Ka një zhurmë rreth vendimit të fundit të Kolegjit Zgjedhor që po përpiqet ta bëjë të paqartë për publikun problemin. Është fjala për një vendim të Kolegjit për të ndarë në 89 Zona të Administrimit Zgjedhor gjithë Shqipërinë. Problemi që krijon zhurma rreth këtij vendimi ka të bëjë me faktin se debati në mënyrë spekulative po përqendrohet tek fakti nëse duheshin 66 sa ka dashur opozita, apo 76 sa kerkoi KQZ dhe pranoi opozita, 89 apo 100 sa ka dashur Partia Demokratike?
Në fakt ky është mashtrimi i parë.
Problemi nuk qëndron tek numri i ZAZ, për të cilat mori vendim Kolegji Zgjedhor. Edhe pse opozita ka qenë dakord për 66, dhe me vone ra dakord per 76, edhe pse PD në fakt do 89 dhe ka kërkuar më pas 100 për t’i lënë shkas Kolegjit të duket sikur zgjedh në mes, ky nuk është thelbi i debatit. Zgjedhjet nuk rrezikohen nëse do të numërohen në 66 qendra, 89 apo 100.
Thelbi i debatit është se Kolegji Zgjedhor i ka hequr KQZ detyrimin për të marrë vendime konsensuale, pra në një farë mënyrë i ka çaktivizuar atij siguresën që e detyron të ulet dhe të marrë vendime të përbashkëta. Ligji detyron KQZ që ndarjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor në gjithë Shqipërinë ta bëjë me konsensus dhe me vendimmarrje minimale me 5 vota pro, çka do të thotë se e detyron të marrë një vendim konsensual. Është pak a shumë siç kishte Kuvendi detyrimin më parë për të zgjedhur një president me 60 përqind të votave dhe detyronte palët të uleshin, ose siç është detyrimi për të votuar ligjet me dy të tretat që detyron Berishën formalisht të heqë dorë nga kapriçot e tij për të mos bllokuar integrimin e Shqipërisë, gjë që atë nuk e merakos shumë. Pra, Kolegji ka asgjësuar kolegjialitetin e KQZ, detyrimin e saj për të marrë një vendim me bazë të gjerë, çka e detyron ligji.
Pra, në rastin konkret, precedenti i rrezikshëm nuk është se për sa zona të administrimit zgjedhor ka vendosur Kolegji, por pse ka vendosur! Kolegji është një instancë sipërore e KQZ, që ka detyrimin të rishikojë ligjshmërinë e vendimeve të KQZ dhe jo të shkruajë vendime që KQZ nuk i ka marrë. Në rastin konkret, me këtë precedent, Kolegji Zgjedhor ka asgjësuar KQZ si institucion që merret me zgjedhjet dhe e ka kthyer atë në një zyrë nëpunësish, të cilët nuk kanë asnjë rëndësi ligjore dhe kushtetuese për zgjedhjet, pasi në vend të tyre mund të vendos Kolegji. Kjo zhbën rëndësinë e pesë votave për rezultatin, rëndësinë e pesë votave për rregulloren dhe administrimin e zgjedhjeve dhe mbi të gjitha në parim zhbën rëndësinë e KQZ si institucioni që merret me zgjedhjet.
Është pikërisht ky problemi që krijon vendimi i fundit i Kolegjit Zgjedhor dhe jo aq shumë fakti që ka zgjedhur 89 zona të administrimit zgjedhor, apo më keq akoma fakti që ka bërë marrëveshje me PD që ta çojë në ekstrem kërkesën e dytë që t’i plotësoj atë të parën.
Fakti që KQZ nuk arrin të marrë dot një vendim për të cilin e detyron ligji, do të thotë se është një KQZ jofunksionale dhe një rrezik për zgjedhjet. Duke emëruar në krye të KQZ një tufë militantësh histerikë dhe duke shmangur logjikën nga çdo hallkë e drejtimit të KQZ, përfshirja e Kolegjit Zgjedhor në dublimin e KQZ për vendimmarrje i jep fund KQZ si institucion. Pas kësaj mbetet që Lefteria ta përdorë KQZ vetëm për ndonjë tender shtypshkrimesh dhe promocioni dhe për të punësuar ndonjë militant të PD-së. Goditja në thelb që i ka bërë Kolegji Zgjedhor rolit të KQZ, është një precedent i rrezikshëm, për të cilin ndoshta duhet gjetur një rrugë ligjore për ta shpallur antiligjor.
E përsëris se nuk bëhet fjalë për cilësinë e vendimit për ZAZ, por për faktin se ka bërë një akt, i cili nuk është në kompetencë të tij. KQZ është e detyruar dhe e dënuar që disa hallka të punës së saj t’i zgjidhë me konsensus të gjerë. Ndarja e ZAZ është në thelb një çështje teknike, që nëse e balancon me prapamendim, arrihet konsensusi. Fakti që kryetarja e KQZ e shikon karrigen e saj si një vend nga ku mund të çirret për tu çliruar nga frustrimet e saj, nuk duhet të na çojë detyrimisht në asgjësimin e KQZ. Kolegji Zgjedhor e ka hedhur tashmë këtë hap të gabuar përpara, dhe përpara se të shkojmë tek 23 Qershori, ndoshta duhet parë mundësia e interpretimit të kompetencave të tij për raste të tilla në parlament ose Gjykatë Kushtetuese për ta frenuar përsëritjen e këtij precedenti në vazhdim. ODIHR, BE dhe SHBA, që kanë bërë paralajmërime serioze për cilësinë e pritshme të zgjedhjeve, duke na kushtëzuar dhe rrugën drejt Evropës, duhet po ashtu të shprehen rreth këtij precedenti. Ndryshe do të përsëritet precedenti i zgjedhjeve në Tiranë, ku ndryshe del rezultati atje ku numërohet votat dhe përvishen mëngët, dhe ndryshe atje ku numërohen paret dhe llogariten votat.
Eshte e kote te merresh me institucionet e klonuara te Saliut, ato do te bejne cfare do ai, pasi jane te lidhur me pranga pas tij. Opozita duhet te zgjohet dhe te beje punen e vet per te mbrojtur ato vota qe do te kete, dhe per te shtuar me teper simpatizante rreth saj.
Kam nje urim, per te gjithe keta bastarde:
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/gezuar-2013.html
Hallall xha Sulo, ta mbeshtes dhe une urimin ?
Jam i sigurte qe do vije puna te themi qe i kemi rene kot ne qafe Ristanit. Te pakten kishte me teper llogjike se keta qe ka mbledhur sot. Po fundja ky eshte Sala, ne llum luan
Uau, uau, a e keni pa cfar ftyre ka kjo Lefterija. Te tremb me pamjen e eger qe ka. O zot sa e shpifur, ka pas te drejt burri vet qe e ka braktis. Po ku e kan gjet at ftyr o zot. Mos me te shku mendja me pa femer me sy.
Mero, nuk i heq asnje presje shkrimit tend, por do te shtoja se ky vendim nuk eshte vetem nje precedent i rrezikshem, por edhe i frikshem. Saliu (urdheruesi i ketij vendimi) si nje kleptoman i deklaruar dhe pariparushem i zgjedhjeve (dhe jo vetem i tyre) me nje gur po vret dy zogj. Se pari, po shtron infrastrukturen per te lehtesuar vjedhjen e zgjedhjeve dhe se dyti, teston reagimin qytetar dhe ate te opozites ndaj nje shkelje flagrante te ligjit. qe per hir te se vertetes eshte i dobet, nderkohe qe duhet te ndodhte ndryshe. Duhet qe shoqeria civile dhe populli opozitar te ngrihen ne kembe dhe te reagojne fuqishem dhe ne menyre konseguente, me te gjitha mjetet demokratike deri ne zhberjen e nje vendimi te tille antiligjor, qe i hap rrugen shume vendimeve te tjera, qe çojme ne denatyrimin e zgjedhjeve, pse jo edhe ne permbysjen e rezultatit te tyre.
Sa i ka kushtuar faqja në facebook kryeministrit tonë?
Te gjithe jeni njohur me faktin qe kryeministri yne ka hapur faqe ne facebook, por eshte e cuditshme sesi ai ka arritur rreth 300mije fansa per 4 jave.
Nje nga arsyet eshte se u be mediatike, dhe shume dashamires te tij klikuan “Like” sapo u futen ne facebook, por ajo qe shume persona nuk e dine, eshte se kjo faqe eshte reklamuar me pagese dhe buxheti ka qene teper i larte.
Per mos u treguar te nxituar, ne kemi pyetur persona qe kane njohuri nga kjo fushe, dhe na thane qe kjo faqe ka kushtuar rreth 10mije, deri ne 30mije dollare.
Kjo shifer varet nga ata qe kane hyre me deshire ne faqe, gje qe vetem administratori i faqes mund ta shohe, por ajo qe mund te themi eshte qe nuk eshte kursyer asgje per kete faqe, edhe pse sdihet nga vijne keto para…
Tek keto foto ju mund ta shihni sesi shfaqet ajo ne profilin tuaj duke shenuar “Sponsored” dmth qe del me pagese.
Per te mos u treguar te njeanshem, duhet te themi qe dhe faqja e Edi Rames eshte “Sponsored” por tek ajo ndoshta nuk eshte paguar shume, prandaj ecen me ngadale. Ata qe administrojne faqe ne facebook, e kuptojne me mire kete gje.
http://www.infoshqip.al/lajme/shqiperi/8487/sa-i-ka-kushtuar-faqja-ne.html
Para se te meresh me kolegjet zgjedhor,e gjykatat,mire eshte te merresh me moralin dhe standartin qe po vendosin kreret e PS,qe vjedhin si rrugac ordiner neper rruget e botes.Eshte shume rendesishme z.Mero qe ti si nje gazetar cilesor te mos kesh double standarte ne gjykimin tuaj per moralin e atyre qe pretendojne te qeverisn ate vend.Turp.Me hajdute ordiner si Kostat e PS do vije ndryshimi,apo me keq “Rilindja social-komuniste”.E vetmja gje qe dini te beni eshte vjedhja,hajdutllaku,qofte edhe canta grash kur nuk keni mundesi te vidhni popullin tuaj.
Padashur i ka shpetuar “benit nga chicago” fjalia e fundit:
-E vetmja gje qe dini te beni eshte vjedhja…canta grash, KUR NUK KENI MUNDESI TE VIDHNI POPULLIN TUAJ-
Beni e ka mendjen tek hajdutet e qeverise qe vjedhin popullin diten per diell dhe nuk kane nevoje te vjedhin canta… Sa per Kosten qe eshte ne opozite dhe nuk ka mundesi te vjedhe popullin, le te merret drejtesia amerikane me te, mire ti behet. Por problemi jone i sotem eshte me hajdutet qe kemi ne qeveri, etj.(ka dhe opozita te tille qe aktivizohen kur marrin pushtetin). Jemi ne qe i japim mundesine dhe i mbrojme si zagaret e ketyre komenteve qe presin ndonje kocke qe ta lepijne. Ka me shumice zagare te tille qe i dalin per zot neper blogje si puna e ketij nga chicago, nje tjeter rajmond qe i mban ison ketij te parit, por edhe budallej qe edhe pse nuk kane perfitim per veten e tyre i bejne dem te tjereve. Zagaret jane me pak te rrezikshem sepse dallohen menjehere dhe muk jane shume, vetem duhet ruajtur prej tyre se zagari e ndrron kollaj te zotin. Cfare ti bejme budallejve, qe ndodhen me shumice ketej rrotull…
Edhe ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE SIC ESHTE SALI BERISHA DUHET VLERESUAR PER ZGJUARSINE E TIJ KRIMINALE PER TE VJEDHUR PERSERI VOTAT ME MANOVRA TE REJA E TE ZGJUARA LIGJORE!!!
JURISTET DEBILA TE PS-se,JO VETEM NUK I KANE PARAPRIRE KETIJ VEPRIMI,QE KUR KALOI CESHTJA PADREJTESISHT TEK KOLEGJI I SASHENKAVE,POR EDHE SOT MENJEHERE DUHET TA KISHIN HEDHUR POSHTE ATE!!!
MERRNI LLOGJIKEN JURIDIKE TE MERO BAZES,O DALLKAUKE TE PS-se,SE DERI TANI ZGJEDHJET I KENI SHITUR!!!
Sinuk zgjodhen NJEREZ TE ZGJUAR KETA TE PS-se PER ZGJEDHJET,POR VETEM POLICE PER GJOJA RUAJTJEN E KUTIVE!!!
HAAAAAAAA!!!!
EDI RAMA!!
KONSULTOHU ME MERO BAZEN CDO DITE,SE VETEM AI KA IDE E MENDIME SA TE GJITHE JU RROGTARET E PS-se!!!
Po ju erdhi TURP,AQ ME KEQ PER JU!!!
Bie era Monarki, opozita do blihet dhe do te shkoje ne mergim, ndersa Berishen ta urojme si mbretin e shqiptareve .Mos valle po perseritet historia, si atehere ne vitet 20 ku shqiperia nga republike u kthye ne monarki dhe opozitaret merguan ne amerike.Popull zgjohu mos besoni tek opozita.
Shkrim teper i bukur Mero. nga nje her mendoj se eshte humbje kohe te merresh me keto kolegjet tona sepse dihen se sa fiktiv qe jane….
http:// gazetakuqezi.com/faqa-ne-facebook/
Z.Mero ANALIZA E Juaj si gjithmone eshte perfekt,komplimente,ka vetem nje fjali per sa i perket veprimit juridik te bere nga kolegji zgjedhor i p.d.sot,vendimi i dhene eshte ne kudershtim te plote me ligjin ,pse?sepse kolegji zgjedhor nuk ka tager te gjykoje dhete beje ndarjen e zaz,por ky kolegj eshte i p.d.dhe pse?AI U ZGJODH GJOJA ME SHORT(ME GOGLA) E PAME TE GJITHE NE TV DHE ISHTE SHUME “SHORT I NDERSHEM”DUA TA KOMENTOJ ME DY RRJESHTA PSE ISHTE I TILLE,GJYKATAT E APELIT NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE KANE AFERSISHT 200 GJYQTARE ,TE CILET MUND TE ISHIN TE GJITHE NE GOGLAT E KETIJ SHORTI POR,NE FAKT ISHIM VETEM 48 ,ATO QE KISHTE PERZGJEDH P.D.,,,GJYKOJENI VETE TASHTI PERBERJEN E DEPOLITIZUAR TE KETIJ KOLEGJI ZGJEDHOR,,ESHTE E KOTE TE BESOSH NE KETA INSTITUCIONE I DASHUR MERO,VUCIDOLI TANI ME I KA KAPUR TE GJITHE,MJERE KY POPULL DELE.TI JE NJESH.
Sikunder thote dhe Mero, 66 (sa ishin ne 2009), 75 (sa ra dakord PS duke pranuar 9 ZAZ shtese), 89 (sa gjoja ishte propozimi i vete KQZ me urdher te PD) apo 100 (sa c’ishte numri i PD per te bere loje) nuk ka ndonje rendesi te madhe per zgjedhjet: thjesht me pak ZAZ jane me te administrueshme nga opozita, por pa ndonje problem ne thelb, sepse 14 zona me shume (89 nga 75 qe ishte dakord PS) nuk eshte ndonje gje e madhe. Madje si cdo e keqe, ka edhe kjo te miren e vet: duke balancuar numrin e votuesve neper rrethe, pamundeson qe shteti/PD te kete ne dore ZAZ me nr shume te larte votuesish.
Ajo qe me ben pershtypje si person qe jam marre me keto pune, eshte fakti qe Kolegji Zgjedhor i morri kompetencen KQZ. Dhe ja ta pranojme per nje moment qe e morri sepse KQZ eshte bllokuar per shkak te ngurtesise se komisionereve te PD qe nuk duan te ofrojne konsensus, por si arriti dhe zgjidhi per 4 ore nje ceshtje kaq te komplikuar si ZAZ? Se kjo eshte ideja: kur gjykata merr kompetencen e nje organi administrativ, atehere gjykata vihet ne rolin e ketij organi dhe ben gjithcka organi administrativ (ne kete rast KQZ) s’ka mundur apo s’ka dashur te beje dhe e zgjidh vete gjykata ceshtjen. Ne kete rast, si 66, po edhe 67, 68, 72, 75, 81, 89, 92 e keshtu me rradhe jane ndarje konform ligjit. Si ka mundesi qe ky qerata Kolegj Zgjedhor qelloi pikerisht 89, numrin e deshiruar nga PD???
Eshte e kot te diskutosh me, m……… qe Kolegji vjedhor i pari m……….. eshte edhe ky i dyti. Te gjith cojne uje ne mullirin e Saliut. Lefteria eshte nje mumje qe e ka cuar atje Jozefina per ndonje manipulim si Ristani. Mos e diskutoni qe do ti vjedhin edhe zgjedhjet e 2013-tes Saliu.
Sado te perpiqen Saliu,Lefteria dhe Kolegji per te vjedhur zgjedhjet,kot e kane.Per aq kohe sa te kemi ne ne krye Edvinin,e kemi te sigurte fitoren!
kjo qe ndodhi sot eshte jashtye cdo lloj parashikimi skandal qe duhet marre shume seriozisht.
a e kuptoni cpo ndodh o njeres nje gje qe ligji ja jep vetem kqz me 5 vota, dhe ku kolegji ska asnje te drejte, keta e zhbejne me nje te rene te lapsit. Pra cdo arritje e opozites ne kodin zgjedhor dhe cdo garanci per zgjedhje kolegji e hodhi ne kosh te plehrave. Perfundimisht kqz eshte kot fare dhe sak me asnje peshe dhe kolegji po fillon te behet komision zgjedhor..ku eshte degjuar e oare kjo.
Gjykaata ne kete vend jane totalisht te shitura..urdherohen me celualar si ne pamjet e fiks fare ..apo sy ky plehre relatori me ate fytyre majmuni qe u shit se i sollen gruan ne tirane apo se ka marre ca leke ne ndonje ceshtje.
me saliun nuk ka zgjedhje ..sa te jete ky njeri ky vend do shkoj vetem me lufte.
ndersa keta tipat e kolegjit duhen degjeneruiar me libet shtepie per cdo gje te vjedhur dhe pasuri qe kane vene se ndryshe nuk marrin vesh.
PD nuk ka as me te voglin shans te fitoj ne 2013 bile nuk e kalon dot as 28-30%.Keshtu qe po fillon maratona e falsifikimit te votave me menyrat nga me te sofistikuarat deri te–Vjedhje masive ne mes te dites e perpara te gjitheve—Organizatoret dhe ideatoret dihen publikisht qe nisin me ferdinant ponin,njaz kosovrastin,dhe drejtori i pergjithshem i gjendjes civile(nuk po me kujtohet emri se eshte ritur shume tufa e hajduterve),flamur noka e duke perfunduar te kryetar komunash tipik kriminel te tipit xhemal m’ziu e co.Pra duhet nje PERSHKALLEZIM i denoncimit te kesaj maskarade ne opionionin mbarekombetar,europian e sh.b.a.Ky denoncim duhet te behet qysh tani per çdo dit,per çdo ore,per çdo minut nga te gjith.Ne radhe te pare nga opozita ku SHUME deputet te saj kane kohe qe flen apo bejne kolonen e V ne PS dhe duhet te SHPORREN ME SHKELMA nga radhet e kesaj partie.Gjithe shtypi i vertet dhe gazetaret qe e ndjejn veten Shqiptar te ndershem.Gjithe organizatat dhe OJQ,por edhe çdo qytetar i thjesht E KA PER DETYRE te mbroj DINJITETIN dhe SOVRANITETIN e Shqiperis qe po rreshqet ne humneren berishjane.
Z. Mero Baze dhe te gjithe ju te tjeret!
Do ter jete nje fatekeqesi e madhe nese mendoni se ODIHR, BE dhe SHBA, të kenë bërë ndonje paralajmerim “serioz” për cilësinë e pritshme të zgjedhjeve. Keta nuk kane paralajmeruar Berishen per mos vjedhjen dhe per mosmanipulimin e votimeve, por te tjeret, neve, popullin, ndersa Berishes i kane dhene nje Carta Bianca te madhe per te vjedhur perseri zgjedhjet e 23 qershorit, 2013. Do te shihni se shpejtise si do te shkojne gjerat, njelloj si ne vitin 2009, 2011. Saliu do t’i fitoje zgjedhjet (me ndihmen shume te madhe te nderkombetareve), dhe perseri do ta kemi kryeminister edhe mbas qershorit, 2013. Por as saliu dhe as “nderkombetaret e shqiptarizuar”, nuk e kane menduar se cfare mund tre ndodhe, nese me te vertete do te ndodhe, mbas vjedhjeve te votimeve. Vetem Zoti e di!
Morra shkas nga komenti i Arberor, qe permend “institucionet e klonuar te Saliut…” Editoriali Juaj Mero i dt. 1 Janar ishte shume kuptim plote:”Viti i klonimit te berishes”. Per fat te keq nuk arrita t’a lexoj pasi ne dt. 2 Janar ishte fshire si editorial (?!) Sipas meje,Editorialet Tuaj jane predha te Artilerise Rende ndaj VAMPIRIT Berisha! Jeni i Vetem Trim ne Lufte! “Opozita e squllur” hedh Predha te shperndara!!! Urime Mero per Vitin 2013!
Zgjohu o OPOZITE ,mos ler te tallen me ket popull…..
Ky eshte sinjali i vjedhjes se zgjedhjeve, pasi njerezit e PD po pajisen me disa kata identiteti te shperdare ne disa Q.Votimi? Opozita duhet te reagoje deri ne terheqjen e anetareve te KQZ dhe lereni malokun te komandoje dhe KQZ??? KETU DO JEMI PRAG ’97. Ky njeri nuk zbret nga kali po si gjuajte me kallash…Zgjedhjet do shkaterrohen….Shqipria do beje hapa prapa…kriza do beje efektin e vet..mjere shqiptaret qe drejtohen nga agjentura serbo-greke. Keta politikane per para, bejne gjthshka antishqiptare.
Nuk jane KZAZ ato qe shpejtojne nxjerrjen e rezultatit. Jane grupet e numerimit. Keta duhen shtuar. Mund te kesh 100 ZAZ me nga dy grupe numerimi votash, bejne 200 grupe.
Mund te kesh 70 ZAZ me nga kater grupe numerimi bejne 240 grupe. Me dhjete bejne 700 grupe numerimi. Keta duhen shtuar. Kush e njeh Kodin Zgjedhor, e kupton cfare po them.
Sa per Kolegjin Zgjedhor do te thosha- Sikur PS te fitoj 52 % dhe PD te fitoj 48 %, me kolegj, fituese shpallet PD. Dhe vendimet e gjykatave nuk diskutohen…
Kuptoj qe Sali Berisha ka shumicen ne KQZ dhe ne kolegjin zgjedhor, kuptoj gjithashtu se Berisha mund te vendosi si te doje e cfare te doje me keto dy struktuara qe ai i dominon. Ajo qe nuk kuptoj eshte pse Partia Socialiste eshte per nje shtim te kufizuar te qendrave te numurimit, nderkohe qe ajo duhet te jete e interesuar per nje numurim sa me te shpejte te votave ne menyre qe te frenoje manipulimin e priteshem te zgjedhjeve te ardhedhshme.Une gjithsesi nuk u besoj zerave brenda Partise Socialiste te cilat thone se keto argumenta absurde qe vine nga opozita sot, do te jene argumentat e Edi Rames neser per te mos njohur humbjen e rradhes…!!!!!!!!!
Mero ju vleresoj per llogjiken e ftohte , nje veti qe ne shqiptaret ne pergjithesi nuk e kemi ne nivelin qe duhet , puna e zhgjedhjeve ne Shqiperi eshte siç thote nje fjale e urte – i zoti e jep e tellalli se jep .
Asnje diktature nuk eshte shembur me vota. Do te ishte sikur te shpresonim se kanceri mund te sherohet me aspirina.
Zgjedhjet nuk jane vecse nje pjese e procesit te largimit te komunistit te fundit, te diktatorit te fundit te lindjes. PS duhet te jete e pregatirtur per ate qe vjen pas zgjedhjeve, qofte ne skenarin kur votat ja japin pushtetitn PS, qofte ne rastin kur zgjedhjet “fiton” Saliu.
Njerzit duhet te gjejne force tek deshperimi, tek poshterimi dhe injorimi qe i ben pushtetit i Berishes.
Beni presion dhe uji do ta gjeje vete rrugen per tu cliruar dhe per te dale ne siperfaqe.
Kolegji,gjykata,prokurori i pergjithshem,presidenti,trupi diplomatik,ministrat,,pyetja qe drejtohet me kte rast eshte:qe ky “njeri”(gjithmon n.q.s fjala njeri nuk ofendohet) ben gjithcka ne dem te interesave kombetare dhe ne interes te familjes dhe klanit te tij e dim,une do tja dija per nder dikujt qe do te me tregonte se cfar ky njeri ka bere ne interes te ceshtjes kombetare.Natyrisht duke perjashtuar rastet qe dihen boterisht,si tregetia e naftes me mikun e tij te ngusht Sllobodanin,apo shpalljen e UCK-se organizat terroriste, apo apo nisjen e mecenareve te tij drejt Vlores ne 97-en,apo shkaterimin e ekonomise kombetare dhe shitjen e gjithckaje qe mund te kthehej ne dollar apo ne euro,apo vrasja e demonstruesve te 21 janarit,apo vrasja e dhjetra vetave ne Gerdecapo shkaterimi i tokes se bukes duke i injoruar veprat e bonifikimit dhe duke i krijuar mundesin kanetave te lulezojne,apo dhurata teper bujare qe i beri grekut me faljen e disa qindra km katror sikur te ishin qindarka apo sikur te ishte prona e babait te vet te gjitha keto jan pa dyshim ne interes te kombit.Pa dyshimne interes te kombit eshte edhe shtremberimi i historis ose me mir te themi poshterimi i saj,debimi i inteligjences dhe lulezimi i injorances,se ashtu e ka me te lehte te manipuloi masat qe dehen duke ngrene torte.Me pak fjal ai nuk kthehet dot me mbrapa,ai eshte si ai treni qe zbret tatepjet dhe frenat nuk i funksionojne.Per ate nuk ka me kthim mbrapa(duhet ta ket par shum ate filmin mos u kthe mbrapa).Sepse nqs do ta bente kte pune pasojat do te jene shum te renda.Ai eshte me se i ndergjegjshem per demin qe i ka shkaktuar ketij vendi prandaj nuk kthehet dot mbrapa.Ai do vazhdoj me konseguence rrugen e tij deri sa te dali ne drite nje opozit qe e meriton me te vertet kete emer zgjidhje tjeter nuk ka.Me qe ra fjala edhe opozita qe nuk e meriton kte emer duhet ta pyesi b..then per rolin qe ka ajo ne sherbim te poullit dhe jo te klienteles se saj.Si ka then populli:bjer o shi ne aren time.Dhe populli pastaj shtrengon rripin,natyrisht nqs i ka ngelur dhe ai.Ne fund me duhet ti bej Meros nje kompliment per temat akuale dhe per ate qe na jep mundesin te shprehim mendimet tona ne te mir te kombit flas per ata qe me sinqeritet e duan kete.Pershendes te gjith ata qe e ndiejn veten shqiptar.
Eshte e vertete ajo cka ju kumtoni z.Baze,por kujt ja kumtoni.PS-ja nuk po do te vije ne pushtet z.Baze, ndaj dhe vazhdon vallezimin sipas daulleve te PD-se e S.Berishes.Perse e them kete! Sepse nuk e kuptoj dot sesi i mban vendi deputetet e PS-se dhe z.Rama,qe pranojne te peshtyhen dhe perbalten kaq haptazi nga ky palo kolegj zgjedhor!Ja dhe arsyetimi im perse e emertoj palo kolegj zgjedhor :
-Kodi zgjedhor i R.Shqiperise:
neni 24
Vendimarrja ne K.Q.Z
1-Konsiderohen te miratuara,kur votojne “pro”,jo me pak se 5-anetare te K.Q.Z vendimet lidhur me :
a,b,c,d,e, dhe vijme te pika qe percakton qarte se kush vendos per caktimin e Z.A.Z-ve:
f- Caktimin e Zonave te Administrimit Zgjedhor,sipas nenit 27-te te Kodit Zgjedhor.Pra eshte qartesisht K.Q.Z-ja qe vendos per caktimin e Z.A.Z-ve,dhe jo Kolegji Zgjedhor.
Kodi Zgjedhor ne fuqi ne seksionin “E drejta e ankimit ne Gjykate” thekson qarte se:Subjektet zgjedhore kane te drejte te bejne ankim ne Kolegjin Zgjedhor per mosmarrje te vendimit brenda afatit ligjor nga K.Q.Z-ja.(ne rastin konkret K.Q.Z-ja ka detyrimin ligjor ne referim te nenit 24/1-f te caktojne Z.A.Z-te ne perputhje me nenin 27 te K.Zgjedhor.Duke qene se subjektet zgjedhore PD-PS nuk e gjeten konsensusin per numrin e Z.A.Z-ve ato ju drejtuan Kolegjit Zgjedhor.NE kete rast Kolegji Zgjedhor nuk gjykon ceshtjen ne THEMEL,dhe kur e pranon kerkesen,VENDOS DETYRIMIN E K.Q.Z-se PER TE MARRE VENDIM.Perjashtim nga ky rregull bejne vendimet e K.Q.Z-se per pikat a,b,c,c te nenit 24 te ketij Kodi.Pra rasti konkret objekt-gjykimi ne kolegjin Zgjedhor eshte pika “f” e nenit 24 te ketij Kodi,dhe keta anetar te Kolegjit Zgjedhor po shkelin ne menyre flagrante Kodin Zgjedhor,pasi ata duhet vetem te detyronin K.Q.Z-ne te merrte vendimin per caktimin e Z.A.Z-ve dhe jo te caktonte vete ky PALO kolegj numrin e Z.A.Z-ve,duke u tallur me emertimin E DREJA NE SHQIPERI.PS-ja ka detyrimin ligjor,moral,qe tu deklaroje sot Shqiptareve nese eshte per shtet ligjor,per shtet te se drejtes per nje moral te ri ne politikeberje PO apo JO.Nese po atehere duhet te deklarohet qartazi se kur te vije ne pushtet ajo do te nxjerre nje dispozite ligjore e cila do tu ndalonte perjetesisht ketyre palo gjyqetareve veprimtarine ne fushen e te drejtes ne Shqiperi,me motiv :Dhunues te se drejtes ne R.SH-se,dhe si individe te padenje per te gezuar titullin e juristit ne R.Shqiperise.PS-ja tua beje te qarte,me emer e mbiemer ketyre gjyqetareve se pas 23 Qershorit do ti qeroje nga radhet e gjyqesorit Shqiptar.Ne Romen e lashte funksiononte ligji “sy per sy e dhembe per dhembe” e nese PS-ja mendon se Berisha do tua leri pushtetin vete gabojne rende.
Edi Rama e di mire qe Berisha do ti vjedhe votat edhe kete here. Ajo cka Rama po ben eshte tu tregoje nderkombetareve qe ai u perpoq qe pushteti te ndryshonte paqesisht dhe ne menyre demokratike me ane te votes.Ajo cka do te ndodhe mbas 23 Qershorit eshte e qarte.Rama do ti riktheje syte nga protestat popullore nqs kerkon te jete ne krye te PS. Nuk ka asnje arsye tjeter qe Rama te jete kryetar i PS nqs regjimi Berishian vazhdon edhe pas 23 Qershorit.Dhe per te gjithe socialistet ky duhet te jete edhe kushti kryesor per liderin e tyre.Rrezim i Berishes ose perndryshe doreheqje e Rames.
E vetmja zgjidhje per realizmin e zgjedhjeve te lira ne Shqiperi eshte qe opozita dhe qeveria ti kerkojne BE te caktoje 3 vete ne KQZ qe te administrojne zgjedhjet. Pra tre nenpunes europian ose amerikan te pavarur te administrojne zgjedhjet. Kjo per nje periudhe 10 vjecare. Votuesit shqiptare duhet ta kerkojne kete gje dhe BE nuk e ka problem tja jape kete ndihme Shqiperise pasi vetem zullumahija me komisionet me shqiptare te lidhur me partite u kushon shume e me shume. Do ti lutesha gazetes Tema ta ofroje kete zgjidhje ne publik dhe tek partite politike. Cdo gje do zgjidhej shume shpejt. E njejta gje duhet bere per Gjykatat. 10 gjykates perendimore mund te administrojne gjithe ceshtjet madhore ne Shqiperi. Derisa ky vend te jete gati ti beje gjerat vete. Kemi treguar keto 22 vjet qe nuk jemi gati ti bejme vete. Populli duhet tu thote YOU ARE FIRED!
Kujdes,kujdes jane sinjalet e para per te krujuar platformen e vjedhjes nga Flamur Noka.Ne keto votime do te behet e pamundura nga PD per te ligjeruar vjedhjet e meparshme.Do te fallcificohen fletet e votimit dhe militantet e PD do te votojne disa here. Cdo flete votime e marre para komisionit te votimit duhet patjeter te hidhet ne kutine e votimit Garntimi i kesaj do te eleminoj ne maksimum vjedhjet e votimeve.
January 03,2013
PUSHTETI QE NUK DESHIRON ZGJEDHJE TE LIRA DUHET TE SHPORRET PARA DITES SE VOTIMIT
Pupulli voton ne numrojme votat eshte filozofia e Stalinit qe u zbatua per here te pare ne Polonine e pas luftes.E perseritur me ze e figure nga Sali Berisha e Arben Ristani e natyrisht zbatuar hapur nga personat e mesiperm ne zgjedhjet e 2009 e 2011 jane treguesi me i qarte se stalinizmi eshte akoma i forte ne trollin e shqiptareve.
Jap plotesisht dakort e analzen dhe sensibilizimin qe ben z Mero gjashte muaj para zgjedhjeve por do sugjeroja qe te zgjerohej pak ne opinionin e tije se si mund te korigjohen keto veprime apo se si mund te mposhten tendenca te tilla bolshevike.
Dy gjera dalin qarte ne anelizen sensibilizuese te z Mero :
1- KQZ veteperjashtohet nga procesi i organizimit te zgjedhjeve te 2013 pasi nuk arrin me consensus sipas ligjit te beje ndarjet e ZAZeve .
2- Kolegji Zgjedhor i vazhdimsise Tome-Sashenka merr kopetencat e KQZ jashte juridiksionit te tije funksional dhe pa u mbeshtetur nga ligji duke eleminuar me anashkalim detyrimin konsensual te percaktuar me ligjin e zgjedhjeve per KQZne.
Nese kontitucionalistet e opozites se bashkuar pasi ketu fare mire duhet te organzohet nje tavoline e rumbullaket e opozites ku te ftohen edhe konstitucionalistet e pozites te diskutohet veteperjashtimi i KQZ nga procesi zgjedhor dhe tejkalimi i kopentencave qe i jep ligji nga Kolegji Zgjedhor.
Nese nga tovolina arrihet nje mendim i pjekur se konstatimet e z Mero qendrojne dhe nuk duhet te suprizohemi pasi gazetaret kane rrezuar Presidentin Nikson e jo me Lefterine e Kolegjin “Tome-Sashenka” atehere partite politike duhet te marrin hapa konkrete.
Une nuk mendoj se duhet fragmenarizuar opozita kur behet fjale per rregullat e lojes anipse edhe ashtu sic jane jane marre keto rregulla jane gjysmake pasi rregullat e lojes nuk jane as idologji as program.
Ai formacion politik apo individ qe synon te marre pushtet te mbeshtetur nga vota e popullit besoj thellesisht se i intereson nje process i ndershem dhe nuk kane asnje pengese per te gjetur consensusin per procesin ndermjet ketyre subjektecve apo individve.
Une nuk dua te besoj se procesi i vazhdimsise do kete force edhe mbas 23 vjetesh te organizoje maskaraden e radhes sic ka bere gjer tani por as nuk duhet qendruar duarkryq , dhe duhen ndermarre hapa konkrete qe kjo te mos ndolle me.
-Epara ndermarrja e hapave te nevojshem ligjore per ta future sistemin zgjedhor brenda juridiksionit te sisemit te drejtesise ne Shqiperi edhe ashtu te lodhur sic eshte , eshte me mire se Kolegji Tome-Sashenka”.
-E dyta shkarkimi i menjehershem i KQZ e kolegjit zgjedhor per shkeljet e bera dhe dergimin e tyre para drejtesise. Te mos harrojme se 2009 kushtoje 4 jete njerzish.
-E treta rikompozimi i strukturave te procesit zgjedhor me rregullimet e nevojshme ligjore ose organizimi i zgjedhjeve me qeveri teknike si rruga me e volitshme per nje process te ndershem e te pranuar nga te tera palet si kusht vendimtar dhe i vetem per zgjedhje te lira te ndershme e brenda sandarteve nderkombetare.
Une nuk arrij te kuptoj se cfare prove tjeter kerkon opozita se zgjedhjet qe po vijne kane per te qene shembelltyra te qarta te maskaradave zgjedhore qe jane organizuar qe 20 vjet ne Shqiperi.
Pranimi i ketyre hapave nga pushteti do jete treguesi me i mire se pushteti eshte i angazhuar per zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe shkelja e ligjit nga KQZ e Kolegji zgjedhor jane biznese te tyre private per te cilat duhet te paguajne.
Mospranimi i ketyre hapave logjike nga pushteti vertetojne se asgje nuk ka ndryshuar nga 2009 e 2011 prandaj ne te tilla kushte opozita e bashkuar duhet te marre vendim qe te bojkotoje maskaraden e radhes se qeverise duke kaluar ne mosbindje civile e rrezimin e pushtetit hajdut para dates se zgjedhjeve.
Lirine dhe demokracine e gezojne ato shoqeri qe luftojne qe ti kene.
AJET DELAJ
NEW YORK
Vendimet kolegjiale merren vetem ne komunizem.Ne demokraci kudo qofte ne gjykate ne komisione e parlament vendimet merren me vote fiton shumica.
Ne kohen e Enverit kishte kolegjialitet dhe ne fund nuk votohej por aprovohej cfare thonte i madhi . Ne vend te votimit kishim duartrokitjet me parrudhen :Parti Enver Jemi gati kurdohere
Dike Mullait…
Editorialin dhe opinionet dhe shkrime te tjera pasi hiqen nga faqja e gazetes mund te klikosh te EDITORIAL te shiriti blu.
Ky shtet ka pjerdh me kohe per sa kohe kemi ne krye te shtetit njerez qe deri 18 vjeq kane ecur zbathur ne bore dhe kan fjet me dhine ne dhitore.
Toke e Xanun gjithandej
Thelbi i ceshtjes eshte ajo qe keni shkruar ju z. Mero”…Fakti që KQZ nuk arrin të marrë dot një vendim për të cilin e detyron ligji, do të thotë se është një KQZ jofunksionale dhe një rrezik për zgjedhjet. Duke emëruar në krye të KQZ një tufë militantësh histerikë dhe duke shmangur logjikën nga çdo hallkë e drejtimit të KQZ, përfshirja e Kolegjit Zgjedhor në dublimin e KQZ për vendimmarrje i jep fund KQZ si institucion…”. Te tjerat jane te teperta.
Ed Rama meqenese nuk i do te behen zgjedhjet, pasi e di qe nuk i fiton, por me sakte ai vete nuk do qe ti fitoje. Per kete ka urdheruar “me nder” specialistet e tij per berjen e nje palo ligji, qe po te zbatohet pike pike per pike, vendimarrja e KQZ eshte e paralizuar.
Debati qe ben PS per numrin e ZAZ-ve eshte shume groteske, qesharake dhe jo serioze. Edhe PD-ja e ka marre teper lehte kur miratoi ligjin zgjedhor, kjo e indikuar edhe nga suporti qe i japin nderkombetaret, vecanerisht OSBE. Tani kuptohet qe ngercet e tjera te KQZ do te zgjidhen ne Kolegjin Zgjedhor. Kjo tregon edhe mosseriozitetin e klases tone politike, por me teper monstruozitetin e Edvin Rame Rremujes. Ky person krizen qe ka mbjelle ne partine e tij kerkon ta injektoje ne te gjithe jeten e vendin. Eshte ne zbatim te nje plani mjaft ogurzi per destabilizimin e Shqiperise.
Do te ishte mjaft korekte ne rast se Edi:
– Do te pastronte forumet drejtuese te PS-se nga personat e pamoralshem, duke zgjedhur nga personat me elitare ne shtresat e inteligjences shqiptare.
– Do te kish zgjedhur ne stafin e tij elektoral juriste, ose me sakte konstitucionaliste nga me te shquarit e vendit.
– Do te kish bere nje ligj dinjitoz, ku te mbyllte cdo shteg abuziviteti me zgjedhjet.
– Ne rastin me te pare te shkeljes te ligjit te organizonte protesta mjaft te fuqishme per te prevenuar cdo deformim te procesit zgjedhor.
Keto ai nuk i ka bere dhe as ka per ti bere, pasi keshtu dhe e kane udhezuar ata ku ai komandohet.
Partite e tjera qe jane te rrjeshtuara ne frontin opozitar, pavaresisht nga krahu i majte, i qendres apo i djathte, duhet ne menyren me urgjente ti demaskojne keto palocelleqe te Edvin Rames.
Mungesa e dinjitetit te partise kryesore opozitare sic eshte PS-ja ka sjelle edhe amplifikimin e frymes abuziviste me ligjin te partise ne pushtet. Shkurt kane mbjelle situaten qe ne Shqiperi asnje njeri te mos kete frike kur shkel ligjin. Kulmi eshte kur ate e shkel edhe sistemi gjyqesor.
qe e ky Kolegj zgjedhor do behej vegel e pushtetit kjo dihej, por pse kaq heret e pa shkak pasi si 66 si 8n zaz ska ndoj rendesi, por pse duhet te urdherohen aq perulesisht edhe disa gjyqtare si Gjinovefa Gaba se Saliu i mori erzin e persekutoi!
Llogjikisht e ka nje shpegim, sa kohe qe gjyqtaret bejne jete luksi me pare te vjedhura, jane subjet e shantazit dhe kete Saliu e di mire, po ai esht ok me projektin e vete politik.
Por ama besoj se PS kur te vije ne pushtet, kte vite apo kurdoqofte, do ta gjej nje Agron Kolici qe tju nxjerri qumeshtin e nenes ketyre gjyqtareve bastarde qe po behen varremihes te demokracise…dhe nuk do jete e veshtire, se letrat dhe menyren sesi i kane bere gati keta qe jane sot ne polici e Shish…ta harojn se do jete PS tolerajnte e 97 qe la gjyqtar Agim Bendon mgjithese denoi me inisiativ 15 vjet Nanon…mbas ketyre 8 viteve dhune te gjyqsorit mbi opoziten, skan shans ta kalojn me idene se do ju sherbejm e juve…jo zoterinj, parimi i Talionit…sy per sy e dhembe per dhemb…ku tju dhembi, duke filluar nga pasuria
Habitem si e keni harruar kohet e vjetra, ku avokati i nje te denuari, ishte partija, partija te bente hetuesin, partija te bente gjyqin, partija te mbronte, partija ta caktone burgun, partija te ridenonte.
Partija udhezonte cili artikull do te dale ne shtyp, partija andej e partija kendej.
Tani cfare kerkoni nga kolegji zgjedhor ju? edhe kolegji zgjedhor ka partine qe e udhezon, doni te beni ndonje kerkese per te drejtat tuaja, shkoni dhe takoni instruktoret ne komitetin e partise demokratike, atje do tju thone se keni te drejte apo skeni dhe mos beni gabim te cmendeni dhe te thoni poshte partija, se do ta kini punen keq, nuk eshte cudi qe tju marre gruaja ne tel. dhe tju jape lajmin se ate e pushuan nga puna.
Nuk eshte cudi qe tju therrase ndonje kusheri qe fatkeqsisht ka mbiemrin tuaj, por qe ti e ke harruar qe e ke kusheri, dhe te beje per nje lek, se per shkak teje kryekomunari ja ka hequr ndihmen sociale.
Tek ne ne rradhe te pare jane punetore partije, para se te jene gjykatesa, prokurore apo nenpunes te shtetit, keshtu qe kush do te marre ndonje pergjigje, shkoni ne Komitetin e Partise Demokratike.
sa te jete me nder saliu era qen do ti vije shqiperise
Qe nga ky momente ,nuk ka me asnje peshe kerkesa per konsensus,sepse asnje penges nuk ka me, per te dtyruar pushtetin te respektoj kerkesat e kodit zgjedhor,meqenese kolegji politik i SALIUT,zevendeson plotesisht frymen detyruse te kodit per konsensin mes paleve per problemet thelbesore qe pengon pushtetin e hajduteve te votave per manipulimin e zgjedhjeve te ardheshme.Problemi duhet te shkoje urgjent ne gjykaten Kushtetuse per interpretim.
Gjykata ka dhene vendimin me historik ne keto vite pasi u tregoi te gjitha paleve qe askush nuk mund te mbaje peng zgjedhjet. Gabimi me trashanik i socialsiteve eshte se me keto akrobacira idiote pas asnje lloj vlere (100 vende numerimi, 89 apo 76), po krijojne idene se do te humbin zgjedhjet duke mbjelle pesimizem dhe demotivim tek mbeshtetesit e tyre pa falor por votuesit e tjere te pavendosur.
Ligji i zgjedhjeve i hartuar nga dy parti eshte nji fatkeqesi dhe aq me shume se SALA nuk i qendron ligjit por ben si di AI vete dhe nuk guxon kush ta kundershtoje. UNE MENDOJ SE EDHE OPOZITA ESHTE NE SINKRON ME SALIUN SE ATA NUK DUHET TA PRANONIN KOLEGJIN DHE AS TE MERRNIN PJESE NE KETO FARSA GJYGJESORE, MBASI TASHME E DINE TE GJITHE SE C’FARE BEHET NE KETO GJYKATA. ASNJIHERE NUK KA FITUAR DHE NUK KA PER TE FITUAR DREJTESIA DHE OPOZITA PERDERISA TE JENE S A L I B E R I S H A NE KRYE TE QEVERISE.
Mero,te kemi si ‘ujet e paket’mos na fut ne kenete.Te flasesh per zgjedhje,komision zgjedhor apo keshill zgjedhor,kushtetute e gjykate kushtetuese do te thote se shqipetaret kane SHTETIN E SE DREJTES.
MERO,JETON KY POPULL APO 800.000 ZGJEDHES NE NJE SHTET TE SE DREJTES APO JO?E PO QE SE JO SI DO VEJE HALLI?NDRYSHE SHTYPI QE NA KA NGELUR FUTET NE KONFUZION.
Tek lexoj me vemendje editorialin e z.Baze e teksa mendja te shkon tek pergatitja qe po bene fenomeni per te rivjedhe zgjedhjet syri me shkon tek komentuesit e shumte qe po i shtohen kesaj faqjeje e pa dashur leximi me ndal tek nje Ben Çikago qe kam pershtypjen qe as me vehten s’eshte dakort jo nga parimet por nga mosidentiteti .Z.Ben nje here po shuronte delja dhe dhija iu versul duke i thene se ta pashe¡Delia iu pergjigj dhise”Une ta shof perdite se fatkeqesisht ti e ke bishtin perpjete e nuk them gje”.Ndaj zotrote bene mire qe nenvizone kete individe per vesin por mos e pergjitheso se ana tjeter e ka bishtin perpjete e ja shohim ç’do dite.
OPOZITA E HENGRI GOLIN E PARE NGA PIKA E 11 METERSHIT NGA SALIU.TANI E KANE RADHEN JOZEFINA,PONE,RISTANI,NOKA etj.KESHTU OPOZITA SIC DUKET NE KETO ZGJEDJE DO TE DALI ME ZEROOOOOOOOOOOO.