Distanca e heshtur e PD-së ndaj “Zonjës tre milionëshe”

18 Janar 2013, 23:14Editorial TEMA
Distanca e heshtur e PD-së ndaj “Zonjës tre

Nga Mero Baze

Ajo që bie në sy pas fakteve të reja të publikuara për “Zonjën tre milionë euro” nga biznesmeni me origjinë pakistaneze, dhe përfshirjen e diplomatëve të shtetit në shërbim të saj, është se beteja për të mbrojtur atë, është kufizuar vetëm në zyrën e babait të saj dhe te kushërinjtë e vet. Deri më sot i vetmi gjest publik që synonte të ishte kundërpërgjigje për Ramën, ishte shkuarja e 15 tropojanëve me në krye kushërirën e Saliut dhe Lirisë tek shtëpia e xhaxhait të Linda Ramës dhe daljet e përditshme të dy punonjësve të zyrës së shtypit. Ky peizazh i varfër, në të cilën Berisha ka ndërtuar fushën e luftës për të mbrojtur “Zonjën 3 milionë euro”, mes të tjerash ka të bëjë me një lloj ngurrimi të aktorëve publik të PD-së për t’u përfshirë në një betejë, për të cilën me faktet që kanë dalë dhe me ato çfarë vetë ka pranuar “Zonja 3 milionëshe”, nuk e mbron dot.

I vetmi që ka dhënë një ide se si mund të mbrohej “Zonja 3 milionëshe” është deputeti i PD-së, Mark Marku. Edhe pse shumë vetëve u është dukur absurde, në të vërtetë i vetmi që ka tentuar të tregojë se si mund të mbrohet “Zonja 3 milionëshe” duke thënë se letërkëmbimi nuk është provë e besueshme, pra në një farë mënyre e-mailet janë fallco. Por meqë letërkëmbimin e kanë pranuar të dy palët, dhe nuk e vënë në dyshim, pra është diçka e pranuar bashkë me “shpjegimet” për tarifat, atëherë nuk ke si të mbrosh më “Zonjën 3 milion euro”. Pra, në një farë mënyre deklarata e Markut nuk duhet marrë si përpjekje për ta mbrojtur vajzën tremilionëshe të Berishës, por si një përpjekje për t’i thënë Berishës se tani nuk e mbrojmë dot.

Të njëjtën gjë po bëjnë gjithë figurat kryesore të Partisë Demokratike, të cilët po përpiqen t’i ikin këtij debati, dhe po operojnë me përpjekjen e vetme për të bërë pis palën tjetër, ose për të barazuar përgjegjësinë. Instinktivisht kjo frymë është përçuar dhe në median e qeverisë, në ekranet dhe gazetat e tyre. Të gjithë kanë hequr dorë nga ideja se “Zonja 3 milionëshe” mund të mbrohet dhe janë fokusuar me shpresë se do bëjnë pisë palën tjetër.

Edhe pas daljes publike të Linda Ramës dhe shpjegimeve të shkoqura të saj për çdo pyetje akuzë që i është bërë, sërish u vërejt se PD kish pranuar sqarimet e saj, por kishte problem me cilësinë e tyre. Kështu, zhurma e madhe për marrjen e 100 milionëve nga Linda Rama u pranua se ishte një gabim dhe tani zëdhënësja ishte e shqetësuar si “tironse” pse ja kishte dhënë motrës me akt noterial dhe jo në mirëbesim, siç do të donte Berisha t’ia kish dhënë për ta akuzuar.

Ky banalizim debati dhe aktorët banalë që Berisha po përdor, e kanë stepur PD dhe i kanë dhënë gjithë kësaj fushate një hije të fortë disfate, që sipas çdo teorie elektorale përballohet vetëm duke bërë pis dhe kundërshtarin.

Fusha e dytë ku po përpiqet Berisha të kompleksojë mediat, në të cilën bien shpesh dhe medie kritike me Berishën, është stërhollimi i teorisë së familjarët e politikanëve nuk duhet të përgojohen për shkak të politikës. Kjo është një tezë që jo rrallë u pëlqen dhe socialistëve, edhe pse në këtë rast nuk kanë arsye t’u pëlqejë.

Kjo në fakt është një teori idiote, që nuk ndeshet jo më në Shqipëri, por në asnjë vend perëndimor. Në asnjë vend të botës, gruaja, vajza, djali, apo rrethi i ngushtë familjar i një kryeministri apo kandidati për kryeministër nuk u shpëton syve të medies dhe kritikave apo sulmeve për çdo rrëshqitje të tyre. Skandale të tilla si ai “Zonjës 3 milionë euro”, në Perëndim rrëzojnë qeveri. Nga ana tjetër zonja Rama mund të jetë tronditur vërtet nga akuzat bajate që i kanë bërë, por duhet të mësohet të sqarojë qytetarët kur akuzohet kot dhe jo të shqetësohet prej tyre. Shqetësimi është kosto që ajo dhe çdokush tjetër do ta paguajë duke qenë gruaja e kandidatit për kryeministër të vendit. Të harrojë ajo dhe familja e kryeministrit real se mund të jenë të qetë dhe të pavëzhguar nga opinioni publik. E vërteta nga gënjeshtrat ndahet duke u ballafaquar me opinionin publik dhe zonja Rama bëri gjënë e duhur. “Zonja 3 milion euro” bën mirë po ashtu të dalë përballë medies dhe të në mbushë mendjen jo për çfarë bën Edi Rama, por çfarë bën ajo me studion e vet ligjore, që e ka kthyer në ndërtesë në hije të qeverisë.

Përpjekja e Berishës dhe medias rrotull tij për të bërë sikur u vjen pak keq që po bëhet pis “edhe Linda” për shkak të sulmeve ndaj “Zonjës 3 milionëshe” është një përpjekje tinëzare për të ndalur betejën kundër mafies së vërtetë që drejton këtë vend.

PD e ka humbur tashmë këtë betejë. Ajo nuk diskuton më pafajësinë e “Zonjës 3 milionë euro”, por minimumi kërkon të bëjë pis palën tjetër, ose të kërkojë me takt armëpushim. Dhe këto akoma s’po i kërkojnë figurat politike të PD-së, por zyra e ngushtë e Berishës, ai, dy zëdhënëset, vajzë e xhaxhait nga Tropoja dhe kushërira e Lirisë. Shumë pak për të na u dhimbsur.

45 komente në “Distanca e heshtur e PD-së ndaj “Zonjës tre milionëshe””

  1. Radio Brukseli says:

    Bashkeshortja e Rames ,nuk beri keq qe u prononcua per shtyp.Rama duhet ti ‘kurseje’ deklaratat qe i japin kenaqesi Berishes ne te vetemen loje qe di ‘domino dyshe’.Berisha dhe ‘banda e personalizuar’ asnjehere nuk ka patur alternativa per popullin ne fushata elektorale por eshte marre me kryetarin e opozites e per fatin e keq i ka fituar me fatosat,ilirianet e te tjere.Duhet te pranojme se me kete gjendje alabakerije 22 vjeòare jo vetem do izolohemo por do vdesim per buke.
    NUK MUND TE VAZHDOHET ME FUSHATA ELEKTORALE KUSH E KA NENEN ME KURVE E KUSH E KA GRUAN ME HAJDUTE E AQE ME TEPER KUR ELITAT E INJORANCES DUARTROKASIN MBI TE VDEKURIT E FEMIJET E PA NGRENE.

    1. N.VJOSA says:

      Te lumte Mero!
      Te kam vene ne dukje edhe ne nje koment tjeter:
      TI JE NJE GJENERAL I SHKELQYER I OPINIONIT PUBLIK SHQIPTAR!
      Pse e them kete?
      Menyra si analizon me vezhgimet e tua,
      i ngjajne vertete Gjeneralit qe e sheh me kujdes Fushen e Betejes!….
      E shikon nga lart,
      dhe hedh drite me sukses ne pikat e forta dhe te dobta te Fushebetejes….
      Por e shikon edhe balleperballe,
      si nje Luftetar i madh , midis radheve te “ushtrive” kundershtare!….
      Vezhgimet e tua dallohen per mprehtesine, thellesine e analizes dhe zotesine per ti prure Publikut te gjere konkluzione qe zbulojne te Verteten, ose i afrohen shume asaj.
      Vezhgimet e tua do te kene shume vlere,
      jo vetem per Aktoret shqiptare te Politikes,
      por ato do mbeten si nje miniere floriri per studiusit e ardhshem ,
      qe do ti vene vulen e Historise Rrokopujes Çerekshekullore te Tranzicionit Shqiptar!
      Por mbi te gjitha ti Mero zbulon L A K U R I Q E S I N
      E
      “M b r e t i t”
      P r i m i t i v….
      Sali Barbari eshte nje banalitet i mjerushem i Politikes shqiptare!
      I paturpshem, i pa moral, i pafytyre!
      Etja per pushtet e ka bere te kaperxeje çdo kufi te moralit njerzor!
      Kriminel i paskrupullt!
      Hajdut i neveritshem!…
      Çdo dite e me shume po ravijezohet qarte se ky
      K ë r m ë
      e
      Politikes shqiptare,
      po terrorizon dhe infekton me metastazat e Pushtetit te vet mbare shoqerine shqiptare!
      Ky Barbar,
      jo qe nuk e ka idene e Demokracise se vertete, por e shikon Shoqerine shqiptare si Plaçen e vet,
      qe mund ta shaje si te doje,
      mund ta sakatoje si te doje,
      por edhe mund ta flake kur te doje si nje Funderrine pa vlere ne Perroin e Lanes….
      Perroi psiqik i ketij Paranojaku te vertetuar pa asnje ekuivok,
      do të çoje dhe me tej ne Katastrofen qe po i pregatit çdo dite Shqiperise!
      Shikoni, nuk le ore e minute, edhe ne Karriken e Kryeministrit te Shqiperise, sulmon Opoziten, qe perben jo pak, por e pranuar ligjerisht, gjysma e popullsise shqiptare!
      (se roli i kryetarit te PD-se, tashme nuk i hyn me ne sy!…)
      Aq ashper shkon paturpesia e tij sa nuk denjon aspak,
      qe me taksat e shqiptareve te kerkoje hua edhe Mbeshtetsit elektoral te Obames, vetem e vetem qe te siguroje me çdo kusht Pushtetin e tij kriminal!…
      Nuk behet me fjale te qe perdor te gjitha asetet e Pushtetit shteteror, administraten dhe te gjitha format e Pushtetit,
      me President,
      me gjykata,
      me media,
      me strukturat shteterore,
      per te mbajtur edhe me thonj e me dhembe pushtetin!…
      ZOTI E RUAJT SHQIPERINE DHE SHQIPTARET NGA KY
      V A M P I R
      B A R B A R
      P R I M I T I V !…..

    2. Ylli pango, psikoloqe says:

      Mua me shkarkove menjehere ti zoti kryeminister
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html

    3. andi says:

      ore ca u be me ate dosjen e famshme te idrizit me ate kosovarin?…politikane kriminela

  2. isuf metalla says:

    tamam o Mero…nga shm militante kryesisht nga kamza dhe bathorja kane mbetur vetem dy tre pjestare te familjes qe e pret fundi…kjo historia e ktij duhet kthyer ne film dokumentar si njeriu qe shakterroi nje komb te terin per 22 vjet…

  3. frasherlliu says:

    Nuk ka ngelur gje tjeter por tere njerezit qe ecin neper rruge duhet te therresin -Berishe shporru.Tere mediat televizive duhet te japin vetem nje lajm -Berisha shporru tere gazetat dhe mediat e shkruara duhet te shkruajne lajmin -Berisha shporruGjithe nxenesit dhe studentet ne oren e pare te mesimit duhet te therrasin -Berisha shporru.Gjithe shoferet dhe drejtuesit e automjeteve çdo dite ne oren dhjete duhet ti bien borive qe Berisha te degjoje dhe kuptoje se duhet te shporret.Deputetet e opozites ne fillim te seances duhet te ngrihen dhe te therrasin-Berisha shporru.Shoqeria civile duhet te ngrihet dhe te neneshkruaje peticionin e fundit -Berisha shporru.Keshtu do te shikojme se si nje i çmendur mendor do ti kthehet vehtes se tij e do te zhduket ne ligesine e vet e do gjeje rehati me marrezite qe i degjojme e shikojme çddo dite.Fytyra me e keqe e kombit duhet te laje me turp çdo minute çdo gje qe ka bere,me te duhet lare hesapet njehere e mire se pse ditet qe vijne ai do shkaktoje tragjedine e radhes.

    1. asper says:

      Po, BERISHA SHPORRU therras dhe une. Este nje slogan qe mund te shenoje
      lindjen e nje levizjeje TE VERTETE popullore. Pra, une-ti, ai-ajo, ata-ato,te fgjithe duhet te therrasim:
      BERISHA SHPORRU!

  4. Uarda says:

    Edhe bufi e kupton qe familja e Kryeministrit eshte hedhur ne sulm per te bere sa me shume leke.
    Gjithashtu te gjithe e dime qe z.Rama eshte i kalbur ne leke dhe nga ana tjeter thote qe kam 3 mije Euro.
    Ajo qe me shqeteson mua eshte se nuk ka alternativa. Merja po lodhet se theni qe duhet ta heqim Berishen por nuk na thote cfare garancish kemi qe Edi nuk do vazhdoje te marre 20%-sha kur te behet Kryeminister, ashtu sic merrte kur ishte Kryetar Bashkie.
    Shkurt muhabeti, m…njeri e k…tjetri.

    1. dymi says:

      Per Uarden.Ajo qe ti ke komentuar eshte tamam ajo qe thote Mero edhe ne kete editorial:Sa-lehit nuk i ka mbetur arme tjeter per te luftuar vec te nxjerre zagaret nga kasollja qe te lehin per te bere pis edhe opoziten duke thene ate qe sapo ke thene edhe ti: si njeri e tjetri jane njesoj.(Nuk ju referova tamam fjaleve te tua per te mos e ndotur komentin.)
      NENTEKSTI:C’ju duhet o njerez qe flisni e votoni per te hequr qafe Sa-lehin,edhe Rama eshte njesoj.
      Moj Uarda,ne mos qofsh ndonje e punesuar bathoriste si dushistet qe dolen tek pallati i xhaxhait te Lindes,me siguri je nje mendje tyryfyle Naive qe genjehesh fare kollaj nga perallat qe na tregojne cdo darke zedheneset dushiste te Sa-lehit. Kjo e fundit eshte me e lehta per ty.Zgjidh e merr!

    2. mikel says:

      per uarda. po prap ktu ti mor trongull duke qit vetem helm , po si nuk dhe njehere nje sgjithje , por vetem duke ngrejte probleme, po pse nuk thua te heqim njehere M pastaj K , te pakten tregon qe ke pak fantazi, se mendjen e poshter qe ke ta njfim tashi , por nuk reflekton kur debatojne me ty? mor krym i shitur, nuk ndien pak turp!

  5. pogradeci says:

    sali berisha u perpoq vetem e vetem te nxirrte ne debat ramen por nuk ja doli ai eshte mesuar me te lehurat e qenit dhe i pelqejne por ja qe kete radhe nuk i doli dhe kerkon menyra te tjera per te shpetuar koken dhe familjen tani te dale boje.

  6. profesori says:

    Zonja 3 milioneshe duket si e ofenduar Mero djali,tre milon i pac ti dhe une dhe gjith shqiptaret e tjere se per ate 3 milion jane pare xhepi.Te njejten gje kane konstatuar te gjithe ata shqiptar qe i kane syte ne ball,ky eshte nje rast spektakolar i konfliktit te interesit.Une personalisht jam i mendimit qe ky rast te futet ne librat e fakultetit juridik per temen” konflikti i interesit”,sepse ky eshte nje rast unikal.Mirepo kjo nuk eshte e vetmja mekat qe ka bere zonja 3 milion behet fjale ne rastin konkret.Sepse ajo njekohesisht donte te shiste ate token nga fondi famekeq “Shqiperia 1 euro”,qe i jati trumbetonte me te madhe,te cilen me pare ja kishte dhuruar Fazllicit,me cmimin simbolik 1 euro.Nje pazar shume i leverdisshem,bravo zonja 3 milion.Te rime shtrember e te flasim drejte,Mero djali une kame pershtypjen se opozita e vertete ne Shqiperi je ti,se te paktenne kte rst opozita duhej ta kishte bere rrugen deri te Prokuroria e Pergjitheshme ne kembe,per ti dorezuar Dhalles (n.q.s. nuk eshte bere akoma uje),zarfin me akuzen per korrupsion.Qe dhalla nuk te deh ajo dihet se dhalla nuk behet raki,por ata duhet te merin persiper ate qe u takon me kete rast per tu treguar shqiptareve qe ne ju dalim zot.Mirepo me duket se edhe ata kane mizen ne kesule dhe si duken bathet,jane larg pashket,ne fakt tani duhet thene eshte larg Bajrami,se helbete jemi vend islamik,ne saje te Sali naltmadhnia e tije Brek’skisha.E mor Mero djali sa shume pune duhet per te larguar kte tumor qe ka leshuar metastazat e tije ne gjithe trupin e shqiperise.Me qe tumori ne fjale eshte doktor une do te thosha operacion me narkoze te plote dhe pastaj cemoterapi shumevjecare per te ngordhur metastazat e ngelura ne trup,si thone doktoret le te shpresojme qe operacioni te dali me sukses.Gjermani thote nje fjale:kushlufton edhe mund te humbasi,kush nuk lufton e ka humbur luften pa filluar akoma.Po e mbyll me vargjet e te madhit Noli:
    SE I VOGLI SHTRIN VIGANIN
    DHE I SHTYPURI TIRANIN
    VEC E TOK TOK OR MARATONOMAK.
    Per te gjithe ata qe nuk duan te me kuptojne :behet fjale per Shqiprine dhe jo per Saline,as per Edvine.RROFTE SHQIPERIA NE JETE TE JETEVE

    1. profesori says:

      Pershendetje. Me gjithe respektin qe kam per komentet tuaja duhet tju informoj qe kemi nick name te njejte. Do ta ndryshosh ti apo une? Shpresoj ne mirekuptimin tuaj.

      1. profesori says:

        Zoteri,une nuk kam lexuar ndonjeher ndonje shkrim tuajin, une do vazhdoj te shkruaj me te njejtin pseudonim,ke mundesine te perdoresh per pseudonimin tend shkronja te medha shtypi:PROFESORI,cfar mendimi ke?Le te japim ne te vegjlit nje shenje kuptimplote ,si zgjidhen gjerat me konsesus,pershendetje

        1. PROFESORI says:

          U tha u be. Respekte.

  7. E. Kadare says:

    Mark Marku duhet qe ne fytyre se mban ere m… Une jam nje PD-st i vjeter, por si mund te marresh seriozisht deklaratat e nje kopili, me emer-mbiemer Mark-u, jo vetem me fytyre, por edhe me karakter te deformuar…

  8. N.VJOSA says:

    Te lumte Mero!
    Te kam vene ne dukje edhe ne nje koment tjeter:
    TI JE NJE GJENERAL I SHKELQYER I OPINIONIT PUBLIK SHQIPTAR!
    Pse e them kete?
    Menyra si analizon me vezhgimet e tua,
    i ngjajne vertete Gjeneralit qe e sheh me kujdes Fushen e Betejes!….
    E shikon nga lart,
    dhe hedh drite me sukses ne pikat e forta dhe te dobta te Fushebetejes….
    Por e shikon edhe balleperballe,
    si nje Luftetar i madh , midis radheve te “ushtrive” kundershtare!….
    Vezhgimet e tua dallohen per mprehtesine, thellesine e analizes dhe zotesine per ti prure Publikut te gjere konkluzione qe zbulojne te Verteten, ose i afrohen shume asaj.
    Vezhgimet e tua do te kene shume vlere,
    jo vetem per Aktoret shqiptare te Politikes,
    por ato do mbeten si nje miniere floriri per studiusit e ardhshem ,
    qe do ti vene vulen e Historise Rrokopujes Çerekshekullore te Tranzicionit Shqiptar!
    Por mbi te gjitha ti Mero zbulon L A K U R I Q E S I N
    E
    “M b r e t i t”
    P r i m i t i v….
    Sali Barbari eshte nje banalitet i mjerushem i Politikes shqiptare!
    I paturpshem, i pa moral, i pafytyre!
    Etja per pushtet e ka bere te kaperxeje çdo kufi te moralit njerzor!
    Kriminel i paskrupullt!
    Hajdut i neveritshem!…
    Çdo dite e me shume po ravijezohet qarte se ky
    K ë r m ë
    e
    Politikes shqiptare,
    po terrorizon dhe infekton me metastazat e Pushtetit te vet mbare shoqerine shqiptare!
    Ky Barbar,
    jo qe nuk e ka idene e Demokracise se vertete, por e shikon Shoqerine shqiptare si Plaçen e vet,
    qe mund ta shaje si te doje,
    mund ta sakatoje si te doje,
    por edhe mund ta flake kur te doje si nje Funderrine pa vlere ne Perroin e Lanes….
    Perroi psiqik i ketij Paranojaku te vertetuar pa asnje ekuivok,
    do të çoje dhe me tej ne Katastrofen qe po i pregatit çdo dite Shqiperise!
    Shikoni, nuk le ore e minute, edhe ne Karriken e Kryeministrit te Shqiperise, sulmon Opoziten, qe perben jo pak, por e pranuar ligjerisht, gjysma e popullsise shqiptare!
    (se roli i kryetarit te PD-se, tashme nuk i hyn me ne sy!…)
    Aq ashper shkon paturpesia e tij sa nuk denjon aspak,
    qe me taksat e shqiptareve te kerkoje hua edhe Mbeshtetsit elektoral te Obames, vetem e vetem qe te siguroje me çdo kusht Pushtetin e tij kriminal!…
    Nuk behet me fjale te qe perdor te gjitha asetet e Pushtetit shteteror, administraten dhe te gjitha format e Pushtetit,
    me President,
    me gjykata,
    me media,
    me strukturat shteterore,
    per te mbajtur edhe me thonj e me dhembe pushtetin!…
    ZOTI E RUAJT SHQIPERINE DHE SHQIPTARET NGA KY
    V A M P I R
    B A R B A R
    P R I M I T I V !…..

  9. profesori says:

    Vetme nje shtese e vogel per patriotizmin tone,ne mos gabohem dje ishte pervjetori i vdekjes se Heroiit tone Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.A thua ta kemi harruar ne heroin tone,apo kemi qene te zene me kockat e Ahmet Zogut,apo permendoren e tije?Duhet mar k.m.-ja ne telefon,me kte rst i duhet thene se autori i Himnit te Flamurit(mos e ngateroni me Flamur Noken)e ka ALEKSANDER STAVRI dhe jo SOTIR DRENOVA, ekam fjalen per himnin tone,himnin serb nuk e di kush e ka bere.Po vet tja fus ndonje gote Dhalle se mos me rregullohet mideja,se dhallen e rekomandone edhe k.m.-ja,e kam per ate dhendrin e Serbise,hajde naten e mire.

  10. Antipadrejtesi says:

    “Zonja 3 milionshe” jane shum pak, po te besh llogarite se sa ka kaluar ne dore te studios ligjore”…sa troje ne bregdet kane marre??? A e haruat Besik Maho? c,fare ishte dhe c,fare beri gjate punes se tij!!!….hahahahahahaaaaaaaaaaaaa….ehhh sa 3 milionsha ka ajo zonje!…

  11. vlonjati it says:

    edhe sikur te denohet berisha dhe klani tij, ate shkaterim qe i kane bere shqiperise nga themelet nuk shlyejne dot.

  12. Pellumb Xhufi says:

    Ne fushaten presidenciale te vitit 2000, George Bush rezikoi shume kur mediat shkruan se dy vajzat e tij ishin kapur dikur, ne nje feste te matures, duke pire nga nje gote bire! Ne vitin 1974, presidenti i Italise, Leone, u detyrua te jape doreheqjen se djali i tij student i ishte shmangur pageses se qerase!

  13. Mark says:

    Nuk egziston PD por nje grup ushtaresh te bindur te Berishes.

  14. eni says:

    Marku Marku me syte e ulur na cuditi mbreme me mbrojtjen me idiote qe mund te behet. Si ka tredhur Berisha keta- Dr shkencash tjetri, pedagog , kritik( medioker gjithsesi) …nuk ka turp e rreshtohet krah Mesila Dodeve , Rajmonda Bulkut e Erla mehillit – me te njejten retorike dhe mentalitet debati.

    E di ti Mark, qe megjithe kamikazllekun dhe pasionin per te mbajtur Berishen ne pushtet – ai nuk ju respekton juve ? Ju perdor por nuk ju respekton – sido qe te dilni e flisni. Ai nuk respekton as Blendi Fevziun per legenllekun por ate e ka bere te pasur se paku. Ty – megjithe padurimin dhe shtysen e vetme qe te futi ne politike – nuk te ofron asnje post sepse ti i dukesh edhe i pabese atij. Dhe pastaj – seriozisht qe u rreshtove me firmetaret e Jozefines. ? Per te mberritur ku? per te futur shqiperine ne Evrope? Po cna do evropa ne me kete cilesi intelektualesh partizane partiake 2 leksh? Luftoni mor zoterinj qe te behet ky vend Evrope ketu brenda njehere se me ca si ju qe mblidhni firma kunder opozites , vetem Shqiperia e 73 – it me kujtohet. Behuni nismetare peticionesh per Drejtesi , Merrni nisma intelektuale qibare kunder dhunes dhe fyerjes se inteligjences se te gjitheve ne kohe fushatash dhe lutuni e luftoni qe femijet tuaj mos shohin mos o zot debate si ato ku merr pjese ti ne tv dhe sidomos mos rriten me kete moster te demokracise ne sy, Sali Argita Berishen .

  15. xhelil cibaku says:

    Analize e sakte dhe perfundime llogjike.

  16. Ajet Delaj says:

    January 18, 2013

    A EKZISTON SHTETI SHQIPTAR?
    Po behet nje jave qe mediat , partite politike me zedhendeset apo perfaqesuesit e tyre gumzhijne per nje pallat te familjareve te gruas se kryetarit te opozites dhe per skandalin e radhes apo me mire te themi konfirmimin me figure e ze te kapjes se shtetit nga vajza e kryeministrit dhe venja e shtetit ne sherbim financiar te familjes se tije nga Kryeministri.
    Ne te duja rastete perpara propogandes partiake ne nje shtet demokratik e serios duhet te flasin institucionet e shtetit , nese ato ekzistojne se bashku me shtetin.
    Parullen leniniste “kure permesim Leninin nenkuptojme partine dhe kure permesim partine nenkuptojme Leninin “ se bashku me Partine shtet kemi shpresuar se e kemi lene pas ne 90ten.
    Ne rastin e pare duhet te flasin hipotekat, zyra per pastrimin e arave, zyrat e tatimeve e me radhe. Por per rastin e “Zonjes 3 miljon”sic po shktuhet random keto dite ne shtypin e Tiranes niveli i prononcimeve duhet te filloje me Presidentin e Repuplikes, Kryeministrin, Ministrine e Jashtme, Prokurorin e Pergjithshem pasi ashtu sic e kane pershkruar e transmetuan mediat eshte nje skandal paster dhe tregues i kapjes se shtetit per interesa private.
    A mundet qe te kujtojne shqiptaret se perse dha dorheqjem ish ministri i drejtesise z Rusmaili dhe Kryeministri e liroje nga detyra duke deklaruar per standart ne lufte kunder korrupsionit . Kuptohet per shume me pak se kaq. Standarti eshte standart e duhet te jete i barabarte per te gjithe.
    Ti marrim gjerat me radhe: Konfirmimi qe i ben vertetesise se komunikimit me e-mail ndermjet zyres ligjore te vajzes se Kryeministrit me nje investitor te rendesishem pakistanez te botuara ne gazeten “Tema” para disa vitesh dhe detajet qe shqiptaret i degjuan me ze e figure patjeter Kryeministri duhej te prononcohej publikisht pasi permendet qarte ne kete skandal emri I tije dhe i vajzes se tije.
    Te spjegonte se perse investitori del nga zyra e shtetit dhe shkon tek zyra private e se bijes? Perse nuk u realizua investimi sipas versionit zyrtar dhe perse investitorit pakistanez ju hoq titulli si konsull nderi i Shqiperise ne Pakistan natyrisht nese e ka pasur? A eshte rekomanduar e shoqeruar investitori nga zyra e Kryeministrit ne Ministrine e Ekonomise apo eshte derguar direct tek zyra e zonjes “Zonjes 3 miljon”?
    Mbeshtetur ne deklarimet e Kryeministrit apo ne informacionet e sherbimeve inteligjente apo kanale te tjera duhej apo duhet te prononcohet Presidenti i Repuplikes.
    Ministria e Jashtme zyrtarisht duhet te prononcohet perse zyrtaret e saje nga zyrtare te shtetit e ne sherbim te shtetit jane vene ne sherbim te interesave private te vajzes se kryeministrit.
    Prokurori i Repuplikes eshte dashur te prononcohet gjer tani ne lidhje me kete sandal por edhe nese nuk deshiron duhen thirrur ne parlament nga opozita qe nga Kryeministri, Ministri i Jashtem e Prokurori i Repuplikes per demtim te interesave te shtetit e qytetareve te tije me nje shume 100 miljon Euro te nje investimi te munguar . Te spjegohen se perse eshte aq e shtrejte toka e Fasllicit kur e ka perfituar me 1 Euro me sa di une dhe a i ka afruar zyra e Kryeministrit apo zyra e Ministrise se Ekonomise siperfaqe tjeter toke te lire nese e ka kontaktuar kete te fundit per shembull ne zona te lira te shpallura nga qeveria si ne Koplik apo diku tjeter.
    Opozita nuk duhet te komplekesohet nga nje ndertim i familjareve te gruas se Kryetarit te opozites pasi me sa di une ne ate kohe nuk ka qene ne keto pozita qe eshte sot e aq me teper qe eshte nje ndertim ne token e vete me cfare po lexojme per dite.
    A ka pyetur kush ndonjehere se sa vila, palate e apartamente zoterojne sot familjaret e afert te Kryeministrit e natyrisht ku jane gjetur fondet per per ti poseduar qe mesa degjojme nga gojet e “liga” nuk jane te pakta.
    Perse nuk prononcohet opozita mer marveshjen e fundit ndermjet Qeverise se Shqiperise dhe asaje te Serbise qe ne kundershtim me konventen e Gjeneves per sherbimin diplomatik qe sipas kesaj marveshje nderqeveritare lejone diplomatet qe te bejne aktivutet tregtar ne vendet respective kur duhet se nje veprim i tille eshte bere per te transferuar me diplomatet e “Zonjes 3 miljon” apo ne emer te tyre shuma te krimit shteteror.
    Kush ka lobuar per kete marveshje dhe te kerkohet shpjegimi zyrtar ne Parlament. Per mua kupa eshte mbushr me kohe por minimumin qe duhet ndermarre opozita ne aksionin e saje eshte kembengulja per dorheqje te Kryeministrit per ti hapur rrugen hetimeve te metejshme.
    Shqiperia eshte pjese e aleances ushtarake perendimore dhe ne prag te bashkimit europian dhe nuk ka per te ndollur kurre rotacioni i Jelcinit me Putinin gje qe mbase e deshirojne dyshja Berisha-Rama pasi Shqiperia tashme ka potenciale politike e organizatve qe ta perballojne nje tendence te tille kriminale.

    Ajt Delaj
    New York

  17. Mentari says:

    Urrejtja shum e madhe qe ke personalisht per zotin Berisha po perpiqesh ta e perciellesh tek femijet e tij por ne kete shkrimin tuaj me duket se derdh shum djerse qe te mbrosh Linda Ramen qe eshte e pambrojtur me ate pergjigje Mohimi qe; “nuk eshte pallat por eshte shtepi per dy familje” Nuk e kam blere une por Xhahai i im me $100.00 dollar pencion””SiTirance neve kemi disa tradita por….une ja kam dhene motres time 70000 Eurot me noteri?????????????? (po traditat e Tiranes ku i le qe aty lart sa i permende???????????? Po pse i jepet motres ndihma financiare me Noteri? E di ti Mero pse ja ka dhene ajo motres me Noteri? sepse ato para jane te Edvinit dhe jo te Lindes,prandaj ato para jane dhene me Noteri(dokument) qe neser po qe se Rama kerkon parate ajo e motra e saj nuk ka mundesi ta e mohoj dhe de dyta po qe se Rama ndahet me Limnden as ajo Linda nuk mund ti marri te gjitha dhe tja e mohoj Edvinit.Kerko ta e mbrosh nje te pambrojtur o Mero Katrani ,po si ke guzim dhe shkruan se Linda i dha pergjigjet te shkoqura? cfar pergjigjesh dha ajo ku i mohoj qe te gjitha dhe aq me keq genjen kur deklaron se Edvini nuk paska dashur shtepi por flen tek Shoket?cilin shoke ato Homot e Pezes? apo ato laviret deputete te PS.Kujt kerkoni tja e shisni kete propagande te diskretituar? zoti Baze nuk mbrohet Linda Rama dhe as Edvin Rama nga bataku i korrusionit (Vjedhje)qe ato qe te dy kane hyre,eshte batak shum i thelle dhe nuk mund te dalesh as me shkallet e tuaja provizore o Mero.Xhaxhai i saj me nje pencion $100.00 dollar benka pallate 4 kateshe qe kushtojne me hundret of thousend dollar(qindra mijera dollar) dhe asnje burim se ku i kane marre ato para por dihet se jane parate e taksave te popullit te Tiranes qe Edvini i ka vjedhur dhe i ka investuar tek fisi i gruas ne emrin e tyre tani per tani dhe neser kur te vij ne pushtet do ti fusi ne merin e tij se gjoja i ka blere per $ 1 dollar>Zoti Baze merru me ndonje teme tjeter se ne kete ceshtje per te mbrojtur Linda Ramen (Edvin Ramen ) nuk ke as mundesi dhe as aftesi qe ta e mbrosh sepse faktet kunder atyre zoteri jane shum kokeforte dhe nuk lejojne njeri qe ta e mbroje.Persa i perket akuzave te Argites ato jane akuza te pavertetueshme sepse ne ato negociata nuk ka ndodhur asnje transsakcion dhe kjo histori eshte Dead (e vdekur)kurse Transakcionet e Linda bashes jane prova te pakundershtueshme qe duhet ndjekur nga Hetusia.Berisha i pasater si Qelibar,rrofte Berisha per jet te jeteve

    1. mark barku says:

      Per mentarin prej kelmendi me sherbim ne bodrumet e ministrise puneve te permrenshme te flamut nokes vetem vargjet e brilanti kole tivari mund ta dizinfektojme kete zvarranik qe nuk po le pseudonim pa ja vu vetes qe te kelmedasi,meleku,e verteta,real,king ,trekendeshi e deri te elqir bushati e ben qikago.Per te kaluar sherbimin mor karaduz i flliq ke ca rrjeshta qe duhet ti lexosh para sherbimit se te nxjerrin gjumin.

      E kam than dikur n’nje ven
      C’far pjell bushtra bahet qen
      C’far pjell macja gjuen mij
      Korbi ban vec zogj te zij

      Po Argiten e Shkerdhenin
      I ka pjell bushtra me qenin
      Per gjithkend foli e lehi
      Por per vajzen si preu tehi
      Neser tha kam me tregue
      Pse ata merren me mue
      Po po neser n’parlament
      Ka me zgjidh e ndersy qent
      Leh Bogdani e Paloqja
      Sandri,Fevzo e Flamur koqja
      Tan zagaret do jargaviten
      Me pastru me gjuhe Argiten

      E kane kot keta majmuna
      Nuk i lan Drini as Bune
      Per me tha kete soj mocalit
      T’ulim malokun prej kalit
      Si Gedafit me i ba gjyqin
      Me i vu prangat e me i vu kryqin
      Mandej shih si bahet puna
      Si i varet Argites huna
      Dhe Shkerdhenit,kastravecit
      Tan viktimat e Grdecit
      Kane me i dal ne anderr naten
      Se zollumet fort u zgjaten

      Si nuk duel nji psikolog
      Me marr n’dore ket derr malok
      Llapazani skizofren
      S’po pushon tue leh si qen
      Si fallxhore e dalun bojet
      Diarre vec nxjerr prej gojet

  18. gjergji usa says:

    Nuk e kuptoj se cfare beteje ka humber PD ne kete mes.Thjesht SRB po vazhdon me mjeshteri lojen e tij per te mjegulluar dhe fshehur realitetin trondites qe e ka pushtuar ate vend.Kjo beteje midis tiranses Linda Basha dhe tropojanes islamike Gita berishes dihet qe do perfundoje ne favor te kesaj te fundit sic ka ndodhur 22 vjet me rradhe.

    SRB ja ka arritur plotesisht qellimin duke dominuar gjithcka ne shqiperi.Dhe twinterin qe deri tani kishte Edi Rama avantazh e nxorri jashte luftimit sa qe njerzit me teper tani duan te dine si e ka emrin qeni i SRB dhe mbesat e tij te ligjeshme apo te paligjeshme.Ne nje fare menyre ai po turbullon dhe vete gazeten Tema qe merret me problemet e Argites “full time ” duke neglizhuar dhe vete kryemasakren e 21 janarit pervjetori i te cilit po troket ne dere.

    Vetem lajmet te lexosh ne shqiperi bindesh qe ai vend po shkon drejt nje gremine duke u vetposhtruar dhe duke vetperdhosur.Nga njera ane degjohet nje mender k/m te rrjedhur qe miraton ca mini-mini hidrocentrale duke u masterbuar me idene se po behemi superfuqi energjitike nga ana tjeter pame njerez qe daunt e vrasin veten se u permbyten dhe nuk I ndihmon njeri.E pa imagjnueshme ishte dhe permbytja e varrezave te fisit te Mark Markeve dhe ai merret me mbrojtjen mos po I hyp kush.

    Nuk e quaj me vend daljen Linda Bashes ne menyre publike per ti dhene llogari Berishajve per gjerat qe dhe ato i dine qe jane farse per fushate qe pothuajse ka filluar.Me gjithe kete veprimtari kriminale 22 vjecare te SRB nuk duhej te tregohej foshnjarake deri sa dukej sikur jepte llogari para hetuesise partiake te PD.

    Edi Rama do beje mire te mos merret me shkelje proceduriale per leje ndertimi por ti kerkoje llogari SRB per gjakun e derdhur ne bulevard.Ai duhet te sensibilizoje ambasadorin amerikan arvizu se shqiptaret ndjehen te fyer dhe te poshtruar ne lidhje ‘trukimin” e ekspertizave te FBI qe erdhen me buje para nje viti dhe SRB fshiu bythen me to sic beri me NY Times.
    Edi Rama duhet ti kerkoje sqarim ketij ambasdori perse e mbrojti dipllomacia amerikane SRB kur dogji shtetin shqiptar ne 14 shtator 1998 dhe e mbrojti ne 21 janar kur vrau protestues ndoshta dhe me porosi te tij.Ai duhet te sqaroje me te perse SRB per 22 vjet me rradhe nuk eshte paraqitur asnje here para drejtesise qofte dhe si deshmitar ???
    Perse u lejua SRB te depononte m ë 19 korrik të vitit 1999 brenda ambasdes amerikane per masakren e 14 shtatorit 1998 qe eshte nje turp i perbashket dhe per vendet e afrikes?

    Distanca e heshtur e PD ne kete rast eshte e justifikueshme dhe e priteshme per aresyet qe dihen.Por ajo me e keqja eshte nje distance akoma me e heshtur dy vjecare e kupoles PS me ne krye kallamin me qime qe pothuajse e kane harruar 21 janarin .Nqs e ndjejne vehten fajtor lidershipi I PS nuk ka gje te keqe le te kerkojne te falur publikisht.Por ne cdo rast nuk duhet te lejojne qe te perdhosen 4 protestuesit e vrare barbarisht.Jo vetem ata u vrane por eshte shkaterruar dhe shteti,ekonomia,financat e deri ne perdhosjen e dinjitetit kombetar.Ne keto rrethna te pretendosh te futesh ne votime me nje kriminel qe i ka fituar te gjith votimet me poshtersi dhe dhune eshte tradheti kombetare.Nuk duhet te heshtni dhe te rrini ne parlament si pulat por te kerkoni doreheqjen e SRB pa kushte dhe qeveri teknike per votimet.Ne te kundert kjo heshtja juaj do te sjelli ne qershor nje 97 apo 98 te dyte dhe pse jo dhe nje 21 janar apo 8 majin.

    Nuk na prish pune nipi i tuc makut mark marku qe e perdorin ne vend te “retriever dog” te PD as distanca e heshtur e tyre.Problemi eshte te heshtja e treshes Rama –Topi-Niku qe sic kane nisur pune tduhet ti ngushellojme qe tani per humbjen. Ata te tre e kane humbur tashmë betejën e 23 qershorit sepse ka vetem dy mundesi :
    -OSE KERKONI DOREHEQJEN E SRB & REKSIN MARK QE NESER
    -OSE PRANONI HUMBJEN QE TANI DHE MOS E LODHNI ATE POPULL.

  19. sadiku says:

    Nuk e di se c’fare fytyre kane keta intelektuhale qe firmosin peticionin e Jozefines dhe kur te marre pushtetin EDI RAMA. kujt do tja LUPIJNE BY….?

  20. radio Brukseli says:

    gjergj usa-plotesisht dakort me ty,por tikerkosh NDRYSHIMIN E GJENDJES KATASTROFIKE PAS 22 VJET KRIM E KORRUPSION NJE NJERIU TE VETEM ME EMRIN RAMA,TE BIJE POSHTE TERE PERMBAJTJA REALE E SHKRIMIT.
    Kjo tragjedi luhet ne emer te ‘demokracise’ qe as eshte pare e as ka per tu pare,ne emer te parlamentit te republikes qe as ka perfaqesuar kete popull e as ka per ta perfaqesuar,mbi perfaqesite diplomatike qe kane punuar jo per interesat e shqipetareve por per interesat e kastave te fatosave,ilirjaneve e daj metave e berishajve.
    Shtrohet pyetja direkt:sikur opozita neser te mbledhe firmat e te kerkoje doreheqjen e Berishes,me cilen shumice e shkarkon kur parlamenti eshte peng i 4 ilirjaneve me mbiemra Tavo?Vetem njegje nuk kuptohet qe opozita pse rri ne kete parlament?Respekt per opinionet e tua.

  21. Ne te ardhmen says:

    Duket, ne heshtje, drejtuesve te larte te PD ju pelqen kjo ofensive mediatike e opozites kunder zonjes Malltezi. Ata i druhen transferimit te pushtetit nga Babai te e bija. Sepse, tek e fundit, ata e dine se synimi kryesor i Berishes eshte lenia e PD ne duart e se bijes. Eshte per kete arsye qe dhe vete Berisha kujdeset ta mbaje te distancuar te bijen nga udheheqja e PD.

  22. Genard says:

    Lexojeni kete artikull qe TEMA nuk ka guximin ta botoje (marre nga BalkanWeb):

    Nipi i Mehdi Frashërit: Do ndërtoja afër pallatit të Lindës, Rama pezulloi lejen

    Nga: ERMELINDA HOXHAJ

    TIRANE- Lejet e ndërtimit, apo pezullimet e lejeve të mëparshme nga ana e ish-kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, janë kthyer në vëmendje të opinionit publik, sidomos pas akuzave që janë bërë nga Partia Demokratike, me lejen e dhënë për një pallat 5-katësh në rrugën “Qamil Guranjaku” për familjen e bashkëshortes së tij, Linda Bashës. Duke marrë shkasë nga këto të dhëna, një qytetar i Tiranës, Edison Çela, të cilit i është pezulluar nga Rama leja e ndërtimit e dhënë gjatë kohës që bashkia drejtohej nga Albert Brojka, i ka nisur një letër të hapur ish-kryebashkiakut Edi Rama për të marrë vesh sot, pas 13 vitesh, përse iu bë ky pezullim i lejes.

    LETRA
    Edison Çela pas më shumë se një dekade i është drejtuar me një letër të hapur ish-kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama, përse nuk e la që të zhvillonte pronën e tij. “Pak metra larg pallatit të bashkëshortes suaj, në të njëjtin vend, edhe unë si trashëgimtar i pronës së bijës së Mehdi bej Frashërit, mora një leje për zhvillimin e pronës sime në pranverën e vitit 2000, nga ana e kryebashkiakut Brojka. Kjo ndodhi disa muaj para se ju të zgjidheshit kryetar i Bashkisë të Tiranës. Prona ime dhe ndërtesa për të cilën mora leje nuk zinte asnjë shesh për lulishte apo për çlodhjen e komunitetit. Për afër katër muaj që leja ishte e vlefshme, sipas detyrave që na la bashkia, ne investuam 15 milionë lekë të vjetra për të rregulluar infrastrukturën nëntokësore. Kur po bëheshim gati të fillonim punimet, ju papritur më anuluat lejen e ndërtimit, pak kohë pasi erdhët në detyrë, pikërisht me 8 gusht të vitit 2000. Vendimi juaj bazohet në nenin 62 të ligjit 8405. Nuk arrita kurrë të marr një shpjegim më shumë përtej këtyre radhëve që keni shkruar në aktin tuaj. Me muaj dhe me vite kërkova sqarime dhe informacion. Në fund, i lodhur dhe i pashpresë, bashkë me kushëririn tim, vendosëm ta shisnim pronën”, shkruan në letrën e tij, drejtuar Ramës, Edison Çela. Me tej, në letër Çela i ngre disa pyetje zonit Rama, se cilat ishin arsyet që ai nuk e la të zhvillonte pronën e tij, por mori atë vendim në vitin 2000, ndërkohë që vetëm pak vite më pas, në atë tokë ka dhënë lejë për ndërtim. “Kurrë nuk mora një përgjigje nga ju. Pse ma refuzuat të drejtën time për të zhvilluar pronën? Unë akoma nuk e di se pse ju e morët atë vendim, që mua dhe të afërmve të mi na kushtoi shumë, pasi u detyruam ta shisnim pronën shumë më lirë nga sa ishte vlera e saj. Për çfarë arsyeje ma hoqët mua lejen e ndërtimit, edhe pse nuk zija asnjë hapësirë publike dhe dhatë pak vite më vonë leje ndërtimi në një hapësirë publike 20 metra më tutje? Pse e përdorët nenin 62 për të më hequr lejen mua dhe pak më vonë dhatë leje vetë, edhe pse mbi hapësire publike, pa pyetur fare për nenin 62? Unë nuk pata kurrë rastin t’iu takoj kur ishit kryebashkiak për t’ju bërë këto pyetje, me gjithë përpjekjet e mia. Sot po iu drejtohem përmes medias, me shpresën se kësaj radhe do të marr një përgjigje. Në pritje të një përgjigjeje!”, përfundon letra e Edison Çelës.

  23. LORA says:

    Zoti Baze,pas masakres kryeministrore te 21 Janarit 2011,ti ke shkruajtur ne nje editorial se ajo gjeja qe i thone PD nuk ekziston me,perderisa ne te nuk pipetiu qofte edhe nje ze i vetem ne mbrojtje te te drejtes sovrane dhe kushtetuese te popullit per te protestuar.Ky deduksion i yti ka qene, per mua,krejtesisht i sakte.
    Sot na shkruan per “distance te heshtur te PD-se”.Me vjen natyrshem pyetja,-A ka apo nuk ka per ju PD???????
    Per mua,PD-ja ka qene qe ne themelimin e saj(brenda pak ditesh iu rrembye studenteve) nje bande gangsteresh,spiunesh te rregjimit te diktaures se proletariatit.Shqiperia eshte shume e vogel dhe rrjedhimisht eshte shume e lehte per ta njohur njeri-tjetrin.Nuk e kam votuar asnjehere dhe jam ne paqe me pergjegjesine time individuale qytetare,karshi fatit te Atdheut tim.

  24. alban4eva says:

    Salehu po e humbet pushtetin, kjo eshte e sigurte.. tani, nese ai si gjithmone do vjedhe, eshte tjeter gje, por me vota te drejta Saleh kucedra nk fiton as 10% te votave, biles edhe 10% jane shume..

  25. Tani nga Londra says:

    “Fusha e dytë ku po përpiqet Berisha të kompleksojë mediat, në të cilën bien shpesh dhe medie kritike me Berishën, është stërhollimi i teorisë së familjarët e politikanëve nuk duhet të përgojohen për shkak të politikës. Kjo është një tezë që jo rrallë u pëlqen dhe socialistëve, edhe pse në këtë rast nuk kanë arsye t’u pëlqejë”.

    manaxhimi i ceshtjes deri tani tregon se kjo ju pelqen socialisteve me teper. distanca e fshehte e Rames dhe reagimi i mefshte i socialisteve e verteton kete.

    Rama dhe fansat e tij shfaqen me teper te cliruar se te justifikuar nga paraqitja me dinjitoze e Lindes ne krahasim me Argiten apo klasi sic ju pelqen atyre dhe kjo eshte e mjaftueshme per ta hedhur pas shpine dhe kete beteje me Berishen. Vetvetiu kjo jusitfikon Berishen ne perpjekjet e tij per armepushim apo ne idene e tij se familjaret e politknave nuk duhen pergojuar.

    Gjithashtu Linda dhe Rama reaguan me shume vonese dhe kjo vonese tregon nje mungese te pajustifikueshme dhe papergjegjeshmeri para elektoratit. Une intervisten nuk e kam pare po per mua eshte akoma e paqarte nese leja e ndertimit eshte dhene padrejtesisht mbi truall te gjelbert apo jo, pasi nuk mjafton vetem te thuash qe ndertova mbi truallin tim.

    Cdo kyeopozitar ne cdo vend te botes do e kishte bere axhenden e tij kyesore dhe gjithe forcat apo mekanizmat opozitare do shfrytezoheshin ne funksion te sjelljes para drejtesisie te Familjes. Kurse Rama as vete nuk eshte pronuncuar per ceshtje. E pakta qe mund te bente do ishte te kerkonte doreheqjen e Berishes apo te deklaronte se po punon per pregatitjen e dosjen per ne prokurori.

    Keto nuk do kishin shanc real te arriheshin po do tregonin vullnetin e duhur politik apo strategjine per tu marre me kete ceshtje. Ne vend te saj ne gjejme nje kryeminister potencial qe ekzalothet ne twitter me performancen e shtylles se shtepise se tij.

    Nuk eshte thjesht hedhja balte ndaj pales tjeter qe i jep Berishes mundesi per manvovrim po mungesa e lidershipit socilaist apo tredhja e tij qe per shume veta shikohet si mize nen kesule.

  26. skenderi says:

    Eshte e turpeshme qe te zhvillohet nje zhurme kaq e madhe per problemin e ndertimeve me leje apo pa leje jo vetem ne qytetin e Tiranes por dhe ne gjithe shqiperine.Vecanerisht ne kryeqytet qe nga ardhja Sali Kelmendit dhe Albert Brojkes dhe me zbritjen nga zonat malore te malesoreve dhe katundareve ai qytet pothuajse eshte pushtuar nga keto cecene.Kujt i kujtohet pushtimi i gjithe parqeve e lulishteve te Tiranes nga keto vandale pas 92′.Kujt i kujtohet parku perballe hotel dajtit qe u kthye ne nje kafeteri dhe birrari gjigande qe vinte era urine.
    Kujt i kujtohet perroi i lanes qe u kthye ne nje kolektor te hapur te ujrave te zeza e duke u shendruar ne bordello fushore.Vetem pas 1997 filloi dizinfektimi dhe karantina nga qeverite socialiste qe u be e munder te shpetohej Tirana nga talebanet e Tropojes.Nuk e diskutoj qe dhe ne drejtimin e Edi Rames jane bere gabime por kryesorja eshte se e ktheu identitet.E keqja me e madhe jane vete banoret e Tiranes qofte vendalinjte qofte jabanxhinjte qe u ka hypur nje dalldisje per prona dhe per para me cdo cmim dhe kusht pa ruajtur linjat estetike dhe urbane per nje kryeqytet.Pashe dje te emisioni i blendi fuckziut emisionin me te ndyre qe kam pare ne televizionet shqiptare.Une nuk e kuptoj ate popull atje si duron qe te ndegjoje ca burra si shtriger qe po i shpelajne dhe ate pak tru qe i ka ngelur atij mileti.Ai ishte nje emision i gabuar me njerz te gabuar dhe me teme te gabuar.Si ka mundesi qe ish spiunat Blendi Feziu,Prec zoga,Arton Hoxha etj kane fytyre dhe dalin para publikut per ti dhene mend ne virgjirene e tyre.
    A e pate dje mostren Fejzi qe eshte nje nga shkaterruesit me kollare te tiranes ?Ky eshte jo vetem gazetar por hetuesi dhe gestapoja e berishes se bashku me zagarin fragaj ne mediat shqiptare.Me vjen keq po Tirana eshte bere nje superfshat jo i banueshem me perjashtim te disa oazeve te vogla dhe studiove te Fejziut qe eshte “nje bukuri qe vret”
    E gjithe kjo simfoni e shemtuar per disa shkelje protokollare ne leje ndertimi ne nje qytet te kthyer ne geto behet per te eklipsuar kapjen me presh ne duar te surratshpifures argite.Dihet qe dhe kjo histori do mbyllet sepse ndersa i jati i saj vrau 4 veta ne bulevard nderkohe gradohet burre shteti nga nje xhambasdor qe jo vetem po tallet me shqiptaret por dhe po injoron vete kushtetuten dhe shtetin amerikan me sjelljet e tia te nje zyrtari qe komandohet nga lobi i berishes ne shba.

  27. Ivani i madh says:

    Mero bravo per artikullin e goditur po nje pyetje do i mej kesaj Lareske te Berishes qe e njeh kapitalizmin apo jo. E njeh mentalitetin e shqiptarit qe smban pergjegjesi per huane e babait,nenes ,burrit ,gruas e femijeve dhe keshtu qe te jesh i sigurte qe te maresh ate qe jep me e pa perqindje eshte deklarata moj miope.Une kam rastin tim i jap kushririt tim hua nje shume te konsiderushme euro pa karta per ta ndimuar me qe ishte ngushte por fati e ndau nga kjo jete me thuaj ti zonje Lareske kuj ti kerkoj huane une tani . Prandaj kjo zonje e ka bere mire dhe ndimon dhe leket nuk humbasin fitimi i hua maresit cfardo qe ta kesh eshte perqindia qe spaguan.

  28. hej lora says:

    Hej lora. Eshte cudi sa shume ti dhe une mendojme njolloj. Pervec ato qe the, une te betohem qe se kam prekur kurre me dore gazeten rd. Po ta vulgarizoj, me fal, as ne banje se kam perdorur se mos me infektonte nga poshte.
    Me tmerronte banda mafjoze e pd kur dilnin neper rruget e tiranes me ato pardesyte bezhe. Me kujtonin teatrin e artur miller, arturo ui. Nuk e di pse I shikoja si nje parti fashiste qe po vinte ne pushtet me ndihmen e fashizmit nderkombetar.
    Shikoni dhe kete komentusin mentar_ kelmendas. Pretendon qe flet pese gjuhe. Shikoni sa mire e spellon anglishten.
    Po qyqar ngele o I shkrete I mergates se qyqeve.

  29. ILIRET says:

    Mark Marku tha se e-mail duhet te jene te paverteta, se po te jene te verteta kjo eshte shume e rende dhe skandal i madh i familjes se Berishes dhe i pushtetit te tij.
    Mirepo Argita pranoi se e-mail et jane te verteta, vetem se ajo, nuk ja mori dot paret pakistanezit.
    Ndersa te gjithe deputetet e tjere te PD, e pranojne ne konfidence gjate kafes me njeri tjetrin: Sa e pangopur lokja ( dikush i thote, lopa ), na turperoi.
    Dhe do te shikoni mbas humbjes se zgjedhjeve, kur ti versulen dhe ti bejne lecke te gjithe familjen, si cakejte…

  30. Drenicaku nga Gjermania says:

    Eshte nje ide e shkelqyar,
    sllogani BERISHA SHPORRU.

  31. bie shi says:

    -Te lumte z Mero,e ke stukuar shkrimin
    Ke qendruar ne gryke te kraterit qe po ulurin .. ..dhe po analizon saktesisht levizjet mbrojtese qe pasohen me shume gabime te cilat sot u mbuluan nga Mark -kapaku.po neser?..nje dite do shpertheje. S ka fasade mbrojtese
    Une nuk kenaqem nga fatkeqesite e te tjereve dhe fal megjithese jam tip iashper…Por koha eshte flori kur e vlereson dhe populli te mbron kur se shet.Une mendoj se te paret tradhetare te tiranit do te jene ata qe ka afer…eeeh te jetojme dhe te shohim..Nuk mund te kete nje diktator lumturi mbi fatkeqesite e popullit nuk mund te kete jetegjatesi.Nuk mund te behet politike me aktore te diktuar…Dita e gjykimit duhet te filloje nga piramidat e 97-tes, nga mafia,nga Neroni!

  32. kel ukaj says:

    Si njohes i mire i PD-se ne agimet e saja dhe klikes kriminale Te Sali Qenit ju them se para 20 vitesh u kam thene PD-isteve qe jane kafshe antikomuniste qe:
    Enver Hoxha emeronte Pashallaret e kuq.
    Sali Berisha po emeron Pashallaret e zinj dmth emeron Kapitalistet.
    Po kjo nuk eshte demokraci kapitaliste eshte “demokraci feudaliste otomane”.
    Kur flitnin per privatizimin e Albpetrolit e kam parashikuar qe çdo gje eshte e kote ne shqiperi. Une do ta falja Albpetrolin me tender e tranparence me kusht qe ta vente ne pune e te hapte pune per njerzit e te mos demtonte ambjentin. Po ata nuk jane ne gjendje te bejne asgje, jane te paafte totalisht, duke qene te paafte jane kriminele. Sali Berisha eshte kriminel, Vajza e Tij eshte kriminele, Djali e gruaja jane kriminele. Eshte nje Parti kriminelesh e si kriminele parazite te shoqerise. Ata dine vetem nje biznes, te marrin rryshfet pasi nuk jane ne gjendje te bejne asgje. Tani po i vjen fundi edhe rryshfetit dhe keshtu do vije fundi i tyre kriminal. AK propozon se do te sekuestroje pasurine e Berishes dhe do ta beje azile per pleqte. Gabon AK pasi ato pare duhen ti kthehen personave qe jane mashtruar. Une di nje rast ne shqiperi. Nje qytetar (nuk ja them emrin) ka dhene qindra milione leke te vjetra per te ndertuar nje hidrocentral. Ka humbur leket eshte nje person i falimentuar dhe as leje e as gje ka marre. Prandaj zoterinjte e AK dhe Opozites duhet te kerkojne nga qytetaret te denoncojne rryshfetet e dhena pa frike. Opozita duhet te jape ndihme juridike falas per te gjithe ata qe kane dhene rryshfete dhe premtoje qe pasuria e krimineleve do te vehen proporcionalisht ne dispozicion te tyre pas 23 qershorit.
    Se fundemi une mendoj se nuk eshte problemi shume tek 3.000.000 euro pasi investitori ka qene serioz dhe nuk ka rene ne kurthin e Saliut dhe familjes kriminale te tij. Problemi eshte per te gjithe ata qe kane humbur miliona ne firmen piramidale te familjes Berisha qe edhe Tema me te Madhin Mero Baze te kerkoje nga qytetaret te denoncojne çdo rryshfet qe kane dhene duke filluar nga 1.000 leke te vjetra.

  33. besa says:

    NUK KA KUSH ME FOL VETEM KURVAT E PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje