitet 80′ por e krrujti beithen dhe u egzekutua.
      Ka filluar ta kruaje dhe sali ladeni me ameriken dhe shpejt do ta kete mbas qafe.Nqs se ata do ta falin kete here ,viti 2013 do jete i enver hoxhes jo se ai ishte burre i mire por shqiptareve do ti shohin syte nje
      situate makabre me keq se 1997.

  15. Horri i Bulevardit says:

    Ky djali i nje ish sekretari te PPSH sot eshte vec nje gazetar dhe opinionist qe si prish pune njeriut dhe qe ska pushtet.
    Por ti mor frenk qe te jane kalbur trute shif ish sekretarin e PPSH dhe ish spiunin e sigurimit dhe mysafirin e rregullt te familjes se ish diktatorit Hoxha, Sali Berishen, qe ne fakt nuk eshte i kuq por eshte i ZI, si JUDA.
    Kaq per sot o trupeshk maloku, qe keni nderru edhe emrat me u duk europiane.

  16. Shpetim says:

    Drejtesia nuk eshte e korruptuar vetem politikisht, por eshte shume e korruptuar ekonomikisht. Shiheni gjendjen ekonomike te tyre, ne cfare luksi jetojne. Nje nga rruget per permiresimin e situates mendoj se eshte qe gjyqtaret ne te gjitha nivelet te votohen. Te konkurojne ata qe plotesojne kriteret dhe populli me voten e tij do te dije te diferencoje, kush e meriton te jete gjykates.

  17. Meleku says:

    Perpjekje per te thene diçka, por ka mbetur vetem nje tentative.
    Mos harro zoteri se Shqiperia ka ardhur nga diktatura, ku fjala drejtesi nuk ekzistonte praktikisht, por vetem ne tekstet shkollore te marksizmit.
    Rrjedhimisht shqoerise shqiptare do ti dueht shume kohe qe te arrije e te krijoje nje sistem qe mund ti perafrohet atyre te shteteve dhe shoqerive moderne.
    Ajo qe ti e quan demokrature eshte ne te vertete nje adoleshence demokratike.
    Nuk mundet qe Shqiperia ti kaperceje shkallet e zhvillimit ne kaq pak vite, kur popujve te tjere u jane dashur shekuj.

  18. frenk says:

    Horri, nuk mbroj askend. Nuk jam as komunist as ballist apo dobiç ballisti si frenk ballisti. Po vetem trutharet nuk e kuptojne se komunizmi ne Albanistan vazhdon ende ne forem anarkike sipas udhezimeve te Katovices. Po shpesh kjo faqe pushtohet nga plehra qe mezi presin te zevendesojne plehrat ne dogana, polici, tatime etj. si ky frenk ballisti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. Y
    YourDoll JP

    axb ラブドール リーズナブルなシリコンセックスドールへの驚異的な性的関与を発見

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje