Standardet e kryeministrit për Familjen dhe opozitën

4 Janar 2013, 21:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në fund të vitit 2007, për herë të parë Partia Demokratike në pushtet hapi debatin rreth standardeve që do të vendoste në jetën publike për ata që akuzoheshin për korrupsion. Një vëlla i ish- Ministrit të Drejtësisë, Ilir Rusmali, kish biseduar diku për të hyrë në garë në një tender, që nuk u bë kurrë, dhe kish kërkuar t’i jepej shansi nëse ishin në kushte të barabarta me dikë tjetër. Biseda, që ngjante më shumë e kërkuar për të prodhuar një “dosje” ndaj njeriut që kish refuzuar t’i firmoste për projektin e Gërdecit, iu përdor atij publikisht dhe ai dha dorëheqje duke kërkuar të hetohet. Berisha e shpalli këtë si standardin më të lartë të luftës kundër korrupsionit në PD. Në të vërtetë dukej si një standard i lartë, por siç u pa më vonë, ishte një pisllëk i lartë. Sali Berisha nuk e hetoi kurrë “skandalin” dhe nuk e ktheu më kurrë në qeveri ministrin. Pas atij “standardi”, plasi Gërdeci. I biri i kryeministrit, i cili shante korridoreve të partisë ministrat që nuk i firmosin projektin, ishte i përfshirë kokë e këmbë jo vetëm në fabrikën vdekjeprurëse, por dhe në biznesin e armëve kineze që po shiteshin në Afganistan, siç e provoi dhe New York Times. Standardi Rusmali në këtë rast kërkonte që kryeministri jo vetëm të ikte nga detyra, por të shkonte në burg. Ai në të vërtetë e harroi standardin që e vendosi jo për transparencë, por për të shpëtuar nga ata që e kishin marrë seriozisht luftën e tij kundër korrupsionit. Edhe pse në Gërdec mbeti i vrarë baxhanaku i kryeministrit, edhe pse i biri i tij ka gjurmë konkrete që provojnë autorësinë e tij, njeriu që duhet të paguante, kryeministri i vendit, nuk i hyri një gjemb në këmbë. Ai shkatërroi procesin gjyqësor dhe u shpalli luftë gjithë institucioneve që kërkuan ta hetojnë atë. Për shkak të këtij skandali, ai hyri në luftë me presidentin, kryeprokuroren, KLD dhe figura politike në PD.

Më pas shpërthyen një sërë skandalesh. E bija e tij doli se lobonte kontrata koncesionesh dhe kërkonte tre përqind të investimit vetëm për firmën e babait të saj kryeministër. Sali Berisha e quajti këtë gjest publikisht normal dhe nuk denjoi as ta pranonte si vjedhje dhe kapje të shtetit.

Një dosje e kopsitur e prokurorisë së Tiranës, që akuzonte Ministrin e Transportit për një dëm ekonomik prej 220 milion euro, sërish kaloi pa u gjykuar dhe i akuzuari për superhajdut është sot kryetar i bashkisë së Tiranës, po ashtu duke vjedhur vota.

Më pas një video me zë dhe figurë ku zëvendëskryeministri Ilir Meta fliste për miliona dollarë, u shfaq publikisht dhe Sali Berisha nuk u cenua nga standardi anti-korrupsion. Ai vazhdoi të hedhë poshtë ekspertiza angleze e amerikane për të vendosur me gjyqtarët dhe ekspertët e tij. Doli më në fund që kjo video nuk ekziston.

Një institucion nga më prestigjiozët në botë deklaron se nga Shqipëria kanë dalë jashtë në rrugë ilegale 1.3 miliard euro qyshkurse Berisha ka ardhur në pushtet dhe shifra kulmon me grafikun e skandaleve financiare të Berishës, dhe Berisha sërish nuk reagon. Pas tetë vitesh në pushtet, me një histori të zezë vjedhjesh dhe abuzimesh, me një superpushtet politik të Familjes dhe metastaza të saj në gjithë ekonominë kombëtare, me një pushtet gjyqësor që është kthyer në gardian të Familjes së tij, ai sot është më larg se kurrë përpjekjes së tij tinëzare për të hequr qafe një ministër në emër të vendosjes së standardeve kundër korrupsionit. Me atë standard sot jo vetëm gjithë qeveria, por shumica e administratës publike duhet të ishte në burg.

Kryeministri për fat u kujtua sot për një standard anti-korrupsion. Kosta Barjaba me gruan dhe vajzën e tij janë ndaluar nga policia lokale në Kaliforni dhe akuzohen për vjedhje të 286 dollarëve mall. Ngjarja është e shëmtuar dhe tragjike njëkohësisht, sidomos për vetë viktimat, të cilët dhe do ta përjetojnë rëndë për arsyen se kanë qenë të angazhuar politikisht në nivele partiake të opozitës. Po të ishin qytetarë të thjeshtë, ndoshta as do ta kishim botuar si lajm.

Por kryeministri u bë i gjallë. U bë i gjallë dhe i kërkoi opozitës llogari për dikë që është kontributor vullnetar i saj. Opozita para tij e kishte marrë një vendim, por Sali Berisha nuk pati turp dhe foli. Foli si babai i Shkëlzenit, që ka vrarë për të vjedhur, si babai i Argitës, që ka gjobitur në emër të tij, si burrë i Lirisë, që përdhunon publikisht biznesin të paguajë për të, foli si kryeministër i Ilir Metës Fatmir Mediut, Lulëzim Bashës, Ridvan Bodes, Genc Rulit e Arben Imamit, që u ka shkuar fatura e vjedhjeve dhe shpërdorimeve sa gjithë këto 20 vite pluralizëm së bashku. Foli dhe nuk pati turp. Foli sipas parimit se hajdutët e xhepit janë të rrezikshëm, kurse hajdutët e miliardave janë qeveritarë.  Vetëm një njeri që ndjehet i pushtuar nga vjedhja dhe hajdutllëku familjar, një njeri i dorëzuar para mungesë së moralit për të qenë një familje dinjitoze, mund të ndjehet i çliruar që gjeti dhe një familje “opozitare” që ka vjedhur 286 dollarë për ta barazuar me veten.

Nuk të shpëtojnë dot Barjabajt Sali Berisha! Nëse ti do të ishe turpëruar, sa ç’janë turpëruar dhe terrorizuar ata për 286 dollarë, sot do ishe në varr i vdekur nga turpi. Ti do të vdesësh me turp, por pa u turpëruar për së gjalli. Si gjithë njerëzit e pacipë!

56 komente në “Standardet e kryeministrit për Familjen dhe opozitën”

  1. Dani Klosi says:

    ” Sali Berisha … foli si kryeministër i Ilir Metës, Fatmir Mediut, Lulëzim Bashës, Ridvan Bodes, Genc Rulit e Arben Imamit, që u ka shkuar fatura e vjedhjeve dhe shpërdorimeve sa gjithë këto 20 vite pluralizëm së bashku ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ilir-floriri.html

    1. Agim Tare says:

      zoti Dani Cfare thoni per kryetar e familjes (Berisha Meta)?? o fazllic te (3) Sllobodanka-Liri,Sala dhe ty Fazllic…,Na do tu lidhem me LITAR PREJ ZHUKE-Lushnjare KETU NE KOQET E KALIT “Skenderbeut”, PARA SYVE TUAJA (Shkelzen,Argiten DO TI RJEPIM SI “Pula ne UJE te nxet)…….

      1. Dani Klosi says:

        I nderuar zoti Agim Tare
        Do t’ju sugjeroja te vini gjyslyket e te shikoni dhe njehere cfare keni shkruar.
        Nuk po kuptoj asgje (qofsha une i gabuar) ?

        1. Shtegtari says:

          Leri gjyslyket o Dane po thuaji kete; Kur s’e mban, pse e pi te shkreten, o Gimçe Tajarja?
          Te gjorit Gimçe duhet tia kete marre me miza kur ka shkruajtur komentin e nuk ka mundur te shohe se ti veç citimit nuk ke shtuar asnje presje nga vehtja jote.

          1. Un kam me e ba share kete artikull te Facebuku Doktorit. Duhet me e kuptu tan komunistet qe me vjedh per ideal te Doktorit nuk te kap ligji. Por ata qi jan individualist si puna juj dhe dalin nga ideali Doktorit normale qe do vujn pastaj

            1. Face Berisha says:

              @ Lym Demokrati
              Ja ku e ke foton e ketij editoriali ne faqen zyrtare te KM ne facebook, o Lym
              http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/standardet-e-kryeministrit-per-familjen.html

        2. SIM tironsi says:

          Mos e rruj Dano, se ene un asigjo nuk kuptova. Ky osht stili i Gim Tares.
          O Gimo, a e ke gjo Iglin e Lacios? Jom futbollist e desha te me provoj i her ke Lacio.

          1. Agim Tare says:

            NJE KAFE PER TY grek-SIMtironsi…. ortaj Dani Klosit ti nuk kupton…,se je pjella dhe ke shkollen e dajollarve serb dhe te krushqeve grek ti je (bolshevik)…, KAQ….Damir Fazllici nipi i Sllobodankes sot Liri Berisha Eshte krye familjari i Sali-tradhetarit DHE kryeminister i shqiptarve tipat si ty…,SOT NE DRITE TE DJELLIT UBE KRYE FAMILJARI I Qeverise “Thaci spiuni i serbeve”…. Ti A do te kuptosh neser kur “NA SHQIPTARET DO TE RJEPIM FEMIJET E Sales e te Sllobodankes NE SYT E (Fazllicit,Sllobodankes e Sales DHE Salen, Fazllicin, Slobodanken DO TI VAREM NE KOQET E Kalit Skenderbej DHE koskat e tyr do ti SPERKASIM ME ACID…,” SHUM SHPEJT SHPEJT…. EJANI DHE JU EMIGRANTET TE BEJME KETU NE MEZIN E Tiranes KURBAN NE SYT E (Baba Mondit)……….

            1. SIM tironsi says:

              O Gim Tare:
              Duket qarte qe sot i paske vene gjyslyket, por nuk te ka dale akoma pija.

              1. HA HA HA HA says:

                HA HA HA HA O GIM TARE, KE DAL KE ARA E TARES

        3. Agim Tare says:

          ortaj Dani Klosit ti nuk kupton…,se je pjella dhe ke shkollen e dajollarve serb dhe te krushqeve grek ti je (bolshevik)…, KAQ….Damir Fazllici nipi i Sllobodankes sot Liri Berisha Eshte krye familjari i Sali-tradhetarit DHE kryeminister i shqiptarve tipat si ty…,SOT NE DRITE TE DJELLIT UBE KRYE FAMILJARI I Qeverise “Thaci spiuni i serbeve”…. Ti A do te kuptosh neser kur “NA SHQIPTARET DO TE RJEPIM FEMIJET E Sales e te Sllobodankes NE SYT E (Fazllicit,Sllobodankes e Sales DHE Salen, Fazllicin, Slobodanken DO TI VAREM NE KOQET E Kalit Skenderbej DHE koskat e tyr do ti SPERKASIM ME ACID…,” SHUM SHPEJT SHPEJT…. EJANI DHE JU EMIGRANTET TE BEJME KETU NE MEZIN E Tiranes KURBAN NE SYT E (Baba Mondit)……….

      2. shkodrani says:

        me nder me than ti agim taruku me ken aq i fort e trim del me ndonje video ne youtube me kto fjal e mas rri shkru i mshehun mas letrave higjenike(GAZETES)te meros sepse miu e prostitutat veprojn ne ket menyre.

        1. Agim Tare says:

          NJE Caj te ftot Per shkodrani TE FORTE DHE TRIMA JENI JU shkodranet A POJO!? Edin perse them keshtu…,SE ju shkodranet ne kohen e (bac-Enverit hanit PRESH) dhe SOT ME ( bac-Slin…, JU KA ZILI DHE Venecja e Italis)….. O shkodran eja ketu ne Tiranin e Fazllicit NA DO TE BEJME KURBAN………

    2. kaculi i shijakut says:

      Z.Mero ne listen e ministrave harrove edhe Olldashin. Ne mos gabohem ai nder te tjera akuzpohet se ka gisht ne vrasjen e Deputetit Xhindi per te vjedhur zgjedhjet ne Qarkun e Fierit.Xeni vrau per te vjedhur dollare, euro dhe franga zvicerane ne Gerdec dhe Rinas, olldashi dyshohet se vrau ne Rroskovec( ish drejtori i gjimnazit lokal) per te vjedhur vota ne Fier.

    3. Epirioti says:

      HAhahahahahahahahaha sa kam Qeeeshshshshshsh. E ku ja ndin Sales dhe Cakenjve perreth per ato cshkruan ti o Zt Mero. hahaahahahaha E Sigurte ata e lexojne kete Shkrimin tend dhe Zgerdhihen duke pi ndonje Don Perinjon apo Kristal gjekundi.

    4. hysni dajaku says:

      Berisha nuk ka ndonje standart,por thjesht si kryetar I Partis Demagogjike vazhdon me pallavra duke treguar nivelin e rendomte dhe vulgar te Partise qe perfaqeson,ku hajdutet me thas ne krah,e me kobure ne brez ,zgerdhihen e gajasen me nje “xhepist”.
      Nivel mjeran I pushtetit qe edhe ne kete rast me deklareaten e tij tregon karagjozllekun e kryekaragjozit Berishe.
      gjith te tjeret qe komentuan dhe u beri pershtypje ky lajm e diskutuan,si nje ngjarje e fenomen te rendomte duke treguar se edhe ata qe mbahen si “bosa”si “akademike”jan thjesht njerez dhe duhen pare si te tille me veset qe mbartin ne vetvehte.Berisha eshte aq I varfer dhe nje thashethemexhi I rendomt sa nuk e fsheh dot gezimin e tij njelloj si disa idhetar te opozites qe nuk fshehin dot inatin ndaj ketij veprimi qe e konsiderojne si nje veprim qe do demtoje opoziten por ti beje me realist e me te ndergjegjshem.ky eshte nje veprim I rende per personin ne fjale,per jeten dhe karrieren e tij,por jo per PS-ne.deklarata qytetare e PS-se.se “nuk e mirpret me kontributin e kesaj familje”,tregon distancen ne Kulture dhe menyren qytetare te berit politike!!mbas deklaretes bajate te PD-se,opozita duhet ti kerkonte PD-se dhe Kryeministrit per te ven ne dispozicion te opozites ne zbardhjen ekesaj ngjarje ekspertet tij(te pamvarur demokratikas) te njohur qe ka perdorur ne gjith ngjarjet e bujeshme,duke filluar nga Gerdeci qe ishte gabim njerezor,e deri videot me mberthecka ne dore e me bllok ne dore,e deri tek plumbat rikoshet te 21 Janarit!!!

    5. er-ba says:

      Me keto kohe qe na ka sjelle Saliu, s’i ve faj njeriut per keto vjedhje… Sot po nuk ishe hajdut ta bejne me gisht duke te treguar “gomar”, “i paafte” etj. Njerezit e ndershem sot jane katandisur prej Sales dhe Saluceve ne “Pabuksa”-term i dyshimte dhe ambig i popullit tone. Ne fakt nuk i njoh personat e ciftit ne fjale dhe s’me rruhet shume se c’behet me ta… Thjesht dhe vetem dua te theksoj se ka njerez qe mezi po shtyjne muajin, ka dhe te tjere qe paguajne bileten per udhetime(pune apo qejfi) dhe nuk i mbetet me asnje kacidhe per te “respektuar zakonin” e dhuratave nga jashte per te afermit… Njerezit kane halle, dhe cdo dite e me shume peshtirosen nga hienat qe ushtrojne lojen politike te pamoralshme, ofenduese(per nje inteligjence mediokre), primitive, qesharake(ne rrethana te tjera, jo ne qeverisje, fatkeqesisht eshte tragjedi). Nuk e di si tallin leshte me kete popull toc qe vazhdon dhe krijon debate “idiote” rreth tyre, kultivon frike ndaj “atyre” duke e anifestuar me “mbeshtetje per ta” edhe pse jo me bindje…totalisht i corientuar per te ndare cfare eshte e drejte dhe cfare jo, cfare duhet besuar dhe cfare jo, kush eshte loje politike dhe kush eshte gjkimi im, kur duhet te jem indiferent dhe kur duhet te bej timen…ketu ne fakt edhe te duash s’ke cben…

  2. dhembeli says:

    MERO je i math,lum ata prinder e ajo familje qe teka.
    Lum populli qe mezi pret te verteten dhe me fjalen tende shkarkojme urrejtjen per kete bishe,qe ska turp flet per xhepista,duhet te ikij ne ferr.

  3. hakihakiu says:

    o kpl sa i zgjuar qe qenke mor burre

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Jo po ta dish…Ta dish mire “bile”…

  4. hakihakiu says:

    pervecse respekte per Meron por dhe nje urim i vecante TU BEFTE PENA TOP se ne te vertete ju te temes keni ngel opozita e vertete e ketij vendi

  5. gjon says:

    Do te ishte ne nderin e cdo Prokurori te denje per Drejtesi te hartonte nje Akt Akuzete TE tille per nje KRYEMINISTER qe abuzon me pushtetin ne menyre kaq skandaloze.Dhe kete e ben nje Gazetar kurajoz sic eshte MERO BAZE……..BRAVO.

  6. assault says:

    Mero, ja ke thene te gjitha ato qe ai i ka ne te vertete, prandaj eshte hakmarre aq shume me ty e familjen tende, dhe do te vdese per kete shkak me heret se mund te vdiste po te kishte mbetur mjek. Ai eshte i pacipe vertete por kur ti ja thua sigurisht i shkakton shume, shume vuajtje. Kjo me pelqen

  7. fox says:

    Pamvaresisht nga meritat e padiskutueshme qe ka zoti Mero per ndricimin dhe demaskimin e krimeve dhe tradhetive te kucedres berishe ka dicka qe nuk shkon ne kete editorialet e tij.
    Dihen dhe jemi dakort me veprimtarine anti shqiptare te berishes por perse nuk analizohet , te kritikohen dhe demaskohet lobet dhe dipllomatet qe e mbajne gjalle ate ?
    Kush jane segmentet antishqiptare ne washington dhe bruksel.Cfare lidhje kane keto lobe me serboamerikanet dhe greko amerikanet.
    Damir fazllici nje serbo-anglo-amerikan gllaberoi sot tenderin me strategjik te kosoves dhe ne merremi me barabain..
    Kush e mban mend qe fatos nano u fut ne burg per gjera fare ordinere kur mbreteronte ne shqiperi amb.rajerson.
    Pse nuk u denua berisha dhe basha per vjedhjen e mbi 300 miljon dollareve te rruga e korbit tani qe mbreteron amb. arvizu ?
    Pse u mbrojt berisha nga amb amerikane ne maskren e 21 janarit dhe nuk u denua per masakren e 14 shtatorit 1998.
    Mos u merr me dordolecin berishe zoti mero por me tre shkopinjte qe e mbajne ate ne kembe.Per fat te keq ata hunjte qe e mbajne ne kembe kane dhe fytyra te cuditeshme si dikur boshti:njeri japonez,tjetri gjerman dhe i fundit italian.

    1. agim says:

      ASHTU EHTE FOKX POR NJE PJESE TE EU PO E DREJTOJNE RRUGACET SI BERLUSKONI SARKOZI SAMARAS ERDOGAN ETJ TE CLET E PRUREN NE KETE GJENDJE DISA SHTETE ,PSE SALI QELBAMANI ESHTE NE KETO POZITA QE NUK E CAN KOKEN SE NUK KA KUSH TA RREZOJE.NE JEMI POPULL MUTI FRIKAMAN SE NUK KEMI NJE OPOZITE TA ORGANIZOJE POPULLIN TA HEQIN KETE MUT MUTI QOFTE EDHE ME DHUNE E MBAS KESAJ TI TREGOJNE GJITH BOTES ME FAKTE PERSE DUHET RREZUAR KY QEN I TERBUAR ME GJITH FSHATARET E QELBUR KOKEPALARE QE E MBESHTESIN KETE FARE TE KEQE QE NA LA KOMUNIZMI , VDEKJE SALIQENIT,LIRI POPULLIT TE NDERSHEM SHQIPTAR QE E MERITON TE JETE I QETE NE VENDIN E TIJ,

  8. miri shkodra says:

    Ne qofte se ka njeri qe e uroj megjithshpirt te mos i shkoje mundi bosh kete vit, ai eshte Mero Baze. Ai eshte kontribuesi me i madh per shpetimin e keti vendi nga klika komunisto-mafioze qe na qeveris,kontribut per te cilin duhen mend dhe guxim,guxim qe shum prej ne shqiptarve na mungon.Gezuar dhe urime Mero.

    1. juliusx(gjakdhjere i janulles) says:

      @miri shkodra,
      ashtu vertete!Mero ka qene i pari qe ka denoncuar degradimin e politikaneve te nivelit te larte!Ja psh,Mero ka qene ai qe ia nxori bojen edhe Edit…i pari ishte qe ia nxori ne shesh te gjitha te palarat,bile edhe jeten e tij te degraduar prej gjakprishuri….heheheee

  9. Nadia Shabani says:

    Saliu gezohet se i duket se mund te lyeje opoziten me faktin e atyre qytetareve qe paskan bere “namin” me 286 dollaret dhe qe po e paguajne shtrenjte vetem pse jane ngaterruar me opoziten. O Sali Berisha po a ka hajdut me te madh dhe kriminel me te rrezikshem se ty dhe familja jote? Jo nuk ka, se nuk krahasohen 286 dollare me Miliarda dollare more hajdut i regjur. Une po te isha ne vendin tend do ti rrija m……… permbi siper dhe nuk do ta hapja gojen fare se ne fund te fundit ata jane qytetare shqiptare dhe ti je kryeminister qe perfaqeson shtetin shqiptar dhe jo vetem PD-ne. Po helbete si legen qe je, ti nuk do t’ja dish per qytetaret shqiptar, ty te intereson vetem pushteti. Tani paske “shpetuar” nga diskreditimi se paskan bere “namin” tre qytetare dhe ti na dalke i lare nga hajdutlleku. Po ty nuk te lajne as detet dhe as oqeanet o Sali Berisha nga krimet, vjedhjet, mashtrimet qe i ke bere ketij populli. Ti nuk i shpeton drejtesise shqiptare, as nga Gerdeci, as nga 21 Janari dhe as nga shume vjedhje te prones se shqiptareve. Do te japesh llogari deri ne fund dhe mos u mundo te lahesh me gabimin qe kane bere tre qytetare se ata do pergjigjen vete per gabimin e tyre kurse ti duhet te ishe ne burg dhe nje dite atje do te hysh.

  10. profesori says:

    Si ka thene poulli,peshku qelbet nga koka.Po te ishte vetem nje peshk ku ta gjeje ,ketu eshte nje armat e tere peshkaqenesh qe kane vendosur standartet e tyre,simbas motos hani pini e kendoni sa te jete lala Gjoni (Sali Breks’kisha).Nuk behet me fjale per standarte,ketu behet fjal per krim te organizuar, ketu behet fjal dhunim te institucioneve,ketu behet fjal per anarki dhe vetsherbim.Qe do te thote klientat (ministra dhe deputet) hyne ne dyqanin e ashtu quajtur shtet dhe marin sa u do b..tha pa futur doren ne xhep.Kjo lloj qeverisje quhet ne perendim REPUBLIK BANANESH.Me te drejte,pavarsisht se me kete epitet emerohen vendet me te prapambetura te Afrikes aty e kemi edhe ne vendin.Ne bejme sikur nuk na pelqen ky epitet por e verteta eshte gjithmon e hidhur.Ne harrojm qe shum etapa dhe sisteme qe popujt e tjer evropian i kane kaluar ne i njohim vetem nga librat e historise.Ne kaluam nga nje vend i ashtu quajtur feudo borgjez ne te ashtu quajturin socializem pa e njohur kapitalizmin si sistem dhe tani qe natyrisht do ndihen deficitet.Demokracia per ne do te thote anarshi ose me mire xhungel dhe ne xhungel mbijeton me i forti( ne ket rast Sali Brekskisha,apo duhet te permend ata qe e vune ne pushtet ata qe qendrojne pas tij sherbimi sekret serb).Ne nuk jemi ndergjegjesuar akoma sepse ne vete vendosim per fatet tona dhe jo Sali Breks’kisha.Ai miku kenaqet dhe zgerdhihet 24 ore ne TV se e di fort mire qe tufa shkon andej nga e con ai.Se e ashtu quajtura opozite meret me shume me hallet eveta se sa te popullit simbas motos O ABAS more ABAS mos me ngit se nuk te ngas.Qe do te thote ti ke vjedh un kam vjedh,populli paguan,mos e hap gojen se nuk del mire.Tani po ta shofesh me sy poitiv edhe ky eshte nje fare standarti apo jo?Ky eshte standarti me i mire qe mund te mendohet,bej si te duash se ke edhe gurin edhe arren.A mir qe u kujtova me kan ngel ca arra nga Viti i Ri,po shkoj ti thyej.Mero i ke ngarkuar vetes nje detyre patriotike,diskredtimin e ketij bajlozi,komplimente.Pershendetje gjithe atyre qe e ndjejne veten shqiptar dhe jan te afte te pranojne kritik,faleminderit.

  11. m.m says:

    po s mund ta linte kete rast Saliu,pa lehur,more zoterinj….

  12. england says:

    Dje ata te cilet u kenaqen nga lajmi se ne Amerike dikush kontributor ne PS eshte kapur duke vjedhur,i quajta si morra qe sapo u zgjuan!dhe nderkohe Zeni dhe Argita me miliona te vjedhura vazhdojne jeten e tyre te qete,pasi jane familja qe drejton shtetitn e kapur,nga babi kryeminister,ndoshta eshte koha qe dhe morrat te reflektojne,sikur reflektoi PS,me distancimin nga individet e mesiperm,ne nje kohe qe ne pushtetin e hajnove kacafyten me njeri-tjetrin kush e kush vjedh me teper…

  13. albani says:

    Pergjigje miqsore Dhembelit: Kur thua: “MERO je i math,lum ata prinder e ajo familje qe te ka”, me keter ke thenje nje gje te madhe dhe te vertete.

    Por kur thua: “Lum populli qe mezi pret te verteten dhe me fjalen tende shkarkojme urrejtjen per kete bishe,…!”, sikur nuk eshte shume e besueshme. Ja perse: Mero Baze ka vite e vite te tera qe eshte duke thene te verteten me shkrimet e tij, me intervista, ne median e shkruar dhe pamore, dhe cfare ka bere populli yne “i nderuar dhe i mjere”? Ketij populli i vidhet pasuria kombetare dhe vetjake dite per dite, i shitet Memedheu, u vriten njerez te pafajshem nga dita ne dite (pa permendur 26 te djegurit e Gerdecit dhe 4 te vraret e 21 Janarit), po i shkaterohet trashegimia kulturore kombetare dhe po shtremberohet historia (tradhetaret behen heronj dhe heronjte behen tradhetare), mijera e mijera qytetare e fshatare jetojne nen minimumin e jeteses se domosdoshme, u vidhen votat ne cdo zgjedhje, i jane pushtuar te gjitha institucionet nga nje njeri i vetem, qe e ka emrin Sali Ram Berisha, etj. Dhe cfare po ben populli per keto te verteta? Ben sehir, ha fara kungulli dhe luledielli dhe tere diten rri neper klube. Pra, popullit nuk i interesojne te vertetat, i pelqen te rrije ashtu i mjere dhe frikacak, me keq se ne kohen e komunizmit.

    1. AHA says:

      Bravo Alban,jam shume dakord me ty ,shto ketu ate fondamendalismin berishian qe mbisundon ne simpatizuesit e PD,ngritje zeri e poza deri ne kercenime pa pike logjike ku si argument sillen fjalet e tija e faktet nuk kane fare rendesi,strukjen e shumices qe i sheh gjerat e nuk mban asnje qendrim nga frika per vendin e punes,etj ,etj

    2. profano says:

      Oren Benticago , Po pse ore njesoj eshte kush vjedh miliona dhe nje qe vjedhe veshje ne supermerkato? Kjo tregon se nje ne nivelin e tije Academik qe duhet te ishte milioner ne cdo vend tjeter te botes eshte per buken e gojes, dhe nje qe duhet te ishte normal me nje page administratori eshte miliardare.

  14. Partia e Pirateve Shqipetar says:

    Ne perndimin e larget, taksat dhe vdekja jane te pashmangshme, sir Mero. Eshte ekstremisht e pa besueshme, qe nje liste me qeveritare nuk paguajne taksen e makinave, tmerr njerez!!!

    Te gjithe keta syresh jane hajdut te ndyre. Une protestoje fort dhe me kurajo:- Te gjithe te barabart para ligjit, zero tolerance per
    qelbesirat.

    Ne qofte se do te jetonim ne nje shtet normal, ku te gjithe te paguanim taksat dhe ti gezoheshim prosperitetit, nuk do te kishim Gerdec, baxhanaku i saliut do te ishte gjalle, do te ishin ne jete 4 deshmoret e 21 Janarit, gazeta Tema do te ishte me 64 faqe dhe vdekja do vinte pashmangshmerisht natyrshem, si ne Luxenburg.

    Prandaje,- act now njerez!

  15. alban4eva says:

    po normale, Saleh kerma per te hequr vemendjen popullore nga kryevjedhjet dhe kryevrasjet qe ka bere vete, del si gjeli maje plehut dhe shyqyr qe ndodhi ky rast banal, qe te filloje dhe te nxjerre shkume dhe te vjelle vrere kunder opozites..
    pa e bere opoziten te mire dhe me te te drejte, nuk mund te krahasosh krimet qe ka bere Saleh kurva me vjedhjet e xhepave si ne kete rast..

    por per fat te keq, ka popull dele qe e besojne akoma kete kuceder plake…

  16. Antipadrejtesi says:

    Duhen akoma dhe 5 muaj qe opozita e paafte per te marre fatet e vendit ne dore eshte e drobitur, topitur dhe e urritur per pushtet e izoluar nga mungesa e medias opozitare dhe financat e dobta ku qeveria i shkuli dhembet dhe dhemballet dhe e la ne diten me te keqe duke lulezuar mediat e veta te panumerta dhe bizneset e saj qe lulezojne dhe pseudo- pedagogeve te turpshem qe mbajne leksione per aritjet dhe lulezimin e shqiperise dhe ritjen ekonomike…a eshte krijuar klima e mosbesimit si ne vitin 2003, 2005 kur Fatos Nano i deklaruar na rivali i tij Meta si padrino i shqiperise e dorezoi vendin me korupsionin me te madh apo jane mareveshje te fshehta per te ruajtur bizneset e tyre dhe duhet te dali nje pol opozitar i fuqishem per te permbysur raportet ne parlamentin shqiptar duke bere dosjen drejtuar vendeve te BE, Sh.B.A dhe gjith organizmave nderkombetare, pa frike duke pare te verteten ne sy…Kush do ta krijoje kete dosje me fakte qe ne qytetaret e thjeshte apo dikur ne nje detyre dime dicka per ta thene dhe argumentuar me fakte te pakontestuara se si jane zaptuar troje me vlera maramendese..O sot o kure eshte koha per te mos heshtur jo vetem zera ne shkretetire…

  17. luis says:

    Berisha nuk e njeh turpin dhe as nuk i skuqet faqja kurre se cfare thone te tjeret per te.
    Berisha i ngjan asaj kurves kur i thote motres se vet ma mbaj ti kopilin ne dore qe ti them kurve asaj.
    Berisha ka gjetur nje terren te pershtatshem ne kombin shqiptar i cili eshte i lehte te manipulohet.
    Berisha mbahet ne kembe nga militantet injorante dhe brekgrisur sidomos malokeria,dhe zoterinjte e tyre hane pine,vrasin dhe vjedhin dhe perseri koktrashet duartrokasin per te.
    Duke filluar nga pjesa lindore e Shqiperise e duke ardhur deri poshte ne Shkoder bashke me ca maloke te Tiranes Berisha do kete mbeshtetjen e perjetshme sepse koka e ketyre zonave eshte komplet koke karit.
    Shpresoj ne pjesen e civilizuar te Tiranes sidomos te tianasve te vjeter dhe jugun e Shqiperise se per malokerine do me pelqente ta kishin gjithmone Sali Karin.
    Nuk kane pse te hidhen perpjete maloket per keto fjale qe po them sepse edhe vete une qe jam nga Shkodra jam habitur me idiotesite e tyre,kuptohet jo te gjithe por shumica te bejne te qendrosh larg tyre athua se kane zgjebe ose neqoftese qendron afer tyre tua perplasesh ndonje shpulle surratit kur flasin pa piken e llogjikes dhe kur nuk kane as buke te hane por mbahen me parate e emigrantave.

    1. agim says:

      HALLALL TE QOFTE QUMSHTI NENES LUIS ,KJO ESHTE E VERTETA POR KU NA RA PER PJESE NE KY MUT ARIU NGA PI,ARUSHES,ME GJITHE KETA SYLESHE KOKPALARE QE FLENE NE NJE DHOME ME DERRAT,

    2. Aleksander says:

      Fiks fare ,as edhe nje presje si ndryshoj !-Kam 20 vjet qe i them edhe une keto gjera e dikur me shikonin si ufo.Te pakten tani eshte nje mase e madhe e njerezve qe mendojne keshtu .Fatkeqesia jone eshte pikerisht ajo baze e pa tru qe i duartroket pa e ditur as vete perse.Kjo vlen edhe per berishet e tjere djathtas e majtas qe shfrytezojne injorancen si baze, e pastaj grumbullojne edhe interesaxhinjte e pa skrupullt e hajdutet e gjithe legenat me rradhe.

  18. shkodrani zotni says:

    Te lumte z.Mero Baze . Keto qe keni shkruar jane disa nga zollumet e saliut dhe te miqve te tij . Per mendimin tim ne shqiperi nuk po shohim nje politikan qe te mund te perballet me te , qofte edhe ne nje program televiziv . E di qe mund te jete e veshtire qe ta detyrojme qe te shkoje ne nje debat politik , por na takon ne shqiptareve , ju gazetareve , analisteve dhe politikaneve qe ta detyrojne qe ai te shkoje ne nje debat publik , qe t’ja perplasim ne surrat te gjitha keto fakte te pakundershtueshme . Pastaj do ta shohim se sa i vlen lekura .

  19. LORA says:

    Distancimi me deklarim publik i PS-se nga akti i barjabsave eshte nje standart fundamental per peshoren e gjykimit publik,bile nje standart qe duhet mbajtur gjalle cdo dite.Kjo dhe vetem kjo peshore me intereson;nderkaq standarti i dr.dhjeramanit ka 22 vjet qe kuterbon qelbesire dhe me te paturp jane ata qe i rrine prane eres se tij te qelbur,sepse brekedhjeri i historise nuk e njeh fare turpin ne gjithe mender jeten e tij.

  20. juliusx(gjakdhjere i janulles) says:

    @luis,
    ti ke bere mire qe ke zgjedhur te mbash anen tone , pra ate te gjakkulluarve bijve besnike te janulles tone te dashur…

  21. LIRI says:

    Nuk sherohet ky popull edhe per qindra vjet. Do iki Sala plak e kushedi sa Sala te etur presin ne rradhe.

  22. media says:

    Tirana qyteti me i koruptuar i botes prej qeverise se saj aktuale.

  23. albanese says:

    I’erba cattiva non muore mai! -ose:bari i keq nuk vdes kurre?!

  24. agim says:

    TARO NINA EKE MIRE DEGJOME MUA S,HA MUT KOT EDHE TI QERRATA,

  25. gjergji usa says:

    Jane shume fakte anti-berishe qe po perseriten shume here ne keto artikuj redaksionale dhe po e humbasin ne nje fare menyre efektin e tyre.Biles te krijohet pershtypja se SRB eshte i pamposhtur & supermen.Ky kryeshemtire e ka nje mbeshtetje te fuqishme 22 vjecare qe do ta quanim ne analogji me kete artikull: “Standardet e krye-ambasadorit për Familjen dhe opozitën”

    Mendoj se ne ditet e sotme jane kristalizuar keto perfundime:

    1-Instalimi i demokracise jo vetem qe ka deshtuar plotesisht por eshte ndertuar nje antishtet me parametra te frikshme mafjoze.

    2-Faji kryesor eshte ne strategjine e gabuar te dipllomacise amerikane te ndertuar dhe te zbatuar ne keto 22 vjet.

    -Qe ne fillimet e demokracise ne vitet 1991-1992 u vune re devijime te renda ne llogjiken e ngjarjeve sidomos pasi shkeli kemba e amb.Rajerson ne Shqiperi.Dihet nga te gjithe qe Ramiz Alia pranoi dhe zbatoi nje pakete reformash qe ne veren e vitit 1990 dhe ne vazhdim ku behej i mundur kalimi gradual nga nje ekonomi e centralizur me parti shtet ne nje ekonomi tregu me pluripartizem.Mbi kete baze u zhvilluan zgjedhjet e para ne 31 mars 1991 ku u fituan nga PS me rreth 70%.Fill pas kesaj ngjarje filloi invazioni nga treshja famekeqe rajerson-biberaj-berisha (R.B.B.) te cilet provokuan protesta te dhuneshme qe pasoi me 2 prillin 1991 dhe pastaj me prishjen kriminale te qeverise se stabilitetit.Mbetet e denueshme dhe sot pjesmarrja e WR ne votimet e 1992 qe do te ngelet poshtrimi me i madh i bere nga nje diplomat kombit shqiptar.Teoria e cekut te bardhe rezultoi nje humor i zi ku si ndihme erdhen disa plehra kimike te mbetura .

    Mbas marrjes se pushtetit nga PD ne vend te nje plani Marshall u vu ne jete nga treshja R.B.B. operacjoni kontraversal per “dekomunistifikimin” e Shqiperise qe rezultoi nje gjueti shtrigash dhe percarje e thelle kombetare duke bere te mundur nje lufte te re klasash ne nivele me te ashpra.Mobilizimi ne krye te kesaj fushate te ultrakomunisteve te tipit SRB te shoqeruar nga ish fashiste,ish diversante,ish terroriste dhe ish zogiste do mbetet faqja me e zeze ne historine tone.

    Ka akoma sot zyrtare ne perendim qe mendojne se SRB ishte njeriu qe hodhi komunizmin ne shqiperi.Kjo eshte nje nga aresyet qe akoma ai perkedhelet dhe tolerohet ne krimet e tij.Eshte humbje kohe te argumentosh kete idiotizem.

    Jane te shumta rastet flagrante qe dipllomate,ambasdore,senatore,shefa shtetesh etj etj kane mbyllur syte para akteve fashiste te SRB duke bere qe periudha nen sundimin e ketij monarku te jete me e urryer se koha e otomanizmit,zogizmit,fashizmit apo komunizmit.

    Ne shqiperi jane futur me qindra bilione dollare keto 22 vjet qe kane ardhur nga:
    -shitjet e pasurive kombetare
    -borxhet marrmendese
    -dergesat dhe investimet e 1 miljon emigranteve
    -ndihmat nderkombetare
    -plantacjonet e droges
    -shitja e municjoneve
    -digat e hidrocentraleve
    ku ne vend qe shqiperia te zhvillohej dhe te konkuronte me shtetet e tjera eshte shkaterruar ekonomikisht,moralisht ne te gjitha drejtimet.

    Jo vetem kaq por shitja resurseve strategjike,kalimi i tavanit te borxhit publik dhe pranimi i turpshem i plehrave te europes tregon se ai vend ka falimetuar finacjarisht dhe duhet te shpallet gjendja e jashtzakoneshme per ta shpetuar ate vend qe po behet si Greqia .

    Eshte koha qe dipllomacia amerikane te njohe fajet & gabimet e saj ne lidhje me mobsterin SRB dhe te krijoje kushtet per zbritjen e tij nga kali sic e hipen me invazionin dipllomatik te vitit 1992.Nese majori berishe ka patur ndonje mision ne sherbimet sekrete le ti japin nje dekorate dhe ti sigurojne ndonje azil familjar diku nga ishujt e Hawait.

    Nqs SRB eshte planifikuar te zhvilloje votimet e qershorit 2013 ky do te jete pushtimi perfundimtar i atij vendi sipas regjise se nje libri te shkruar dikur me titull “rreziku anglo-amerikan per shqiperine”

    Shteti amerikan ka gjetur kurajon te kerkoje falje ne kohe te ndryshme.Interesante ka qene problemi i ngritjes se kampeve te perqendrimit per mijra amerikane me origjine japoneze ne kohen e L2B per aresye sigurie.U deshen te kalonin tre dekada qe admistrata e Reganit tu kerkoje falje zyrtarsisht biles dhe ti demshperbleje.

    A mos ka ardhur koha qe ti kerkohet falje ZYRTARISHT dhe shqiptareve pasi ne vitet 1990-1992 eshte perdorur gabimisht udb jugosllave qe tani eshte armike e perbashket…A mos ka ardhur koha te debohet me ceremoni MAJORI MIX I ISH UDB SERBERISHA ???

  26. Josif Broz TITO says:

    SALI MUGOSHA-Ideleguar i partise socialiste serbe per te perjashtuar ne PARTINE SOCIALISTE SHQIPETARE.AI NUK ESHTE ANETAR I ASNJE PARTIJE SHQIPETARE.

  27. naimi says:

    Ne pamje te pare duket sikur ka te drejte komentuesi nastradin por ai gabon ne thelbin e problemit dhe fabulen qe del nga shkrimi i zotit Mero.
    Sepse berisha eshte vete shteti dhe vete hajduti kurse bajraba eshte vetem hajdut.Hajdutlleku nuk njeh shtet,kombesi,parti dhe shkalle shoqerore.A nuk te duket ty nastradin zenie me presh ne duar plasja e gerdecit ku ishin implikuar direkt djali dhe baxhanaku i k/m ?
    A NUK TE DUKET PRASI NE DUART E NJE SHOQERIE AMERIKANE QE FITOI TENDER 300 MILJON DOLLARESH NEPERMJET NJE RREGULLUESI BICIKLETASH ?
    NUK TE DUKET PRASI NE DUART E NJE EKSPERTI AMERIKAN TE PAGUAR PER TE MBYLLUR VRASJEN E KOSTA TREBICKES ?
    NUK TE DUKET PRASI NE VJEDHJEN MBI 300 MILJON DOLLARESHE QE E REALIZOI NJE KOMPANI AMERIKANE KU KANE KONFLIKE INTERESI BIZNESMENO POLITIKANE PERTEJ ATLLANTIKUT.
    A ESHTE E MORALESHME QE GJENERALE DHE DIPLLOMATE AMERIKANE VIJNE VERDALLE NEPER KOSOVE ME FAZLLICER NEPER KEMBE PER TE MARRE NDONJE COPE TENDERI ?
    POLITIKANEVE TANE NUK KE MUNDESI TI MATESH MORALIN SE NUK E KANE ATE TASHME.
    NUK E KANE SE PRANUAN TE POSHTROJNE ATE POPULL DUKE RICIKLUAR HAJDUTIN DHE TRADHETARIN ME TE MADH TE KOMBIT SHQIPTAR AHMET MUHTAR ZOGOLLIN E BURGAJETIT TE MATIT DHE PO VJEDHIN DHE PO E SHESIN TE TERE SI AI.

  28. ILIRET says:

    Kush eshte ky Kosta. Njoh dhe une nje Taqke, qe per nje cope hekur qe donte ta shiste per skrap, e kane kalb ne burg, se nuk ka pare me dhane. Per kete Taqken pse nuk shkruajten gazetat.
    Qeveri e ndyre. Denojne ate qe vjedh 50 dollare dhe nuk denohet ai qe vjedh 500 milion dollare. Bile kete e bejne minister…

  29. Albi says:

    Mero, ketu lajmi nuk eshte fare se vodhi apo jo Kosta, apo gruaja e tij.

    E gjitha kjo histori nxori ne pah probleme te tjera. E para, si eshte e mundur qe ky njeri arrin te edukoje femijet e tij ne Stanford ku viti te shkon mbi 50 mije dollare. Kosta ka qene nenpunes ne ministrite socialiste, nga i paska bere tere keto leke? Nuk meriton kjo nje shpjegim?

    E dyta, nepotizmi. Ai vete ne ministri, me programin e PS, gruaja pjese e asamblese dhe e Keshillit Bashkiak. Rikthehemi te problemi qe politika shqiptare eshte nje rreth i mbyllur, per nje grup te privilegjuar ku nuk lejohen ndryshimet e elitave sepse ky grup eshte i lidhur byth me byth me njeri tjetrin.

    Ja per keto duhet te flasesh ti, pa pallavrat per nje cante te vjedhur nuk i interesojne kujt.

  30. Jozefina ju flet says:

    Redaksija e ‘TEMES’ e ndonje tjeter redaksi qe perfaqeson shqipetarizmin ka ardhur koha te dalin jashte ‘burgut te Bathores’ e te zgjojne shqiptarizmin nga droga ‘salisjane’

  31. tomori i beratit says:

    Hajdutet e xhepit me te rezikshem se KRYHAJDUTET E MILIARDAVE.E fort kjo o MERO por edhe shum tronditese.Del nje KRYEHAJDUT nje ALI BABA me 40.000 Hajdut por jo vetem hajdut por edhe vrases dhe BERTET xhepisti-xhepisti.Kjo i themi ne -nuk ka byth ku te rij-

  32. Hysniu says:

    replike miqsore me i troplinin.
    Ju i nderuar jeni nje nga komentuesit me te ekulibruar dhe te civilizuar qe shkruani mendimet tuaja ne kete forum por kete rradhe jeni i gabuar ne konkluzionet tuaja dhe ju rekomandoj ta lexoni per se dyti kete shkrim te bazes.
    Kam ndjekur gjithe artikuj ne kete gazete plus komentet dhe pothuajse 100% e ketyre xhentelemeve denojne kete akt te shemtuar i cili na diskretiton si komb.
    E vecanta eshte se partiaket dhe fansat e PD po e kthejne kete maskarallek ne feste kombetare dhe vetem torta po ju mungon.
    Ideja e zotit Mero eshte sipas nje shprehje popullore midis dhise dhe deles.Ja pa nje here dhia deles “ate sendin” dhe u zgerdhi si puna saliut me kete rast dhe delja i thote :zonja dhi une po ta shoh per dite dhe nuk po ve kujen kurse ti nje here ma pe dhe po ben namin.
    I nderuar troplini ju uroj fund jave te kendeshme.
    Kam njohur dikur nje intelektual fisnik me mbiemrin troplini dhe uroj qe ti ngjash sado pak atij ose ta kesh te aferm ate qytetar te nderuar te durresit.

    1. I.Troplini says:

      Hysni,

      degjenerimi i kesaj partie ne pushtet ne nje “Bajrak”, eshte nje shenje dalluese dhe shoqeruese e kesaj qeverije. Si e tille, nuk ia vlen te hidhet shikimi apo vemendja tek reagimi i tyre. Nese flasim per nje rilindje kombetare, atehere te jesh i sigurte se ajo nuk vjen kurre duke pasur veshtrimin tek sjellja e hajdutit ne pushtet por tek alternativa qeverisese qe afron nje force tjeter progresive. Standardi moral qe i vendos vetes kjo force politike eshte garancia se ne qershor, shqiptaret kane mundesine te zgjedhin midis gangrenes se korrupsionit qe perfaqeson kjo qeveri dhe nje te ardhme ku vjedhja apo dyshimi per nje veper penale(qofte kjo edhe nga anetare te partise ne pushtet) te lidhet direkt me terheqjen e ketij personi nga skena politike,,,deri ne sqarimin e plote te dyshimeve. Shqiptaret jane te tejngopur me reagime te tipit “Kunati i shokut Xhemal”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje