Historia e dështimit të investimit të CEZ në Shqipëri duket se është pasqyrimi më i vërtetë i asaj që ka bërë qeveria e Sali Berishës në katër vitet e fundit: miliona euro që duhen paguar dhe shtete që armiqësohen me integrimin evropian të Shqipërisë. Dëbimi i këtij investitori jo vetëm ka nxjerrë në tryezë një faturë të madhe financiare e politike, por pikërisht mbi këtë rast duket se luhet me xhiro të shpejta i gjithë filmi i këtyre katër viteve qeverisje.
Pompoziteti i dorëzimit në Pragë të kërkesës për statusin e kandidatit te Shqipërisë në BE vetëm një muaj përpara zgjedhjeve të 2009-ës, marrja nga ana e një kompanie të madhe çeke e tenderit për rrjetin e shpërndarjes së energjisë, euforia propagandistike e mrekullisë, që është gati t’i afrohet BE-së dhe ku bëhen investime serioze, pra të gjitha që u rrokullisën në të kundërt sapo mbaroi spektakli elektoral. Borxhe, akuza, fatura dhe gjoba, vendime të diskutueshme gjykatash, banorë që pushtojnë nënstacionet dhe energji që ndërpritet për efekt të arbitrazhit ndërkombëtar, treguan më së miri se çfarë stine mbajti gjatë këtij mandati katërvjeçar. Në fund, e gjitha është kthyer përmbys, CEZ është përzënë nga Shqipëria dhe rrezikon të fitojë gjyqin ndërkombëtar, borxhet po i marrin frymën KESH-it, qeverisë i duhet të paguajë të paktën dy herë më shumë sesa fitoi në 2009-ën nga privatizimi, ndërsa në Pragë miqtë janë shndërruar në armiq. Çekia nuk do ta mbështesë Shqipërinë në aspiratën e saj të anëtarësimit në BE.
Kur më 28 prill 2009 Sali Berisha i dorëzoi homologut të tij çek aplikimin për statusin e kandidatit të Shqipërisë në BE, pakkush kishte dilema për fundin e lumtur të atij zarfi. Kjo jo prej shkakut, se vetëm dy javë më pas Mirek Topolanek do te ikte nga zyra e shefit të qeverisë së Pragës, por sepse dukej qartë që ajo ceremoni kishte vetëm qëllime elektorale. Berishës i duhej për t’i krijuar një iluzion shqiptarëve përpara zgjedhjeve se ishin më afër Evropës, ndërsa çekët kishin pranuar të luanin rolin e tyre në këtë skenar lindor. Madje Topolanek deklaroi atë ditë përpara kamerave: “kam dashur që aplikimi të bëhet gjatë presidencës çeke për faktin se vendet kanë të njëjtën histori politike, si shtete ish-komuniste. Po kështu edhe për faktin se Shqipëria ka bërë mjaft hapa përpara, pjesa më e madhe e tyre nën drejtimin e Sali Berishës”.
Megjithëse Topolanek nuk arriti të qëndronte në pushtet as sa të mbyllte Çekia presidencën e BE, pasi u largua më 8 maj të atij viti, farsa u luajt deri në fund. Marrëdhëniet shqiptaro-çeke nisën të zënë titujt kryesor të mediave në vend, shkëmbimet trajtoheshin me prioritet, ndërsa propaganda e përdori eksperiencën e Pragës në dënimin e krimeve të komunizmit si model –paçka se shumë larg nga origjinali- të ligjit të lustracionit. Pikërisht në këtë kohë u pagua edhe haraçi.
Menjëherë pasi fitoi zgjedhjet qeveria u kujdes që CEZ Group të fitonte tenderin ndërkombëtar për blerjen e 76 përqind të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shqipëri për 102 milion euro. Investimi u trumbetua si arritje e madhe dhe deri në këtë pikë gjërat dukeshin se po shkonin sipas atij skenari lindor të fushatës elektorale. Sipas kësaj propagande, ky ishte hapi i parë i boom-it të investimeve të huaja në vend, të cilat ndoshta edhe prej historisë së CEZ, nuk erdhën kurrë dhe rrezik që të mund të afrohen për një kohë të gjatë. Por ndryshe nga mentaliteti i politikanëve, për menaxherët e kompanisë telashet nisën menjëherë. Rrjeti i shpërndarjes ishte për të ardhur keq, qytete dhe fshatra nuk paguanin asnjë qindarkë energji, lidhja e biznesit me realitetin ishte në kufijtë e të pamundurës, ndërsa shteti që zhytej ditë pas dite në krizë nuk paguante asnjë prej faturave, që sa vinin e shtoheshin. Nga ana tjetër borxhet mes CEZ-it nga njëra anë dhe KESH-it e OST-së nga ana tjetër, rriteshin pa asnjë kuptim. Të gjithë këta faktorë nxorën më shumë në dritë pikërisht sëmundjen kryesore të shoqërive lindore, ku qeveria i konsideron bizneset si klientë të saj. Dhe në harkun e pak viteve situata u përmbys. CEZ-i u pa si një armik i qeverisë ndërsa të gjithë faktorët e tjerë, që prej debitorëve zyrtarë e deri tek qytetarët, që nuk kuptonin asgjë, iu vërsulën kompanisë. Zona të mëdha urbane deklaronin fshatçe që nuk paguanin asnjë lek për energjinë, ndërsa qeveria i trimëronte për t’u dyndur nëpër nënstacione për të lidhur energjinë, që nuk paguanin kurrë. Bilanci i asaj që kemi parë gjatë gjithë vitit të fundit në këtë duel mes CEZ-it dhe qeverisë ishte dramatik. Kompania çeke ka shumë gjasa të fitojë lehtë arbitrazhin ndërkombëtar prej sjelljeve të dhunshme dhe shkeljes së kontratave nga zyrtarët shqiptarë, si dhe paaftësisë në zbatimin e ligjit e për pasojë t’u shpëtojë borxheve që kapin mbi 200 milion euro, që i detyrohet KESH, OST apo institucioneve të tjera kryesisht shtetërore. Nga ana tjetër, gjatë gjithë kohës së krizës kjo kompani është kujdesur vetëm të shlyejë kreditë në banka, duke ia lënë të gjithë barrën e mëtejshme kabinetit të Berishës. Në 2009-ën CEZ-i pagoi 102 milion euro, ndërsa sot i detyrohet ndërmarrjeve shtetërore shqiptare të paktën 200 milion.
Nëse fiton arbitrazhin, diçka e lehtë sipas ekspertëve, dëmi ekonomik do te ishte katastrofal. Por edhe nëse ndodh që e humb atë, sërish për qeverinë shqiptare do jetë e pamundur të përfitojë nga një kompani pa asete reale dhe llogari bankare në Shqipëri. Pra në katër vjet, ky investim del me një faturë të tmerrshme në dëm të shqiptarëve, që duhet të paguajnë të paktën mbi 100 milion euro, në një kohë kur në 2009-ën Berisha krenohej, se i kishte fituar këto para prej miqve nga Praga. Por jo gjithçka mbaron me kaq.
Në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare situata duket, se është plotësisht e përmbysur ne raport me katër vjet më parë. Berisha e ka prape në duart e tij rrjetin e shpërndarjes së energjisë dhe sërish mund të ofrojë amnisti për fshatrat dhe qytetet, që nuk kanë paguar dritat, në këmbim të votave më 23 qershor. Me këtë “premtim” kryeministri mund të shtyjë dhe për ca kohë faktin e hidhur që do t’i duhet t’u thotë qytetarëve se të gjithë bashkë duhet t’u paguajmë çekëve të paktën 100 milion euro. Katër vjet më parë ai mburrej se iu kishte marrë 102 milion të tilla. Por fatura çeke nuk mbyllet këtu, pasi në Pragë, nuk bën i njëjti mot si në prillin e 2009-ës.
Kryeministri i Çekisë, Neças, deklaroi se “nuk do t’ia harrojmë këtë Shqipërisë, do ta kujtojmë, kur të flitet për integrimin në BE”. Kohët kur dy vendet evokonin të shkuarën lindore nën komunizëm si pikë bashkimi, kanë marrë fund. Kjo, pasi sipas Peter Neças, ajo që bëri Berisha me CEZ “hedh dyshime mbi angazhimin e supozuar të Shqipërisë për zbatimin e ligjit dhe shpresat, se një ditë mund të bashkohet me BE”. Ndaj mund të thuhet pa dyshim, se përgjigja e asaj kërkese, që dërgoi Sali Berisha më 28 prill 2009 në Pragë, ka ardhur tamam në prag të zgjedhjeve. Ajo është një faturë e madhe me mbi 100 milion euro për tu paguar si dhe siguria, se Çekia do ta kundërshtojë fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Një përgjigje, që i tregon të gjithëve fatin e “investimeve” elektorale.
Mafie Gadafiane, paste te njejtin fund!!
Keta blejne dhe shejtanin, te flase ndonje fjale te mire.
Rrenjet e kesaj Qevverie jane ne Beograd dhe Athine.
NGA TE 4-tit ne Bote, do hypim ne vendin e 2-te se Gjermania dhe Norvegjia kan ca probleme “mes vedit”
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/dhi-e-zgjebosur-dhe.html
Para 4 vjeteve u premtove shqiptareve parajsen. Po sivjet cfare do tu premtosh o spiun serbo-grek?
shume e thjeshte. Drita, uje, punesim, dhe integrim. Bagetia qe e voton do bej sikur e beson se prape sdo paguaje as drita e as uje dhe ne fund nga nje thes me miell do ta marre. Se desh harrova kemi dhe premtimin e madh per bashkim kombetar si bonus.
Une di, se kercenimi i qeverise ceke per futjen e Shqiperise ne BE eshte me baza sepse :
– Ne kontraten e BE shkruhet kjarte, se ne se nje vend i ri don te marre statusin e kandidatit te BE, kjo gje behet VETEM ne, se 29 vendet anetare te BE japin konfirmimin e tyre zyrtar per kete gje. Pra, qeveria ceke nuk e jep dhe Shqiperia nuk e merr statusin e kandidatit per ne BE.
– Ju kujtoj ketu, se edhe Maqedonia nuk u fut ne NATO, sepse Greqia nuk dha driten jeshile per kete gje.
Djem, ju kam thene se vetem ekonomia do te nxjerri Salen ne pension. Ekonomia ishte ajo, qe shkaterroje sistemin e SOCJALIZMIT REAL.
Kujtoni ju lutem, se cfare ka thene Klintoni per ekonomine.
Populli thote, se eshte mire te dish se sa te kesh. Militantet partiake te PD-SE po marrin ne qafe Shqiperine. Vapori i pD eshte me nje qind brima dhe po fundoset.
Plaku dègjo pak,po e lè atè historinè e *dashurisè* midis Derrishès tonè dhe Topolinos çek,sepse nuk ja vlen-kaloi,por harroje kèrcènimin e qeverisè çeke,pèr hyrjen nè Europè–kjo èshtè sjellje tipike mafioze.
Gjèja e fundit qè do Derrisha ,èshtè hyrja nè Europè,ai nuk do tè hyj,nuk e ka dashur kurrè,dhe rasti i artè èshtè dhe gjoja *bllokatori* Rama,po i prish tè *ardhmen* shqiptarève–di akoma se ka shqiptarèt e 90,ngaqè pèr vete i ka ngel sahati atje.
Pra lere Europèn,se dhe sikur tè na lutej ai nuk do futej!
Perandoria ekonomike èshtè nè dorè tè atij,dhe shoh njè nènvlerèsim gjeneral tè ktij fakti,nuk e di ku jeton por ktu realiteti èshtè i hidhur,èshtè aq i hidhur saqè fotoksina po u duket sherbet(dhe nè fakt po pèrdoret masivisht).Plaku ,ekonomia èshtè nè dor tè Saliut,bashkangjiti tè gjitha institucionet ku lakejtè e tij po bèjnè ligjin-opoxita po i kundèrshtooooonnnnn,po nxiiiiiin faqet e gazetave,se pèr gjè tjetèr nuk vlejnè,nejse,pra Ekonomi+Institucione+Vende Pune,sepse Cez nè dorè tè tyre dmth,punèsim i militantève,ehe njerzit do ushqehen,nuk mund tè presin Rilindjen e Ramès,se unè jam 37 vjeç,nuk kam parè ndonjè tè vdesi dhe tè rilindi,pra i nderuar do shohèsh qè vapori i tij nuk po mbytet…
Nuk èshtè faji i militantève,sapo ju thashè qè njerzit duan tè ushqehen,mè beso pazaret janè tepèr tè larta ,do joshnin kèdo,dhe jo mè ktu ku 100 mij lek tè vjetra dhe ca fatura tè falura janè …votè e sigurt.
Lexoe mirè paragrafin e parafundit tè ktij shkrimi tè vlefshèm,sepse tè spiegon mirè…me shumè keqardhje t’i shkruajta kto rreshta–por jam realiste,dhe unè faturat i paguaj vetè,asnjèher nuk mi ka paguar partia,kemi filluar qè me faturèn e plumbit dhe po ecim para,por mjerimi èshtè kafshatè qè nuk kapèrdihet,pra tè detyron ti bèsh rrugè harbutit–dhe unè s’kam çfarè tu them–sepse nuk mund tè …rilindin!!
—plaku–e shikoj qe te intereson shume ekonomia ,megjithse ne profesion nuk je ekonomist—un ne profesionin tim nuk jam ekonomist dhe e kam te veshtire te kuptoj ekonomin kapitaliste. –thjeshte me intuit me duket nje kaos i bazuar mbi trufat te bazuara mbi legjislacionet e tyre dhe te drejtuara nga bancat kokat e se cilave perfaqesohen nga masoneria–Gjithashtu me intuit mendoj se baza e suksesit te ndermarjeve kapitaliste bazohen tek konkurenca e punes se puntoreve te thjeshte , qe per te zene nje vend pune duhet te jesh i afet dhe te punosh shume dhe me ore te zgjatura—-Ekonomia e socializmit nuk u bazua tek Marksi por tek nje ideologji absurde qe siguronte pushtetin absolut te diktatoreve—-Marveshja Krushov – Kenedi e beshkegsistences paqesere qe bazohej tek ekonomia e pershpejtoi shkaterrimin e socializmit —Te verteten e kapitalizmit e kuptova nga nje intervist e Berluskonit ne tv-7 – kur ai u shpreh se Italia ka zhvillim se ka ekonomi te dukshme dhe te pa dukshme pra te pa tatuar–Per Berluskonin kjo ekonomi mund ti duket zhvillim por per masat kur nuk e prekin sjellin kriza dhe varferi—Per mua kapitalizmi eshte i mire kur ka pune , por kur ai krijon cdo 20 vjete kriza qe zgjasin eleminon mireqenien e cdo brezi
—–mund te jeme konfuz ne trajtimin qe bera
Nuk u be qameti se iku nje kompani plere si CEZ qe vetem per biznes nuk kishte ardh ktu dhe eshte per te ardhur keq qe kjo mund te perdoret si preteks nga ceket. Turpi dhe faji i mbetet atyre qe bene ket “privatizim strategjik” kurse ne budallenjte do vazhdojme te pagujme per “te fortet” qe nuk dun te pagujne.
Shpresoj qe ta kem mire me faturistin e radhes….
Kshu u be kjo pune tani…
Opozita e sotme, duhet ta trajtoje problemin ndryshe. Kur te vije ne pushtet mbas 23 qershorit, ajo cka duhet te beje eshte venia para pergjegjesise penale e Berishes dhe gjithe berishkave te tjere qe sollen kete situate.
Shkaktaret e kesaj situate nuk mund te mbrohen me vendimet kolegjiale te marra keto 4 vjet, nuk mund te mbrohen me Vendime te KM apo te ERE.
Demi 100 apo 200 milion nga ikja e CEZ duhet te paguhet individualisht nga shkaktaret, jo nga buxheti i shtetit.
Keto duhet ti thone popullit sot Rama, Topi, Spahiu e te tjeret.
Perralla evropiane,do te ngelet perralle.Nuk thone kot,i mbyturi kapet pas fijes se kashtes,me shprese se do shpetoj.Keshtu edhe puna jone,ose te pakten e atyre qe shpresonin se Sali Breks’skisha do ti fuste ne Evrope.O njerez shikoheni realitetin ne sy,Evropa jemi ne vete,mirepo vetem kur te funksionoje shteti ligjor.Kjo eshte akoma larg,jo qe nuk funksionon,por me keq akoma,ligji vete eshte bere pre e krimit.Ai qe eshte me gjithe mend realist e kupton qe Sala ne te vertetenuk eshte i interesuar qe Shqiperia te futet ne Evrope.Le ti bejme nje analize te thjeshte:Sa here kur ne duhet ti tregojme Evropes,se jemi gati Sala,me qellim ben ndonje brockull te “vogel”ne dukje,por te madhe ne efekt.Kjo e CEZI-it ishte padyshim nje e tille.1- Sepse dihet forte mire qe mjafton edhe nje anetar i vetem i BE-se te jete kunder dhe nuk pranohesh.Cekia e deklaroi voten e saje.
2-Permendja e Pervezes nga ana e Sal “patriotit”,sjell ne plan Greqine qe nuk e ze gjumi per te na bere neve nder.
Keto dy fakte do te mjaftonin pa per mendur anetaresine e Shqiperise ne konferencen islamike(per ti bere shoqeri Bosnjes dhe Turqise),qe do te ishte i mjaftueshem per nje JO kategorike.Nuk me takon te perserise ato qe kam thene disa her,per ate qe po e kakarisin edhe pulat cdo dite: SHQIPERIA BOSNJA DHE TURQIA,nuk i pranon Evropa “liberale”,vetem per fakti qe dihet,besimi fetar,qe Sala e dokumentoi me se fundi,duke ulur artificialisht numrin e ortodokseve edhe ky sinjal,nuk i shpetoi Evropes plake.Cfare do te ndodhte po qe se Shqiperia do te hynte ne Evrope?E para e punes do funksiononte ligji dhe po te ndjekim rrjedhen logjike,do te thote qe te gjithe ata qe e kane shkelur ate do te jepnin pergjegjesi para tije.Kjo do te thote qe Sala te vinte si cjapi te kasapi.Ai nuk shquhet per inteligjence,por kaq gje e kupton.Jo ai njeri nuk ka inters qe Shqiperia te behet anetare e BE-se.Vetem ne nje rast dhe per kte i shtrengoje doren ai eshte treguar i sinqerte,me devizen,ne jemi e ardhmja,per-PARA.Me lejoni,si gjithmone ta mbyll me fjaline time standart:jo per Salen,as per Edvine,as per Ilire,as per Jozeqine,jo behet fjale per Shqiperine.PS,me qe permenda ortodokset pak me lerte,nuk e kame fjalen per ata qe marin pension nga greku.E kam fjalen per paardhesit e Papa Kristo Negovanit,Asdrenit(te jatin e quanin Stavri,jo Sotir) Cajupit,etj.Faleminderit
Saliu duhej larguar me force qe ne 2010n. Mund te kishte pasur disa jete te humbura, ndoshta edhe disa dhjetera, por ajo do te ishte rruga me me pak dhimbje dhe vuajtje. Gjithashtu mafia e Familjes nuk do te kishte shume kohe te pasurohej kaq frikshem. Me thoni ju, gjate gjithe kesaj periudhe “qendrese” me mjete demokratike nga ana e opozites, sa jete njerezish jane humbur si pasoje e vetevrasjeve, grabitjeve qe lidhen direkt me varferine, aksidenteve te panumerta, shume nga te cilat u faturohen ne nje mase te madhe inkompetences se organeve te shtetit (kujtoni autobuzin pa frena plot me studente qe fluturoi ne gremine)?
Se nuk po flasim per demet ekonomike te pallogaritshme, per relacionet e dobeta me fqinjet, si dhe per ndonje tradheti te hapur ndaj kombit duke falur siperfaqe ujore krejt si pa te keq, sikur te ishim akoma ne vitet ’13.
Thjeshte po mundohem te bej bilancin e jeteve te njerezve qe “shpetuam” me keto mjetet super “demokratike te opozites dhe te atyre qe humbem si pasoje e lejimit te pushtetit te saliut gjate gjithe ketyre viteve.
Shkojme drejt zgjedhjeve ne nje kohe qe e shohim te gjithe se cfare prapaskenash po luhen ne lidhje me pergatitjet per t’i manipuluar ato edhe njehere – si perhere. Dhe me absurdja, si robote te kurdisur, vazhdimisht perserisim parullat kercenuese si “do ta shihni ju mbas 23 Qershorit”, “te gjithe ne burg do perfundoni”…
Do t’i hani jashteqitjen krejtesisht ju them une ju!
Pse u dashka pritur nje date e caktuar per te bere ate qe duhej realizuar qysh para, te pakten, tre viteve?!
Vazhdoni o njerez dhe krehjani bishtin opozites me Z. Twitter ne krye se edhe pak do hani njeri-tjetrin. Eshte koha qe t’i kerkoni opozites te dilet ne rruge, jo te degjoni pallavrat e pavlera te saj nga ekrani i TV.
Luani kembet sot nqs doni te luani dhembet neser se do t’ju zeje mendera rrjeta merimangash!
Eshte tragjike qe nuk jame i lire per te shkruar se qeveria nderroi
zyrtaret e SHISHit ku munde te kapen via elektronike sekretet e komentuesve nurat private telefonike te shtepijve, kompjuterve dhe cdo gje tjeter. Duke falenderuar botuesin e Gazetes prestigjoze i cili eshte nje person dhe institucion ne shenjester te Berishes dhe klanit te tij. Jemi me te sigurte me Mero Bazen se i dine si sundon Sali Berisha per vite me rradhe nje gje qe duhet qe ta dije dhe Ambasadori Arviziu ne Tirane dhe te tjeret ambasadore te Europes, Gjermanise dhe Britanise nuk po flase per ate te Italise!
Po flase per Kompanine financiarisht te forte “Chez” dhe Cekine ku e nxuni Shqiperine si “lepurin me qerre” qe do te jete nje humbje ekonomike serioze dhe fatale per Shqiperine. Chez eshte nje kompani e perhapur ne mbare Europeiane me nje baze te forte ekonomike dhe financiare qe aksionet e shtrejta te “Cez” jane si ato Gjermane dhe Britanike . Shpresojme qe SHISH nuk do marrin ndonje veprim skadaloze per te friksuar botuesin dhe komentuesit.
zt.Gruda,ky komenti juaj duket si paralajmèrim:::Jeni tè dènuar me vdekje
Po mir mor zotèri,le ti gjej Visho qen Ajazi,nr dhe adresat…çfarè do bèj ..do vras M.Bazen,mua,ndoshta dhe ty…dhe pastaj…Zotèri ne tè vdekur jemi,diferenca ngelet vetèm me ditè—juve doni tè jeni i kujdesshèm,okkk do rroni dhe 5 ditè mè tepèr–si skllav por do rroni do merrni frymè….hajt mos na i shpifni me ktè hijen e ktyre maskarenjve,lukuni zagarèsh…mos shkruani nqs keni frikè–na lini tè zgjedhim neve qè duam tè vdesim….opo pikè e zezè–hyn nè dyqan–kujdes se èshtè krye.ari i PD,shkon nè lokal èshtè sekre.ari i LSI—ZAGARE,JANE ZAGARE,JANE BIJ KOPILASH,HAJDUT ,VRASES!!!
Nga frika qè kemi,ata janè aty ku janè,dhe ju i vdekur dhe i pakallur,neveri pèr kurajon qè nuk keni–si rroni–çfarè do u edukoni fèmijève…kujdes nga VISHO AJAZI—-QE AS FEMIJET E TIJ NUK E NJOHIN PER BABA….KUJDES NGA ARGITAAAA….MORTJA PSE NUK JU HA….KANE FRIKE …TE VDEKURIT…SE DO VDESIN!!!!!
kush do paguaj 200 mil euro populli apo qeveria une mendoj populli
Bravo autorit per nje analize te qarte, pavaresisht se pasojat nuk i ka diskutuar ne thellesi.
Komentet ketu jane te shumta dhe naive. Natyrisht njerezit nuk kane shume ide nga tregu i energjetikes dhe per kete nuk u vihet faj.
Demi ekonomik qe i shkakotohet Shqiperise eshte shume i madh. Demi ne imazhin e Shqiperise si vend i papershtatshem per biznes eshte edhe me i madh.
Por kjo eshte edhe gozhda ne varrin politik te Sali Berishes. Perendimi ka nevoje per garanci per investime ne Shqiperi dhe Sali Berisha me korrupsionet me te bijen dhe me kete trajtim te kompanive te huaja nuk e ofron me kete garanci.
Ne muajt qe vijne prisni me shume skandale te dalin kundra “familjes” pasi perendimi do ta intesifikoje luften kunder kesaj qeverie. Ne te njejten kohe prisni edhe terbimin dhe ashpersimin e Saliut kur ta kuptoje se perendimi i ka hequr vizen. Kjo do ta beje situaten para zgjedhjeve shume delikate. Ne si popull te lutemi qe te behet nje nderrim pushteti me sa me pak rremuje.
Me shtetzimin e CEZ, sipas metodes staliniste enveriste, me daljen ne drite, te skandalit te zonjes tre miljone euro dora, me biznesmenin pakistanez, shtetas suedez, me anullimin e tenderit per interkonjuksionin Shqiperi-Kosove dhe largimi i bankes gjermane nga ky investim, me talljen qindramiljonshe te privatizimit te Albpetrol, perfundimisht Shqiperia, nen udheheqjen e mender Sali Berishes, e ka futur vendin, ne krizen e izolimit nderkombetar, ku tani mbetet te hyje me VKM, vetem ligj-parrulla Me forcat tona.
Ne gjykatat europiane, per te drejtat e njeriut, ku jane shqyrtuar shume padrejtesi qe jane dhene nga gjykatat e mender Saliut, te gjithe ankuesit kane fituar te drejten e tyre ndaj qeverise shqiptare dhe fatura e ketyre vendimeve qe qeveria me ane te taksave te shqiptareve, qe duhet te paguaje, eshte qindramiljonshe, qe eshte akoma e papaguar.
Ketu duke futur e gjoben qe eshte e sigurte qe Shqiperia do marri, nga shtetezimi i CEZ, nga mender Sali Komunisti, qe llogaritet deri ne 200 miljone euro, plus demet financiare qe ka shkaktuar CEZ, ne bashkepunim me qeverine e mender Berishes, demi shkon me shume se nje miljard euro, fut ketu edhe gjoba e arbitrazhit me Gjeneral-Motors qe ishte 20-miljon dollare, perfundimisht kjo qeveri e ka futur Shqiperine ne borxhet maramendese, ku nuk duket asnje lloj investimi.
Ne shtete te tjera keto deshtime dhe vjedhje, do te denoheshin ne disa vende me vdekje dhe ne shumicen e vendeve te tjera, me burgim te perjetshem.
Shpresoj qe edhe ne Shqiperi te ndodhe qe kjo familje te denohet sic e meriton, biles do te isha i mendimit, qe vetem per nje dite, kushtetuta te pezullohej dhe kesaj familjeje ti jepej nje denim me djegie ne turren e druve dhe mishi ti hidhej ujqerve ne kopshtin zoologjik.
Jo Horri i Bulevardit,turra e druve do t’i vinte kapakun krimeve te kesaj mender-familjeje.
Une mendoj se ato duhen sekuestruar deri tek rrobat e trupit dhe te flaken ne rruge si barbone.Aty,(edhe burgu ka shpeza per t’i mbajtur) do te behen nje shembull i mire per te gjithe qe do te guxojne te ndjekin shembullin e tyre.Ju pershendes e uroj fundjave te gezuar.
Ne se çeshtja humbet ne arbitrazhin nderkombetar, ne Shqiperi duhet te çdemtojne shkaktaret.
Nuk ka asnje arsyetim qe une “populli” te behem pjestar ne cdemtim kur nuk qeshe pjestar ne perfitimet (tanxhentet)e ketij biznesi.
Media dhe opozita duhet te ndermarin qe tani nismen per skemen e pritshme te çdemtimit.
Mendoj se duhet provuar c’mendim do te kishin per kete çeshtje intelektualet e Jozefines.
Me cfare ka ndodhur deri tani me SRB gjeja me e vogel qe duhet te kerkonte opozita,nderkombetaret dhe shoqeria civile ishte doreheqja pa kushte e qeverise SRB dhe menaxhimi i votimeve nga nje qeveri teknike nen monitorim te rrepte te faktorit nderkombetar.
Por kjo nuk mund te ndodhe se Shqiperia praktikisht quhet nje vend i pushtuar me mirekuptim nga malesori dhe ambasdori.
Qe te pushtosh nje vend sot nuk duhet ushtri por vecse pushto televizionet,gazetat,merr nja batalion me gjenaral gramafone si Blendi Fejziu & company dhe kaq mjafton si fillim.
Pastaj futi nje te pushtuar tenderave dhe pasurive strategjike dhe me kaq mbaron ai qe quhet invazion i lumtur ambasadorial.
I urojme popullit trim shqiptar nje pushtim te kendeshem !
Cfare ka shkruar Arban Hasani dihen nga te gjithe megjithese e ka shkruar bukur kete artikull dhe me mjeshteri.Por kjo nuk mjafton.
Problemi eshte vetem nje:
WHAT THE NEXT !!!