“Zonja 3 milionë euro” dhe Zonja Topalli

17 Janar 2013, 21:11Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në qendër të debatit të kësaj jave, dominojnë femra që kanë lidhje të ndryshme me Berishën, e bija e tij “3 milionëshe” dhe Jozefina Topalli, nënkryetarja e tij, që drejton dhe Kuvendin. E para e ka bërë Berishën me dhimbje koke, pasi iu konfirmua nga të gjitha burimet, gjithë sistemi i kapjes së shtetit prej saj, që nga skema e futjes në dorë të investitorëve të huaj deri tek mekanizmi më banal i përpjekjes për t’u marrë atyre “fee”-në e pushtetit. Reagimet e saj plotësojnë përditë e më shumë para shqiptarëve, jo vetëm fajësinë e saj, por dhe arrogancën për të mos e pranuar si vepër penale kapjen e shtetit, ku kërkohen 3 milionë euro për firmën e babait.

E dyta, është një politikane agresive, por më idealiste. Ajo s’ka marrë kurrë jo më 3 milionë euro, por kam frikë se as 3 milionë lek të vjetra. Pasioni i saj është protagonizmi politik, qëndrimet radikale, dhe herë- herë, edhe pse në mënyrë donkishoteske, dhe flamuri antikorrupsion. Them donkishoteske, pasi të flasësh për antikorrupsion nën pushtetin e Familjes, është sikur të flasësh për virgjëri në një bordello. Por Topalli shpesh i beson ato që bën, edhe pse janë shumë gjëra qesharake dhe vulgare. I tillë është shkuli i saj i fundit për të vënë në rresht gjithë nëpunësit e Shqipërisë të firmosin një peticion kundër Edi Ramës. Shqipëria po gajaset me këtë nisëm, pasi ngjan fiks si koha e fletërrufeve të Revolucionit Kinez, por zonja Topalli nuk është për t’u tallur. Në një kohë kur partia e saj është zhytur në një debat të hidhur se sa fiton me një firmë e bija e kryeministrit, e vetmja mënyrë e saj për të ngjallur një debat kundër Edi Ramës mbetet kinezëria që ka zgjedhur. Edhe pse vulgare si nisëm, ajo në vetvete e bën me pasion dhe shpresë se po shpëton nga mbytja vaporin e pushtetit, në timonin e së cilës rri ilegalisht e bija e kryeministrit, duke e përplasur në mënyrë fatale me shkëmbinjtë e korrupsionit.

Zonja Topalli nuk ka ndonjë ide më të mirë se si ta ndihmojë partinë e saj në këto momente të vështira. Të dalë të mbrojë “Zonjën 3 milionë euro”, nuk i bën as zëri, as zemra. Të dalë të thotë që ajo ka tarifat e saj dhe është avokate e zonja që fiton me “një firmë 3 milionë euro”, nuk ia kap truri, pasi dhe firma e saj si kryetare Kuvendi vlen, por s’besoj se ka fituar ndonjë gjë më shumë se disa dieta, qoftë dhe abuzive. Të dalë të thotë që kushërira e Berishës dhe e Lirisë, dy tropojane të zbritura në periferi, janë qytetare të Tiranës të shqetësuara nga shtëpia e xhaxhait të Linda Bashës, nuk e bën dot. Atëherë peticioni është një shpëtim real për të, për të demonstruar në këto ditë të zeza për PD se ka ende shpresë qoftë dhe tek një metodë vulgare për të rezistuar.

Ndryshe nga Lulëzim Basha që fsheh kokën pas fustanit të nënkryetares së Bashkisë, apo zëdhënësve të tij, Topalli ka marrë përsipër të bëhet qesharake për të mbrojtur PD në këto momente të vështira.

E theksoj se nuk vlen si aksion cilësor, nuk vlen për të bindur shqiptarët që PD-ja ka hallin e tre ligjeve për të na futur në Evropë, por vlen për të kuptuar se agjenda e zonjës Topalli dhe agjenda e “Zonjës tre milionë euro” janë të ndryshme. E para përpiqet të bëjë diçka për të shpëtuar PD, e dyta përpiqet të bëjë ndonjë budallallëk për të shpëtuar veten.

Jam i sigurt se Berisha më shumë se sa nga sikleti i “vajzës tremilionëshe” që ka në shtëpi, tashmë është i sikletosur nga aksioni Topalli për peticionin. Dhe nuk e ka sikletin se ky peticion shton aversionin ndaj pushtetit në shoqëri, por nga fakti se partia e tij ndjehet më e qetë të dëgjojë zonjën Topalli në këtë budallallëk, se sa të dëgjojë gënjeshtrat e shpifura të “vajzës së tij tremilionëshe”, që kërkon të mbrojë milionat e eurove me siglën dhe fjalorin politik të PD-së. Ai me siguri nuk e duron dot idenë që tashmë në PD nuk është ai idealist, apo i pakorruptuari, por një zonjë tjetër, e cila ka vënë në rresht administratën shqiptare të firmosin pro saj.

Ai është i qartë se Topalli mund të ndalet lehtë nga kjo nisëm që po e gërryen atë së brendshmi, por e kupton po ashtu se pas kësaj në ring do të mbetet vetëm vajza e tij tremilionëshe. Për këtë shkak ai nuk ka fuqi t’i thotë zonjës Topalli, ndale këtë marrëzi.

Do shumë ta bëjë këtë, por nuk e bën dot pasi aktualisht është i vetmi mekanizëm zhurmues i skandalit të së bijës tremilionëshe. Dëshiron ta bëjë shumë, sidomos për shkak të kontrastit që bën brenda PD-së dhe faktit se tek militantët kokulur të saj nga historia e vajzës tremilionëshe, portreti i Topallit lartësohet si një idealiste e pakorruptuar, që dhe në ditë të vështira mendon se si të sulmojë kundërshtarin.

Do të donte ta ndalte sidomos këtë kontrast të thellë publik vetë “Zonja 3 milionë euro”, por halli që e ka zënë, është më i madh se halli që i pëshpërit çdo ditë Luli në telefon, që të bëhet diçka “të ndalet kjo Jozefina”. Nuk kanë faj! Një palë ka hall si të fshehë paratë e fituara nga pushteti, tjetra si t’i fshehë PD-së dhe militantëve të saj skandalet e “Zonjës 3 milionë euro.”

46 komente në ““Zonja 3 milionë euro” dhe Zonja Topalli”

  1. Elona says:

    Mos ja qaj aq shume hallin Zhozit o Mero.Ne mos 3milion euro,dicka do kete grabitur dhe ajo,se nuk ka sesi e bija dhe luis ejlli te bejne palle ne mes te Parist per kaq vite me rradhe.Madje luisit i dalin dhe per bizhoz leket e Zhozit.

    1. plaku says:

      Elona,
      Populli thote qesh mire ai qe qesh i fundit ose dardha e ka bishtin prapa.

    2. Bab kryeministri says:

      Megjithe respektin per shkrimet e tua me duhet te them qe partia e Saliut duke filluar nga Josefina deri tek Paloqa nuk duken sikur bejne politike kaq te thelle e largpamese sa pershkruhet ketu. Ata jane kamikaze qe hedhin bomba aty e ketu dhe jane teper te sinqerte ne ate qe bejne me besnikeri ndaj babes se hajduteve. Po te vleresosh deklaratat e cilitdo ushtari qe e quan veten politikan ne ate parti shikon qarte gjuhen e vulgaritetit mediokritetit dhe urrejtjes se sinqerte te tyre ndaj kundershtareve politike.Sali baba ka mbajtur prane vetem ata kane dhene rezultat ne procesin e shperlarjes e trurit.

    3. ben tirona says:

      o goc,mrena 5 viteve shqiperise i kane ik 1,3miljare euro.simas teje kush i qiti keto pare ………………………………

    4. Genti says:

      Jam dakord me Elonen dhe disa prej komentuesve te tjere. Jozefina Topalli nuk eshte aq idealiste sa e pershkruan Mero Baze. Natyrisht firmen 3 miloneshe dhe pjesen e luanit e merr familja e Berishes por edhe te tjeret nuk jane pa gje. Jozefina Topalli e ka shfrytezuar ne menyre abuzive pushtetin, mjafton te permenden emerimet e kundraligjshme te te afermeve te saj neper ambasadat shqiptare jashte shtetit (dhendurri Luiz Ejlli dhe vellai Gjon Coba), si dhe emerimet e tjera mbi baza nepotike.

    5. Mario K. says:

      Po te ishim ne ne vendin e Argites, prinderit tane do na kishin perzene nga shtepia e do na kishin bere hasha:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html

    6. Velipoja says:

      I Dashur mero ! Xhozi merr miliona kur ve Kryetar Bashkie njeriun e vet Ne Krye te veliopojes Dhe ky Ben miliona duke marr rryshfete Nga bizneset Ne veliopoje Dhe Eshte pare e madhe! Burri I zhozit ka Nje Kompani per Dritaret e duralimit Dhe te gjithe ndertuesit qe bejne pallete Ne shkoder loce duhet te kene kontrate me Kete Kompani qe ti Bej atje duert e Dritaret ! Pervec cka ka rrjep prona e dreq e te bire ! Ok

    7. Gregori says:

      Mero, do vete apo me te vertete je naiv per jozin? Mero ajo ka marre aq sa nuk ka nevoje me te punojne familjaret e saj. Sa per protagoniste, askush nuk ia var asaj, din vetem te recitoje, asgje tjeter politike. Per para nuk te fal kush.

  2. geri says:

    kto intelektualet e zhozit. jan bo si grate e Enverit ne 90. metoda tipike komuniste.

  3. A.Gramsh says:

    DRURI KUR STAZHIONOHET PER 22 VJET NE FORMEN E ‘KURVES’NUK DREJTOHET
    Problemi nuk eshte se kemi nje ‘topalle’ e ti behet dermani,ketu tere keta ‘hunj’ kane 22 vjet qe jane te stazhionuar shtrember ne formen e ‘KURVES’.Sudja nuk e kuptonte ate qe bente e as e shoqja e Meksit ne emer te ‘Lirise se tregut’,Topalli nuk arrin ta kuptoje e jo vetem ajo por edhe nga krahu tjeter qe ka falimentuar jo vetem si istitucion por aqe me teper si politikane e akoma me teper si kryetare qesharake e nje parlamenti qe faktikisht NUK PERFAQESON ASGJE.
    Fatkeqesija me e madhe eshte qe pas 22 vjetesh shkaterrim e shperberje si ne kohen e ‘princ Vidit’ po marim vesh se paskemi edhe ‘intelektuale’ qe na ‘ndihen mire’ ne feudalizem.
    nUK MUND E SKA MUNDESI TA KUPTOJNE DHE(O)RAT, APO CULOT QE KY POPULL SHUMICA NUK JETON KETU,QE KA FEMIJE PA NGRENE PA PUNE PA BUJQESI,PA EKONOMI,PA SHTET,JO ATA ME PARATE E KETYRE FEMIJEVE KANE BREDHUR ME GRA E FEMIJE 22 VJET NE EUROPE NE EMER TE ‘BASHKEPUNIMIT’ PER TE SHKATERRUAR INVESTIMET NE EKONOMI E PER TI PERDORUR NE ‘KUPLARA’ FAMILJARE.KJO E PERBEN TRAGJEDINE QE NUK KEMI INTELIGJENCE POR PSEUDO INTELEKTUALE QE VETEM GRATE I DINE SE SA VLEJNE KUR NUK JANE NE GJENDJE TE SHKOJNE VETE AS NE HALE.

    1. profesori says:

      Sa mire qe na kujtove princ Vidin or mik ,se kjo eshte argumenti me i mire aktualisht.D.m.th. ne nuk jemi ne gjendje te qeverisim veten,biles une do te thosha ne jemi ne gjendje te shkaterojme veten.U shkateruan vlera morale dhe historike qindra vjecare,u mor neper kembe dinjiteti i qindra shqiptareve dhe ne fleme gjume me shpreesn se pas gjumit, Bajlozi te jet zhdukur bashke me endren.Kjo qeveri nuk po qeveris vendin,kjo qeveri po qeveris miliardat e saje dhe ne duartrokasim si ne kohen e xhaxhit,per nxenesin e xhaxhit.Ai qe dikur ishte nxens tani eshte bere mjeshter (me qelim e anashkalova fjalen mesues),qe e njef mire zanatin e tij.Mjeshter qe me qetsi vazhdon politiken e percarjes jug veri,politiken e diskreditimit,ne ate qe te thuash jame shqiptar duhet te ulesh zerin,politiken e neneshtrimit ne ate qe po fole kunder Baces,duhet me e pyet s..men mire etj. Per kte jam i detyruar bile ti beje kompliment,ajo fjala nxenesi behet me i mire se mesuesi nuk paska dale kote.Jozeqina Kryeparlamentarja qe vazhdon me kryenecesi te injoroje shqipen letrare,(per ta ndihmuar peremri vetor ato perdoret vetem per gjinine femerore ne numrin shumes dhe jo per gjinine mashkullore,ose ti i ben gjithe shqiptaret gra me qellim si per te thene ju sjeni burra)sillet ne menyren me arrogante qe diku ne ndonje parlament diku mund te kete perdorur.Vetem ne kte pike i jap te drejte Ilir Mutes kur ai u hodh ta kapte per gryke ne parlament,se e meritonte.Po per inisiativen e ndermar me keto mbledhjet e firmave tregoi me gjithe mend nivel shume te larte intelekti,vetem se ne vend te firmes ata” intelektual” duhet te lyejne gishtin me boje si ne kohen e Turqise se shume nga ata nuk shkruajne dot emrin e tyre pa gabime,ejo me ta quajne veten intelektual.PS une kujtoja se shkolla ishte depolitizuar, tobestrafkullah nuk jena tu e mar vesht cka po bahet.I kerkoje ndjes k. m.(kryemutit)n.q.s. i ka ngel qejfi per krahasimin me Turqine,me qe se ka deklaruar se ka gjak turk.RROFTE SHQIPERIA DHE SHQIPETARET KUDO KU NDODHEN

  4. tomori i beratit says:

    Ka edhe Jozi o Mero ka edhe zonja topalli KORRUPSIONIN e saj te madh.Nuk ka lene farefis te saj ,krushQira e miqesira,te aferm e shok pa u regulluar ndonje fole pellumbash.Njerez pa asnje haber nga shkenca i ka vene ne krye te institucioneve shkencore vetem se i bejne lajka Jozit,njerez pa haber nga politika jane vene ne krye te diplomacis shqiptare pa folur per artistin e hollivudit,kengetarin me fame boterore dhe nje nga YJET e muzikes boterore Luis HELLIN qe per keto merita te medha eshte atashuar nga e vjehra zonja jozi pikerisht ne MES PARISIT.Pra te me kuptosh o trimi MERO se- E ka ngjyer edhe Xhozi- nuk mund te ndahej edhe ajo nga grupi i pd qe jo e kane ngjyer por e kane SHQYER arken e shtetit.

  5. Skender Alibeu says:

    Vetem kete fjali te lexosh nuk ka nevoje te lexosh gjithe artikullin.Puna eshte te PS pse shkon ne borderon e kesaj bordelloje dhe e lene te pshurre berisha mbi 4 deshmoret e 21 janarit ?

    *Pasi të flasësh për antikorrupsion nën pushtetin e Familjes, është sikur të flasësh për virgjëri në një bordello.*

  6. Odiseu says:

    Shikoni ne top story te sokol balles, qytetarine
    qe rrezaton Linda Rama, perballe pergjigjes per
    akuzat vulgare dhe shpellare qe i jane bere
    prej kafsheve te kopshit zoologjik te vicidolit….

  7. xhino says:

    haaaaaaaaaa me kujtohen anijet neper det aeroplanet duke fluturuar kombajnat duke korur grure dhe oriz puntoret neper uzina dhe kantjere femije te gezuar qe hane nga nje banane -inelektuale- qe bejne peticion qe Shqiperia te jete fanar ndricues i Evropes Te hyje ne evrope por nuk e lejon armiku i klases puntore EDI RAMA AH LUM NE

  8. navy says:

    “Copa” Clan, Mafia Clan Josefina Topalli

    CONSTRUCTION GANG ARRESTED
    ————————–

    ¶2. (SBU) Following a year-long investigation carried out by
    the Serious Crimes Prosecutor’s Office and the Albanian State
    Police (ASP), the Special Operations Force of the ASP
    arrested on May 23, 2006 seven members of a drug trafficking
    and money laundering network. The operation was carried out
    in simultaneous pre-dawn raids in four cities across Albania:
    Tirana, Elbasan, Durres, and Vlora. The arrested include the
    purported boss of the network, Ilir Kociaj, as well as
    Geront Tola (AKA Geront Dedja), Zamir Vadardha, Bledar
    Balliu, Aleksandre Kolici (AKA Aleksandre Gremi), Leonard
    Cobaj (family of Josefina Topalli), and Ervin Tavanxhi. The latter is the son of a former
    Democratic Party (DP) member of parliament, Kozma Tavanxhi, (bekannt auch für Grundstücks Urkunden Fälschungen)
    who served between 1992 and 1996. The seven have been charged
    with international drug trafficking and participation in
    organized crime. These names have been provided to the
    Consular Section for inclusion in Consular Lookout and
    Accountability System.

    ………….

    Ries

    http://wikileaks.org/cable/2006/05/06TIRANA564.html

  9. Odiseu says:

    Hahaha Linda Rama flet me krenari per cilesite
    pozitive te tiranesve….. dhe kontrasti perball
    zgjuarsise se kesaj gruajw fisnike…. nxjerrje
    zorresh me cilesite e kafsheve ne shpellat e
    Vicidolit

  10. niku me dylbi says:

    hajt hajt se ka vjedh dhe tUpalli boll, vetem se kjo i ka mbet besnike vendlindjes. I ben pislliqet ne shkoder e smerren vesh nga tirana. Dhe sa per peticionin, TUPALLI aq di aq ben. Edhe te ishte PD ne dite me te mira, kjo po kshu do vepronte. Se keta kur bejne dicka, i bejne me ate ‘zgjuaresine’ e madhe qe i karakterizon. Dallon fimra e tUpallit ne te tilla bema

  11. intelektu-"hale 24 karatesh" says:

    Cudi qe dhenduri zhozit nuk figuron te lista e intelektu’haleve 24 kartesh’ te vendit. Ai ka merita te medhaja se q…. nate per nate cupezen e zhozit. Nje cmim ne festivalin e Arditit dhe shperdorim i lekeve te popullit ne paris nuk mjafton. Ai meriton dhe kete titull e te renditet ne mes llojit te tij, intelektu”haleve 24 karatesh” shqipetar

  12. Tironci says:

    Care tironce je mor ti gru?! Flet me gjuhen e pushtusve partizoneve te Dulles ene thu se je tironce!!!!!

  13. beso says:

    jozefina do arrije te gjeje 3 milion intelektuale qe firmosin”pedicjonin”e saliu do thartohet,se nuk ka mundesi qe”inteLEKtuHALET” e Jozit te superojne 2 milione fansat e saliut ne Facebook.

  14. ibrahim says:

    O mero pu ka pakistanez me nje Qind miljon.ata as brak me vesh nuk kann e lere me te nderojne ne shqiperi.vetem ne rast se kjo ka qen nje lidhje e fidelit Tom doshit abazit e krejt miljonerve socialist qe te blejne tok pa pare.vajza e berishes nuk ka perfitu qindrak dhe mero kete e di vet qe nga viti 2009,mero e ka mbajt me ushqime pakistanezin me ushqime.

  15. analist says:

    I madh je Mero! Kerkon ti fusesh nder mend Berishes ate qe nuk i ka shkuar nder mend akoma, te ndaloj kete nisem te Topalles se gjoja po i merr “erzin” tashme te neperkembur ne opinion..
    Bravo, ti je i zgjuar or mik. Me disa si ti edhe ne Opozite kishte marre teposhten me kohe Viçidolsi i ulur ne Tirane!

  16. TEO says:

    rrofte president yen SHVEJK ,pinoku SALEH dhe se fundi TE na roj dhe ajo qe mund Tia mbyllesh gojen vetem me panxhar ose ndryshe pipabersja

    1. ismet kuqi says:

      teo mos harro toger llukashin qe eshte njelloj me llukashin

    2. ismet kuqi says:

      teo mos harro toger llukashin qe eshte njelloj me nishanin

  17. Partia e Pirateve Shqipetar says:

    Vend i bekuar i mbushur me shefa pa kulture, injorant dhe jashtezakonisht te pa ditur, njerez!!
    Shefi i madhe dallohet nga 100 000 shefat e mesem dhe te vegjel te ketij vendi, se permasat e karrikes ne parlament, jane me te madhe, tmerr.

    Ne perendimin e larget,njerez, djemte e vegjel qe marrin lojen e footbollit me teper seriozitet, perkedhelen nga ndonje versnik i shefit tone te madhe me pyetjen:- “Kush te pelqen me shume djal i mire- football-i apo vajzat?”

    Ai nuk mund ti thoshte djaloshit, merre shtruar cun, se ishte femije dhe zgjodhi ta perkedhelte me diturine e tij.

    Ndersa ne, kemi te drejte ti themi kryeministrit:- “Take it easy man” lere opoziten te luaje rrolin qe i takon, se ne fund te fundit po kerkon te marri pushtetin me vote popullore. Nuk eshte kanali Lane, vendi per mr Edd, as per ty, por edhe as per ujrat e zeza te Tiranes.

    “Po te isha 20 vjec do ti futesha matematikes” eshte jashte mode tani…

  18. Mentari says:

    Nuk eshte shpjegim ai qe mundohet te tregoj Mero Baze per firmat qe merr zonja Topalli kunder Bllokimit qe Edvin rama i ben me koshience Integrimit te shqiperise ne BE.Topalli ne fakt ka dy qellime; Njera eshte se ajo kerkon qe te cbllokohen ose te firmosen 3 ligjet dhe shqiperia te marri vendin kandidat te BE dhe ne zgjedhjet e qershorit PD dhe Topalli e kane argument te forte perpara shqiptarve qe ja ju futem edhe ne BE dhe ne qoftese ajo deshton ajo kryqezon direkt Edvin Ramen si nje njeri i dyshimte qe punon kunder interesave te shqiperise qe me sa duket keshtu po kuptohet nga shumica e shqiptarve.Pra shkurt Topalli as nuk e vret mendjen apo e ka hallin te Argita qe Baze aludon ,ato jane iluzionet e Bazes se gjoja kjo behet per te zhurmuar “skandalin” e Argites etj.Topalli me keto firma po nxjerr jasht loje ne zgjedhjet e qershorit PS dhe Edvin ramen,kjo eshte e gjitha se teorite e Bazes per argiten eshte teori qe vetem Baze e beson se njerezit inteligjente e shmangin ate sepse e kuptojne se Argita jo vetem qe nuk ka marre asnje lek pa lere 3 milione por nuk ka asnje dokument te faktuar qe atje ka pasur ndonje kontrate midis Zyres se Argites dhe atij Arabit te pabese.deri dje Shalesi apo Shalhapuri i edvinit e ak7uzonte Argiten per 3 milione Euro apo dollare kurse sot e ka ndryshuar duke thene”Konflikt Interesi” cfar konflikti ka Kur qeveria e Berishes e ka deklaruar hapur se kerkon investitor te huaj ne shqiperi dhe nuk ka rendesi se kush i afron ato sepse mbi te gjitha shqiperia fiton me shume>Ne keto thashethemet apo me mire zhurmet e Mero Bazes apo te Shalhapurit(Shalesit e atij ballshtremberit ,Balles etj.) socialist po defrehen shqiptaret qe do te votojne me shumice Berishen dhe PD dhe ashtu ka per te ndodhur dhe jo vjedhje etj shpifje e justifikime humbjesh kur e ndjen se po te vjen humbja.Berisha eshte heroi i dite,eshte Legjendari i ketij Kombi dhe babai i demokracise shqiptare dhe ai ka mbeshttjen e time te gjithanshme dhe mbeshtetjen e shumices se shqiptarve te ndershem.

    1. Lloni says:

      Eh o ….ari

      Jeni te pashprese o qyqar. Jo ket strategji te kete Zhozi, por edhe florinj te pjelli nuk fitoni dot ne qershor.

      Eshte mbush kupa, nuk u beson njeri. Kam mjaft shoke e shoqe qe kane votu PD-ne dhe jane ne pun shteti si militanta te saj. Kur i takoj duken te mbarum, te friksum, te pashpres. Jane te bindur ne koshiencen e tyre se nuk fitojne dot dhe se ne korrik do ikin nga puna. Jane te bindur se 8 vjet pushtet ka qene shume.

      Nese do ta dish na shohin me frike ne qe na konsiderojne te krahut tjeter. Thojn me vete “aman mos me hiq nga puna ne korrik”

      Prandaj o ti ….ri nese je edhe ti si keta te njohurit e mi apo je “intelektual” i listave te Zhozit, behu gati or mik se ditet e keqia per ty mbas kesaj vijne.

  19. kush e ka jetu kohen e enverit i kujtohen te njejtat skema qe po perdor saliu psh.kur dikush shkruante leter anonime kom-qendror se po jetojme keq apo pse nuk ka qumesht apo vaj ulliri puntoret eshkrete ishin te detuar te firmosnin peticion qe nuk eshte e vertete.

  20. toni says:

    gazeta tema pse lodheni kot kur e shihni se ky popull ja ka fut nje gjumi te thelle dhe as qe ndrron krah!!

  21. liburni says:

    O Mero Baze,nuk mund ta bash ma te mire dhe ma te ndershme Topallin se Berishen.Edhe ajo eshte e korruptuar ku nuk shkon ma,bile e akuzuar edhe per eleminim kundershtaresh.Cdo tender qe kalon nen kontrollin e saj ne veri,ajo merr percindjen e saj ,bile shume te larte,ajo eshte monstra e Shkodres,njeri i lig.Nuk ka edhe nje cilesi te vetme,prandaj mos shkruaj mire per ate,se eshte edhe me keq se Berisha.Ka thane nje fjale te forte Gjergj Fishta per keto “katolike” si puna e Jozit,por nuk po e shkruaj se shume edhe e dine.

  22. gjergji usa says:

    Jam 100% i sigurte qe asnje nga personazhet e mesiperme si Gita,Topallja,Sala,Luli jo vetem qe nuk jane hall por jane ne ekstazen me te madhe duke shijuar te gjitha benefitet qe i jep pushteti.Ata nuk i ndal me njeri as te vrasin protestues ,te vjedhin votat, ,te shesin pasurite,te grabisin investitoret biles dhe te tallen me opinionit shqiptar se tashme shqiperia eshte nen kembet e tyre

    Ashtu si ish zyrat e Shaban Memise qe legalizoi ndertimet pa leje qe ishin vjedhje dhe tjetersim prone qe jane te denueshem ne nje shtet demokratik me ekonomi tregu,ne ate menyre dashi washingtonit dhe delja e brukselit kane legalizuar regjimin kriminal te treshes Bisha-Meta-Basha.

    Para nje viti ishte nje pakete kerkesash nga perendimi qe duhet te plotesonte shteti shqiptar :
    21 JANARI
    VIDEO E METES
    GERDECI
    RRUGA E KOMBIT
    ZGJEDHJA E PRESIDENTIT ME KONSENSUS
    KRYETARI I SHIKUT
    KRYEPROKURORI
    Asnje nga keto kushte jetike nuk u zbatua nga shteti mafjoz I SRB as nga drejtesia as nga parlamenti dhe as nga qeveria.Dipllomatet europjane dhe amerikane po tallen hapur duke vene plotesimin e tre kushteve teper banale sikur pas kesaj do vinte jezusi ne shqiperi dhe do t’i zgjithte problemet.Ne harroni se me keto perversitetite ka ndezur motorret e zhurmuesit dhe topallja e parlamentit.Dhe beteja “legjendare” midis Gites SRB dhe Lindes se EKR eshte nje kurth perfekt i shtrigut berishe pikerisht ne vigjilje te dy vjetorit te 21 Janarit.
    Hallin me te madh e kane jetimet dhe familjaret e deshmoreve te vrare ne bulevard qe duke u quajtur ”Viktima” nga vete PS po i behet nje perdhosje po aq e rende sa dhe vete vrasja prapa kraheve nga gjaksori SRB.

    Eshte e pafaleshme per dipllomacine amerikane te mbylli syte para nje krimineli si SRB.Eshte po i njejti person qe dogji dhe pushtoi institucjonet ne 14 shtator 1998 dhe jo vetem nuk u denua por ju ferkua koka nga ambasada amerikane e asaj kohe.I njejti qendrim perkedheles deri ne neveri ndodhi me 21 janar 2011 kur ky i pandehur u mbrojt hapur nga a.arvizu para dhe pas vrasjes se protestuesve biles dhe tani ne ditet e sotme.

    Psikopati Adam Lanza’s vrau ne Connecticut 26 veta shumica femije.Dhe ne shqiperi nje psikopat kryeminister urdheron vrasjen e protestuesve qe u egzekutuan jashte gardhit te k/m. Presindenti yne i nderuar z OBAMA per te cilin kam votuar dy here derdhi lot te vendi ku u vrane ata femije engjej.Ka ardhur koha qe i nderuari PRESIDENT te shikoje dhe lotet jetimeve prinderit e te cileve u vrane nga psikopati I tropojes para dy vjetesh ne Tirane.Eshte dhe obligim sepse shqiparia eshte nje vend i NATOS dhe aleatet duhet te na mbrojne si nga armiqte e jashtem por dhe nga vrasesit nga brenda si k/m SRB

    First Lady of the United States Michelle Obama ka sot ditelindjen dhe i urojme jete te gjate dhe 100 vjet te tjera.Padyshim dhe femijet Malia Obama and Sasha Obama do jene pjese e ketij gezimi familjar.
    A mund ta konceptojne dot keto femije te presidentit me te fuqishem te botes qe ne nje vend te vogel me emrin shqiperi ka nje k/m qe vret protestues qe i kane lene jetime rrugeve ???

    Ky i femijve jetime eshte hall i madh zoti Mero jo i atyre qe thua ti me lart te cilet pasi i vrane “terroristat” ne bulevard dhe I kane poshtruar e perdhosur disa here pas vdekjes.SRB me mostrat e tij jo vetem qe nuk kane hall por kane filluar sazet per fitoren e 2013 qe me kete opozite dhe me ndihmen prapa perdeve te ambasadave si gjithmone e ka fitoren ne xhep.

  23. fidaho says:

    Diversion i paster,valle do ta haje Berisha!Mos ai vete i ka kerkuar Jozit ti ngreje keta intelektuhale,qe jane parazitet me te demshem ne trupin e shoqerise shqiptare.

  24. nahlel says:

    Femra shqipefolese me e urryer e koherave :Xhozi Topalli.!!!!!!!

  25. shpellari says:

    me kujtohet xhozi kur nxorri aktoret e mjere te shkodres duke share bamir topin sepse ai ne nje interviste tha qe spikerja e parlamentit duhet te flase mire dhe shqip. shume qesharake kjo grua!

  26. plera sali says:

    qe te dyja keto zonja jane bushtra ,, njera me e lige se tjetra ,, njera me hajdute se tjetra ,, se kane nje superkriminel qe i mbron keto bushtra ,, nje super adolf hitler ,, nje super gadaf ,, nje plere me nje llaf ,,qe pas mendjes se tij te cmendur e ka shpene ne vend te katert shqiperine ne bote sipas ketij superlegeni ,, tani ky superqen bir qeni na thote se do bejme nje fitore te pa pare ndonje here ,, dhe me kete fitore spektakolare e ka fjalen se do vjedhe akoma me shume nga cka bere deri tani ky moster e keqe ,, prandaj keto bushtra nuk po pjerdhin nga cthuhet ne media ,, keto shureuthulla te degjeneruara te ketij kalbesire pushteti

  27. Edison Rrypi says:

    Mendoj se,gjatë 20 viteve të vendosjes së sistemit “demokraturës” shkrimet që sjellin portretizime politikanësh në pushtet (të pozitës të djathtë apo të majtë),kushdo qofshin ata,në vendin tonë,është tepër e vështirë të gjesh individë të pastër apo të papërlyer nga veprimet korruptive e antiligjore.Më e keqja është se populli detyrohet të dëgjojë përalla justifikimesh,sharje,anatemime,ofendime banale deri në brezin e shtatë, nga secila palë.Kjo të kujton fjalën e urtë popullore që thotë se …shan i dhjeri të përmjerin.Kam bindjen se edhe në rrotacionet e ardhshme të pushteteve portrete të tilla do të zënë faqet e para të shtypit.Sa i përket rastit në fjalë,vetë Z.Mero Baze e ka portretizuar me të gjitha vetitë e karakterit zonj.Zhozi si të paepur për të realizuar qëllimet e saj.Dhe kjo jo vetëm me dieta udhëtimesh.Mjafton t’ju kujtojmë një fakt të disa viteve më parë,kur ajo kërcënonte z.Mustafa Kërçukun se nuk po i punësonte një njeriun e vet në KLSH,për të mos pëmendur emrimet e L.Hejllit etj.Pra nuk ia vlen të shkruash krahasime shkallësh korrupsioni vetëm brënda pozitës por,edhe ndaj bejlerëve të “rinj” që pretendojnë pushtetin qëndror.A mos vallë u bind populli nga intervista e mbrëmëshme e zonjës L.Basha se ajo i ka fituar me djersë vetëm ato pasuri që ajo ka deklaruar???..Vetëm një naiv ose besnik fanatik i Ramës i gëlltit ato dokrra….

  28. Edison Rrypi says:

    Mendoj se,gjatë 20 viteve të vendosjes së sistemit “demokraturës” shkrimet që sjellin portretizime politikanësh në pushtet (të pozitës të djathtë apo të majtë),kushdo qofshin ata,në vendin tonë,është tepër e vështirë të gjesh individë të pastër apo të papërlyer nga veprimet korruptive e antiligjore.Më e keqja është se populli detyrohet të dëgjojë përalla justifikimesh,sharje,anatemime,ofendime banale deri në brezin e shtatë, nga secila palë.Kjo të kujton fjalën e urtë popullore që thotë se …shan i dhjeri të përmjerin.Kam bindjen se edhe në rrotacionet e ardhshme të pushteteve portrete të tilla do të zënë faqet e para të shtypit.Sa i përket rastit në fjalë,vetë Z.Mero Baze e ka portretizuar me të gjitha vetitë e karakterit zonj.Zhozi si të paepur për të realizuar qëllimet e saj.Dhe kjo jo vetëm me dieta udhëtimesh.Mjafton t’ju kujtojmë një fakt të disa viteve më parë,kur ajo kërcënonte z.Mustafa Kërçuku se nuk po i punësonte një njeriun e vet në KLSH,për të mos pëmendur emrimet e L.Hejllit etj.Pra nuk ia vlen të shkruash krahasime shkallësh korrupsioni vetëm brënda pozitës por,edhe ndaj bejlerëve të “rinj” që pretendojnë pushtetin qëndror.A mos vallë u bind populli nga intervista e mbrëmëshme e zonjës L.Basha se ajo i ka fituar me djersë vetëm ato pasuri që ajo ka deklaruar???..Vetëm një naiv ose besnik fanatik i Ramës i gëlltit ato dokrra….

  29. nastradini says:

    ARGITA, JOZEFINA DHE LINDA.

    SI DO TE NA VEJE HALLI?

    Pyet nastradini kur sheh keto DAMA famoze ne TV dhe kujton sikur MATRIARKATI po kthehet ne vendin e shqiponjave ku shqyptari nuk ekziston me si “burre me lesh ne turre”. Sepse kohet e fundit na eshte krijuar pershtypja qe Kryeministri yne famoz Sali Berisha ben sikur drejton shtetin dhe vertit pushtetin me gishtin e vogel te kembes. Sepse o milet i corroditur sipas thashethemeve, por edhe me sa po shohim nga betejat me ARMIKUN ne media:

    Argita me burre MILIARDER
    Jozefina me burre NOTER e
    Linda me burre KOMISIONER

    duket qe kane marre frenat e POLITIKES dhe po drejtojne SHTETIN bashke me LEKAT e PUSHTETIN si AMAZONAT ne perrallat e nastradinit. Nderkohe qe burrat e tyre me “lesh ne turre” kane lidhur ne bel perparset e guzhines dhe po kullandrisin ekonomine familjare. Here pas here kujtohen t’u dergojne bukurosheve te tyre nga nje puthje me ane te rrjetave sociale. Por procesi i feminizimit te Shqypnise ka hasur ne nje pengese, sepse perfaqesuesi i fundit i burrnise shqyptare, Sali Berisha nuk ka zbritur akoma nga Kali i Hystorise dhe nuk jep shenja qe te t’u leshoje pushtetin AMAZONAVE luftarake dhe nuk ka ndermend te shkoje fare ne guzhine si te tjeret. Sepse Kavalieri nga Tropoja e di mire, qe po zbriti nga Kali mund ta haje ULKU, qe pret me dhembe dhe gjuhe jashte pas ferres. Si do te na veje HALLI? Per te ndihmuar shqiptaret jane angazhuar edhe nderkombetaret dhe po i bejne thirrje Saliut per te zbritur nga Kali. Opozita gjithashtu i thote qe ULKUN do ta lidhe me litar dhe nuk do ta lene qe t’i bej keq kur te zbrese nga Kali dhe te filloje me punet e guzhines si te gjithe te tjeret. Por Saliu nuk tutet.

    SI DO TE NA VEJE HALLI?

  30. Drenicaku nga Gjermania says:

    SRB dhe Jozi dy psikopat te tmerrshem.
    Jane shume te shemtuar dhe budalla.
    Ju ka ardhur fundi genjeshtrave te tyre.
    Mero te falenderoi per keto shkrime shume
    te mrekullushme.

  31. selimi says:

    Me cfare e beri vilen ne Razem Jozefina? Dihet mire si ja mori token fshatarit. Kete e dine mire Shkodranet. Po midis te Shkodres qe akoma ka mbetur ne grope ndertesa, kush ja dha token?E sa esa te jera pisdheqe qe Shkodranet i dine shume mire por akoma nuk ka ardhur dita per te folur sepse ndjehen te friksuar nga pushteti i PDse dhe fryma e keqe qe zoteron te gjithe ate vend te mbytur nga korupsioni ne te gjitha strukturat e bashkise.

  32. alban4eva says:

    Mero, si gjithmone shume i shkelqyer shkrimi jot, analize dhe radioskopi e arritur e gjendjes se tanishme te Saleh plehut dhe fasmiljes se tij.
    por nk jam dakord qe Zhellefina nuk eshte e zhytur ne korrupsion, por vetem na paska pervetesuar disa dieta ne menyre jo te rregullt..

    eshte njesoj sikur ne nje gjah te sapo zene, luani (Salehu) normalisht merr pjesen me te madhe, kurse ujqit dhe hienat (pra, Zhellefina me kompani) marrin pjeset me te vogla..

    por eshte e papranueshme qe Zhellefina na qenka e “paster”.. eshte e pamundur.. edhe nga ana shkencore dhe matematikore eshte e pamundur..

    kjo, persa i perket anes se korrupsionit. persa i perket karakterit dhe te qenit femer, dihet qe Zhellefina nuk eshte femer, por harbute, rrugace ordinere..

  33. ARBER says:

    XHOZI MUNDOHET QE TI FUTET NE QEF SHEFIT TE SAJE QE TJA LEJNE PARTIN ASAJ E JO TROPOJANEVE PRANDAJ DON ME VEPRUAR ME RRESHTIMIN E DISA KRIMBAVE QE E QUAJN VETEN INTELEKTUAL QE VEÇ NJERZ NUK JANE .PER SA I PERKET MARRJES SE EUROVE ZOTI MERO MUND TE MOS JENI INFORMUAR SE KEJO PERDORE NDOCIN(BURRECIN) E KJO NUK DEL NE SKEN ME MARRJEN E EUROVE HYERJEVE E PRONAVE ETJERE.

  34. Askushi says:

    O Mero djali! Ne kete editorial ja ke fut kot si…..zhozi-beri..!
    -Nccc…! Nuk ngjit…!

  35. arber says:

    Z.Baze,nuk mendoja qe edhe ju apo stafi juaj te mos postoni komentet kritike ndaj jush. Vertet me vjen keq se me keni zhgenjyer dhe ju garantoj se ne komentin tim te nje nate me pare nuk kishte asnje fjale fyese apo ofenduese,pasi nuk eshte ne moralin dhe karakterin tim. Respekte dhe pune te mbare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje