Referendumi bullgar dhe zgjedhjet referendare shqiptare

27 Janar 2013, 23:31Editorial TEMA

Nga Arben Manaj

Në Bullgari u votua të dielën në një referendum të kërkuar nga opozita socialiste për të anuluar vendimin e qeverisë për mos ndërtimin e një reaktori të ri bërthamor. Në parantezë, Bullgaria ka mbyllur katër reaktorët e vjetër bërthamor si parakusht nga Bashkimi Evropian për tu anëtarësuar në 2007.

Edhe në Shqipëri sapo është rikërkuar një referendum nga Kryeministri në Facebook, kësaj here për të famshmet 3 ligje të bllokuara nga opozita.

Dallimi mes dy shteteve qëndron në seriozitetin e bërjes së gjërave. Referendumi në Bullgari është i pari pas rënies së komunizmit dhe bëhet për një çështje në thelb ambientale.

Një i tillë në Shqipëri u pengua nga qeveria e tanishme për çështjen e plehrave dhe mos-shndërrimin e Shqipërisë në vend-bërllokun e Evropës. Dhe në këtë pikë e meritojmë distancën që kemi me Bullgarinë në këtë rast, edhe pse na nderon barazia në korrupsion, për krimin galopant dhe lulëzimin e mafias.

Çuditërisht në Sofje referendumin e kërkon opozita dhe një gjë e tillë mundësohet, ndryshe nga Shqipëria, ku opozitës i bllokohet çdo dëshirë referendare. Qeveria bullgare nuk ka frikë nga zhvillimi i saj edhe pse ky referendum shihet si prekursor i zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme të këtij viti.

Por në Bullgari si shenjë serioziteti dhe legjitimiteti, kusht i vlefshmërisë së referendumit është kalimi i kufirit prej 60 për qindësh të pjesëmarrjes së elektoratit.

Në Shqipëri një palo ligj për referendumet është bërë vetë për tu hedhur në referendum, ku mundësia bërjes së tyre si forme ekzemplare e demokracisë në veprim, është minuar tinzarisht që në konfendim nga ideatorët.

Dukshëm frika prej tyre daton në të parin referendum të bërë në vend për çështjen e Kushtetutës dhe kompetencave që kërkonte ti jepte vetvetes presidenti i atëhershëm-kryeministër i tanishëm, referendum që përfundoi me hundë me gjak për Berishën.

Ndaj dhe kur opozita dhe shoqëria civile dhe ambientalistët shqiptar kërkuan referendumin për plehrat, referendumi u hodh poshtë.

Berisha me fëmijë 3 euromilionësh, tanimë kërkon referendum për 3 ligjet, edhe pse e di shumë mirë që nuk ka kohë me një të tillë kur janë shpallur zgjedhjet e reja, dhe pikërisht në funksion edhe të atyre,dhe jo vetëm, bëhet ky propozim këshill-marrës, që vetëm serioz nuk është, kur bëhet përmes një rrjeti social dhe jo në instancat zyrtare të anashkaluara të një shteti serioz.

Ideale do të ishte të bëhej ky referendum për klasën politike që tani, që të merrte vesh realisht se cilët janë bllokatorët e vërtetë të integrimit, cilindo që ta gjykonin shqiptarët.

Dhe këtu sërish tregon sesa tallet Kryeministri me këtë popull dhe “miqtë e tij” në Facebook, të cilëve u thotë se JU JENI TE PARËT, por me siguri për ti përdorur.

Në një shoqëri afërisht universalisht zvicerane, mbajtja e referendumeve, do të kishte qenë një rutinë e këndshme dhe domosdoshmëri centrimesh demokratike.

Por në kushtet e shoqërisë shqiptare, ku ata që drejtojnë duan që vendit ku u ra koka dhe vegjetojnë, t’i bashkangjisin medoemos, njëlloj si emrit të tyre personal, fjalën plehrë, janë pro shndërrimit të atdheut të përbashkët në kazan plehrash, edhe pse e dinë se BE nuk i lejoi bullgarët të ishin akoma më të rrezikshëm ekologjikisht për ta me teknologjinë bërthamore të vjetëruar.

Dhe meqë jemi tek referendumi bullgar për reaktorët bërthamor, në Shqipëri nuk u kërkua një i tillë për centralet e famshme bërthamore të kryeministrit, që tani nuk i përmend më, si shembuj të mirëfilltë të dështimit dhe mos-seriozitetit tipik personal, siç ndodh këtë fundjavë në Bullgarinë e integruar.

Zgjedhjet e ardhshme në Shqipërinë ende tabu për referendume dhe ndershmëri elektorale, do të jenë padyshim një referendum i munguar masiv kundër plehrave fizike dhe politike, që do të realizojnë njëkohësisht edhe dëshirën e paplotësuar të atyre që donin që Shqipëria të mos kthehej në landfill të plehrave të kontinentit.

Njëkohësisht edhe për ata që Evropën dhe integrimin në të e përdorin si landfill të bërllokut politik që prodhojnë nga babëzia dhe tallja me të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre, pasi i kanë siguruar deri në katër breza me shuma gjashtëshifrore pinjollët e vetë.

Zbulimi i këtij fakti në sytë e shqiptarëve, duket se është arsyeja e vërtetë e tymnajës së referendumit shqiptar në këto ditë dekonspirimi shokues financash familjare.

30 komente në “Referendumi bullgar dhe zgjedhjet referendare shqiptare”

  1. homeri says:

    —-keshtu duhet te shprehen gazetaret, ata te cilet e ndjejne nevojen e ndryshimit te domosdoshem . sa turp per km. tone, kujton se gjithe populli eshte pjese e tij tribale

    1. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

      Sa mire i njohin ca gazetare punet e Bullgarise e bullgareve….!!

      1. raimondi says:

        Ky Manaj eshte komplet i cakorduar kur ben krahasime midis nesh dhe Bullgarise

        Bullgaria eshte pjese e EU-se dhe si e tille ajo do i respektoje me shume se ne parimet demokratike,pse statusi i saj eshte ngritur ne nje nivel me vendet e Europes Perendimore, ndersa ne nuk kemi hedhur akoma hapin e pare drejte EU-se……

        Ndaj krahasimi qe ben Manaj ne kete rast eshte pa asnje llogjike…

        .Eshte arsyetim …manalli ..loooooooool

        1. Rajmonda says:

          O Rajmond ! File ti o debil ! Shyqyr qe dole se ishim bere Merak ! Shok e Kemi Mes nesh budallajin qetesohuni se qenka gjalle Dhe Tallazh si gjithmone ! Bencikagon Dhe melekun e Kemi verifikuar qe Jane Ne dezhurn ! Ciao Monda !

          1. raimondi says:

            o Mnnda pse je kaq budallaqe moj aman ? –Shume here pyes veten :; Ca i kam bere zotit qe me ka dale kjo Monda kaq shume gomare .?loooooooooooooool

            Se dakort Ben cikagsi eshte trap, se domosdo eshte ballist,-Keta keshtu jane te gjithe po ti cne? _

            -Apo ta do pune meqe je e PS-se ?..loool

            Aty s’ke nga ja mban motre –Ballistat hajvane, socialistat debila, kauret po e po mbushesa topi-Kreshniku idiot –Tani si behet ketij halli ??

            Me i miri aty po del Ilir Meta …..–lol

            _Po nuk e kuptoni se keto qe thote ky Manaj jane gomarrlleqe me thes ,
            dhe nuk behet krahasimi midis Bullgarise dhe Shqiperise, –eshte njelloj sikur te krahasosh Francen me Shqiperine, se Bullgaria tani
            eshte ngritur ne statusin e vendeve te EU-se si Franca, Italia ,Gjermania etj etj

            Nejse me ju nuk flitet se ju te PS-se qenka hajvane nga kreu ne fund ….
            Ju duheni quajtur Stupid Party ..loooooooooooooooooooooooool

        2. Ben Chicago says:

          shko mor turk

  2. frediel says:

    te respekoj zoti manaj per kete shkrim kur arrin te perkufizosh dhe krahasosh keqkatandisjen e popullit tone dhe talljen qe i bejn keta politikane plera qe pasi kane bere ci do bytha e si ja do bytha gjejne kohe per tu tallur per qorrllekun tone gjitheperfshires,po te siguroj se dhe po te ndodhte nje referendum per ato 3 ligjet,do kishte fituar se populli jone eshte me shpresen se po hyne ne euro,do shpetojne nga nje e keqe qe kane ketu…….ky eshte gabimi i popullit

    1. andi says:

      po cfare europe qe e hengert mortja ate sali ndyresiren..me kete prapambetje shoqerore qe e kemi qe vetem kanunin mesjetar te kujtosh qe funksionon ne menyren me primitive ne shqiperi..apo me kete nivel kulturor qe e kane lene ndyresira si sali berisha kete popull..si mud te pretendojme te futemi ne europe?..si mund te pretendojme te futemi ne europe kur qeveritaret pisa te kalibrit te tij vjedhin taksat e financat publike?..kur paraja e taksapaguesve shperdorohet pa asnje lloj rregulli e vidhet me nje babezi te tille?..kur financimet publike behen pa asnje lloj transparence?..si mund te futemi ne europe kur qeveria mburret se nderton rruge(krejt jashte standartit)..kur ne fakt e ka per detyre ti ndertoje dhe jo vetem aq por dhe te jene me vizion 50 vjecar?..si mund te futemi ne europe kur dhe nje ligj per blerjen online qe ishte kuvendi i hajduteve e modifikoi sepse nuk perfitoni kompanite afer pushtetit?..si mund te futemi ne europe kur gjedja e spitaleve tona publike eshte si te futesh e burgje te kohes se enverit dhe te ze semundja?..si mud te futemi ne europe kur “INTELEKTUALET”. shqiptare vee firma se ju dogj shpirti per tre ligjet qe duhen miratuar..kur ne fakt asnjehere keta “INTELEKTUALE” te pjerdhur nuk e kane ngritur zerin per asnje nga keto probleme e te tjera qe jane pa fund ne shqiperi?..dhe e fundit…qe te futesh ne europe duhet te kesh standarte ketese,ekonomike e shoqerore e sociale te peraferta deri diku me europen e ne jemi aq larg?..eshte si puna e asaj..qe si mund te ulen ne nje tavoline nje qe ka vetem 4 leke te marra borxh dhe nje tjeter qe ka miliona dollare ne banke?..po lereni europen po jemi larg po e rendesishme eshte qe shteti te respektoje qytetaret e vet e te mos i vjedhe ata..jo si keta ndyresira qe papritur u gdhine me pasuri marramendese e miliona dollare depozita ose poshte jastekut..si ilir meta me shoke..dhe na shet pordhe prokurori i pergjithshem apo ILDKP qe po ndiqen zyrtaret keshtu apo ashtu..te gjithe jane te kapur nga makuteria..epo europa qeverite i ka te pergjegjshme..si tha km yne?..shqiperia eshte zvicer me det?..ahahahahahahahah..ahahahahahahhahaha..te katertit ne bote per mireqeverisje?..ahahahahhahaah..ahahahahhaha..rrjeti me i mire rrugor ne europe?..ahahahahahahahahahahh..i kerkoj falje webmasterit dhe lexuesve te gazetes per kete koment kaq te gjate

  3. Sali Baba says:

    Saliu po e ben jeten cdo dite e me interesante.Sa here i kujtohet nje peralle e tregon ate dhe i duket sikur e ka bere detyren si kryeministri i shqiptareve. Ju kujtohet peralla kur desh te shiste Shqiperine per dy euro.Ai e shiti ate tek Fazllici dhe Argita.Ju kujtohet peralla me superfuqine energjitike tani vetem lagjes se Saliut nuk i nderpriten dritat.Ju kujtohet peralla me rrjetin rrugor me modern ne Europe rruga e Arbrit ,autostrada veri jug etj vetem rruge dhe autostrada nuk mund ti quash copezat e betonit dhe asfaltit qe me pare shkaterrohet se sa inagurohet prej Babes. Ju kujtohet qeveria me duar te pastra qe ju premtoj shqiptareve.Duar te pastra tani kane vetem ata qe i qendruan larg qeverise se Saliut. Po pasaportat qe do ju jepen bashkekombasve tane ju kujtohen. Shpresoj qe Shkelzeni te kete shpallur tenderin per prodhimin e tyre. Kujt i kujtohen peralla te tjera te Sali Babes ju lutem ti botoni ketu sepse po ndihmojme Saliun te shpalli programin qeverises per 4 vite ne vazhdim.

  4. plaku says:

    Djema, me sa kam lexuar une,kjo puna e referendumeve eshte si puna e thikes me dy presa.
    Eshte fakt, qe zvicerjanet i perdorin shume referendumet dhe e djathta zvicerjane i trumbeton ato se demokracia direkte e sovranit ( popullit ).
    Une kam pare dhe lexuar, se ish kanzelari i Gjermanise Perendimore Helmut Schmidt dhe ish ministri i jashtem i Gjermanise Joshka Fisher kane thene, se per Gjermanine eshte fat, qe deri tani nuk kane bere ndonje referendum sepse per shembull populli gjerman nuk do ishte kurre dakord per futjne e Gjermanise ne BE.
    Referendumi eshte i rezikshem, sepse niveli i njerezve te thjeshte qe bejne referendumin eshte me i ulet se niveli mesatar i deputeteve ( demokracia representative) per faktin se deputetet jane me shume te informuar se sa populli i thjeshte.
    Per shembul, per Zvicren ishte nje TURP I MADH miratimi i referendumit per mos ndertimin e minareve te xhamive ne Zvicer. Gjithe bota e kulturuar e kritikoi Zvicren per kete referendum.
    Kam mendimin, se e djathta dhe populistet europjane e perdorim nocjonin referendum per te frikesuar shoqerite demokratike dhe qeverite.
    Kujtoni ju lutem, se edhe kryeministri i tanishem i djathte i Anglise, dy dite me pare, kercenoi Europen se do beje nje referendum deri ne vitin 2017, qe populli anglez te votoje per daljen e Anglise nga BE.
    Sa per referendumin e Sales, une mendoj, se ky eshte nje nga bombat tymuese qe hedh Sala pa e ditur as vete pse. Ai do bente edhe nje referendum per dhenjen gjithe shqiptareve kudo qe jane te pasaportave shqiptare. Tani perseri nuk flitet per kete gje. Ky nuk eshte kryeminister, ky eshte nja plak rrugac, innatçor dhe palaço.

    1. ina says:

      e kuptoj shqetesimin tend Plaku, por referendumi eshte mjet shume i rendesishem per demokracine direkte. Eshte e vertete qe e djathta ka perfituar nga shume referendume, por kjo nuk eshte vetem se deshtim i organizimit te forcave progresive. p.sh. ne shume vende te Amerikes Latine, e ne Indonezi referendumi eshte perdorur me shume sukses per t’i thene jo privatizimit te ujit te pijshem dhe deklarimin e ujit e drejte njerezore e mbrojtur me kushtetute. Ne kete kuptim, problemi nuk eshte tek referendumi ne vetvete sesa tek defektet e forcave progresive. ne fakt referendumi mund te perdoret me shume sukses per te edukuar njerezit per te drejtat e tyre dhe per t’i emancipuar ata.

      Nje ide mund te jete psh qe te shkruajme te gjithe ne faqen e Berishes qe duam referendum per ligjin e plehrave, ose duam referendum qe i shpall kriminele te gjitha qeverite qe nuk i sigurojne popullit kujdes shendetesor e arsim publik falas… etj. etj…

      1. plaku says:

        ina,
        Faleminderit per repliken civile. Une me siper thashe se, referendumi shpesh eshte thike me dy presa. Ne shkrimin tend ti fole me shume te drejte ne lidhje me referendumet mbi ujin si e drejte themelore e njerit.
        Ina, ka shume mundesi qe ti ke te drejte, Who knows ?
        Pershendetje.

        1. ina says:

          yeah, who knows, only the struggle will tell!

          Pershendetje dhe jave te mbare!

  5. albaniac says:

    …Manaj ka arritur te prek sado ne menyre te moderuar nje fenomen te “tejdukshem” sic eshte ambjenti.
    per miletin perceptimi ambjentalist jane ndotjet plehrat dhe….landfill

    Krimi i malokut dhe i gjithe oborrit nuk jane vetem te mesipermet.
    sa here eshte permbytur veriperendimi i albanistanit dhe sa here do te permbytet?
    Besoj se ke komentues qe ta japin pergjigje shume te sakte….
    ujmbajtja bashke me faktoret hidrike qofshin hidrologjike apo hidroteknike jane ne nje ri-formim prandaj qe deri sa te rivendoset perseri ai ekuilber qe natyra e vuri ne miliona vjet “iliret e Berisha 2” e bastarduan per 8 vjet. Shikoni lumenjte shtratrat e tyre kane ndryshuar dhe zgjeruar taracat lumore (qe ne i kemi mesuar me kete emer ne fakultet) tani kane marre emrin tarracat e berishes…zakonisht duhet nje semester i mire shkollor rreth 4 muaj qe te shpjegohet sa e rendesishme eshte tarraca lumore(e berishes) shkurt muhabeti qe ta marri vesh mileti krimi mjedisor i malokut eshte eliminimi dhe shkaterrimi total i shtrateve dhe tarracave te lumenjve te albanistanit
    Shembull tjeter i mjedisit; besoj se mund te kete ketu nga ata qe kane kaluar nga Kuksi per ne Morine dhe rruga te bie nga Gjegjani (Kukes)…qe ne largesi dallohet nje brez me ngjyre gri djerre me nje loktur te drejte si te jete prere me gershere dhe menjehere fillon brezi jeshil i erret i pishave…
    brezi djerre eshte dhurate e HCL dhe H2SO4 qe e leshonte fabrika e pasurimit ne gjegjan(baker), rast tjeter qe ne fakt eshte ne proces e siper …ky eshte ne FushArrez…kalon te vetmes rruge dhe ne krahun lindor nga ana tjeter e perroit te del prape nje brez gri me nje distance te konsiderueshme qe e shte e mjaftushem per semundje kancerogjene me origjine silikozen qe ne fakt po te shikosh ne varrezat e fshatit(qytezes) ka nje brez te tere te vdekur ne moshen 50vjec dhe qe te gjithe jane minatore dhe pak qe kane punuar ne perpunimin e drurit ne dalje te fusharrezit.
    te dalim ne tirane ne Valias…. per ata qe nuk marrin vesh nga miniera qymyri qe eshte shfrytezuar vite me pare ne fund te jetes te minieres eshte perdorur amoniak per te ngrire shtresat sterile qe te kene fortesi per te mbajtur minieren qe te shrytezohet qymyri(njesoj si amoniaku i frigoriferit per te nrire mishin) dhe perseri kemi te njejtin brez gri qe na ndjek…por krimi nuk mbaron ketu…ne fakt ketu mbaron historia e nje krimi dhe fillon neo-krimi.
    Ne Kukes uji vjen nga Gjallica por pjeset rurale sidomos andej nga brezi gri uji merret me puse vertikale,ne munelle turqit e sulltan erdoganit po e shtojne krimin ndaj atyre fshatareve te paket qe kane mbetur me ate cope te ashtuquajtur fabrike pasurimi te bakrit, ne Valias krimi po nderton shtepi pikerisht aty ku amoniaku i kriminelit Dull ka vrare njerez per vite me rradhe…ku e marrin ujin keta njerez…nje pjese e mire e tyre kane mbjellur bacet dhe dynymet…dhe i shesin ne Tirane….
    Nje fare ministri i mjedisit nje idjot e 1/2 qe ne fakt ka njohuri se ka diplome nga nje fakultet cilesor ka nje pa aftesi brillante….
    Pra nuk jane vetem gomat e djegura aop tymi i naftes brruto apo guroret e Krujes apo importi i helmeve te evropit qe po na vrasin cdo sekonde

    ….mor pismilet me keq ju a befte

  6. Horri i Bulevardit says:

    Sali Berisha ne referendume serioze, ska asnje shanc te fitoje, sikurse nuk fitoi me referendumin e tij te vitit 94, ku donte te bente me kushtetute vendosjen e tij si mbret, njesoj si maloku Ahmet Zogolli.
    U kerkku referndum per ceshtjen e plehrave te importit dhe Saliu me doren e Ristanit, nuk e pranoi, biles i beri edhe fallsifikues.
    Tani kerkon referendum ne facebook, ku duhet patjeter te dale emri, qe per ata qe marrin rroge shteti, kjo eshte si nje kamzhik qe do ti ri ne koke, po te guxojne te votojne kunder Saliut.
    Kerkon referendum ne facebook, kur une personalisht, i cova nje mesazh ne faqen e tij qe vete deklaroi qe komunikoni me mua dhe perfundimi ishte se ajo qe shkruajta me emer dhe mbiemer, nuk doli ne ate faqen e tij dhe ajo qe shkruajta une ishte pikerisht ajo qe mendojne shumica, Pse ndodhi Gerdeci, Pse djali i tij nuk u gjykua si kryesori, Pse tokat ne bregdet i kane blere mbi 850-serbe, kur ato prona edhe kur kane qene te shtetit, duhej ti jepeshin, ish pronareve si kompesim, apo ish te perndjekurve, ose mund te bleja edhe une si shqiptar.
    Prandaj Sali Berisha kerkon referendum ne facebook, se atje ai di ti rregulloje ata qe deklarohen PO dhe ata qe deklarohen JO, ti heqe nga ky referendumi i tij qesharak, pa permendur ketu ata qe jane ne pune shteti, qe detyrimisht duhet patjeter te votojne Saliun se ai i heq buken e goje, ate qe edhe mesuesi i tij E.H, sja hoqi, atyre qe persekutoi.
    Sali Berisha duhet te rrezohet nga pushteti i vjedhur, para 23-qershorit, prandaj mos hezitoni, kur ben thirrje cdo force politike, per rrezimin e qeverise.

  7. aleksandri i madh says:

    Vetem nje sqarim per autorin. Bullgaria ka trasheguar nje central berthamor (dhe jo 4 si thuhet ne shkrim) qe nga koha e komunizmit me teknologji ruse dhe deshironte te ndertonte edhe nje tjeter. Per pjesen tjeter te shkrimit jam teresisht dakord.

    1. Sqarim per aleksandrin e Madh! Manaj ka te drejte Jane 4 reaktor te. Mbyllur berthamor Ne 2007! Edhe Ne Shkrim flet per 4 reaktor te mbyllur ! Bej search Ne google ose shiko lajmin e BBC per referendumin e Shpallur te pavlefshem per shkak te pjese marrjes thuhet 4 reaktor te mbyllur! Autori Eshte I sakte I Dashur !

    2. Oketo says:

      Kurse une nuk jam dakord per pjesen tjeter te shkrimit:Z.Manaj e keni gabim sepse ne Bullgari ka korrupsion kurse tek ne jo pra nuk jemi njesoj me ta.Tek ne shteti eshte i pushtuar nga Mafia.

  8. JB says:

    Z. Kryeministër, më mirë do ishte që referendum të bëhej për çështjen “A jemi pro antarsimit ne BE”, sikurse dhe kanë bërë vendet ish komuniste, por dhe ato qe ecin me politikat e tyre kombetare. Një referendum i tillë mund të bëhej për shumë arsye, por më shumë rëndësi do kish debati dhe jo se do vihej në dyshim proevropianizmi i shqipëtarve në këtë rast. Debati do përfshinte shumë aktor dhe jashtë politikës dhe publiku i gjerë do përfitonte prej tij njohuri më shumë rreth Bashkimit Evropian, sfidave që do e prisnin Shqipërinë, mënyrën se si do realizoheshin reformat dhe më e rëndësishmja, çfarë kostosh do kishin për shqipëtarët ato, sikurse dhe perfitimet prej realizimit me sukses të tyre. Por ky referendum duhej mbajtur pa filluar procesi dhe nëse rezultati do ishte për “Pro”, atëhere integrimi për në BE do kishte fuqinë e një platforme afatshkurtër dhe afatgjatë të një politike kombëtare. Duke qenë e tillë kushdo që do qeveriste apo do ngelej ne opozitë do i nënshtrohej vullnetit të popullit.
    Nëse do shkojmë në referendum për tre ligjet mendoj se nuk është mirë çështjet teknike e ligjore, që duan vullnet politik, të dalin jashtë legjislativit dhe të bëhen precedentë për bllokime dhe orvatje të tjera. Të marrim rastin se mbahet referendumi që Ju propozoni. E para pyetje që më vjen ndërmend është se a është marr parasysh më së paku një pjesëmarrje e vogël e mundshme? Psh. si në rastin e Bullgarisë ditën e djeshme, ku pjesëmarrja nuk i kaloi 20% dhe referendumi i mbështetur nga opozita dështoi, pasi nuk mundet 20 të njëqindtat e popullsisë të përcaktojnë të ardhmen e shtetit. Nëpërmjet tij merren vendime kyçe për gjithë kombin, për çështje jashtëzakonisht të rëndësishme.
    Shumica e njerëzve atje prej luftës së ashpër politike nuk pranuan të merrnin pjesë në atë referendum, dhe ndoshta opozita atje me këtë veprim arriti jo vetëm prishjen e imazhit të qeverisë, por edhe vetë të sajin. Pasi me 20% pjesëmarrje asnjë nuk mund të pretendoj as për fitore dhe as për humbje. Humbën taksapaguesit plotë 10 milion euro nga buxheti i shtetit, me të cilat mund t’ju vihej në ndihmë njerëzve apo komuniteteve në nevojë. Harxhim energjish për një performancë më të mirë qeverisje nga ata që janë në pushtet dhe rënie besimi për opozitën që arriti të mbaj një referendum pa qeder në vend të dialogut konstruktiv.
    Në fund z. Kryeministër dua t’u citoj sociologun bullgar Minçev në lidhje me referendumin e mbajtur atje, por që vlen shumë edhe për Shqipërinë. Sipas fjalëve të tij referendumi kërkon kulturë dhe traditë, ndërsa në Bullgari (këtu unë shtoj “në Shqipëri”) 40 vjet nuk ka pasur referendume. Para pak vitesh nuk pati konsultë për një çështje kyçe si antarsimi në BE, për më tepër në këtë vend nuk zhvillohen as referendume në nivel njësish lokale.
    Me respekt,
    A.B

  9. raimondi says:

    Bullgaria eshte pjese e Eu-se, ndersa ne nuk jemi–\

    Por megjithate qe te behemi pjese e EU-se do ishte mire qe opozita ti frimoste ato 3 ligje \\

    Pavaresisht se referendumi nuk duhet bere per ato 3 ligje,por sipas meje opozita e qelbi fare
    dhe humbi shume ne syte e EU dhe USA qe nuk miraoti ato 3 ligje

    1. antiislamik says:

      A mund ti permendesh se kush jane keto ligje dhe cfare dobie reale kane sot per sot. Ma argumento pak qe dhe une si votues ti kerkoj Opozites time ti miratoj.

  10. era says:

    antiislamik, po te sqaroj une. Njeri nga ato tre ligje eshte qe talebanet e saliserbit dhe gjithe shpura shpellare e tij qe me e pakta mund ti quash dhiare injorante dhe cuba koketrashe, te vazhdojne te mbajne te pushtuar administraten e shtetit dhe ta cojne ne gremine me keq se e kane cuar kete vend.

  11. KOMUNITETI PRIMITIV says:

    EVERTETA ESHTE SE…
    Ndersa deri 2 apo 3 muaj me pare Saliu nuk e donte ‘integrimin’ se do futej ne vathe e smund te hante pa çoban e pa rregulla,TANI jo vetem se e kerkon por insiston si e vetemja rruge qe ti shpetoje krrizes dhe ‘urise’ se shqipetareve qe seshte çudi ta hane te gjalle nga urija si ‘thashethemi’ i Korese se veriut.Fjalen integrim Sala e ka te perkthyer nga mareshalli Tito ‘gjenocid’ si me kosovaret.
    22 vjet me nje elektorat 1milion e gjysem nuk u arrit te ushqehen me buke nuk ka rruge tjeter te perzihen dhe keta qe kane ngelur nen emrin e BE e te ne kete vend te ngelen:1400 politikane,1400 parti njeri,140 deputete e 1400 minatore.KOMUNITET PRIMITIV

    1. anonim says:

      Une nuk e kuptoj se si arrini akoma e diskutoni per saliun e shqyperise “nje fshat qe duket s’do kallauz” thote populli po popullit i jane mbuluar syte me lesh dhe mire ti behet kur e tall saliu b…. mire e si ja do qefi ju keni qef te argumentoni dhe mire e beni po nje gje duhet marre parasysh se shqiperia qe nga komunizmi e deri sot cdo gje mund te kete qene por asnjehere shtet ky i sotmi rrumpalle fare njehere ne bejme sikur jetojme bejme sikur shkollohemi sikur votojme sikur na numerojme sikur punojme e sikur na paguajne sikur do na fusin ne evrope e sikur sikur e sikur vetem nje gje e eshte e prej verteti qe sali ishte bir bariu e eshte be kryeminister qe argita zgjebe dhe u gdhi milionere qe luli kamarjer blen shpi ne hollande ????? etj etj keto jane gjerat serjoze qe duhet te shofim ne ket shtet karagjoz me palaco e karagjoze.

  12. fox says:

    Nga ana gazetareske ky shkrim i fundit i A.Manajt eshte shume arritur dhe vlen te pergezohet.Gjithmone eshte shquar per nje “pende te forte” duke u rradhitur nder tre analistet me te mire ne trevat shqipfolese sot per sot.
    Por kjo nuk mjafton pasi shikohet se mungon fryma atdhetare dhe zgjidhja qe duhet te parashtrohet si te shpetoje ai vend nga plehrat e europes,nga plehrat e tropojes dhe nga plehrat e ambasadave.
    Me ka pelqyer kur i quan ambasdoret e akredituar ne Tirane si kellefa nje perdorimsh qe jane vene organit gjenital me emrin sali per ta shkerdhyer ate vend.Me te vertete besoni zoti arben manaj se ambasadori eugen volfarth personalisht nuk eshte gjenerali i ushtrise plehrave qe po pushtojne shqiperine?
    Per kenaqsine tuaj shikoni nje interviste gjate inspektimit te landfillit te shkodres nga Legeni volfarth ku shprehej per nje ligj te miratuar nga parlamenti per plehrat se ishte nje ligj “demokratik”
    Perse ju zoti Manaj nuk merreni me kete gjeneralin e plehrave te osbe por shkoni deri ne bullgari.
    Ju i nderuar Arben duhet te perkrahni inisiativen e AKZ qe kerkon largimin e shtetasit berishe dhe te merret i pandehur per qindra krime te tij para se te jete vone.Vetem me largimin e sali plehut dhe ambasdorit legen volfarth shpeton dhe ai vend nga shperberja totale. Mos i bjer larg e larg nga bullgaria por bjeri direkt te k/m dhe mender osbe-ja.

  13. AL says:

    NJE MATERIAL PER PROTESTEN E RRADHES QE DUHET TE ZHVILLOJE AKZ E SPAHIUT DHE MYSLYM PASHAIT PARA OSBE TE VOLFARTHIT

    Shërbimi Sekret gjerman merr nën hetim ambasadorin Volfarth
    Vjen nga Gjermania, por nuk sillet si i tille. Mbron interesa te hapura mafioze, ose e thene ndryshe mund te konsiderohet me plote gojen “ambasador skrapi”. Vjen per OSBE, por sponsorizon ligje mafioze. Hiqet si i ditur, por nuk di asgje perveçse birrave dhe kernackave. Ky eshte ambasadori Eugene Volfarth, qe per nje vit me radhe u ka marre “erzin” shqiptareve dhe i ka kthyer qytetaret ne “leter higjenike”.

    E pabesueshme, por e prekshme dhe reale. Ky njeri nuk njeh kostum diplomati dhe kufij korrupsioni dhe babezie. Sot shkoi te ILDKP qe ka organizuar sot një takim me studentët e Juridikut, temë e të cilit ka qënë lufta ndaj korrupsionit. Por aty foli per politike, duke fajesuar opoziten si fajtore te vrasjeve te 21 janarit dhe bojkotit qe solli humbjen e statusit. Perse nuk i jep Berisha nje teser te PD-se. Ku i dihet edhe mund t’ia kete dhene dhe e mban fort ne gji. Por thone se me shume njeh parate dhe qejfin dhe se i pelqen te sillet verdalle tiranes per orgjira.

    Madje ne Gjermani flitet se sherbimi sekret ka nisur edhe hetime ndaj tij per afera korruptive, qe prej muajit maj dhe ne vazhdim. E nese keto hetime do konkretizohen, gjithe “çorben qe ka ngrene” ky diplomat surrogato ka per ta vjelle. Behet fjale per biseda telefonike te Volfarth me politikane ne Gjermani, Austri, Shqiperi. Nderhyrje jashte kompetencave ne politike, biseda private me perfaqesues te mazhorances dhe te KQZ-sesi dhe te Kolegjit. Te gjitha te filmuara, pergjuara dhe fotografuara, ne nje dosje te veçante te sherbimit sekret gjerman. Mesohet se jane mbledhur materiale per disa koncesione dhe se fundmi çeshtjen e plehrave. Gjermania ka kerkuar kaseten e deklarates se dhene nga Volfarth prej Bushatit, ne landfill, pasi OSBE dhe detyra qe ka nuk percakton perfshirje ne ceshtje ligjore te tilla.

  14. miri shkodra says:

    Era, je e madhe.

  15. kola says:

    A e more vesht resultatin e referendumit te opozites ne Bullgari zoti Manaj? Deshtoji se vetem 20 % e popullit mori pjese .Mirpo na thuej dicka per ate bythziun pakistanez qe shpifi per Argiten more burre me qe jeton ne Londer.Po me duket se po del me Ramen bashkepronar ne nje plazh te Spanjes more ditziu.A e shef se Mero e harroje ate sajesen e zonjes 3 milionshe po na del Rama me barre me pakistanezin kopil.Mero e harroji shpijen per Argiten e po merret me nacionalsalizma me Mark Marka me Mehmet Shehun e Pllumb Xhufin me sukset e Topit ne Athine me plehrat etjera gjera boshe.Ju mbarue karburanti i shpifjes e tash po gjen ndonje rrene tjeter e llomotit edhe nje jave.
    Na sqaro bashke me Meron per ndarjen e mandateve qe bete hatane 10 dite se komisioni kerkonte te vjedhe tre mandate per Pd e tash ai Bibani i Ps ne komisijon po thote ta miratojme ate qe nuk miratuem pra tja japim 3 mandate ne tavoline por pd nuk po ndigjon ti marre ato 3 mandate te falura.Hajde hipokrizi e mashtrime

    1. beni says:

      Ma ngadale bre kole se thyen qafen..
      Nuk i plas kujt mo ne shqipni as per sali kriminelin,as per ed tradhetarin as per bamir frikacakun.Keto te tre jane plehrat e kombit shqiptar me te rrezikshme se ato plehrat qe po i bjen mixha juej sali.
      Po ti na trego nje here pse po del si pushka jevgut njehere si kelmendas,njehere si mentari , meleku apo gopi i somes
      …ose je i marre me deformime psiqike
      …ose je i paguar nga visho lika
      …ose nga brantso-jedinstvo.
      kushdo te jete shkaku i mesiperm atij edi rames ngrini nje monument qe berisha shpetoi gjalle ne 21 janar 2011.

  16. sadiku says:

    Manaj te pergezoj per analizen. kur do shporret ky rregjim i ndyre. ju gazetartre jeni shpresa jone qe ti hapni syte ketij populli sylesh qe e han sapun per djath.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje