Përse Berisha nuk qeveris dot pa dosje?

9 Janar 2013, 22:38Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në diarrenë e përditshme të zëdhënëses së Partisë Demokratike, sot pati një detaj që tradhton gjithë mekanizmin mbi të cilin Berisha mbështet pushtetin e vet dhe kontrollin mbi qeverisjen. Për të bindur shqiptarët që ato që thotë Taulant Balla nuk janë të vërteta, ai padashje zbuloi mekanizmin e vet se si i detyron dhe përdor njerëzit rrotull vetes apo njerëzit që u jep pushtet. Thjesht u ka një dosje. Aq natyral e ka këtë dimension në shkollën e vet politike, sa nuk mund ta kuptojë që një deputet i opozitës të bëjë detyrën e tij pa pasur një dosje peng tek kryetari i opozitës.

Në fillimet e veta politike pas vitit 1992, ai e bazoi pushtetin në grupin e tij parlamentar dhe në parti tek njerëz me dosje të vjetra të Sigurimit të Shtetit, të cilat kishin molepsur shumicën e opozitës dhe për shkak të historisë së tyre fatkeqe gjatë komunizmit.  Berisha shmangu nga PD dhe pushteti gjithë njerëzit e lirë, duke u bazuar pikërisht tek njerëz, të cilët mund të bindeshin nga një telefonatë e Bashkim Gazidedes. Edhe kur ndonjë dosje reale nuk ekzistonte, por vetëm rrethana rekrutimi, ai e përdorte atë pa hezitim, siç e përdori në rastin e Genc Rulit, të cilin e shpalli denoncues të shokëve të vet gjatë komunizmit. Pas vitit 1997, kur ishte në opozitë dhe kur gjithë këta “bashkëpunëtorët” e lanë në mes të rrugës, ai ndryshoi strategjinë e rekrutimit të njerëzve afër tij, duke u mbështetur tek histori korruptive apo probleme personaliteti. Me rikthimin e tij në pushtet, ai formoi një kabinet, i cili u bazua në tërësi tek persona për të cilët ai kishte një histori dosjesh korruptive dhe mbi persona të besuar të familjes së tij. Ai riktheu në qeverisje Rulin, Imamin, Pollon, të cilëve u kishte historinë e mëparshme të dosjeve korruptive dhe të Sigurimit, riktheu papagajtë që akuzoi si njerëz të Sigurimit, ndër të cilët shkëlqen Tritan Shehu, dhe plot eunukë të vënë në rresht nga familja e tij. Aq anekdotik u bë kriteri i përzgjedhjes mbi bazën e një dosje në biografinë e tyre, sa Spartak Ngjela prodhoi një komedi të vërtetë me një deputet të Vlorës që aspironte të bëhej ministër. Në kohën që Ngjela po përfshihej në debate publike kundër Berishës duke qenë në PD, ky deputeti i Vlorës iu afrua dhe e siguroi që do ta mbështeste. Me mendjen e tij donte të ishte afër Ngjelës për t’i raportuar Berishës, dhe kjo t’i quhej një shërbim që mund të shpërblehej. Ajo që mbahet mend është se Ngjela i shpjegoi me qetësi hallin që kishte dhe si duhet të vepronte.

-E di që do të bëhesh ministër, i tha, por nuk është kjo rruga të më spiunosh mua. Më mirë thirr një mik të afërt të Saliut dhe rrëfeju që ke bërë një krim dhe jepi detaje. Të nesërmen të thërret Saliu e të bën ministër.

Ky mentalitet dominues në mënyrën se si ai bën politikë rrezaton qartë në përpjekjen e tij të dëshpëruar për të mbrojtur të bijën e vet nga dhjetëra fakte kokëfortë që dëshmojnë se ajo është bërë miliardere duke shitur pushtetin e babait dhe duke kapur shtetin. E gjitha dëshmon se çdo veprim i vajzës së tij ka pasur miratimin e babait. Ai i ka pritur biznesmenët në zyrë, ai i ka çuar tek studioja ligjore, ai ka rekomanduar çmimet e vajzës dhe ai i ka përzënë kur nuk kanë qenë të gatshëm të paguajnë. Ka dhjetëra histori që flenë ende nga frika e pushtetit të tij, që përsëritin këtë skemë. Mund të pyesni kush e kishte në fillim konsulencën e mjedisit të hidrocentraleve të Devollit dhe si u transferua formalisht në një kompani tjetër për t’u ripaguar sërish Familja. Ka pasur një strategji të tërë të kapjes së shtetit nga pushteti i Familjes, duke ndërhyrë në kuadrin ligjor në mënyrë klienteliste duke punësuar njerëz konfidencialë në poste administrative kyçe për bizneset e tyre dhe për të fshehur formalisht gjurmët nga kthimi i pushtetit në kombinat miliardash për Familjen.

Por edhe pse e gjithë kjo ka ndodhur me koshiencë të plotë të Berishës, ai nuk e kupton dot se si këtë betejë atij mund t’ia bëjë një deputet opozitar, i cili mund të jetë njeri i lirë. Ai ka vetëm një kriter në kokën e  tij, kriterin që ky njeri duhet të ketë një dosje, të cilën ia mban të kyçur Edi Rama. E vendos veten në vend të Edi Ramës dhe kujton kë përdor ai në PD për të sulmuar kundërshtarët. Ose njerëz me dosje, ose njerëz të degraduar apo nga bota e drogës dhe prostitucionit, ose personazhe të njohura semaforësh që përfundojnë deputete, ose anonimë që kanë dhënë prova se mund të distancohen edhe nga vetvetja për të dhënë prova, ose në fund të jetë njeri i Familjes. Nuk mund ta kuptojë dot që dikush të hidhet në luftë kundër tij pa qenë i detyruar ta bëjë këtë. I duhet patjetër t’i bindë të gjithë se ata që flasin kundër tij dhe Familjes, ose kanë një dosje, ose paguhen shtrenjtë nga Edi Rama. E mendon sikur ta bëjë vetë këtë punë. Ka një jetë të tërë në politikë që armik kryesor ka vetëm njerëzit e lirë. Nuk e pranon dot që kundërshtari i tij të ketë partnerë në luftën e tij po njerëz të lirë. I duhet një dosje për të shpjeguar botën e tij të errët.

52 komente në “Përse Berisha nuk qeveris dot pa dosje?”

  1. pd-isti says:

    Mero, ti ben mire qe e prek kete teme, kete plage te Shqiperise se sotme, por kjo teme do pare nga dy krahet, nga dy anet. Edi Rama ka ne PS sot (akoma, se varet nga listat qe po behen) Gramoz Rucin. Gramozi a di ndonje emer spiuni nga keta te Sales? Nqs nuk di vete, a njeh ai ndonje shef operatoresh te viteve 80? Sepse s’do te ishte keq te dilte ndonje emer ne shesh. Por jo sic dalin zakonisht, kur ndonje analist ne TV eshte i nxehur, por me ndonje fotokopje per shembull. Te pakten keta mut spiunash te kishin edhe pak frike, e ne mos frike, pak turp! Ndoshta edhe femijet e tyre mund te kene turp!

    Por jo, nga PS nuk ka dale kurre asnje debat mbi kete teme. Madje ata kane evituar me shume talent qe edhe te mos marrin kurre pjese ne te tilla debate. Pse? Mos u dhimbset pjesa e sigurimsave qe ata kane ne PS? Nqs. ata kane sigurimsa, dhe i mbrojne sigurimsat, dhe i perdorin edhe ata sigurimsat, atehere kush eshte faji i Sales? Vetem se eshte kryetar i PD-se dhe PD shpresohej te ishte partia antisigurimse?

    1. Mark says:

      Ke shkruar gjithe keto fjale e nuk ke thene asgje o pederisti. Nqs ala vazhdon te besh pyetjen:kush eshte faji i Sales? Do te thote qe je i verber e i shurdhet e i pamoralshem.

      1. zoologu says:

        “…perse Berisha nuk qeveris dot pa dosje?”
        Sepse eshte vete me nje te tille.
        Kjo do te thote se Gjarperi nuk i ngroh kurre
        vezet e Harabelit,perkundrazi ai i ha ato.

        1. kostandin Leka says:

          SHQIPERIA

    2. Prec Zogaj – Ciftelia says:

      Baca asht rekrutue qysh kur ka ken 12 vjeq, me dhi. Nuk mund me ba ndrysh.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/dhe-krye-demokrati-yne-mbeti-me-dy.html

    3. sorge says:

      O pd-isti!
      Merre vesh nje here e mire ti dhe te tjeret,qe duan te gerryejne brenda PS-se, se mos ka me shume SIGURIMSA se PD-ja!!!
      Se pari,ne PD ,duke filluar nga Sali Berisha,me udhezim te Ramiz Alise u futen me shumice femijet e bllokmeneve,te ish komunisteve, ish sekretareve te KQ te PPSH-se etj!!
      Kjo u be,qe PPSH-ja te ruante vazhdimesine ne SISTEMIN e ri,ashtu sic po ben Sali Berisha me AKZ-ne dhe FRD-ne,qe hiqen si kundershtare te Berishes,por bejne njelloj PERCARJEN E POPULLIT!!!
      Po te ishin vertete per SHPORRJEN e Berishes,ata do te pranonin te BASHKOHESHIN ME PS-ne si partia opozitare me e madhe,per te HEQUR QAFE ARMIKUN ME TE MADH TE SHQIPTAREVE,SALI BERISHEN!!!
      Se fundi dhe me kryesorja:
      PPSH-ja e kishte te sanksionuar,qe INFORMATORE TE SIGURIMIT TE ISHIN KRYESISHT TE PERSEKUTUARIT,TE DENUARIT,TE BURGOSURIT etj,se vetem atyre u “HAPESHIN”,kundershtaret e SOCIALIZMIT!!!
      Ne se doni te njihni SIGURIMSAT,gjejini ata tek GRUAJA,BURRI,VELLAI,XHAXHAI,DAJA,KUSHURINJTE,KRUSHQIT,FQINJET TUAJ etj
      Ne se ju intereson,HAPNI LUFTE KUNDER TYRE!!!
      Ne PS jane te gjithe DEMOKRATE TE VERTETE,HUMANISTE DHE IDEALISTE,QE DUAN ME SHUME SHQIPERINE SE PARTINE!!!
      FAKTI,QE MBESHTESIN FORT PS-ne NUK ESHTE THJESHT MILITANTIZMI I VERBER I TYRE,SIC JANE SHPELLARET E BERISHES,POR INSTIKTI I VETMBROJTJES NGA TERRORI FASHIST BERISHIAN!!!

  2. edi says:

    Dosje keni te gjithe ju qe merreni me politike

  3. Lex Rex says:

    Besnik Mustafai – Shkrimtari

    Jemin Gjana – I vogli

    Prec Zogaj – Ciftelia

    Sali Berisha – Penicilina

    Shaban Memia – Qukapiku

    Remzi Lani – Holta

    Jozefina Topalli – Dizenjatorja

    Spartak Poci – Inxhinjeri

    Servet Pellumbi – Raketa / Ylli

    Astrit Patozi – Alfons Ballshi

    Ekrem Spahia – Drita e kuqe

    Ridvan Bode – Financjeri / Korcari

    Nard Ndoka – Kronometri

    Vili Minarolli – Profesori

    Teodor Laco – Dragoi

    Leonard Demi – Murrizi

    Frrok Cupi – Llulla

    Abdi Baleta – Stilografi

    Artan Hoxha – Notari

    Blendi Fevziu- Korani

    1. gjethi says:

      Nje saktesim i vogel per Lex-Rex. Blendi Fevziu e ka pseudonimin Korani i myzeqesw, jo thjesht korani. Ai nuk ka aktivitet si spiun sepse u rekrutua pas pilafit ne shkurtte v. 1991. Sa per Driten e kuqe pyesni Qemal Karamanin nje sigurims qe ka qene shef seksioni ne Degen e puneve te brebdshme Kruje.

      1. profano says:

        Po ku je mo Dog. anglishtfoles se na ka marre malli te pime nje kafe.

      2. zarari says:

        po nje gjergj th. nga durresi, gazetar, shiks, dhe i sherbimeve te huaja (me vone) si e ka pas pseudonimin? (u rekrutua pak vjet para pilafit)

        1. zekthi says:

          ai qe ka punuar dhe ne dogane ca kohe deri sa e kapen?? e ke pak me poshte prape me pseudonim te dyte…

    2. skandro says:

      Të gjitha ç’ke shkruar mund të jenë të vërteta,por shëno edhe cazë emra nga krahu tjetër…

  4. Zani Burimi says:

    Mero,
    Ky editorial i ka te gjitha brenda per Familjen hajdute te Berishes, por tani e disa vite ne fakt Berisha edhe nuk para e ben qejfin qeder (nuk e rr…hiç) se s’ka frike. dhe ka te drejte qe te mos frikesohet:
    Se pari eshte vete Zot dhe vete shkop.
    Se dyti, as i shkon ne mendje se do t’i laje gjynahet nje dite.
    sw treti, me kete opozite as mish, as peshk ai rron 100 vjet pa i hyre gjemb ne kembe.Rama ka lene dy-tri zavalla te denoncojne derisa t’i beje fertele Salush Lulushi.
    Prite kur t’i vjedhe prape zgjedhjet dhe ne 2013-ten.ne si popull jemi dy sojesh: ose lehim si qeni Henes, ose jemi mesuar ne skllaveri, si pune semundje kronike…

  5. Saimir says:

    Ky komunist, nga me te ndyret e shkolles se Enverit, ka shkaterruar mundesite e ndertimit te nje shteti normal, te pakten per nje gjenerate me shume. Si ato grate gojendyra pergojon rregullisht kedo qe nuk e aprovon. Ai ka helmuar gjithcka rreth tij. Mjerani i Vicidolit!

    1. rudini says:

      per simirin:perkufizim me te sakte nk kam lexuar gjekundi,se sa eshte ky i yti.bravo,bravo.

  6. nje shqipetar says:

    pd-isti,mjere ti per mendjen qe ke

    1. pd-isti says:

      Ti nuk po vuan nga mendjen ime of mjeran, por nga e jotja, e sales dhe e edit. Dhe nje rregjim, o hidhet ose pret te shembet. Ju me Edin ku beni pjese?

      1. Ben Chicago says:

        Mero,eshte e vertet qe ky Taulanti nga Librazhdi eshte marre me droge???.Eshte e vertet qe Rama perdori gruan e tij te sotme nr.4,per te pastruar parate e vena si kryetar( duke perfshire edhe nje pallat ne emrin e saj)???.Eshte e veretet qe pothuajse 1/2 e miliardereve te PS-se kane vene pasuri te madhe me veprimtari kriminale,dhe nuk jusfikojne dot parate e tyre???.
        Mero,ti e di qe Berisha i njeh dhe ka dosje kriminale per tere kupolen e PS-se,???
        Mero,eshte e vertet qe gjithe kupola e PS-se ka te njejtin standart morali,si te Kosta Barajabes???
        A eshte gjithe asambleja e PS-se,nje Asamble me 40-Kosta????.

        1. fl says:

          Mero, a jemi ne Salistet palla k..i, qe vazhdojme pertypim peshtymen e Doktorit ketu e 23 vjet???

        2. BENI
          MAMI TE KA XHAN,UN SHKOVA MEDESHIRE ME SEKRETARIN E PARTISE,DHE AI PA VETEDIJE ME LA SHTATZANE QE TE LINDA TY,DHE ME THA,KY DJALE KUR TE RRITET DO ME NGJASE SHUME MUA,EDHE VELLEZERIT RAMY DHE MELEK NU I KAM ME TE NJEJTIN BURRE,JENI VELLEZER NENE ME BABALLARE TE NDRYSHEM,PRANDAJ MOS NGACMONI SHUME SE DO JU KUPTOJNE QE JENI KOPILA KOMUNISTESH DHE HAJDE DEGJO MILETIN O KOPILAT E MAMIT,

  7. Leone-53 says:

    Sigurisht qe shumica e atyre qe ndodhen ne te dy anet e “politikes” shqiptare te dy ashtuquajtur te mdhenj(PD e PS) nuk jane te paster.
    Nje deputet i ka thene kushuririt te pare te tij(qe ky eshte moshatar i im) se te dish ti se çfare behet atje(NE PARLAMENT) nuk do te vej mendja te votosh tere jeten!
    Andaj ka te drejt FRD-ja qe thote nuk bejme koalicion me PD-ne e PS-se!

  8. SKENDER BEU I VJETER says:

    TANI DUHET TE NGRIHEN TE GJITHE NE KEMBE TE REZOJNE SISTEMIN E SPIUNIMIT KOMUNIST TE DOSJEVE QE MBAJTI NE KEMBE DHE PERDOR SALIU ME NDONJE KALEC TJETER.POPULLI NE VEND TE TYRE TE KERKOJE NJEREZ TE PASTER ME DOSJET E HAPURA.POSHTE SPIUNET QE PO MBYTIN SHQIPTARET.

  9. protestanti says:

    FRD + AK + gjithe te pa kenaqurit me votat e tyre jane shqiptaret qe do na futin ne Evrope.

    DREDHRAK SALIUT.

    Or sali or derzi
    paske shume mekate
    nga sa dime une e ti
    me to nderton pallate
    je nje mik me rucin
    me doklen o gjinushin
    ne dukje hiqesh armik
    nen rogos me ta je mik
    dredharak pa kufi
    paske qene or sali
    ne do qe te shpetosh
    para qershorit
    duhet te shkosh.

  10. Ai burri says:

    A e keni vene re qe nuk ka asgje per Kreshnik Spahiun?
    Kjo duhet ti trembe keq keta plehra…

    1. niku ushtari says:

      Kreshnik Ushtari (spahiu) bashke me Bamke Topin te japin llogari per ca kane bere deri tani dhe pastaj te kerkojne prape karrige …

  11. fl says:

    “E vendos veten në vend të Edi Ramës dhe kujton kë përdor ai në PD për të sulmuar kundërshtarët. Ose njerëz me dosje, ose njerëz të degraduar apo nga bota e drogës dhe prostitucionit, ose personazhe të njohura semaforësh që përfundojnë deputete, ose anonimë që kanë dhënë prova se mund të distancohen edhe nga vetvetja për të dhënë prova, ose në fund të jetë njeri i Familjes”

    Eeeee ku je o Z.Baze i forte je.

  12. Ajet Delaj says:

    January 9, 2013

    UNITETI I KRIMIT GARANCI E VAZHDMSISE KOMUNISTE TE SHQIPERISE.

    Tema e bashkepuntoreve te sigurimit te shtetit eshte lakuar aq shume , eshte abuzuar me kete teme aq shume gjate ketyre 23 vjeteve te fundit sa eshte bere bajate. Ka dy praktika te pastrimit te politikes nga eksponente te krimit te sistemit dictatorial ne demokraci. Njera eshte praktika Italiane ne mbarim te luftes se dyte por ajo qe na shkon per shtat eshte praktika Ceke pasi kemi pasur pothuaj histori te njejte per 50 vjet.
    Sipas deshmive te shumta tashme e ngjarjeve te jetuara sistemi komunist ne ne ditet e fundit te tije nen kujdesin e shokut Ramiz punuan per te siguruar vazhdimsine nen frymen e orjentimeve te kongresit te tyre te 9te jo me kot e paten quajtur kongresi i vazhdimsise.
    Persa i perket Partise Demokratike si forca e pare politike antikomuniste e shprese madhe per shqiptaret e tera shtresave pjesmarrja massive e popullit e kryesisht e rinise, antikomunisteve dhe e te pakenaqurve ideologeve komunist desh ju doli situate nga dora.
    Perfaqesuesit e tyre nuk arriten ta kene situaten nen kontroll ne hapat e para dhe per kete dhane urdher qe te vershojne bashkepuntoret e sigurimit dhe te marrin situaten nen kontroll.
    Per kete bene kujdes qe partite e tjera ose te krijoheshin direct nga kuadrot e tyre Gjinushi Xhuveli e co ose me liste paraprake pranimi sic e beri i ndieri Godo.
    Ne kete menyre komunistet arriten te kontrollonin e menaxhonin krejt opoziten “antikomuniste” pasi opozita e mirfillte u shua dalngadale e eksponentet e saje ne te tera nivelet u detyruan te ikin jashte. U detyruan po po duke i spostuar ngadale dhe vetem kur e pane veten ne rruge pa pune dhe pa asnje prespektive.
    Nese shikohet me vemendje situate politike e shteterore ne Shqiperi sot mas 23 vjetesh ne ‘demokraci” realisht situata ka ndryshuar fare pak , bashkeqeverisin puntoret dhe bashkepuntoret si ne kohet e tyre me te mira nend drejtimin e Enver- Ramizit.
    Pra per te mos u zgjatur me me kete teme pozita dhe opozita para zgjedhjeve te Qershorit pra me kete parlament te marrin ligjin Cek te lustracionit dhe ta perkthejne fjale per fjale e germe per germe ne fryme e permbajtje duke beret te mundur ndarjen perfundimtare nga e kaluara kriminale.
    Dihet qe Cekia eshte vendi me i integruar i ish-lindjes komuniste ne strukturat perendimore BE e NATO dhe me kete menyre anashkalone spekullimet dhe “luften” nderpartiake.
    Gjithashtu klasa politike permbush nje sugjerim te dhene nga Administrata Amerikane nepermjet Ambasadorit Arvizu ne kuader te iniciatives “ACT NOW” qe Shiperise i nevoitet nje”kushtetute” per tu ndare nga trshigimia komuniste ashtu siv Amerika krijoje kushtetuten e saje per tu ndare nga Anglia dhe siguroje pamvarsine.
    Me nje fjale shoqeria civile , rinia, dashamiret e Shqiperise nepermjet perfaqesuesve te tyre diplomatic te bejne presjonin e duhur mbi politiken shqiptare qe me consensus te pranojne ligjin e Lustracionit Cek .Ne kete menyre te gjithe se bashku bejne nje hap vendimtar jo vetem te ndarjes me te shkuaren kriminale por njekohesisht nje hap percaktues ne afrimin me perendimin e pse jo edhe zhdukjen e tensionit permanent artificial qe e ka shoqeruar politiken shqiptare pergjate tere keture 23 vjeteve pluralizem me nje parti e “demokraci”.
    Enough is enough , boll me demagogji te ndyre te nje lufte politike fallso qe qellim ne vetevete ka pasur gjer tani ruajtjen dhe vazhdimsine e filozofise e mentalitetit komunist e natyrisht edhe te pasurise se grabitur nga komunistet e vazhdimsine e grabitjes gje qe e kane bere realitet.
    Nese miqte e Shqiperise e kryesisht Shtetet e Bashkuara te Amerikes do i ndihmojne shqiptaret qe te lene pas trashigimine kriminale komuniste miqesia me shqiptaret do konsolidohet ne nivele te papara e te paparashikueshme.

    AJET DELAJ
    NEW YORK

    1. Petro says:

      Zoti Delaj, mos u lodh kot.Tashme ne te gjitha strukturat e shtetit gelojne dhe bejne ligjin o agjent te sigurimit te shtetit, o falangat me te poshtra te komunizmit.(Komunist te thjeshte ka patur plot, por shumica kane mbetur te paster e te varfer)Pak shprese ka qe ta ndreqin keta Shqiperine.Kane makuteri te madhe dhe kjo do te zgjase.Zoti e shpetofte kete vend dhe ne qe deri tani kishim vendosur mos ta braktisim.

    2. Naimi says:

      Nuk ka idiotizem me te madh te krahesosh kohen e shkeputjes se amerikes nga anglia para disa shekujsh me shkeputjen e ajet deles nga komunizmi.
      Ka qene rraca e ajet deles qe kur berisha me dy gishtat lart i vuri tre here flaken shqiperise keta i shkonin prapa dhe i ndiznin kapsollat.
      Fatkeqet dhe viktimat qe vuajten ne sistemin e kaluar ndahen ne te perndjekur politike qe jane nje pakice me njerez fisnike dhe shumica qe jane te perrmjerrurit politike qe eshte ky delja i nju jorkut.
      Ku ishje ti mor dele kur dogji sala shqiperine ne 97′ dhe 98′ ,kur shkrumboi gerdecin dhe vrau ka veta ne bulevard?
      Nuk mund te akuzohet me berisha per komunist se ai i shkerdheu nenen jo vetem atyre por perdhosi deri luften ncl.dhe krejt ekonomine dhe dinjtetin e shqiptareve
      Berisha duhet denuar si tradhetar i kombit dhe vrases te pakten pas 1997 kuha kur ajet delet rrinin prapa bythes se tij.
      Duhet lene pas trashgimia 22 vjecare e fashizmit demokratik dhe juntes mafjoze te berishes dhe ajetdeleve te new yorkut.

  13. turi says:

    Po dosien e ti saliu e Ka fshire?si thua zoti baze,se shume kopetent po behet sa nderoi shefin e shikut

  14. gjergji usa says:

    Problemi i dosjeve eshte nje diskutim qe ka 22 vjet qe po lakohet ne te gjithe menyrat per tu hapur por me kalimin e kohes sa po vjen dhe po i mbulon pluhuri i harreses.Edhe ne rastin me te volitshem sikur SRB ti jape sot celsin e kasafortes se dosjeve Bamir Topit dhe Skender Tufes ata aty do gjejne me falni per shprehjen “lesht e hamamit & arbenimamit”.

    Vala e pare e spastrimeve e kesaj kasforte u be pas marsit 1992 kur njeriu me powerfull ne ate kohe ne shqiperi koloneli ambasdor W.E.R. “digjitalizoi’ ato me te rrezikshmet dhe “heavy duty”.Vala e dyte ishte ne mars-prill 1997 kur Gazidedasit duhet te zhduknin gjurmet e krimit te nje pesevjecari te pergjakshem .
    Vala e trete ishte pas 1998 kur me ardhjen e soc-komunisteve ne pushtet u treten me seleksionim dosjet per disa figura kryesore te PS.Vala e katert dhe e fundit eshte e fresket kur aty u fut karnadezi V.L.A. qe se bashku me SRB kane dizinfektuar dosjet e dyshimta te yes-menit bahri shaqiri.

    Ngelet anekdodike pergjigja qe dha ish amb.William Edwin Ryerson(W.E.R.) ne nje interviste per hapjen edosjeve ku padashje pranoi se ishte pjese e pushtetit te berishes duke thene atehere:
    Ne nuk i hapem dosjet se do prisheshin shume familje ne shqiperi psh:nqs se kunata e Pjeter Tomes(arbnorit) nga presioni i sigurimit ishte detyruar te spiunonte ??
    Interpretimi i W.E R ishte si i nje edukatoreje kopeshti perballe femijve 5-6 vjecare sepse kush ka jetuar ne ate kohe e di se mbi 90% e fuksave & informatoreve merreshin nga “armiku i klases”.Biles shumica e tyre e kishin mundesi rehabilitimi dhe benefitesh nqs kryenin ritualin e MPB dhe kishte nje rradhe te padukeshme ne bodrumet e MPB ku ish kandidat presidenti Artan Hoxha i di me mire.Bente presion sigurimi apo ishte rradhe e gjate per tu bere fuks?

    Llogjika elemetare kerkonte qe dosjet te hapeshin per pardesybardhet dhe xhupezinjte qe mbushen qytetin studenti ne 1990-91 qe me pas zune postet kyce.Pra kerkohej te hapej dosja e Pjetrit,Saliut,Azemit,Imamit,Cekes,Rulit dhe jo per kunatat e tyre.Jo vetem qe nuk u hapen por ndoshta nje pjese te tyre ju krye “transplantim” si puna e berishes qe nga sumelepires i diktatorit u be boleferkues i ambasdorit.

    Por njerzit me te rrezikshem te atyre dosjeve kane qene ato te dyshuarit per lidhje me UDB jugosllave,asfaline greke dhe kgb ruse etj ku SRB potencialisht mendohet te kete ngrene dy luge corbe te prishur njeren te udb dhe tjetren e di Billi me Elezin se ku.
    Nga fenomeni i dosjeve nuk ka frike me njeri ne Shqiperi sepse politikaneve te sotem nuk u skuqet me faqja kur vrasin,kur tradhetojne ,kur vjedhin apo kur poshterojne kombin.

    Fenomeni me i rrezikshem eshte nenshtrimi,kapitullimi dhe vetposhtrimi ndaj vampirit antishqiptar SRB si nga palo-politikanet dhe palo gazetaret e shtypit po ashtu dhe nga nje pjese e kosiderueshme e popullsise .
    Politikane dhe analiste si A.Imami.N Ceka,F.Cupi,A.Frangaj,I Meta ,F.Nano apo lezhjano- tajvanezit Nikolle Lesi (N.L.) jane egzemplare ne pornopolitiken e tyre.

    Le te marrim te analizojme kete te fundit.
    Pamvaresisht nga disa merita ne vitet 1992-1996 ky pornopolitikan-analist ka dy dosje: Njeren qe e ka ne kasafortat e MPB qe praktikisht eshte e paperfilleshme pasi supozohet te kete qene fuks zemermire si puna e Prec Zogajt.
    Kurse dosja me e urryer qe ka ky specie eshte ajo qe quhet Dosja e Turpit dhe e Vet-poshtrimit.Ai ka harruar se kryebisha SRB i dogji me shikun ne 1997 gazeten,biznesin,i rrahu me hekura dhe i vune prangat frangajve te tij .Biles 2 koleget e tij jane bere handikapate nga torturat Fati e ka shpetuar pa i c’nderuar familjen dhe djegur femijet te gjalle.

    Pikerisht nga keto fakte mendoj se SRB nuk e ka te nevojshme shume te friksoje ndonje me dosje.Keto qelbesira te te gjitha partive qe falin perdhunuesin e familjes,shtetit dhe te kombit dhe bejne miqsi me te ose heshtin nuk ka nevoje ti trembe kush me dosje sepse jane nikoleshizuar dhe fatosnanizuar.
    Krijesat njerzore mund ti trembesh me dosjet por jo monstrat qe per fat te keq dominojne jeten politike ne Shqiperi.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Gjergji usa, i ke bere nje qilizem ketij problemit te dosjeve dhe eshte ky problemi qe dosjet u manipuluan aty ku deshen dhe u dogjen e zhduken aty ku po keta deshen, qe sot te kemi nje rremuje dhe kaos, ku cdo gje sillet si nje thashethem, qe sduhet besuar dhe kjo ishte ajo qe Sali Berisha dhe bashkepunetoret e tij kerkonin, qe dosjet e sigurimit, te trajtoheshin si thashetheme kafeneje, qe me lajmin e ri te dites, te harrohen.

      1. kostandin leka says:

        jam plotesisht dakord me horrin bulevardit.vetm me cudit nje fakt.
        shtetet e bashkuara te amerikes nuk i dine keto pune?Pse tolerojne gjera te tilla.Perse nuk u dhane pushtet shtresave te permbysara qe kishin sakrifikuar gjithshka per demokracine,por u dhane pushtet komunistve dhe neokomunistve shqiptare,dhe ikatandisen idealistet e demokracise ne kete fare feje? Gjate luftes se ftohte mos kane bere loje te dyfishte me te dy krahet?Kur do te shpetojme nga keta qelbesira,dhe kur dote jete ajo dite qe ne pushtet te vine te djathtet e vertete?

  15. pisha flamor says:

    Që Berisha është i tillë nuk don më fakte. sot duhet sqaruar në se Berisha punon si agjentë me fakte dhe stradegjia e taktika e rrëzimit sepse duke qënë kundër shqipëtarë do na hedhë në luftë civile, pasojat e së cilës do e shoqërojnë me brezaz,

  16. plepi says:

    me kete popull budalla SALEHU ka per te sunduar sa te kete frymen.popull qe bertet posht komunistet dhe sigurimsat,edhe i mban ne qeveri.popull qe mbron dhe justifikon hajdutet e te dyja paleve,ata vjedhin dhe pasurohen ,keta fundlepirsit kenaqen duke u hedhur ndonje kocke(disa marin nje mut te madh vetem se jane tifoza budallenj).shqipetaret vuajne nga sindroma e stokohlmit.

  17. ILIRET says:

    E po shko u thuaj Ramy, nga Gjormi i Vlores,Kelmendasit nga Torovica,Verores pri Kuksi e cila ka nji goce gazetare, Melekut nga Mamurrsi,Beni Chicagos dhe atij truzhavorrit nga Zall Bastari se nuk ju mbushet ala mendja se ne PeDe, jane mbledhur te gjithe spiunat. Po nuk qe sipun apo bir spiuni nuk ke vend ne PeDe. Po ne PS. aty jane bijt e komunistave.
    Por ne fund te fundit, me mire komunist e bir komunisti, se sa spiun e bir spiuni. He spajunat e dreqit…!!!

  18. Horri i Bulevardit says:

    Dosjet, kjo eshte fatkeqsia e shqiptareve, dosjet, se me ane te dosjeve, nje lider i korruptuar, mban nen zgjedhen e vet te gjithe mvartesit, qe keta mos te behen te pabindur, po tju shkoje ndermend.
    Berisha e di mire si nje ish bashkepuntor i zellshem i ish sigurimit te shtetit, se afrimi i ketyre njerezve me dosje, do ti jepte atij siguri dhe mbeshtetje pa kufi.
    Gjithmone kam qene i bindur se mos shkaterrimi i bllokut komunist, na ka sjelle ne kete gjendje qe kemi sot.
    Se ishin pikerisht njerezit me dosje qe ne nuk i njihnim, si ish spiune qe nxorren teorine qe mos te derdhet gjak, se po u sulmua blloku do te kishte nje lufte civile, por lepuri flente diku tjeter, se ndeshkimi i bllokmeneve, do te nxirrte ne shesh, ish spiunet dhe bashkepunetoret e sigurimit.
    Dhe ja ku jemi sot, parlamenti eshte mbushur gati me 80% me ish spiune, qeveria gati 100% me ish spiune, kush do ti hape dosjet, keta qe i shkaterruan, jo dosjet i ka hapur vetem Berisha, per interesat e tija, per te fshikulluar bashkepuntoret e vet dhe per ti ndersyer kur atij ja do puna.
    Berisha sot me gjithe familjen e tij vjedhin miljarda dollare se ai e di se askush ska bythe ti kundervihet nga partija e tij, se te gjithe jane ish spiune dhe ai here mbas here ja kujton kete.
    Doli edhe zedhenesja e re e PD-se, mesuese ishte, ishte dhe pinjolle e familjes Vorpsi, por eshte edhe mbesa e artistes se madhe Liza Vorpsi, por per cudi zonja Liza Vorpsi, nuk u ndeshkua nga rregjimi komunist, sic u ndeshkua familja e vet, mos kemi te bejme ketu me nje rastesi! apo kemi te bejme ketu me nje dosje te re te hapur, ku mund te jete qe nje pinjolle e kesaj familjeje, paska spiunuar familjen e vet biologjike?. Se mesa dime ne rregjimi komunist kur shkaterronte nje familje, spyeste per artiste, biles keta te fundit i perndiqte me shume.
    Shqiptaret qe thone se hoqem komunizmin, NJE MUT E KENI HEQUR, kryekomunist, kryespiuni, eshte sot kryetar i partise demokratike dhe kryeminister, prandaj kush do te ardhme, te largohet nga kjo parti qe Berisha e mbushi me ish spiune dhe ish plehra te tjere.
    Nje gje duhet te dine te gjithe gjyqtare dhe prokurore dhe zyrtare te pushtetit te Berishes, nuk mund te shfajsohen me me faktin se nuk kishim cfare te benim, ju do te ndeshkoheni njesoj si ish zyrtaret e rregjimit te Enver Hoxhes, se ju jeni shtylla e ketij rregjimi pseudodemokratik.

  19. Lilo skelari says:

    Kush eshte ky deputeti vlonjat qe donte te behej minister dhe qe e ka degjenerur Tak Ngjela.

    Mos eshte ky Leskaj qe u be krietar i KLSH-se mo ?

  20. hajriu says:

    Turp per kedo qe mendon te votoje njeren nga keto dy partite simotra(PD dhe PS) qe jane pjelle e PPSH-se . Mjere ne , po na udheheqin lekakulot e enver kurves ……. VFC all kastes se vjeter politike.

  21. EDISON RRYPI says:

    Habitem se si nuk e pranoni që ne shqiptarët jemi populli më problematik në Europë.Shqiptarët e Kosovës ndonëse aktualisht jashtë BE-së,kanë qenë e janë më europianë në mentalitetin e jetës shoqërore.Vetitë e tyre negative kanë marrë hov gjatë kësaj periudhe, si pasojë e infeksionit të lëshuar nga politikanët e Shqipërisë.

  22. qwe says:

    “…ose personazhe të njohura semaforësh që përfundojnë deputete…”
    Nxirr emrin… qofte edhe si komentues.

  23. alban4eva says:

    dihet qe PD-ja eshte mbushur me spiuna dhe kurva, mjaft ti shohesh cfare bejne, si vishen dhe si flasin.. ashtu sic eshte edhe vete kryetari tyre, ashtu jane edhe langojte qe ka nga pas, pra kurva…!!!

  24. Elzir BUSHATI says:

    Duke ditur se gazetari ka kene ne oboorin e pd dhe i eshte jargavitur Berishes derin ne 2007 , ne te cilen kategori e fute vedin , katundare , provinciale , sot pareli ne mes te Tiranes shume i ngjashem me ballen , mund te na tregojne ecurine e pasurise se tyre .

  25. SALI BISTURIA says:

    Saliu kishte tri dosje. Një e kishte si ,,komunist” pararojë. Me siguri këtë dosje e ka zhdukur. Vetëm tesera e kuqe i ka mbetur ,,peng” në arkivat e P.P.SH. (sot të administruara nga P.S.). Dy dosje i kishte si spiun (i dyfishtë). Njerën e ka pasë ish Sigurimi i Shtetit…Në këtë mision ,,quhej” ,,Penicilina”. Edhe këtë dosje e ka zhdukur. (gjithësesi, pjesëza të saj janë ende gjallë). Dosja tjetër, gjithashtu e spiunllikut, ndodhet në Beograd. Në atë dosje ai ,,quhet” ,,Bisturia”. Ajo dosje rron dhe do të rrojë sa të jetë gjallë Saliu. Dhe Padronët e tij, do ti a vëvitin fytyrës vazhdimisht, ashtu siç bën ai me ,,dosjet” që u ka hap vartëve të tij dhe ua vërvit sa herë i a do puna. Për më gjatë, lexoni në: Pellazgilirarbër/Proletari.com ose: Biografia ,,sekrete” e Sali Berishës. Lexoni, lexoni dhe ju militantë-mercenarët e tij…..!

    1. N Shabani says:

      Ai qe eshte spiun per vete mendon se te gjithe jane spiune si ai.Edhe Saliu mendon se meqe ai ka qene me dosje jane edhe gjithe te tjeret si ai dhe punojne ne ate menyre me shantazhe sic shantazhon ai veglat e tij.

  26. zekthi says:

    …verdalloseni gjithe diten me keto pseudonimet qe kane 700 vjet neper gazeta dhe jane kthyer ne barcaleta tipike shqiptare qe s’i merr njeri seriozisht. une jam i vetmi qe kur me permenden emrin si me lart firmosa si legen ne mes te detit…

  27. beso says:

    eshte e qarte se atje lart ku jane politiksat nuk i ka çuar ndershmeria.Domosdo kane qene spiune,jane bere spiune dhe domosdo kapot e partive ua kane dosjet,por u duhen”te kapurit”se pengu eshte garancia me e mire e vasalitetit.Keshtu ka qene bota qe nga fillimi,edhe paqja sigurohej duke mbajtur peng femijen e vasalit.Edhe Skenderbeu me vellezerit ishin peng ne Turqi mbi akordin e vasalitetit te Gjon Kastriotit.Nuk di nga kush mund te presim lindjen e nje revolucioni qe te fshije me fshese te madhe pjesen me te madhe te establishmentit te kesaj lloj republike.Nuk besoj te ndohe kjo,pasi amerikanet e Rajersonit jane kujdesur te shendoshin kete skeme te ndyre spiunesh qe s’paska te mbaruar.Nuk diskutojme me nese berisha i ka sherbyer agjenturave te huaja,por sa agjenturave?Bravo Balla dhe Braçe per denoncimet,por veshtire kur te vije neser Rama ne karrike ti beje ministra,se jo per gje,po ku ti çoje miqte e Twiter-it pastaj?

  28. rrebeli says:

    Jo vetem Saliu.Dosja eshte menyra me efikase per te mbajtur dike nen presion.Perdoret ne te gjitha ndermarjet institucionet etj.Ne ushtrin e Enver Hoxhes quhej praktika disiplinore.Komisar Todi Shtembari kishte mar aq nam te keq me kete sa ushtaret i sajuan nje vjershe:ruaju nga uji,ruaju nga zjarri,mos harro te ruhesh nga Todi Shtembari.Pas 20 e kusur vjetesh kjo do te pershtatej ne kete forem:ruaju nga zoti,ruaju nga kisha,mos harro te ruhesh nga Sali Berisha

  29. albani says:

    Mos u cudit Z. Mero! E ka nga koha e komunizmit. Me dosje ka filluar studimet, me dosje ka punuar dhe me dosje po qeveris. Si njeri me dosje, ai e di vleren e saj shtrenguese dhe detyruese, i ka mesuar nga koha kur ka qene bashkepunetor i sigurimitteshtetit, dhe vazhdon t’i vere ne prakrtike, madje ka 22 vjet qe punon me metoden e shtrengimit te njerezve te vet dhe te kundershtareve te tij politike. Nuk ka asnje kryeminister ne borte qe te mbaje ne shtepi kartoteken e rrjetit agjenturor te kohes se sigurimit dhe te kohes se sotme. A mendoni perse Berisha e kishte merak te shtinte ne dore Sherbimin Informativ Kombetar? Ja, per te plotesuar kartoteken e tij personale me spiunet e rinje te kesaj periudhe. SWi edhe per te mesuar se cfare thuhet per korrupsionin, vjedhjet, plackitjet, pushtimet e familjes se tij. Ky kryeminister e fillon punen cdo mengjes me raportet dhe informacionet qe i vijne nga agjentura e tij shteterore dhe ajo private, sepse ky kryemonster ka edhe agjenturen e tij speciale qe e mban vete ne lidhje dhe qe merr detyra nga vete Sali Berisha. Shqiptare! Kujdes, ne cdo cep te rruges, ne cdo lokal ku pihet kafe ose ku shkohet per te ngrene, keni agjente te Sali Berishes, mos mendoni se keni shpetuar nga ndjekja dhe pergjimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje