Shpëtim Karamuço nuk jeton më. Shkoi pas Lirakut. Disa muaj pas grevës vetëmohuese të urisë, ish- i burgosuri për 26 vite burg politik gjatë komunizmit, nuk ia doli dot të përballonte pasojat e grevës mbi shëndetin e tij, edhe ashtu të rënduar nga një tumor i pamjekuar në Shqipëri. Jeta e tij më e mirë kaloi në burg, nga 25 deri në 51 vjeç, dhe pjesa tjetër në varfëri dhe poshtërim rrugëve të një vendi, i cili shkëmbeu komunizmin me pluralizmin, por jo komunistët me udhëheqës të tjerë mendjehapur dhe dinjitozë.
Spartak Ngjela, një bashkëvuajtës i tij në qeli, më ka treguar për ditët e fundit në burg, kur u mor vesh se komunizmi po binte se si Shpëtimi tentonte t’u jepte zemër shokëve të tij në qeli se liria do të jetë e bukur, se ata do t’u kthehen punëve të tyre, do të kenë bizneset e tyre, do të jenë të lirë të punojnë, të fitojnë dhe shëtisin jashtë Shqipërisë…
E kujtova tregimin e Avokatit ditët e grevës së tij të urisë, kur Shpëtimi tregonte se kishte 21 vite rrugëve i papunë, i varfër, i pastrehë, i pasigurt dhe i pashpresë. Liria për të cilën ai kish vuajtur 26 vite, nuk ishte shansi i tij, por hakmarrja ndaj idealit të tij. Shpëtimi nuk ia doli dot të prekte ëndrrën për të cilën ishte burgosur.
Përgjegjës për këtë janë ata që ia vodhën ëndrrën dhe e kthyen në kapital politik duke e konvertuar në pushtet dhe pasuri për Familjen e tyre. Partia Demokratike dhe Sali Berisha e përdorën 51- vjeçarin Karamuço në vitin 1991 për të ardhur në pushtet dhe për 22 vite ata i siguruan atij varfëri, mungesë respekti dhe poshtërim klasor. Ata nuk mundën t’i bëjnë dot realitet as një ëndërr të burgosurit të fundit të diktaturës. Dhe si për ironi të fatit, protestën e tij të fundit në grevë të urisë e poshtëruan me një armiqësi të pashoqe.
Kur Shpëtim Karamuço doli nga burgu, fëmijët e Sali Berishës ishin fëmijë dhe jetonin një apartament 72 metra katror në Brakë të Tiranës. Sot ata janë milionerë, edhe pse nuk kanë biznese zyrtare me NIPT dhe taksa, ndërsa Shpëtimi nuk kishte lek për ilaçe të luftonte tumorin.
Kur Shpëtim Karamuço doli nga Burgu, gruaja e Sali Berishës ishte një mjeke e zakonshme lagjeje, që vizitonte fëmijë, por sot që Shpëtimi ka ikur, ajo është një milionere, që bën ballo të pacipa bamirësie ku paguajnë “gjobat” jozyrtare ata biznesmenë që përfitojnë prej pushtetit të burrit të saj.
Kur Shpëtim Karamuço doli nga burgu, Sali Berisha ishte një ish- komunist për 22 vite, që premtoi se do ndërtonte një shtet demokratik në Shqipëri, por Shpëtim Karamuço u nda nga kjo jetë dhe dhurata e fundit e Sali Berishës për të ishte fyerja që ai i bëri si trafikant dhe hajdut ditët e grevës së urisë. Për këtë arsye Shpëtim Karamuço iku i qartë nga kjo botë për fatkeqësinë e lirisë së tij. Iku i qartë se burgun e kishte dhuratë nga komunizmi dhe vuajtjet pas burgut dhuratë nga komunisti Sali Berisha.
Por ikja e Shpëtimit ka dhe një moment tjetër tragjik. Shumë bashkëvuajtës të tij, sidomos brezi i thyer i moshës së tij, e shikojnë ikjen e dëshpëruar të tij si një pamundësi për t’u përballur me pushtetin e sotëm dhe një arsye më shumë për të humbur dinjitetin dhe për t’i shtrirë dorën për lëmoshat e tij. Nuk janë të paktë ata bashkëvuajtës të Shpëtimit, që preferojnë të bëjnë pazar me vuajtjet e tyre në emër të një kësti më të shpejtuar lekësh, apo ndonjë vendi pune për fëmijët e tyre. Sa më shumë Berisha ua zgjat agoninë e vuajtjeve të komunizmit, aq më shumë disa prej tyre bëhen urë nën këmbët e pushtetit të tij, duke u vetëposhtëruar në ekstrem. Ikja e Shpëtimit, ashtu i zhgënjyer, i pabukë dhe i pashpresë, po tenton të përdoret nga qeveria dhe pushteti si një model ndëshkimi për ata që nuk pranojnë në heshtje lëmoshat e Berishës. Qëndrimi i turpshëm i Berishës ndaj grevës po paraqitet prej tij si triumf ndaj ish- të burgosurve politikë rebelë, dhe vdekja e tyre njëri pas tjetrit po tenton të shitet si triumf i regjimit.
E vërteta është se shumë ish- të burgosur janë të varfër, të pashpresë dhe të paintegruar pasi pjesa më aktive e jetës së tyre shkoi burgjeve. T’i poshtërosh ata në këtë moshë, është e lehtë. Por më keq se kaq është t’i poshtërosh ata duke i bërë të besojnë se sërish zgjidhja e problemeve të tyre vjen nga Sali Berisha. Ky është një vetëposhtërim që tejkalon poshtërimin dhe degradimin që u ka bërë Sali Berisha këto 22 vite. Shpëtim Karamuço së paku nuk e bëri këtë. Ai vdiq pa shtëpi, pa punë, pa pension, pa ilaçe, por dhe i pagënjyer nga Sali Berisha. Ai vdiq i qartë për fatkeqësitë e tij. Nëse Liraku i vuri flakën vetes të ndriçonte mendjet e ndryshkura dhe dinjitetet e thyera të bashkëvuajtësve të tij, Shpëtim vdiq i qartë për shkakun e fatkeqësisë së tij në liri. Sali Berisha nuk mundi ta gënjente. Kjo do t’i mbahet mend më gjatë se sa tollonat apo këstet me të cilat Berisha tenton të mbajë në vathë bashkëvuajtësit e tij, po ashtu të pashpresë. Të vdesësh i qartë në fund të jetës është një pasuri e madhe që nuk të duhet për veten, por për ata që lë pas.
Me kete shtet leshi se kuptoj si nuk futi ne burg nje zyrtar nga ata qe sorrollasin te perndjekurit per te marre leket e tyre.
Ne vend te nekrollogjise..
I ndjeri Shpëtim Karamuça ishte i burgosur politik në kohën e diktaturës, që mori pjesë edhe në grevën e urisë për të protestuar për mungesën e dëmshpërblimit, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Shpëtim Karamuça vuajti 26 vite burg në kohën e diktaturës dhe sipas ligjit, i takonin dhjetëra miliona lekë dëmshpërblim për vitet e burgut. Karamuça, sipas të afërmve dhe shokëve të tij, nuk ka marrë asnjë lek, megjithëse qeveria ka miratuar edhe një akt të veçantë, ku të përndjekurve me sëmundje të rëndë, duhet të dëmshpërbleheshin me të gjitha lekët. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur, dhe 73-vjeçari, ka ndërruar jetë si i pastrehë, pasi qëndronte në shtëpinë e Perikli Shqevit. Ai jetonte me lekët borxh dhe donacionet e shokëve, ndërsa i është shpejtuar vdekja edhe nga mungesa e ilaçeve, ushqimit dhe veshjeve të trasha. Bashkëvuajtësi i tij në kohën e diktaturës, Gjergj Ndreca, thotë se Karamuça ishte diagnostikuar me kancer, ndërsa nuk kurohej si pasojë e mungesës së parave, të cilat nuk arriti t’i marrë kurrë, megjithëse gjysmën e jetës e kaloi në qeli.
Historia e Karamuçës
Lindi në qytetin e Korçës, në një familje bejlerësh. Gjatë kohës së luftës, në vitin 1942, iu pushkatua nëna. Shpëtimi ishte vetëm dy vjeç, kur ngeli jetim, ndërsa tre vite më vonë, saktësisht në vitin 1945, babai i tij, për të marrë hak, vrau dy persona, të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë bashkëshorten. Babai iu fut në burg dhe pas disa muajsh u pushkatua, ndërsa Shpëtimi mbeti rrugëve. Pas jetesës te disa familjarë, ai u shpërngul në qytetin e Elbasanit, ku dhe jetoi deri ditën e arrestimit. Në këtë qytet mori patentën me ndihmën e një shoku, dhe, në biseda me shokë dhe kolegë të punës, shprehej disa herë se i ishin vrarë babai dhe nëna nga komunistët. Madje u martua dhe u bë me një djalë, ndërsa u arrestua në mes të viteve ‘60-‘70, për veprën penale agjitacion e propagandë. Bashkëshortja, nisur edhe nga presioni i kohës, u divorcua dhe krijoi jetë të re. Pas kalimit në hetuesi për disa muaj, Karamuça u dënua fillimisht me 10 vite burg. Disa muaj para përfundimit të këtij dënimi, një kolegj penal, e dënoi sërish në burg, i cili iu zgjat deri në vitin 1991, ku dhe u lirua në muajin janar, pas rrëzimit të regjimit komunist.
Pas ndërrimit të regjimit, Karamuça, pas 26 viteve në burg, lirohet dhe mundohet të rifillojë jetën nga e para. Hapi i parë ishte kërkesa për të parë të birin dhe kontaktet me të. I biri, emigroi menjëherë në Itali dhe ata u ndanë sërish. Vazhdimësia normale e jetës po i bëhej e vështirë, pasi kishte kaluar një fëmijëri të vështirë, jetim, ndërsa kishte kryer edhe një burg të gjatë, që kishin lënë gjurmë të thella. Jetesa e vështirë në burg dhanë shenjat e para në shëndetin e tij. Ai kishte ftohje të rënda dhe vite më vonë iu shfaq edhe kanceri, sëmundje të cilat filluan ta gërryenin plotësisht. Me ndihmën e të birit, ai u kurua, dhe fillimisht u dhanë shenja të mira. Megjithatë, pas terapisë së gjatë, ai sërish kishte probleme, ndërsa kontaktoi edhe me shokët e tij, bashkëvuajtës, për të kërkuar të drejtën. Pas miratimit të ligjit për dëmshpërblimin e viteve të burgut në komunizëm, u mundua të bënte kërkesën dhe dokumentet, por sëmundja nuk ia mundësonte të ndiqte çdo procedurë. Shpëtim Karamuça nuk mundi të plotësonte dokumentet dhe për rrjedhojë, nuk mori asnjë këst nga lekët që i takonin me ligj.
Pas nismës së të burgosurve politikë për të protestuar për dëmshpërblimin e munguar nga qeveria aktuale, Shpëtimi i bashkohet kauzës së nisur nga Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko, ky i fundit i vetësakrifikuar. Megjithëse me sëmundje të rëndë, ai qëndroi pa reshtur në çadrën e ngritur në lagjen “Komuna e Parisit”, ndërsa protestoi ashpër për lekët e burgut. Në disa dalje publike, Shpëtimi u tregoi kamerave edhe fletën e spitalit ku ishte diagnostikuar me kancer, ndërsa tha se “do të qëndroj në grevë deri në ditën e fundit të jetës sime”. Ishte shumë i prerë në kërkesa dhe mundi të rezistojë disa ditë pa bukë, madje edhe pa lëngje.
Para dhe pas grevës së urisë, Shpëtim Karamuça, jetonte i vetëm, në mes të katër rrugëve dhe pa asnjë ndihmë financiare. Djali i vetëm është munduar me të gjitha mënyrat për ta marrë në Itali, por ai preferoi që ditët e fundit të jetës t’i kalonte me bashkëvuajtësit e qelive të komunizmit. Protesta e tij, sipas shokëve, ishte për dinjitet, pasi ai kurrë nuk ankohej për mungesën e shtëpisë, veshjeve apo ushqimit. Me kërkesën e vazhdueshme të shokëve, ai qëndronte në shtëpinë e Perikli Shqevit, ku dhe ka kaluar ditët e fundit të jetës. Ndërroi jetë në mjerim të plotë. Ceremonia përkujtimore do t’i bëhet në vendin ku u mbaj greva e urisë, ndërsa varrimi në qytetin e Durrësit.
I lehte qofte dheu per kete martir te demokracise vertete!
Mëkati” i ish-të burgosurve, pranuan Serishën si “demokrat”
Ndoshta nuk jemi në vitin 1991, por motivet e ish-të burgosurve politikë janë të njëjta me ato të vitit 1991. Të gjithë e dimë dhe na kujtohet, që në vitin 1991 krye-komunisti Ramiz Alia, pranoi të lironte të burgosurit dhe të internuarit nga burgjet dhe kampet e dënimit. I liroi, por i la rrugëve. Të gjithë e dimë, që në vitet 1991-1996, komunist-spiuni Sali Berisha, “kapardisej” duke tundur në duar “kartën” e lirimit të të burgosurve politikë. Por i liroi dhe i la rrugëve, duke joshur vetëm disa me “punëra kot” e me ca shkolla të dorës së tretë, duke bërë demagogji, për shfrytëzim për interesa votash, për kartë politike publike përpara botës e shqiptarëve dhe më pas duke i lënë në varfëri, braktisje e shpërfillje ekstreme. Sot pas 22 vitesh, në krye është përsëri “monstra” komuniste, spiuni Sali Berisha i cili prej 8 vitesh vazhdon të tallet, mashtron dhe denigron këtë shtresë. Pra, ish-komunisti Sali Berisha, sekretar partie, spiun, i preferuar i “kullës” së diktatorit Enver Hoxha, denoncues e dëshmitar gjyqesh politike prej 22 vitesh qëndron në krye të partisë e pushtetit të demokratëve. Ndërsa ata që luftuan, u burgosën, u internuan, u pushkatuan në emër të përmbysjes së diktaturës janë rrugëve, pa bukë, pa strehë, pa punë, duke u mashtruar, rrahur e burgosur prej pushtetit të Sali Berishës, me urdhër të Sali Berishës.
R. I. P. Shpëtim Karamuço! Të ndezim të gjithë nga një qeri në respekt të tij… :'(
RESPEKT SHPETIM KARAMUCES DHE NGUSHELLIME FAMILJES!
Mero Baze,respekt pèr gjithè sa ke bèrè pèr kauzèn e tè burgosurve politik,tè djeshèm dhe tè sotèm.
Poshtèrimin ,Berisha ,po ua bèn tè gjithève,duke filluar qè nga mè i vogli deri tek ai mè i madhi,tè vjetèr dhe tè rinj,tè papunè dhe tè punèsuar.
Tè mos i japèsh ato pesè lekè njè tè burgosuri politik,tashmè tè plakur,tè sèmurè,tè lodhur,nuk èshtè trimèri e madhe,as ndonjè poshtèrim pèr ktè klasè,qè po e deklasuar ngeli.
Poshtèrimi u ngelet,dhe èshtè njè mungesè dinjiteti,qè çdokush duhet ta shkruajè nè ndèrgjegjien e vet,duke fillur qè nga ty,nga unè,nga tè gjithè,sepse BERRISHA po ju
VRET DITEN ME DIELL,PO JU VJEDH MILIARDA DITEN ME DIELL,PO JU LE PA DRITA DITE DHE NATE,PO JU SHAN ME LIBER SHTEPIE PARA SYVE TE GJITHE BOTES,JU HODHI NE ERE NE MES TE DITES,PO JU SHET KUFIJTE TOKESOR DHE DETAR,PO JU SHET NENSHTETESINE,PO JU JEP SIDEN FEMIJEVE TE SAPOLINDUR,PO JU LE TA PINI FOTOKSINEN NE ERRESIR,PO JU LE PA UJE,PO JU LE PA RRUGE,PO JU VJEDH MANDATE,PO JU TALL ME QARQE DHE KRYETARE…PO KOMANDON KQZ,PREKURORI,SHISH,…PRA MERO BAZE PO JU TALL…DO TA THEM ME SHQIP,PO JU SHKKKKKKKKKK…..JUVE,FAMILJEN ,JETEN DHE DINJITETIN
P0SHTERIMIN NUK TA PRANOJ,NUK QENDRON VETEM PER NE TE *DEKLASUARIT*,NUK QENDRON FARE,SEPSE ATA NJEREZ,LUFTUAN ATE SISTEM,DHE PO JU BEHEN PRAPE HERONJ,JUVE…POPULLIT BAGETI,QE HA FARA TROTUAREVE DHE VETEM BEN …BIOGRAFI…PO LUFTOJNE DHE DITET E TYRE TE FUNDIT ,TE SEMUR,PA ASNJE LLOJ MBESHTETJE,AS NGA POPULLI BAGETI,RINIA E KRISTALIT,GRA QE KANE MORALIN DERI TE KONVENTA DHE TE BOTOKSI,BURRA …PA TESTIKUJ,OPOZITE LAVIRE,QE BASHKE ME BERISHEN PO JU VRET,VJEDH PRA PO JU SHKKKK….PO JU MOS U MERZITNI SE JA DO I VOTONI,DO BEJME CA KOALICIONE DHE DO HAME PRAPE NGJALEN…PRA S’KAGJE ,POSHTERIMI DO JETE I ZGJEDHUR ,DO PRESIM 2013 ,DHE JU DO QAHENI PERSERI,ME KOKEN ULUR…SEPSE
JU JENI NJE POPULL BAGETI,JENI SKLLEVER DHE BIJ SKLLEVERISH…JENI GEN IDIOTI DHE INJORANTI ,SEPSE KUR TOLERON MOHIMIN E TE DREJTAVE DHE PER NJE PERSON TE VETEM,QE ATY PO INSTALON DIKTATUREN DHE PER VETEN TENDE
NUK ESHTE PROBLEM SEPSE GJYSHI IM VAJTI NE BURG–PROBLEM E KA GJITHE SHOQERIA QE E LEJOI,SE NE JO ME PAK SE 5-8 VJET AI KOMISION QE DENOI ATE,RA DHE VETE NE BURG…
NUK ESHTE PROBLEM PSE VDIQ KARAMUCA,PA LEK,I SEMUR,PA JU REALIZUAR ENDRRA E DEMOKRACISE–PROBLEMI ESHTE I JUAAAJJJJJ POOOOPUUUULLLLL IDIIIIOOOOTTTTT,INJJJJORRRRRRRANNNTTTTTT,JUUUUUUUUUUUUUUUU DO VDISNIIIIIIIIII SKLLEVERRRRRRRRRRRRRRR DHE TE
POSHTERUAR!!!!!!!!!
Kush e ka fajin?
Natyrshëm e logjikisht, lindin disa pyetje dhe rezultojnë disa përgjigje, që kanë brenda një realitet të pakontestueshëm:
– Kush ia jep këtë “fuqi” ish- komunisti-spiunit Sali Berisha, të tallet me këtë shtresë? A ka faj komunist-spiuni Sali Berisha, që vepron kështu?!
– Kush e ka fajin faktikisht, që sot e 22 vjet, kemi në krye të djathtës këtë komunist?
– Kush e ka fajin, që sot e 22 vjet, kemi si “përfaqësues” të shtresës së të burgosurve politikë një ish-spiun që i ka futur ata në burg dhe që i ka çuar në internime?
– Kush e ka fajin, që aktualisht kemi në pushtet një komunist-spiun, i cili prej 22 vitesh mashtron dhe masakron të përndjekurit për dëmshpërblimin financiar të viteve të burgut, duke bërë lojëra ligjesh, vendimesh, formularësh e çeqesh bankare false?
Fajin nuk e ka Saliu…
Përgjigjet janë të kuptueshme: Sali Berisha nuk ka asnjë faj, por e kanë vetë ish-të burgosurit politikë dhe ja përse:
– Fajin e kanë vetë të burgosurit dhe të përndjekurit politikë, që e toleruan Sali Berishën, të futej mes tyre e të pranohej si “prijës” i tyre edhe pse e dinin që ishte misionar i posaçëm i Ramiz Alisë dhe i diktaturës komuniste, për ta mbajtur nën kontroll e për të përçarë e nën kontroll këtë shtresë politike-shoqërore, siç veproi dhe po vepron realisht.
– Fajin e kanë vetë të burgosurit dhe të përndjekurit politikë, që e besuan komunist-spiunin Sali Berisha t’i përfaqësonte ata politikisht brenda e jashtë Shqipërisë në institucionet politike-demokratike ndërkombëtare, duke u paraqitur si “heroi, shpëtimtari dhe humanisti” i tyre.
– Fajin e kanë vetë të burgosurit dhe të përndjekurit politikë, që e “bekuan” komunist-spiunin Sali Berisha si “bashkëvuajtës”, kur në fakt ishte pjesë aktive e krimit ndaj tyre.
– Fajin e kanë vetë të burgosurit dhe të përndjekurit politikë, që për 22 vite kanë votuar verbërisht komunist-spiunin Sali Berisha, duke e ekspozuar si “demokrat e anti-komunist”.
– Fajin e kanë vetë të burgosurit dhe të përndjekurit politikë, që ranë viktimë 22 vjeçare e politikës përçarëse të komunist-spiunit Sali Berisha, duke u bërë pjesë-pjesë në “grupe armike”, me njeri-tjetrin.
– Fajin e kanë vetë të burgosurit dhe të përndjekurit politikë, që toleruan dhe pranuan që komunist-spiuni Sali Berisha, të mbushte zyrat dhe të caktonte të bënin ligjet e demokracisë xhelatët e burgjeve, të gjyqeve e hetuesive të diktaturës, për të “zgjidhur” të drejtat e të burgosurve politikë.
– Fajin e kanë vetë të burgosurit dhe të përndjekurit politikë, që nuk bashkohen për të shporru nga jeta politike dhe për të nxjerrë nga jeta e tyre, komunist-spiunin Sali Berisha.
-zonja linda keni te drejte ne nje fare menyre por jo kaq larg sa shkoni ju duke i vene 100% te fajit te perndjekurve politike.
-nuk ishte faji i tyre qe u organizua 2 prilli 1991 nga sherbimet sekrete te udb qe ishin partnere strategjike ne ate kohe me shtetin amerikan.
-faj kryesor mendoj se ka ambasadori rajerson qe ne menyre poshtruese mori pjese ne fushate elektorale ne 1991-2
-nuk ishte faji i popullit midis tyre dhe i te perndjekurve politike qe ja dhane votat ne menyre plebishitare amerikes dhe jo berishes qe fitoi ne 31 mars 1992.
-nuk ishte faji i popullit midis tyre dhe i te perndjekurve politike qe emisaret amerikane vinin ne shqiperi nen shoqerine e damir fazlliceve dhe nikollaq gejxh-eve (gaxojanis)
-nuk ishte faji i te perndjekurve politike qe shoqeria civile midis tyre dhe ju zonja linda rrini prapa kompjuterave dhe ndiqni nga ballkonet demonstratat ku vriten njerez si qen rrugesh.
nuk na mjaftojne social-komunistet, por na jane bere dhe disa gazetare KORBA per interesat e tyre personale.
ti zonje shtron pyetjen:
– Kush e ka fajin faktikisht, që sot e 22 vjet, kemi në krye të djathtës këtë komunist?
pergjigjia eshte: POPULLI, pra eshte populli qe me voten e lire e ka votuar kryeministrin berisha. ti nuk mund te fajesosh pjesen dermuese te popullit shqipetar.
sa per xhelatet e burgjeve, te ish te burgosurve politike, ata kane nje parti ne vazhdim qe quhet PS dhe disa djem dhe niper qe sot jane ne krye te saj
Lindaaaaa,shumè nga tè burgosurit politik,kanè vdekur,tè gjithè tè tjerèt e kanè ideal,kauzè ,atè qè po bèjnè ,jo se i duhen lekèt e tua dhe tè Saliut.Ne bijtè ,nipèr-mbesa,jemi edukuar nga njerèz tè zgjuar,qè na detyruan tè iknim jashtè bordellos qè ju popull bagèti keni ngritur,dhe ju shohim nga larg,me atè *frikèn* qè kemi pasur gjithmonè ndaj idjotèsisè qè ju karakterizon…
Ti do kesh lexuar vetèm sloganin e Edvin Ramès,se ai del me kto idiotèsitè:fajin e ka saliu, ose do jesh derè sigurimi se ata donin gjithmonè *fajtorin*–dhe hahaha e gjenin gjithmonè-dhe kur *armiku*
arrestohej ju ..duartrokisnit tè lumtur..me partinè dorè pèr dore ,nga fitoria nè fitore…idiotè tè marrè
Nejse Lindaaaa,kur tè kenè vdekur dhe ata 5 pleq tè lodhur,tè sèmurè,qè mè shumè po bèjnè zhurèm pèr tè zgjuar mendje tè mykura si e jotja–do shohim ku do e gjesh fajtorin ti dhe klasa jote.
Lindaaa ne nuk na duhet asnjè cent nga qeveria juaj lavire,bènim nga 3 norma dhe atèher,jo sot qè jetojmè nè majat e luksit kapitalist,pra jemi tè zotè,por ti dhe klasa jote,kujdes pèr vete se DO JU VIJ RADHA TE GJITHVE-DO VDISNI PA KUPTUAR ASNJEHER PSE JETUAT-MORET FRYME!!!!
T’ju rrojè berrisha,vrisni dhe veten po deshèt,secili ka atè qè meriton,klasa jonè ose mè saktè brezi i ri i asaj klase tè deklasuar nga ty dhe klasa e prindèrve tè tu idiot,nuk organizohet pèr asgjè,sepse nuk na intereson,mjafton heroizmi i tè parève tanè
gjeni fajtorin ,gjeni dhe dinjitetin qè kurrè nuk keni pasur,luftoni dhe mos gjykoni askènd,sepse ..thjesht jeni idiot!!
F.Konica:SHQIPERI TE KAM DHJERE,NUK TE KUPTOVA DOT NJEHER!!!
P.S:personalisht do votoj berrishèn,pra ti tè kesh ende njè fajtor,tè jesh e lumtur nè mendjen tènde tè vogèl,dhe tè qurravitesh se jaaaa,ata tè persekutuarittt e kanè fajin–kurse ti thjesht nuk ke personalitet–qaj pra popull idiot-ah dhe mos harro qaj me kokèn ulur,se ashtu e keni pèr fis!!!!
E vertet o Mero.Ky vrasesi sali po ja kalon per nga BEMAT edhe atit te tij shpirterorenverit.Ky eshte me i lik se eshte ANTISHQIPTAR dhe spiun i deklaruar serb.POR PO I VJEN FUNDI MORTJES dhe do jet dita me e bukur e Shqiperis dita kur Mortja te ket thyer qafen.Urojm qe te jet sa me e shpejt dhe me sa me pak Gjak.
TURP E FAQJA E ZEZE SALI RAM BERISHA.
PAC MALLKIMIN E TIJ DHE TE VIKTIMAVE TE TUA
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html
Mero te pergezoj ne menyre te sinqerte dhe vellazerore per kurajon dhe zgjuarsine me te cilen po perballesh c’do dite me nje pushtet qe per nga menyra e ndertimit te strukturave shteterore i ngjan me keq se diktatures qe kaluam.
Neqoftese ne diktature e kishim te qarte se nuk mund te beje dengla me pushtetin se te conin ne hell,ne njerezit e thjeshte ndertonim marredhenie te sinqerta pa dallime feje krahine apo ideje dhe kishim njefare harmonie vellazerore te pashoqe.
Sot kemi nje panorame te zymte te papare asnjehere me pare sidomos ne aspektin social.Shqiptaret jane te percare ne ekstrem ne saje te nje politike qe vetem Berisha di ta beje.
Berisha eshte i lindur si njeriu me i pashpirt ne historine e ketij kombi dhe ne saje te edukates qe ka marre nga te paret e tij ai nuk di tjeter dhe nuk i pelqen ndryshe vetem e vetem te nderseje nje pale kundra tjetres.
Ish te burgosurit politik ishin njerezit me te zhgenjyer me kete njeri,po ashtu cdo person i ndershem si ne ate kohe edhe sot.
Me Berishen nuk jane te zhgenjyer vetem ish spiunjet,kriminelat,hajdutet dhe ish komunistet e felliqur e ketu nuk flas per komunistet e ndershem qe edhe ata e donin ndryshimin por jo me kete monster te felliqur.
Berisha as nuk eshte penduar per ate kohe as nuk pendohet tani per krimet dhe coroditjen qe po i ben ketij populli.
Berisha eshte nje kameleon 100 ngjyresh dhe qe i lepihet gjithkujt kur ka interes dhe i kundervihet gjithkujt kur i rrezikohet pushteti.
Kur fitoj ne 1992 ai nuk fitoj drejtesisht jo se nuk e votuan por se populli mendoj se i duhej dhene vota sepse nuk po e linte vendin te qendronte rehat as edhe nje minute te vetme me greva demonstrata prishje marreveshjesh e lloj insinuatash te tjera me qellimin e vetem per te ardhur ne pushtet.
Duke mos u bindur as vete per kete fitore te llogaritur nga ai vndosi qe ti drejtohet popullit ne 94 per miratimin e kushtetutes.
Ai e beri kete per dy qellime.
E para neqoftese do miratohej ajo kushtetute de fakto ky do merrte pushtete te nje mbreti.
Dhe e dyta neqoftese nuk do miratohej ai nuk do bente me zgjedhje te ndershme por do i vidhte ne vazhdimesi ashtu sic beri cdo here.
A mund te fajesojme popullin se pse ne zgjedhim njerez te padrejte dhe shtypes.
Une mendoj se jo.Pse e them kete sepse populli yne pothuajse cdo individi qe ka hyre ne politike,flas per ata qe kane perfaqesuar partite e medha ua ka dhene shansin te drejtojne shtetin por keta kane abuzuar me zemergjeresine e popullit.Une verejtjen per popullin nuk e kam per gjykimin qe jep dhe duhet te jemi koshient se edhe me maskaraj i botes ka simpatizantet e vet dhe ketu nuk mund te prejashtojme edhe shume shqiptar qe qorrazi e ndjekin kete maskara idiot,por kam verejetjen se nuk ka ndjenjen e revoltes as te soldaritetit kolektiv.Ketu nuk mund te themi se jemi solidar dhe ndihmojme te afermin kur eshte ne hall se i jep nje kothere buke.Ky eshte primitivizem jo solidaritet.
E keqja jone si komb eshte se durojme deri fund te poshtersive maskarenjte dhe nuk u dalim ne mbrojtje atyre qe luftojne edhe per ne.
Ja po presim se mund ta rrezojme ne votime kete mut kryeminister.
E thashe edhe me lart Berisha eshte monster dhe le te votohet me shumice kunder tij dhe kjo sigurisht qe do te ndodhe por ai do e ndryshoje ne favor te vetin rezultatin dhe nuk mund te ndodhe ndryshe po qe se nuk e largojme me dhune.
Opozita shpreson se do ruaj votat dhe se ne numerim nuk mund ti shmanget as nje vote se edhe ajo do perdore njerez te forte qe do ti kundrapergjigjen te forteve te Saliut por nuk e kupton se ai edhe ne gremine do ti marre te gjithe me vehte.
Berisha ka aq shume gjynahe mbi shpine dhe nuk mund ta dorezoje pushtetin ne menyre paqesore por mendoj se do kemi nje lufte te vertete me viktima te panumerta.
Per te mos shkuar deri aty lipset qe edhe te vetet ta braktisin se neser do jete teper vone.
Opozita eshte e destinuar edhe ajo te beje lufte direkte me te se tani nuk mban kosi me uje.
Kam idene se nuk do kemi zgjedhje por nje lufte civile dhe keto pasoja do bien mbi kryet e atyre qe e mbeshteten ne radhe te pare.
poshte ky ple e kriminel sali ram teveqel berisha ky gjakpires dhe krye hajdut e superspiun i udebese jugosllave ne ate kohe dhe i serbeve ne kete kohe ,,ky diktator i te gjitha koherave ne shqiperi ,, uroj o zot i bukur dhe i gjithpushtetshem qe sali berisha diten duke hyre viti 2013 te shkoje ne boten tjeter dhe te digjet ne ferr ,, beje kete mrekulli o zot i bukur mos mbaj ne toke njeres diktatore si saliu ,,, o kriminel sali marsh me vete te gjith mallkimet e te gjith popullit shqiptar kudo ndodhen
Popull i thoni ketij mileti turkoshak,qe nuk i tha me fal kesaj klase shoqnore.Komunistat i thone fashista,Berishianet i thone ordinera,na te tjeret bajme kismet,inshallah ik Berisha.Perimend nuk dime as me jetu,as me fal,as me mendu.Habitem me ato batakcij intelektual te komunizmit e postkomunizmit qe sillen si bira kurvash,pa ba kurgja per kte vend.Kjo shtrese ka mekatin ma te madh,ateista,materialista.E njerzia vuen ne midis te Evropes.Por mos te kene merak se ketu kane me i la.
-E mjerimi ndjen mirfilli TRADHTI-Migjen
Pa filluar komentin ngushellojme familjaret e te ndjerit Shpëtim Karamuço per kete fatkeqesi dhe u prehte ne paqe shpirti i tij.
Eshte hera e pare qe shikoj germat NIPT qe do te thote Numri Identifikues i Personit të Tatueshëm ose ne anglisht Tax ID Number . Nqs eshte e vertete kjo qe shkruan Mero ketu duhet qe prokuroria te leshoje urdher arrestin neser jo vetem me shkerdhen berishen dhe arqiten por dhe per adriatik dhallen qe i bie qe ky prokuror oborri duhet te vetprangoset.
Disa mafjozeve tip Gotti ne USA para ca vitesh ju vune prangat vetem per evazion fiskal qe ishte e vetmja menyre e lehte per ti arrestuar me ligj pasi veprat e tyre kriminale i fshinin me persosmeri duke u mbrojtur dhe nga njerez “te padukshem” ne pushtet.E njejta situate po ndodh dhe me dinastine e urryer te lugut te zi te tropojes. Ndryshimi eshte se ato te padukshmit jane te identifikuar te cilet jane tre ambasadoret qe jane te caktuar nga lobi i SRB ne washington.Kaq i fuqishem eshte ky lob sa dhe ekspertet qe dergoi per vrasjen e kosta trebickes nga gestapo e SRB ishin shume te lexueshem si hipokrite me pagese.
Pertej dhimbjes njerzore dhe solidaritetit qe kane shqiptaret e thjeshte per kete kategori te te perndjekurve politike duhet pranuar se eshte kjo shtrese qe ne vitin 1991-1992 u vune ne rolin e figuranteve per te hypur ne pushtet specia me e ndyre qe ka lindur ne trevat shqiptare per te gjitha kohrat.
Nuk tingelloi mire ne opinion ku krahas luftes pa kompromis qe te perndjekurit bene kunder SRB (qe i poshtroi publikisht) keto i derguan nje kartoline urimi per ditelindje monstres SRB duke i uruar jete te gjate per te zezen e tyre dhe te te gjithe shqiptareve…
Eshte e patolerueshme qe ish te burgosur “aristokrate” si Ngjela,Lubonja,Miraka etj. nuk ngrene zerin ne qiell per pagesat e marra nga “burgaxhinjte” Fatos Nano,Agim Shehu dhe dhjetra monstra te diktatures se kuqe dhe asaj blu te 92-97 qe kane marre miljarda leke kurse keta fisnike si Bejko & Karamuco jo vetem qe vdiqen ne mjerim dhe te braktisur por dhe te poshtruar duke u quajtur si mafjoze dhe trafikante nga SRB.
Kur lexova ne disa media te huaja mbi jehonen e vetdjegies se Ndreces dhe pastaj te Bejkos ishte interesante se nuk thuhej asnje fjale spjeguese se perse keto njerez sakrifikonin ne ekstrem jeten e tyre.Vetem se vihej ne dukje se keto kishin kryer burg ne regjimin e eger stalinist te Enver Hoxhes dhe kaq.Asnje germe per xhestet sadiste
dhe antihumane te k/m te semure psiqikisht dhe te presidentit te semure
fizikisht.
Nuk e di cfare ndjen ambasdori i shtetit tim z.arvizu per kete vdekje kaq ogurzeze.Po vdesin me rradhe te perdhosur pikerisht ata qe amabasda amerikane pas vitit 1991 i kishte ne qender te vemendjes dhe i perkrahu fuqimisht.Lind pyetja mos u perdoren keto te perndjekur si manekine dhe u perzune nga “axhenda” e tyre kur ne dyert ambasades trokiti kompania e fariballinjeve dhe blendifejzinjeve..
Ka ardhur koha te themi qe z.ambasdor te mos shkonte te cadra e greves urise si mjek dentolog qe bente expertiza per proteza te thyera por te
shikoje kartelen mjeksore te k/m per te pare diagnozen e tij si i semure psiqik.Dhe nqs ja kane fshire semundjen le te shikoje kartelat e tij ne sigurimin e shtetit shqiptar te udb jugosllave dhe ndoshta dhe te cia-s.Dhe nqs se dalin te verteta keto te fundit ju lutemi shume jepini nje dekorate si pal melyshit ketij sali kelyshit dhe ti siguroni nje azil nga honoluluja mos ja shohim me surratin. Nqs besoni ne zot e perendi i nderuar ambasdor dhe ato qe jane pas jush shpetojeni ate popull fisnik qe i mirebesoi amerikaneve si
Jezu Krishtin.
Act Now Or Leave Now and Never Come Back Mr Arvizu!
Pa me gusht tok (ne fakt duhet thene qershor,duke mar parasysh zgjedhjet e ardheshme),iken dhe vapa,zoti na ruajt c’dimer vjen prapa.
Sigurisht edhe une si cdo shqiptar ne dejet e te cilit rjedh me gjithe mend gjak shqiptari(dhe jo serbi si ne rastin e Salkovicit) i shpreh me kete rast familjes se te ndjerit ngushellimet e mija.Te kalojme ne teme.Historia ka njohur burra me te mir se Salkovicin,Shkerdhenin apo Ar-qiten(NGA MUTI).Asnje nuk e ka mare kete bote me tapi(megjithse sot ne Albanistan gjithcka eshte e mundur),keshtu edhe puna e ketyre monarkisteve qe e ndiejne se po u vjene fundi.Ai fund qe nuk donte ta besonte as Gadafi & CO. OK Salkovicit nuk ika ngel edhe shume jet per te torturuar kte popull,qe ka hequr shume,(noshta eshte pikerisht kjo qe na ka ber kaq shume rezistent ),po pinjollet e vet mendojne seriozisht se do ti gezojn te qet ato dollaret dhe eurot e pergjakura?Me gjakun e femijeve dhe te viktimave te tjera te pafajshme te Gerdecit?Apo me paret e fituara nga tokat e trasheguara nga babai ne bregdet(aty duhet kerkuar edhe Vici-doli nga lopa),apo me paret e fituara nga deti vet qe babai i tyre i fali Greqise,sikur te ishte ndonje cope torte(mos vall nga kjo i lindi edhe ideja Salkos per te famshmen torte qe la mresa te thella ne boten e qyteteruar)A me qe ra fjala per detin ,ka mundesi qe kjo puna e detit te ket lidhje me qingjat qe erdhen me anije nga deti dhe kjo do te kete qene taksa e transportit.Prap me qe ra fjala cu be me ata qingjat qe Salkovici do ti ekzekutonte ne mes te sheshit Skenderbej,si duket militantet e tije dallkauk jane gezuar shum per dhuraten kaq bujare te kryeplakit(me falni per gabimet ortografike qe me shpetojne ndonje here,me kete rast kerkoj falje edhe per shqipen time shume te thjeshte,pasi une nuk ja theme shume per gluhe “gjuhe”te huaja).Jo mos u gezoni para kohe se dardha e ka bishtin mbrapa ka thene populli.Kur te vije dita per te dhene llogari dhe ajo do te vije nje dit atehere do ta kuptojne keta njerez te dobet(nuk e ul veten aq sq te ofendoj keto krijesa ,se vete emri dhe bemat e tyre jane ofendim sa me ska) se cfar i kan ber keto krijesa ketij poulli.Ateher nuk do jen as Gjinat e gjonat dhe as Brocat e bracat gjykates por drejtesia e vertet.I kerkoj ndjes atyre qe marin si shembull Ameriken apo demokraci te konsoliduara perendimore po ne ndodhemi veten gjeografikisht ne Evrope,keshtu qe smund te krahasohemi me keto vende.Ne jemi nje rast unikal ne Evrope qe kaluam me hapa galopantdisa sisteme pa i perjetuar dhe tani po i ndjejme deficitet.Populli ka thene i zoti e nxjer gomarin nga balta .Kush kujton se do ta ndryshoje nje dore tjeter nga jashte shikon endra me sy hapur.Amerikes i duhej Shqiperia keto dydekadat e fundit vetem si nje numer ne luften kunder terorizmit per te thene X shtete marin pjes aktiv ne Afganistan apo Irak Ska rendesi sa shqiptar jane atje(me qe ra fjala kame ndigju se kan 6 muaj pa u pagu)Nuk ma mer mendja se Baraku apo Arvziu uk i ze gjumi per punen tone”.Coniu shqyptar prej gjumit coniu e tane si vllazen nji bese shtrengoniu”.Edhe ne mesjet kur nuk kishte as inernet dhe as nje loj komunikimi mediatik jemi mar vesh me njeri tjetrin po sot pse jo?Thua te jet kjo detyra ae i ka ngarkuar Serbia Salkos?Percarja kombetare?Ne fakt kjo u vertetua historikisht nga turku 500 vjet me radh qe nuk myslimanizoi gjithe shqiptaret por vetem nje pjese qe te hanin koken me njeri tjetrin ,sipas devizes perca e sundo.Le te shpresojme qe shqiptaret e verte te qe kane nje k..qe truri te mos bejne lojen e gjakpiresave.Dite me te mira do vijne.Pas shiut del djelli,pa Salkon dhe klanin e tij.
Mero me pelqen menyra si e trajton problemin.Sikur te ishin edhe nja 10 gazetare si ty Saliut do i pershpejtoheshin ato krizat nervore qe e zene herepas`here.
Mua gjithashtu me pelqen se ne do rrojme gjate dhe une do kem kenaqesine te te lexoj kur ti te shkruash per bemat e Saliut te vdekur tashme…sepse eshte figura me antishqiptare e historise sone dhe shkrimet e tua do ndihmojne qe edhe pas 100 vitesh,kjo figure te dale ashtu `PALACO` si eshte
-Tradhtar i interesave kombetare
-Mashtrues
-I pa ekuilibruar
-I korruptuar
-Vrases i paskrupullt
Trupi i tije NE FERRE SHKOFTE,Luftove per Salen Na-NA E MORE,o burgagji.
O BURGE I ZI-O burge i zi O SALI.
MERO;Te vjen keq?
Keshtu e deshen,keshtu shkuan.
Me dy gishta larte e,dy kembe baras.
Sali Berisha,Sali Berisha,akoma e kam te bertiturat e tij ne veshe.
Moren bezen e bardhe per qefin,asgje tjeter.
ngushellime familjes POSHTE SALI BERISHA
Shpetimi u largua ne heshtjen dhe varferine ku e la sistemi qe ai luftoj nje jete te tere per te ky eshte nje homazh i qarte per te gjithe se cfare i pret nga ky sistem i degraduar
Shpetim Karamuco u nda nga jeta. Themi u nda nga jeta, si per te permendur fundin e nje procesi sepse ajo qe perjetoi Shpetim Karamuco eshte nje kalvar i papershkrueshem torturash, dhimbjesh, denigrimesh. Eshte nje kalvar i tragjedise shqiptare ku pasqyrohet gjithcka ne i kemi bere njeri tjetrit, ne emer te asaj qe ne Shqiperi quhet “te menduarit ndryshe” apo te qenit ne krahun tjeter.Ata qe shpresuan se me renien e komunizmit do crrenjosej dhe kjo menyre mendimi dhe ky vendi yne do te kishte nje te ardhme me te mire per brezat e rinj, u deziluzionua. Komunizmi ra si sistem por mbijetoi ne personazhet drejtuese te politikes shqiptare. Sali Berisha eshte perfaqesuesi me devot i atij sistemi te vjeter. Nese komunistet e Enverit ishin idealiste ne kuptimin e respektimit te prones se perbashket,,,,ky i sotmi qeveris kopene shqiptare me parullen ,,,,,,”Ci sheh syri djalit dhe vajzes sime,,,,,e perlan gruaja ime”.
Shpetim Karamuco vdiq. Ai vdiq “i nderuar” sepse luftoi te keqen deri ne veteflijim.Kjo shoqerija shqiptare eshte po ashtu e vdekur dhe terhiqet zvarre perdite,,,por nuk i ben pershtypje me. Nuk i ben pershtypje as kur i vriten djemte e uritur ne bulevard,,,as kur vajzat i perfundojne trotuareve te Europes nen mbikqyrjen e kodosheve te ketij sistemi,,,as kur shohin se si familja shqiptare po kthehet dita dites ne thertore te gjese se gjalle. Kur vlerat morale zevendesohen me vlerat monetare,,,,fundi eshte i parashikueshem.
Shpetim Karamucos i qofte dheu i lehte.
1.Ish te persekutuarit vazhdojne te jene te persekutuar dhe te perbuzur
2. Zjarri i LIRAKUT dhe semundja e SHPETIMIT i rafshin te gjithe njerezve te familjes berisha ne pushtet.
I perjetshem kujtimi tyre!
Nje tjeter ish i burgosur politik shkoi, duke shpetuar me ne fund, nga persekutimi qe nje komunist jo rastesisht u vu ne krye te proceseve demokratike, per ti persekutuar perfundimisht Shpetim Karamucon e shoket e tij, nga ky njeri ish komunist, qe quhet Sali Berisha.
Shpetim Karamuco, perjetoi ate drame qe ishte lincuar nga zyrat e Ramiz Alise dhe te ish sigurimit te shtetit.
Ish sigurimi i shtetit, ndermori aktin e fundit ndaj kesaj kategorie te pabindurish, ata nuk u binden neper burgjet e komunizmit, nuk u bene sherbetore te sigurimit, per ti ndersyer ndaj pjeses tjeter dhe per kete ish sigurimi vendosi qe keta te kishin nje persekutim te ngadalte, per kete persekutim u kujdes personalisht Sali Berisha.
Sigurimi i shtetit, shperbleu me poste dhe me para, ata qe ishin bere vegla te tij ne kohen e diktatures, emrat e tyre ishin ne dosje dhe sot na dalin disa qe ne emer te ish te persekutuarve, mundohen te mbajne ne fuqi ne fakt perseri nje sistem qe bazohet ne metodat e ish PPSH dhe ish sigurimit te shtetit.
Sic thote e dhe artikullshkruesi ne titull, ata nuk e blene dot, prandaj vendosen qe Shpetimi me shoket e tij duhet te jene perseri te shtypur, por kesaj rradhe jo thjesht me burg, ku ne fund te fundit, te conin ne minjere te punoje si skllav dhe te jepnin 400 gram buke, sa per te mbajtur frymen gjalle, jo kesaj rradhe ata perdoren metoden e ish diktatoreve te Amerikes Latine, ku persekutimi dhe vrasjet mafioze mbas kraheve, ishin nje gje e zakonshme, kesaj rradhe ata perdoren urine, perderen te lene pa nje strehe, ata perdore qe edhe ti perdhosin si trafikante dhe hajdute, por nuk ja arriten dhe sot ashtu si Liraku heroi i demokracise edhe Shpetim Karamuco, nderohet dhe respektohet per keto cilesi dhe virtyte, qe ata ish te persekutuar me dosje sigurimi, smund ti kene, Shpetim Karamuco, percillet ne varr si nje Mandele, qe me 26 vitet e burgut komunist dhe me 22-vitet te persekutimit postkomunist, arriti tja dale, duke mos e njollosur figuren e tij.
Respekte i nderuari Karamuco, parajsa te pret se mjaft vuajte ferrin komunist dhe postkomunist.
Ti i tregove atyre bashkvuajtes qe e shiten nderin e tyre per nje pushtet, ata sot jane ne dosjet e sigurimit si bashkepunetore dhe qe do te hapen nje dite dhe shoqeria shqiptare do te di ti ndaje me ish te burgosurit e vertete, qe su nenshtruan kurre, as nga ofertat e xhelateve.
I perjetshem qofte kujtimi yt zoti Karamuco, ashtu sic do ti uroja pasardhesve te tu te jene te forte dhe te kerkojne me ngulm ate qe u takon.
saliu esht agjent i serbve kurse liria esht serbe qe ka ndrruar emrin ne gjimnaz nga sllobodanka e ka ber liri… se liri dmth serbisht sllobodanka, e gjith kjo do te thot se femijet i ka gjysem serb… me saliun ata plotsohen behen komplet serb
U prefte ne paqe! mbas nje jete te shumevuajtur.
Faleminderit Mero ,per degjimin e fjales se lire e te vertete nga populli.
Te gjitha keto jane te degjuara shume i kane pare dhe me sy ,po kush kish guximin te fliste
Keta te prisnin koken,lexoni listen e mesiperme sa veta jane nga Skrapari.
i gjithe ky revolucion pluralist qe nje farse e gatuar me duart e te tjereve.Asgje nuk eshte perfekte,por nje mishmash te tille vetem ata qe s’e deshen Shqiperine ose e perdoren thjesht per pazar mund ta benin.Demokraci me barkun bosh nuk ka bere kush e nuk mbeti ta bejme ne.Po lexoja disa faqe nga Antonio Gramshi,intelektuali i madh italian qe vdiq ne burg tek te famshmet”Letra nga burgu”.I thote nje roje burgu Gramshit,qe po ta ktheje flamurin(faqen)do ishe bere ndonje minister.Gramshi ia kthen qe minister ndoshta jo,por nensekretar i Punes apo Postave mbase,se keto vende ngelnin per sardet(Gramshi ishte nga Sardenja).Atehere roja ia ben me gisht ne koke,qe dmth”..ti qenke nje i marre qe duhesh lidhur…”.Respekt per te burgosurit politike dhe per vuajtjet e tyre;kjo bote qenka”bote e maskarenjve”siç thote Ali Asllani.Lexova me vemendje nekrologjine nga komentues dashi lart; I paharruar qofte kujtimi i Shpetim Karamuçes!
Se pari ngushellime te gjithe te afermeve, miqve, shokeve te burgut dhe gjithe te persekutuarve per humbjen e Z. Karamuco;
Une personalisht,kam besuar dhe vazhdoj te besoj se cdo gje qe behet ne kete bote ka nje scenarist dhe behet ne konspiracion te plote;
Nuk me cudit fakti qe ne Ambasaden Amerikane ne Tirane jane punesuar ish punonjesit e sigurimit te Shtetit,pasi ky punesimi I sotem eshte legal; Le te kthehemi ne retrospective dhe te shohim ne fakt se cafre ka ndodhur ne Shqiperi, pas vendosjes se regjimit Komunist;
Ne te ashtuquajturat grupet e diversanteve qe hidheshin ne Shqiperi, per cudi ata binin ne vendet e caktuara nga CIA dhe Sigurimi I shtetit;
Madje kaq e vertete eshte kjo po te shohesh nje emission te Blendi Fevziut, intervisten e nje ish antikomunisti, I cili ishte desantuar me avion ne Shqiperi. Ai kujton qe une u desantova jo ne vendin e caktuar per shkak te nje ngaterrese dhe kjo eshte arsyeja qe jam gjalle sot! Arsyetimet me Kim Filbin, jane alibia e CIA dhe sherbimeve inteligjente Britanike, qe sajojne nje person te tille,per te argumentuar pse te gjitha grupet e desanteve u kapen qe ne momentin e desantimit.
Ne fakt nuk jane vetem faktet e Shkrimit te mesiperm apo edhe ato qe po permend une, por me poshte po permend disa fakte mjaft Interesante;
Une ne fakt kam mbaruar Universitetin pas viteve 90, dhe nje gje shume interesante eshte fakti qe tre nga ish shoket e me student, te cilet baballaret I kishin patur me sigurimin e shtetit, cuditerisht kane fituar Llotarine Amerikane! Une nuk mendoj qe ne dhjete shoke qe I njihja mire familjrisht, pikerisht ata te tre, baballaret e te cileve kishin punuar me sigurimin e shtetit do te fitonin Llotarine Amerikane.
Gjithashtu, nje fakt tjeter interesant eshte se per cudi, gjithe Antikomunistet, si eshte dhe I ndjeri I Sotem Karamuco (por edhe Babai im) kane vdekur nga Tomorre (Kanceri). Di gjithashtu qe ekzistton nje helm me veprim te ngadalshem, I cili shfaqet si Kancer. Nje hipoteze e tille, eshte hedhur edhe per ish mbretin ZOG.
Une ju bej thirrje te gjithe ish te persekutuarve, te jene te kujdeshem se asnje nga qeveritaret e sotem nuk eshte antikomunist, por jane ish komunistet;
Me qe ne kemi ngelur si ai punetori I tjeshte,i cili sipas teorise se komunizmit nuk ka cte humb, por te hidhet ne revolucion, te jemi te kujdeshem qe ne momentin me te pershatshem te bejme realitet ate qe populli thote: “Drejtesia vonon por nuk harron!”
Respekt te thelle per vuajtjet e Karamuces!
Respekt per Meron qe i dha respekt Karamuces!
E lehte i qofte lendina e moti!
Tjeter kush e ka aftesine per te genjyer vence cdo dite…
Tjeter kush e ka aftesine per te genjyer e intriguar vence cdo dite…
po ik o plaku mere me kete perrlla. shko lexo deshtine e penalitetit te karamucos dhe do e shohesh cfare hajduti xhepash ka qene. ka qene nje bande ne elbasan me na qe drejtohej nga hajdute si fatmir kraja, karameta, etj. babait tim i ka vjedhur portofolin, nje tjetri shtepine, etj.