Ish- kryeministër i Shqipërisë
Platforma politike e Serbisë për Kosovën është një dokument, i cili nuk duhet nënvlerësuar. Ai vjen nga diplomacia e një vendi që nuk është shquar në veprime pa vlerë. Kush njeh historinë e kombit serb, kupton se ajo nuk është një histori e thjeshtë, por e ndërtuar me kultin e kundërshtarit dhe viktimës serbe.
Serbët janë ndër kombet e rralla që kanë ndërtuar historinë e ekzistencës së tyre edhe mbi mitin e humbjes, siç është rasti i betejës ballkanike të Kosovës përballë ushtrisë turke. Askush më shumë se serbët nuk e kanë ndërtuar historinë bazuar mbi “rastin e humbur”, i cili ka qenë burimi i lëvizjes kombëtare për të rikthyer kushtet tek “rasti i duhur” dhe ndryshuar atë që është bërë keq sipas tyre në kurriz të serbëve.
Platforma e Serbisë për Kosovën vlen të shihet në dy drejtime, të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me atë cfarë shkruhet në të. Në fakt më e rëndësishme se sa ajo që paraqitet e shkruajtur është e pashkruajtura e nënkuptuar.
Dokumenti serb bën të qartë së pari se Beogradi nuk do të respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të aktivizuar me kërkesën e vetë Serbisë për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.
Së dyti, platforma për Kosovën është tregues se politika shtetërore e Serbisë nuk do ta pranojë si të përfunduar rendin ndërkombëtar dhe statuskuonë e vendosur pas luftës në ish-Jugosllavisë.
Me platformën për Kosovën, Beogradi në marrëdhënie me Prishtinën është duke përsëritur një mesazh të vjetër në “strukturë”. Në periudhën e Jugosllavisë, “krahina autonome” e Kosovës shpesh ishte e zgjedhura e Beogradit për të nisur nëpërmjet saj “mesazhet” e forcës për republikat e tjera jugosllave të cilat sot janë shtete të pavaruara. Serbët mund t’i akuzosh për shumë gjëra, por jo për naivitet. Aktualisht po ndodh e njëjta gjë pasi platforma për Kosovën funksionon si pjesë e pandarë e vizionit serb për “produktin” e dalë nga lufta e përgjakshme e prishjes së ish-Jugosllavisë.
Platforma për Kosovën shfaqet pak e besueshme për atë që vlerëson se aty është paraqitur cdo gjë që ka të bëjë me planin serb për Kosovën. Në psikologjinë e formulimit të platformës hartuesit e saj luajnë me ambiguitetin e të drejtës ndërkombëtare për precedentë me histori të ndryshme nga ajo e Kosovës. Në platformë përsëritet disa herë rasti i krahinës së Katalonjës në Spanjë si precedent për trajtimin e statusit të Kosovës. A e besojnë diplomatët serbë këtë? Vlerësoj se ajo që besojnë ekspertët serbë për momentin është pamundësia e Bashkimit Europian si palë e interesuar për negociatën Prishtinë – Beograd për të dalë me një plan procedurash të vetin përballë divergjencave të brendëshme të saj për rastin e Kosovës. Spanja është lojtari kryesor i ngërçit europian për Kosovën. Ngërçi spanjoll ndodh për arsye të brendshme historike të këtij vendi, të cilën ekspertiza serbe nënvizon ta marrë si të vlefshme në rastin e qëndrimit të saj për Kosovën me qëllimin për të “ngrirë” konsensusin europian ndaj negociatave shterruese me Prishtinën.
Precedenti tjetër në platformë që të tërheq vëmendjen dhe që në fakt zhvlerëson “modelin katalanas”, është kërkesa që kisha ortodokse serbe në Kosovë të këtë statusin e Vatikanit në Itali(!)… Kjo në terma teknik shfaq sterilitet për të trajtuar çdo cështje të interesit serb në Kosovë me një precedent ndërkombëtar të njohur. Në esencë kjo tregon se planet serbe për Kosovën janë të mbivendosura dhe me disa parashikime. Pamja më e plotë e kësaj hipoteze është fakti se një platformë e cila nuk lë në harresë as gjuetinë dhe peshkimin në Kosovë kur vjen fjala për sigurinë e brendëshme të saj ofron një paragraf të cuditshëm dhe jashtë parimeve “katalonjeze”. Në këtë paragraf shkruhet se: “Garantuesit e sigurisë dhe statusit të demilitarizuar të AP KiM mund të jenë forcat ushtarake të BE-së (EUROCORPS), Ushtria e Serbisë dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.” (!)
Nga një lexim fillestar i këtij paragrafi duket qartë se Serbia, garantët e sigurisë në Kosovë i shikon tek forcat ushtarake të Bashkimit Europian. Kjo automatikisht lë “jashtë” sigurisë së Kosovës prezencën ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë. Interesantja është ajo që vjen më pas kur angazhon Ushtrinë Serbe dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë për sigurinë e Kosovës (!)… Duhet padyshim guxim i madh për të shkruajtur një paragraf të tillë pasi ai shfaq qartë se plani serb për Kosovën nuk ka të bëjë me “standartet” e krahinës së Katalonjës në Spanjë. Ai shfaq një gatishmeri asimetrike serbe për ta parë cështjen e Kosovës si një cështje të hapur dhe me një mungesë të plotë përgjegjësie karshi statuskuosë rajonale apo paprekshmërisë së kufijve të post-Jugosllavisë.
Dëshira për të përfshirë Forcat e Armatosura të Shqipërisë në një platformë e cila konsiderohet si plan bisedimesh dypalëshe (pa Shqipërinë) tregon se plani serb kapërcen kufijtë për të cilat është deklaruar. Pyetja që shtrohet është se pse Serbia dëshiron “partneritetin” e Shqipërisë për stabilitetin e Kosovës? Ajo vazhdon me hipotezën e negociatave me Shqipërinë për këtë cështje “sigurie” të platformës serbe për Kosovën apo kemi të bëjmë me një ofertë të paturpshme e cila parashikon legalizimin e ndërhyrjes ushtarake të Serbisë në një moment të caktuar në territorin e shtetit sovran të Kosovës.
Platforma serbe për Kosovën duket se është një deklarim i njëanshëm për të fituar kohë dhe zyrtarizuar një politikë aktive e cila po krijon një precedent rajonal të implikimit ushtarak jashtë kufijve shtetëror.
Miti i “rastit të humbur” në historinë serbe do të krijojë mjaft probleme në rajon. Diplomacia serbe e “rastit të humbur” po projekton një statuskuo të ndërmjetme rajonale e cila mirëkupton paqen por jo stabilitetin. Kjo diplomaci po “blen” kohën me monedhën e kuptimit të dyfishtë për garancitë e paqes në rajon. Politika serbe ka aftësi të vecanta për tu kuptuar se cfarë nuk do. Platforma për Kosovën është një pohim i kësaj aftësie.
Presidenti serb Nikolic deklaroi se platforma për Kosovën duhet të miratohet më 10 janar, dhe se “askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më 11 janar”(!)…Ky “vallzim” diplomatik bëhet edhe më ironik kur presidenti serb shpejgon se nuk janë të vërteta interpretimet se platforma parasheh ndarje të Kosovës(!)… Nikolic duket i sinqertë në pohimin se: “Dallimi në mes të Republika Sërpskas (në Bosnjë) dhe komunitetit serb në Kosovë është se e para është pjesë e një shteti të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa komuniteti serb në Kosovë do të jetë pjesë e një autonomie thelbësore dhe jo të një shteti të njohur ndërkombëtarisht, sepse Serbia kurrë nuk do të mund, të dojë dhe guxojë ta njoh Kosovën”…
Platforma serbe është e qartë. Ajo kërkon që nëpërmjet negociatave të detyrojë ndërtimin e një shteti jo funksional në Kosovë. Mospranimi i Kosovës si shtet dhe dominimi i mosfunksionimit të saj të brendshëm shfaqet si një dramë me dy akte e politikës serbe. Akti i parë quhet “negociatë”. Akti i dytë pret një balancë të favorshme ndërkombëtare…
Hallka më e dobët në rajon për degradimin e statuskosë së stabilitetit është Maqedonia. Ajo falë neurozës së identitetit mbart mëri të vjetra dhe të reja të fqinjëve të saj. Maqedonia është një “tokë” e mundësive të mëdha që plani serb për rajonin të fillojë atje dhe pa ta. Fantazia se një konflikti që do të akuzonte shqiptarët si të papërgjegjshëm ka gjasa të prodhojë për Serbinë përfitimet e ndryshimeve të favorshme rajonale për të.
Ajo që nuk parashikon platforma serbe janë… shqiptarët, kroatët dhe reagimin turk si veprim unilateral. Nato ka qenë dhe do mbetet në rajonin e interesave të veta eskluzive në Ballkan. Koha nuk është më një detaj diplomatik serb për Ballkanin. Mungesa më e madhe e platformës serbe për Kosovën është Miloshevici… Ky nuk është ngushëllim. Sigurisht!
(Botuar në Koha Ditore)
shkrim i drejte z.Majko. Por nuk besoj qe europa eshte e interesuar te hyje me shume ne probleme ne kosove sesa qe ka tash permes ushtrise serbe dhe asaj te shqiperise siq sheh platforma serbe. Serbia e ka humbur kosoven ajo e din kete por mundohet te marre nje cope torte nga kjo humbje siq eshte veriu i mitrovices. qeshtja eshte se nese serbia fiton veriun do ta fitoj edhe presheven ose nese kosova fiton veriun do ta fitoj edhe presheven. jane ne pyetje dy cope torte.
A duhet ti japim rendesi planeve serbe per Kosoven?
Lexova shkrimin e Majkos dhe ia bera kete pyetje vetes. Une mendoj se po. Disa komentues thone jo. Nuk kemi nevoje te njohim planet serbe sepse Kosova e fitoje tashme lirine etj…
Une mendoj se ne duhet ti njohim dhe studiojme me vemendje planet serbe. Por jo vetem ato serbe. Ne duhet te njohim edhe plane te tjera si ato evropiane, amerikane e cfardo plani qe perfshine apo pretendon te ndikoj ne te ardhmen e shqiperise. Perse??. Une mendoj se ne duhet te kemi nje plan Kombetar qjithperfshires dhe te detajuar.
Gjitheperfshires ne menyre qe te perfshije te gjithe. Akademin e shkencave qe shkateroje Berisha (ndoshta akademija duhet te ishte me e rendesishmia) partite politike shoqerine civile etj.
I detajuar do te thote qe te jete nje plan qe te detajoje te gjitha hapat ne imtesi ne te cilin do kaloje populli shqiptare qe te realizoje bashkimin kombetar e me pas zhvillimin ekonomik.
Dhe ne kete proces njohja e planeve te tjera eshte nje domosdoshmeri. Liria nuk dhurohet por fitohet dhe mbrohet me gjak. Dhe ne menyre qe te mos humbim cfare kemi aritur ne duhet te njohim me imtesi planet serbe. Vetem duke i njohur planet serbe por edhe me gjere ne do jemi ne gjendje te adobtojme nje strategji te zgjuar kombetare.
Respekte!
https://www.facebook.com/pages/Shpetimi-i-Shqiperise-O-sot-o-kurre-per-Shqiperine/544279305587566
qe te fitosh kunder kundershtarit duhet te mendosh si ai ndryshe te kap ne befasi edhe te detyron per gjera qe neser me mendje te fresket pendohesh shume majko ka te drejte qe ben analize sic duket ka mesuar shume prej amerikaneve kur ishte kyeminister se keta te tjeret ……nje e dy vdesin per xhaxhin-prandaj thoshte hoxha se me te sjam por per interesat e veta uji fle armiku kurre -kosova aq me teper qe ne politike eshte e pa pjekur plus edhe faktori nderkombetar duhet te jete nje hape me para ndryshe do ju a bejne jeten shume te veshtire -gezuar edhe don zoti vitin tjter bejme bashkim ekonomik edhe posten -bashkimi ekonomik ju a shpeton siguron panvarsine
Te bashkohesh me dike, do te thote te kesh interesa te perbashketa..
Aktualisht, asnje prej politikane shqiptare (te Shqiperise apo te Kosoves) nuk ka ditur te identifikoje e aq me pak te evidentoje interesat e perbashketa! Bashkimi i Shqiperise me Kosoven sot per sot eshte populizem, utopi…
Nese lem menjane parrullat populiste te politikaneve (qe i hedhin ne treg per te rekuperuar vota) asnje prej nesh nuk e di sot se si mund te permiresoje jeten e popullit kosovar apo shqiptar ky bashkim.
epo ka ardhur dita ta fillojme jo te rrim duarkryq ,edhe patenten zonje nuk mendon tjeteri me aksident munde te vdese-por mendon te mirat edhe fillon me teorine pastaj praktiken -edhe fundi dihet -duaje veten pa te doje e respektoje i huaji –
Kushdo qe je apo eshte ne rastin tone si shqiptare nuk behet fjale per meshire e ndryshim kufijsh ketu por per te vene ne vende e vet identitetin tone kombetar, sidomos shqiptaret qe jetojne ne shqipni duhet ta kuptojne qe femija nuk shitet nuk ka kompromis vec …. shqiptaret ne ballkan ka te drejte te ken pashaporte sipas ligjeve e te drejtes nderkombetare po apo jo se del nje politikan edhe argumenton nqs na heqin vizat nuk e votoj pra ti ai ju po e shete vellane motren per pake presion meqe ke rolin e prinderve ne kete rast tirana pra politika po ja mohon nje drejte femijeve te mi ketu qendron thelbi jo tek kufijte . edhe bashkimi ekonomik nuk bie ne ndesh me asnje ligj nderkombetar eshte gjeja me elemtare nder shqiptare -pse me greke e serbe funksionoka e nder vllazen jo kjo eshte utopi prandaj vjen ajo pyetja jote qe politikanet si kosove apo shqipni nuk perputhen shpjegimi si me siper nuk vjen nuk arrihet se ne mendojme gabim edhe me nje presion me te vogel shesim perulemi per nje interes , ne kurriz te shqiptareve ne malsi presheve maqedoni e cameri. eshte njesoj zonje-zonjushe ? mbasi te martohesht ta mohojne nenen e baben e te japin identitetin e burrit me gjake kulture e cdo gje e pranoni zonje e nderuar .nuk eshte fjala per bashkim por ne radhe te pare per te drejta ju takon me ligj po -jo ,jo meshire -duhen shkolla -kulture edhe identitet kombetare qe kur te iki ne nish apo diku tjeter si turist te thuhet sic ka qene histtorikisht ky eshte hapi i pare pastaj bashkepunimi ekonomik nder shqiptare -ndyshe harroje ke shitur vellane pastaj veteveten -gezuar
leri o pandi broshuret e serbeve , serbet jane popull tjeter jo si ne ,popull qe e duan vendin e tyre dhe jane 100vjet para nesh ,eshte popull krenar ,kete e pame kur mbronin urat nga bombardimet amerikane , mos na beni propangante se dime me shume nga ju .
Po pse ata “trima” nuk i mbrojtën në të njëjtën mënyrë edhe objektet ushtarake, more trap.
Pandeli Majko, perkrahesi i palodhur i Kosoves me analiza dhe pa dyshim me vepra!
https://www.facebook.com/pages/Shpetimi-i-Shqiperise-O-sot-o-kurre-per-Shqiperine/544279305587566
Analize e mire Z.Majko por mos u merakos shume per shqiptaret e Kosoves. Ata jane drejt krijimit te nje shteti edhe me te deshtuar se ai i burrit te Slobodanka Bulatovic(Liri Berisha). Thaci e Hajradinaj do te arrijne ate qe Berisha e Nano po perpiqen prej vitesh.Njeri president e tjetri kryeminister. Nqs u duhet ndihme dajat Serbe te Shkelzenit se bashku me Fazllic e Tesic jane aty ne cdo moment. Edhe greku mund ti ndihmoje se po i falim detin Jon.
Me ne fund nje shkrim i qarte dhe pa uje. Bravo!
Kjo eshte nje ceshtje shume serioze, prandaj qeveria shqiptare dhe ajo e Kosoves te mos flene gjume por ti hapin syte se lumi fle por hasmi nuk fle kurre. Serbia asnjehere nuk do te heqin dore nga Kosova vetem po pret te ndryshojne politikat e BE-se. I merr mesimet nga arusha e madhe ruse Serbia prandaj po i ben bisedimet me Kosoven. Nuk e di se ku e con mushka qeverine e Kosoves qe po i hap dyert Serbise qe te pranohet ne Europe dhe po i ben gropen vetes.
Mire e ke ti o Pando qe deliron por ben mire te jesh me shume realist. Cfare thone amerikanet per kete? Dhe une mendoj se ata i kane ber mire llogarit dhe e din si te veprojne, lerua atyre se ju skini bythe ose me sakte ne si shtet.
Bej te fala mamase o valter djali se te ka bere shume te zgjuar.
Me kete koment, nuk dua te ve ne dyshim atdhetarine e Majkos. Majko eshte nje nga politikanet me te ndershem Shqiptare. Eshte pak te thuhet se ne kohen e krizes Kosovare Majko shkelqeu. Vetem se analiza e Majkos per platformen Serbe duket e ceket e mbase e panevojshme. Perputhem me idene e tij se Serbet mund te jene cfaredo, por naiv nuk jane. Vetem se pozicioni shqiptar ne pergjithesi dhe ai Kosovar ne vecanti duhet te jete krejt tjeter nga cfare parashtron Majko. Ky pozicion do te permblidhej…mosperfillje totale ndaj platformes Serbe. Kosova e ka tashme statusin e saj. Eshte njohur nga pothuajse gjysma e botes. Plani i Atisarit po zbatohet. Cdo plan tjeter duhet hedhur poshte, ashtu sikurse shprehej nje analiste Amerikan kohet e fundit, si “nje cope leter” dhe kaq. Ndersa Serbet vazhdojne te shohin endrra me sy hapur, qeveria e Kosoves ka avantazhin e madhe, ajo vepron ne realitetin Kosovar, ne token e Kosoves, ne institucionet e Kosoves, nen mbeshtetje totale te faktoreve kryesore nderkombetare. Te merresh me plaformen Serbe pas me shume se 15 vitesh te ekzistences se Kosoves se pavarur, ne rastin me te mire eshte driteshkurtesi politike, dhe ne ate me te keqin, tradheti kombetare.
Por pikerisht kjo “perfillja” qe Majko i ben platformes serbe tregonse Majko eshte njeri i dyshimte
Nje politkan i larte i opozites nuk ka nevoje te mrret me planet qesharake te nje vendi qe nuk e pjerdh njeri ne bote
Mund t emerresh e te analizosh palnet e ndonje vendi qe mund te ndikoje tek ne, si psh USA ose EU , por jo Serbia
Kjo qe ben Majko do qe ti japi rendesi serbeve me shume se sa i takon dhe ti beje qe shqiptaret te diskutojne per serbet duke i vendos ata ne qender te vemendjes…-Dhe ne kete menyre duke u marre me palnin e serbeve, politka kosovare te veproje sipas hapesirave qe lejon ai plan
Pra nuk ka rendesi fare ato budalleqet dhe gjasme patriotizmat e Majkos brenda ketij artikulli qe ne menyre perfide i thur hymne zgjuarsise se Serbve dhe vetemme faktin duke i permendur planin e tyre
Nuk ka asnje dyshim qe Majko eshte spiun qesharak i grekut
Eshte mire qe PS-ja ta largoje kete politkan qe behet qesharak duke ju sherbyer politkave te fqinjeve,
qe here pas here mundohet tu thurre hymne politkave te fqinjeve tane kriminale nen gjasme kritiken e tij analitike ndaj tyre
Opozita shqiptare nuk ka nevoje fare te merret me pamfletet e serbeve, se ato mbi te gjitha nuk kane asnje efekt tek Shqiptaret e Kosoves,
Po te ishte aq patriot sac hiqet Majko duhej te kekronte bashkimin me Kosoven ne vitin 1999, se atehere ishte koha me e mire per tu bashkuar ,
saqe edhe politka amerikane ja kerkoi Majkos qe :Pse nuke e kerkoon Bashkimin me Kosoven ?
–Majko fshoihej pas termave te nderkombetareve qe sipas tij ishin kunder bashkimmit tone
Por kongresmeni amerikan ja dhjea Mjakos kur i tha :…..Kerkoje ti i pari Bashkimin me Kosoven , dhe ne do vijme pas teje te te mbeshtesim ….”
___Ik ore Majko , o Gomari i Trojes, se vetem per shkakun tend opozita nuk duhet te vije ne pushtet ,
dhe po per shkakun tend , qe nuk te cojne per ndjekje penale ,ky pushtet duhet rrezuar..
A na hani mune o konica suzana dhe raimondi bashke ai niset me qellimin e mire ju hidhni vickla.Ne vend te merreni me ceshtjen qe majko e ka shtjelluar shume mire vine na jepni mend juve dhe prandaj shqiperise ja kane futur gjithmone sllavet se jane ca si ju ne krye.Vetem femrat e perdhunuara ne kosove kujtoni qe eshte c’nderimi me i madh qe i kane bere sllavet shqiptareve.Sa per ty o raimond psikopati me crregullime te personalitet ta kam thene qe je bipolar o plehre bashkimi i kosoves nuk vareshe nga majko o trap se majko ishte kryeministri i nje vendi pa potence dhe influence ekonomike qe as miza nuk e pjerdh keto pune i vendosin fuqite e medha jo majko me shoke se tha majko te bashkohet kosova me 1999 me shqiperine dhe u vu vula sikur te ishi kaq te kollajta punet nuk do ishte bere lufta.Po i ke kaq inat kauret ik e merru me keuret serb ne veri te kosoves po ta mbajti bytha o bythec islamik.Se ju vec me perendimoret shisni pordhe se e dini qe jane te bute se sllavet lindore ortodokse ju rrejpin te gjalle morr vemje.
O Andi, cna e flliq muhabetin a derezi…kame nje keshille per ty meqense qenke aq bujar me mune….ik lyeju me mune, pastaj me benzine dhe vuri zjarrin vetes…ta marre vesh bota se Andi i beri mune kesaj pune.
Doli ky avokati i Majko spiunit –Por ne vitin 1999 Majkos i erdhi ne Tirane nje kongresmen amerikan dhe ai i tha troc :_-Perse ti Zoti Kryemnister nuk e kerkon bashkimin me Kosoven?
Mjako i tha :Po ja, nuk eshte dakort komuniteti nderkombetar ..
Edhe kongresmeni amerikan ja ktheu : Duhet ta kekrosh ti i pari dhe ne do vijme pas teje te te mbeshtesim , por nuk mund te te thote ty komuniteti nderkomebtar qe bej bashkimin –
Majko duhet tu kekronte Politkes amerikane qe te behej bashkimi me Kosoven –Ta hidhte si ide Bashkimin qe atehere , dhe pastaj me ate ide do merrej Kongresi amerikan…..
Se natyrisht bashkimi nuk do behej menjehere, por duhej shfrytezuar situata negative per serbet ne menyre qe duke hedhur idene e Bashkimit ne Kongresin Amerikan, atehere ishin te gjitha mundesite qe Kongresi te votonte pro Bashkimit , sepse Kongresi ishte nen efektin e krimeve monstruze te Serbise ne Kosove , dhe gjithe politka amerikane ishte pro Kosoves
Atehere po te hidhej ne votim ne Kongres ideja e Bashkimit tone , do fitonte –Dhe po te fitonte ne Kongres ideja e Bashkimit , Bashkimi behej menejehre sepse ne terren ne Kosove ishin forcat amerikane , …..dhe merte fund cdo gje ..
Por Majko veproi sipas udhezimeve te Greqise , qe te mos e ngrinte fare ne diskutim ceshtjen e bashkimit , pavareisht se kongresmeni amerikan erdhi ne Tirane piekrisht per kete punen e bashkimit …….
Jeni te pabese ju kauret ne krye te PS-se….
Te lumte Konica, nje pergjigje perfekte.
Nuk e prisja nje “analize” aq idiote nga Pandeli Majko, me vjen keq.
Mos te te vij aq keq o suzana sepse i ke nga ana tjeter e lumit dhe TI nuk shkon dot si nje qytetare kosovare..Realiteti eshte njecik ndryshe nga c’fare thote Konica..Vertet jane institucjonet qeveritare ne Kosove, por ato nuk llogaratine FARE nga ana tjeter..Kjo “analize” nuk eshte idjote, por nje loje qe nuk duhet nenvlesuar se ka te beje me konsoludime territoresh..Problemi eshte qe Serbet po japin oposjonet e tyre dhe ne i themi jo se eshte toka jone, dhe ne te njejten kohe, ti s’ke asnje strukture qeverritare aty ku e konsideron si te tille…Si te them: “Saranda eshte territor shqiptar por nuk njihen ligjet e saj dhe valevitet flamur tjeter”..Qeverria Kosovare duhet te japi opsjonet e saj per nje jete me te mire per minorancen aty dhe ajo si qeverri duhet te bej perpjekje me te forta te kontrolloj rendin publik dhe ligjet te aplikohen (me force edhe po qe nevoja) tamam sic aplikohen edhe nga ana jugore e vendit..Nuk mund te vazhdoj me ky muhabet duke ecur perpara dhe duke thene: “Ky eshte vend ka konsoliduar gjithshka, dhe minoriteti i popullit ben c’te doje sepse kane ministrukturat e tyre te drejtuara nga Beogradi…
Kosova e fitoje lirine dhe eshte drejt ruges se njohjes nga e gjithe bota. Nuk mendoje se do ta humbi lirine. Por kjo nuk do te thote se sduhet te meremi me planet e serbit. Liria nuk dhurohet por fitohet dhe mbrohet me gjak. Ne duhet te kemi nje plan te detajuar kombetar. Ky plan duhet te pershkruaj rugen qe duhet te ndjekim per te aritur bashkimin kombetar por edhe me tej zhvillimin e kombit. E ne kuadrin e ketij plani ne duhet te studiojme imtesisht planet alternative te fqinjve, europes apo amerikes. Sulmi me i mire eshte mbrojtia. Sa me mire ta njohim kundershtarin aq me e lehte te mbrohemi.
Bravo Majko!
https://www.facebook.com/pages/Shpetimi-i-Shqiperise-O-sot-o-kurre-per-Shqiperine/544279305587566
O po kur u be dhe pandi mafishtja dipllomat,ik o pandi mediokri se nuk jane per ty keto pune,je shume njeri fallco pale na ben dhe te zgjuarin qe ngele duke lepire kosovaret,ik or njeri qe nuk je as mish as peshk do na japesh edhe mend ti, qe nuk ke bere as nje pune ne jeten tende.
KUR KOMBI SHQIPETAR U KATANDIS TEK SHURRANJOZET E DHJETORIT,SHURRANJOZET E ISH BLLOKUT E SHURRANJOZET E SHERBIMEVE SEKRETE SERBE MIRE TE NA BEHET.Nje idjot qe nuk shikon qe Shqiperija po shperbehet por flet per politikat e serbise duhet bere urgjent terapi psiqike e detyruar.
Majko,je nje nga politikanet e paket,dhe me nr shume te vogel te te majtes Enveriste te PS qe je patriot,dhe qe je shqiptar.Majko ti e mban mend shefin tend te PS qe takoi Miloshevicin ne Lisbone ne “99,ku Kosova po digjej dhe i thoshte qe Kosova eshte Serbi!!!.Majko ,ti nuk e kundershtove ate,por qendrove pa ze!!.Perseri Majko ti ke gjak kolonjari nga Negovanet( jo gjirokastrit nga babai enverist),kjo te mban gjalle si shqiptar.Pershendetje.
Ama kolonjar qenka edhe ky Majko ? _-Epo Kolonja po turperohet tani ne Demokraci se ka nxjerre 3 spiunet me te rezkishem
Gramoz Pashko , spiun grek,Shyqyr qe theu qafen
Ben Blushi, spiun grek, por ne pasivitet
Pandeli Majko, spiun aktiv i grekut
Megjithse keta jane kolonjare, por asnje ne Kolonje nuk i voton keta palaco
Majko ben analize per nje plan te serbit gje qe eshte e panevojeshme fare , dhe ne kete menyre Majko i ben prpopagande politkes serbe , per te futur ne qorsokakun serb politken e Kosoves
Edhe shkrimin Majko e nis duke i thuru lavde serbeve per politken e tyre
Politka serbe eshte qesharake, dhe teper e ngathet, sepse historikisht eshte bazuar vetem tek forca dhe nuk ka treguar asnjehere inteligjence , ndaj edhe e pesuan serbet nga Nato ne kete lufte te fundit , ndersa kur kane fituar ne vitet 1920 dhe me vone ,kane fituar per shkak te perkrahjes nga politka amerikane dhe angleze , se politka serbe ishte kot fare
Serbet jane politkane dallkauke , dhe edhe kete plan qe kane bere serbet esht plan qesharak, dhe as qe nuk duhet marre parasysh fare nga politka kosovare
Majko me kete qe beri tregon se Majko qenkerka i mberthyer fort nga kthetrat e sherbimit sekret grek,
dhe ata sic duket e perdorin Majkon here pas here ….per te folur
ne favor te gjeopolikes ..Antishqiptare ne Ballkan
Eshte shume e lexueshme veprimtaria e Majkos ne favor te armiqeve te kombit shqiptar, ….
_____PS-ja duhet ta largoje urgjentisht Majkon nga Kryesia e saj, sepse ne te ardhmen presinoi i grekeve ndaj tij do ritet dhe Majko do beje gafa skandaloze , me te medha se ky shkrim per Planin serb ,( sikur eshte anetar i parlamentit serb )qe do ti kushtojne shume rende PS-se…..
Ose me mire kete Majkon te mos e kandidoje me per Depudet, dhe le ta lene te lire te merret me planet e serbve …..lol
raimond,Gramoz Pashko spiun grek???.E ke shume gabim,paske problem feje edhe ti,si ne mesjete.Etikon cdo te krishtere politikan si greke!!!
Gramozi doli ketu ne Kongresin amerikan ne seance degjimi kunder Shqiperise krah per krah me Nicolas Geixh-Gramozi foli ne ate seance degjimi kunder Shqiperise …
Gramozi ka qene armiku me i eger kunder Shqiperise ,dhe me i rezikshem se ishte inteligjent
Sala e mori Gramozin atehere prane ,per ti bere qejfin lobit greko-amerikan, se Sala e dinte ca muti ishte Pashko –Por Sala kur mori pushtetin filloi nje politke per tu treguar grekeve se nuk eshte kunder Greqise, ndaj edhe afroi gjithe spiunet e grekut ne Qeverine e tij, por natyrisht Sala nuk eshte si ata…..Duke futur ata spiunet e grekut ne Qeveri Sala eliminoi agresivitetin e politkes greke kunder tij ne Europe dhe USA …
Ndersa ky Majko, eshte spiun i deklaruar i grekut ._Ky eshte akuzuar nga Ilir Gjoni qe kur ishte kryemnister se kishte 2 milion dollare ne bankat greke te Qipros, dhe atehere Majkon e ftoi ne emisionin Debat Fevziu , i cili e pyeti Majkon per parate ne Bankat greke…..Dhe Majko nuk dinte ca fliste , u disrketitua krejt …
Blendi Fevziu po qeshte me Majkon qe justifkonte si budlla parate e tija…dhe aty doli hapur qe Majko kishte para tek greku dhe akuza e Ilir Gjonit ishte e sakte….
Por Sala i di keto akrobacite bankare te Majkos dhe Majo tani kur gjen mundesine del pro Sales , ose i ben ndonje kritike te bute
Majko duhet larguar se eshte nje figure e diskretituar , dhe shume antishqiptar u tregua ne 1999, kur nuk e kerkonte bashkimin me Kosoven , nderkaq qe edhe politka amerikane i thoshte ketij palacos Majko :Kekrohe Bashkimin me Kosoven !_-Por Majko nuk e beri propozimin per bashkim
Detyra e Majkos nga greket ishte qe ta kalonte ate periudhen e vitit 1999 vetem me aspektin humanitar , dhe te mos futej ne aspektin politik , e te perfitonte nga situata se Serbia ishte e dermuar dhe e diskretituar dhe nuk mund te kudnershtonte dot bashkimin tone me Kosoven ….por te pepriqej te humbiste kohen dhe momentin qe i krijua per Bashkimin…..Dhe Majko ashtu beri
PS-ja duhet te beje nje mbledhje te brendeshme ku Ilir Gjoni te vertetoje akuzat ndaj Majkos, sepse nga puna e deritanishme duket hapur se Majko eshte nje spiun i grekut
Nuk ka lidhje keto qe them une me fene, porse natyrisht Feja ka ndikuar qe keta politkane driteshkurter dhe pa personalitet te behen vegla te sherbimit sekret grek
Nuk ka faj Rajmondi ,sepse eshte Turk prandaj edhe flet percart. Megjithate, ky edhe soji i tij, duan zene me dacka surratit, sepse keta Turq dhe bastardet e tyre, jane arsyeja qe Shqiperis sot eshte katandisur ne Halen e Europes!!
Shikoni kush eshte ne krye te atij vendi fatkeq, nje bastard Mysliman Turk me emrin Sali Berisha!!
Duhet nje revolucion i organizuar ne ate vend dhe duhet qe te derdhet gjak, qe ai vend te vije ne shina sepse eshte katandisur ne fole by….qirash!!
__Ore po lete Truqine ti, se nuk me impresionon Turqia mua ,-Turqia eshte e juaja historikisht ,jo e jona –
-Turqia ka qene pro Greke ne historine e saj, dhe AntiShqiptare , ndaj nuk me rruhet fare per Truqine
-Biles ato xhamite e shkollat myslyme duhen mbyllur fare ,-Nuk duhen lejuar aspak ne Shqiperi
Per mua maredheniet me Turqine jane vetem per te ekuilibruar armiqesine e grekut, por azgje turke nuk duhet lejuar brenda Shqiperise
–Porse nje gje dihet qe , Ju kauret e PS-se jeni fatkeqsia e Shqiperise –
-Ju nuk duhet te vini kurre ne krye te pushtetit , sepse politkanet kaure ne PS kane mungese Luajaliteti ndaj kombit shqiptar,
dhe nqs vini ju ne pushtet gjithe spiunet e grekut qe gelojne ne strukturat drejtuese te PS-se ,do turren neper dikasteret e ministrive shqitpare
duke shkateruar cdo gje shqitpare me punen e tyre sabotuese ne favor te Greqise….
Ne asnje menyre Kreshnik Spaihu nuk duhet te beje Aleance me partine tuaj qe udhehiqet nga spiunet e grekut ….
PS-ja duhet te beje nje Katarsis nga politkanet spiune te grekut te cilet njihen boterisht ne Shqiperi,…..
Kauret e PS-se jane shume te rrezikshem per Jeten e Kombit shqiptar ,
absolutihst ata nuk duhen lejuar ne pushtet __Sali Berisha duhet te beje te pamunduren qe kjo PS e kapur per gryke nga spiunet e grekut te mos vije ne pushtet
–Dhe ju nuk keni per te ardhur me kurre ne pushtet …..Berisha do veproje njelloj sikur jam une atje .
Sali Berisha nuk duhet tu lejoje ju aspak te vini ne pushtet –Ju jeni ca sharlatane ne politke , ne ekonomi dhe ne spiunllek — dhe langaraqe si njerez te mbushur me skrupuj urejtje kunder kombit shqiptar
Ky Majko eshte prototipi i sharlatanit kaur antishqiptar –Te tille jeni te gjithe andartet karagjoze te kohes moderne
Sali Berisha ka pergjegjesi historike per pushtetin qe ka , dhe historia do e denoje nqs Berisha lejon ju te merni pushtetin ne Shqiperi
Ju duhet te merni pushtetin ne Shqiperi, vetem nqs ju i largoni ata spiunet e grekut qe i kane zene frymen PS-se…..
P.S. Lexojeni mir eketo qe them jane vetem per ata Kauret ne krye te PS-se ,
jo per njerezit e thjeshte ortodokse , apo edhe per politkanet e tjere ortodokse patriote sic eshte Ngjela psh qe eshte tamam njeri patriot , etj, qe nuk jane pjese e PS-se
Raimond (apo Ramadan), ti i tregon PS-së se kë duhet të heqë ? E ke këtë të drejtë?
Po pse nuk thua të largohet salehi nga qeveria (dhe qeverisja), por merresh me opozitën?. Je shumë,shumë negativ.
Por je edhe shumë i lexueshëm në qëllimet e tua djallëzore.Vetëm Beni Chicago ka kujtuar se përkrahja jote ndaj PD-së së salehit vinte për arsye ideologjike, kur në fakt është për shkaqe FETARE. Gjithë-gjithë propaganda jote përmblidhet në një dashuri për turqit (për shkak të thirrjes së gjakut),e në funksion të kësaj: luftë ndaj PS-së dhe çdo elementi të krishterë në politikë, art, kulturë, shtetformim e në çdo sferë të jetës.
Do të doja shumë të të kisha përballë….
Paskëtaj, ky forum do të pastrohej nga një qelbësirë turke.
Turqit jane shoket e tu , jo te mite –Ju i keni pasur miq turqit ne qidnra vjet
Turqit i kam neveri se jane raca me e ndyre ne planet , dhe nuk em ruhet fare , per turqit, porse ju sa here kritokohen keta spiunet e grekut ne PS, i jepni ngjyra fetare mbrojtjes suaj , ne menyre qe te largoni vemendjen nga axhenda Kriminale Antishqiptare e ketyre sherbetoreve te grekut qe gjenden ne krye te PS-se
E kam te drejte ti kerkoje PS-se te pastrohet nga spiunet e grekut, sepse jam per programin ekonomik te majte . Pra e quaj veten te majte ,
dhe nga ana tjeter ,
eshte e papranueshme qe nje parti kryesore opozitare te jete nen kthetrat e Diplomacise antishqiptare greke…..
Kur opozita eshte ne sherbim te nje vendi te huaj , ajo kurre nuk vjen dot ne pushtet , sepse ajo kurre nuk mund ti marri aq shume vota sa te fitoje, aq me teper ne rastin tone qe jemi nje demokraci fillestare dhe standartet demorkatike nga pushteti nuk respektohen ne zgjedhje
Keshtu qe duhet qe opozita te jete totalisht pro patriotike, , jo te jete opozite TIP – Pandel-aqis, me trupin ne Shqiperi , dhe zemren ne ..Bankat e Qipros , ok?
Ndaj kam plotesisht te drejte ti kerkoj kryesise se PS-se te beje nje vet-pastrim nga keta njerez te dyshimte qe dridhen nga frika kur te degjojne fjalen Bashkim Kombetar ,Opozite alergjike ndaj Patriotizmit ,..skandal ! Rast i vecante ne bote ..
Po te ishte kjo opozite patriotike dhe te fuste ne axhenden e saj edhe programin patriotik qe zbaton Kreshnik Spahiu, sot i gjithe ai elektorat qe i shkon pas Kreshnikut do ishte me PS-ne dhe atehere PS-ja do fitonte pa pasur nevoje per aleanca ne zgjedhjet qe vijne ….Mirpo kjo opozite e ka gjithe hallin se mos i ngelet qejfi Greqise ,
ndaj edhe flet me rezerva , me aludime, me fjale te dyshimta ,
…Me kete lloj politke qe ben kjo opozite, kjo po Vete-Demaskon dhe po diskretiton Vetveten….aq me teper tani qe Sala po ben patriotin , kjo opozite po del jashte loje fare…
Shto pastaj q ekjo opozite eshte shume e paafte dhe ben autogol here pas here, sic beri me ato 3 ligjet qe nuk i votoi …duke de-faktorizuar vet veten
EU dhe USA , tani i lane dore t elire Sales te vjedhi votat e zgjedhjeve qe vijne , ne menyre qe te votoj ligjet me 3/5 per ne EU……
Edhe degjo ! Kane nje zakon shqiptaret qe per njerezit qe jane tipa te shkolluar , si dhe per ata qe vishen mire ,mendojne se keta lloj njerezish kane frike kur gjenden perballe rugeceve qe bejne si te forte
Por kohet kane ndryshuar , tani edhe njerezit e kulturuar kane jo vetem mendjen por edhe forcen , dhe ti thyejne turinjte jo vetem nje krimbi kaur si ty, por kutjedo qe ju del perpara dhe i shkel ne kallo,..
ore ju qe komentoni qenkeni koqe fare…a nuk dini dhe as nuk kuptoni,dhe beni analiza per analizen e majkos.mos u merni me analiza kur fusni si argumente politiken dhe thashethemet.po ju jeni si ajo dhia e zgjebosur e bishtin perpjete.shyqyr qe ka ca te zgjuar e qe se mbajne perpjete gjithmon…lexues idiot.beni komente tamam per ate ceshtje qe ai flet jo budellaliqe ,jo ti je shqiptare,jo enverist ,jo opozitar e gomarlliqe te tilla.majko ka kapur nje teme dhe e ka shtjelluar.dhe shume mire sipas meje.po habitem qe ju qe e paskeni lexuar ca interesi keni ne ate teme se komentet i keni per per tjeter gje.apo shqiptare hesapi..
Kto jan vetem paqartesite qe shfaq politika amerikane.ambasadori amerikan ne shqiperi te beje nje takim zyrtar me Janullatusin dhe ti kerkoje te mbaje qendrim te qarte per kosoven.kjo eshte pike e dobet e Ambasadorit American ne shqiperi .Arbizuja te hidhet ne sulm per ameriken dhe per veten se eshte bere jo serioz ne shqiperi.shqiptaret s jan cifut……….
tradhtare te kombit jane ata qe kane bere keto vepra dhe qe te gjithe i kane pare,nuk jane me dyshime,psh,1,ZOGU rrezoj qeverrine e NOLIT me ndimen e ushtrise serbe dhe oficerave te larte ruse,Te shkruara ne te gjitha dokumentet e vendeve evropiane e pranuar nga pretendeti i fronit mbreteror LEKA i 2-te,dhe sot thuhet se NOLI ishte bolshevik,me ide te majta ishte po ska asnje te dhene te vetme te kete bashkpunuar me ndonje vend ne dem te shqiperise,Noli nuk vrau kundershtar politik,ZOGU vrau AVNI RUSTEMIN,BARJAM CURIN,LUIGJ GURAKUQIN,HASAN PRISHTINEN,RIZA CEROVEN dhe ceshte me e turpshmja ne 7 prill 1939 e la kombin e tij dhe u streua te miqt grek..2,thuhet sot se ENVER HOXHA nuk mbrojti interesat kombtare se bashkpunoi me sovjetiket dhe serbet,te gjithe jane te bindur se ENVER HOXHA nuk i deshi jugosllavet ai i perdori ne fazen e par te krijimit te shtetit dhe ne 1947 prishi mardhenjet me ta,pastaj per interes te momentit vazhdoi edhe 10 vjet te tjera bashkpunimin me sovjetiket qe ishin superfuqia e kohes dhe kur e pa se sovjetiket po dobsoheshin ai prishi mardhenjet me 1958,kush shtet me fuqin e shqiperise do kundershtonte hapur ne vitet e pas luftes B SOVJETIK dhe te gjitha vendet sllave ne kufi me shqiperine,kjo do te ishte ti beje gropen kombit njehere e mire,pastaj ENVER HOXHA duke pare interesin filloi bashkpunimin me KINEN deri me 1975 ku mardhenjet filluan dhe u prishen,keto gjera te cojne ne perfundimin se duke par fuqin reale te vendit dhe duke zgjedhur te keqen me te vogel ai bashkpunoi per interes ne momente te ndryshmeme keto shtete,natyrisht lufta e klasave ishte nje gbim por duhet mar parasysh se fundja ai ishte komunist dhe nje pjese qe presekutoj ishin bashkpuntor te fashizmit duke mbajtur poste te larta shtetrore gjate pushtimit fashist dhe bashkpunuan ngushte me ta kunder nacional-clirimtarve..3,ne 1998 F NANO takoi S MILOSHEVICIN ne samit te zhvilluar ne gregi ku mernin pjese shum udheheqes te kohes,NANO nuk takoi vetem MILOSHEVICIN takoi edhe te tjer, ne kete kuptim takimi ishte krejt normal,a ka dale ndonje deri me sote e te vertetoj se ne ate takim eshte bere ndonje tradhti,perse supozojn kot,politikan qe e justifikuan takimin e RUGOVES me MILOSHEVICIN,sidomos kur ai u be kur amerika kishte nisur sulmet ajrore dhe lideri i kosoves del e thote se bomardimet duhet te ndalojne,thone se i bene presion dhe e nxoren para kamerave,por ama fjalet nuk ja nxirnin nga goja po mos te donte,po te ishte trim dhe ta donte kosoven pranonte me mir vdekjen se sa te linte popullin e tij te shfarosej,aq me keq kur ai ishte lideri i kosoves,pas ZOGUT ishte RUGOVA ai qe tradhtoj interesin kombetar,une nuk di tjeter kryetar shteti ne te gjithe boten qe ne momentet me te veshtira te kombit te tyre te tradhetojn kombin,perkundrazi kane preferuar me mire vdekjen..thane se NANUA shiste fsheurazi interesat e shqiperise te Greqia po nje gje nuk ka dale,kurse sote SALI BERISHA shet detin hapur dhe thote jam patriot,bashkpunon ngusht me KARAMANLISIN e SAMARASIN dhe akuzon te majten se eshte filo Greke,ky vetem i shikon cfar kane ne zemer te tjeret se eshte doktor zemre,po harron te shohe te tijen.edhe sote degjojme jo vetem nga Berisha por edhe nga disa politikan kosovar se pse NANUA takoi MILOSHEVICIN,dhe vete justifikojne RUGOVEN dhe se kane problem te takojn lideret e radhes se SERBIS dhe asnje su thote tradhetar,patjeter munde te takohen dhe te bisedojn per gjera te ndryshme e te lena pezull,kjo sdo te thote se punon kundra vendit kur ska prova,mos tja bejme se vetem une jame i mire e ti je i keq,atdhedashuria duket te veprat jo te fjalet,dhe asnje nuk e di kush e ka zemren tjetri dhe cfar patrioti eshte.
Kam mendimin qe kjo teme nuk gjen ‘analiste’ online, sepse ashtu sic thote dhe Tani, te diskutosh per kete teme do njohuri te thella ne cdo fushe,nuk eshte per dhembet tona.Per mendimin tim, Pandeliu ( qe ashtu si shumica e politikaneve e diplomateve etj , diten e pare te punes ne jete e filluan ne qeveri) e njeh me nga afer problemin kosovar. Pa dyshim qe serbia meqe ka 1000 e kusur vjet shtet,ka dhe diplomaci me te “stazhionuar” se tonen, qe e kemi ne nivel diletantesh e nepotizmi.Po ashtu ka perkrahjen e rusit, qe ka nje diplomaci te forte.Evropen harrojeni, se eshte e percare, nuk ka nje qendrim unik ne lidhje me Kosoven.Roli kryesor bie mbi USA, qe do jete mediatori kryesor ne bisedime,edhe mbrapa perdes.Diplomacia shqiptare ‘don’t count at all”, asht irelevante.Puna kryesore e saj eshte te emeroje nipat, mbesat, tarafin neper ambasada e te qeroje noi diete.Kaq.Po te ktheni koken mrapa ne histori, do vini re qe ner shqiptare ka pas gjithmone nga ato qe kan punue per serbet apo per greket, por nuk ka serbe apo greke( ne nivel VIP) qe te kene punue per shqiptaret , duke tradhtue interesat e vendit te vet.
zMajko ju beni analize se serbet fitojne nga humbja ata fitojne edhe kur ju e quani humbje te serbeve sepse humbja me turqit nuk ishte e serbve por e confederates ballkanike ku ne kete humbje kishin pjesen e tyre edhe shqiptaret .Duke pervetsuar humbjen ata perfitojne exzistencen e tyre historike .persa i perket kosoves ne shqiptaret nuk jemi e as kemi qene faktori kryesore mbrojtes te kosove se po te kishin ne dore shqiptaret nuk do kishim Shqiperi e kosove jo ejo .Kosova eshte objekt pazari midis amerikes dhe Rusise Shqiptaret vetem sa duhetti bejne tifo USA kjo eshte detyre e lehte per ne se kemi shekuj qe e bejme
Për të kuptuar diplomacinë e “dhelprës së stepave aziatike” mjafton ti hedhesh nje sy të shpejtë veprimeve diplomatike të Berishës në implementimin e politikës së tij gjithanshmërisht anti shqiptare dhe antikombëtare.
detajet e platformes serbe per kosoven te cituara nga pandeli majko, nuk jan diq. e re. platforma e garnitures shovene serbe e formuluar (kopjuar) nga qetniku president i serbise nuk eshte diq. e re per shqiperine (kosoven). kjo platforme egziston qyshe para nji shekulli e ma teper e pregaditur nga strukturat shovene serbe… dhe shpesh e realizuar ne etapa te ndryshme me ndihmen e tradhetareve te grupeve te veqanta shqiptare… e ne veqanti nga esat pash toptani dhe mbreti i vetshpallur me ndihemn e serbve ahnmet zogu. garnitura serbijane me presidentin e tyre hulumtojne per te gjetur perkrahes te tyre si ne dekadat e pas shpalljes se pavarsise se shqiperise te 1912. por tani koherat kan ndryshuar… dhe ne interes de drejtesise ku fatbardhesisht qe shqiptaret jan ne rruge te drejt dhe ne trojet e tyre, ku me shekuj shovena serbijane tenton qe, cope cope ti gllaveroj… por kesai here nuk doja dal… duhet te jemi shum te vemendshem tek zhvillimet politike te mbrendeshme shqiptare… dhe pa medyshje qe fitorja eshte e popullit shqiptar dhe e shqiperise. duhet te kete vemendeje te veqant tek kryeministri i shqiperise… dhe ashtu edhe tek disa shqip-foles ne anen tjeter te shqiperise (kosove)… qe te mos ju japet mundesija qe te jan ne krah te shovenes serbe si ne kohen e ahmet zogut. me albin kurtin, kreshnik spahiun, koco danaj… dhe me te tjeret shqiptarija do del fitimtare dhe do ribehet shqiperija e shpallur qysh nji shekull ma pare nga i madhi ismail qemali. ju pershendes komentues te nderuar… njiheri shfrytezoj rastin qe te ua uroj gezuar 2013-ten.
Rajmondo je teresisht apsaq ne mendimet e tua .Dhe nuk eshte e vertete qe ju te PD-s keni pak mend jo,por ju beni tamam lojen e Serbit,politiken etij,ndaj dhe ju ka ftuar te merrni pjese ne gatimin e kesaj corbe.E kush te thote ty more gdhe qe Serbia qenka nje shtet qe sepjerth kush ne bote?Keto jane idiotesite me te medha te degjuara ndonjehere.Pse beni sikur harroni qe pas saj eshte Ariu Rus dhe verdhacuket Kineze ,qe realisht dhe potencialisht jane dy fuqite me te medha te botes.Boll me injoranca e gradhetite tuaja.Thoni hapur cfare jeni?
Degjo ore trap_-Fatin e Kosoves e kane percaktuar Amerikanet –Serbia nuk kthehet me ne Kosove , pike.
Ndersa keto planet qe ben Serbi jane per tu kthyer prape ne Kosove, ndaj keto plane te serbit nuk duhen pare fare.Eshte gabim taktik per kosovaret te merren em planet e serbit -Kosovaret kane planin e tyre dhe kete plan e kane ne bashkepunim me USA –ndaj nuk dueht te meren me planin e armikut serb , sepse per fatin tone Serbi eshte i dobet tani dhe ata qe e perkrahin serbin nuk jane vendim-marres ne Washington .
Kosova ka axhenden e saj, te percaktuar dhe ne kete axhende ka perkrahjen amerikane, angleze , gjermane dhe Franceze, keshtu qe nuk ka nevoje fare te merret me planet e pista te Serbit , dhe ben mire ti injoroje fare planet e serbit , jo te mrret e te analzioje planet e tyre ,
te cilat jane plane ..Jashte -loje, se ben autogol
Kosova ka planin e saj per pavarsine e pakthyeshme, dhe per mos cenim te teritorit te saj dhe per maredhenie te fqinjesise se mire me shtetin serb
Keto jane piketat e levizjes se politikes kosovare, te cilat i perkrah dhe USA
Ndaj cfaredo qe te thone serbet me planet e tyre ata do vijne e te zbatojne planet e kosovareve, sepse Kosovaret jane fituesit e terrenit , jane realiteti –
-Ndersa Serbia e ka humbur terenin ndhe ne realitet eshte jashte loje, por kerkon me keto plane te futet ne loje
Politika kosovare duhet ta mbaje jashte Kosoves politken serbe duke mos u marre fare me planet e tyre
–Ato plane serbet ti mbajne per te genjyer veten…. edhe per Majkon ,
po mendoja per nje cast,sikur komentuesit e temes te ishin publiciste cfare rrumpalle do te ekzistonte ne treg, do te ishte interesante nje vend qe s’prodhon asgje, ndersa llogjet i ka me tonelata ,me teper me duket nje forme patologjie
O Keno,pse ti e perjashton veten nga kjo rrumpallhane
Pandi! Keni bere me shume nje analize historike se sa politike. Si nje figure politike qe jeni dhe qe pretendoni te jeni ne qeveri mbas zgjedhjeve duhet te tregoheshit me diplomat ne arsyetimet qe beni per Serbine! Ketu nuk kemi te bejme me historine e nje kombi, por me diplomacine serbe e cila ka mbrojtur dhe mbron interesat serbe me autoritet dhe pa kompromise per kombin e saj, biles edhe ne momentet me te veshtira te tij ne 20 vjecarin e fundit. Ne qoftese nuk respektoni dhe vleresoni kundershtarin jeni te humbur dhe ne qoftese nuk perdorni diplomacine, por e lini ne “forcen” e SHBA-se apo te Turqise(!!!), jeni dy here te humbur. Shikoni Sirine. Predhat siriane godasin brenda teritorit turk, por nuk kishte ndone kunderpergjigje. Po ashtu edhe nga SHBA-ja. Perse? Sepse eshte Rusia ne loje, e cila ne vitet 1992-1999 ishte ne momentet me te veshtira te saj.
Prandaj mire eshte qe keto analiza ti beni ne cikel te mbyllur shoqeror, ndersa per publikun duhet te tregoheni me diplomat per te fituar aleanca dhe jo per te humbur edhe ato qe kini sidomos kur analizoni “mitin e humbjes”!! Akoma nuk e keni kuptur rendesine e te qenit te bashkuar, packa se edhe mund te humbasesh nje beteje, por jo luften??!!
ore wc me emrin rajmond po nuk le njeri pa share mor fundrrin qe e ndyn bllogun .ti je nje jashqitje jo shqiptare qe te eshte dhene mundesia qe te shash njerez serioz. une po te pyes nga je mor fare e degjenerume qe te gjithe krishteret i ben spiuna ? ne qofte se ke fakte shko tregoi ne prokurori, ne rast te kundert sherbimet speciale do te gjejne nje dite dhe do shkosh te kapesh sapunin . ti qe vjell vrer kunder kristianeve ,nuk e di si thua, gramoz pashko ,ben blushidhe pand majko jane spiune. do te dish mer hale qe figurat me te urryera per popullin i keni nxjerr ju . me thuaj me fakte jo llogje ,jashqitje bllokut. shko tek me nder 55 dhe rd mos na caj trapin hale.
‘BYTHKE’PE KORÇE
——————-
Te shpresojme qe te jete shkrim i fundit e mos ta degjojme me zene o ‘fatos i dhjetorit’.Kur zoterija jote e tere fatosat e majte e ilirjanet e djathte vidhnit ndihmat e komunitetit nderkombetar per KOSOVEN-Ambasadori serb ligjeronte gjithe diten ne televizjonin italian e i cilesonte shqipetaret njerez te eger.KUSH ISH KRYEMINISTER NE ATE KOHE E AMBASADOR NE ITALI BURGIM I PERJETSHEM ESHTE PAK.
Sukasesi i politikes serbe eshte kundershtimi, kjo metode u shpik nga Tito, kur kundershtoi Stalini dhe prishi marredheniet me BS dhe dha rezultat kur erdhi ne pushtet Hrushovi, i cili i lutej Titos se Jugosllavise qe te hynte nen grazhden e tij.
Kundershtimi i serbeve ne ish Jugosllavi sidomos ne Bosnje, solli ate qe gjysma e Bosnjes te jete tashme serbe dhe perseri nderkombetaret i luten serbeve te jene pak me doreleshuar.
Ne Kosove, serbet kundershtojne gjithshka dhe nderkombetaret i luten serbeve te jene pak me doreleshuar se kjo ana tjeter e shqiptareve e kane leshuar fare strategjine e tyre dhe po bejne cfare ti themi ne, vetem ka ngelur pa thene se do tju shke…dh..jme.
Faktori shqiptar ne Kosove dhe ne Maqedoni, eshte mender Mut, flas per politikanet, se per cdo gje qe nderkombetaret i thone, jane dakort, ndryshe nga serbet qe kundershtojen dhe ne fund arrijne ate qe duan.
Edhe ne Maqedoni po e njejta gje ndodh, nji grusht maqedonasish, poshterojne gjysmen e shtetit dhe shqiptaret mutesirat, rrine akoma ne qeveri dhe hahen me njeri tjetrin, kur ne fakt duhet te mblidhen njehere bashke dhe te caktojne nje startegji ku te caktojne nje platforme kombetare, dhe kufiri qe duhet te mbaje cdo parti shqiptare, panvaresisht se eshte ne pushtet apo jo.
Duhet nje lloj kushtetute shqiptare ne Maqedoni, ku cdo parti shqiptare te jete e detyruar ta respektoje, ne te kundert shqiptaret te jene te ndergjegjshem, qe mos ti japin asnje vote.
Lexova artikullin e Majkos per platformen serbe ne lidhje me Kosoven dhe ne vend te mesoja dicka te re me linden me shume pikepyetje .Ne fakt ky artikull me teper eshte shkruar ne nivelin e nje gazetari se sa nje politikan i cili ka qene dhe k/minister aq me teper ne kohen krizes kosovare ne 1999.
Qe ne fillim te ketij shkrimi nuk duket e drejte “tallja” qe i behet serbeve nga Majko per perkujtimin e betejes se Fushe-Kosoves.Nuk mund te paragjykohet nje komb se nderon sakrificat dhe te renet e tij. Nje nga synimet e tyre ishte te marrin rolin e lidershipit ne Ballkan gje te cilen e mbajne dhe sot duam apo nuk duam ne.Si kunder argument le te shikoje Majko me mire pritjen madheshtore qe ju be ne fushe kosove sulltan reshatit dhe aq me teper nderimet te tyrbja e sulltan muratit qe ne ate kohe ishte pushtues te ballkanit.Behet fjale ne vitin 1911 pak muaj para shpalljes se pamvaresise.Me skandaloze duket deklarata e kryedebilit berishe qe thote se kemi gjak turku qe eshte nje ide nga“platformat serbe” qe i trajtojne shqiptaret si turq.Nqs se dhe Majko pranon qe kemi gjak turku dhe mbyll sqepin nuk eshte faji i serbeve.
Eshte per te ardhur keq qe Majko ka mbushur nje carcaf duke sqaruar per platformen serbe te kosoves.Lind pyetja: A ka ndonje platforme shqiptare per kosoven qofte si shtet,si akademi shkencash,si nga bashkesite e shqiptareve jashte vendit ? Edhe per kete nuk na i kane fajin serbet.
Praktikisht Majko si opozite bashke dhe me mazhorancen e PD ne shqiperi bashke dhe me qeverine e kosoves nuk kane asnje peshe apo rol ne zgjidhjen e problemit te Kosoves.Roli i tyre eshte vetem televiziv me bere ndonje artikull si puna e ketij te sotmit.Klasa politike shqiptare dhe qeverite e Shqiperise dhe Kosoves kane statusin e vilajeteve ne kohen e Turqise ku ne vend te Portes se larte te stambollit eshte shtepia e bardhe e washingtonit dhe ajo e brukselit.Ndryshimi eshte se nga nje porte ku faleshim dhe vareshim jane bere dy porta.
Qofte Hashim Pasha i vilajetit te prishtines qofte dhe ky KARA MAHMUTI I TIRANOPOJES nuk kane as ushtri ,as dipllomaci,as integritet qe te perballohen me zerin e tyre ne hapsiren ballkanike.Keto rol e luajne aleanca e Natos dhe kancelarite e washingtonit,brukselit dhe londres.Keshtu zoti Majko nuk duhet ti drejtohet publikut shqiptar qe di 100% cfare eshte shkruar mbi plaformen serbe.Zoti Majko ju keni harruar te shkruani per ato qe i keni ne dore dhe keni mbyllur syte.
Eshte fakt qe serbet kane dominuar nen rrogoz ne politiken shqiptare.Shembulli me i shemtuar eshte invazioni i satrapit rrahmet zogut nen bajonetat e ushtrise serbe ne 1924.Marreveshja e tij me 10 pika me pashicin ishte nje mije here me e poshter se kjo platforma qe keni komentuar ketu zoti Majko.Jo vetem kaq por ky super-tradhetar u nderua per 100 vjetorin si patrioti dhe antifashisti me I madh I shqiptareve.Nqs keni problem me numrin e syzeve apo keni dylle ne veshe nuk eshte faji serbeve.
Nqs se nuk e dini zoti Majko qe ai palo kryemisri eshte nje serbofil i futur ne loje ne vitet 1989-1991 nga udb jugosllave qe ndihmohej atehere gabimisht nga cia amerikane duhet ta mesoni mire.Per kete analizo sjelljen e tij fill pas votimeve te 31 marsit 1991,inskenimi i 2 prillit 1991,prishjen e qeverise se stabilitetit dhe impilikimin e dyshes famekeqe rajerson-biberaj.Analizo veprimet e SRB kur behej lufta ne ish jugosllavi ku jo vetem sabotoi levizjen kosovare por ndihmoi makinen luftarake millohsevicjane.Arriti deri aty sa te zhduke remzi hoxhen te kercenonte dhe burgoste hashim thacin dhe adem jasharin…A doni me fakte per shtyllen e plaformes serbe ne shqiperi me emrin BERISHOVIC ZOTI MAJKO ???
Eshte turp dhe mekat per ju Majko si politikan i ekulibruar dhe si pjestar aktiv i levizjes studentore qe nuk keni nje platforme shqiptare per kosoven dhe trevat shqiptare.Por para se te arrini nje gje te tille do ju propozoja nje plan paraprak qe eshte clirimi i shqiperise nga dhendri i serbise SERBERISHA.
1-Mbasi te hani gjelin e vitit te ri organizo PS+FDR+AK +SHOQERIA CIVIE+ TE PERNDJEKURIT POLITIKE+ISH PRONARET LEGJTIME dhe te kerkoni doreheqjen pa kushte te kryekriminelit Sali berisha brenda 21 janarit 2013
2-Kerkoni rivendosjen e marrdhenieve korrekte dipllomatike midis shqiperise dhe amerikes te prishura ne 1992 nga ambasdori rajerson
3-kerkoni largimin e arvizuse dhe volfardhit si pjestare te kabinetit berisha
4-krijimi i nje qeverie teknike per normalizimin e situates dhe org. e zgjedhjev te lira.
Kjo eshte platform per clirimin dhe shpetimin e shqiperise per tju kundervene asaj serbe si fillim.
Nqs se do rrini te merreni me keto pamflete nuk eshte faji i platformes se serbeve por i joni dhe i juaji ne rradhe te pare.
Jeni pothuaj politikani me i respektuar ne trevat shqiptare dhe kancelarite perendimore prandoj duhet te luani rolin qe ju takon ..act now mr. MAJKO
Ai qe te do te kritikon Majko
Gezuar vitn e ri 2013
Shkrim i goditur.
e ARDHMJA , po te them qe ne kte rrumpalle jam krenar qe jam raca jote,
Bashkimi i Kosoves ne nje federate me Shqiperine, ben pluhur e hi çfaredolloj plani serb.
Kusht i domosdoshem eshte se ky bashkim duhet bere me miratimin e NATO-s (SHBA). Kjo zgjeron kufijte e NATO-s deri ne kufirin serb, dhe pastaj çdo muhabet nuk eshte vetem çeshtje mes nesh dhe serbeve.
Kjo do na kushtoje politikisht. Rrezikojme unitetin toske – gege sepse shtohet shume popullsia gege (trefishohet) dhe tosket do ndihen (natyrshem) te paperfillur. Skemen me te mire le ta zgjidhin politikanet. Ne na intereson nje paqe e gjate dhe nje perparim i shpejte ekonomik dhe demokratik, qe te mund te krahasohemi me fqinjet tane. Rast me te mire per sukses nuk kemi pas ndonjehere. Le ta shfrytezojme.
O Pandeli Kaurri! Me vjen keq qe ju jep mendje ketyre Muxhahedineve Myslimane bastarde te Turqise ketu ne Arberi, megjithese une e besoj qe ti e ben nga atdhedashuria dhe besimi qe ke ne vetvete si Shqiptar i vertete i krishtere qe je, per ti bere gjerat me mire ne te ardhmen per te gjithe!
Por ka nje problem te madh kjo pune ketu ne kete vend o miku im. Ti me sinqeritetin, patriotizmin, deshiren dhe idealizmin tend mundohesh qe ti fusesh ne shina keta Muxhahedine Myslimane me prejardhje Turke, sidomos ata te Kosoves dhe Maqedonise, por a ke pyetur ndonjere veten se kush po te degjon o Pandeli per ato qe thua??
Pyete pyete, sepse nuk ke per tu lodhur me kete milet alla Turka? Mos u lodh shume, sepse te duam per deputet vitin e ardhshem.
Gjithe te mirat dhe gezuar Krishtlindjet dhe vitin e ri Pando.
Zbulim i rralle.Po cfare prisni ju, bythe Serbie? O zoterinj. Koha nuk punon per ne sepse edhe ne nuk kemi punuar per te, 20 vite, as po punojme. Serbia ka shtet per veten e vet e jo per pazar. Ne kemi llafe dhe pederastira, pedofilira politike! E kemi varur cengelin tek Amerika. Por ajo nuk e mban dot gjithe boten mbi shpine, dhe mos u cuditni nese e lejon Rusine te shkele Ballkanin me te dyja kembet, ne kembim te Lindjes se Mesme! Dhe pastaj Shqiperia-Kosova, dhe shqiptaret(kosoavret, camet, etj)do te kujtohen dhe tregohen sipas modelit: na ishte njehere e nje kohe ne diktature qe kishim 50 vjet-shtet te eger por ama e kishim, dhe me apo padashje bota na llogariste per njerez pavese, papislleqe, padrogera, pakrime, paprostituta, dhe rrugen kurre nuk na e pengonte. E kishin frike pastertine e races sone, sic ke frike te ngresh syte e te shikosh diellin. Nuk eshte politike, mos e kuptoni ashtu ne kete fund viti te pakten. Jane gjysh, stergjysherit, prinderit tuaj, tonet keta per te cilet flasim dhe qe e bene te afte Shqiperine te mbijetoje 50 vjet shtet teresisht i pavarur. Nuk eshte pak perpara nje fundi te imponuar nga bijte truthare, perverse, injorante, pisa politik,kodosha, dallkauke qe per nje grusht pare shesin atdheun, nene e babe, grua e motra, femijet pa kursim – derisa te vije dite qe token ta shohin me kembe perpjete. Cilet jane kriminelet: Populli apo lideret me vese antikombetare? Po atehere perse denohet populli?
raimond (apo Ramadan),
ti i tregon PS-së se kë duhet të heqë ?
E ke këtë të drejtë?
Po pse nuk thua të largohet salehi nga qeveria (dhe qeverisja), por merresh me opozitën?. Je shumë,shumë negativ!
Por je edhe shumë i lexueshëm në qëllimet e tua djallëzore.Vetëm Beni Chicago ka kujtuar se përkrahja jote ndaj PD-së së salehit vinte për arsye ideologjike, kur në fakt është për shkaqe FETARE.
Gjithë-gjithë propaganda jote përmblidhet në një dashuri për turqit (për shkak të thirrjes së gjakut),e në funksion të kësaj: luftë ndaj PS-së dhe çdo elementi të krishterë në politikë, art, kulturë, shtetformim e në çdo sferë të jetës.
Do të doja shumë të të kisha përballë….
Paskëtaj, ky forum do të pastrohej nga një qelbësirë turke.
NË KËRKIM TË SË VËRTETËS
Ka libra që lexohen me ëndje, në të cilët jeta rrjedh e qetë në larminë e saj të përditëshme, në të cilët lexuesi njëjtësohet me personazhet, ka përshtypjen se ato ngjarje i ka jetuar apo dëgjuar dhe kur arrin në fund ka përtypur në vetvete gjithshka. Ai e mbyll librin, e arkivon atë në kujtesë i bindur se nuk do t’i kthehet më leximit të tij. Ka të tjerë që të mbërthejnë, që nuk i lëshon dot nga dora, mbasi ritmet e leximit janë shumë të larta e ankthi apo kureshtja për vijimin e ngjarjeve, apo përfundimin e tyre marrin një ngarkesë të tillë që, në mbarim të librit, duket se ajo është bërë pjesë përbërëse e vetes. Këta lloj librash nuk mbyllen për të mos u hapur më, tek ata rikthehet sërish lexuesi, mbasi përsiatjet rreth ideve apo ngjarjeve të librit mbeten gjithmonë nxitëse.
Një libër i tillë është romani “Odiseja e një dedektivi” i shkrimtarit Agim Hamiti. Si nëntitull ai shënon “ngjarje të jetuara”. Ky i jep një karakter të veçantë veprës, që anon më shumë nga dokumentari se sa nga filmi artistik, nëse do të përdornim gjuhën e kinematografisë.
Romani fillon me kapitullin e parë që titullohet : Spaçi. Është një përshkrim i bukur i mjedisit natyror e njerëzor të një kampi pune të detyruar në Mirditën e gjysmës së dytë të viteve 70. Është kampi ku më 1973 u zhvillua e para kryengritje në një burg komunist shqiptar, edhe se në formën e saj parake. Emri Spaç është binjakëzuar me kryengritjen e majit 1973 dhe me ekzekutimin barbar të tre të dënuarve (Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho) “Për dy letra adresuar pushtetit qëndror në Tiranë, ku denoncohej veprimtaria antikombëtaree diktatorit Hoxha”. Për revoltën, siç e quan autori, “Çmimi me të cilin u pagua ajo qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një shumë të përgjithshme prej 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!)”. E gjithë kjo mynxyrë për tri ditë mosbindje policëve e ngritjen e një flamuri pa yll nga disa pjestarë të një bashkësie njerëzish të dënuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike të një ligjëshmërie normale. Madje këtyre u duhet shtuar, për detyrë kronike edhe varja e një qeni, besoj një dukuri e panjohur në gjithë historinë botërore të shtypjes së kryengritjeve….
Në këtë kamp famëkeq dërgohet për të kryer dënimin prej dhjetë vjetësh për “agjitacion e propagandë” një djalë 31 vjeçar nga Dukati i Vlorës, Sazan Diksi. Jeta e tij, e përshkruar shkurt, na paraqet një stereotip, atë të shumicës dërmuese të bijve të familjeve “të prekura”, t’ashtuquajturit armiq të klasës. Ata rriteshin pa baballarë, sepse këta ishin nën tokë, në burg ose në mërgim. Rriteshin me njëqind sakrifica nga nënat apo gjyshet në kampet e pafund të internimit, në vënde të ndryshme të Shqipërisë. Në më të shumtën e rasteve këta fëmijë ishin të parët e klasës, nxënës t’etur për dije e që mundoheshin të mësonin ndonjë gjuhë të huaj, për t’a zgjeruar atë. Ata i priste kazma që në moshën 16 vjeçare, sepse dyert e universitetit e, ndonjë herë edhe të shkollave të mesme, ishin të mbyllura për to. Kur arrinin moshën i përlante shërbimi ushtarak, pa kapur armë me dorë, në repartet e punës. Ishte preludi i viteve të punës së papaguar që më vonë do të kryenin në burgjet politike. Ata ishin gjithmonë nën vërejtjen e pandërprerë të “ëngjëjve projtës”, “heronjve të heshtur”, kriminelëve të Sigurimit të shtetit, pjesa më parazite e një shoqërie që kishte në themel të saj dhunën dhe varfërinë. Strategjia e tyre e zakonshme synonte një trysni të pashembullt, të gërshetuar me premtime joshëse, për t’u vënë në shërbim të tyre. Kur kjo nuk funksiononte “pinjojtë e klasave të përmbysura” viheshin në listën e arrestimeve, për t’u dënuar e dërguar në kampet e punës së detyruar pa shpërblim, ku ridënoheshin, vriteshin, torturoheshin e, në rastin më të mirë, dilnin të gjymtuar e bëheshin klientë të përhershëm të spitaleve.
Kështu fillon edhe kalvari i Sazan Diksit. Mbas pesë vitesh qëndrimi në Spaç, ai shpërngulet në Qafë Bari, një tjetër emër kampi, i lidhur me një t’ashtuquajtur kryengritje, shtypja e së cilës, përsa i përket mizorisë së dhunës, shënoi rekorde planetare. Këtu dukatasi fjalëpak u njoh me një gjirokastrit, në frontin e punës së zbrazjes së vagonëve të mineralit. Kolegu i burgosur quhet Hamit Meli dhe vjen nga një përvojë krejt tjetër nga ajo e Sazan Diksit.Hamiti është bir i një partizani të brigadës së parë, një invalid lufte që mban ende në kokë ciflat e predhës, të cilat bëhen shkak i vdekjes së tij të parakohëshme n’operacionin për t’i nxjerrë. Simbas nënës së Hamitit i shoqi “më shumë duhet të ketë vdekur për shkak të brengave, se nga operacioni”. Ai porosiste djemtë që asnjë të mos bëntë shkolla ushtarake e shpesh thonte :”derdhëm gjak për t’i sjellë një mënxyrë këtij populli…”. Ishte njëri nga të shumtit e zhgënjyer nga socializmi i Enver Hoxhës e që dëshmonte jo vetëm objektivitet gjykimi, por edhe ndershmëri karakteri.
Këto dy veti të çmuara i trashëgonte dhe i biri, Hamiti, që e kishte filluar veprimtarinë në rradhët e DSJ (drejtoria e sigurimit të jashtëm), organi më besnik e më i zgjedhur i diktaturës, që në moshën 19 – vjeçare, si student i vitit të tretë në shkollën e posaçme të kuadrove të saj. Ja si e përshkruan, me pak fjalë, autori i librit parabolën e rrufeshme të karierës së personazhit të tij :
“ Kishin mjaftuar vetëm tre vjet veprimtarie në DSJ që Meli të shpallej unanimisht si detektivi më i mirë i shërbimit sekret shqiptar. Pas pesë vjetësh emri i tij do të regjistrohej në librin e artë të rekordeve botërore të detektivëve që e kalonin shifrën 100 të misioneve të realizuar me sukses….. . Barra e misioneve të kryer për interesat e diktaturës i rëndonte tashmë në ndërgjegje. Rekordet në shërbim të së keqes përbënin një famë lënduese për të….. Pa i plotësuar të 28 vjetët – moshë në të cilën shumica e detektivëve të botës fillojnë karrierën e tyre – Meli hoqi dorë përfundimisht nga veprimtaria e detektivit…… Gjithshka kishte qenë anormale në karrierën e Melit : fillimi i hershëm, ritmi i lartë i zhvillimit si detektiv cilësor, martesa e ndaluar nga ligji, përfituesit e fruteve të veprimtarisë së tij si detektiv [Inteligjencë Servici britanik], pendesa e thellë e Melit, burgu dhe, sidomos, ofertat e refuzuara në kampin e Qafë-Barit për rifillimin e karrierës së ndërprerë befasisht….”
Do t’i mjaftonin këto pak fraza lexuesit për të hyrë në botën e mbrendëshme të personazhit e për të kuptuar dramën e tij. Mes Hamitit dhe Sazanit lind një miqësi e fortë, që buron jo vetëm nga prania në të njëjtin ambient të vuajtjes, por edhe nga një këndvështrim i përbashkët i të vërejturit të botës, nga një përceptim pothuaj i njëjtë i problemeve të Vendit të tyre. Kështu veçoritë e jetëve të tyre nga lindja, stilet e ndryshme, prejardhjet jo të njëjta, shkrihen e sheshohen në vetëdijen e përbashkët të të qënit viktima të një diktature, që ka çuar në kasaphanë dhjetra mijra qytetarë e në mjerim një popull të tërë n’emër të idealeve të paqëna. Në bazën e lidhjes së tyre është respekti e besimi i ndërsjelltë. Ky shfaqet më parë tek Hamiti që, në një çast të vështirë për të, i ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanoset çdo ditë, ka nevojë për një shok që t’i hapë zemrën, të ndajë me të shqetësimet, ankthin, pasigurinë. Të gjithë ata që, fatkeqësisht, kanë kaluar përvoja të tilla e dijnë mirë se sa vlen një shok i vërtetë n’ata kushte.
Sazani befasohet nga rrëfimi i Melit. Natyrshëm në fillim shtanget, por shpejt kupton se tek tregimi i Melit nuk ka hije provokacioni apo prapamendimi të keq e i beson. Shoqëria e tyre forcohet çdo ditë e përballon prova skajore, paralel me ngjarjet e pazakonta në të cilat bëhet pjesëmarrës Meli. Këto ngjarje e futin lexuesin në botën e mistereve, të hafijeve, të të fshehtave, të prapaskenave të paimagjinueshme, që përbëjnë sekretet e pazbulueshme të një regjimi, të një shteti, të pushtetit të një kaste. Jemi të pranishëm në një botë sureale ku në një kamp pune të detyruar, në një nga burgjet më mizore të diktaturës enden ndërmjet të burgosurve, të veshur me uniformën e tyre, kuadro të larta të DSJ që i njeh vetëm një oficer i komandës, kartelisti. Vijnë për të takuar ish detektivin Meli drejtori i DSJ, Dofemi, alias Ilir Enver Hoxha, në shoqëri të funksionarëve shumë të lartë të Sigurimit të KQ, të Inteligenc Servisit britanik, të CIA-s amerikane. Galeria e personave të fuqishëm, që kërkojnë të bindin Melin për rifillimin e veprimtarisë së detektivit, secili në rradhët e tij, është marramendëse, pothuaj e pabesueshme. Ato takime janë përshkruar me imtësi, me data e me orë.
Pa hyrë në përshkrimin e hollësishëm të tyre, edhe se zënë pjesën kryesore të lëndës së rrëfimit, ajo që del nga këta takime ka diçka sa të pabesueshme, aq edhe të llahtarëshme. Fatet e njerëzve ndërthuren me fatet e popujve në një lojë të fshehtë, të shumfishtë që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzimit, në rastin tonë për shqiptarët. Është loja e shërbimeve të fshehta që përcaktojnë dhe politikat e qeverive, ajo e interesave që shqelmojnë parimet e ideologjitë, ajo e aleancave të padukëshme, të panjohura, të pabesueshme, që mbeten mundësi vendimarrje e pak njerëzve “të zgjedhur”, shpesh herë e një njeriu të vetëm që i jep vetes atributet e një perëndie, që vendos gjithshka mbi vartësit e tij, mbi një popull të tërë. Në këtë xhungël të dëndur interesash, në të cilën papritur Hamit Meli zë një vënd qëndror, atij i zbulohen fakte që përmbysin krejtësisht botën e tij të deriatëhershme. Kështu ai merr vesh se në më shumë se njëqind misione vrastare në të cilat ka marrë pjesë, me përjashtim të dy të parave, gjithë të tjerët i kanë shërbyer Inteligjenc Servisit britanik, zyrtarisht armik i tij dhe i Vëndit të tij, e në sajë të tyre sot ka një llogari rrjedhëse në një bankë angleze e rezulton i ngritur edhe në gradë.
“ Midis qeverisë sonë dhe partisë suaj ka ekzistuar gjithmonë një aleancë e fuqishme, e cila, për të qënë efikase, është lypsur të mbahej sekrete. Kjo aleancë ka lindur qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur, si aleatë me njeri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin.” Zinxhiri i zbulimeve të të fshehtave që gëlonin në marredhëniet Enver Hoxhës e të komunizmit shqiptar me anglezët dhe amerikanët është një varg i gjatë episodesh, ndodhish e pohimesh marramendëse që e futin lexuesin në një botë të cilën mund t’a konsiderojë fantapolitike, pjellë e një fantazie të ndezur e të prirë për romanet policorë. Kështu lexuesi mëson për luftën mes CIA-s dhe Inteligjenc Servisit për të patur në zotërim fatet e Shqipërisë, me miratimin e “udhëheqësit legjendar” të saj, për oficerët e DSJ të vrarë nga anglezët sepse donin të mbështeteshin tek CIA, për të ndryshuar jo vetëm vartësinë por edhe sistemin me dënimin e tradhëtisë së Enver Hoxhës, për vizitën tepër sekrete të këtij të fundit në Londër në tetor 1983, në një nga misionet e fundit të veprimtarisë 40 – vjeçare në shërbim të zbulimit anglez.
Lexuesi njihet edhe me të tjera dukuri të mistershme, të pashpjegueshme, që zënë fill nga mbas lufta e kanë të bëjnë me veprimtarinë kundër komuniste të të mërguarve shqiptarë. Është fjala për dhjetra misione desantësh që binin në dorën e Sigurimit, sapo zbrisnin në tokën shqiptare, e që janë motivuar me tradhëtinë e Kim Filbit, për të cilin përgjegjësi i CIA-s për Evropën, në një pasazh të romanit shprehet kështu : “ Un jam gati të vë bast, se dekorata që i ka akorduar në heshtje Kim Filbit Inteligjencë servisi me këtë rast, është dy herë më e madhe nga kjo që i ka dhënë KGB-ja. Në ambientet e CIA-s në Amerikë tashmë thuhet nën zë, se Kim Filbi është një nga agjentët e dyfishtë më të suksesshëm të historisë së shërbimeve sekrete.”
Në një tjetër fragment të veprës zbulohet një tjetër dukuri e pashpjeguar për shumë prej të mërguarve politikë shqiptarë. Bëhet fjalë për 100 vetë që punonin për CIA-n e që “kishin shprehur në formë të hapur protestën ndaj qeverisë amerikane, për qëndrimin dashamirës që mbahej ndaj regjimit komunist të Tiranës.” Të gjithë këta, në pak kohë, vdiqën në rrethana aksidentale e jo bindëse. Ndërmjet tyre ishte dhe i ati i Sazanit, për të cilin detektivi i kërkon shpjegime shefit të seksionit evropian të CIA-s, prej të cilit merr këtë përgjigje : “ Babai i shokut tuaj ka tradhtuar interesat e shtetit amerikan, të cilit i shërbente.” Një fund tragjik kanë edhe të gjithë ata t’arratisur, të lidhur me operacionin e Maltës, për të cilët dëshmon edhe plaku kolonjar i mërguar që erdhi nga Nju Jorku n’Athinë, për të tërhequr dy bijtë e tij që ishin arratisur nga Shqipëria. Ai ruante si një relike të shenjtë librin “ Të tradhtuarit” dhe fjalët që i kishte thënë një djalosh, më i riu i Oeracionit të Maltës : “ Ruaje si kujtim të hidhur këtë libër vrastar, në emër të të cilit u zhdukën të gjithë ata që ëndërronin të luftonin e të vriteshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi.”
Rrjeshtova këtu disa prej fakteve dhe pohimeve të romanit, të gjitha rrëfime të detektivit Meli autorit, që ka përmbushur amanetin e shokut të tij për t’i shkruar këto “ngjarje të jetuara”. Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës s’asaj diktature në marredhëniet me armiqtë – miq anglo-amerikanë në më shumë se një gjysëm shekulli.
Linja e parë është shtjelluar shkëlqyeshëm. Stili i të rrëfyerit është shumë tërheqës e i kursyer, autorit nuk i pëlqen uji i tepërt dhe ai e shmang atë. Personazhet portretizohen më së miri, përshkrimi i mjediseve dhe ngjarjeve është një riprodhim i saktë e cilësor i realitetit. Përsiatjet e autorit dëshmojnë thellësi mendimi e citatet në krye të kapitujve erudicionin e tij. Në këtë drejtim është një nga veprat më të realizuara në gjininë e saj, duke zënë një vënd të nderuar në letërsinë e mbas diktaturës. Linja e dytë rrok një problematikë tepër të ndërlikuar, pasqyron një botë të padukshme, që nuk sheh dritën e diellit, që ka për model urithin, që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzve. Por aq sa është larg përfytyresës së përgjithëshme, po aq është pranë fateve t’atyre që pësojnë historinë. Libri na jep një tabllo që i ngjan një tërmeti të fuqishëm që rrafshon gjithshka : bindje, opinione, besime, ideale, botkuptime, ideologji, parime, të vërteta të kthyera në tabu. Mbi gërmadhat e tyre, mes shumë luhatjesh, mosbesimesh, dyshimesh ngre krye një kult i ri, që është ai i mashtrimit, i hipokrizisë, që mbulojnë interesa marramendëse, leva të fuqishme që lëvizin jetë kombesh si t’ishin lodra fëmijësh e që në të folurit diplomatik merr termin “real-politikë”.
Në rastin tonë, ajo që del në dritë, simbas autorit, është një aleancë e fortë mes regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës dhe demokracive të mëdha të Perëndimit, konkretisht të Anglisë dhe të SHBA, një dukuri që cik absurden, po të mbahet parasysh historia zyrtare e marredhënieve mes tyre, e shënuar nga një armiqësi proverbiale. Lexuesit ndahen në dy pjesë : disa, që u besojnë më shumë dogmave të antikomunizmit të sinqertë të Perëndimit, apo të tjerë besnikërisë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës e idhtarëve të tij, më të paktë këta të fundit, e hedhin poshtë romanin si një shpikje apo delir të autorit. Të tjerë, mendoj shumica, duan të gjejnë të vërtetën. Ajo mund të jetë shumë e hidhur, por duhet pranuar si e tillë, cilado qoftë pamja e saj.
Që këtu lind kërkesa, sa e drejtë aq edhe ligjëshme, që ata që drejtojnë shtetin shqiptar të kenë kurajon e burrerinë të hapin arkivat e të nxjerrin prej tyre të vërtetën. Nuk është më e pranueshme që të gjitha sekretet e diktaturës të vazhdojnë të ruhen si të tilla, duke e mbajtur ende shoqërinë tonë robe të së shkuarës, sepse pa u zbardhur mirë e shkuara nuk mund të hidhet shikimi tërësisht në t’ardhmen. Në një demokraci të vërtetë, dyshime të tilla kaqë të rënda nuk mund të mbahen pezull në ndërgjegjen e një kombi, apo të trajtohen me logjikën e diktaturës si “trillime” të një shkrimtari apo të mikut të tij detektiv. Nëse janë të tilla Agim Hamiti apo Hamit Meli duhet të japin llogari para opinionit publik apo ligjeve të shtetit, në të kundërt dikush duhet të japë shpjegime.
Mendoj se këto shpjegime i takojnë më shumë shtresës së luftuar egërsisht nga diktatura. Kemi jetuar gati gjysëm shekulli nëpër kampet e internimit e burgjet e komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, kriminelit më të madh të racës shqiptare. Kemi shpresuar tek “forcat e së mirës”, të personifikuara në përfytyresën tonë nga “bota e lirë”, nga demokracitë e Perëndimit, nga SHBA së pari. Kemi besuar në to, jemi përndjekur, jemi vrarë, jemi gjymtuar me ato bindje në mëndje, në një Vend në të cilin Perëndimi dhe sistemi i tij i demokracisë ishin “të këqijat absolute”, “varrmihësit e lirisë së popujve”, “imperializmi agresiv”, “neofashizmi”, “xhandari ndërkombëtar” e sa e sa epitete të tjera, njëri më i keq se tjetri. Mbijetuam, kufoma të gjalla, në një botë që lavdi Zotit u ndryshua me shpejtësi, por që për ne solli pak ndryshime. Na hoqi telat me gjëmba e na dha mundësi të marrim rrugët e globit në kërkim të një jete të re, duke filluar nga zeroja. Besuam se Perëndimi i “ëndërruar” do të kishte një qëndrim më dashamirës, humanizmi i shoqërive të tij do t’ishte më bujar me plagët tona e më mikpritës ndaj shpresave tona. Qe një tjetër zhgënjim. Në pjesën më të madhe të tij, Perëndimi qe indiferent karshi nesh, i shurdhët ndaj dëshmive tona, madje shumë më mikpritës ndaj xhelatëve tanë.
Tani ky roman merr përsipër të zbulojë një realitet që, po të vërtetohet nga dokumentat, shpjegon domethënien e shumë dukurive të habitëshme. Uroj me gjithë shpirt që dokumentat t’a përgënjeshtrojnë, sepse nuk dua që ajo godinë, thellë në veten time, që ka strehuar një jetë të tërë ëndrrat, shpresat, iluzionet në të mirën njerëzore, në botën e lirë, të kthehet në një gërmadhë që do të zinte poshtë dhe vetë qënien time. Ka 11 vjet që është botuar ky libër, por asnjë nga pyetjet që shtron nuk ka gjetur përgjigje. A ka qënë Enver Hoxha spiun i Inteligjenc Servisit deri në fund të jetës së tij ? Nëse ka qenë, si është e mundur që Anglia, demokracia më e hershme e historisë njerëzore, s’ka bërë asgjë për të zbutur instiktet e tij kriminale e për të ndihmuar sado pak shqiptarët të ndërtonin një shtet të së drejtës, pa dhunën e terrorin karakteristik të tij? A ka përgjegjësi shteti amerikan, apo ndonjë segment i rëndësishëm i tij, për qindra antikomunistë shqiptarë, të vrarë nga Sigurimi i shtetit shqiptar këtu, apo nga “rastësitë” në vënde të ndryshme të botës? A ekziston një prirje e admninistratës amerikane për të favorizuar ish komunistët gjatë këtyre viteve të tranzicionit e si motivohet ajo? Cili është fati i oficerëve shqiptarë që punojnë në CIA dhe pse nuk kthehen në Shqipëri për t’a vënë në shërbim të Vendit të tyre përvojën e vyer?
Këto janë disa nga pyetjet që dalin nga leximi i romanit të Agim Hamitit. Nuk më duket me vënd heshtja dhe bojkotimi që i bëhet këtij libri, nuk më duket një shenj i mirë. Librat nuk bojkotohen, nuk digjen, nuk ndalohen, përvojat e tilla na kthejnë në faqet më t’errta të historisë së njerëzimit. Librat diskutohen, idetë e tyre rrihen në kuvende, në faqe gazetash, në libra të tjerë. Ato mund të miratohen ose të kundërshtohen, por nuk mund të vihen para plotoneve t’ekzekutimit. Ky është mësimi i madh që na jep leksioni i demokracisë së mirëfilltë, së bashku me trasparencën, thyerjen e tabuve, dënimin e së keqes, zbulimin e së vërtetës, asaj historike të së shkuarës, asaj të këtyre njëzet vjeteve të mjegullta të demokracisë. Është një mësim që duhet t’a përvehtësojmë nëse duam të shkojmë përpara, duke pastruar rrugën tonë nga “shpendërat, hithrat, ferrat” e së shkuarës, siç thonte më shumë se njëqind vjet të shkuara poeti ynë kombëtar. Këtë mision i ka vënë vetes edhe ky libër.
Eugjen Merlika
Ne qofte se ka shqipfoles qe ja kane rritur me shume vlerat diktatorit te dashur Enver ne shtypin shqiptar dhe me gjere jane keto hamiter ,euqen merlike,krric radovane.Kaq e madhe eshte urrejtja e tyre sa qe sajojne gjera qe nuk i besojne dhe vete.
Dhe ne rastin me extrem qe supozojme te jete e vertete qe enver hoxha ka qene agjent anglo-amerikan atehere i takon dhe nje medalje tjeter si hero i popullit biles akoma me te madhe.
Pash ne internet per kete euqenin e merlikes dhe te gjithe artikujt e tij nxinte nga nje urrejtje patollogjike qe zakonisht shfaqin hijenat dhe krimbat per skeletin e nje luani te ngordhur.
Me e zeze dhe e vrerosur dukej dhe surrati i ketij gazetaruci.Me vone pashe dhe trimerite e muc merlikes ne enciklopedine e retushuar dhe bera nje copy -paste si me poshte:
Mustafa Merlika-Kruja lindi ne 15 mars 1887, ne Akçahisar Perandoria Osmane (sot Shqipëri) ishte kryeministër i shtetit shqiptar gjatë pushtimit fashist, Senator i legjislarës së XXX të mbretërisë Italiane. Arsimin fillor e mori në shkollën e qytetit, ku mësimet konsistonin n’ushtrimin e leximit t’arabishtes dhe turqishtes….
Një element tjetër që afronte një pjesë të madhe të intelektualëve me Italinë ishte ideja e krijimit të një «Perandorije të re romake» …. Një tjetër arsye që shtyu Mustafai e shumë të tjerë me simpatizue për fashizmin, ishte fakti se politika fashiste kishte siguruar përkrahjen e vet për rivendosjen e kufijve etnikë të Shqipërisë, pra, duke përfshi Kosovën, Çamërinë. Alternativa e fashizmit, ishte vetë Jugosllavia – alternativë kjo e paimagjinueshme me u pranue nga atdhetarët….
Or zotni me emrin euqen merlika ka ikur koha e fashizmit dhe e komunizmit bashke ne plehrat e historise.Nuk kam pare ne asnje artikull tuajin qe te flasesh per dhjetra veprimtari kriminale te qeverise berishes dhe te miratura ne heshtje nga socialistet.Jane kryer vrasje njerzish,shitje territoresh ,lejimi i milionave ton plehra,kultivimi dhe shitja e tonelateve droge dhe ju merreni me ngordhesira..bisht qeni keni per te ngelur gjithe jeten zoti euqen.
Gjergji USA eshte nje konstatim e analize e qarte qe i beni z Majko dhe gjendjes ne Shqiperi ,respekt e Gezuar vitin e Ri
Zoti Majko, prisja te hidhnit me shume drite mbi perpjekjet e Serbise per hegjemoni ne Ballkan, qofte edhe ne kuader opinioni. Hiqeni pjesen historike se nuk e kuptoni se edhe ne Shqiptaret bazohemi ne mitin e viktimes dhe humbjes.
Cfare beteje kemi fituar ne Shqiptaret, qe u cliruam te fundit nga Otomanet???? Mbrojtem me sukses Shkodren nga Malazezet apo i hudhem Italianet ne det ne 1939? Po pavaresia e gjysmes sone ne Serbi si u arrit?
Serbet do te nderhyjne kudo e mbi te gjitha ne Kosove perderisa Shqiperia eshte ne nje amulli politike e shtet me breke neper kembe.
Shteti qe keni ngritur ju keto 22 vjet dobeson ndjenen kombetare dhe idene e bashkimit. Perderisa qytetaret shqiptare do mbeten te perbuzur te varfer, e te neperkembur brenda kufijve te tyre mundesia per riberje kufijsh eshte reale e sidomos kur ka pakenaqesi a revolta civile.
Patriotizmi fillon me emancipimin e Shqiptareve dhe rilindjen e Shtetit Shqiptar Europian. A e arrini dot kete ju paria Shqiptare???? A i ktheni dot shkelqimin e dinjititetin Shqiperise e Shqiptareve????
Ne sot zoti Majko kemi nje palo shtet dhe nje shoqeri te percare. Ketu eshte thelbi i te keqes sone pavaresisht planeve Serbe apo Greke per ndarje te Shqiperise. Ata as na kane dash e as kemi per ti dash, keshtu qe le ta leme menjane rrezikun e jashtem.
REspect.
O Pandi, mjaft u more me serbet. Fatin e kosoves e vendosen Amerikanet me 1999,kur ju dhane mesim sebosllaveve. Mos i fut shqiptaret ne budalleqet serbe, apo keshtu ta kerkon ndonje ballkanik idiot(grek, serb, maqedonas etj)? Majko djali kur nuk ke ndonje gje te mencur per te thene, ma mire mos harxho laps e leter. He djalosh.
Planet serbe jane nje asgje ne Ballkan.Majko,nuk thellohet ku do gjendet Ballkani ne platformen e re europiane qe rri ne sirtar te Barroso,miratuar nga Aksi Obama-Hollande-Monti(larguar i fundit per të riardhur)Edhe Merkel duket eshte dakord me prishjen e Murit te madh europian të parase qe ndan veriun nga jugu i Europës.Majko te mos shpjegoi planin serb,as ate grek,pasi keto plane me ate shqiptar (nuk ekziston i qarte tek AKZ,por dicka serioze ka Rilindja tek PS)sepse BE’ do ndahet ne RAJONE.Serbia nuk do jete me agresive,por duket qarte Kosova do jete bashke me Serbine ne Rajonin verior Ballkanik ku mundet do beje pjese edhe Shkodra,Tropoja mundet dhe Kukesi…Vet Austria e ka deklaruar projektin shperbehet si shtet duke mbetur Rajon me perfshirje ne te te Kroacise,Sllovenise madje edhe Venecia dhe Bolonja e Italise…Vet Italia veri perendimore perfshihet ne jugun francez ku Genova,Torino,jane pjese te shkeputura qe i bashklidhen Frances jugore.Greqia,Maqedonia,Qipro,Vija poshte Drinit shqiptar e zbrit ne jug te Shqiperise,përfshihen ne kete projekt jugor ballkanik.Majko te kish lexuar gazeten e djathte italiane “Corriera della Sera”muaji nentor te shpjegonte planin serb qe eshte nje plan NUL dhe vetem propogandistik per nacionalistet serbe gjer sa te shfryhen ekstremitetet e tyre…Planin strategjik me rajone te a BE te shpjegoi Majko,si ish kryeminister,zhdukjen e shteteve,flamujëve si flitet dhe gjithe Europa perendimore eshte dakort!Ketu duhen orjentuar edhe diskutimet,komentet se e nesermja po vjen dhe Berisha eshte teper i shkaperdredhur sa Smith,aq dhe nacionalist kopjac me Kufijtë e rinj(mure)ne Prevezë….Ku do te jete Shqiperia neser,i shtroj pyetje hapur,z.Majko dhe nese lexon komentet si ben Monti kur atakohet drejtperdrejt ne shkrimet e tij,te pergjigjet qofte edhe me pseudonim!….
Majko eshte futur ne nje fushe jashte profilit te tij profesional plus dhe naivitetin e tij politik, shtoi edhe faktin se pervec bingos qe i ka rene per te marre pjese ne politike me pantallona te shkurtera, 14 vjec dhender=kryeminister, mbi te gjitha duhet marre parasysh fakti se ai eshte prodhim i F.Nanos, pra i takon qe kariera e tij te jete gatur ne shtetin kufitar jugor te Shqiperise. Shume komentues i kane meshuar me shume figures jo te paster te ketij politikani se sa naivitetit te tij.
Kreu i PS-se ne lidhje me ceshtjen kosovare eshte teper indiferent, e cila shprehet edhe ne mungesen ne programet e saj elektorale. Vajtja e tyre ne Bujanovc dhe Medvegje eshte nje akt antikombetar pasi problem kardinal sot eshte konsolidimi i shtetit te ri kosovar dhe jo keto 2 krahina. Po te ishte se i sherben shqiptarizmes, serbet jo vetem sdo ti kishin lene te hynin ne keto treva, por edhe do tu kishin futur nga nje hu ne prapanike. Pra per maredheniet e Shqiperise me keto 2 krahina shqiptare jane te interesuar vete serbet, kjo ne funksion te projektit te tyre per shkembim territoresh. Serbet sot ne programet e tyre kerkojne shume, per te kapur te pakten Mitrovicen.
Me terheq vemendjen fakti se pervec Shaban Muratit,ne nuk kemi analiste profesioniste te situatave nderkombetare. Kjo perben nje deficence lidhur me mbrojtjen e sigurise kombetare.
analize e shkelqyer nga nje patriot i madh dhe i zgjuar
Ceshtja e Kosoves eshte e mbyllur dhe Shqiperia etnike eshte ceshtje kohe, qe me sa duket do te jete e shkurter. Historise se shqiptareve duhet ti jepet haku. Eshte koha kur shqiptaret te tregohen me te mencur se kurre.
Pavaresisht se bindjet e mia politike jane te ndryshme me ato te Z Majko, per ceshtjen e Kosoves eshte treguar shqiptar i vertete. Mjafton te kujtojme vitin 1999, kur ishte kryeminister dhe ndihma qe u dha kosovareve te debuar nga Kosova duhet te mbetet gjate ne kujtesen e cdo shqiptari, nderkohe qe punonjes te kabinetit te tij e konsideroninm qendrim te “nxituar” ose “emocional”.