Lulit me shalë të ngjitura, që s'po i ngjit as Tirana

20 Dhjetor 2012, 21:08Editorial TEMA

Nga Bledi Mane- Public Enemy

 

1./Nuk e la mendja Enver Hoxhën

Në shkurtin e 2007, humoristi Ermal Mamaqi këndonte për llogari të kushëririt të tij Sokol Olldashi këngën “Ma kthe, ma kthe qytetin tim”. Partia Demokratike provonte për herë të tretë t’ia rrëmbente kryeqytetin Partisë Socialiste dhe një fushatë elektorale më e zbutur, tentonte të fitonte zemrat e kryeqytetasve. Qysh prej tetorit të viti 2000, kryeqendra e shqiptarëve kishte pësuar një tjetërsim radikal dhe vetë Tirana po shënjohej në hartën e metropoleve të rilindura. Kandidati i pushtetit, Olldashi, humbi rëndë karshi liderit opozitar Rama, ndërsa fitorja e thellë e këtij të fundit tregonte sërish se kujt dhe pse ia kishin besuar kryeqytetin qytetarët, kryeopozitarit.

Tirana po i jepte vlerë edhe vetes edhe banorëve. Nga një shurrtore dhe mejhane publike, zemra e vendit po pispillosej më bukur dhe po ia ndjente lezetin hireve të saj. Inferioriteti i kryeqytetit tonë po zbutej dhe një farë vaniteti lexohej çdo mëngjes mbi Dajt. Tirana po ngrinte krye dhe po i shikonte si të barabartë Athinën, Shkupin, Sarajevën, Zagrebin, Beogradin, Ljubljanën. Ngjyrat nuk kishin pushtuar vetëm fasadat e rrjepura por edhe banesat, mentalitetin, rutinën, shoqërinë në tërësi. Tirana po zbukurohej dhe në të filloi të jetohej.

Në majin e një tjetër fushate si ajo e 2011-s demokratët nisën të këndonin nën zë këngën e Mamaqit. Vendin e kushëririt Olldash, pushteti e kishte zëvendësuar me një tjetër fytyrë, e cila në dukje e qeshur por nxinte nga vrasjet e 21 janarit. Këngën “Ma kthe, ma kthe qytetin tim’ e dëgjonin vetëm dy veshët e Arben Ristanit, i cili, i dyzuar mes vlerës dhe hajnisë së votës, zgjodhi këtë të fundit. Një palaço si Ristani i rrasi një fitore palaçe kryeqytetit dhe bashkë me palaçollëqet e Kolegjit Zgjedhor e stanjaciuan Tiranën e bekuar.

 

Porsi fitorja, edhe beniamini merhum i Berishës palaço kokë e këmbë u shfaq.

Duan t’ia zbusin mëkatet e rënda të një karriere të shpejtë me fytyrën që i qesh pavullnetshëm dhe simpatizantët e tij për të fituar edhe zemrat e të majtëve nostalgjikë ngrenë zërin tek thonë “duket si të jetë djali i Enver Hoxhës”.

Që Lulzim Basha nuk ka asnjë lidhje me Enverin këtë e di mirë edhe Nexhmije Xhunglini, edhe Sulo Gradeci,edhe Liri Berisha, edhe Liljana Hoxha, edhe Xhelil Gjoni… Nuk e merrte mundimin Enveri të fuste në derën e shtëpisë së tij Xhelalin apo familjarë të tjerë prej Bashajve e pavarësisht kësaj nëse do të kishte pakëz ngjashmëri, Luli nuk do ishte kaq bythëpambuk e frikacak.

Nuk ia vlen të zgjatesh me këto llogjet se cilat spermatozoide sollën në jetë kryebashkiakun e Tiranës, më tepër se ADN-ja e tij na intereson puna dhe dobitë komunitare.

Në këtë pragfestash dëgjohen ulërimat ngazëllyese se Tirana çdo mbrëmje u ndriçoka nga 3.3 milionë drita ndërkohë që vetë qyteti ka 9.9 milionë halle mbi kokë.

Zyrtarisht është qyteti më i rrezikshëm i vendit dhe një nga më të rrezikshmit në rajon. Referuar statistikave zyrtare, çdo 54 minuta në Tiranë ndodh një krim ose aksident automobilistik. Po zyrtarisht, është kryeqendra me papunësinë dhe me koston e jetesës më të lartë.

Triumfeve të një ekonomie shpërthyese në vend, këshilltarët opozitarë pranë këshillit Bashkiak i kundërpërgjigjen me alarmin se prej kohësh “buxheti që shkon drejtpërdrejt në shërbimet ndaj qytetarit është vetëm 3%, ndërsa kujdesi social zë 2.9 % të buxhetit. Basha u premtoi qytetarëve se me heqjen e taksave e tarifave do të stimulonte biznese të reja. Po realiteti pasqyrohet krejt ndryshe sot: bizneset po mbyllen, ndërsa të tjerë po ngrenë zërin për dyfishim të faturave që duhet t’i paguajnë bashkisë”.

Me një sy të lirë dhe pa iu futur në detaje kryeqytetit, e kupton se çfarë administrate e drejton. Me përjashtim të emblemës dhe amfiteatrit të këshillit bashkiak, çdo detaj dhe punë e mirë nga paraardhësit po gjymtohet.

 

2./ Tre Tiranat e Doktorit

Kishte diçka mes shkatërrimit taleban të statujave të Budës në Afganistan para do kohësh dhe prej shkatërrimit që Lul Basha i bëri interiorit të zyrës ku punonte Edi Rama. Nga një super zyrë ku punoje i relaksuar dhe relaksoheshe duke punuar, çdo miniaturë arredimi dhe koncepti u shkri. Basha u tregua nostalgjik dhe i dobët duke imituar dhomën e gjumit të hollandezit Barend Cohen, i cili e bujti prej vitesh dhe e shkolloi atje në Utrecht. Dhe meqenëse jemi te Utrechti më çudit edhe fakti sesi asnjë gazetë apo televizion i këtij qyteti nuk mbërriti kurrë në Tiranë sikur t’i kushtonte edhe një kronikë të vogël djalit që jetoi e studioi atje e tashmë është bërë kryebashkiak i një kryeqyteti evropian?

Më shqetëson së tepërmi aureola orientale që i është veshur kryeqytetit dhe ngasja apo fantazia e Bashës nuk po ia ndalon disi. Që të jemi të qartë aureola orientale nuk është vullneti apo psikoza e komunitetit tirans të vjetër e të ri, por është e zbuluar tashmë që psikoza e rrezikshme kryeministrore bën ligjin edhe aty.

Berisha i ka jetuar të tria Tiranat. Ajo e monizmit i ka mbetur njolla e parë në tru sepse aty shkeli asfalt për herë të parë dhe po në Tiranë lau këmbët e dhjamosura nga zhuli për herë të parë me ujë të ngrohtë. Njolla e dytë e një Tirane të zgjebosur e ndjek nga pas. Thartira e shurrës, kuçkëllëku i parkut Rinia, dyndjet vikinge paskuqaniste, Sudja me Vehbiun, zbythja nga presidenca, vrasja e Azemit e bëjnë me turp dhe si për inat i kundërvihet Tiranës së tretë. E zileps dhe e tkurr njëkohësisht shkëlqimi i viteve 2000-2007 dhe kjo njolla e fundit e detyroi që t’i vidhte edhe fitoren, por edhe Tiranën tiransit Edvin Kristaq Rama.

Ia ka lenë në dorë një tjetër tiransi kryeqytetin dhe megjithëse e ka krah të djathtë, të dy bashkë nuk po mundin as ta pallojnë e as ta lëshojnë. Nuk u besohet që i kanë në xhep çelësat e Tiranës e të hutuar nuk dinë si ta qeverisin e si ta kullundrisin. Tentojnë të therin kurban, por bota qesh me ta, tentojnë të gatuajnë torta, mileti nuk ua ha por ua shkel, nxjerrin rrugëve të parakalojë një ushtri mjerane e askush nga “hasmit tanë” nuk dridhet prej frike. Për të komunikuar me administratën e re të bashkisë tashmë të nevojitet një përkthyes shqip-shqip dhe vendorigjina jote sa më e largët të jetë të zgjidh më shumë punë se autenticiteti yt prej tironci dem baba dem.

Emisari i pushtetit që qeveris kryeqytetin, primare ka zhdukjen e çdo gjurme të pasardhësit dhe frika se një ditë do kthehet, sërish i bën të shkulin pemë e lule që çelin me ngjyra dimër a pranverë. I kanë marrë frikë dhe ngjyrat ngaqë mediat botërore i bënë simbiozë të artistit Rama dhe nuk tentojnë të lyejnë sikur edhe një fasadë. Gri e i rrjepur kryeqyteti, më kamikaze edhe fitorja elektorale e radhës.

 

Kishte diçka mes shkatërrimit taleban të statujave të Budës në Afganistan para do kohësh dhe prej shkatërrimit që Lul Basha i bëri projektit të qendrës së kryeqytetit. Miliona euro të hedhura dëm, një risistemim i infrastrukturës nëntokësore i parealizuar për kapriço konkurrence individuale, një zgjidhje afatgjatë dhe një vepër arti, e cila do u kallte përsëri atë, njeriun që edhe kur u martuan çifti Basha, erdhi nga Holanda në 2004 për të fotografuar në memorjen e tyre pakëz Tiranë që i bënte krenarë.

Detyrë e vështirë të drejtosh dhe qeverisësh Tiranën. Le të të ngopë qeveria me fonde, por po nuk ke fantazi dhe vullnet qyteti të shket nga duart. Mundohu të projektosh metro dhe trame, por po nuk ke zgjedhur staf profesionistësh, po nuk ke fantazi dhe edukatë pune qytetit i bëhesh qesharak më tepër se fytyra jote e stamposur. Mundohu të qeverisësh komunitetin dhe taksapaguesit e tu, por kur disa prej tyre i ke vrarë në zemër të metropolit, nuk ka ndërmarrje komunale të ujërave të zeza e të bardha të të shpëlajë njollat e gjakut nga brazdat e trurit.

Tashmë edhe Tirana i është bërë havale porsi partia. Nuk e do as Jozefina e as komuniteti rom, as Olldashi dhe as minibashkia 5, as Gencrat dhe as studentët e zhgënjyer pa karta studentore. Bela e madhe me këtë kryebashkiak. Ka dashuritë e etërve organikë dhe politikë, por nuk është ndjerë asnjëherë i sigurt në ato që bën. Ka para dhe pushtet në kryeqytet, por nuk po i ngjit as ky Tiranës dhe as Tirana këtij. Kurrë nuk ngjizi ndonjë dashuri mes të dyve. Ndoshta vetë Tirana i mban mëri dhe inat qysh kur e përcolli për në Holandë. E dërgoi të ri të njomë e të pa prishur, por iu kthye edhe me vese. Të gjitha veset ia ka falur, por atë strukjen prej skuthi të 21 janarit nuk ia fal. Nuk ia fal Tirana tek ky shikonte si përlyhej bulevardi me gjak të pafajshmish e heshtte duke i bërë fresk bythës së doktorit. Tirana nuk të fal. Herët a vonë do e mbyllë në kafaz dhëndrin e Kafazes.

 

*facebook.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE

 

76 komente në “Lulit me shalë të ngjitura, që s’po i ngjit as Tirana”

  1. beso says:

    Bledi,shalengjiturit jane me fat.Ka zanate ku shalet e ngjitura paguhen me shume se filozofet e ky po ia sheh hajrin shaleve.

    1. Tan lapraksi says:

      Mos ma luni Lulin, se osht kamarier i vjeter ne zanot. Ene buzqeshjen e ka prej zanotit.
      Vetem me torten e dhiu, nuk i heci fare plani.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/luli-i-partise-luli-i-bashkise.html

      1. fl says:

        E ke qare. Le te lehin tani Tortexhinte e ketij te paafti, qe 2 vjet nuk beri as 1 gram pune.

    2. Taras says:

      Bled trafikanti !

      Sa te pelqejne perversitetet e Rames..

      1. asper says:

        Taras, me pergjigjen tende demonstrove se je me i prishur se vete perversi

  2. hajriu says:

    Kur lexova titullin “Lulit me shalë të ngjitura, që s’po i ngjit as Tirana” mu duke se ishte “Lulit me shalë të ngritura” dhe thashe me vete na e bete edhe Lulin grek?????? Por kur e rilexova u gezova pak , te pakten mos na e beni grek pa per te tjerat “chi se ne frega”…

    1. arrixhiu says:

      Luli hollanda nuk eshte me mire se Luli greku, hajri.

    2. mulla qatar al saudi says:

      byrazeri hajriu pse ke hajk nga xhamija or taj? boj gati sumen qi ta shikoj allahu

    3. Ai qe qeshi says:

      Loooooollll. Shume e forte

      1. Uarda says:

        Blendi eshte nje percares ne miniature. Ka deshiren te punoje per Grekun por i mungon aftesia.

  3. loni says:

    e ke qaj fare o bledi,,,,,,,,,,,,,,bravo bravo…

  4. alban4eva says:

    yessssssssssssssssssssss…!!! me se e sakte.. shume shkrim i goditur..!!

  5. shqipoja says:

    lulit basha sa i ka vajt pasunia mor shqipo?

    1. Landi says:

      Po pra ju talleni me lulin me shkrime ndersa luli tallet me leket tuaja e tona

  6. gjethi says:

    o blendi Mane po historine e mjekut cifut holanez Barend Cohen nga e mesove more dreq!? Mjaft me fjale, por perpiqu te gjesh videot e Lulushit me Cohenin, kur jane se bashku me pushime ne Barbados.

  7. profesori says:

    Po shkojme drejt Evropes,po me marshin njetro(me falni po fjale tjeter nuk kemi ne per kete ne shqip).Kjo eshte nje menyre tjeter te shkuari alla turkce.Bllokohet BULEVARDI “DESHMORET E KOMBIT”,me falni Zogu apo pula i pare per tu falur,mesazhi me i mire qe mund ti dergohet Evropes,asaj Evrope ku ka studiuar ky breksalepi,si e ka emrin,Lulja.Nxjer patrulla policie(salebanesh),naten edhe u mer popullsis me ngjyre buken e gojes ne formen e kanoceve dhe te shisheve plestike per bisnesin e kunatit(prandaj quhet kunat,se kto pune behen naten)Lulja qe ne te vertet nuk eshte Lule,per gjemb i hidhur qe te shpon,eshte ne rugen me te mire ne “kthim ne identitet”ta ktheje Tiranen ne ate kandaharin e viteve 90(KATRAHUR;KIOSKA,MUZIK ORIENTALE )ose si do thoshte Asdreni,SHURRE DHE SHURRE DHE SHURRE PRAPE SHURRE E PA SOSUR DHE SHUME KAKE).Lulja eshte vetm nje pjese e vogel e kesaj te kqe shume te madhe qe e ka emrin Sali.Salibanet po vazhdojne me konsekuence strategjine e shkaterimit jo vetem material,qe eshte e keqe sa te duash, jo me keq akoma,ate dhe moral shpirteror.Ne ate qe shqiptar quajne vetem Mustafan,Hasanin ,Mahmutin apo Ramadanin,te tjeret jane gjithcka po jo shqiptar Ne fakt kane te drejte edhe Gjergj Kastrioti edhe nene nuk duhet te kene qene Tereza nuk duhet te kene qene shqiptar.Pa vazhduar me Cajupin dhe Asdrenin,ky i fundit mos vall ka bere himnin e flamurit?Tani e kuptoj pse me pyeti ai shqyptari nga ana tjetere gardhit, a je shqyptar a katolik?NUK JAM GREK AS BULLGAR TURK E SERB NUK JAM, JAM VETEM SHQIPETAR KETE EMER NDER E KAM.PS Shqiperia ka qene model per bashkjatesn fetare,ne nuk e kemi pyet njeri tjetrin cfar je (FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA)Ne nuk kemi nevoje per JANULLATOS e mjekerosh te tjere.Ah se dola nga tema fare ,Blendi keshtu e kam une kur frymezohem,ajo Shqiperi per te cilen ne enderojme ka shume detyra per te bere,por me kryesorja eshte lufta kunder Salibaneve.RROFTE SHQIPERIA RROFSHIN SHQIPTARET E VERTETE KUDO KU NDODHEN,ME PERJASHTIM TE INJORANTEVE.

    1. xhino says:

      profesor -me gjith kuptimin e fjales BRAVO Profesor

      1. Ana says:

        Shkrim me banal e me pavlere s’kam lexuar ne jeten time.Turp i gazetes “Tema”.

    2. shkodrani Londer per profesorin says:

      Ne radhe te pare te mbeshtes ate ku thu rrofshin shqiptaret e vertete.
      Por duke qene edhe profesor nuk duhet te mallkojme dhe ti luftojme injorantet e ketij vendi me armet e salibanit.
      Duhet luftuar injoranca e tyre dhe jo ato vete.
      Ne nje klase nese jep mesim nuk duhet te lesh menjane nxenesit e dobet. jane ato (te dobetit) qe duhet te mbeshtetesh me shume, e di qe do dukej mision i pamundur,por qytetaria gjithmone ka triumfuar mbi injorancen, ne shqiptareve na duhet te luftojme qe te triumfojme mbi injorancen. gjeja e pare qe duhet te beje qytetaria duhet te luftoje injorancen provinciale. Kjo eshte arsyeja e vendit tone qe vuan e lengon. Enveri nuk e beri kete, Enverit iu duk mision i pamundur dhe cberi ai i izoloi maje maleve dhe tani ato ulen ne qytetet shqiptare ashtu siq del nga kafazi nje kafshe e terbuar qe tregon dhembet sapo dikush i afrohet se nuk di si te veproje ndryshe.

      Na mbyti INJORANCA ke plotesisht te drejte, por nuk luftohet injoranca me armet e sali gjakpiresit dhe mbeshtetesve te tij injorante por luftohet me qyteterim. nuk luftohet thjesht duke akuzuar siq ben dhe e tepron edhe tema.

      Luftohet me ndergjegjesim te shqiptareve dhe ngritjen e ndergjegjesimit se duhet vepruar dhe jo fjetur.

  8. Landi- Sverige says:

    Kjo klike bastardesh jane fatkeqesia e ketij kombi te cilin po e cojne drejt nje katastrofe te pashmangshme se bashku me ta. Disa zvariniker te shoqerise gezohen disi sepse …… shalngjiturit nuk jane europiane, por talibaner aziatik!!! Kur jane ne origjinen e tyre te dashur, kush pyet per te tjerat (sipas tyre), e rendesishme eshte se do shkojne te lumtur ne … ferr!!!

    1. Mihal Haxhiu 'Χατζημιχαλης' says:

      Po mjaft o Landi me kete taleban aziatik sepse te njejtin mentalit kane si Shqiparia Greqia,Bullgaria etj.Mos u beje bajat duke e fetarizuar gjithmone se dukesh qesharak.Po ata politikanet atje ne Greqine tende te dashur c’fare jane?Apo ata nuk jane nga Azia sepse ata jane evropiane.
      Ah more Landi je per tu meshiruar!
      Meqe ra fjala a mund te me thuash brenda mundesive c’fare je,shqiptare,minoritar apo shqiptar i minoritarizuar.KLM

  9. Tani nga Londra says:

    po ajo pakez shetitore mes teatrit dhe galerise zaptuar nga barraka tymi me turq? bar vererash, lule, akullore nuk mund te shisnin nqse e kishin ndare mendjen per ta zene ate vend qe te komplementone disi dhe ambjentin perreth? Ashtu eshte akoma apo aty hajn derrat e ministrise?

  10. Luli i Vocërr i rrënimit taleban says:

    “Kishte diçka mes shkatërrimit taleban të statujave të Budës në Afganistan…”-Kuitesenca e shkrimit te Blendit.

    Talebanizimi, si teori e praktike, eshte produkti me i keq e ogurzi qe ka kaperthyer Tiranen e transformuar nga E. Rama. Blendit, do t’i kete rene ne sy patjeter, qe prirja e cdo dite eshte shkaterrimi me cdo menyre i gjithckaje te mire e te dobishme, i cdo gjurme e investimi qe arriti te bente E. Rama, per ta shpetuar k/qytetin nga shurrtoret e Sali Berishes, Sali Kelmendit, Albert Brojkes e Co.

    Dhe, me vjen keq per vete E. Ramen e per PSSh-ne, qe oponencen ndaj Sali-Lul Berishes, e kane anashkaluar (edhe nga skandalet e perditshme qeveritare, qe s’te lene me marre fryme nje dite) ia ka lene vetem ne duart e Adrin Dalipit dhe keshilltareve te tij. Tirana eshte KRYEBASHKIA E SHQIPERISE! Eksponentet nga me te rendesishmit e PSSH-se duhet te dalin vazhdimisht dhe te vleresojne e gjykojne me ashpersine me te madhe (me shifra e fakte, si per pasurine e familjes Berisha), t’ia bejne te ditur mbare opinionit, sidomos k/qytetas se c’gjeme po i bejne kryeqytetit “te gjithe shqiptareve” (keta medemek patriote te medhenj, qe nepermjet leshimit te pasaporteve DO TA BEJNE PERFUNDIMISHT TE PAQEVERISSHEM , tere arealin shqiptar, duke zbatuar piken e pare e me kryesore te strategjise se reaksionit sllavo-grek, per ta bere Shqiperine te paqeverishme, per ta dobesuar deri ne dergjje), SE CFARE FONDESH U DERDHEN per ta tjetersuar Tiranen dhe ku po talebanizohen ato, nga urrejtja patologjike e k/talebanit Salih Berrisha. Nuk mjaftonte nje liber si “Kurbani” per t’i thene tere keto.
    Sipas meje, ne kete hulli, minusi me i madh i deritanishem i PSSH-se eshte oponenca ndaj Lul-Sali Berishes, periudhe qe do te njihet nga me te erretat ne historine e Tiranes.
    Vetem nje fakt, per ta mbyllur. Talebanizimi i pedonales, i rruges evropiane te Toptaneve, nga me te bukurat e Tiranes, ne nje mejhane te ndyte, te qelbet, ku mblidhen horra, pijanece (jo pijetare) lagjesh, drogmene, nepunesa te papune, qe i gezohen pushimeve te shkurtra e te gjata, pasi shefat e tyre i kane neper konferenca sensibilizuese dhe kjo hapsire kaq e bukur t’u merret qytetareve paqesore e t’u dorezohet per interesa te ndyta kunatit a kujt dreqi tjeter. Te vjen turp nga vetja kur e pershkon kete rruge!
    C’nevoje publike u ndje a ndjehet qe kjo rruge te qelbet nga tymrat e qoftexhinjve dhe pijaneceve, qe zgerlaqen, pasi iu kthyen endrrat e tyre, qe s’i permbushin dot ne lagjet e erreta? Po komuniteti i artisteve si hesht, per faqe te zeze? Ku vajten tere ato miliona investimesh? Edhe rruga tjeter pedonale “Ismail Qemali” te njejtin fat ka pesuar? Ai “hollandezi”, ku i ka pare keto ne f… te s’emes, qe sillet banditerisht me pronat dhe investimet publike.
    Opozita progresiste (bashke me Topin e heshtjes dhe Heshtjen e Topit) duhet te gjemojne.
    Mire e kane disa qe apokalipsit mos t’i frikesohemi se jemi me dhjetra e, per fat te keq, me qindra vjet larg, te pakten, ne Evropen ku do te shkojme.

  11. tefta says:

    MOS HARONI SE UNE JOM PEJON

    1. Anila says:

      Prandaj e promovoi Saliu kete se eshte pejan. Po po e qarte, njeri nga malesia e gjakoves tjetri nga malesia e pejes. Na rofshin malsoret.

      1. tefta says:

        ky nga baba eshte dibron ; por ka pohu vete se jam pejon (nga ana e nones vet)

        1. Kastrioti says:

          Na çatë trapin: “pejon”,”dibron”; shkruani shqip : “pejan”,”dibran”, ndryshe na bëni të vjellim.
          Sido që të jetë ky turtulli, nuk ia vlen.

    2. toska says:

      Kahit t’kena?(e pershtatur ne shqip)nga je? prej Peje?hiqu zot prej meje.Kahit t’kena,prej Gjakove,shyqyr qe m’tregove.Turp e faqja e zeze.Dikur thoshin jo per mburje,por nga Kuci.Ne shqiptaret nuk kemi qene ndonje here patriot,ne jemi lokalist.

  12. tomori i beratit says:

    I gjith ky shkaterim kjo hajni kjo urrejtje kjo vjedhje ky poshterim qe i behet Tiranes ton eshte veper e sali vrasesit .Te tjeret jan si ato KOQET E KANDARIT qe ku ti shpiesh ato ven.BRAVO o BLED TRIMI.Je me gjith mend nje HERO.

  13. etika says:

    S’ke faj,e pati rregulluar Rama Tiranen saqe te mateshe mire kur te futeshe me makine,se kishte rrezik mbesnje brenda e s’kishe nga dilje.Lakmija per te ngritur pellembe e pallat(qe sillnin te ardhura…)nuk la as hapsira ku mund te ktheheshin makinat.Me ka ndodhur personalisht kjo gje.Ti s’ke faj,i ben hyzmet shpreses per ndonje qoshe qyli ne Tirane,nese Rama….Por kot shpreso,sado qe mundohesh te fantazojsh e te thuresh lojra fjalesh si nje lolo gastor,gje nuk do te fitojsh:Nga e thena ne te bere e ndane nje det i gjere.

  14. kola says:

    Kjo demokracija po i bene dale ngadale me nje cike kulture edhe jevgjit.
    Edhe Bledi Jevku po kulturohet se po flet me fjalor pak rrugacror por jo me fjalorin e babes e nenes te tije.
    Nejse ajo pakez kulture qe ka marre nuk e largon nga edukata Jevgjite.
    Keshtu Bledi mos i tradheto prinderit o jevk bir jevku

    1. loku says:

      Sikur e ke sha rende jevgun Me mire thoi kuluf ose pac

  15. ILIRET says:

    Nxoren rrugeve te parakaloj nje ushtri mjerane, dhe askush nga hasmit tane, nuk u drodh prej frike….. E forte. Sepse parada behet per te treguar force, jo per gallate dhe te qeshin e tallet bota me kete shtet te mbaruar…
    Ate mos e thuaj, ti Bledi. Nuk eshte djali i Enverit, por mund te jete djali i djalit te Enverit. Se ai ishte Ilir, t’ja pallonte mamin, me deshiren e saj, ne mes te bllokut. Te pakten duke bere kurs dhe praktike seksi…

  16. MARKO says:

    Luli me shale te ngjitura. Paradoks. Thuhej dikur : Nje arap shalet i hap.Tani ska nevoje. Luli ka eksperineca dhe nga Hollanda dhe te anetaresohet ne Pinderi ne LGBT. Aty do gjeje dermanin se me Tiranen nuk ka gje ne terezi.

    1. Mali says:

      Nuk do jene gjithe kryetaret e Bashkise Tiranes antare te LGBT!..E kishim njerin, jo pak por 11 vjet..nuk do jene te gjithe!. Me duket se gjithe ky mllef militantesh komuniste, perfshi edhe autorin jevgjit pa talent te ketij shkrimi, e ka zanafillen se Tirana eshte bere me e bukur se kurre vitin e fundit. Gjejeni diku tjeter, por mos u beni xheloze..

  17. Pilo Lala says:

    Parrulla e Lulit eshte ti sherbeje Tirancve.
    Meqenese Tirancit jane nga Tropoja, e vetmja kerkese qe kane eshte per Buke me Grosh, dhe hale per te dhjere.
    Luli po ja ploteson te dyja.

  18. ona says:

    ua sa kam qeshe,shale ngjiturit,po me sa dime shalngjiturit ne pergjithesi jane “gej” dhe kjo lulushka jone keshtu duhet te jete,ne nje foto qe e pashe me te shoqen ajo kishe pamje burri dhe ky pederasti.

    1. Arian says:

      Ne fakt nuk doja te komentoja rreth kesaj ceshtje se nuk ma lejon ndergjegja te komentoj nje njeri qe esht pergjegjes per 21janarin,nuk ka kuptim???cuditem se keto ndodhin vetem ne shqiperi!nuk esht pare e degjuar ne asnje vend te botes qe nje person qe akuzohet per.vrasje te kandidoj e Joe te fitoj!vetem ne kete vend te humbur ndodh!si esht e mundur,I bej pyetje vetes,si ka mundesi ???dhe nuk i jap dot pergjigje???te gjith e dime qe e vodhi postin,ja dhane ne sy te te gjith botes,si nuk ka pak turp e del e flet, nuk ka cip, Po ky popull e ambasador qe shkojm e e takojn,si kuptoj!!ca te them tjeter,nuk ja vlen te kementosh nje person qe nuk ka respekt per veten e vet!!!

    2. Mali says:

      Ua moj Ona, sa ke qesh! Po s’mund te jene gjithe kryetaret e Bashkise Tiranes antare te LGBT!, Pra, jo te gjithe gay (gej), sic thua ti..E kishim njerin, jo pak por per 11 vjet..nuk do jene te gjithe!.

  19. Luli i vocër i rrënimit taleban says:

    Për Etikën pa etikë, po me etiketen e mëposhtme:
    “Meqenese Tirancit jane nga Tropoja, e vetmja kerkese qe kane eshte per Buke me Grosh, dhe hale per te dhjere.” (sipas Pilo Lalës)
    Po mund te jesh edhe nga Ku, Pu, Ma, Le, Sh, Di, Gj, etj, ne thelb je
    nje prej “Buke me Grosh, dhe hale per te dhjere.”, pra nuk ia vlen per t’u marre me “skllever e bij sklleverish”, aq te percudnuar sa pranojne apokalipsin e supozuar te 21 dhjetorit dhe te mos ndahen prej SRB-it.
    Medet per ju, o i mjeri u!

  20. turi says:

    Qe eshte dobic nuk e luan topi,se nuk ka mundesi ti ngjaje xhelalit e keni pare xhelalin ju nuk ka asnje ngjashmerin,se zoti te turperon te tere dobicet i njere kroke jarani,dhe qe eshte djale a nipe i xhaxhit nuk behet llafe fare,dhe qe eshte djale k…e nuk behet llafe fare

  21. shqiptari says:

    “tefta” na eshte bere e zgjuar:Inteligjente po qe eshte Kineze ben buje.

  22. enofieraku says:

    Bukur dhe mjaft mjeshterisht, spjegin me cdo detaj, bravo Bledi, rrofsh o vlla ,se kenaqemi duke lexuar shkrimet e tua.

  23. Arian says:

    Ne fakt nuk doja te komentoja rreth kesaj ceshtje se nuk ma lejon ndergjegja te komentoj nje njeri qe esht pergjegjes per 21janarin,nuk ka kuptim???cuditem se keto ndodhin vetem ne shqiperi!nuk esht pare e degjuar ne asnje vend te botes qe nje person qe akuzohet per.vrasje te kandidoj e Joe te fitoj!vetem ne kete vend te humbur ndodh!si esht e mundur,I bej pyetje vetes,si ka mundesi ???dhe nuk i jap dot pergjigje???te gjith e dime qe e vodhi postin,ja dhane ne sy te te gjith botes,si nuk ka pak turp e del e flet, nuk ka cip, Po ky popull e ambasador qe shkojm e e takojn,si kuptoj!!ca te them tjeter,nuk ja vlen te kementosh nje person qe nuk ka respekt per veten e vet!!!

  24. refiku says:

    “Tirana po i jepte vlerë edhe vetes edhe banorëve. Nga një shurrtore dhe mejhane publike, zemra e vendit po pispillosej më bukur dhe po ia ndjente lezetin hireve të saj”
    Perveç se prishi kioskat(dhe kjo fillimisht nuk ishte ideja e tij, sepse ai nuk ka as ide dhe as vizion)se i duhesh terreni per ta betonizuar dhe per tu bere milioner me 20%-shin e famshem, çfare tjeter beri o arixhi qe e ditke ti kaq mire dhe ne qe kemi lindur dhe jemi rritur aty nuk e ditkemi. A mund te me thote njeri se çfare beri Edvin Pall Rama me shume se ç’permenda me siper.

  25. refiku says:

    Nga Bledi Mane- Public Enemy……. ne shqip do te thote:
    Nga Bledi Mane – Armiku Publik

  26. Stud says:

    mjafton vetem shalet e ngjitura ta duam Luljeten …na e ngrefe Bledi…

  27. Mentari says:

    Nuk ka mundesi qe nje katundar Permeti qe deri dje ruante dhite te krtikoj Inteligjentin qe ka mbaruar kushedi sesa universitete dhe ka pare e jetuar boten e qyteteruar perendimore qe edhe punoj per Kombet e bashkuara dhe ishte nje nga ministrat me te suksessshem te qeverise Berisha duke dubluar me sukses cdo ministri dhe qe ka IQ ne te larte ne shqiperi qe jo vetem qe i fitoj ate vend pune me aftesi por po e tregon cdo dit me pne te ndershme dhe po e kthen ate tiranen e hulicionimeve te djalit te bastarduar te Kristaqit qe e mori dipllomen e shkolles me nderhyrje pa asnje merite sepse puna profesionale e tij e dobet e tregoj qe te gjitha se ai jo vetem qe nuk ka inteligjence per te drejttuar asnje institucion shteteror por ai as ruajtes se derrave te koperativave te Enver mutit nuk mund ta e bente .Ne kohen qe ai drejtoi tiranen Tirana u ba me te vertet si ai filmi i Hollivudit qe aktori kryesor ishte Clint Eastwood “High Plain Drifter”qe e leu me boj te kuqe te gjith qytetin,por ai ishte histori per te bere filmin kurse idioti i kristaqit e beri ate eksperiment ne kryeqytetin e Kombit shqiptar.Basha po i jep Tiranes jo vetem modernen qe po se po por ai po ringjall edhe ate ekzotiken e saj te dikurshme qe Tirana te mos duket si qytet Filmi i porsabere por te duket origjinal qytet i vjeter.A ka ma katundar Permeti qe te kritokojne te madhin Basha? Persa i perket se ai i ngjan Enver hoxhes ? ti ke te gjith PS dhe Edvin ramen qe i ngjan (psikopatit)Enver Hoxha por mos harro edhe djalin e kristaqit? jo ore jo jo ate Edvinin por djalin e Edvinit me tefter qe eshte sperma e kristaqit.Shko gomar Kallanxhiu ke edhe ti surrat e tru per te kritikuar Inteligjentin Basha qe sot per sot eshte i vetmi shqiptar i edukuar apo i kompletuar me inteligjence.

    1. dritani says:

      Per Universitetet (ne fakt eshte vetem njecke) dhe boten perendimore ku ka jetuar Luli i referohesh kurbanit?

  28. e verteta says:

    Te jesh kryebashkiak i Tirones duhet te jesh Kodosh (themi ne tironsit) e jo Dylber. Nuk mund te drejtoje nje njeri fytyra e te cilit nuk shpreh asnje lloj ndjenje (shikojeni me kujdes dhe nxirni konkluzion, fytyre idioti komplet). I pa afte te beje nje mbledhje serioze te keshillit bashkiak, jo me te kete vizion per zhvillimin urban te nje kryeqyteti. E vodhen mandatin me mercenare per ta perdhosur Tironen, e jo per ta zhvilluar.
    Respekte per artikullshkruesin.

  29. REA says:

    calon krahasimi Bledi, kur shkruan
    Tirana po ngrinte krye dhe po i shikonte si të barabartë Athinën, Shkupin, Sarajevën, Zagrebin, Beogradin, Ljubljanën.

    Nese e duam Tiranen, le te themi te verteten, eshte larg kryqendrave qe ti evokon ketu,e pra duhet me kritiku gjith fenomenet negative qe linden nga njeri apo tjetri bashkiak. jAM DAKORT per meftesine e shalngjituritbasha qe eshte tepke si fatos nano se edhe ai shalet ngjit i kish, por edhe rama beri plot gabime , megjithese punoi per Tiranen.

  30. ERA says:

    lulzim bashari eshte dhendri i Xhanes ,HAJDUTES SE VEFES

  31. vlora 1 says:

    Tiranes i ka ndryshuar ADN dhe Lul B… ka vendosur te kurveroj me lek ,jo te beje pune. Qofte per te tereeeeeeeeeee

  32. br8s says:

    Ja vlen te lexosh ne mengjezin e 21 Dhjetorit nje shkrim me Lulin.Sidomos ajo pjesa me Hollandezin te ben te bertasesh: ” Bashki Bythqimash”

  33. qytetar says:

    Bled te lumt maja e ka lemit, futja!

    Ku shkojn

    Ishim dy u shtuan tetë
    Nga gjithkundi vinin vetë
    E kështu u bëmë dhjetë
    Duan bukë, duan ujë
    Se nuk jan në vënd të hujë
    Nga një poçe për dy vetë
    Nuk më del të ngop dhjetë
    Furra është për dy vetë
    Si tja bëj un të ngop dhe tetë
    Strehim bënë të gjith vetë
    Zaptuan troje ku do mundën
    Me ca rrecka bënë shtroje
    E plotësuan çdo nevojë
    Shpirt i madh i Tironsit
    Derë e hapur si përherë
    Priti si nga jug e veriu
    Qytetarin bujkun bariun
    Por shpejt kupën e përmbysën
    Kthyen mbrapsh qytetarinë
    Vendim mer sot mysafiri
    Nga hajduti te qafiri
    Komisjon legalizimi
    Për hajninë ka bër ky trimi
    Shkatërroj çfar ish ndërtuar
    Bëri tulla bëri skrap
    Bajraktar kudo një trap.

  34. 2 says:

    Tirana eshte shume me e bukur nga cka qene dhe kete se shikon vetem ndonje qorr

  35. keqa says:

    Vetëm pjesa “Tirana po ngrinte krye dhe po i shikonte si të barabartë Athinën, Shkupin, Sarajevën, Zagrebin, Beogradin, Ljubljanën” tregon se me çfarë analisti kemi te bëjmë. Turp te vije qe merr guximin me shkruar artikull.

  36. Ilir says:

    Kryetar “pa vullnet dhe fantazi”….pak shembuj : prej pak muajsh,kane prere te gjithe pemet rreth Stadiumit Selam Stermasi (Dinamo),mire bene sepse rrezikonin njerez dhe mjete – por,shkateruan tere rrethimin e ketij stadiumi dhe ende pemet e prera jane aty – nje baterdi e vertete!!
    Provo te kalosh Bulevardin ne kryqezime ku ka semafor – nuk dijne as dritat ti koordinojne siç duhet,fare te paafte!! Zoti e ruajte Qytetin dhe Ne bashke me te !
    Iliri

  37. klasik says:

    O Bledar mendohu para se te shkruash dhe zgjeroje horizontin mara se te mendosh. ke permendur aty midis rreshtave Ushtrine Shqiptare si guxon ti mor bir i bijes qe te qush mjerane 14 mije burra e gra njerez qe e duan vendin me shume se veten ku i di ti sakrificat mor bir i bijes laj gojen more permetar i vogel kur te permendesh ushtrine Shiptare duhet te perdoresh Vjosen per Cezem !!! Mos u masturbo nga Edi Rama ne mos e ke bere, se nuk te ben Edi minister ty nonje lek mund ta besh sic po ben Fahariu nga krahu tjeter po a do vertet te jesh kopje e shemtuar e Fahariut te Bahalliut o Bled shkruaj se ke fantazi po shkruaj me kembe ne toke jo me presh ne byth e trim i xha Jahos.

  38. I-lir says:

    Jane mbledhur qente dhe lehin me te madhe, por populli thote kur qente fillojne dhe lehin me te madhe u ka ardhur fundi. Kjo eshte e vertete, ju ka ardhur fundi truzhavorre. Lehni gjithe diten dhe lepini bythen e njeri tjetrit. Ngordhesira capin e keni vetem kur jeni te padukshem dhe beheni burra, ne nje kohe kur nuk arini te ruani edhe leshte e grave tuaja, kjo eshte prove se u’a kam pare dhe e kane te parojtura.

  39. keto shkrimet e ketij (manes) nuk i lexoj se arsyet dihen,por kaloj direkt te komentet.Shikoj kete (xhinon) qe pergezon (profesorin) me nje bravoooo te gjate,behem kurioz dhe lexoj tere komentin e tij.O xhino nyja, une se di se cfare niveli e krahu je ti po qe je nje (boleeee)ta them une qe je me siguriPor cfare gjen ti te shkrimi i manes dhe komenti i (profesorit) more rrote?Po na myten budallenjt o zot

  40. dallkauku says:

    o taras o bythegas dhe ti si lul pederast basha je o legen ,, se te gjithe e dime qe lul kapsollja basha eshte pedja e pd – se ,, eshte pederasti i sal kalltan berishes ,, hajduti dhe hafija e saliut

  41. I.Troplini says:

    Eshte e vertete se Lulzim Basha dhe PD e perdhunuan voten e kryeqytetit dhe “ia arriten qellimit” qe kishin. Paaftesia drejtuese e ketij njeriu dhe hordhite talibane qe ka perreth si “nenpunes bashkie” do te bejne qe kjo vjedhje votash te mos dale e suksesshme per ata qe e bene. Tiranasit do dine tu japin pergjigjen per kete gje. Ata jane nga natyra te durueshem dhe zemergjere por urrejne babezine dhe hajdutet.
    Vertetesia e ketyre fakteve nuk duhet te shtyje kerrkend te krijoje legjenda per Edi Ramen si ish kryetar bashkie. Krahasimi i riorganizimit te ish zyres se tij me shkaterrimin e statujave te Budes ne Afganistan,,,,eshte jo vetem calues por edhe qesharak. Do pranoja te diskutoja per kete teme vetem ne aspektin se a e kemi ne ate luks qe cdo kryetar i ri bashkie paska te drejten e shperdorimit te fondeve per paisjen e zyres se punes sipas shijes se tij???
    Edi Rama dhe administrata e bashkise qe drejtoi ai bene spastrimin e lanes nga kioskat, bene lyerjen e disa fasadave pallatesh me ngjyra qe te japin dhimbje sysh ti shikosh(pa folur per cilesine mizerable te punimeve). Tek keto arritje te padiskutueshme,,,rrjeshtohen edhe lulezimi i ndertimeve pa leje ne cdo lagje, lulishte apo edhe oborre kopshtesh apo shkollash. Gjithkund pallate qorre pa plan dhe mundesi organizimi. Jeta e qytetareve ne keto ambiente eshte nje jete e stresuar midis pirgjeve te plehrave dhe rrumpalles kaotike me vendet e parkimit. Jam i sigurte se nese nje tiaranas do te shkruante nje artikull te tille si ky,,,ai nuk do te kishte kaq elogji dhe perkedhelje per ish kryetarin e bashkise.
    Kam lexuar diku nje shprehje te urte qe thoshte,,,,,Nuk eshte automatikisht flori,,,cdo gje qe shkelqen nga larg.

  42. Lilolabja says:

    Mua personalisht ky pusht nuk me suprizon.Ajo qe me shqetson eshte se deri kur ky kodosh popull do manipulohet akoma nga keto mostra.Nuk ma merrte mendja qe qytetaret e Tiranes presin ndryshimin nga njeriu qe ka ne kurriz kater burra te vrare ne mes te boulevardit qe kane ketu e dy vjet qe hane dhe dhe ky pusht fik e ndez dritat e pemes se vitit te ri pa i hyre gjembe ne kembe..Ne ke vend te botes ku duame te adherojme do bente dot hije ky kryebashkiak ?Urimi me i mire qe mund ti bejme vendit eshte: “Poshte diktatura e injoranteve” ,qe sic duket jane te shumte dhe ne kete blog per fat te keq kjo semundje sa vjen e po merr terren.
    Bledi e vetmja gje qe na ngroh pak zemren nga vendi yne jeni ju dhe Zoti Mero .
    Faleminderit dhe gezuar festat gjithashtu uroje te gjithe komentuesit pervec injoranteve.

    1. Meleku says:

      Kater burrat e vrare i ka ne shpine PS dhe personalisht Rama!

  43. miranda says:

    uarda ku je futur moj. pse nuk po cfaqesh ti numerosh morrat e kokes bled manes. o uarda po ku je a te qifja udhet e doktorit. kujtove se bled trafikanti do trembej nga komentet e tua e nuk do shkruante fare , o uarda ma gjec cik numrin e lulit se e kam fiksim tja kercas njehere se kam qen ne holland une dhe e di si kercitet andeja

  44. Qitesi says:

    Pene e arte e nje Permetari patriot.

  45. ALpini says:

    Bledi doli papune qe kur u liberalizuan vizat dhe tani merr pagese vetem se merr persiper autoresine e disa artikujve qe shkruhen nga zyrat e Ps,thjesht merr autoresine se edhe nga pamja po ta shohesh duket idjot

    1. genci benci says:

      alpini alpin a ma lepin . ua ka bo ky bled mane tete me dy. u ka bo me fol me vete. respekte nga cunat e ministrise se ekonomise qe lexojne bled manen me kenaqsi. uuups aj didit egen

  46. Dhembeli says:

    Pergjigje per injorantet e pashkolle ,per epitetet per kete pene te ndritur,qe si trembet syri,eshte nje atdhe dashes i vertete qe vjen nga nje qytet ,kreqytet i kultures e qyteterimit,lexoni Fanolin c’thote per Permetin.
    Bledi i ka renjet e veta nga ai vend ku flisnin BILBILAT(FRASHELLINJTE) dhe kjo pene do vazhdoje rugen e tyre nuk vjen nga Shtegu i dhive si ajo LUUlUUja tuaj qe ka 4 veta qe i dalin per nate ne ender e sdo ta lene rehat sa te veje dhe ai atje.
    Faleminderit LEDI ! Te kam njofur qe kur ke qene femije kemi udhetuar bashke me autobuz ,ajo rruge sme eshte dukur fare,e kam thene qe ky djale do behet koke.
    Gezuar Festat e fundit te vitit,bashke me familjen e gjithe Permetaret,dhe gjithe komentuseve qe vleresojne kete trim.

  47. edi says:

    Luli eshte ai qe ua nguli

  48. dobrusha. says:

    Me degjo more ti qe ke marre pseudonimin MENTAR. pu pu sa turp,mentar ti pu pu mos u qofte thene.Jo mire ke bere se nuk ja di kuptimin dhe ndaj e perdor.Po mire une nuk besoja se paska edhe kafshe me dy kembe te tilla sa qe ti thurin lavde Lulezimese,po po sa turp .Jo ti nuk duhet te jeshe shqiptar qofte edhe nga ata qe monizmi i futi disa pashe nen dhe jo jo as nga ata nuk je.Po çdo jeshe valle more qen,jo nuk e meriton ,more thi gardhori.Mbylle buçen se ti nuk je mentar por nje hajvan i vertete dhe antishqiptar bastard.

  49. teku says:

    Bravo qe paskeni mbrojtur MENTOR dhjeramanin.Fjalen e kam per ju te redaksise qe çensuroni fjalen e lire.

  50. e verteta says:

    Lilolabja,
    Ato te 4 viktima qene pasoje e budallallekut te krereve tuaj,qe shpresuan ta merrnin pushtetn me dajake.Vrite mendjen e kujtoje ngjarjen, qe nga deklaratat e organizatoreve e gjer te skena e fillimit te demostrates me dajake,e me tej….

  51. Etika says:

    kuptohet nga titulli qe i ka vene artikullit,per te kuptuar nivelin edukativ dhe i kujte kategorije eshte autori,drejtori i kultures…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje