Fenomeni “Argita”, padroni i ri i PD-së

24 Janar 2013, 23:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Selami Xhepa mund t’ia dalë të bëhet dhe një herë deputet falë denoncimit të biznesmenit Ansar. Duke qenë një deputet i anashkaluar nga pushteti i PD-së dhe kritik me disa fenomene brenda saj, ai në të vërtetë po rrezikonte shumë të mos përfshihej më në listat e deputetëve të PD-së. Denoncimi i Ansarit iu bë fat dhe atij iu dha rasti të bëhej avokat publik i Argitës. Kjo mund ta rifusë në listë.

Por ajo që del nga ky debat e tejkalon fatin e Selamiut. Prej vitit 2007, gjithë investimet e mëdha të huaja në Shqipëri ose kanë dështuar, ose po mbahen me thonj pas pushtetit të “Zonjës 3 milionë euro”.

Historia se si Ansar erdhi në Shqipëri, shkoi tek kryeministri, ai e përcolli tek e bija, kjo i ofroi çmimet e veta dhe kryeçmimin, që kishte të bënte me “fee” suksesin e projektit që varej nga firma e babait të saj dhe që ishte plot tre milionë euro. Ansar nuk e pranoi këtë dhe iku, por të tjerë që e pranuan, vazhdojnë të jenë pengje të saj. Ky model partneriteti ka dominuar në Shqipërinë e pas vitit 2005 gjithë fatin e investitorëve të huaj në Shqipëri dhe fatin e privatizimeve të mëdha.

Fakti që në fushatën e shkuar elektorale, ne debatonim për privatizimin e dyshimtë të CEZ dhe sot debatojmë për grabitjen e dyshimtë të pushtetit mbi CEZ, nuk ka nevojë për koment. Berisha u lavdërua me privatizimin e ARMO-s dhe CEZ në fushatën e kaluar elektorale, ndërkohë katër vjet më vonë të dyja kompanitë kanë më shumë borxhe publike se sa u shitën katër vjet më parë.

Sot po privatizohen katër hidrocentrale të mëdha në vend, ku një prej tyre, ai i Bistricës, është ndoshta hidrocentrali me eficent në botë, pasi ka një prurje konstante uji dhe një sasi të garantuar prodhimi energjie gjatë vitit. Blerësi ka ofruar një çmim qesharak, por kjo nuk është e gjitha. Qeveria do të marrë edhe më pak se sa ka deklaruar, pasi do t’i falë blerësit TVSH që nuk ia ka rimbursuar për një aktivitet tjetër të tij në Metalurgjikun e Elbasanit. Pra, Kurum do të blejë katër hidrocentrale 110 milionë euro, por mund të paguajë nja 80 milionë euro, pasi qeveria nuk ka rimbursuar miliona euro TVSH. Kjo është pikërisht skema që nuk nxjerr në shitje pasuritë kombëtare për shkak të çmimit, por për shkak të skemës së biznesit për të përfituar nga pushteti. Në Shqipëri ka mijëra biznese që nuk u është rimbursuar TVSH dhe nëse qeveria ka 30 milion euro për rimbursim, duhet ta ndajë atë në mënyrë proporcionale dhe jo të përdorë privatizimin si një rast për të mos marrë as paratë e premtuara. Ky “diskriminim pozitiv” i Kurumit në raport me të tjerët, tregon se brenda kësaj historie ka një pazar të fortë të Familjes me blerësin, i cili nuk ka nevojë të faktohet me fotot e Shkëlzenit me administratorin e Kurumit, pasi më mirë se kushdo i zbulon privilegji që po i bëhet një blerësi duke i falur katër hidrocentrale, plus dhe TVSH, që të tjerët nuk po e marrin dot. Kjo pabarazi skandaloze në treg ka bërë që privatizimet e mëdha në Shqipëri të mos bazohen tek eficenca e blerësit në treg, por tek përfitimi nga shitja. Ato shikohen si mallra që i zoti i nxjerr në treg për të marrë ca lek për momentin dhe më pas i falimenton duke i rigrabitur. CEZ praktikisht po rigrabitet duke u pushtuar nga pushteti në prag të zgjedhjeve, për ta përdorur si arkë për pare cash dhe vende pune për militantët. ARMO mund të ketë të njëjtin fat nëse Rezart Taçi nuk ia del të gjej lekët e Albpetrolit që ka premtuar.

Ne kemi sot në treg ndërmarrje publike të privatizuar që janë më të këqija dhe më korruptive se sa ato që kanë qenë publike dhe kjo tregon se privatizimet nuk i ka diktuar konkurrenca, por studioja ligjore e “Zonjës tre milionë”.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me investimet e huaja. Ne sot nuk kemi asnjë investim të madh serioz në Shqipëri. Të gjithë çfarë erdhën dhe ikën në këtë vend këto vite, bënë deklarata për investime dhe u larguan. Fenomeni Argita ka qëndruar në themel të këtij dështimi të madh. Një pushtet, i cili përpiqet të kontrollojë gjithçka për favore personale, nuk ka se si t’i hapë rrugë konkurrencës dhe suksesit në treg. Sali Berisha nuk ka sot asnjë privatizim me të cilin mund të krenohet, dhe asnjë investim të madh të huaj me të cilin mund të krenohet dhe ta lërë të sigurt të ecë nëse ikën nga pushteti. Ai mund të krenohet vetëm me 3 përqindëshat që e bija u ka vënë gjobë atyre që i kanë trokitur në derë dhe që mund t’i marrë më qafë kur të ikë nga pushteti, pasi do t’u duhet të rrëfehen pse kanë dështuar.

E vetmja vlerë që ka deri më sot e gjitha çfarë ka bërë Argita dhe skandalet e saj, është që i dha rastin zotit Xhepa ta mbrojë dhe ndoshta të rehabilitohet.

Ky është një rast i artë dhe për të tjerë që nuk i kanë punët mirë në PD, por dhe ata që i kanë mirë. Padroni i ri po shfaqet në horizont. Argita është “heroina e re” e re e PD-së. Mbrojtja e saj është investim politik për karrierë brenda PD-së. Ata që po ngurojnë, gabohen. Nuk ka për t’ua falur, sidomos tani që po sillet dhe si kryetare e PD-së duke bërë deklarata dhe në emër të saj.

36 komente në “Fenomeni “Argita”, padroni i ri i PD-së”

  1. DREJTESI says:

    Po kaq hajduta te felliqur jane perpara prones se popullit!?

    Ok,borxhi ndaj biznesit duhet te kthehet sepse eshte para e tije dhe nuk e mban dot.
    Pse mos ta shesin diku tjeter kete pasuri qe vlen edhe me shume se 110 miljon euro,dhe me tepricen mbi shitjen e re le te beje dhe shlyerjen ndaj Kurum?

    1. Doktor Muli says:

      Gita asht pasqyra e baces perpara 25 vjetvet.
      Baca asht si ka me u dyuk Gita pas 25 vjetve!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html

      1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

        Selami Xhepa ka shkruar bukur.Ai eshte ekonomist i gjenial dhe politikan i ndershem,kush nuk e kupton e ka fajin vete..
        Po e nenvizoj disa gjera,sipas intervistes se dhene gazetes Panorama:
        ……”Njohja ime me këtë çështje fillon disa muaj përpara se z. Ansar të takohej me Kryeministrin Berisha me ndërmjetësimin e ambasadorit Bano.” (Pra Selamiu e pranon indirekt qe me ndermjetsimin e Ambasadorit Mano Biznesmeni pakistanez Ansar u takua dhe me Argiten)
        ..me tej shkruan..”Duke kërkuar shërbimet e studios ligjore të znj. Malltezi, investitori ka menduar se mund t’i zgjidhë këto probleme me lehtësi, pasi ajo është vajza e Kryeministrit (megjithëse, ajo nuk i kishte lënë të kuptohej se mund të kishte ndonjë lehtësi speciale, por këtë investitori e kishte nënkuptuar, apo marrë vetë me mend një gjë të tillë – sipas deklarimit që ai vetë bën në intervistën dhënë për TCH)”…
        “…kur një investitor e mëson rrugën ligjore dhe procedurën se si kryhet një investim, e megjithatë ai përpiqet të blejë shërbimet (edhe pse më pas thotë se janë shumë të shtrenjta!) nga persona me influenca politike (në rastin konkret nën akuzë është e bija e Kryeministrit, por gjithkush tjetër mund të ishte pjesë e këtij sulmi), në mënyrë që ose të anashkalojë ligjin dhe procedurat, apo të kërkojë në këtë mënyrë një favor që nuk u jepet të tjerëve, a është ky një investitor që i duhet një vendi? A është, pra, politika që korrupton biznesin apo biznesi që e korrupton politikën?”
        Pra zoti Baze kesaj here Selamiu ,patrioti im inteligjent,ka treguar te verteten duke akuzuar Sali Berishen dhe klanin e tij familjar se e kan kthy PD dhe qeverine ne Mejhane pa püorta,me fal o i dashur Mero por e ke keqkuptuar Selamiun tim.
        Ai ka gjujt me pambuk dhe jo me gure,dhe e ka degjeneru sistemin Berishjan
        BRAVO SELAMI

        1. anticensurë says:

          fredo këtu nuk jam dakord me ty!
          pse?
          “A është, pra, politika që korrupton biznesin apo biznesi që e korrupton politikën?”
          vetëm për kët fjali ti e quan të zgjuar(inteligjent)?
          jo fredo kjo është njëlloj sikur të quash të drejtë hedhjen e dyshimit për diçka,pa përcaktuar se kush është e drejta!
          selamiu me këtë fjali,për mendimin tim,ka dhedhur hipotezën se në këtë rast ka qënë ekonomija që KA DASHUR TË KORRUPTOJË POLITIKËN,por duke ditur se pazari nuk doli me sukses,arihet në përfundimin se POLITIKA NUK U KORRUPTUA!
          fredo selamiu,është treguar shumë shumë më i zgjuar se olldashët,mersilat e albanat,por në fund të fundit ai nuk ka qënë asgjë më tepër se një ismail kadare në dimrin e vetmisë së madhe!selamiu,si thotë mero, sot mund ta përdorë për të fituar kredibilitet tek “familja”,nesër të thotë se unë nuk mund të “thosha më shumë se kaq”!për këtë manovër është treguar i zgjuar!për të hedhur frymën e dyshimit mbi investitorin është treguar,po ashtu i zgjuar!
          kurse për mua,pavarsisht zgjuarsisë,ai nuk ka qënë i pastër në shprehjen e mendimit të tij!kur flas “për mua”,flas për leverdi të shtetit,popullit kundër korrupsionit!
          përshëndetje fredo

    2. Radikali says:

      Per mendimin tim Edi Rama kur te beje qeverine, minister te brendshem duhet te bej Mero Bazen, per kontributet qe i ka dhene opozites se sotme me shume se gjysma e atyre qe vegjetojne sot ne grupin parlamentar te PS.
      Minister te Drejtesise Erjon Braçen, te tjeret t’i zgjedhi si t’i doje.

    3. Fejziu says:

      Kurumi po blen 4 hidrocentrale me parate e taksave qe nuk paguan ne Elbasan,pasi rreth 70% te hekurit e shet ne te zi duke kortiptuar zyrtaret e cdo niveli e duke blere se fundi edhe 4 hidtocdntrale me cmim qesharak e parate e shqoptareve.Turqit e Sali Talebani e shkojne mire atij vendi.

  2. Pilo Lala says:

    Pse nuk shkruan njeri per TEC ne Vlore, qe nuk arriti kurre te vihej ne pune?
    Mbi 100 Miljon Euro qe i hedh ne plehra ky pleher.

  3. fl says:

    Prandaj cirret Saliu nga mengjesi ne darke per privatizimet. Ka hallin e fee-se se studios ligjore te se Bijes. Shume i sakte konstatimi per Selami Xhepen. Une do shtoja dhe Mark Markun ne liste, jane keta qe para nje viti cirreshin per ndryshime ne Qeverisje.

    Cfare te thuash per kete familje mashtrusish dhe gjobvensisht ne pushtet? Sinqerisht po mendoj se i kemi rene ne qafe me teper sec duhet Ilir Metes

    1. loku says:

      mos harro edhe Dritan Priftin(po e la Berisha)

  4. Pilo Lala says:

    Perballe Argites do kandidoje “Shota” e Haklajve.
    Te shikojme kush ka motiv me te forte per te mbijetuar.
    Familja e Berishes ka marre dokumenta per tu strehuar ne Beograd, per tu mbrojtur nga gjaqet qe kane ne Tropoje.

  5. kel ukaj says:

    Jo! jo! Z.Mero nuk eshte e mundur te behet kjo gje. Jane dy gjera absolutisht te pavarura. E para paguhen taksat dhe te gjitha problemet qe vijne ka te beje me taksat. Shitja e hidrocentralit eshte gje tjeter. Ka te beje me nje subjekt juridik te pavarur nga shteti e taksat perkundrazi ky subjekt paguante e paguan tvsh deri sa te shitet. Por ne shtetin e Sali Qenit mund te ndodhe gjitheshka.

    1. Cen Cibuku says:

      Po qenke truthare o Kel. Si nuk e kupton or burre ?

      Praktika e punes eshte e tille. Nese don te marresh rimbursimin e TVSH-se i dashur, duhet te lesh nje bakshish 5-10 % te shumes qe merr si rimbursim.

      Pra nese Kurumi ka 30 milion euro per te marre si rimbursim, Zeni e ka kap ne ajer ket biznes, qe do te thote se do inkasoje ne arken e familjes Berisha 1-5 – 3 milion euro.

      Kurum esht firm turke, e regjur dhe e mesuar per ti zgjidh punet duke dhan shukun me pare. Keshtu i ka zgjidh problemet dhe keshtu vazhdon ti zgjidhi qysh kur ka shkel ne Shqipni.

      Por Mero eshte kodosh dhe e din qe nese shteti ka 30 milion euro ne dispozicion te rimbursimit, rregulloret dhe udhezimet e rimbursimit sqarojn se ka nji radhe pritje dhe rimbursimin duhet ta marri me par ai qe esht i pari ne radh, pastaj i dyti e me radh. Nuk mund te vish ti sot (Kurumi) e te marresh pa radh kur te tjeret jan tu prit me vite. Te kujtohet radha e qumshtit ne kohen e Dulles. E zinim radhen qysh ne oren 3 te mengjesit dhe prisnim ne radhe oren 7 me u hap dyqani dhe me marr sejcili nga 2 shishe. Kurumi don me ardh ne oren 7 e me marr gjith qumshtin e me i len te tjeret me gisht ne goje.

      Babi Saliu e ben ket operacion privatizimi me Ligj apo VKM dhe keshtu nuk ka pergjegjesi individuale, pasi pergjegjesia esh kolektive, por nderkoh Zeni apo Gida i rrujn disa milione (ne Euro Kel jo ne lek)

  6. lavdosh says:

    Berisha ne vitet e para si President arriti te krijoi pershtypje e te pakrruptuarit.
    Ne fakt sapo erdhi ne pushtet ai filloi te fitoj ne menyre te padrejte
    Duhet te shpjegohet per dhuraten e gintashit tek pallatet ne Laprake, benefitet nga avokati turk i Coca Coles etj etj ne fillimet e karrieres se tij
    Pas 2005, futi ne loje femijet e tij, djali dhe dhendri me veprime mafioze me tokat kurse vajza si studio ligjore per te gjithe investitoret e huaj.
    Sucess fee ne shume vende perkthehet bakshish per marje license
    Opozita ashtu si AK duhet te shprehet per vendosje drejtesia kur te vij ne pushtet, dhe jo thjsht te zevendesoi nje studio lighore me nje tjeter

  7. Ajet Delaj says:

    A KA OPOZITE PARLAMENTARE NE SHQIPERI

    Z Mero te gjitha kryetemat qe trajtoni ju qendrojne dhe jane indicie per interpelanca ne parlamentin e Shqiperise me te tere qeveritaret por problemi eshte se nuk mund ta zevendesojme opoziten parlamentare as ti as une as comentatoret e analistet e tjere, as tere ne te marre se bashku.
    A ka opozite shqiperia dhe pse nuk kerkojne nga Isperktoriati i delarimit te pasurive berja publike e tera pronave te Familjes dhe rrethit te saje si dhe te kerkojne zyrtarisht nga institucionet e regjistrimit te pasurise te palujteshme ne te gjitha gjarqet e Shqiperise per pronat e paluejtshme qe zoterojne familja me tere rrethin e ngushte Fatos Nanon e Ilir Meten.
    .Une e di qe do mashtrojne por paraprakisht te deklarohet se kush guxon e jep informacion zyrtare fallso e ka hapur vete deren e burgut pasi po ashtu besoj se rrethi i mbeshtetesve eshte ngushtuar ndjeshem pasi nuk paten ke cojne vec kushurinjeve per te protestuar tek apartamentet e axhes se gruas se Edi Rames.
    Perse heshtet per privatizimet korruptive , koncesionet e mbi te gjitha cfare ndolli me privatizimin e albpetrolit , perse nuk kerkohen ballafaqime publike ne parlament dhe nese pozita nuk pranon te pergjigjet ne interpelanca te hapura ne parlamet atehere perse opozita vazhdon te qendroje figurante ne nje parlamet te partise shtet
    Une mendoj se i duhet bere thirrje publike tere opozites shqiptare por vecanarisht opozites parlamentare qe ka deputete ne parlament por edhe institucioneve perendimore per hapa konkret ne drejtim te berjes transparente te te korrupsionit te zyrtareve shqiptare .
    Cfare pret opozita ne nje situate te tille kure vajza e Kryeministrit eshte kapur ne flagrance ne konflikt interesi duke i shkaktuar ekonomise shqiptare 100 miljon Euro dem vetem ne kete rast pasi totalin askush nuk e di pasi ka se paku 7 vjet qe eshte kthyer se bashku me te vellain e saje sekseret e babait te tyre.
    Perse opozita nuk kerkon dorheqjen e kryeministrit duke i bere thirrje popullit qe te dale ne shesh. As ne kete pike nuk mund te unifikohet opozita shqiptare kur dihet qe me kete kryeminister nuk ka asnje shans per zgjedhje te lira e te ndershme per te disaten here ne Shqiperi pergjate 23 vjetesh kur nje nder faktoret kryesore te orgnizimit te zgjedhjeve ka qene Berisha..
    Gjeja me e lehte eshte te sulmosh opoziten por nese kryetari i opozites nuk kryen detyren e vet funksionale e institucionale atehere opozita zyrtare qe eshte jasht parlamentit ti beje thirrje grupit parlamentar te Partise Socialiste qe te braktisin Kryetarin e tyre te kapur e te bashkohen me opoziten reale ne Shqiperi.
    Une nuk arrij te kuptoj heshtjen e Kryetarit te opozites z Edi Rama jo vetem tani por ne shume raste flagrante si ne mos suportin e greves se te perndjekurve per te drejtat dhe lirite e tyre dhe ne fund te fundit ata sakrifikuan jeten e tyre ne kerkesen me legjitime te botes qe qeveria te zbatoje legjislacionin qe ka aprovuar vete.
    A ka kauze me dinjitoze per opoziten sesa kerkesa qe qeveria te zbatoje legjislacionin qe ka aprovuar vete ne Parlamentin Shqiptare. A eshte qeveri demokratike qe eshte e detyrua te zbatoje legjislacionin ne fuqi apo realisht eshte partia- shtet e pasardhesit te Enverit me ne krye sherbetorin e tyre Berishen e Vicidolit. Perse duhet lejuar Kryeministri qe te cenoje integritetin territorial te Repuplikes se Shqiperine dhe kjo e faktuar me vendim te gjykates Kushtetuese dhe opozita hesht. Hesht dje hesht sot,hesht neser ku pa shkohet keshtu?
    AJET DELAJ
    NEW YORK

    1. raifi says:

      Ajet nuk i shikon lajmet nga shqiperia . Heren e fundit qe protestuan ne shesh u vrane 4 veta . Sa te mire qe jeni per te mesuar kurse kur vjen puna per te vepruar , juve jeni ne New York

    2. Pilo Lala says:

      Ajet,
      Eshte tjeter realitet ketu ne Shqiperi. Na ka mbytur malokeria e Vicidolit. Ne cdo zyre qe shkon, do degjosh Tropojance.
      Jane perhapur ne cdo zyre si metastaza Kanceri.
      E njejta situate eshte ne Shkoder ku Shaljanet komandojne me force ne PD, dhe qytetaret nuk ndihen.
      Ata e shprehin hapur urrejtjen ndaj popullit. Kerkojne te zaptojne me force.
      Nuk e shikon kush ishte tek Qyteti Studenti? Gjithe fisi i Saliut dhe Lirise.
      Nuk eshte e lehte, sepse ata nuk e kane problem konfrontimin, kane edhe armet ne Policine Ushtarake Tropojane.
      Ata do behen spiuna te Edit mbas 23 Qershorit, sepse ata i sherbejne cdo Qeverie me spiunlleqe.

    3. ALBAN DEGA says:

      In a message dated 10/20/2012 7:43:05 A.M. Eastern Daylight Time, [email protected] writes:

      NJE QEVERI FATKEQESI E SHQIPERISE
      NJE OPOZITE NUL KATASTROFE E SAJ !

      – Vjedh miliona behesh multimilioner…
      ,,, Vjedh nje cent perfundon ne burg !

      – Nje lider shkulan qe e shkuli fare opoziten!

      – Nga Alban Dega, Nju Jork

      ….. Vjedh 500 milione euro nga Autostrada e Kombit banda e kusareve te Sali Berishes…. Behen multimilionere.
      Jo vetem multimilionere por edhe krybashkiak i Tiranes e superministra me imunitet te hequr, por me impunitet te garantuar nga Luigji i 14-te Sali Berisha , dora vete.
      …. Vjedh nje cent apo nje celular hedhurine nje fakir 17 vjecar ben pese vjet burg..
      Nuk merr asnje cent nje ish i persekutuar politik ne greve vdekjeje nga nje mafioz italian i huazuar nga Berisha prej kryemafiozeve Berluskoni e Fratini… Nxirret dhunesisht nga greva, arrestohet, keqtrajtohet, poshterohet e baltoset nga “kjo Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit” e Sali Berishes dhe medias se blere prej tij me taksat e mundin e plackitur te shqiptareve fakira.
      Cdo popull ka qeverine qe meriton.
      Nje qeveri fatkeqesi e Shqiperise dhe shqiptareve… Gjysma e se keqes!
      Nje “opozite nul”, sic tha aq bukur e me dhimbje ne shpirt i persekutuari politik ne greven e vdekjes Zoti Tufa, miku i Shoshirit te spiunuar e persekutuar nga Sali Berisha dhe diktatura e tij komuniste!
      Nje opozite shkulane, sic themi ne tropojanet! Shkulan e perdorim per njerez qe dhjehen ne breke me diare!
      Nje opozite e cofte!
      Nje opozite qe ne vend ti vinte shqelmin Sali Berishes brenda 24 oresh me rastin e katastrofes se shkaktuar nga mafia e tij ne Gredec me 15 mars 2008, vrapoi ti fuste krahun e liderit te saj per ti zgjatur jeten e nxire jeten shqiptareve sic po ben tash e gati tete vjet.
      Nje opozite qe ne vend qe te bente opoziten i beri fresk sundimit te tij despotik e te sterkorruptuar. Cfare emri tjeter mund ti veme asaj pervecse freskozite e Berishes !?
      Nje opozite qe ne vente t’ia nxinte ditet e pushtetin e kufizuar deri diku despotit te sprovuar deri ne grusht shteti te deshtuar Berisha, i dha pushtete te pakufizuara me ndryshimet kushtetutese te imponuara prej tij dhe kolones se peste te tij ne gjirin e saj.
      Nje opozite qe nuk eshte ne gjendje te ruaje e te mbroje me cdo cmim voten e zgjedhesve te vet. Si mund te drejtoje e qeverisjen e nje vendi me shume halle, nje opozite qe nuk qeveris voten e elektoratit te vet ne kutite e votimit !?
      A thua lideret e saj ishalla jane ne gjendje te ruajne e mbrojne ushkuret e brekeve te grave te veta! Ishalla ! Mashalla ! Thone keshtu vellezerit e nje gjaku te Sali Berishes qe na kane shkerdhyer para e mbrapa per mbi 500 vjet
      Nje lider opozite Twiter qe drejton popullin e elektoratin e vet me twiter pa pasur as kompjuter e as internet !
      Nuk e kuptoj pse nuk ia leshon udheheqjen e opozites nje politikani prej verteti, nje lideri me guxim qytetar e moral te pacenuar e vet te marre drejtimin e
      ” Zerit te Popullit” qe nuk e lexon askush sot.
      Nje lider Kurbani i paaftesise dhe mosnuhatjes se vet politike qe ngaterron partine me bashkine e bashkine me partine duke i nakatosur si mos me keq si njeren edhe tjetren.
      Shansi ne politike te vjen njehere… Jo perdite! Edi Rames i ka ardhe me dhjetra here dhe gjithnje e ka humbur betejen politike me Berishen!
      Mos valle lideri i opozites shqiptare pret qe ambasadoret e Amerieks dhe te BE-se te lene detyrat e tyre te vihen ne krye te saj ! Large qofte!
      Te pakten ti afrohej deri diku gjuhes krejt te hapur, burrerore e demokratike te ambasadorit amerikan Arvizu ne perkrahje te demokracise shqiptare qe eshte shume me e avancuar se gjuha e tij! Thank You USA !
      Me kete sy duhet pare edhe deklarata deshperuese e tij per Berishen si burre shteti ne janarin e nxehte te vitit 2011… Edi Rama ne ate kohe nuk ishte as burre grueje e jo me burre shteti qe nuk e kemi pare deri tash!
      E Berishes kij inatin por jepi hakun… Eshte futur ne politike me mish e me shpirt, mbare e mbrapsht e jo per turizem politik. Vecse qelimet e tij politike i realizon si rralle politikan tjeter shqiptar pervec njerit, qe e imiton si askush tjeter ne historine e politikes shqiptare edhe per mungese te nje opozite te mirefillte e te mire- drejtuar!
      Me nje opozite e lider te tille te saj , sic e deklaron ashiqare me gojen e vet , Sali Berisha nuk e leshon pushtetin jo per 12, por as per njeqint e njezet vjet, duke ia leshuar ate se bijes e pastaj niperve e stermbesave te tij.
      Sali Berisha sajonte greva urie minatroesh te Valiasit e studentesh qe dendeshin me bifteke, vere, raki e… deri edhe p… jeshka te njoma ne kulmin e vlages se tyre e trondiste Boten!
      Edi Rama organizoi vetem nje te tille e deshtoi totalisht duke perfunduar ne gojen e “Krokodilit” qe ia ofroi Evropa vetem per te nxjerre nga rruga pa krye kyu u fut!
      Tash nje muaj iu dha nje shans i rralle nga ish- te persektuar politike qe po shkojne deri ne vetflijim te shkalles me te larte- vetdjegje me benzine e me shume tutet lideri i opozites nga flaka e tyre se Berisha qe i detyroi t’ia vene flaken vetvetes!
      Edi Rama ka frike te beje qofte edhe nje deklarate te flashket ne solidaritet e ne perkrahje te grevisteve te urise e greves se tyre te vdekjes se mos e akuzon greve- abuzuesi me i madh ne historine boterore Sali Berisha , si nxites e organizator te saj.
      Ne vend te hynte ne greve me ta bashke me deputetet e perkrahes te tij e te bente te dridhej Shqiperia e Evropa nga jehona e saj, nje mesazh i madh e i gjalle faljeje per krimet e paraardhesve te vet ndaj tyre, Edi Rama as nuk guxon te permend greven fare!
      Ne vend te vihej ne krye te tyre , lideri i opozites fut koken ne rere si struci duke bere Kurbanin e perhershem te Berishes dhe klanit te tij te sterkorruptuar e uzurpator te te gjithe pushteteve ne Shqiperi!
      Nje lider i jkapur nga Berisha!? Nje lider i shitur tek Berisha!? Apo te dyja bashke !? Dicka me teper !
      Nje opozite nul, me nje lider nul ne politike
      Asnje beteje politike te fituar prej tij ne tete vjet si lider i opozites!
      Cfare merr vesh nga politika nje lider, qe edhe kur flet shqip me bashke- atdhetaret e vet ne Nju Jork mezi fjalet nxjerr nga goja sikur bluan gure apo ballgure neper dhembe.
      Nje lider qe nuk motivon askend sepse i mungon motivi per veteveten e tij edhe para viktimave qe i vene flaken vetes per idealet e tyre te lirise e demokracise per nje jete me te mire, sic shkroi para dy ditesh vellai im Agimi….
      Nje lider shkulan qe e shkuli fare edhe opoziten!
      Mjere Shqiperia per kete qeveri dhe opozite nul, opozite freskozite qe e drejton!
      Eshte casti i fundit qe lideri i opozites te behet lider i vertete i saj!
      Ose… ose te ike nga skena politike e saj sepse eshte ne nje truall, ku fara e tij nuk do te mbije kurre !
      Ose… ose …. ose , sic thonin dikur rilindasit tane, Zot ndihmoi shqiptaret e Shqiperine ne rrugen e mbaresise dhe mbrothtesise, ne rrugen e marrjes se fateve te veta ne duart e veta drejt orientimit te tyre natyror e njerezor- Evropes dhe Amerikes demokratike ! Amin !

  8. Mentari says:

    Qe te ndertosh sot nje Hidrocentral kosta e ndertimit te tij per prodhimit te energjise elektrike te nje kilovati eshte e barabarte me 1 milion Euro se deri para 8 vjeteve ishte 1 milione Dollar, dhe pyetja eshte se kush eshte ai bleres qe do te paguaj me shum sesa 1 milion Euro per kilovat rpodhimi edhe kur dihet se gjeneratoret e atij hidrocentrali jane te vjeter ose shum te vjeter por edhe Hidrocentrali si masiv betoni.Keto te dhena jane te marre nga institucionet Amerikane per Kostat e ndertimit te Hidrocentraleve per kilovat/ore.Tani le te besojme Bazen me teorite e tija apo te besojme rialitetin e kostave te tyre ne ndertim por edhe ne shitje? Persa i perket zonjes Argita Malltezi ajo eshte nje zonje vertet qe punon ne sektorin privat por skerbythjet soxial-komuniste-bolshevike urrejn te gjith shqiptaret e sukseshem te sektorit privat(Eshte trashegimnia e urrejtjes Enveriste per pronen private ne pergjithesi qe sic duket nuk po zhduket akoma ne shqiperi edhe pse skerbythja kriminele me shkolle 7 vjecare ka 28 vjet qe ka vdekur)Tentaviat e jugisteve te cobaneve te laberise nuk kane sukses me ne Gegni se ju ka dalur boja komplet.Vendoseni kete shkrim per lexim,bye bye

    1. Ben Chicago says:

      o menkaro
      po ku ke hup apo te uturaku i saliut

  9. Horri i Bulevardit says:

    Nuk eshte dicka e re me kete teme qe hape sot zoti Mero, shkoi si eshte parashikuar, ku modeli me i mire per shqiptaret, eshte ai sovjetik rus.
    Spo e hapim me temen e Enver Hoxhes, qe e bleu miqesine me Stalinin, me parate e shqiptareve te shpronesuar, vetem e vetem qe Stalini ta priste ne ndonje darke, apo ti jepte shancin te dilte njehere ne fotografi me udheheqesin tone, qe ky i fundit te na e tundte ne ajer ne shqiptareve, se ja vete Stalini me beson mua.
    Vime ne kohet e sotme moderne, ku ne ne keto 20-jet, pame nga ish Bashkimi Sovjetik te dalin miljardere, sikur keto ishin mall konsumi, miljarderet ruse dhe me vone ata kineze, tani kane mbushur kazinot e botes, ku i hedhin miljonat pa u kursyer.
    Dhe ketu femijet e kryeministrit tone hajdut, komunist, sharlatan, bastard dhe dhjeraman, pane modelin se si behen parate pa punuar, duke perdorur firmen e menderes, si nje cekic mbi koken e biznesmeneve, qe po nuk shkove te goca ime apo djali im, je i pushuar nga puna, nuk lejohesh te hysh ne Shqiperi, si ne kohen e xhaxhit, qe te huaj me floke te gjata duhej te hynin medoemos ne berberanen socialiste, per tu shnderruar ne kineze ose ne njeriun e ri.
    Tani ne nuk kemi se cfare te mbrojme me, cdo gje u shit, u vodh dhe mire te na behet, kur nje malok qe dikur merrte rrogen si nje shurreprites i diktatorit, arrin te vjedhe pa e care koken.
    Tani ne na mbetet vetem nje rruge, te presim sa te rrezohet diktatori dhe para se ti cojme ne ate bote, natyrisht jo pa vuajtje, ti marrim cdo gje qe ka vjedhur deri ne brezin e shtate, mos te kete meshire, ashtu sic nuk pati maloku shurreprites, meshire per shqiptaret.

    1. Pilo Lala says:

      Nuk dukesh dhe aq Horr Bulevardi nga ato qe thua.
      Ke mesuar Histori qe ne ate kohe, dhe ke nxjerre konkluzione te sakta.

  10. ALBAN DEGA says:

    ” ASQUEROSA “…. PESHTIROSESE !

    – Bej te hesht … por nuk hesht dot … Po me vjen per te vjelle

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ka plot dy jave qe kryeministrja e kryeministrit shqiptar, “Zonja Tre Milione” e Mero Bazes, Argita Berisha, njesoj si i jati i saj Sala dhe krejt klani i tij familjar e politik, te kapur me preshin e kusarise ne duar, ne xhepa, ne e-maile, ne ekrane televizive… vjellin helm e vrere kunder liderit te opozites Edi Rama, bashekshortes se tij Linda dhe krejt opozites.
    Nje ofensive krejt si betejat e Don Kishotit te Servantesit… Tamam si hyxhymi i hunveibineve kineze ne revolucionin kulturor… Pike per pike si fushatat e fletrrufeve maoiste- enveriste.
    Qesharake sa edhe tragjike!
    Qesharake per kusaret antishqiptare!
    Tragjike per sbhqiptaret si qytetare …

    Maja e Ajsbergut
    .
    E nuk behet fjale per 3 milione euro… Tre milione euro te “suksesit ” te kusarise se para- garantuar nga karrikja kryeministrore e Sales e jo nga aftesia e avokates Argita, jane vetem maja e ajsbergut.
    Sa e sa te tjere kane viktime e kesaj kusarie te pafytyre e te paane!?
    Sa e sa te tjere jane larguar te ofenduar nga kusaria qeveritare shqiptare !?
    Sa miliona do ti kushtonte toka e “dajes” se Argites, Damir Fazllicit biznesmenit pakistanez!?
    Sa miliona te tjere do ti shkonin atij sherbimet me tarifa astronomike, te papara as ne Wall Street te avokates Argita Berisha!?
    Tre e kushedi sa milione me shume ishte vetem nje dore fitimi nga nje investitor i vetem, qe e largoi babezia e Argites !?
    Pyetja me e thjeshte qe lind ne kete rast eshte :
    Sa e sa investitore te tjere vendas e te huaj kane rene viktime e ketyre super piramidave dhe ganstereve qeveritare gjate ketyre gati 8 …. 21 vjeteve demokrature ne Shqiperi!?

    Xhepat e vetit qe rrenojne xhepin e shtetit dhe jeten e miletit

    Me dhjetra, me qindra ndofta edhe me mijera… Miliona e miliona…. miliarda dollare deme shqiptareve dhe Shqiperise.
    Nuk behet fjale per nje incident apo aksident. Behet fjale per nje dukuri qe ka marre permasa alarmante duke e radhitur Shqiperine si vendin me te korrutpuar ne Evrope, duke e bere Shqieprine si delen e zeze ( shembullin me te keq) ne mbare Boten!
    Eshte dukuria me rrenuese per nje shtet e nje popull, per te sotmen e te ardhmen e tij.
    Eshte dukuria me e shemtuar e shperdorimit te xhepit te shtetit dhe jetes se miletit per te mbushur e shqyer xhepat e vetvetit!?
    Eshte akti me i rende i atdheshitjes dhe rrenimit te atdheut, atdherrenimit cka perben edhe shkeljen me flagrante te Kushtetues dhe cdo ligji te shtetit shqiptar!

    Kryehajdutja A…rgita Baba klith kapeni hajdutin!

    E kjo eshte vetem kgjysma e se keqes. E keqja e madhe eshte se ne vend qe Argita Berisha, e kapur ne flagrance, e vene me shpatulla pas murit nga prova e deshmi te pakundershtueshme te kusarise se saj, tu kerkoje falje e ndjese shqiptareve dhe Shqiperise per kusarine e saj astronomike, ajo njesoj si i jati ka pafytyresine dhe cinizmin e paskrupullt te sulmoje , te shpife, te poshteroje me cdo mjet kundershtaret politike te te jatit, krye Padrinos se kusarise shqiptare Sali Berisha !
    Fillimisht banda e gangstereve qeveritare u kap pas me pak se 100 dollareve te Kosta Barjabes dhe u hodh ne nje sulm tipik stalinist kunder opozites per te maskuar milionat e kusarise astronomike te vetes.
    Sapo u hasi sharra ne gozhde, u kapen pas kashtes se 100 milione lekeve hua me interes apo pa interes, pak interes ka, te bashkeshortes se liderit te opozites Edi Rama dhe pallatit te xhaxhait te saj me vetem dy apartamente familjare, kur vete kane dhjetra pallate te deklaruar e qindra te padeklaruar deri edhe ketu ne SHBA.
    Pike per pike si tek ” Ali Baba me 40 hajdutet” edhe A… rgita Baba me 400 hajdutet e Berishes cirren nate e dite kapeni hajdutin

    57 metrat lineare te Rames dhe Shqiperia – Saraj i Berisheve

    Mosketerja e sterkorruptuar e Berishes, dhe mikesha e Argites Jozefina Topalli dhe “intelektualet” Hunveibin- Gardistet e Kuq te saj, nisen tacibaot maoiste e fletrrufete enveriste per tre ligjet e pavotuara nga opozita per te larguar vemendjen e shqiptareve dhe te Botes nga tre kusarite masive te votave dhe mijera kusarite e pasurive te shqiptareve qe jane kryearsyeja e kryearesyeve te mospranimit as si kandidat te Shqiperise ne Bashkimin Evropian.
    Sot Argita na del me nje akuze tjeter ndaj Edi Rames per 57 metra linear toke qe ai na paska blere ne Dajt ndersa ajo ishte sekserja kryeministrore e qindra kilometrave ” toka te helmuara” te Damir Fazlicit ne Porto Romano .
    Sot kryeministrja e kryeministrit shqiptar Argita Berisha na xhvesh shpaten e 57 metrave lineare saraje te pafilluara te liderit te opozites ndersa babai i saj natyror e shpirteror Sali Berisha u shiti apo tentoi tu dhuronte mbi 350 kilometra katrore ujera territoriale shqiptare Athines cka nuk e lejoi kjo opozite dhe Gjykata Kushtetuese !
    57 metra lineare e sarajet e panisura ende te Rames ne Malin e Dajtit jane shume pak per te mbuluar e maskuar mijera kilometra katrore…. “Shqiperine nje euro”, Shqiperine Saraj , Shqiperine ciflig te uzurpuar, shitur, tjetersuar nga Berisha dhe klani i tij familjar e politik ala Fazlic!

    Kryestalinistja e Stalinit Berisha

    Ne vend te perulet e tu kerkoj falje e ndjese shqiptareve dhe Shqiperise per zollumet e demet pa fund te te jatit, te vetes se saj dhe te klanit te tyre familjar e politik, qe ka kapur cdo hallke kyce te shtetit shqiptar duke e asfiksuar demokracine dhe shtetin ligjor shqiptar ajo ben krejt te kunderten.
    Njesoj si babai i saj fizik dhe shpirteror Sali Berisha ka mprehur mprehur shpaten staliniste edhe njehere per situaten “mbrojtja me e mire eshte sulmi”!
    I njejti refren! Te njejtat shpifje! Te njejta akuza! Te njejtat perralla kineze me salce serbe! Nje nivel mjeran vetmbrojtjeje sulmuese stalino- enveriste.
    Shkurt e bukur … me falni shkurt e shemtuar me bej baba te te ngjaj!
    Shkurt e shemtuar : mbylle gojen e mos u ndjej me se edhe une do te flas, do te godas, do te perplas! Tamam si ata femijet e keqinj e trazovace te tetvjecares !
    I tille bile e dhe i ulet, me i shemtuar, edhe me gerdites, edhe me peshtiroses eshte niveli kulturor i fletrrufeve te kryeministres se kryeministrit shqiptar Arita Berisha.
    Kerkova ne disa gjuhe fjalen me te sakte per te pershkruar brendine, nivelin, kulturen e tacibaove te saj, te dukurise Berisha…
    Me ndihmoi spanjishtja…. Ajo ka nje fjale te shkelqyer per te pershkruar sindromen e Argita Berishes dhe krejt dukurine plackitese, rrenuese te kalnit Berisha …
    Asquerosa… Gerditese… Peshtirosese… qe te ben per te vjelle, qe te ngjalle krupen… Asquerosa !

    1. Pilo Lala says:

      Perse nuk tregon Pallatin qe ka Berisha ne Bronx ne emer te kusheririt?
      Ti jeton atje, dhe e di lidhjen e Berishes.

  11. ILIRET says:

    E qarte skema.Qeveria u ka borxh disa firmave private dhe meqe nuk jua lan dot borxhin, se nuk ka para, ju shet pronen publike, jo vetem me cmime qesharake, por kur ata paguajne vleren e objektit te privatizuar, ju zbritet borxhi qe qeveria ju ka atyre. Ai qe e peson eshte pupolli, se te gjitha keto objekte apo ndermarrje te medha jane bere me djersen e popullit dhe jo me leshte e Argites…

  12. Bard says:

    E ça domethen autori me kete, qe ne vjedhim, por ka edhe te tjere qe vjedhin, s jemi vetem ne? C’rrace e ndyre jeni, po si nuk skuqeni xhanem?

  13. br8s says:

    Nuk ka investime serioze? Po pse pallatet e Sandrit e te Zamirit pak jane? Hidrocentrali Bistrices pasuri e pallogaritshme falet sikur ta kete pasur ne baxhe Ram Berisha nga P S. Ky po qe eshte kulmi. Pandeshkushmeria po e vret perfundimisht kete popull te mbaruar

  14. gjergji usa says:

    E respektoj te drejten tuaj i nderuar Mero per te mos publikuar komentet.
    Kam shkruar pak ashper e pranoj por ashtur e do situata ta shkunden njerzit.
    Ideja ime ne komentin e pabotuar nga ju eshte se berisha eshte kriminel dhe tradhtar i siqerte dhe fajtoret jane ambasdoret dhe edi rama qe po perserisin nje 97′ apo 21 janar te dyte.
    Ndenja ne parlament akoma e opozites pa kerkuar doreheqjen e SRB per poshtersite e tij eshte kriminale.

    1. hithri says:

      Gjergjo,

      Eshte fshire me vone komenti yt. Une a kam lexu ne pike te sabahut se ma dergoi nje shok dhe e kam ne email te tere artikullin me gjithe koementet perfshire te tendin.

  15. alija says:

    Na rrofsh moj Argita!!!!!!

  16. eli-tiv says:

    …partia prone po e po…qeveria ne perdorim …vendi eshte objekti per tu pervetesuar….shqiptaret ju dalin teper…opozitaret jane armiqte qe ju prishin aktivitetin e tyre “ligjore”..ah po ..ligjet ju sherbejne…nuk ka rendesi cfare ligjesh jane..interpretimin e bejne si te duan.
    Megjithe kete kuader …ata jane te lire per te demtuar shqiperine…ta vjedhesh ate eshte nje favor per ne….se ndofta muund ti vere flaken..? (me siguri qe do t’ja kerkojne edhe kete..kush?????)
    Prej kujt varet saliu….me cmim e ka kete varesi ???..ne kete pike saliu pushon ta quaje vehten te mbifuqishem..
    E sigurte eshte qe ai e njeh friken…eshte e pandare per servilin

  17. Illo says:

    Me sa duket shteti i Berishës ka funksionuar si një familje mbretërore aktive , jo si mretrit e Europës , që nuk përzihen , por si afrikanët , që famja drejton shtetin . Kyjështë një lloj mbretërimi , sepse dhe në Afrikë jeta vazhdon deri sa pëson thyerjen e madhe si rrasti gëdafi . Illo

  18. Barba Sofo says:

    Keshilla “free” per A.H.DEGEN
    -Mos shaj kinezet se ke ngrene nje vapor me pilaf atje kur ne katundin tuaj hanin buke kallamoqi.
    -Mos shaj bac Enverit se keni qene numerore topi te diktatures dhe keni qene pjese e saj.
    -Mos shaj tavarish Stalinin se edhe nese ka qene diktator , ka qene shok me cercillin dhe rusveltin.Biles ai ka qene njeriu qe e ka ndihmuar me shume shqiperine per te gjitha kohrat.Te pakten shqiperise nuk i ka bere gje te keqe..Jam dakort ka qene diktator per ruset po jo per ne .
    -Mos mbro Edi Ramen se nuk ka nevoje per ate token ne dajt por kritikoje qe po e le berishen ta keqperdore dhe perdhunoje psikollogjikisht si ne 21 janar dhe 8 maji.
    -Para se te shajsh berishen kerkOi te falur lexuesve qe para 2 vjetesh e ke quajtur njeriun me te madh te kombit.
    -Mbasi je djale me kulture dhe erudit mos u qyrravit neper blogje gazetash por mblidhuni atje ku jeni me ato ajetet e ny dhe i dergoni ndonje peticjon ose memorandum kongresit amerikan ose presidentit obama sa nuk eshte vone.
    -Dhe fundit have nice weekend !

    1. Prec Ulaj says:

      Te gjitha mendime te drejta Xha Sofo.

  19. Ana says:

    Tema- gazeta ku pa humbur kohe merr informacion te sakte ,te shpejte;e lexueshme jo vetem nga shkrimet sh.mira te z. Baze,por mendoj se ka nje grup sh.te mire pune,qe se bashku i bejne lexuesit intelektualisht kurioz per ngjarjet qe pasojne. Sa per shkrimin te gjithe e dine se cfare eshte bere gabim due cfare duhet bere per te dale nga cikli iI mbyllur,por fshihen mbas gishtit te tyre duke heshtur me qellim ,duke ju shmangur ceshtjeve thelbesore eduke u marre me vogelsira. Kete rol luan edhe familja. Berisha,e cila eshte jashte kontrollit te vetvetes. Z. Malltezi e di sh.mire se ka pervetsuar prona private dhe shteterore qe nuk I takojne, por bene sikur nuk kupton,keshtu qe asnje nuk ka mundesi te zgjoj dike qe bene sikur fle!! Patjeter qe duhet nje shkundje e pergjitheshme…

  20. !!!!???/ says:

    Disa rreshta për Mero Bazen

    Nga Bledar H. Prifti

    Postuar më: 25 Janar, 2013 tek dita

    Respublica.al dhe analisti Mustafa Nano zgjodhën Mero Bazen si njeriun e vitit 2012 për të gjithë kontributin që Baze kishte dhënë gjatë vitit 2012 si “opozitar”. Nano e shpjegoi arsyen e këtij vlerësimi në një intervistë të dhënë disa ditë më parë për gazetën “Dita” (Për sqarim, une nuk jam dakord me Nanon kur e vlerëson Bazes si “opozitar” dhe jo si gazetar, analist apo intelektual, dhe e konsideroj këtë lloj vlerësimi dicka të padrejte dhe gabim). Ishte kjo intervistë e Nanos me kryeredaktorin e Dita, Adrian Thano që më shtyu të shkruaj për Mero Bazen.

    E kam takuar dhe kam biseduar me Bazen vetëm njëherë në jetën time kur më ftoi në emisionin e tij “Faktori Plus”. Më foli për dëshirën e tij për të bërë një emission të ngjashëm me O’Reilly Factor të Bill O’Reilly në Fox Neës (Për koecidence, para do kohësh i kam sygjeruar përmes një mesazhi M. Nanos të krijon një emission të ngjashëm me Morning Joe të Joe Scarborough në MSNBC). Kisha dëgjuar për Bazen dhe betejën që ai kishte nisur me Sali Berishën por nuk kisha krijuar ndonjë opinion në lidhje me formimin e tij si gazetar, analist dhe intelektual. Dëgjoja që shumë e shanin, disa e quanin tradhtarë se kishte “tradhtuar” Sali Berishën pas zgjedhjeve të vitit 2005 kurse disa të tjerë e sulmonin duke i kujtuar kohën kur Baze sulmonte pushtetin socialist gjatë zgjedhjeve të vitit 2005 dhe Edi Ramën në vecanti gjatë zgjedhjeve vendore.

    Por kërkush nuk e përmendte faktin që Baze, si asnjë gazetar tjetër, është besnik i forcave

    opozitare pasi e ka pozicionuar veten vazhdimisht prej afro 16 vitesh si një gazetar në opozitë si me pushtetin e majtë ashtu edhe me atë të djathtë. Asnjë gazetar tjetër nuk është përndjekur dhe persekutuar ashtu si Baze dhe familja e tij, dhe asnjë gazetar

    nuk ka treguar kaq shumë kurajo në përplasjet e tij me pushtetin dhe bandat që e rrethojnë. Nuk mund ta fsheh, e adhuroj për këtë kurajo, virtyt i cili i mungon shoqërisë

    shqiptare në shumicën dërrmuese të saj. Jam plotësisht i bindur se Berisha (sidomos

    kur shikon Fahri Balliun) i bie kokës me grushta që ka humbur mbështetjen e Bazes.

    Për mua Baze ka disa aftësi që e bëjnë atë unik si gazetar dhe person politik. Si analist,

    ai është shumë energjik, i mprehtë dhe konsistent. Kam ndjekur me kurreshtje disa ngjarje shumë të rëndësishme dhe kam observuar me kureshtje se pas sa minutash dhe si do të ishte reagimi i Bazes përmes analizave të tij në ueb-sitin e gazetës “Tema”. Kam ngelur i mahnitur me jo vetëm shpejtësinë e reagimit por edhe me mënyrën unike se si ai arrinte ta analizonte një cështje nga një këndvështrim që shumë pak ose asnjë analist (une i përfshirë) nuk arrinte ta perceptonte më parë. Kam thënë ngahera dhe e besoj: Baze është fatkeqësi për atë politikan që e bën kundërshtar.

    Në ndryshim nga gazetarët e tjerë, Bazes i mungon “damari”, apo ai që ne e quajmë “damari i budallait” (mos të merret si ofez nga kushdo). Mero Baze asnjëherë nuk ka sulmuar, të paktën në publik, opozitën dhe Edi Ramën edhe kur veprimet e tyre kanë qënë hapur të gabuara strategjikisht. Nuk e ka bërë këtë pasi zgjuarsia e tij i tregon se në

    këto kushte të politikës shqiptare cdo sulm kundër opozitës do të përdorej thjesht dhe normalisht për synime politike që nuk do t’i shërbenin kurkujt tjetër përvec pushtetit Berisha-Meta. Cështja do të ishte ndryshe nëse pushteti dhe opozita do të kishin thjeshtë ndasi ideologjike si kudo në botën demokratike.

    Ashtu si Nano dhe Stefani, Baze e ka largimin e Berishës si objektivin e tij primar; ndryshimi qëndron në faktin se Baze është konsistent dhe shumë i mrehtë në qëndrimet e tij. Nuk kam asnjë dyshim se nesër si Baze ashtu dhe Nano e Stefani do të jenë përsëri kundër pushtetit të ri Rama, dhe kjo gjë do të ishte në nderin e tyre dhe një test që bën dallimin midis një shërbëtori të rëndomt dhe një intelektuali par excellence (fjalët e Nanos).

    Rasti i gazetarit/analistit Mero Bazes duhet të konsiderohet si një rast tërësisht unik në

    historinë e gazetarisë shqiptare. Baze ka shumë cilësi të cilat e bëjnë atë një gazetar egzotik për vet vendin dhe shoqërinë në të cilën ai operon.Unë nuk besoj se Baze është thjesht një opozitar i pushtetit Berisha. Për këdo që studion gazetari, rasti Baze do të ishte një temë shumë interesante për një studim më të hollësishëm.

    1. dashamir says:

      Ajo qe doja ti shtoja portretit te Bazes eshte se ne artikujt e tij bie era atdhetarizem dhe eshte tamam si nje vizionar dhe rilindas i koheve moderne duke u rradhitur nder analistet me te mire te pas 90′ dhe pse jo me i fuqishmi prej tyre.E kishte ne dore pas 2005 me pak durim dhe servilizim ndaj berishes te qendronte tek kulla e ketij malesori vicidolit por preferoi te ishte nje kalores i fjales se lire se sa nje i zgjebosur si fari balliu apo blendi fejziut qe per ironi te fatit te dy keto kapterra te berishes jane miqte me te afert te arviziut.Koincidence ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje