Për “Fiks Fare” dhe zërat antikorrupsion të opozitës

21 Dhjetor 2012, 22:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një pyetje thelbësore nga përgjigjja e së cilës kuptohet më mirë historia e suksesit të emisionit “Fiks Fare” dhe historia e gjobave ndaj disa deputetëve të opozitës që sulmojnë kryeministrin. Pyetja është: A do të mund të bëhej emisioni “Fiks Fare” në ndonjë televizion tjetër përveç Top Channel në këto kushte?

Unë e kam menduar disa herë përgjigjen e kësaj pyetjeje dhe jam tërësisht i qartë se nuk do të mund të bëhej. Arsyet nuk kanë të bëjnë me fuqinë financiare apo komoditetin e punës në një televizion të madh, por tek profili i lartë i televizionit. Profili i këtij televizioni është i tillë, që e ka lindur dhe pranuar këtë emision si një televizion të vogël brenda tij. Çdo adhurim nga televizionet e tjera për këtë emision, buron nga ideja se ai i jep një fuqi të madhe televizionit, dhe të gjithë synojnë të përdorin atë fuqi. Por ajo fuqi po u përdor, vdes vetë emisionin. Është kjo arsyeja që çdo projekt i ngjashëm në televizionet e tjera ka dështuar, ose është ndërprerë. Fuqia për të përballuar një emision të tillë nga një televizion, është një standard i lartë lirie pasi provon që një media është në gjendje të përballet me pasojat që mund të vijnë nga hakmarrja e pushtetit për emisione të tilla.

Unë vetë kam pasur një emision ditor investigativ për çështje të politikës, qeverisjes dhe korrupsionit, por televizioni që e transmetonte nuk pati fuqi ta përballonte nga pikëpamja e politikës botuese. Edhe pse emisioni i sillte të ardhura dhe audiencë, fuqia për tu përballur me pasojat e emisionit ishte e ulët dhe u dorëzuan nga presioni i pushtetit. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me medie të tjera kritike. Fuqia për të përballur me një standard të tillë të lartë të denoncimit dhe investigimit të problemeve korruptive në Shqipëri ka një çmim të lartë dhe vlera kryesore përveç atyre që bëjnë emisionin, është dhe e atyre që e përballojnë këtë emision. Në këtë pikë doja të thosha se “Fiks Fare”, është një emision i pashitshëm nga Top Channel, i pangjashëm dhe i padurueshëm në çdo televizion tjetër sot për sot. Gjatë dhjetë viteve ai ka shkaktuar dorëheqje ministrash, çka nuk i kanë shkaktuar dot as revolta popullore. Ai ka çuar në prokurori qindra persona nën akuzë për korrupsion, shumë herë më tepër se sa ka çuar qeveria apo vetë prokuroria. Dhe sulmet ndaj tyre përveç etiketimeve perverse të Berishës, apo ndonjë gjobe tinëzare si ajo e Agim Bendos, nuk kanë qenë të mëdha. Pikërisht ky është dhe thelbi i suksesit të Top Channel-it që merr profilin e lartë televiziv, e mbron emisionin e vet dhe i mban larg kundërshtarët nga lufta me të. Berisha tentoi gjatë përmes etiketimeve të tij të ndante Top Channel-in nga Fiksi, sidomos pas video-skandalit të Ilir Metës, duke sulmuar Filip Çakulin personalisht me etiketimet “çakall”, “gjobëvënës” etj, dhe duke shprehur konsideratë për Top-in, por dështoi. Top-i pati fuqinë të mbronte produktin e vet.

Ky fenomen i projektuar në opozitën zyrtare duket më ndryshe. Në këtë opozitë duket sikur janë “emëruar” disa deputetë të jenë radikalë dhe kritikë dhe të tjerët sehirxhinj në betejën kundër pushtetit dhe Familjes. Taulant Balla, Saimir Tahiri, Erion Braçe dhe ndonjë tjetër, merren sa herë munden dhe me aq sa mundin me problemet e korrupsionit dhe betejën kundër Familjes. Berisha, i cili e ka kapur këtë fenomen, duket se i ka lëshuar në shpinë Familjen dhe ushtarët e tij në drejtësi për t’i gjobitur dhe denigruar këta deputetë dhe për t’i bërë dele e zezë e tufës opozitare, çka nënkupton një lloj respekti për pjesën tjetër që nuk flet, biles ndonjëherë tallet nëpër kafene me këta që denoncojnë. Duke mos qenë një ekip, duke mos qenë një zë, dhe duke mos rimarrë të gjithë me radhë të njëjtën akuzë që ngre një koleg i tyre, opozitarët zyrtarë në fakt po krijojnë një precedent të rrezikshëm në debatin politik në Shqipëri, po prodhojnë racën e deputetëve të gjobitur për shkak të fjalës së tyre në parlament. Nëse 50 deputetë të opozitës do të dilnin të gjithë në një zë njëri pas tjetrit t’i kërkonin Berishës kush i ka transferuar 1.3 miliard dollarët jashtë, ku i ka gjetur Argita dhe Shkëlzeni aq shumë të ardhura zyrtare, pa llogaritur ato nën dorë, nëse do t’i përmendnin orë e minutë gjyqtarëve dhe Sali Berishës se një ditë do të ndëshkoheshin për këtë që po bëjnë, nëse do të injoronin gjuhën kërcënuese të Berishës dhe t’ia kthenin atij me të njëjtën monedhë, jo Gjin Gjoni, por as sekretarja e gjykatës nuk do guxonte të protokollonte kërkesë padie kundër deputetëve të opozitës për fjalën e lirë. Duke qenë si të klasifikuar në deputetë që flasin dhe sulmojnë dhe deputetë që ulin kokën e dëgjojnë, opozitarët në të vërtetë më shumë se sa po dëmtojnë buxhetin personal të ndonjë deputeti, po bëjnë një dëm më të madh pasi po lejojnë që Sali Berisha të ngjallë frikë mes deputetëve, duke e kthyer betejën e tyre në hall personal dhe jo në një çështje opozitare. Unë e kuptoj që nuk bëhet fjalë për dhjetë milion lek për Saimir Tahirin se ato mund t’i gjejë gjithkush nga PS apo shoqëria shqiptare, por problemi ynë është se duhet të prodhojmë një klimë që Gjinëve dhe Gjonëve, që lirojnë trafikantë droge dhe kërkojnë të rregullojnë biografinë duke dënuar deputetë dhe gazetarë kritikë, të mos u shkojë mendja të firmosin një vendim të tillë.

Është kjo arsyeja përse “Fiks Fare” mbijeton në majat e audiencës dhe i paprekur nga sulmet dhe i paeksportueshëm askund tjetër jashtë Top Channel-it, edhe pse ka bërë gjëma kundër pushtetit, ndërsa opozita goditet më shumë për dy fjalime në parlament se sa një emision, i cili ka përmbysur karrige ministrash.

47 komente në “Për “Fiks Fare” dhe zërat antikorrupsion të opozitës”

  1. hasan says:

    Duhen kerryer ata gojekyçurit qe te shpetojne ata qe kritikojne.Asnje qullac te mos vihet ne lista per sezonin qe vjen.

    1. Skela says:

      Jam Plotesisht Dakord Mero Baze. Ke kapur nje problem qe eshte thembra e Akilit per opoziten. Te mos vihen me ne lista keta deputete parazite qe bejne sehir se si poshterohet dhe varferohet nje popull i tere. Cfare perfaqesojne ata ne se nuk ngrejne zerin perdite per keto poshtersi. Turp njemije here. Dhe ne mbajme shprese tek kjo PS qe spekulon me luften e opozitareve te vertete.

      1. Vlora says:

        nuk e ngrene zerin ata deputete qe jane te molepsur ne korupsione qe ne kohen e fatos nanos.

        dhe duke patur frike se berisha po ja u kthen denoncimin me mire nuk flasin fare.

        prandaj ps duhet te pastrohet nga figurat e nanos si benat me shoke.

  2. feniks says:

    Shkaktari i kesaj katrahure nder deputetet socialiste eshte vete Edi Rama,qe pranoi ndryshimet kushtetuese,ku kryetari i partise ka te drejten per te hartuar LISTEN E DEPUTETEVE!!!
    Kjo eshte CMENDURI!!!ANTI DEMOKRACI!!!TALLJE ME VOTEN QE JEP POPULLI!!!
    Vete fakti,qe deputetet mund te ndyshojne partine,si MBRETI GRATE dhe askush nuk kujtohet te beje nje AMENDAMENT,qe MANDATI I DEPUTETIT NUK TJETERSOJE!!AI ESHTE I VLEFSHEM VETEM KUR DEPUTETI JUSTIFIKON MBROJTJEN E INTERESAVE TE ELEKTORATIT QE E KA ZGJEDHUR,NE TE KUNDERT,ai mund t’i HIQET MANDATI ME KERKESEN E 20% te zgjedhesve te vet dhe te HIDHET NE VOTIM MIDIS ZGJEDHESVE TE TIJ!!!
    Vetem kjo e ben deputetin t’i rrije GATI-TU elektoratit e jo kryetasrit dhe interesave te tij mafioze!!!
    DEPUTETIN TA ZGJEDHE E TA VOTOJE VETEM ZONA E TIJ ELEKTORALE!!!
    SOFIZMAT,qe jepen per te mohuar kete menyre votimi DEMOKRATIK,jane vetem per qellime MAFIOZE!!!
    Edi Rama:HIQ DORE NGA CAKTIMI I DEPUTETEVE NGA TY!!!

    1. ka mundesi says:

      O FENIKS!
      A na e thua dot se kush duhet ti beje listat per deputete? Keshtu si po flet ti,eshte njesoj sikur te thuash qe asnje force politike nuk ka nevoje per kryetare,por mjafton qe ne parti te aderosh dhe te vetekandidosh per deputete apo kryetare komunash a bashkie.
      Po ik o djale meso pak nga politika dhe pastaj shkruaj gjera me mend se te tilla pa mend nuk duan njerezit sot!
      Me feniksin e vertete nuk paske asnje lidhje. Nderoje nickname-n!

  3. reformer says:

    Nuk besoj se duke perseritur te gjithe ate qe thote njeri do te zgjidhet ceshtja. Edhe sikur te 50 deputete do te perserisin te njejten akuze, Saliu do te merret vetem me nje ose dy prejt yre. Taktika e Berishes eshte si taktika e ujkut qe nuk i versulet gjithe tufes, por vecon njerin, viktimen e rradhes dhe e ben shembull per gjithe te tjeret.

    Ajo duhet te bejne keta opozitare budallenj eshte se duhet te ulerasin para gjykates duke konfirmuar se Balla, Tahiri etj ka folur ne EMER TE OPOZITES, kane folur si perfaqsues te popullit dhe jo si individe, dhe si te tille ata jo vetem qe nuk mund te gjykohen individualisht, por as mund te gjykohen fare sepse lirine e fjales ata e kane te garantuar me kushtetetu dhe me statusin e deputetit.

    Denimi i njerit prej deputeteve nuk eshte fitore e qeverise mbi individin Balla ose Tahiri, eshte fitore mbi opoziten. Kjo opozite qe nuk mbron dot as deputetet e vet eshte e pashprese. Ata duhet ta braktisin parlamentin menjehere ne forme proteste, dhe te bejne aq sa eshte e arsyeshme te bejne per te mos lejuar te cenohet liria e tyre e fjales.

  4. lturi says:

    Fiks Fare opozita me e farte ne Shqiperi

  5. tomori i beratit says:

    Hallall o Mero.Mezi presim te te shikojm e lexojm shkrimet(denoncimet) e tua.Fiksi e Filipi e bejn punen e tyre,por Edi Rama dhe ne shumic ps nuk e bejn detyren qe populli i ka ngarkuar.Fiksi e ka bere punen e tij por Drejtesia jo.Sa te jen ne drejtesi gjallesa te ndyra te tipit ristani,broci,hajdari,dizdari,gjoni,jonuzi,beçi,bendo e plehra te tjera Krimi dhe Korupsioni do lulezojn.Neser keta ndyresira do marin pergjigjen e merituar nga ligji i vertet.MJER ATA.

  6. Vlora says:

    Mero,

    te jemi te sinqerte se edhe keta te “fiks fare’ nuk jane fare te paster. Edhe ata kane marre leke per te goditur njerez te vecante per interesat e njerit apo tjetrit.

    Fiks fare eshte kundra berishes dhe lufton korrupsionin vetem atje ku i intereson. Dhe ne se PS-ja do te vije ne pushtet, te gjithe e dime se top-chanel dhe fiks fare do ti mbyllin syte dhe veshet per korrupsionin.

    Aspak respekt per ate kanal dhe per fiks fare.

    1. fatmiri says:

      Me vjen keq qe ke vendosur pseudonimin Vlora.Nuk je vlonjate. Ti merr vendime me keq se gjyqtaret e Saliut. Shprehja jote aspak rspekt per top channel dhe fiks-fare eshte abstrakte. Edhe nese vjen ps ne pushtet top channel dhe fiks-fare do te heshtin, ku e di ti? Nga arsyetimi yt del se suksesi top channel dhe fiks-fare eshte nga krimi, vjedhja antikombtarizimi dhe shkaterrimet qe ben Saliu. Sikur Saliu mos vepronte keshtu, nuk do kishte sukses! Je nje shekull mbrapa, ose je militante si shpirti Saliut. Te fala nga qyteti Vlores.

    2. hidrauliku says:

      Ky “vlora” eshte nje nga kontigjenti i kosoves ,nga ata qe votojne nga 4 here neçdo fushate.

  7. homeri says:

    — dhe pak minuta dhe bota hyn ne nje cikel te ri sipas MAJAVE—ne kete cikel te ri do te mbizoteroi inteligjenca , bota do te drejtohet nga njerez me te zgjuar . Shpresojme qe dhe shqiperia te mos beje perjashtim . Shenjat jane te mira , njerezve te ligj po u vjen fundi , inteligjenca do drejtoi vendin

  8. AJDIN SYLA says:

    FIKS-Fare gezuar 100 vjetorin e formimit.Sa keni bere ju per 10 vjete,ta harroni se do beje kush par 100 vjet.

    1. refugjati says:

      FIKS-Fare gezuar 100 vjetorin e formimit.
      Po çthua o tu mbyllte…..O AJDIN 100 vjetori ishte i pavaresise jo i FIKSIT. Kontrolloi emocionet kur shkruan se ja fut si kau peles pastaj.

  9. I larguari says:

    Problemi ketu nuk eshte vetem se Berisha hakmerret ndaj deputetve por problemi eshte se ne kemi nje opozite te trasheguara nga ekaluara po thuj se nje lloij te korruptuar sa dhe pozita . Berisha i njeh keta ne pellemb te dores dhe keta nuk ngrihen kunder Berishes aq ashper .E kunderta ndodh me Top Channal qe nuk ka pasur mundesi te bej ashkepunim ne vjedhje me poziten apo opoziten .E gjithe politika shqiptare eshte e rrezikuar nga “Dosjet”.Kryetaret e te dy partive kryesore i perdorin “Dosjet ” si fre per ti kthyer deputetet ne kukulla te peshtira ne duart e krytarit .Kjo lloj klime politike nuk mbaron kurre ne se nuk krijohen institucine te pa varura

  10. AJDIN SYLA says:

    BAZE;Emisjonin qe ke dhene ti te Vizion-Plus,ta haroje c’do gazetare. Ishte i pa arritshem .Suksese te gazeta TEMA.GEZUAR 2013

  11. AJDIN SYLA says:

    Baze;Te ndjeka edhe ne urimin qe i bere Fiks-Fare,urime edhe nga une refugjati GEZUAR-GEZUAR 2013 Suksese.

  12. AJDIN SYLA says:

    Baze;Nepermjet gazetes tuaj,pranoni nje kartolin per vitin e RI.SAJMIRIT&DOKTORIT dhe drejtusit emisjonit FIKS-Fare GEZUR,GEZUAR 2013 suksese e pune te mbare

    1. lajmetari says:

      KJO OPOZITE ME KRIETAR RAMUSH KARABUSHIN NUK DO TE BEJ HAJER KURRE
      POTENCA E RRAMUSHIT ESHTE ZEROOOOOOOOOOOO
      ME VJEN SHUME KEQ QE KY POPULL NUK HEQ DORE NGA RAM SI NJE POLITIKAN
      PA FORCE FARE . AI NUK ESHTE I AFTE PER KRYETAR OPZITE ,JO ME TE VOTOSH
      PER KRYETAR TE SHTETIT . POR KY FAKT DUHET PRANUAR QE NE SHQIPERI KA SHUME
      NJEREZ ME VARFERI MENDORE TE CILET NUK JANE NE GJENDJE TE KUPTOJNE ME CILIN
      PERSON KANE TE BEJNE.

      EDVIN RAMA NUK BEN ASPAK POLITIKEN QE I KERKOHET SOT SHQIPERISE
      PER TE VETMDN ARSYE SE NUK ESHTE POLITIKAN . DHE E DYTA I BEN FRESK BERISHES

      E VETMJA ZGJIDHJE : EDVINI DUHET TE LARGOHET MVAS QERSHORIT NGA POLITIKA.
      POZITA DUHET TE DREJTOHET NGA NJEREZ ME TE ZOT
      .

  13. Skela says:

    Namik Dokle psh vegjeton poshtersisht si deputet dhe ne kryesine e PS duke zene nje karrige ne kuvendin e shqiperise. Nuk thote asnje fjale dhe nuk ja kemi degjuar zerin opozitar. Jashte PS keta vemje te felliqura qe skane turp dhe spekulojne me besimin e ketij populli te braktisur.

    1. lajmetari says:

      Ke shume te drejte skela kur flet per deputetet socialiste qe jane kthuher ne sehirxhinj.
      Atyre i ka hyre frika ne palce nga Berisha ,se e njohin qe i eleminon ,sic e zhduku Hajdarin
      dhe shume te tjere . PS eshte partia me koti ne bote me ne kry LEPURUSH RAMEN
      CUDIA ME E MADHE ESHTE ME KETE POPULL I CILI JETON NE KETE VEND DHE NUK KUPTOJNE
      POLITIKEN DREDHARAKE TE FELLIQUR TE RAMES I CILI BASHKOHET ME LSI TURP TURP

  14. loku says:

    Mos u tremb o Mere se ty nuk kane cte bejne as Cjinet e as Gjonet se ti je trim,ti mund te llapesh cfare te duash

  15. Arbeni says:

    I nderuar Mero:
    Te besoj kur thua qe Fiks Fare paska bere shume! Une kam kohe qe nuk kam ardhur ne Shqiperi por me cfare lexoj une, shoqeria Shqiptare nuk ka ndryshuar fare. Nese Top Chanel do te kish bere ndonje gje, do te dukej ndryshimi. Problemi me Shqiptaret,o Mero, eshte se mjaftohen me denoncimin e dickaje dhe nuk perpiqen te luftojne te keqen. Shumica e atyre deputeteve qe permend ti ne shkrim nuk duan te hiqet korrupsioni sepse ne kete menyre dalin pa pune sepse nuk dine te punojne si ne perendim. Ata nuk kane kandiduar per te miren e shoqerise Shqiptare, por per te bere ndonje gje per vete. Ka mundesi ta thuash hapur kete kudo qe te jesh? Shumica e politikane Shqiptare apo zyrtareve ne qeveri nuk e kane mendjen tek zhvillimi i Shqiperise, por te pasurimi i tyre dhe familjes se tyre!! Ne Shqiperi duhet te ndryshoje njeriu dhe ai do sjelle ndryshimin e shoqerise dhe politikes.

  16. Mari says:

    Nuk ka opozite Berisha jo mire e ka Merja.O mere po he o derman e shikon me mire ke shkruajtur sot Ben tjetri nje dite pushim,ja tani je kthjelluar

  17. Aleanca Gjinushi+Ngjela+Rama e Ruci, Boshti i FITORES. says:

    Me vjen ndot kur shikoj keto komente te tipit Ajdin Syla, me keta tipa servila dhe byth-lepirsa Shqiperia kurre nuk do te perparoje,neveri-neveri dhe vetem neveri per SERVILAT.

  18. malo fusha says:

    Ke te drejte z Mero ata qe deputet qe nuk flasin per krimet e families berisha kane ngrene nga grazhdi i berishes ndaj nuk e zberthejn gojen se e kan te mbushur plot.

  19. TROJA says:

    O i nderuari Z.Mero.
    E para,keta deputete qe permendni Ju dhe ndonje tjeter,jane gabimisht ne ate parti.Ata i perkasin nje brezi atdhetaresh,te ndershem,kurajoze,te pa perlyer me poshtersite e politikes.Sikur te jene nja 10 si keta partia socialiste do te ishte shkrire si partia e Pollos.Populli e di se vetem keta ka me vete,per te mbrojur te drejtat e tija.Me deklaratat e tyre,luften e tyre kunder nje regjimi fashist,keta po te ishin parti me vete do kishin mbi 50% te shqiptareve.
    Perse nuk flet si keta EDI RAMA ?,Perse heshtin deputetet e tjere Ju nuk nxirni shkaqet,por vetekuptohet nga cilido njeri qe lexon kete artikull.Shumica jane deputete pa nivel kuturor,pa arsim,pa edukate politike dhe nuk dine as te flasin as te argumentojne,te tjere dhe qe jane shumica,jane te perlyer,me afera koruptive dje apo dhe sot,prandaj heshtin,kete thojeni Z.Mero se i njihni me mire se kushdo te”zgjedhurit e popollit”

  20. Uarda says:

    Po e nis per here te dyte me shpresen qe do ti kaloje censures.
    Ne lidhje me Fix Fare dhe emisionin e Meres tek Vizion Plus duhen thene disa te verteta:
    1. Fix Fare ka denoncuar vertet shume raste korrupsioni, por po aq raste i ka mbyllur pasi ka vjele gjobat nga viktimat.
    2. Agim Bendo ka dhene mbase te vetmin vendim te drejte ne jeten e tij kur denoi Top Chanel me ate gjoben e majme. Duhet ta marrin vesh te gjithe cakejte e tjere se njeriu ne shtepine e tij eshte i pa prekshem.
    3. Emisioni i Meres te Vizioni nuk u mbyll nga presioni i Qeverise por ngaqe Merja nuk kishte me se c’te thoshte. Shkurt ju mbaruan te gjitha thashethemet.
    4. Cuditem se si me gjithe ato poshtersi qe ka bere, Filip Cakallin nuk e ka gjetur asgje. Ketu i jap te drejte Turkofagosit kur thote qe ne jemi popull korrakesh…

    1. Ivani i madh says:

      ti moj Urgana mund te pallohesh me ke te duash e ku te duash po deshe e me qente e ruges po jo te shfrytezosh postin dhe detyren per te kethyer zyrat e shtetit ne bordello kur mund ti japesh pergjigje ne to e jo ti ftosh ne shtepi .Keshtu jane punet o familje te degjeneruara qe sju ben pershtypje ti hiqni ne mes te pazarit se ajo race e felliqur jini .Sa per emisjonin e Meros fakte kish e ka sa te duash po kur Tv Plusi ka pronar buth pambuk si ka faj Merua se po te ishte sic llomotet ti ai duhet te kishte nbyllur dhe gazeten TEMA po ju beri tja mbani ne goje ate mikun si bibiron ty FAMILJES TENDE BIOLOGJIKE E MAFIOZE SI DHE BABAIT TEND SHPIRTEROR BERISHES SI SALCICE QE TE TJA NDJEJE SHIJEN.

  21. Qytetari i vertete says:

    Z.Mero! Me se fundmi nje shkrim per pararojen e luftes kunder se keqes dmth nje sinjal per vlerat qe ka ne Shqiperi.Mos valle zoti Mero filluat nje cikel te ri editorialesh ku duhet te evidentoni kontributet pozitive per kete vend.Sipas besimit dhe mendimit tim vetem e mira do te beje te mundur te zhduke te keqen ne kete vend dhe kurajo qytetare do te fitoje mbi “kurajen” monetare(qe shume deputete te opozites e kane kete te fundit).Me shprese qe keto lloj editorialesh do te vazhdojne dhe me me force nga ana Juaj dhe gazetes Tuaj.

  22. Radio Brukseli says:

    Mero,nuk jam dakort me kete shkrim.Ne permasat qe ka marre korrupsioni nuk flitet as per ‘fiks fare’ e as ‘fare fiks’ por per rrevolucion kulturor me qe reforma nuk mund ti beje kush se mungon parlamenti.Mos flasim badjava aqe me teper qe ti ke qene dhe e njeh pushteti legjislativ e aqe me teper qe eshte vertetuar qe ai nuk perfaqeson me popullin por krimin e korrupsionin.’PANDELINJTE’ NUK MUND TE JENE ME PJESE E ZGJIDHJES POR JANE PJESE E PROBLEMIT.Respekt

    1. refiku says:

      Bukur ke shkruar ti “Radio Brukseli”, vetem se ke bere nje gabim te “vogel”. Ku e ke mesuar ti qe korrupsioni luftohet me Revolucion kulturor.
      Shume gjera meson njeriu ketu ne gazeten Tema.

  23. Tani nga Londra says:

    shikoni videon interviste me Meron qe eshte vene ketu poshte dhe do kuptoni pse emisioni deshtoi mes te tjerash. Jo se kryesore eshte paraqitja apo gjuha trupore e gazetarit se ka te tjere qe me nje aparence me pak apeluese se te meros dhe qe jane mjaft te susksesshem. Por Meros i mungon pikerisht personaliteti televiziv dhe karizma si person dhe eshte me teper nje gazetar blogist i penes se i fjales. Gje qe dhe ai vete shprersoj ta kete kuptuar pse nuk mund te behet politikan por levron vetem brenda zones se tij komode qe eshte berisha. Sfide dhe risk per te do ishte pikerisht dalja jashte kesa zone komode, nje Shqiperi normale apo largimi berishes.

    tjeter, ne hyrje te ketij shkrimi Mero si padashur ve nje lloj paralelizmi midis gjobave te pushtetit dhe gjobave te fiksit. Lapsus i pandergjegjshem qe shpreh nje deshire te fshehur apo te pashprehur, apo i qellimte vetem ai e di, sidoqofte ato jane mjaft te peraferta.

    dhe me kete lloj ndergjegje nuk eshte e veshtire te kuptohet pse Mero deshton te bind dhe veten per pyetjen qe ai shtron, pra si kuptohet historia e suksesit te fiksit.

  24. neri says:

    Jam dakord me ty Mero, te gjithe ata pallat e PS duhet te merren secili me probleme specifike. Me korrupsionin , drogen, krimin e organizuar shkatërrimet k fushen e arkeologjise. Njerëzit inkompetent ne krye te këtyre posteve kyçe. Por kjo tregon jane të pa afte dhe te përfshire. Te gjitha plehra. Le te bëhen bllok si Is Buletini me I Qemalin, Aleksandri i Madh me garden e tij, 300 spartanet. Secili kontributin e vet. Po jane hajduta muti. Më mire eshte bojkoti ne mase i rraces se politikaneve. Ta kuptimte sa pa vlere qe jane per kombin. Përshendetje dhe urime per shkrimet e shkëlqyera.

  25. ZAmira says:

    Shume e drejte Z; Mero. Ju lumte ; Disa here kam shkruar ne faqen e fb. Se kuptoj perse deputetet e PS nuk jane te lidhur po vetem krijojne probleme,jane te perçare dhe shume frikacake. Do veçoja keto Z; Balla,Z; Braçe dhe Z; Tahiri. Perveç deputeteve meshkuj ketu ka edhe gra. perse te flasi Valentina Leskaj kur ajo vete dhe bijte e saj kane ndertuar 3 vila ne Durres njera me e bukur se tjetra? perse te flasi Xapo Y kur jane fajtore dhe vete per gjendjen katastrofike ne Shqiperi?:: Nusja e Valentines u be cope e shkreta duke nderruar makinat dhe duke bere punime ne qerret. Shume turp. Ishte deputetja qe kisha me shume respekt. Po keshtu jane te gjithe te korruptuar dhe u shkojne 7 nga Salu. Opozita nuk eshte ne nivelin qe duhet te ishte. Mendoj qe ne zgjedhjet e ardheshme ne krye te jen djem te rinj e te pa trembur. Ashtu beri dhe Kaçi; Shkolloj femijet me burse,u pasuru dhe ben gerr verr. Me burse qe ja dha Saliu besoj per ne France bashke me vajzen e Xhozit dhe dhenderrit. a per djemte e fiksit,jane yjet e televizioneve. Jo b..shiturit si Gjebrea ,Krasta , dhe shume analiste B;;;;Lepires.

  26. alban4eva says:

    Mero, per here te 1000, te lumte pena, je nje super gazetar, nder te paktet me horizont dhe bagazh kulturor.
    Kurva Saleh gjithnje e me shume po degjenerohet nga shkrimet e tua.
    kurse kurvat e Salehut ketu ne forum, leri te hane mut, se u pelqen muti qe hane.
    kurvat e Salehut, nga do qe te jene, nga Chikago, Bathore, Londra, kudo, te vazhdojne te lepijne byth dhe penis Salehu sa te duan, pak rendesi ka..
    do u vije fundi edhe atyre..

  27. Nadia Shabani says:

    Shume i sakte editoraili i Meros, eshte ajo qe ka shprehur populli me kohe ne fakt neper blogjet e facebookut, neper biseda grupesh e kudo ku bie fjala qe opozita eshte shume e dobet para presioneve te Berishes. Kjo e ka zanafillen edhe nga e kaluara ne fakt. Shume deputet te opozites i kane jetuar te dyja sistemet dhe sado qe luftojne te clirohen nga ajo, eshte e veshtire te dale frika e persekutimit te tyre nga brenda. Nuk jane te lire te thone cfar te duan ne demaskimin e korrupsionit kudo ne profilet e tyre te facebookut, kudo qe jane dhe ne cdo vend te ngrene zerin e tyre pa pritur urdher nga kryetari i tyre se i bie qe pastaj ata duhet te marrin leje per cdo gje qe del nga goja e tyre kryetarit.
    E dyta ata kane frike se Berisha germon ne jeten e tyre private dhe i delenis ne menyre shume te ulet duke mos kursyer edhe jeten private te grave opozitare se dikur njera p.sh paska bere “krim” se paska pasur nje te dashur dhe nuk ka perfunduar lidhja e tyre ne martese.Kjo eshte shume denigruese per nje femer qe ka krijuar familje dhe ai e diskrediton pa pike turpi para gjithe Shqiperise. Nuk eshte e lehte per nje femer ta perballoje nje diskreditim te tille. Sali Berisha vepron ne menyre te tille qe per cdo deputet te opozites ka dosje te vecanta thone me te metat dhe dobesite e tyre dhe i shfrytezon ato per tu mbyllur gojen. Kjo eshte njera ane, ana tjeter eshte edhe nga vet deputetet e opozites qe rrine indiferent sepse duhet te hiqen “serioze” e te “matur” dhe nuk duan te bien ne nivelin e Sali Berishes duke ruajtur “autoritetin” e tyre.Kjo e ndihmon shume Sali Berishen se ai nuk ndalet para asgjeje duke shfrytezuar edhe gjykatesit lypsare per nje kocke qe ti beje zap edhe ata deputet qe nuk u “mbyllet” goja. Cfar ben Edi Rama ne perballje me Sali Berishen? Ju kujtohet se cfar i beri Sali Berisha Edi Rames?Nuk la gje pa thene per ate duke e diskredituar ne jetn e tij private qe i perket vetem atij, duke e share e duke i hyre deri tek krevati bashkeshortor. A ka gje me te ulet se kaq? Jo, nuk ka. Edi Rama eshte e kunderta e Sali Berishes, ai nuk do ta bente kurre nje veprim te tile me asnjeri ne bote dhe as me Sali Berishen sa do te ulet e te degjeneruar ta kete Saliu familjen. Ne fakt familja dhe jeta private e Edi Rames nuk i ka shkaktuar deme Shqiperise, eshte jeta e tij si e gjithe secilit.E keni degjuar ju Edi Ramaen te shaje dhe denigroje ndonje deputet te mazhorances duke e share dhe ofenduar sic ben Sali Berisha qe shau presidentin e republikes “horr bulevardi” dhe prokuroren e Pergjitheshme “lavire bulevardi”? Kete Edi Rama nuk e ben dot se nuk eshte nje fytyre e ulet si skuth i nje kryeministri qe i ka hyre politikes per te vjedhur dhe pasuruar familja e tij. Ajo qe i ka shkaktuar deme jashtezakonisht te medha Shqiperise eshte shembulli personal i Sali Berishes me familjen e tij me korrupsionin galopant dhe sekserlleqet qe bejne femijet e tij. Po si nuk ka turp ai si kryeminister qe i lejon femijet e tij te hedhin ne gjyq per para nje deputet te opozites vetem per tu mbyllur gojen e te mos flasin? Kjo eshte ABC-ja e demokracise dhe ai si kryeminister duhet te jape shembullin e tolerances dhe demokracise brenda Parlamentit ne radhe te pare pastaj jashte tij. Ne e dime se si e perdor ai pushtetin e tij te felliqur edhe kunder gazetareve me presione e duke i djegur ato sic dogji temen e Mero Bazes vitem me pare dhe gazeten “Koha jone” ne vitet 90-97.Por te mos dalim nga tema dhe te analizojme ate qe thote Mero mbi indiferentizmin e opozites. Ku ka gabuar opozita? Ka gabuar ne shume raste duke i bere leshime Sali Berishes. Disa here i ka qendruar presionit te Saliut per te mos i votuar ligjet e Saliut dhe Jozefines dhe ne fund terhiqet dhe vete i voton. Kjo e ka mesuar Saliun dhe ai thote “he se ashtu thone ata nuk i votojme por ne fund ketu do te vine tek mua nuk kane cfare te bejne dhe do ti votojne” dhe opozita i ka votuar. Kjo i ka bere edhe deputetet e opozites pak te zhgenjyer, nuk i votojme ligjet, pastaj jo jo do ti votojme.Opozita duhet te kete nje qendrim te prere dhe te sakte qe ne fillim kur e merr nje vendim duhet ti qendroje atij vendimi deri ne fund. P.sh pse opozita nuk e beri kete qe beri tani me mazhorancen, qe te mos i votonte mazhorances asnje lloj ligji pa u sqaruar rasti i Fierit, sepse kjo eshte shume serioze, populli voton dhe Saliu i korrupton te zgjedhurit, gjykata vendos Saliu nuk e zbaton vendimin e gjykates, atehere perse duhen miratuar ligjet ne parlament kur ato nuk zbatohen nga vete kryeministri i vendit? Perse opozita nuk nguli kembe dhe te mos shkonte me ne parlament kur nuk ka force te kontrolloje nje cope ministri mbrojtje palaco si Arben Imami? Ku eshte kuptimi qe ka opozite kur opozita nuk pyetet per asgje? Ai qe eshte deputet duhet te jete i paster dhe me karakter shume te forte. Ata nuk duhet tu tremben epiteteve te Sali Berishes, ai ate pune ka duhet te sulmoje prene e tij se ashtu i kosideron deputetet e opozites si prene e tij. Por ka edhe deputet te opozites qe nuk jane dhe aq te paster dhe Saliu i di mire keto dhe i mban nen kontroll.E kam vene re edhe i kam kritikuar indiferentizmin e deputetve te opozites qe secili shikon interesin e tij dhe nuk veprojne si nje trup i vetem te bashkuar kunder korrupsionit, ka prej tyre qe mund te jene vet te “perlyer” dhe nuk kane goje te flasin por ka ashume deputet te paster por jane te mefshte dhe nuk kane guximin qe ka Saimir Tahiri, Erion Brace qe nuk i ka lene kusur Berishes,Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Gramoz Ruci eshte shume i forte dhe i prere kur diskuton ne Parlament edhe Majko diskuton mire ne parlament por nuk mund te beje ate qe ben Taulant Balla se i duket sikur bie ne nivelin e Saliut dhe merret me cingerrima. Por demaskimi i korrupsionit nuk eshte cingerrime eshte detyra kryesore e nje opozite te forte dhe kompakte.Prandaj ne te ardhemn lishta e deputeteve qe do te zgjidhen te mos shikohet se kush eshte servil dhe i urte me kryetarin e saj por te jene deputet aktive dhe te pamposhtur me shume kurajo dhe guxim, nje deputet e ka bere mend kur i hyn politikes se do te “xhvishet” nga opinioni dhe nga kundershtari se e tille eshte vet jeta politike. Kush nuk e perballon dot te mos shkoje ne parlament dhe te behet me depresion. Pike muhabeti o Mero nje deputet duhet te jete nje luftetar i madh qe Saliu te mos jete ne gjendje ti kontrolloje dhe ti mbaje ne zap.

  28. Etika says:

    Ne rregull e paskeni:Havazi i genjeshtrave dhe shpifjeve te mos vazhdoi vetem me solo apo duete,por te ngrihet ne kor dhe orkester.Megjithse per kete pune nuk jeni dhe fort keq;keni me dhjetra sazexhij te afte qe e shoqerojne muziken tuaj.Degjojeni si e mban,e sterhollon,e zgjat dhe si jehon melodija e sh.Nadia.Mjafto te degjojsh gajden e saj e s’ke ce do me asnje lloj fyelli tjeter.Tej ti hedhesh..
    E di si eshte puna me shumicen e deputeteve socialiste:Ata jane me te pjekur dhe e kane pervojen e duhur sa te dine se askend nuk mund te akuzojsh pa fakte dhe prova te sigurta.Nuk behen akuza nisur nga cte thote e c’te intrigon ty mendja,nxitur nga urrejtja,apo nga natyra jote grindavece. Cdo gjykate,ne cdo vend te humbur te botes do fakte e jo fantazi me “sic thone” e “sic thuhet”.Nje sjellje e tille,me akuza e fantazi qe ne cdo rat rezultojne bllofe,pervec te tjerave ia zhvefteson personalitetin kujtedo,e jo me nje perfaqsuesi te popullit…

    1. V.Vrenozi says:

      Etika po ti cpate moj xhan, pse hidhesh perpjete ti eh? Cfare faktesh do ti moj xhan me shume se kaq vjedhje me thase me 1.3 miliarde leke per nje vit femijet e Barishes, hajde para hajde dhe akuzon nadian ti se ja u perplas te verteten ne sy. Po nuk do mend qeni do lehin atje ku ha dhe ti je njeri nga qente e Berishes qe po leh ketu. Vegla te mjera.

  29. gjergji usa says:

    Jane plotesisht te verteta dy konkluzionet qe dalin nga leximi i ketij editoriali qe emisioni “Fiks Fare” ka hyre ne emisionet “legjende” ne mediat shqiptare dhe konkluzioni i dyte qe opozita socialiste eshte impotente dhe pjesa kryesore e fajit qe SRB eshte sot ne pushtet.

    Shkaku qe eshte shkruar ky artikull duket qe ka qene denimi i S.Tahirit nga drejtesia shqiptare e cila dukshem eshte vene si kobure personale e SRB per te vrare psikologjikisht opoziten.Kete fakt e shohin dhe budallejte ne Shqiperi per vec tre ambasdoreve arvizu-volfarth-sequi qe po luajne nje rol negativ ne Shqiperi ku per hir nje stabiliteti poshterues tolerojne hapur nje kriminel si SRB.Nqs keto ambasadore e justifikojne se devili Berishe ka “mbeshtetjen” e turmave jane te lutur te shohin videot e mitingjeve te Hitlerit apo te Duces ne kohen e tyre per perkrahjen massive.Mund te shikojne dhe viziten e Sultan Reshatit (Mehmetit të VI-të) në Kosovë më 16 Qershor 1911 per namazin e Xhumasë.Pra vetem para nje viti nga shpallja e pamvaresie ne pjesen shqiptare te kosoves behet mitingu me madheshtor te mbajtur ndonjehere ne perandorine osmane .Aq me keq kur falja behet te turbja Sulltan Muratit te vrare ne betejen e fushe kosoves nga ushtrite e krishtera te ballkanit duke perfshire dhe shqiptaret.

    Me te drejte eshte theksuar braktisja nga masa e madhe e PS(Partia Spurdhjakeve) e tre “grindaveceve” Brace-Tahiri-Balla duke i lene plotesisht te pa mbrojtur ne gojen me jarge te Ujkut te plagosur te vicidolit.Kjo eshte veper kriminale e udheheqjes largpamese te PS e cila nuk e ka per here te pare .

    Kushdo e mban mend braktisjen e aspiratave te revoltes popullore ne 1997 nga Kupola e PS pas marrjes se pushtetit nga pushtat Nano-Ruci-Fino-Malaj-Ceka-Imami e deri te spiunet e vetdeklaruar Zogaj dhe F.Cupi.Ishin keto politikane qe hapin e pare pas qeshorit 1997 duhej te denonconin dhe te dergonin para drejtesise ne menyre spektakulare monstren berish.

    Impotenca biblike e PS u duk ne ngjarjet e pucit te 14 shtatorit 1998 ku pasi SRB shkrumboi dhe pushtoi gjithe institucjonet e shteti shqiptar duke poshteruar dhe dinjitetin e kombit tone me veprimet e tij si extremist taleban.Ishte perseri kupola e PS midis tyre dhe studentet e dhjere te dhjetorit Meta & Majko qe duhet ta denonconin dh e ta conin para hekurave .Jo vetem kaq por dhe nje tentave per ta arrestuar nga Meta deshtoi vetem nga nje telefonate e “aleatit” qe hamshori i Monikes te menderoste poturet.

    Gjate fushates elektorale te L.XH.B. per kryetar bashkie gjate turit ilegal neper shkolla me manekiet e tij ndodhi nje incident acut. Profesoresha e nderuar Flora Hanelli shpertheu duke e akuazur kete si vrases te 4 protestuesve ne 21 janar.Ishte e dhimbeshme te shikoje indeferencen e intelektualeve shqiptare karshi ketij akti atdhetar te kesaj zonje te nderuar.I neveritshem ishte dhe braktisja nga PS e ketij akti te guximshem .Duhet te ishin te gjithe drejtuesit e te gjitha niveleve te PS ne lartesine e kesj heroine dhe jo te konkuronin me nje vrases.

    Ne tragjedine e gerdecitdhe masakren e 21 janarit shikohet nje qendrim kapitullues dhe i dyshimte i kupoles se PS.Asnjehere nga keto PS- ista nuk eshte kerkuar gjeja me elementare dhe me e thjeshta qe eshte doreheqja SRB si kryeminster per pergjegjesite direkt te tij.Ata kane pranuar poshtrimin,injorimin ,e deri te vrasjet e deputeteve te tyre dhe nuk marrin guximin te kerkojne doreheqjen e SRB por kane preferuar rrogat e majme si deputete ku nuk mungojne dhe shume prej tyre qe jane bere miliardera edhe pse jane ne opozite.Shkurt PS eshte pjese kryesore e fajit sepse nga nje postbllok i pakalueshem
    per qeverine kriminale te PD eshte duke luajtur nje rol teatral me pagese.

    Vetem nqs do te shikosh lajmet e fundit si:-miratohet nga qeveria ardhja e 50 000 toneve mbetje plastike…thyhet tavani i borxhit public….shiten 4 hidrocentrale ne cmime qesharake…deshton CEZ me 1 miljard dollare diference…nderron jete ne vetmi dhe pa perkrahje i perndjekuri i dy sistemeve z,Karamuco(ndjeste paste)…serberisha ka mundur edi ramen me facebook me GAM-GAM STYLE…kapet gjysem ton droge dhe diller-at i shpetojne per qime Flamurit te Gjalices…vritet biznesmeni turk ortak I Rezart Tacit.

    Vetem nga lajmet fundit dhe duke llogjikuar cfare kam pare me syt e mij ne shqiperi ne nje vizite para dy muajsh dilet ne perfundim se nuk eshte vetem faji i Dr. EVILIT ose i opozites qe i eshte nenshtruar pa kushte SRB.

    E vetmja menyre qe te shpetoje ai vend nga vetposhtrimi dhe kandaharizimi eshte qe dipllomacia amerikane & europjane te njohin pergjegjesine e tyre direkte per katandisjen e shqiperise ne nje vend talebanesh me kollare.Qe te fillohet me rregullimin e problemeve duhet te largohen nga USA & BE tre ambasdoret e akreditur ne Tirane qe jane kthyer ne ministra te kabinetit berish .Mire eshte qe dhe Fiksi ti kerkoje dy rrotatqe ja futi Arvizuse te xhepi qe me siguri nje rrote ja ka dhene serberishes si burre shteti dhe tjetren ja dha lul udbashes si yll ne qitje.

    Eshte e vertete qe emisjoni Fiks Fare(2F) ka dhene nje ndihmese me te madhe se opozita shqiptare ne shume raste dhe eshte merite e gjithe stafit Ne vecanti ka meritedrejtuesi F.C dhe ky emisjon mund te quhet ne menyre figurative Filip’s Fiks Fare(3F).I urojme ketij stafi simpatik :’Gezuar festat e fundvitit por pa ato dy rrotat e prishura..

  30. tralala says:

    Ata qe berrtasin me shum sot ata do jene me te keqij ne vjedhje kur te vijne neser ne pushtet e ka provuar saliu kur ishte ne opozit. Te gjith njesoj jan ata njeri me m se tjetri. kjo nuk do jet rrokad alternativash, por hajdutesh prandaj me mir un svotoj fare. nje gje tjeter, kam njohur njerin qe shkonte shpesh ne protesta qe bente ps me shpresen qe do I falej borxhi qe kishte marr te banka.

  31. Real says:

    Po,moj sh.Nadja,Rama ka goje te embel sepse veshi yt nuk i kap got valet e zerit te tij.Ty nuk ka se si te kujtohen akuzat dhe cjerrjet e Rames e tj,te cilat ishin shkaku i pergjigjeve te Berishes,por jo gjer ne krevat ku te shkon mendja ty.Po per gjuhen e tij me te jatin a te kujtohet gjesendi…?

  32. etika says:

    Te paanshem dhe te verteta si vete “zbulimet fantastike” te artikujve tuaj.Te prire dhe te lire te merrni neper goje dhe te shani kedo,gjer edhe me liber shtepije.Por mjaft komente tonat qe iu bejne ndonje verejtje apo thone dicka qe e shohin ndryshe nga syri juaj,nuk e botoni…
    Nje pyetje:pse ne kete forum nuk behet nje lajmerim per komentuesit qe ti permbahen nje etike te pranueshme ne te shprehur? Mos keni per qellim te zgjidhni zinxhiret djajve? Do te ishte e mencur te mos e tepronit me abuzimin e lirive te shtypit,pasi,mandej,nuk do te gjenit arsye te justifikoheshit per akuzat qe mund tu behen…

  33. nora says:

    PS pastroi rradhet me islamin por ka shume te tjere ne mes tyre si ca benra ,qe edhe problemet midis tyre ja cojne ne vesh me pare saliut.Keto mendime te Z Mero une i kam shkruajtur me kohe ne komente por berisha ben shembull vetem nja dy si beri me 21 janarin.Te gjithe ishim atje dhe kur u err filloi te godase eshte ujk e hiene bashke.Por nje popull fukara nuk e genjen dot me nje thes miell ,eshte politike e poshter kjo.Nuk i duhet e gjithe opozita por nja tre vota te lsi dhe qendron ne krye.Mjere ne si popull cfare po heqim se dhe deputetet e PS po nuk e futen TRANSPARENCEN E PARAVE ne program nuk do bejne me teper se saliu e shumta nuk vrasin,se per te zhvatur se malaj etj.Pastro radhet EDI!

  34. Cami says:

    Do te ishte I vertete pohimi per fiksin dhe une do ta besoja nese dikush do me gjente nje emision te vetem kritik per bashkine e Tiranës, kur ate e drejtonte Edi Rama. Shto ketu dhe infot qe edhe une si shume te tjere kemi per gjobat qe u vendos te korruptuarve pasi I survejon dhe ne kembim te heshtjes, ju merr parate e vjedhura.
    Une mendoj se fiksi eshte nje arme me te cilen njera pale gjuan tjetren. A mund dikush qe me nje argument te vetem te ma heqe kete mendim….thjesht me gjeni nje emision per bashkine e Tiranës, pra kur ate e drejtonte Edi Rama.

  35. Etika says:

    V.Vrenozi,
    Dakord,moj xhane,une do ti pranoja me gjithe zemer”faktet tuaja”, nese ti do t’me vertetoje qofte edhe me nje emer te vetem se te kujte ishin ato thase me para.Ke pare ti qe une nga pervoja qe kam,jam bere qen i tille qe, nga frika e helmimit,nuk gelltis ashtu qorrazi cdo gjelle qe me hidhet ne canak,sic ndodh cdo dite me shumicen prej qeneve qe kan neps te llupin gjithcka e te lepijne edhe canakun…

    1. V.Vrenozi says:

      Moj Etika moj je ne vete ti apo jo. Po cfar faktesh kerkon ti me shume moj kur ata e kane deklaruar pasurine dhe te ardhurat e tyre prej 1.3 miliard leke ne vit dhe paskan punuar nga 22 ore mesimi ne dite? Po kujt do t’ja mbushni mendjen xhanem, kaq budallenj na bejne ne keta femijet e Berishes? Keta qenka vetem intelektuale dhe shkencetare te medhenj qe marrin rrogen e nje Rokfeleri? Po shoket dhe shoqet e tyre te fakultetit ku jane moj xhan eh ku jane ata? Apo ata nuk kane babaken e tyre qe te bejne edhe ata para me thase si te bijte e Kadafit shqiptar. Por ty nuk te vjen zeri se je nje nga ata qe i merr ato para ndryshe nuk ke pse hidhesh kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje