A i shkruan vetë deklaratat Argita?

8 Janar 2013, 21:59Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një pikëpyetje të madhe në botën e gazetarëve dhe reporterëve të rinj mbi faktin nëse Argita i shkruan apo jo vetë deklaratat për shtyp. Në fushatën disavjeçare të mitizimit të saj si një njeri që di të bëjë para me metoda “të holla”, dhe mbi të gjitha nga fakti se shumica e medias kontrollohet nga pushteti, tashmë shtypi po ndeshet me dilemën që ka prodhuar vetë për aftësitë e rralla të së bijës së kryeministrit. Me dhjetëra apartamente me qira nga ata që janë 3 mijë euro metri katror, me qindra miliona të fituara në një vit nga ‘mësimdhënia’ dhe me miliarda të padeklaruara, Argita që gazetarët shikojnë tani pas hijes së deklaratave që nisen nga e-maili i saj, nuk u ngjan me atë që kanë pasur në mendje.

Si një shoqëri e frustruar nën trysninë e adhurimit të atyre që bëjnë lek nga pushteti, shumica e shoqërisë shqiptare jo vetëm që e fal hajdutin e pushtetit, por e adhuron dhe e ka atë motiv për të shkuar drejt modelit të tij. Si në rastin klasik të Barjabës, linçimi dhe urrejtja shpërtheu ndaj dikujt që vodhi shumë pak, shumë larg dhe u kap. Për ata që janë këtu, vjedhin milionat tona dhe kur kapen bëjnë si të fortë nga pushteti, në vend të linçimit krijohet prej pushtetit një aureolë adhurimi.

Ky është fenomeni që ka rrethuar deri më sot Argitën, Shkëlzenin dhe gjithë pjesëtarët e Familjes që po bëhen milionerë pa NIPT dhe taksa, por vetëm me shpërblime të majme.

Ajo që po ndodh tani është mospërputhja mes adhurimit për njeriun që po bënte lek në heshtje, me atë që po flet publikisht. Kjo që po flet publikisht, edhe pse nuk del me zë dhe figurë para kamerave për shkak të komplekseve të saj, po ju duket të gjithëve shumë e shëmtuar, e ligë dhe trutharë. Bile për shkak të klasifikuarit si gjinia femërore, po duket dhe më e shëmtuar se i ati, në gojën e të cilit fjali të tilla janë bërë banale dhe askush nuk i dëgjon më.

Për shkak të këtij profili të ri të Argitës në opinionin publik, bota e medias duket e hutuar dhe ndër tavolina debati kryesor është nëse ajo i shkruan vetë këto deklarata apo thjesht i ati e trajton sikur të jetë Erla dhe nis deklarata në emër të saj?

Pyetja ka ende rëndësi për median, sidomos për median e pushtetit, e cila nuk do ta besojë që kanë të bëjnë me një femër kaq vulgare, kaq të pacipë dhe të lig, kaq të paditur dhe hakmarrëse, dhe sidomos kaq të ndryshme ngase e kishin përfytyruar, herë- herë dhe si pasardhëse të pushtetit të babait.

Është një dilemë normale, njerëzore dhe njëkohësisht thelbësore për të krijuar një përfytyrim të ri për të, tashmë jo nga ato që dëgjojnë nga të tjerët për të, por nga ato që dëgjojnë nga goja e saj, ose në emër të saj. Dhe kjo ka të bëjë mbi të gjitha me pafuqinë e saj për t’u përgjigjur. Ajo është i vetmi personazh publik në Shqipëri që pyetjet i quan akuzë dhe përgjigjet i ka pyetje për kundërshtarët e babait. Ajo pyetet të tregojë se kush e ka paguar me qindra milionë lekë në vit për mësimdhënie, duke ia kaluar dhe pedagogut më të paguar në botë, dhe ajo thotë kjo është akuzë, pasi unë jam paguar në rregull. Ajo pyetet përse i ka kërkuar tre përqind të investimit një biznesmeni të huaj për firmën e babait, e cila mund të shkonte si vlerë nga 3 milion euro në dhjetë milion euro në varësi të fuqisë së TEC-it, dhe ajo thotë nuk ia mora dot lekët, ndaj s’kam faj. Ajo pyetet pse shet pushtetin e babit, dhe në vend të përgjigjes dëgjojmë shpifje për gruan e kryeopozitarit, e cila ka biznesin e saj 14- vjeçar të dokumentuar, pa qenë më parë  gruaja e ndonjë politikani.

Në stilin e saj ofendues, mediokër dhe të lig, duket sikur janë mbledhur gjithë gëlbazat e Saliut që shtyhen tutje nga fuqia e një femre të xhindosur dhe të kompleksuar për pafuqinë e saj për të fshehur duart e futura në pasuritë e shqiptarëve.

Pyetja që bëjnë gjithandej njerëzit, nëse kjo i shkruan apo jo vetë deklaratat për shtyp, në të vërtetë nuk është pyetje, por një përpjekje e fundit për ta shfajësuar atë si një femër që po vuan pasojat e pushtetit të babait mbi jetën e saj. Ajo ka hyrë në vitin e tetë të vjeljes së të mirave financiare të pushtetit, për të mos thënë që këtë punë e ka nisur qysh në opozitë duke shitur frikën e ardhjes së babait të saj në pushtet. Nuk bëhet fjalë as për ndonjë intelektuale, as për ndonjë femër klasi, as për ndonjë avokate apo pedagoge, as për ndonjë biznesmene. Thjesht  është e bija e babait kryeministër! Ndaj dhe deklaratat s’mund të jenë ndryshe.

62 komente në “A i shkruan vetë deklaratat Argita?”

  1. Dyrrahu says:

    Nuk mund t’i bëjnë gjë shqiptarët të keqes që i rrethon.
    Shtetin e ka kapë pushteti dhe pushtetin e ka kapë klani berishian me langoj prapa tyre dhe nuk e lëshojnë pa u përsëritë 1997-a. As mos pritni zgjedhje të lira, as mos pritni fitore të opozitës sepse njëri e ka bërë benë se nuk do largohet pa gjak.
    Vetëm Brukseli dhe Vashingtoni mund ta largojnë skizofrenin nga pushteti. Shqiptarët e kanë të kotë sepse Sali Berisha është i vetdijshëm se sa ka sharruar në mëkate ndaj popullit.

    1. WTF says:

      O Mero, ti i njeh shume mire familjarisht dhe ben mire tia zgjerosh dhe pak diapozonin lexuesve te Temes per kete familje.Qe Argita apo i vellai kane fituar leke ne rruge te paligjeshme kete tashme e di dhe bufi. Ajo po ben lojen e pacipe te babait, pyesni cfare te doni, por do pergjhigjem si dua une.Tani qe ju keni te ardhurat e saj perse nuk kerkoni nga tatim taksat deklarimin e “universiteteve” qe e kane paguar dhe ku i kane gjetur kaq para per te paguar kete “gjeni” ne mesimdhenie. Pra eshte shume e thjeshte, ju keni ujkun perse lodheni te gjeni gjurmen.

    2. anticensurë says:

      “Po pse kan shkue tu vjedh te tre??”
      budallej vllajo!
      nuk e dinë që të paktën njoni duhet të rite roje!?

      1. elio says:

        Si Baca qe rri roje ndersa familja e vet vjedh…

      2. beso says:

        Anti,njeri do kete tentuar te kaloje ndonje gje pa paguar,por ne Amerike i çojne ne polici edhe shoqeruesit,se keshtu eshte proçedura,mbahen shenim edhe nga deshmitaret.Per fat te keq Barjabes do i kete takuar te beje deshmitarin.Keta te berishes nuk ka nevoje te vjedhin ne supermarket,keta zhvatin supermarketin me kambiale andej nga ishujt fiskale ku kuajt si i jati dhe e bija kane filluar te mesojne notin.

    3. reformer says:

      Sipas feve indiane, njeriu i paguan mekatet ne kete bote, por edhe nese e le kete bote pa i paguar mekatet e veta, atehere mekatet e tij do ti paguajne pasardhesit e tij.

      Sulmi kunder familjes mund te prodhoje tek Berisha psikozen e nevojes te kthimit te familjes ne nje dinasti sunduese. Na fakt Luli eshte thirrur ne skenen e historise per luajtur rolin e mbrojtjes se familjes. Nuk ka paqe nen ullinj per familjen Berisha!

  2. england says:

    Pyetja qe shtrohet eshte nese opozita arrin te fitoje zgjedhjet ne qershor,a do ti coje si te akuzuar familjen Berisha?dhe gjithe te tjeret pas tyre,apo keto deklarata qe bejne perpara ekraneve thjesht jane esence para zgjedhore!le te shpresojme se PO DO TA BEJNE…

  3. kajtushka says:

    Apsoluti no.Bile ajo nuk e di fare se cfare deklarata jane shkrojtur ne emer te saj. Eshte nje kaste e tere qe mbron familjen.Dhe dita nuk do te jete e larget qe gjithe pasuria e saj e vene me “djerse” do te perfundoje si piramidat e 97.

  4. ILIRET says:

    Vazhdoni Mero! Vazhdoni z. Balla !
    Ka filluar te shembet keshtjella prej rere. Bile ne deklaraten e sotme po ta ndjekesh me vemendje, Argita shfaq shenja te nje tronditje psiqike.
    Vazhdoni. Do te shikojme store dhe filma. Argita ka per te perfunduar ne psiqiatri. Aq me teper qe e ka trashegimi, lajthitjen, shkarjen e trurit.
    Vazhdoni burra. Tani nuk ka me terheqje. U lekund fronti i Argites dhe Ashtarbrit. Ndersa ajo goca Xeni, iken bashke me Giten e cila e mer per dore.
    Iku. Shkau. Pranoi sot, me ne fund se i ka kerkuar para biznesmenit nga Lindja e Mesme, por ai idjoti, nuk i kishte dhene. Kishte ikur. Pranoj edhe dicka tjeter. Se paska shume apartamente, te cilat i leshon me qera. Apartamente te padeklaruara. Ku i gjeti? Kush ja dhuroi? Ose ku i gjeti gjithe ato leke, nese i ka blere? Ku i ka dokumentat e blerjes?Transaksionet bankare? Fatura pagesash apo kredish?
    Vazhdoni Mero. Vazhdo Taulant. Tani po lekundet. Mos u terhiqni.
    Tani fillon spektakli i vertete.
    Shqiptare, rrini gati….

  5. bjordi says:

    epo nuk eshte shaka te kesh babin kryeminister,dhe c,do gje e shikon nga lart poshte, dhe si rezultat i ketij shikimi, te duket sikur i ke te gjitha te tuat.

  6. Silva says:

    “Nje shoqëri te frustruar nën trysninë e adhurimit të atyre që bëjnë lek nga pushteti,qe jo vetëm e fal hajdutin e pushtetit por edhe e adhuron ate”,e krijon pafuqia per ta rrezuar ate lloj pushteti.Fuqine dhe mundesine per ta rrezuar kete lloj pushteti me vote ose me proteste na e hoqi opozita e Edi Rames.

    1. DUAM QEVERI TEKNIKE says:

      KE SHUME TE DREJTE. Edi Rama ka qene opozita ideale per Sali Berishen dhe vazhdon te jete. Populli ka qene gjithnje e eshte gati ta deboje kto pushtetar por Edi Rama sdo. DUHET QEVERI TEKNIKE, por Rames cdo gje mund ti kerkosh pervec kesaj alternative sepse 1) sala gjate ketyre muajve duhet te legalizoj pasurine e tij jo te ligjshme, 2) gjate kesaj kohe ata ndajne votat (kaq PS,kaq PD e aq LSI, FDR, AKZ….), dhe 3) po iku me protesta Sala neser mund te perfundaj ne burg, dhe “larg qofte” keta smund ta tolerojne nje gje te tille sepse pastaj i merr doktori te gjithe me vete!

      1. profesori says:

        Duam qeveri teknike,me kujton ate thirjen e popullit ne mos gabohem ne vitin 1936 ne te ashtu quajturen demostrata e bukes.Eshte e vertet por edhe kaq e pa realizueshme si edhe demostrata e bukes.Ne mos gabohem atehere k.m(kryemut) ishte njefare Ahmet Zogu,te cilit k.m.-ja tjeter i ngriti permendore me te drejte bse ka mesuar shume prej tij.Kjo thirje mor djal i mbar do te kishte kuptim ne nje bote te civilizuar kurse te ne ska kuptim.Eshte njelloj sikur ujkut te cilit ti i ke varur mulcit ne qafe ti therasesh nga mbrapa:o ujk me kthe mulcit se mu kthye mendja mua.Sepse per hir te se vertetes kte ujk e sollem vete ne pushtet nuk na i serviri dikush tjeter dhe me keq akoma pasi i kishim dhen nje here shqelmin ne 97-en.Pikerisht ketu qendron dhe e keqja sepse ai mesoi nga humbja qe pesoi dhe u kthye,ashtu si dhe koha e vertetoi me i forte.Kush eshte zgjidhja?Une jam pak me i sinqerte,a ka zgjidhje?Faktori i brendshem opozita dhe pjesa tjeter jane perzier aq shume me krimin,sa nuk dalin dot ngallumi ku kane rene.Te gjithe ata qe ne fakt duhet teb vendosin per fatin eketij populli,nuk jane te interesuar per nje shtet ligjor sepse atyre do tu duhej te dilnin para ligjit,me pasoja fatale per ta.Ajo e ashtu quajtura bot e civilizuar nderhyn kur eshte fjala per te drejtat e “njerit”.vetm aty ku ka nafte.Te ne edhe ate pak nafte qe kishim ja shiti Brek’skisha Sllobodanes.Hall i modh na ka zon,duhet me pyt Met Mucen se mos ka KRISTALI nonji zgjidhje,hajde tung.

  7. profesori says:

    Si ka thene populli:beme baba te te ngja edhe puna e Argites.Por po te ishin vetem keto milionat e deklaruara do ishte gjysma e se keqes,por kjo eshte ajo maja e shumperfolur e eisberg-ut,pjesa tjeter eshte shume here me e madhe.Nje dicka tjeter shum interesante eshte qe jo vetem Argita ,i vellai apo dajkua i tyre (pa permendur doktorin vet dhe te shoqen po doktoresh),jo aty eshte bere nje katrahur qe nuk e mer vesh i pari te dytin.Te gjithe ata qe kane ndonjefare detyre shteterore jan bere pa pritur e pa kuptuar kapitalist.Shtrohet pyetja:sifunksionon kjo formul?Si mund te behesh per brenda vitit milionier?UK perjashtojm rastin kur fiton ne lloto.A po tani e kuptova e gjithe kjo shtrese e re borgjezesh kane fituar me gjithe mend ne lloto.Dhe cfar lloto se,lloton e pushtetit.Naten han e pine bashke diten bejne sikur zihen me njeri tjetrin te djethtet kunder te majteve te kuqte kuder te zinjve ekodra mbas bregut. E verteta eshte qe te gjithe genjejne si derrat,edhe ne qe shkruajm ketu gjithashtu sepse nuk i themi gjerat si thot populli troc muhabeti po mbajme ison e dikujt.Aty nuk ka me te djathte e te mengjer po ka vetem hajdut qe shfrytezojne pamundesin e ketij populli per te bere dicka simbas thirjes sa per mua me te madhit pene shqiptare te te gjitha koherave,NGREHUNI DHE BJERUNI KORRINI DHE SHTYPINI KATUNDAR DHE PUNETOR QE NGA SHKODRA E DER NE VLOR.Kesaj qe po ndodh aty i thon ne gjuhen e futbollit lemsh perpara porte,ose ato maja rripa rripa njehere ma hipe dy here ta hipa.PS me vjen keq qe perdora nje shqipe kaq te kuptueshme se me kane ardhur ne maj te hundes ato fjalet qe perdorin shume bashkkohes tane per te cilat duhet perdorur fjalori i filozofise per te kuptuar dicka.Si tha jne nga vellezerit Frasheri per shqiperine ditet e mira psketaj vine,po kur …dreqi ta mare?

  8. LORA says:

    Nga e keni zbuluar ju zoti Baze qe -“shumica e shoqerise shqiptare jo vetem e fal hajdutin por e adhuron ,si model per tu ndjekur????????
    Une jam pjese e shoqerise shqiptare dhe nuk e kam hasur kund kete konkluzion.Bile kam bindjen e patundeshme se modeli i shtetit te 22 vjetve te fundit (ku edhe ju keni kontributin e pergjegjesine tuaj)eshte ai i shtetit gangster,-“Merr,vrit,ik e mos ki frike”.
    Mos e keni fjalen per zgjyren politike me mediat klienteliste,pas bythe??????Nese e keni falen per to,keni te drejte;por ata nuk perbejne shumicen e shoqerise sone.

    1. asd says:

      Lora ky popull ka nje perqindje te madhe hajdutesh. Po te duash mund edhe ti justifikojme per varferine ku jane apo kane qene zhytur por ky eshte fakt. Gjithesesi as kjo e vertete nuk eshte me e dhimbshme se sa e verteta qe ky popull nuk ka nje klase intelektuale, nje grup njerezish ( qe e ka cdo popull ) te cilet nuk e lejojne te shitet e te blihet e verteta. Ne “fillin” e te vertetes njerezit bashkohen pa u njohur me njeri tjetrin. I bashkon konsensi. Ky fenomen do te ishte nje fuqi e madhe, do te ishte ndergjegja kombetare. Me keqardhje them qe ne fakt une kete e shikoj si problemin kryesor te prapambetjes. Nuk e ka fajin ai qe na e vjedh lirine por ne qe nuk jemi ne gjendje ta mbrojme. Nuk e ka fajin Saliu sepse pas Saliut do te vije nje Myfti tjeter qe perseri do te na e vjedhe

      1. LORA says:

        Kjo qe evidenconi me plot te drejte ju,ndodh sepse pushtetet kane grabitur shtetin;per rrjedhoje nuk mbetet asnje hapesire per sherbestare te denje te shtetit,te mbrojtur me ligj nga piruetat e ndyra te pushteteve.
        Nderrimi i pushteteve,ketu tek ne,e krethemel tere shtetin me mender-militantet e tyre,duke i masakruar dhe perdhosur teknicienet qe mbajne cdo shtet me kembe.Kjo plage e tmerrshme ka sjelle rrenimin e shtetit ne te njejtin kohe me pushtetin.Jo vetem kaq por ka sjelle ne vemendje te pushtetit pikerisht ate takem te vet-thene intelektualesh,qe se kane per gje te lepijene bythen e pushtetareve.Nderkaq intelektualet e vertete,qe kurrsesi nuk e pranojne mercerinarizmin,mbeten ne hije.Kesaj strategjie krethemelese i kane bere hysmet mender-partite e ketyre 22 vjeteve,sepse ato nuk e kane dashur kurre shtetin funksional per shqiptaret.Me sakte parimi i tyre eshte e mbetet,-“pas nesh u befte qameti”.Prandaj ne keto kohe majko-efendiu po kerkon daljen ne skene te “kuajve te gares”,te atyre qe bejne e frymezojne vetem punen e vertete.
        I nderuar ASD,ja vlen te kembejme mendime,apo jo???

        1. elio says:

          Duket qe keni frike per vete LORA…nese jeni specialiste e mire(sikurse mendoni) do kene nevoje per ju ne cdo administrate qe te vije..arsyetimet e tjera dhe te qarat e kafeneve, jane pese me hic!

          1. LORA says:

            Nuk e kam njohur friken,ndonjehere.Per me teper,nuk kam ndonje arsye per te pasur frike.Komentet e mija burojne vetem nga shqetesimet per fatin e vendit tim,por jo timin personal.Jetoj me djerse e nder.

  9. Delli USA says:

    Personalisht kam menduar se vajza e kryeministrit do ndihej e turperuar nga sjellja rrugacerore e babait te saj,keshtu qe do ti duhej te qendronte ne hije,por tan u binda qe qenka nje rrugace si babi Sali goje qelburi.

  10. Radio Brukseli says:

    TELENOVELA NE FUSHATA ELEKTORALE 6 MUJORE PERFUNDOJNE NE TRAGJEDI
    Ne asnje vend te rruzullit tokesor perfshi Tibetin,Alasken apo ndonje vend te komunitetit primitiv ne Indi vajza e ‘kryetarit te fisit’ nuk e ka as privilegjin e as forcen te beje jo vetem koference shtypi por te beje edhe politike e fushate elektorale.JEMI DREJT SHPERBERJES
    Ne asnje vend demokratik qofte demokraci parlamentare,apo monarki tere sistemi politik i nje shteti eshte ne duar te nje Eva Braun(dashnorja e Hitlerit),Clareta Petaçi(dashnorja e Musolinit)E AQE ME TEPER TE MARIA ANTONIETA QE SHKOI NE GIOTINE SE U TALL ME FRANCEZET DUKE THENE:”Po nuk kini te hani buke hani biskota’
    FUTJA E MEDIAS NE KETE RRUGE PA KRYE TREGON SE PO LUAJME RROLIN E VAJZES SE MINOLLAJIT E SHQIPETARET DO NGELEN PA BUKE EDHE NE 23 QERSHOR PO ARRITEN TE MBIJETOJNE.NUK KEMI ALTERNATIVA,ARVIZU SI DUKET DO JETE AMBASADOR EDHE NE BOTEN TJETER.SHPETIMI ZGJEDHJE NE PREZENCE TE NATOS PAS 1 MUAJI.

  11. banija01 says:

    LORA…

    Edhe e kundershton Meron dhe nga ana tjeter pohon ato qe thote Mero.
    Thoni te dy te njejten gje po me fjale te ndryshme.

    Merua shkruan-“shumica e shoqerise shqiptare jo vetem e fal hajdutin por e adhuron, si model per tu ndjekur,”

    Kurse ti thua-“…modeli i shtetit te 22 vjeteve te fundit…eshte ai i shtetit gangster-“merr,vrit,ik e mos ki frike.”

    Ku eshte ndryshimi?

    1. Hajduti says:

      Mos ia thuaj te verteten Lores se e deshperon. Edhe Ajo e di po sdo ta pranoje qe ne Hajdutet jemi shumica, ca vota i vjedhim por shumica e Shqiptareve na adhuron sic thote edhe Mero se jemi Hajdute te forte, me para e ofiqe. Hajdutet e dobet nuk i ha as qeni.
      Sa opozitare me arme ne 1997 u bashkuan me kryehajdutin e Shqiperise sot ne tryezen e kurbanit te pasurive kombetare? Jemi shume dhe kur pakesohemi ne hajdutet shtojme rradhet me ju te ndershmit per cmimin e duhur. Me ne Hajdutet fitojne te gjithe.

  12. mergimtari fv says:

    Mero babai im ndjse paste per kete buçen kishte nje avaz iroik ; tiri-tiri posatiri mut i jati e mut i biri , mut ai qe beri t’ane .

  13. ALpini says:

    Mero,do kisha sh kenaqesi nqs arrin dhe e lexon komentin tim.desha te them se sapo futesh ne bulevard te qytetit te Durresit dhe kalon neper te duke shkuar nga Bashkia do shofesh dhe bjen shume ne sy nje pallat mbi 20 kate.Ky pallat ndodhet pikerisht ne lulishten e oborrit te ish muzeut arkeologjik.Per ate pallat z Berisha ka deklaruar para disa vitesh(4 a 5)se do ta çmontojme kat e me kat,tulle e me tulle dhe lulishten do ja kthejme prap pamjen.Per ca kohe pallati pezulloj punimet dhe te gjithe menduam se Berisha do i tregoj vendin ndertimeve pa kriter qe behen ne Durres.Pallati jo qe nuk u shemb por pronari doli shume i forte se shtoj edhe 2 kate te tjera.Dua te shtoj se ky pronari ndermjetsoj nepermjet zyres se Argites ,se si ja arriti kuptohet qe eshte e veshtire qe te merret vesh por ju i keni me shume mundesite qe te zbardhni deklaraten e z Berisha ne lidhje me prishjen e ketij pallati dhe te paraqisni gjendjen aktuale sot.

  14. xhelal says:

    Në stilin e saj ofendues, mediokër dhe të lig, duket sikur janë mbledhur gjithë gëlbazat e Saliut që shtyhen tutje nga fuqia e një femre të xhindosur dhe të kompleksuar për pafuqinë e saj për të fshehur duart e futura në pasuritë e shqiptarëve.
    Je i madh Mero.

  15. xhino says:

    arigita pffffffffff cndyresire si femer Te vjen per te vjelle kur shikon suratin e saj
    ALpin te lutem mos e thuaj dhe nje here -z-Berisha se nuk e meriton -Z-

  16. dhembeli says:

    te gjithe njerezve qe i sherbejne sales e femijeve ,sala u ka dhene nga nje buall ose dhe ndonje kocke per ta lepire dhe i mban nen tutele.
    Gjeja me e ulet e nje njeriu mendimi im eshte:” kur nje gje te shtrember e shikon me sy dhe e pranon te drejte”
    Kjo e shkateroi Shqiperine gjithe ajo armate zyrtaresh me pozite e te thjeshte qe kane sherbyer e sherbejne, qe kane pare me sy e kane firmosur vlera, privatizime lejra. tendera etj… kane heshtutr, kush per nje kothere per te mbajtur femijet te tjeret jane te nentuteles.
    specialistet e ndershem qe nuk jane pajtuar me orlleqet e tyre jane hequr nga puna,dhe kush eshte motivacioni “je shume imire por nuk ben”
    Dhe ja ku jemi!

  17. Leon says:

    Faji i vetem i Argites eshte fakti qe eshte vajza e Berishes. Skupet mediatike ndikojne ne elektoratin e majte se 50 vjet jane mesuar te shtypen dhe tani pranojne shtypjen nga nje ekstremist aventurier si Rama. Mire tju behet. Nuk ju vjen per te vjelle kur Bajraba familjarisht vjedh 200 usd, Andis Harasani pasi mori milionet e KESH dhe sapo iu hoq imunitetit ia kerciti te ndertoje ne Manhattan, ose Ed Shalsi qe pasi e le gruaja me thesin e parave qe ia vodhi nga dhoma e gjumit dhe e tradhetoi me Mr. Hermesin, deklaron ne Top Kanal qe socialistet do vjedhin me bukur?

    Mos u tregoni kaqe medioker dhe shihni gjerat me ftohte.

    1. Lulzim Gjelberimi says:

      Lea mos nafyej qe skena bo lek e eshte cdo gjo scoop. Kena bo nje pasuri maramendse qe ene kur kena polica, gjykata e kontrolle antikorrupsioni me vete prap si mbulojme dot. a mkuptove, ia kemi rrjep lekuren ish-pronareve, pronareve te rinj e ene magjypeve sua kemi lon kanocet me i shtyp. Pra mos na e kthe Temen e Meros ne gazete roze por shko tek bluetoothi

  18. gjergji usa says:

    Nuk do te komentoj gjate per kete kryeartikull sepse nuk ja vlen te merresh me nje shemale qe rrezaton shemti,inferioritet dhe neveri unlimited.Vecoj nje fjali nga ato qe flasim me shume se i gjithe artikulli ku Mero thote:
    $$$Ajo është i vetmi personazh publik në Shqipëri që pyetjet i quan akuzë dhe përgjigjet i ka pyetje për kundërshtarët e babait. $$$

    Duke dashur te dal ne nje tjeter temë doja te lidhja titullin e ketij editoriali me nje ngjarje te re ne politiken shqiptare ku amb. amerikan arvizu (AAA) hapi nje dritare online ne internet per publikun duke imituar Ramen dhe Berishen.Deri ketu eshte i pershendetur.Shije jo te mire la nje garip me emrin Genti Cobaj qe ju pergjigjej shume komentuesve ketu te gazeta tema ne nje menyre te cuditeshme dhe paksa agresive qe dukej se fliste me keto deklarata ne emer te (AAA).Prandaj dhe une pyes si z.Mero:

    A i shkruan vetë keto deklaratat z.Arvizu ?

    Ajo qe me beri shume pershtypje ishte nje gjysem kercenim i tij duke ju kunderpergjigjur nje komentuesi keshtu:
    $$$nje “pro”-amerikanizmi fallso interesash qe ka nje pjese e popullsise tone, nje “pro”-amerikanizem fluid, jo i sinqerte te cilin Ambasadori i nderuar Arvizu eshte i pari qe e ka evidentuar.$$$

    Pergezojme Genti Corbanin qe zoti Arvizu paska zbuluar proamerikanizmin fallco te nje pjese te shqiptareve.Kete zbulim te tij nuk e ka per here te pare pasi ai pat zbuluar para ca muajsh se ne Shqiperi ka celula amerikane dhe kete e tha me plot gojen duke habitur jo vetem shqiptaret por dhe shume zyrtare ne Amerike.
    Nuk e di si eshte me numrin e syzeve z. Arvizu por jam i detyruar ti pohoj zoterise se Shqiperia eshte ne prag te nje kolapsi total e te pakthyeshem ekonomik,financjar dhe moral.Kjo duket hapur se nje shtet ka mbaruar nese:
    -Shet me “drita te ndezura” resurse teper strategjike
    -Thyen tavanin e borxhit kombetar mbi vijen e kuqe
    -Lejon qindra mijra tonelata plehra.
    -Thërret nacjonalizmin per ndihme.

    Eshte me fisnike qe amb.Arvizu i cili eshte syri dhe veshi i qeverise amerikane ne shqiperi te jape alarmin ne shtepine e bardhe se ai vend po shkon per lesh.Zgjidhja eshte absolutisht e thjeshte:
    1-Doreheqja pa kushte e SRB qe sot
    2-Formimi i nje qeveri teknike
    3-Organizimi i zgjedhjeve te rradhes nen monitorim nderkombetar

    Ndihma e qeverise amerikane nuk duhet te jete nje ndihmese xhentilence por nje detyrim qe i kane admistratat amerikane shqiptareve ku ne vitin 1991-1992 vune ne pushtet SRB ne menyre te dyshimte nga qarqe jo shqiptare.Eshte dhe borxhi i 1997 ku dipllomacia amerikane i kishte 100% mundesite ta frenonte katastrofen me te madhe ne shqiperi qe nga lindja e Krishtit.

    Me duket zoti Mero se e njejta dore qe I ben deklaratat e Argites ben dhe komentet e Arvizuse te gazeta tema .Me siguri do jene nga ajo rraca qe i sherbyen per 50 vjet EHH per ti bere udhezimet e plenumeve,letrat e hapura,spiunlleqet dhe tani e shajne me teper.Kjo eshte rraca e tritansheheve,frrokcupeve,ilirmeteve,henricileve kacislameve,mehmetelezeve,gencrruleve,gencpollove,tosnanove jane ato te “shqiperise se ndyre te blendi fuckziut” si thote permetari Mane i Public Enemy.

    1. andrea.d says:

      ju pergezoj zotni, eshte nje nga komentet me cilesore nga ato qe lexova sot. shqiptaret duhet te fillojne dhe te analizojne seriozisht edhe te ashtequajturen ,,,,,,,ndihme amerikane. i thone nje fjale, shoket e mire i bejne llogorit e pastra dhe te mira. tungjatjeta.

  19. bashkim dibra says:

    Zoti Baze,qe Argita Sal Ram Berisha(Malltezi) nuk i shkruan vete e-mail-et,kjo duket ashiqare.Por mua me duket se pervec shpellarit te Vucidolit,ato i pergatit dhe nje miku yt i dikurshem,bythelepiresi i baces Enver dhe tani i Sales(ne Elbasan e ka nofken “macurri”-ca goje te liga,thone qe kete emer ja ka vene sigurimi i shtetit)Fahri Balliu..Nuk mbetet pas,as elbasanesi tjeter Henri i Ciles,qe merr parate nga shteti(mos kujtoni se kam lajthitur)dhe pastaj ja dhuron flokekacubes gjysem serbe.Patjeter qe nuk mund te rrij pa fut hundet dhe “tmerri”i deputetit dhe burrecit te vet,bjondina Melisa Doda,por aman mos harro dhe ate opionistin,mor bure, Blendi Fevzon.
    Dhe nganjehere,hidhu dhe nga vatha e Editse dhe aty do gjesh Demkat e Argites.

  20. Raqi prifti says:

    Mero! jam lexues i ri i gazetes tende.Po chlodhem darkave kur lexoj.Faliminderit.Mero!Une dua te sugjeroje:Lufta kunder korupsionit dhe largimit nga pushteti i te gjithe hajduteve duhet ber me e forte dhe ne te gjitha drejtimet. Nuk duhet lene te ciciroje Mega hajdut ILIRI,por te populli duhen freskuar bemat e tij,nuk duhet lejuar z Bamir te derdellise se vech te tjerave u be president duke e vjedhur karrigen e presidentit. Ai revolucionari i AK nuk po angazhohet ne denoncimet e korrupsionit.Nga gazetat kam lexuar se dhe ai eshte i perzjere ne kurrupsion.Te lutem flini gjume me pak dhe e ushqeni popullin fukara.Mos lejoni qe qeveria e ardheshme te kete hajdut nga ata qe nuk ngopen dhe nuk mendojne fare per popullin fukara.Mero! Une nuk kuptoje qe m.gj.respektin qe ju keni per gruan e Edit, pse ajo nuk ben nje sqarim te shkurter per akuzen qe i eshte drejtuar,do lehtsoje vehten ,Edin dhe Opoziten.Me fal Mero por jam larg se dote ftoja per kafe.

  21. Raqi prifti says:

    Per here te pare nisa nje koment 1 minute me pare ju e bllokuat. Pergjigja juaj :koment i perseritur .E pa sakte

  22. Raqi prifti says:

    Po te shkruaj qe per here te pare po shkruaj koment

  23. Raqi prifti says:

    Tani e mora vesh qe komentet i shkruni vete ju te gazetes

  24. NjeQytetarOptimist says:

    Kuota:
    “për të mos thënë që këtë punë e ka nisur qysh në opozitë duke shitur frikën e ardhjes së babait të saj në pushtet”.
    “djali duke gerthitur ne korridore ndaj ministrave pse nuk i jepnin leje per biznes armesh”..

    Kjo eshte shume e vertete Mero..Ketu ka filluar gjithe pushteti marramendes dhe pa kufij i ketij personi ku femijet e pane qe ai po plaket dhe s’ka kontroll me te situates..Femijet jane bere (pa lejen e tij por qellimisht) njerzit qe ka nga mbrapa por me te etur per te gelltitur pasuri duke GODITUR DREJPERDREJT THELLE XHEPAT E SHQIPTAREVE..Ne qoftese babai luftonte per “sindrome pushteti”, femijet luftojne te pasurohen duke perdorur “sindromen” qe ai ka uzurpuar..Me beri pershtypje deklarata e saj duke thene: “Por ajo kontrate nuk u realizua”..Eshte ose naive, ose ironi ndaj opinionit publik..Nje koncept sikur po te investonte kjo kompani e huaj, sikur nuk do ishte per interesat e popullit por sikur e kishte kompani private te sajen per ate qe “do” jepte me koncension..

    Eshte IDEALE kjo qe po ndodh..Too perfect..Po del tamam FAMILJA nga strofulla..Po del tamam fytyra reale kush e drejton prapa skenave kete pushtet…Kujtova se Zhelefina ishte dinozaur ne tavoline por qenka vetem nje “manivele” qorre e saj..E dija qe ishte nje idjote, por kujtoja se kishte fuqi ne te, por qenke komplet e kunderta..Eshte idjote, e pafuqishme dhe naive ne te njejten kohe..

    Ps,
    Zonja Zhelefine, jipi te drejta opozites..Mos e opreso ne salle me idjotizma..Merri ligjet dhe opsjonet e saj dhe hidhi ne propozim..Boll e politizove Parlamentin..Mos e bej se po ta kerkoj une (se jeta ime eshte me e mire se e jotja financjarisht dhe psikologjisht) por beje per opsjon me te mire per ata qe ti i shef si “ish-komunista”..Ka dal nga moda ato qe thua..Hap orizontin tend (dhe e di qe e ke) dhe ndihmoje opoziten me ligjet dhe listat e zgjedhjeve qe vijne..Lere popullin, voten e lire, te fitoj kush e meriton..Nuk do hidhni “murin e fundit komunist” sic thote ai shefi yt, sepse tek ai “mur” do perplaseni prape..E ka emrin Opozite..Sic do vend tjeter demokratik..DHE NJE VEND DEMOKRATIK, KA ROTACJON…Pranoje dhe respektoje..

    Me pelqen shkrimi Mero..

  25. Ilir, Freiburg says:

    “Nje shoqëri te frustruar nën trysninë e adhurimit të atyre që bëjnë lek nga pushteti,qe jo vetëm e fal hajdutin e pushtetit por edhe e adhuron ate”
    Ne kete fjali te zotit Mero fshihet me shume se sa duket ne nje lexim te pare. Nese shumica (nuk eshte e thene absolute, mjafton te jete edhe shumica e pjesemarresve ne zgjedhje) mendon dhe gjykon keshtu, atehere shtrohet me te drejte pyetja se si mund te funksionoje sistemi demokratik ne Shqiperi, kur kjo shumice mbeshtet, zgjedh dhe rrjedhimisht krijon vec hajdute, pavaresisht pseudo-ngjyrimit politik qe mund te kene?

  26. Horri i Bulevardit says:

    Qe Argita se ka haberin te beje deklarata, kjo nuk diskutohet, ajo jep urdher administrates se qeverise, zedhenesve dhe ato dalin dhe ja fusin si kau peles, jo se nga socialistet nuk ka gjynahe, ka sa te duash, te investigosh kohen e Nanos dhe Metes ne qeverite socialiste, do te dalin xhevahire qe akoma si dime, por ndryshimi eshte vetem tek paraqitja e problemit, keta te PD-se vjedhin fare hapur, keta bejne afera fare hapur dhe po ashtu budallikshe dalin dhe thone traplliqe me oke, ndersa socialistet e Nano-Meta, kane qene me te fshete.
    Kta te Berishes i bejne akshiqare se e dine qe kan permas Saliun dhe qe ska zog gjykate qe ti rrase mrene.

  27. br8s says:

    Tema ka qene e qarte per Argiten e racen e vet qe ne fillim . Gazetaret e hutuar jane nga obori i gazetaruceve eunuke qe i kane bere dem te pallogaritshem vendit me impotencen e tyre morale. Orgazmat e Soniles e te tjereve qe pasi ishin vrare 4 njerez te pafajshem ne Bulevard flisnin per thika me helm,tritol etj do te paguhen shume shpejt.Fundi i tmerron dhe kane tentuar te flirtojne me pushtetin e radhes. Shpresoj qe kesaj rradhe loja e ndyre e tyre te mare fund

  28. luli shtino says:

    Disa nga komentet ia vlen ti lexosh, disa jane te shkruar nga injorante qe as shqip e anglisht nuk dine. Prandaj, nuk pres te gjej ndonje gje qe te me impresionoje. Edhe ti, Mero, boll u more me Berishen e familjen. Ju kujtoj qe keni qene shume i afert dhe ne nga anet tona kemi nje shprehje: “Aty ku ha, nuk dhjes”. Mjaft u more me ta se ILIR KOKELOPA eshre nje plehre, pa pike klasi ne vjedhje, bashke me Monen e tij, se Edi nuk eshte nje engjell, se Lindita Basha eshte nje imorale dhe zgrapse pa kufi. Nuk them imorale se ndau bashkeshortin, por edhe gjate kohes me te ajo eshte e famshme per marredheninen e saj me z. Cabiri e shume te tjere si dhe per ato para te pamerituara qe kane marre nga organizata te ndryshme nderkombetare perfshire dhe PNUD per shkak te lidhjeve me PS, respektivisht me Ermelinda Meksin, kur ata qeverisnin dhe te huajt ,si gjithmone, favorizonin ne fonde OJF-te prane pushtetit. Prandaj, ne kete vend te tere jane te DHJERE. Nuk pranoj moral nga askush. Eshte e vertete e trishte qe nuk di kujt t’i vesh gishtin e t’i besosh fatet e vendit. Njerzit e ndershem jane lene ne hije dhe jane ne minorance.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Ti Shtino, ke te drejte te mbrosh me force familjen Berisha, se zonja Shtino, qe gjithashtu u nda nga burri, (arsyet jane te sajat dhe sdua te bej fajtoren ketu se eshte dicka private, por meqe permende te tjerat per divorce dhe imoralitet, po ti kujtoj) zonja Shtino eshte shume afer zonjes Berisha me emisionin Njrez te Humbur, qe se mohoj se ben pune te mire, por qe ka dhe disa afera me zonjen Berisha, ne kuader te disa organizatave per jetime teper te dyshimta, ku zonja Berisha mbledh fonde, qe skalojne ne filtrin e financave shqiptare.
      Te bej me dije se edhe zonja Aida Shtino, qe cuditerisht ka mbiemrin tuaj eshte ne keto afera te pista dhe te dyshimta qe do ti dali boja, kur familja Berisha te shporret nga pushteti.
      Ke te drejte te nbrosh familjen Berisha se lidhjet te detyrojne ti mbrosh. Dhe dalja me emer dhe mbiemer ne mbrojtje te familjes, te jep avantazhin e duhur per tu mbajtur prane, si njeri i familjes.

  29. Ivani i madh says:

    Argita mos u bej merak shume me kete opozite le ta mbaje me shkumbe ti ruaje e mbaje paster se edhe kur keta te vine ne pushtet ti jo vetem do ta ruash po rezik do kesh kohe ta ndukesh . Se keta vetem bertasin tani se kur marin pushtetin i varin veshet sic bene dhe me babain tend edhe pse i vrau,shkatroi e i vuri zjare shqiperise ne 97 . Se tha kot prostituti i gazetarise A.Cani qe politikanet ate kane biznes te vjedhin sa te mundin e zagaret si puna e tij ti mbulojne duke thene se edhe ne Bruksel e gjetke ka nga keta tipa.Ec perpara me tabellen derisa opozita e drejtesia te mprehe majat e heshtave se i ka te thyera e te ndryshkura.

  30. ORAKULLI says:

    ARGIDA E SALIUT dhe EDDA E MUSOLINIT
    ————————————-Dikush ka thene se ‘pushteti i gruas mbi burrin nuk ka kufi’.Ne rrastin konkret Arxhida ka pushtet absolut ndaj te jatit dhe arsyet nuk duhet te jene thjesht brenda familjes pa ‘faktor’ te jashtem.Edda Ciano gruaja e zgjuar bije e Musolinit e nuse e shefit te diplomacise fashiste kontit Ciano nuk ish kaqe e ‘forte’ sa Arxhida ,po te perjashtojme faktin qe ska probleme histerije apo patologji tjeter psiqike.EDDA edhe kur ju lut te jatit qe mos e pushkatomte te shoqin nuk ju mor parasysh.Musolini nga i merte urdherat?PO TEK NE URDHERAT KUSH I MER E NGA I MER?

  31. eli-tiv says:

    ….pa dyshim qe argita nuk i shkruan vete replikat…per arsyen e thjesht se nuk ka kapacitet ti qaset edhe ketij niveli..Tani eshte teper e qarte..si juriste me disa vjete te mira pune e si studiuse e lektore…. ajo nuk ka pavaresi intelektuale..
    Llogjika e saj..e tyre eshte realizimi i thaseve te parave…e pastrimi i tyre.

  32. Aleksandër Matrënga says:

    Më e “bukura e të bukurës’në deklaratat e saj është:se pasurinë e ka edhe nga pasuri që trashëgon nga famija.Po çfarë pasurie trashëgon ajo nga i ati?Viçitolin!
    Edhe sikur gjithë Viçitolin ta kishte pron të trashëguar nuk justifikohen ato prona dhe para marramëndëse.
    Edhe një pyetje : A mund të krahasohen pasuria marramendëse e bllokmenëve të rinj blu me bllokmenët e vjetërtë kuq.A nuk dolëm të gjithë nga komunizmi me lekët e asistencës ,si me thënë “lakuriq me duar në …..”
    Për këtë luftoi populli shqiptarë,për pasurimin e bllokmenëve tërinj?
    Mirë të na bëhet.Tung

  33. ok Gjergji me kete qe thua:
    Nuk e di si eshte me numrin e syzeve z. Arvizu por jam i detyruar ti pohoj zoterise se Shqiperia eshte ne prag te nje kolapsi total e te pakthyeshem ekonomik,financjar dhe moral.Kjo duket hapur se nje shtet ka mbaruar nese:
    -Shet me “drita te ndezura” resurse teper strategjike
    -Thyen tavanin e borxhit kombetar mbi vijen e kuqe
    -Lejon qindra mijra tonelata plehra.
    -Thërret nacjonalizmin per ndihme.
    arvizuja, pra USA tha sot qe anjoni nuk eshte mo per NE
    (nuk janw mo burra shteti, u doli tymi tw twrw mostrave, perfshi edvinit qe ene ketij i ka dale tymi vet (qe nga megavjedhje e deri ne… despot pervers) dhe tymi qe mbajti saliun),
    ketu jemi o shoke; sot.
    Se pse USA po e le ket vend te rrokulliset drejt gremines, ne delet s’dina gjo, po do ta shohim ene ket deri ne maj.
    Te bojn sehir, kaq bojne delet, prandaj na e bojn kshtu…
    Sigurisht, kur tha pandi.

  34. tironsirefugjat says:

    Me ty jam o Ivani i madh ! Nuk kam cfar shtoj se mi more nga goja fjalet! Qen i rahur nuk kafshon e ate qe e reh me shum don ! Ruspat bertiste Sala ne fushat, e me to jo qe nuk rezoi gje por hapi themele me te forta te ndertoj vet ato qe gezon sot ! Pa le ai hajduti tjeter qe u karamua me kokmadhin se nuk e gjeten ne ndarje ! Sa marin pushtetin fjithcka behet “kos” e turren luget ! Un nuk besoj ne askend e te gjitha i besoj Nuk besoj se ka bura politikan te ndershem dhe besoj se ka hajdut ,genjeshtar e mashtrusa ! Nuk besoj se nuk do vidhen e do paterdisen vota e besoj se perseri amin do bejn mileti ! Pra i dashur mik me ka hikur besimi dhe me ka mbetur pak shpres dhe ate ma fali natyra sic ja fal cdo njeriu qe diten qe lind ! 25 vjet korupsion,hajni ,politikan milionera e varfanjak te dyndur neper kufij qe hyjn e dalin te zhgenjyer por me ate cik shpres qe i mban gjall…Kjo esht historia postkomuniste….Tashme vetem ZOTIT i besoj dhe ty o TEMA te pergezoj se me kujton Skenderbeun e madh dhe me pelqen kjo historia qe ti shkruan perdit e makar te ter ta lexojn se vec mir do ju bej Mir thon , nga trimi ,budallai dhe i vogli mer vesh te verteten. Se ku hyn ti; Le tja lem kohes te gjykoj !

  35. ah mor Orakull, kush i merr e nga i merr urdherat, kjo dihet, nga Xhandari o Orakull,e ka thon sak ket shokuenever perversi,
    o Orakull,
    Kta mostra-bij te enverit,
    Xhandari i mban e i gradon, se kush tjeter or miku im,
    e kan ket vend per hale e per miniere te tyne o Orakull,
    prandaj e bojne katrahure Kolumbi- Meksike- Afganistan
    o Orakull miku im,
    pa mire e ke ti!…

    Eh delet kshu e pesojne, or mik.

  36. banija01 says:

    K O N K U R S

    Kush deshifron se cdo te thote BERISHA ne link fiton:

    Cmimi i PARE
    Tre foto te berishes.

    Cmimi i DYRT
    dy foto te berishes

    Cmimi i Trete
    Nje foto te familjes berisha

    video: http://www.youtube.com/watch?v=fAwq_YY9XDQ

    Per cmimet lini adresen dhe do dergojme fotot!

    1. voica says:

      Qe Liria eshte shume e mire…
      (E gjeta? C’cmim me takon?)

  37. tironci says:

    Nuk e morr vesh kte Ed Romen.. Punene do ne qender te Kryeministrija por shpine e do ne katun!!!!!! Mosanej i sha maolet ene shpine do me ebo ne mal te Dajtit!!!!
    http://www.shqiptarja.com/fotogaleri/index.php?id=7713&IDCategoria=4

  38. voica says:

    -Keq- i bie te jete sido qe ta zesh. Keq ti kete shkruar vete, keq t’ia kete shkruar dikush tjeter deklaratat.
    -Me keq akoma- i bie te jete fakti qe ato deklarata lexohen per publikun nga salla ne zyrat e PD-se.
    -Shume me keq akoma- i lexon nje zedhenese tjeter. Ajo Bardha( a si quhet) i ka lene vendin Vorpsit. Vorpsi eshte shume me e bukur se zedhenesja paraardhese. Me kete bukuri, te lexosh ne emer te Argites…, duket sikur ja bejne kastile kesaj Argites, or vella. I ka rane ne mend doktorit ky fakt? Po te dilte Mesila, p.sh., gjithe mllefi i njerezve do te pjesetohej, kurse keshtu(me Vorpsin qe flet), shkon i gjithi per Vajzen, biles, me doza te shtuara rruges-rrjedhoje pafajesie e natyralitetit te saj bio-estetik.

  39. dash says:

    Duke vlersuar me pike maksimale punen atdhetare te gazetes Tema per keto 3-4 vitet e fundit doja te beje nje verejtje te vogel.
    Artikuj te tille se kush ja shkruan deklaratat Argites jane te nje niveli nen mesataren e profilit qe ka krijuar Mero Baze.
    Me aktuale eshte te diskutohen dhe analizohen probleme te tilla si.
    -Kush dinasti e fuqishme e mbeshtet berishen ne amerike qe ka arritur te mbijetoje ne menyre kriminale per 22 vjet ?
    -Perse berisha fshiu bythen me ekspertizat e FBI ?
    -Perse berisha talli menderen me gazeten me prestigjoze NY- TIMES?
    -Pse lobi i tij ne amerike merret ne te njejten kohe per fushaten e tij zgjedhore,per “menaxhimin” e pasurive te shqiptareve dhe per mbrojten e tij si vrases para autoriteteve te washingtonit.
    Zoti Mero fiks para nje viti ne artikujt tuaj shpreheshit se me ardhjen e ekspertizave te FBI berisha i kishte ditet e numeruara.Ai jo vetem qe shpetoi por i ka pushtuar cdo lloj pushteti ne shqiperi duke patur nje fuqi te tille qe vetem nje drakule apo vampir mund ta kete.
    Jetimet e 21 janarit presin nga Mero Trimi tu tregojne shqiptareve perse urinojne mbi gjakun e derdhur ne bulevard vrasesit berish & lul,hipokritet ambasdore arvizi & volfardh dhe tradhetaret Rama & Ruci.
    Duke besuar ne mirekuptimin e stafit te kesaj gazete ju uroj gjithe te mirat dhe suksese ne punen tuaj atdhetare.
    Lavdi heronjeve te 21 janarit !

    1. Prec Ulaj says:

      Pyetje shume te studiuara Dashi.
      Sa per vleresimin per Berishen, Wolfardh dhe Evropen, ke plotesisht te drejte.
      Vleresimin per Arvizut duhet ta rishikosh, sepse ai e ka abandonuar Berishen ne dy vitet e fundit, pasi e kuptoi kush ishte.
      Arvizu erdhi me opinionin qe i dha Kongresmeni Elliot Angel, si nje udheheqes legjendar i Demokracise. Por Arvizu e kuptoi shume shpejt qe Berisha ishte e kunderta e asaj qe qarkullon ne Washington, dhe e ka bindur Washingtonin per spostimin e menjehershem te tij.
      E vleresoj shume komentin tuaj.

  40. kitara e thyer says:

    Kjo eshte sala me vagine te qepur, sic e thote edhe cani.

    1. Cani says:

      Kitarra e thyer, ti qep zgavren tate, e mos me prish me Salen se Edi Rama po su rregullu me LSI ne 2013 do ma marri mua virgjerine.

  41. banija01 says:

    voica…nuk e ke gjetur nuk fiton cmim

    1. voica says:

      Nuk di ne me ke kuptuar, po e kisha fjalen per dicka te tille si Liri=semafor, ose Liri=playboy.
      Po s’e gjeta te pakten shpall pergjigjet e sakta.
      (Hej, dreq, sa me duhej nje cmim. Te pakten te dytin e doja me shume, po dhe i 3 s’eshte dhe aq keq)

  42. BLEDI says:

    BEJ CUDI PSE NUK KAM HASUR NE FOTO TE NDRYSHME TE KESAJ KRIJESE .KANE FRIKE GAZETARET TA FOTOGRAFOJNE APO KA FRIKE KJO KRIJESA NGA APARATET QE I TREGOJNE SHEMTINE?EDHE KY PROFILI ME MJAFTON PER TU LIRUAR KUR JAM KAPS.PO I FUS 1 TE PRINTUME TA LEJ NE BANJO.

  43. Engel says:

    Kam pak dite qe kame filluar te hedhe nje sy ne kete gazete qe nje miku ime ma rekomandoi per te pare dhe kuptuar sec behet ne shqiperi.
    Personalisht kam shume vite qe nuk kame ardhur ne shqiperi dhe nuk kame asnje percepton direkt.Por ma cfare lexoj do te thoshja qe gjendja eshte katastrofike.Ne zgjedhjet e reja sju ngelet te zgjidhni vec hajidutin e radhes sepse sic thoni dhe vete shoqeia shqipetare prodhon hadute dhe si rjedhoje Shtresa intelektuale po zhduket per te mos thene qe ajo nuk egziston me.Po shof qe shoqeria prodhon vetem trafikante politike dhe jo politike por qe inkriminojne gjithe shoqerin ne te njejten menyre.
    Shqiptareve te varfer apo te gjithe shqiptareve qe nuk pajtohen me kete realite do tju rekomandoja nje opsin per te cilen jame konsiante qe nuk eshte aspak demokratike dhe mundesisht gjithe pipullit qe te bojkotojne zgjedhjet ne forme proteste per pajtueshmeri me kete klase politike ne shqiperi.Nuk keni ruge tjter nese doni qe opinini nderkombetar te ulet sic duhet ne shqipri sepse shqipetaret nuk jane ne gjendje te zgjidhin problemet..Evitoni katastrofen e shekullit1!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje