Përse janë kaq nervozë fëmijët e Berishës

6 Shkurt 2013, 23:27Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shkëlzen Berisha është shfaqur publikisht në media për t’i kërkuar llogari një deputeti socialist përse nuk është paraqitur në gjykatë në seancë gjyqësore, në një proces të hapur prej tij. Nuk do t’ia vlente t’i kushtohej rëndësi zhurmës rreth kësaj deklarate, sikur ajo të ishte vërtet e bazuar tek shqetësimi për procesin gjyqësor. Shkuarja apo jo vetë, apo me avokat, në një proces gjyqësor, është çështje teknike dhe ka një procedurë gjyqësore që e rregullon këtë raport. I biri i Sali Berishës, i cili nuk ka guxuar të shkojë dot në gjykatë të sqarojë historinë e lidhjes së tij me biznesin vdekjeprurës të Gërdecit ku vdiqën 26 vetë, edhe pse është akuzuar publikisht me prova të qarta, po gjen rastin të bëj politikë me një procedurë gjyqësore që ka nisur ndaj opozitës.

Njësoj si e motra e tij, ai po përfshihet në politikë me shumë vetëdije. I sigurt se ka zgjedhur një ushtar të tij në krye të Gjykatës së Tiranës dhe akoma më i sigurt se pushteti i babait të tij ka prodhuar një sistem gjyqësor në shërbim të familjes, ai tashmë është i qetë nga procedura gjyqësore dhe kërkon të bëjë politikë me grafikun e gjyqeve që caktojnë shokët e tij në gjykatë. Në gjithë këtë zhurmë vlen vetëm fakti që Shkëlzen Berisha kërkon të bëjë debat publik doemos me deputetët e opozitës dhe të ketë rastin t’i kërcënojë ata verbalisht me shpresë se kështu do të zbusë peshën e akuzave për korrupsion ndaj tij.

Angazhimi i tij dhe i motrës së tij në deklarata politike, dhe kur nuk ua kërkon kush, janë një sinjal që tregon mungesën e qetësisë brenda familjes në pushtet.

Arsyeja kryesore se pse fëmijët e Sali Berishës nuk janë të qetë, është vetë Sali Berisha. Edhe pse ai i mban ata shumë afër, edhe pse ua ka dorëzuar gjithë çelësat e përdorimit të pushtetit për xhepat e tyre, edhe pse i ka bërë pronarët realë të Shqipërisë dhe lëshuesit e vetëm të lejeve, koncesioneve, hipotekave, ujit, ajrit dhe nëntokës së Shqipërisë, ai nuk i ka qetësuar dot ata për të nesërmen. Sikur Argita dhe Shkëlzeni të mblidhen në një darkë bashkë me babanë e tyre dhe të velur nga pushteti dhe ushqimi, befas njëri prej tyre ta pyesë të atin se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tyre, në tavolinë mund të vendoset qetësi e frikshme. Sali Berisha, babai i tyre, nuk ka fuqi t’u dëshmojë as fëmijëve të vet çfarë u sjell e ardhmja e një pushteti si ai që po ushtron ai. Në vitin e tetë në pushtet, ai ka një bilanc lufte në qeverisjen e vendit. I biri i tij akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e 26 qytetarëve në biznesin e tij, vetë Sali Berisha ka urdhëruar dhe udhëhequr vrasjen e katër qytetarëve më 21 janar 2011, së bashku si familje kanë dirigjuar dhe nxitur shkatërrimin dhe falimentimin politik të dhjetëra bizneseve kundërshtare të tyre, ose njerëzit i kanë penguar të ushtrojnë veprimtarinë e tyre, dhe mbi të gjitha brenda strukturave të pushtetit, ata kanë funksionuar si pushtet informal, të pambështetur në struktura të zgjedhura apo të votuara të pushtetit. I gjithë ky informalitet pushteti me pasoja dramatike për shoqërinë, gjeneron tek familja një ndjenjë makthi dhe pasigurie, sidomos tek dy fëmijët që janë bërë simbol i devijimit të pushtetit nga struktura shtetërore në struktura familjare dhe tribale.

Është kjo arsyeja që familja nuk mund të ndjehet e qetë dhe mbi të gjitha është kjo kryearsyeja, përse dy fëmijët e Sali Berishës, edhe kur i pyet me çfarë furçe i lajnë dhëmbët, të përgjigjen politikisht. Ndaj Argita Berishës ka fakte të mjaftueshme për ta arrestuar si një vajzë e kryeministrit që ka kapur shtetin. Ajo i ka kërkuar tre përqind ‘fee’ suksesi një biznesmeni të huaj miliarder, që kërkonte firmën e babait të saj për një TEC. Pyetjet që drejtohen ndaj saj janë të thjeshta dhe kërkojnë dy rreshta përgjigje, ndërsa ajo bën çdo ditë nga një faqe dhe akuzon gruan e kryetarit të opozitës, kandidat për kryeministër, se xhaxhai i saj ka bërë një shtëpi në rrënojat e shtëpisë ku ka lindur dhe është rritur dhe i dërgon dhe kushërirat nga Tropoja në protestë për t’i prishur shtëpinë. Shkëlzen Berisha është i kapur me presh në dorë në Gërdec, me telefona të regjistruar me drejtuesit e biznesit, me lidhje super të afërta me përfaqësuesin e partnerëve në biznes, me fakse dhe hyrje- dalje nëpër zyra ministrash, me dëshmi personale dhe publike, dhe nuk përgjigjet kurrë për këtë akuzë, por emëron një shok gjyqtar dhe hedh në gjyq çdo deputet të opozitës që e akuzon për rolin e tij në këto histori korruptive.

Arsyeja është e thjeshtë. Fëmijët e Sali Berishës nuk janë të qetë, pasi babait të tyre, ashtu si i mungon vizioni për të drejtuar Shqipërinë, i mungon vizioni dhe për të ruajtur familjen e tij nga e nesërmja. Si një njeri dritëshkurtër, zullumqar dhe i etur për pushtet, ai ka zhytur të ardhmen e fëmijëve të vet në një spirale hasmërish jetëgjata. Qetësia e tyre është e pasigurt me mbi 30 arkivole të krijuara nga pushteti i familjes së tyre dhe mijëra të këqija që u kanë bërë qytetarëve shqiptarë individualisht në rrugën e paskrupullt për të ushtruar pushtetin e tyre.

Nëse ata fëmijë do të kishin një baba që do t’i qetësonte duke u dhënë një vizion për të ardhmen, biles qoftë dhe duke i siguruar se do t’i vjedhin zgjedhjet, se nuk do ta lëshojnë pushtetin, se nuk do lejojë kurrë që ata të shkojnë në gjykatë, se nuk do t’ua prekë kush paratë e fituara, ata dhe mund të qetësoheshin. Problemi i tyre është se ata kanë një baba që i ka lejuar të abuzojnë me pushtetin e tij të pakufi dhe nuk ka fuqi t’u japë asnjë siguri për të nesërmen. Në këto kushte ata shikojnë si shpëtim vetëm faktin që të sillen si babi, të merren me politikë dhe të bëjnë njësoj si ai, të kërcënojnë opozitën dhe kundërshtarët. Janë njësoj si ata kalamajtë e frikësuar që bërtasin me zë të lartë nëpër një pyll pa fund, për t’i hequr frikën vetes. Janë duke vuajtur paqartësinë e së nesërmes që po ua krijon babai i tyre.

 

67 komente në “Përse janë kaq nervozë fëmijët e Berishës”

  1. lavdosh says:

    Mero djali, si gjithmone i paaritshem
    Nje keshille miqesore: mos ja le editorialin asnje gazetari tjeter. Mezi presim te lexojme editorialin e dites tek Tema te shkruar prej teje.
    Ne fakt, Berisha dhe klani i tij kane bere aq shume zullume sa nuk dihet se si do veje halli i kesaj pune.
    Me siguri Berisha eshte ne nje dileme: per te fituar zgjedhjet e 23 Qershorit ka vetem nje udhe: perdorim e te njenjtin sistem si ne Maj te 1996. Ai eshte i sigurte se sistemi i Maj 2011 nuk do to bej gje.
    I duhet te vjedhi me force (mbushjen e kutive dhe kercenimin e komisionereve te opozites) ne mes te dites. Ku do te jete fundi i hidhur dhe i shpejte i tij. Po te humbasi zgjedhjet me vjedhje te vogla shpreson se do mbrohet me faktin e te qenit lider i opzites se neserme dhe me paret e fituara. Harron faktin qe pas 23 Qershorit te gjithe legenjte do ta lene ne mes te rruges

    1. Editorialisti says:

      99% dakort me Lavdoshin. 1 here ne muaj vetem mund tia japesh editorialin ndonje tjetri, por te lutem jo atij Bushatit. Pas Sali Berishes ai eshte njeriu qe me provokon me shume te vjella ne Shqiperi.

      1. reformer says:

        babai do ti lere pasuri, por edhe nje mal me mekate. ky eshte nje baba qe mendon me shume per te sotmen e vet, se sa per te ardhmen e qete te familjes se tij. sipas Budes, kush nuk i lan gjynahet vete sa eshte ne kete bote, ja le trashegim femijeve te tij.

    2. besnik says:

      Sepse e ndiejne qe po i vjen fundi “babait te tyre” dhe kane frike se kur te perballen me drejtesine e vertete nuk ka se kush ti mbroje.
      jane nervoze sepse bizneset e ngritura me parate e taksave te shqiptareve nuk do te lulezojne me si me pare.
      kane frike sepse gjithe pjesen tjeter te jetes do ta kalojne neper gjyqe sepse kane shume hesape per te lare. Te gjithe pas hekurave do shkojne.

      Bravo mero. E ke mbyt me kete shkrimi.

    3. Hysen Mertiri says:

      Si gjithmone i qarte ne analize dhe gozhdues ne akuza
      Do t’ju shtoja edhe Haklajt ne shpine Berishajve; Zenit sidomos si i vetmi “mashkull” i familjes sepse baca ka per te vdek nga damllaja ne 24 qershor 2013
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/na-dogji-malli.html

    4. endri says:

      Varet, Shqiperia eshte vend i cudirave Lavdosh, mundet te ndodhe qe nese ai e “humb” pushtetin, pasi kjo nuk pritet te jete e lehte, atehere Socialistet do te thone he mer se edhe pak vite jete i ka ngel plakut Mere mos u ngaterroni me me te dhe keshtu Sali Idioti ja hedh paq bashke me femijet e tije dhe kjo pritet qe te ndodhe dhe nuk eshte cudi qe keshtu mund te ndodhe.

    5. DREJTESIA says:

      O Mero jam 100% dakort me ato qe thua per femijet e Berishes. Po per 20% e Edi Rames qe e betonizoi Tiranen perse nuk thua asnje fjale. Ti si gazetar i pavaruar duhet te godasesh dhe majtas dhe djathtas, sepse vetem keshtu behesh dhe me profesionist

    6. e\ says:

      Femijet e Berishes e dine me mire se te gjithe te tjeret se cfare i kane bere vertet ketij vendi e ketij populli, e per pasoje e dine shume mire se cfare do ti priste nese ligji do te funksiononte vertet ne kete vend.
      Per kete arsye eshte e domosdoshme

    7. ilo says:

      Zeni dhe Gita jane dy shushunja qe po i pijne gjaku ketij populli se bashku me babane e tyre vrases. Partia Socialiste nuk duhet ti harroje keta maskarenj pasi te vije ne pushtet ne qershor. As keta dhe as Meten

    8. fukushima says:

      Ka ardhur dita qe te gjithe shqiptaret te bashkohen kunder armikut te madh te ketij populli. Andaj duhet qe ne 23 qershor duhet qe cdo vote te shkoje kunder Saliut dhe per PS, qe ti jepet fund nje here e pergjithmone ketij matrapazlleku e hajduterie ne shtet

    9. pinturicchio says:

      Cuna dhe goca te TemA nuk ben qe vetem te protestojme kunder kesaj qeverie e pushteti hajdutesh. Ka nevoje qe te gjithe bashke te marrim nje qendrim dhe te tregojme me vote e vepra se Shqiperia meriton me shume se kaq. Prandaj ne 23 qershor, pavaresisht asaj qe mendojme personalisht per drejtimin qe duhet te marre ky vend, ne te vertet ka vetem nje drejtim normal, dhe ky eshte larg Sali Berishes, Ilir Metes dhe koalicionit te hajduteve

    10. ballaboksi says:

      Epo femijet e vrasesit dalin e bejne moral gjamsme.
      Fundi i ketyre eshte vetem 5 muaj larg.
      Duhet votuar masivisht PS>

    11. Pena says:

      Lavdosh,druaj se edhe ne se bien nga pushteti langonjte e Sali Berishes,nuk kane per ta brakisur ate,jo se jane te beses,por ata kane shume frike per zullumet e tyre,pra kane fat te perbashket per malin e mekateve.Ata jane aq te pa skrupull,agresive e te rrezikshem,sa vetem vdekja i ndan nga ajo rruge.Eshte shume interesant se jane te gjithe te nje prerje.A e pe Jozefinen sot,kur fliste e xhindosur ne parlament,duke folur me goje tere sperkla,me duar,me gisha te drejtuara me nervozizem,ajo dukej nje bishe e vertete.Ata i tmerron humbja dhe e shohin ate si vdekjen ne tyre.

  2. england says:

    Babai krye(mafioz)minister pas 23 qershorit duhet te uedhzoje femijet e tij se cfare duhet te bejne,te rrine dhe te perballen me akuzat qe tashme dihen,apo do vendose ti largoje nga shqiperia,sic ai di te beje.

    1. qyfli says:

      Per familjen ne pushtet ka disa menyra veprimi pas zgjedhjeve.Me vote te lire e te ndershme ata humbasin.Nje skenar eshte te djegin Shqiperine si 97-en.Humbjen do ta kene vendimtare dhe historike me te vertete ejo si fjalimet e te shkalluarit te mbushura me “me historike” e mbroçkulla te tjera.Skenari me hisorik do te jete berisha vret veten( sepse ai nuk duron humbjen,ne fakt ai nuk duron as garen prandaj i prish regullat) dhe familja largohet ne egzil me parate e vjedhura.Siç beri Zogu.Kot nuk e reabilitoi madherishem naltmadhenine ai.

  3. mjeku says:

    POLITIKANI INTRIGANT S’MUND TE GENJEJE KURE VETVETEN.

    Ne tiranistan gelojne kodoshet dhe kodoshkat.
    Pa perjashtim te gjithe sipas intrigave qe kane kryer ketu do ti lajne mekatet e tyre s’ka burre nene qe ti mbroje kushdo te jete.

    M.Doda eshte nje nga keto intrigante qe s’e perballoi dot genjeshtren e cila e palosi ne shtrat.

  4. sociologu says:

    Saliu dhe familja e tij,kane shume mekate,keto nuk mbulohen kure,jo se PS s’ka mekatare.

  5. Nje qe mpreh thiken says:

    Hallall pena Mero djali! Je i paarritshem si analist por dhe si opozitare. Shkrimi ka dy pasaktesi. E para, jo parate e fituara por parate e vjedhura, se femijet e Sali serbit nuk dine si fitohet paraja por vetem si vidhet. E dyta, baba Sali serbi tashme jua ka krijuar paqartesine e se nesermes, te pakten per disa qindra familje nje prej te cilave u perkas. Sic trashegohet e mira ashtu trashegohet dhe borxhi.

  6. perralla me mbret says:

    Une nuk ka shume qe e pash Shkelzenin dhe ai, jo qe nuk dukej nervoz,por ngazllente nga gezimi.Po c’jan kto Perralla o z.Baze pa na thuaj njiher kush u denua ose me mire kush u soll ne gjykat der me sot prej gjithe atyre krimineleve e hajnave Shqiptare duke filluar nga kryekrimineli Hoxha e deri te kta te fundit? Asnjeri! Dhe per ironin e fatit saliu do te duhej ta bente kte pune. Shqiptaret jan te sigurt qe nuk pergjigjen per krime e deme qe ju shkaktojne tjereve sepse leku i poshtron pothuaj te gjithe,andaj as mos te shkoj mendja se saliu e familja e tij e kan ndonjehere ate teme se cfare do te ndodh pas disfate!

    1. hahaha says:

      Bravo Xeni i je pergjigjur shume bukur akuzave me pseudonimin

      “perralla me mbret”

      Por ne rastin tend duhet te perdoresh pseudonimin

      “realitet me kryeminister”

  7. Pelasgian says:

    ooooooooooo ti mire po shkrun o lal po ai saliu esht dhelper si gjithe politikanet , nqs do ta kuptoje shume mire se nuk fiton dot ne qershor do beje pakt me edin , te le pushtetin por me lejo te largohem pa me hyre ferr ne kembe e kshtu avazi do filloj me PS – partia qe kur ishte ne pushtet e NDRYSHOI SHQIPERINE , E BERI FUSH ME LULE DHE SALI BARBARI ZBRITI SI VANDAL DHE SHKATRROI GJITHCKA ……

  8. rezi says:

    Është vërtetë interesant reagimi i tyre, në vënd që të jenë të hapur dhe të tregojnë se si u bënë kaq të pasur kur as i jati as e ëma s’kishin ndonjë tokë apo shtëpi që u lanë treshëgimi. Ajo që më cudit, është EU. Një shëmbull: Një firmë nordike e telefonave lidhi marrëveshje me qeverinë e Uzbekistanit. Ka ca kohë që kërkohet transparencë nga firma, në lidhje me marrëveshjen sepse dyshohet se në këtë aferë ka gisht edhe vajza e presidentit të Uzbekistanit dhe fakti që ajo është bërë e pasur si puna e fëmijëve të Kryeministrit, i bën të dyshojnë se është aferë e pastër. Filluan dorëheqja e njërit apo tjetrit vetëm me informacionin nëpër gazetat. Mendo sikur të ishte hapur gjyq…si do verpohej?

  9. trust_no1 says:

    Mero! Nese mundesh, vetem nje pyetje kam.Po ta drejtoj ty si njeri afer opozites aktuale megjithse nuk eshte hera e pare qe e them ketu tek TEMA. A mund te ma pyesesh z.Rama cfare programi ka PS lidhur me drejtesine???

  10. orakulli i Delfit says:

    Administrata amerikane e trojka europiane duhet te japin sinjalin SOS PO QE SE NUK KERKOJNE SHPERBERJEN E KETIJ VENDI QE KA 22 VJET QE LLOMOTITET PER KRIM E KORRUPSION POLITIK E JO PER POPULLIN.
    Duhet te pezullohen tere pashaportat diplomatike e vizat per femijet e nomeklatures perndryshe Amerika dhe europa do behen vend strehimi i korrupsionit politik ashtu si i pasurive te shqipetareve deri me sot.

  11. asso says:

    aman te keqen, se furca i kane keto te frikes.Nanon e futi ne burg si qen bir qeni dhe kur ishte nano ne pushtet, ja ferkoi ko….Po don zoti ky Ed Rama ka akoma dhimbje te fytyres qe ja berei cope e therrime dhe ja tredh ato k… qe ja ferkoi Nano,Po tredhje publike dhe me “liber shtepie, atij, Gites qe me siguri ashtu ko… ka se ndryshe nuk e don Luli, Zenit dhe dherdukut,nese akoma sja ka tredh Gita!!!!!

  12. Dike Mullai thote- says:

    Mero TRIMI:-Ne NEKROLOGJINE e kesaj cerdhjeje GJARPERIJSH te perfshije edhe NEPERKEN! Editorialet e Tua jane Predha te Artilerise RENDE. Vazhdo me ZJARR te PANDERPRERE! Personalisht, te vleresoj KRYEOPOZITAR! Uroj Suksese ne te MIREN e ketij Vendi!

  13. i syrgjynosur says:

    me keto poshtersira qe ka bere kjo familje ndaj shqiptareve,te vene ku te duan nje dite do paguajne per krimet e tyre.asgje nuk harohet.

  14. Ajet Delaj says:

    Nje sentence filozofike thote se me ate cfare perdor per te jetuar ashtu te vjen edhe vdekja. Te vjedhesh e te vrasesh popullin nga pas gardhit te pushtetit kete se kane bere as femijet e kriminelve komuniste sic e kane bere femijet e Sundimtarit te Shqiprise gjate 8 viteve te fundit.
    Drejtesia eshte nje dhevetem nje por ku puqet drejtesia ligjore me perceptimin e popullit atehere drejtesia eshte funksionale e jete gjate por kur kjo nuk puqet atehere drejtesia e shtetit qe jepet nepermjet gjykatave ka kohe qe e ka lene rrugen ne ratin me te mire e ne ate me te keq nuk ka qene ndonjehere ne rruge.
    Qe “drejtesia shqiptare” me nere me thene ka gjene gjithnje ne sherbim te pushtetit diktatorial komunist e nekomunist kjo nuk eshte nje konstatim i ri por nuk arrij te kuptoj se si formcionet e reja politike qe realisht kane vizion per te vendosur drejtesine nuk i artikulojne edhe keta sherbetore te ndyre te pushtetit.
    Keta gjakpires pasi kurre nuk e kane merituar emrin e punonjesit te drejtesise pasi kane dhene denime me vdekje kure viktima kishte kohe qe kishte perfunduar ne grope apo kane firmosur vendime pa zhvilluar asnje seance kane arritur te mbijetojne deri sot pa ju hyre gjemb ne kembe.
    Ky pushtet kriminal ne te tera qelizat e tije duhet shembur me vote plebishitare pasi te jeni te bindur se pushteti se bashku me tere vemjet e tije gjakpirse te popullit shqiptare qe 70 vjet sado qe te shterngohen nuk arrijne ne 10%te elektoratit shqiptare.
    Per mua shteti shqiptar duhet te rithemelohet nga themelet dhe te perballen me ligjet ne fuqi tere ata qe kane guxuar me neperkembur ligjet e shtetit shqiptar.
    Perse hesht Prokuroria e Shtetit kur ka raste te pastrat te korrupsionit e zaptimit te shtetit per interesa kriminale te familjes ne pushtet kur pagen e merr si ruajtes i Kushtetutes e parate vije nga taksat e qytetareve.
    Une kam bindjen e plote se drejtesia do instalohet ne trollin e shqiptareve por se si kete nuk akoma nuk e di megjithse shume mvaret nga pushteti. Nese pushteti abuzon deri ne infinit atehere te gjithe e dime se cfare ka ne fund. Drejtesia dhe ligji ardhte nje sekond e me pare e si as qe me intereson.

  15. Horri i Bulevardit says:

    Kur behet nje kerkese per Azil Politik, duhet te japesh nje interviste ku te tregosh se perse, kerkon kete strehim politik, kush jane shkaqet.
    Per te kerkuar strehim politik, femijet e Berishes, i kane faktet, se mjafton te thone se po te rrime ne Shqiperi, shqiptaret edhe kockat kane per te na i zhdukur, kjo mjafton per vendin prites, qe do te strehoje.
    Te vime ne ceshtjen tjeter.

    Shume diktatore apo familjare te diktatoreve, kur bien nga pushteti, ikin nga syte kembet dhe kerkojne kete strehim politik, por kur vendi qe ata kane lene, i kerkon vendit prites te familjareve te diktatorit, se duhet ti kthejne ne vendin e origjines, se kane bere jo vetem krime kunder popullit te vet, por kane vjedhur me miljarda dollare e euro, atehere vendi prites ku kerkon strehim politik, sta pranon kete kerkese dhe te kthen mbrapsh, te japesh llogari, aty ku ke bere korrupsionin.

    I shkrova te gjitha keto, per te dale ne ceshtjen kryesore, qe ngre zoti Baze ne kete editorial:

    Femijet e Sali Berishes, duan qe sa jane ne pushtet dhe sa kane ne dore drejtesine, te marrin pafajsine per te gjitha akuzat, qe u behen, se keto pafajsi me vendime gjyqesore, do tju sherbejne si pasaporta diplomatike, ne vendet ku ata do te kerkojne strehim politik, se do ti tregojne keto vendime gjyqesore, tek organet e vendit mikprites: Se ja ne jemi te Paster, shikoni vendimet e gjykatave te pavarura, qe na kane dhene pafajsine.

    Dhe shteti mikprites, nuk do te kerkoje me llogari (sipas familjes Berisha) se si i keni bere gjithe keto miljona e miljarda, qe familja do ti deklaroje, per shkak se duhet te jape nje siguri se sdo te jetojne me asistence sociale, apo per bizneset qe mund te bejne me vone.

    Familja do te tregoje se keto shuma parash jane para te pastra, ja ku i keni faturat e taksave, (Mbasi ti kene vene zjarrin sistemit te taksave dhe shkaterruar cdo gje) ja ku i keni dhe vendimet gjyqesore qe na nxjerrin ne si nje familje shume te paster nga ana morale dhe njerezore.

    Prandaj Familja tani ne fund, ka hedhur ne sulm cdo deputet, cdo zedhenes, cdo sejmen, cdo intelektual plepash te ngjashem me intelektualet e realizmit socialist, per te bere cdo gje te vlefshme, sa nuk eshte vone, se neser me ikjen nga pushteti, sdo te munden te fshehin vjedhjet miljardeshe, para cdo shteti demokratik.

  16. uragan says:

    …shume i sakte z.Baze. POR, nenteksti, se kur te marrin pushtetin opozita, do te japin llogari, per ato cfare kane bere apo skane bere familja ne pushtet,ngjan pak apo shume sjelljen e Berishes sot. Me shume sesa gjyqet me karakter hakmarres, ne emer te vendosjes se drejtesise, une mendoj se perpara opozites sot, apo mazhorances neser, shtrohet ne menyre urgjente ndertimi i institucioneve demokratike dhe jashte ndikimeve politike. Perndryshe do te kemi te njejten situate por me te tjere protagoniste. Vetem keshtu do te mund te qetesohen e te fitojne nje vetedije evropiane qytetaret shqiptare, sidomos ata te cilet, jeta e tyre dhe e familjeve te tyre eshte e lidhur gjithe keto vite me rotacinet e pushtetit. Flas per rrogetaret e thjeshte, qe jane nen presionin e politikes, e qe perdoren gjithmone nga pushteti. Nese Edi Rama do te ndertoje nje shtet modern, ai nuk duhet ti ngjaje gjykatave te Berishes sot.

  17. iliriTirane says:

    Keto i bejne ata qe ju djeg miza ne kesule. Shkelzeni tashme ka marre ceren e nje krimineli.

    1. pilo lala says:

      I shkon me shume cehreja e pederasit.

      1. Uarda says:

        Me kete emer qe ke zgjedhur ti o Pilo, duhet ta njohesh mire kete fushe…

  18. mergimtari fv says:

    Familja Adams Berishoviç nuk ka te ardhme , vetem varri i shpeton nga gjyqi i shqiptareve te poshtruar deri ne kocke , beme bythe te te ngjaj thote populli , keto mostra jane me te pa edukate se i jati e ema , por me te frikesuar nga zullumet qe kane bere dhe do paguane ato poshtersi te prinderve te poshter , gjynahet e gjysh stergjyshit do mundojne brezat qe vijne me pas .

  19. Mentari says:

    Shkelzen Berisha eshte nje qytetar nderi i ketij vendi qe me padrejtesi u akuzua e akuzohet perdit nga mediat e deputetet mafioze te partise se Dushan Nugoshes dhe tani qe ato akuza te provohen ne kandarin e kushtetutes ato prdhace shpifes e denigrues te qytetareve shqiptare jo qe nuk paraqiten ne gjygj dhe te faktojne ato akuza por ato fhsihen e derdellisin si miza ne qypt apo krimbi ne mbrendesi te mutit.Ne qoftese kerkojme demokraci e drejtesi ne shqiperi atehere duhet te zbatojme ligjet e kushtetutes se Republikes se shqiperise si i vetmi Misnic qe mban te bashkuar shoqerine shqiptare se ndryshe do te bahemi si ne kohen e krimineleve te Jugut qe luftonin Witch-Hunt (lufte e shtrigave) per te lare hesapet me ato qe nuk i kercenin vallen e tyre kriminele. nje shprehje e popullit tone thot;”Ja fusha ja mejdani o Bej Muc kapedani)po ku eshte Bej Muc Taullant Balla? pse nuk del ne Mejdan,ku fshihet ne ferrat e Librazhdit? Akuzat e PSSH jane Akuza te Inkuizicionit Enverist antishqiptare.rrofte Berisha dhe familja e tij e ndershme.

    1. AMERIKANI says:

      o mentar o demokrati i bythes o qorr shkelzeni nuk eshte qytetar,ai eshte fshatar nga pidhi arushes 7 breza hajdut ,po ti s,ke mend ta kuptosh se je budallallosur pas familjes me te degjeneruar nga fshatrat e tropojes,me ty esht budallallek te merresh se ti je nje cope kari qe se ke shokun.

    2. ligji says:

      isadnemlek– 6 Shkurt, 2013 në 4:05 am

      Me qense komentin ma ke fshire atere more kelmendas Qeni ty qeni ta qifte nanen me gjithe berishen se ne qershor do te shkosh ne pith te satame me gjithe shkerdhenin e co more klyshi i sterkurves more antishqiptar qe je vu ne sherbim te greko sllaveve

    3. Ben Chicago says:

      o menkar po ku je fshehur mor m..

  20. kelmendasi says:

    DEKLARATA KUR NUK UA KERKONKUSH!!!!!!!!!!!!!!!
    Po pse do tu mbyllesh gojen ti Mero me Ramen?
    Po ty do te marrin leje te flasin?
    Per ti dale zote vetes dhe te vertetes duhet leje?
    Po u mbrojte dhe po kerkove ballafaqim me shpifesit je nervoz?
    Po pse nuk i dergon faktet shpifsi Balla ne gjykate?
    Ketyre jepu pergjigje Mero pasi ke marre persiper avokatine e Balles.
    Jo Jo jam i bindur se nuk jane nervoz femijet e Berishes por nervoz eshte Rama eshte Taulanti eshte Mero eshte Ps me co

  21. uragan says:

    …nderrimi i pushteve ne Shqiperi, konsiderohet si merite apo nje bast personal i lidereve politike, dhe ne te njejten menyre eshte ushtruar dhe pushteti. Do te vazhdojme te jemi larg qyteterimit nese lideri i PS, do te sillet si Berisha sot. Une shpresoj qe jo. Edi Rama, mendoj do te jape shembullin e nje kryeministri evropian e te civilizuar, dhe jo te nje bajraktari anakronik ballkanas…

  22. Amant says:

    Ky adoleshent vrases,sekser me foton e babit ne xhep, trafikant armesh, grabites i pronave te shqiptareve, ben si kaubojs, ne vend qe te kishte dhene me pare llogari per gerdecin, trafiqet e marrjen e pushtetit te babait, nga ku emeron ne te gjitha instancat shoket e alabaket e nivelit te tij, qe te komandojne shqiptaret. Ashtu si i ati i tyre ata historikisht i kane bere bisht hetimeve e gjyqeve te shkaktuara nga makuteria familjare. Ka edhe kurajo tani duke kerkuar qe te poshteroj opoziten.
    Nuk e di pse ne familjen Berisha qe hiqet si malesore ka nje handikap te madh socialo-psikologjik. Burat aty flasin e mendojne si femer dhe femrat aty mendojne dhe flasin si burrat.
    Kete e shpreh me se miri Saliu qe me fjalorin e tij si te jevgave te brakes nuk le asnje pa marre ne goje me nje lloj intensitetit te papare theshethemi. Goje ndyre qe do ti a kishte zili çdo rrugaç e alabak i nje bote te krimit. Shkelzeni kerkon qe te imitoje… Ndersa 3 miljoneshja sillet dhe flet si nje mashkull.
    Mos te na merzitet shkelzeni dhe familja e tij sepse edhe pak dite u ka mbetur
    Ky mitoman, burre – femer

  23. VERONIKA says:

    Mero,ata kanè njè baba qè nuk ka vizion,qè èshtè dritèshkurtèr,i etur pèr pushtet,vrasès…pra i ka tè gjitha tè kèqiat.Por ,mos dhe tè harrojmè qè ai èshtè njè fèmijè i dhunuar herèt.Ai èshtè rriturr vetèm,nèn hijen e bjeshkève tè nèmura.I èshtè dashur tè bèj rrugè me tè gjitha mjetet dhe mènyrat.Eshtè zvarriturr pèr tè bèr çdo shkallè tè jetès,ka bèr kompromis qysh ditèn e parè qè zbriti nè qytet.Kompromis,pèr tu bèr sekretar,pèr tè qenè varkar,pèr tu martuar,pèr tu paraqitur si student i dhjetorit.I èshtè dashur mos tè ketè kurrè njè mik,mos tè duket asnjèher i dobèt,ka mbledhur rreth vetes eunukè dhe zvarranikè.Ai èshtè ruajtur gjithè jetèn e tij,ka mè tè afèrt jelekun antiplumb sesa Lirinè.Pra si traumè kjo mund tè spiegohet.Janè shumè tè paktè ata qè dinè tè zgjedhin,dhe ti thonè vetes _mjaft_.Shumè tè paktè!
    Por fèmijève tè tij ,nuk ju fal asgjè,asgjè nuk u falet.Janè rriturr nè kryeqytet,si bijtè e njè doktori–mendo doktori i xhaxhit.Kanè ngrènè gjithmonè bukè gruri-kjo pèr shumè tani konsiderohet qesharake-por jo pèr mua ,qè jam brezi i Argitès.Kanè pasur njè rrugè shumè tè thjeshtè.
    Nuk u ka munguar asgjè.Kanè studiuar nè universitete prestigjoze–kur shumè nga ne …po e lè fare,nuk mund tè krahasohemi.Ata kanè zgjedhur tè jenè pjella bastarde–nuk u duhet pakti me asnjè dhe asgjè.Por kanè zgjedhur tè jenè avatar.Ata mund tè ishin shtysa pèr babanè -duhet ta ndryshonin mentalitetin e tij tè dhunuar qè nga fèmijèria.E bèjmè tè gjithè kètè.Eshtè tepèr i vèshtirè konflikti i brezave.Kemi tè gjithè prindèr tè *vèshtirè*,por jo pèr ktè i imitojmè.Ata janè mè tè kèqinj se vetè babai.Ai nuk pati mundèsi,ju desh tè mbijetonte,por kta jo.Kta janè shushunja gjakèpirèse ,qè kufirn e kanè lekè.Ktè nuk mund ta toleroj,dhe nuk i justifikoj.Sepse lekèt po i bèjnè mbi popullin,mbi atè popull qè ju besoi qeverisjen.Nuk ka gjè mè tè keqe sesa tè vrasèsh mbas shpine.Kta janè ata.
    Ti njeh mirè S.Berishèn ,dhe ke tè drejtè,ai èshtè njè psikopat i rrezikshèm,por jo aq sa tè pjellat e tij.Ai vret,vjedh pèr pushtet–pra ka njè qèllim
    Kta vrasin,vjedhin-pèr qejf,sepse ju pèlqen.Ka njè ndryshim tè madh midis tyre.Kta janè shumè mè keq.Uroj qè tmerri i “çfarè do na ndodhi nesèr”,tè jetè sa mè i gjatè!

  24. Mark says:

    Si një njeri dritëshkurtër, zullumqar dhe i etur për pushtet, ai ka zhytur të ardhmen e fëmijëve të vet në një spirale hasmërish jetëgjata.

    Berisha ka deshtuar ne detyren kryesore si njeri,detyren e te qenit prind. Nje prind qe fut femijet e vet, niperit, mbesat ne gjak eshte thjesht llum. E ka mbuluar pjellen e vet me flori dhe gjak. As Enveri e as Ramizi megjithe se kishin pushtet absolut nuk rane ne gracken e pushtetit deri ne ate pike sa te fusnin femijet e tyre ne hasmeri. Saliu ka blere belane e familjes se vet shume shtrenjte.

  25. bashkekombasi says:

    Per Veroniken. Je me se e sakte ne analizen tuaj.
    Flm.

  26. Timi,USA. says:

    Te akuzohesh nga dikush pa prova dhe ta cosh ceshtjen ne Gjykate dhe kur akuzuesi nuk paraqitet kush eshte nervoz ketu.Eshte pikerisht shoku Balla,meqenese ky Balla paska qene jashte Shtetit per te marre titullin e zv/presidentit te Internacionales Socialiste me 36 zv/te tjere pse nuk dergoi Avokatin etij APO SKA PROVA.JU mero keni marre nje mision shume cinik ndaj FAMILJES SE SALI BERISHES POR PAE FAKTE DHE PROVA ASGJE NUK VERTETOHET NDAJ SI BALLA ASHTU DHE ATO QE MERAKOSEN SE KU DO TE SHKOJNE FEMIJET E SALI BERISHES ME 23 QERSHOR DO TE NGELEN TE ZHGENJYER.ATO JANE NJE FAMILJE E NDERUAR PRANDAJ MOS JA QANI HALLIN .SALI BERISHA DO TE JETE KRYEMINISTER I SHQIPERISE ME 24 QERSHOR.

  27. kati vlore says:

    ti klemendas si gjithmon rot mulliri se nuk ma lejon edukata te te quaj ndryshe ti i lexon shkrimet apo ke tutorin te koka per te diktuar komentine me mire meru me ndonje pune tjeter se kjo nuk eshte per ty te dalim ne teme zenin e babit nuk e pame te prononcoej per tragjedine e gerdecit qe ishte i implikuar koke dhe keme por meret me luge boshe megjiate po i vjen fundi atij dhe te jatit te lumte pena mero djali si gjithnje i perpikte pershendetje te gjithve

  28. Shpëtim Karamuça says:

    Ti je i lezetshëm Mero. Të akuzohesh për vjedhje e të rrish urtë. Do të doje ti, se pastaj të thuash: e shihni si e mbyllën gojën? – Nuk je aq i mençur sa të mbajnë kto fansat e tu.

  29. une mendoj se saliu do iki nga shqiperia sic iku mbreti zog plot me para e flori dhe do bashkohet me fatosin ne austri dhe coc do thurin plane per tu rikthyer ne pushtet

  30. HISTORIA says:

    Komentues te nderuar kush di dicka me shume nga lista e Ramiz Alis per kuadro qe duhet te ngrihen ne detyre?

  31. Vesa says:

    Në një vend, kishte thënë një mençurak dikur, më të këqij se keqbërësit janë ata që shikojnë se ç’po ndodh e s’e bëjnë lavrën e miut për ta ndryshuar gjendjen, pra indiferentët.

  32. Rexhin says:

    Kemi te bejme me nje familje kriminelesh,qe tani kane frike nga hija e tyre.Ne cfare vendi te botes ndodh qe femijet e kryemnistri dalin dhe akuzojne kryetarin e opozites e krecenojne deputetet e opozites.Popull shqiptar duhet te shpetojme njehere e mire me 23-qershor nga kjo familje e poshter,se jane bere te pa durushem .

  33. sali gomari says:

    sepse i pret burgu keta hajdute e bastarde te saliut prandaj jane bere vree

  34. Ca ke bo says:

    Po ku ia nin Berishes ?!

  35. e verteta says:

    Perseri u kthyet te ato? ndonje merak te madh e ndonje shtyse te forte per hakmarrje nuk iu shkeput dot prej tyre.
    Oh,c’pyetje e mencur! Si te mos behen nervoze me tere ato shpifje e sharje qe ju nuk po reshni ti sajoni qyshse u shkepute prej asaj familje?

  36. RAJMONDA says:

    Z MERO ! SHKELQYESHEM. POR VETEM NJE GJE ME HABIT. HESHTJA E TIJ DHE EFAMILJES SE TIJ KARSHI SHKRIMEVE TUAJA, SI KA MUNDESI QE NUK REAGON, NUK TE SHAN ME SOJ E SOROLLOP SI E KA ZAKON PER TE GJITHE ATA QE I KUNDERVIHEN EDHE JO NE KETO PERMASA, POR SHUM HERE ME TE LEHTA.DUHET TE KESH NE DORE FAKTE TE PA KUNDERSHTUESHME , SE PERSA I PERKET LLOGJIKES DHE ZGJUARESISE TUAJ NUK PYET SHUME AI I RRJEDHURI. TE LUTEMI ,N.Q.S. E KE, HAPE KUTINE E PANDORES TE NA ZHDUKET NJE HERE E MIRE ME SOJ E SOROLLOP ,MOS TJA SHOHIM ME SURRATI ATIJ SLLOBODANKES DHE PJELLES SE TIJ.ME SHUME RESPEKT.

  37. RAJMONDA says:

    Z MERO ! SHKELQYESHEM. POR VETEM NJE GJE ME HABIT. HESHTJA E TIJ DHE EFAMILJES SE TIJ KARSHI SHKRIMEVE TUAJA, SI KA MUNDESI QE NUK REAGON, NUK TE SHAN ME SOJ E SOROLLOP SI E KA ZAKON PER TE GJITHE ATA QE I KUNDERVIHEN EDHE JO NE KETO PERMASA, POR SHUM HERE ME TE LEHTA.DUHET TE KESH NE DORE FAKTE TE PA KUNDERSHTUESHME , SE PERSA I PERKET LLOGJIKES DHE ZGJUARESISE TUAJ NUK PYET SHUME AI I RRJEDHURI. TE LUTEMI ,N.Q.S. E KE, HAPE KUTINE E PANDORES TE NA ZHDUKET NJE HERE E MIRE ME SOJ E SOROLLOP ,MOS TJA SHOHIM ME SURRATI ATIJ SLLOBODANKES DHE PJELLES SE TIJ.ME SHUME RESPEKT.

  38. anticensurë says:

    o mero hiqe këtë editorial!pirdhi në të nuk është koha për të!gjykata të tregoi se çfar duhet të shkruash!
    OSE fillo dhe ti si kokdhimja,shkruaj pro saliut!

  39. brace says:

    Skam c/fare te them me shume se te tjerte,pore ne shenje respekti per ty personalisht,Z MERO BAZE e gazeten tuaj TEMA me prestigjozja ne vendin tone meritoni,perkrahjen e te gjithe atyre,qe jane kundra sistemit shtypes nji partiak,te komunistit te shpifur,plakut nga vicidoli,te cilit i kane qerruar syte,e beri edhe femijite si veten,hajdute e vrases,te cilet do te kene nji funde tragjike,ashtu sic i kane bere hysmetin,e mertojne vdekjen e c/njerzimin barbare,sote nuke te falin.

  40. e ardhmja says:

    O Drejtesia o rrush,ose je budall ose shtires.Pse more derdimen ty te rren mendja qe Sali Brisha e Pd-ja nuk i kane germuar letrat per ti gjetur aro 20% qe ti thua per Ramen dhe ta fusnin ne burg.Keto jjane perralla te ciklit fol fol se dicka do mbetet,ne mos e barabarte edhe opozita eshte e dhjere njesoj si pozita.Nuk ti ha mekush keto pislleqe

  41. br8s says:

    Vetem Sapunin do kapin…….skane ku shkojne

  42. Liljana says:

    Jam lexuese e regullt e gazetes Tuaj Z. Mero ju pergezoj shume per kurajon dhe vendosmeirine duke mos e njohur frikenqe po lufton per zhdukjen e ketij pushteti te kalbur.
    Une nuk kisha biznes kisha vetem karahun e punes te cilen menje leter hallvazhish te len te dezhurni i ministrise na hodhi ne ruge deshira e familes se Saliut zonjat Vokshi.Nuk dua te perdor zhargon fjalesh per ta e to se i kane te gjitha. Meru dhe me Vokshet se jane me keq se Argita.
    Ju uroj pune te mbare ne detyren fisnike na ke ne karh.
    Flm
    Lili

  43. Liljana says:

    Jam lexuese e regullt e gazetes Tuaj Z. Mero ju pergezoj shume per kurajon dhe vendosmeirine duke mos e njohur frikenqe po lufton per zhdukjen e ketij pushteti te kalbur.
    Une nuk kisha biznes kisha vetem karahun e punes te cilen menje leter hallvazhish te len te dezhurni i ministrise na hodhi ne ruge deshira e familes se Saliut zonjat Vokshi.Nuk dua te perdor zhargon fjalesh per ta e to se i kane te gjitha. Meru dhe me Vokshet se jane me keq se Argita.
    Ju uroj pune te mbare ne detyren fisnike na ke ne karh.
    Flm
    Lili

  44. Hakmarrja ndaj Berishes says:

    VENDIM

    DITEN E SHTUNE ORA DHJETE PARADITE NE SHESHIN NENE TEREZA PARA KORPUSIT TE UNIVERSITETIT TE TIRANES:

    FILLON PRANVERA SHQIPTARE

    Te gjithe opozitaret te vijne dhe ti tregojme Sali Berishes, se kush eshte populli qe ai i vret, te gjithe te dalim atje ku sot eshte dinjiteti yne, te shporrim komunistin e fundit ne pushtet.
    Te armatosur per tu perballur me garden e Berishes.
    Ju bejme thirrje te gjithe gardisteve, se mos guxoni te mbroni Sali Berishen, se zjarri do tju djege ne shtepite tuaja, sdo te kete asnje meshire per familjet tuaja, ne sot jemi te vendosur qe Sali Berishen dhe shpurren e tij ti marrim zvarre ne ate bulevard ku ai vrau shqiptare te pafajshem.

    Ju presim.

  45. kameniku says:

    o popull shqiptqar jepi dermen me voten jote ketij krimineli te pa shpirt
    sa do qe te manipuloj po te vendos populli ai do shkaterrohet

  46. ismet kuqi says:

    e cuditshme ! ky perbindesh mbas vrasjeve te 21 janarit ne mbledhjet e qeverise fliste per bujqesine(lajthijat,geshtenjat etj),sot mbas vendimit te gjykates qe nxorri te pafajshem dy vrasesit gardiste perbindeshi u pyet nga media per kete vendim dhe ai foli prap per bujqesine! alibite e tij jane shume banale ,qesharake,tragjike por ai ka nje besim te verber se eshte i paprekshem.sot per here te pare u permend vetgjyqesia nga familjaret e viktimave keshtuqe atij i ngel pervec jelekut antiplumb te mbaje edhe helmete dhe nje pale benevreke antiplumb.

  47. Ligji says:

    O ti ligji i genjeshtert:
    Ligji i vertete nuk e ka ate kulture dhe edukate qe te perdore ate fjalorin tend prej rugaci.Pervec edukates se shumtuar qe trashegon dhe gezon,e pasuron ate edhe me te tilla shpifje djallezore te denje per nje mashtrues ordiner ..

  48. Elbasani says:

    Nuk ka per ti gjetur asgje. Ku jane femijet e Enverit, megjithese vrau e preu me mijera shqiptare?

    Jemi mesuar ne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje