Mbi “Nacion(s)alizmin”!

26 Janar 2013, 21:34Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një shqetësim serioz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian rreth Sali Berishës dhe përpjekjes për të prodhuar një rrëmujë rajonale në hapësirën shqiptare. Nuk është një frikë që vjen nga nacionalizmi i tij klasik, as ndonjë frikë që vjen nga ndikimi i tij në rajon, por mbi të gjitha një frikë që vjen nga mënyra se si ai sillet kur i rrezikohet pushteti.

Burime të besueshme diplomatike në Tiranë bëjnë të ditur se Ministrit të Jashtëm, Panariti, i është dërguar një paralajmërim me shkrim nga qeveria e SHBA rreth përpjekjes së Berishës për të prodhuar një debat rajonal, me qëllim heqjen e vëmendjes nga problemet që ai po krijon brenda vendit. Paralajmërimi është një praktikë pune për t’i vendosur një kufi deri në çfarë mase tolerohet publikisht një retorikë e tillë. Aq shumë ka alarmuar qeverinë ky zhvillim sa kreu i LSI, Ilir Meta, po përpiqet të bëj gjeste distancuese, duke u dërguar sot dhe liderëve të Kosovës një mesazh paqtues dhe distancues nga retorika nacionaliste.

Por dyshimet dhe frika që vijnë nga Uashingtoni dhe Brukseli për retorikën e Berishës nuk janë dyshime klasike që vijnë nga nacionalizmat ballkanike.

Fjala vjen, kur nacionalistët serbë bëjnë paralajmërime, ata konsiderohen seriozë si nacionalistë dhe merren masa. Kur të njëjtën gjë e bëjnë grekët, po ashtu konsiderohen seriozë dhe merren masat. Problemi që ka Sali Berisha është se dy fqinjët tanë kryesorë që duhet të shqetësohen nga nacionalizmi i tij, deklarojnë publikisht që është diçka elektorale dhe drejtojnë shigjetat tek faktorë të tjerë nacionalistë brenda vendit. Është kjo arsyeja që dhe Perëndimi nuk është i shqetësuar nga ndonjë energji nacionaliste e Berishës, por nga biografia e tij dhe praktika e destabilizimit të faktorit shqiptar për nevoja elektorale.

Në vitin 1996, Sali Berisha pasi destabilizoi zgjedhjet e 26 majit dhe nxori opozitën nga parlamenti, tentoi të faktorizohej duke diktuar ndryshimin e skenës politike në Kosovë, mënjanimin e Rugovës, radikalizmin e Maqedonisë dhe kontrollin mbi liderët e rinj nga Tirana. E gjitha kjo as për të çliruar Kosovën, as për të fuqizuar shqiptarët në Maqedoni, por për të qëndruar ai në lojë me faktorin perëndimor si “baba” i kombit në Tiranë.

Tani është duke bërë ekzaktësisht të njëjtën gjë. Ajo që ai predikon nuk është nacionalizëm, por një “nacion(s)alizëm”, një lëvizje origjinale e Sali Berishës për t’u faktorizuar si njeri që ka aftësi të bëjë rrëmujë me faktorin shqiptar në Ballkan.

Në të vërtetë dhe ky është një mit. Miti kryesor ka të bëjë me faktin se Berisha kontrollon faktorin politik shqiptar në rajon. Kjo nuk është e vërtetë. Berisha është popullor tek pjesa rurale e Kosovës dhe Maqedonisë, por asnjë lider shqiptar në rajon nuk është luajal, ose si të themi një ushtar i besuar i Berishës. Në Kosovë as lideri i LDK, as i PDK, as i AAK as Pacolli e Daci, nuk janë njerëz të Berishës. Nëse i mbledh bashkë në një tavolinë, të flasin pa hezitim kundër tij, nëse sigurohen se dikush nuk ia çon fjalët. E njëjta gjë dhe në Maqedoni apo Preshevë. Ibrahim Rugova, për të cilin u kujtua më 21 janar, ditën e krimit të tij të përbindshëm, dy vjet pasi kish vrarë katër qytetarë, ishte një udhëheqës që jo vetëm nuk e deshi kurrë Sali Berishën, por e refuzoi atë të takonte apo ta priste në Prishtinë derisa vdiq. Sali Berisha e preku Prishtinën kur Rugova mbylli sytë. Nuk ia dha atë shans të shkelte sa ishte gjallë, për shkak të vetëdijes që kishte si lider paqësor, i moderuar dhe properëndimor. Berisha e di fort mirë këtë, ndaj tenton të përdorë premtime populiste për qytetarët shqiptarë të Kosovës,  Maqedonisë e Preshevës për t’u bërë i nevojshëm për ta.

Ai ulëret nga Tirana për lapidarin e UÇK në Preshevë, një simbol i ndjeshëm për shqiptarët atje, dhe bën sikur është gati të djegë Ballkanin për të, ndërkohë që në Shqipëri rrënon vlera të pazëvendësueshme kombëtare siç është afresku i Onufrit në një kishë të mesjetës në Elbasan, i cili nuk ribëhet siç mund të ribëhet një lapidar. Ai, fjala vjen, u premton se do t’u japë pasaporta dhjetë milionë shqiptarëve, apo që do bashkojë institucionet e Shqipërisë me ato të Kosovës, dhe realisht ajo që do të bëjë është thjesht të fusë nja 10 mijë shqiptarë të Maqedonisë të votojnë në Dibër dhe po aq në Kukës, të sigurojë nja 4 mandate deputetësh nga këto dy qarqe. Makineria e pushtetit të tij po punon në klonimin e një liste fallco votuesish, që kanë munguar historikisht në votime në këto qarqe dhe t’i mbushë ato me identitete të panjohura kosovarësh apo shqiptarësh të Maqedonisë.

E gjitha është një përpjekje e kotë, që nuk ka për të funksionuar aq shumë dhe ashtu si do Berisha. Diçka dhe mund të ndodhë, por jo ajo që ai ëndërron. Ka pak shqiptarë në Maqedoni dhe Kosovë që mund të përdoren si mish për top prej tij.

“Nacion(s)alizmi” nuk është një lëvizje nacionaliste, dhe as nuk merret seriozisht nga fqinjët. Ky është një fenomen tërësisht berishian dhe ka të bëjë në thelb me të kundërtën e atdhedashurisë, apo qoftë dhe frymëzimeve nacionaliste. Ai nuk ka të bëjë me vënien e vetes në shërbim të kombit, qoftë dhe me luftim, por vënien e kombit në shërbim të pushtetit personal, qoftë dhe me luftë dhe destabizilim. Ai është një virus që lind nga dekompozimi i demokracisë dhe rritet e fuqizohet nga përpjekja për të mbuluar rrënimin e demokracisë me rrënimin e shoqërisë shqiptare. “Nacion(s)alizmi”, nuk rrezikon fqinjët, as rajonin, por rrezikon gjithnjë Shqipërinë, sa herë që Sali Berishës i prodhohet një makth për humbjen e pushtetit. Në vitin 1996, “Nacion(s)alizmi” e çoi vendin në anarkinë e vitit 1997, dhe sot po tenton të bëjë të njëjtën gjë.

Ky produkt i rezistencës 22- vjeçare të Sali Berishës në politikën shqiptare, nuk kërcënon kurrë fqinjët, nuk është një fenomen eksplodues për ta, por një fenomen inplodues, pra një shpërthim që rrënon shtëpinë e vet. “Nacion(s)alizmi” tashmë i qartë i Sali Berishës është sot i motivuar nga braktisja e Perëndimit për të, nga frika e ndëshkimit ligjor të tij, nga fantazma e së bijës para sallës së gjyqit për “gjobat” tre milionë dollarë, nga fantazma e 26 të vdekurve në biznesin e të birit në Gërdec, nga hija e katër të vrarëve me dorën e tij para kryeministrisë, dhe katastrofa para së cilës gjendet politikisht dhe ekonomikisht pushteti i tij. Është mënyra si ikën ky njeri nga pushteti nën moton “pas meje qameti”. Është mënyra si ai lë pas një “tokë të djegur”.

53 komente në “Mbi “Nacion(s)alizmin”!”

  1. kelmendasi says:

    Nje zot se merr vesh se cfare analizon.
    Ne fillim thue se amerikanet jane alarmue dhe i kane thene Panaritit ashtu keshtu ma vone thue se nacionalizmin e Berishes nuk e merr kush seriozisht por eshte prpogande elektorale.Te harrosh mbas 10 rreshtash qe shkruen se cfare shkruen ne frazen e pare qofsh ti o Mero.Por fakti qe sot nuk flet per Argiten as nje fjale dhe rrekesh me kete analize qe nga nje rresht ne tjetrin kundershton veten tregon se te jane mbarue pallavrat
    Por edhe dicka te ka tremb me sa duket se dje kishe 80% te gazetes me Argiten.Sot 0% .Pse ? Nje zot e di.Te shohim ne vijim
    Mos selesiono komentet si Berisha ne facebook si[pas teje

    1. mirel says:

      Jane probleme te veshtira per zotin keto.
      duhet te zbrese ne Tirane dhe te merret me politike qe te marre vesh cfare analizon Mero.
      Mua me duket shkrim shume i mire.

    2. skenderi says:

      per kelmendasin=mentari=meleku= the same shit
      Ti mor jaron je duke i bere sherbimin me te madh mero bazes per dy aresye se nga njera ane i shton numrin e komentuesve qe ti i provokon dhe tjetra qe me idiotizmin tuaj fantastik injoron dhe vete mixhen Sale
      duke treguar niveli tuaj te injorances.
      -Para ca kohesh dikush te botoi disa komente tuaja te meparshme ku thoje se kishe 15 vjet ne belgjike,pastaj genjeje se kishe 50 vjet qe jetoje atje.Me vone kaloje ne disa super rrena qe kishe nje shtepi ne belgjike nje ne hollande tjetren e kishe ne singapor te djalit nje ne montreal te kanadase etj etj qe tregoje se cfare debili kozmik qe jeni.
      Dhe ne kete komentin e sotem qe e paska bere me drita te ndezura tregon se ju malokaret ,talebanet dhe salibanet e tropojes keni akoma frike nga nje mero baze dhe e konspektoni rrjesht per rrjesht dhe fjale per fjale
      Pse ju djegin kaq shume editorialet e tij me shume se dhe vete opozita kur ju tashme keni pushtuar gjithcka ne shqiperi ???
      Sepse ju keni frike se nuk mund te pushtoni te verteten sic zaptuat si pushtues shqiperine dhe do vije dita qe do te jepni llogari dhe do perplaseni ne dyert e burgjeve.
      Dhe per ty o kelmendas apo melek apo mentar qe ndryshon keto pseudonimet nuk do levizesh shume sepse nga menyra se si shkruan duhet te jesh gardian burgu dhe shtyn sherbimin me lap tapin e flamut nokes.
      Allahile due me tvet per nje gjo:
      A ke shkue hala n’kukes me bo “pashaportizimin e dyte” ne ate katund te kancerologut flammut qe ka ngel me 5 shpia ?

      1. nahlel says:

        O Zoti Skender.Njerezit jane te ndryshem nga njeri- tjetri.Une nuk u merakosa fare qe Kelmendasi nuk kishte kuptuar asgje nga ato qe shkruhen.Ti ben mire qe replikon me te ,por jane disa rob qe i bejne hije tokes kot them une e me te cilet nuk ja vlen mundimi…E megjithate po te shtoj dhe dy rrjeshta te tjera.Sigurisht qe kelmendasit kane bere pashaportizimin e dyte se kane hapur dhe nje faqe “welcome to Has”….sa per te qeshur.Kur na qenka kaq i bukur ky Hasi pse zbriten ne Tirane e na e shemtuan me fytyrat e tyre te egra….

    3. Dyrrahu says:

      Mbase zoti Mero Baze u “ndal” për të mos shkruar për Argiten meqenëse e kërcënoi nga ju të Berishës ndonjëri.
      Jo kelmendasi i mbushur me naivitet, zoti Mero Baze bënë analiza që duhet të futen në sisteme kompjuterike dhe të lexohen pas disa vjetëve. Ato mund të quhen analiza filozofike, të cilat janë thënë në kohën e duhur për njerriun e sëmurë nga skizofrenia. Ju që jeni mbushur me mëkate ndaj popullit në Shqipëri dhe shqiptarëve në përgjithësi duhet të kuptoni se nuk jeni vet zoti, por jeni faqje e zezë e këtij kombi të pafat, i cili po mban në krye një sharlatan e plebe.

    4. xhino says:

      o kemend -ik o race e qelbur se ca si ju plera malesie e moret me qafe kombin shqiptar

      1. fl says:

        Edhe kelmendasi-n e Temes e ka futur ne thes Meroja me kete:
        “Berisha është popullor tek pjesa rurale e Kosovës dhe Maqedonisë”
        Aty ben pjese dhe ai ?

        Paragrafi i fundit na tregon arsyet e delirt te Sali Ram Berishes sot.

      2. kashi says:

        kjo eshte pikerisht se cfare ben berisha me shqiperine , si klemendsi me lexusit e temes. ai jep nje koment negativ dhe te gjithe i kthejne pergjigje. kjo eshte shpjegimi ( destabilizimi)me i bukur i asaj qe shkruan mero baze ne artikull.

      3. Arjan shqiptari says:

        Mund te debatosh por jo te shash dhe ofendosh! Edhe Kelmendasi nje shqiptar eshte dhe nuk duhet te paragjykohet per mendimet dhe opinionet e tij.Te gjithe duhet te bisedojme dhe diskutojme me njeri tjetrin per te kuptuar dhe vleresuar realisht gropen e madhe dhe humneren ku po na hedhin Saliu dhe Edvini, te dy bashkeortake ne tragjedine qe po i pergatisin Shqiperise! une mendoj se te gjithe jemi ne gjume, jemi shastisur nga keta perbindsha dhe nuk po zgjohemi nga letargjia. A nuk e kuptoni se Saliun e mban Edvini dhe i ka organizuar te gjithe eskorten mbrojtese edhe per zgjedhjet e ardhshme? Ne kete kuptim shumica po behemi bashkefajtore ne gropen dhe humneren ku po e hedhin VShqiperine Saliu dhe Edvini!

    5. Lomi pri Baldushku says:

      Eh mër Kelmendas, t’a papska bo trunin Sala si eshkë. M’vje keq për ty. hajt tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.

    6. N Shabani says:

      Kelmendas nuk e kuptoj se ku do te dalesh por Mero e analizon situaten ne menyre te perkryer dhe thote se qellimi i Sali Berishes nuk eshte te destabilizoje fqinjet por te destabilizoje vete Shqiperine sic e beri ne 97-ten. Cfare ka ketu per te mos kuptuar.Per Argiten Mero ka folur perdite duke e quajtur “zonja 3 milioneshe. Mero ka shume te drejte dhe kjo duhet te na shqetesoje te gjitheve. Sali Berisha gjithmone keshtu e ben. Kur i rrezikohet karrikja ai shpik dicka ne lidhje me nacionalizmin per ti bere presion perendimit qe te zgjase qendrimin e tij ne pushtet qe ja po qe se ju nuk me perkrahni une e destabilizoj rajonin me ane te “babait te kombit”. O nene o nene ce ka gjetur shtepine tone me kete kriminel fashist dhe hajdut qe qellimi i tiji vetem eshte te rrije ne pushtet qe te mos i preket pasuria femijeve te tij dhe ai te mos denohet per krimet qe ka bere. Ke shume te drejte o Mero kur thua qe ai do te sjlle shqiptare nga Maqedonia per te votuar ne Diber te madhe dhe ne Kukes prape ai do te beje te njejten gje. Ai i ka te gjitha pushtetet ne dore dhe do te beje te pamunduren qe te qendroje ne pushtet duke vjedhur dhe manipuluar votat. Kete radhe populli nuk do te duroje me dhe do te ngrihet kunder tij dhe ne kete menyre ai e ka gati skenarin e 97-tes me Visho Ajazin e shikut i cili ka kthyer ne pune te gjithe ata punonjes te shikut te vitit 1997. Cdo gje eshte e pregatitur dhe mirekoordinuar qe nga Lefteria e KQZ-se, Kolegjit Zgjedhor, Jozefines, Arben Ristanit,Ilir Ruzmalit te birit te Cajupit, Lulezim Bashes qe do te beje namin ne Tirane me listat e zgjedhesve sic e ben ne 2008-ten per te manipuluar zgjedhjet. Ndersa Enver Hoxha kishte vene diktaturen e proletariatit dhe populli shkonte e votonte duke “kenduar e duke kercyer me daulle e me gerrneta qysh ne pike te mengjesit” ky ka gjetur nje menyre tjeter shume te ulet duke i vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet gjoja populli e ka votuar ate.Po ashtu edhe institucioni i presidentit eshte ne favor te tij edhe prokurorine edhe gjykatat sot per sot jane ne dore te tij prandaj edhe Amerika eshte e shqetesuar seriozisht se i di mire skenaret qe pregatit Berisha nen rrogoz per te vjedhur zgjedhjet.Nuk e di se si do ti veje halli por ne kemi thene gjithmone se n.q.s Berisha nuk iken para zgjedhjeve dhe te behen zgjedhjet nen drejtimin e nje qeverie teknike, destabilizimi i vendit eshte ne rrezik. Perse do te thoni ju? Sepse Berisha kerkon me force te vjedhe zgjedhjet dhe te rrije ne pushtet, keshtu Berisha ja arrin qellimit te destabilizimit te vendit dhe te gjitha ato retorika qe i ben sot kunder Serbise ne fakt ai po e shperblen Serbine duke e destabilizuar kombin shqiptar dhe kur behen rremujat ai me vone del pa lagur duke marre amnistine sic e mori me 97-ten. Pse duhej lejuar Sali Berisha jashte burgut pas 97-tes? Ate qe ka bere Bashkim Fino, Ilir Meta dhe Pandeli Majko ne lidhje me qendrimin qe duhet te mbanin ndaj Sali Berishes ne 97-ten eshte i pafalshem. Ai duhej futur ne burg dhe duhej denuar qysh atehere dhe ne sot nuk do kishim kaq shume probleme me korrupsionin dhe me demokracine ne Shqiperi. Ai ka vrare dhe ka prere njerez te pafajshem dhe e ka shkaterruar demokracine me kohe, tani ai kerkon vetem karriken e tij qe te mos i preket familja, asgje tjeter.Atij nuk i behet me vone per asgje as per atdheun as per shqiptaret si komb.Vigjilence o popull vigjilence se kete here ujku do ta copetoje kopene.

    7. Niko Maloku says:

      Shumica e ” kelmendasve “, gjithe jeten nuk kane ditur gje tjeter pervec se te hane kacamak, te luajne ” kapice ” dhe te kqyrin grate e njeri-tjetrit. Shkolla dhe kultura, per ta , kane qene nje gje e huaj dhe e parendesishme. Njeriu me i rendesishem, per ta, ka qene i pari i fisit. Mbare apo mbrapsht, kur i therriste ai, ata versuleshin ” perpara”. Nga njera ane pretendonin se ishin gati ” me vdeke per fe e atdhe ” dhe, nga ana tjeter, kur bajraktari e nderronte fene, keta nuk braktisnin bajraktarin per fene, por fene per bajraktarin. A e shikoni ” kelmendasin “? Ai eshte dakord me gjithcka ben ” kapidani ” Sali; edhe kur vret, edhe kur dhunon zgjedhjet, edhe kur iu jep grekeve detin, edhe kur mashtron e pastaj kthehet dhe thote se ” e kam thene per aresye elektorale”, edhe kur ” humbet” 230 milion Euro ne rrugen Durres-Kukes, edhe, edhe… Pse e ben kete ” kelmendasi” ? Sepse ka pak tru dhe thuajse fare karakter.

    8. dukati says:

      Kelmendas, tyj edhe të të ofendosh të bëhet qejfi. More burr, ti nuk ke nivelin e një mësuesi fillorje. lere më të kesh aftësi të korigjosh të madhin Mero. Mbylle halenë se e ke në gojë.

  2. Silva says:

    Perseritja e rremujes ne Shqiperi ndalohet vetem duke i prere rrugen vjedhjes se zgjedhjeve.Zgjedhjet do te vidhen me patjeter me Saliun kryeminister.Pra qe te mos kete rremuje do te thote zgjedhje pa Saliun ne pushtet.Kush ta beje se?

  3. profesori says:

    Dikur,ne fund te viteve 50-te,u fol shume per stalinizmin dhe per kultin e individit,kjo pas vdekjes se tije.Kujt ja merte mendja qe do te vinte dita te folej per SALINIZMIN?Dikush e quante ne nje koment k.m.-ne tone stalinistin e fundit ne Evrope,me duket se ka ardhur koha te rishikohen faktet historike.Jo,ai nuk eshte stalinisti i fundit,por SALINISTIi 1-re.Natyrisht qe per te aritur kete titull ai ka bere shum te mira.”Shoku” Enver,mesuesi dhe udheheqesi i tije shpirteror do te ishte shume xheloz ndaj nxenesit te vet po te ishte gjalle dhe te merte pultin e televizorit ne dore.Ai nuk do tu besonte syve.Ne cdo stacion televiziv te del perpara fytyra e ketij fenomeni,ne fakt duhet thene surrati,se i shkon me per shtat.Ateher,kur ndonje femije nuk donte te flinte gjume,apo te hante buke,nenat i thoshin:fli gjume,se erdhi polici.Iken ato kohe,tani ske nevoje te perdoresh policin(ata i kemi me shkolle te nalte,i ka paisur KRISTALI),zoti mos na lente pa ta,tani mjafton te hapesh televizorin dhe sa te shofin kalamajte surratin e Sales,mbulojne koken me batanije.Ky eshte misherim i kultit te individit.PS me duhet te mare ne telefon Met Mucen e Kristalit,qe te ndryshoje tekstet e filozofise,pikerisht aty ku folet per kultin e individit.
    Me lejoni te dashur bashkatdhetar ta mbyll me shprehjen time standart:
    jo per Salen,as per Edvine,as per Ilire,as per Jozeqine,jo,eshte fjala per Shqiperine,qe rrone e do te rroje ne shekuj.Faleminderit.

  4. jo me skllav says:

    Lexoje edhe njehere artikullin o “kelmendasi”,se me duket me heren e pare nuk e ke kapur. Alarmimi i amerikaneve eshte se z. Berisha kur te ik nga pushteti deshiron te lere prapa tij nje toke te djegur, te lere shqiperine dhe shqiptaret te shkaterruar dhe duke u vrare me njeri tjetrin. Pra Shqiperia nuk do behet ndonjehere shtet ligjor perderisa pas ikjes se Berishes duhet te merremi me shuarjet e flakeve dhe te varrosim te vdekurit qe ai do shkaktonte.Besoj e ke me te qarte tani.

  5. fidaho says:

    I sakte z.Mero.Vetem nacionalist nuk mund te jete,Berisha.Perse!
    1-sepse eshte personi qe populli i dorezoi “celsin”e arte ne 92,per te realizuar reformat demokratike,dhe sot,jemi me keq se ne 92,pasi eshte vrare shpresa.Berisha eshte arkitekti i vrasjes se shpreses tone.
    2-sepse eshte “burri” qe per karrigen presidenciale,dogji Shqiperine ne 97.
    3-sepse ishte kunder marrveshjes se Rambujese dhe U.C.K-se,
    4-sepse eshte protektori i invadimit te biznesit Serb ne Shqiperi,
    5-sepse eshte “kamarieri” qe u serviri Grekeve varrezat e ushtareve,
    6-sepse eshte “kamarieri” qe u serviri Grekeve hapesiren detare,
    7-sepse eshte “burri shtetit” qe vret qytetaret e tij,me duar ne xhepa,
    8-sepse eshte “burri shtetit” ka shitur pasurine kombetare,per dy leke,
    9-sepse eshte “burri shtetit” qe shtoi dhe nje shtet(ceket),ne radhet e atyre shteteve qe nuk duan integrimin tone,
    10-sepse ka aq shume sepse qe vertetojne se vetem “dell” nacionalisti nuk ka patur,nuk ka dhe nuk do te kete nga gjaku dhe dera e ketij fare “burri”.

  6. mirel says:

    Vetem me portretin kam ca pikpyetje.
    Mos e ka qe te trembe Berishen valle?

  7. sociologu says:

    Zoti Mero e ke vene piken saktesisht mbi germen i.

  8. troja says:

    sot, ne kete analiz, qenke orientuat edhe ti ne fushat elektorale….asgje qe nuk dime, nuk ke thene….qe jani bere bajat qe te gjithe, jeni bere…

  9. Kola i Mishit te Thiut says:

    Titulli prefekt dhe shkrim mjaft i goditur, qe ka marre spunto, ndoshta, nga nje koment, qe s’po e ze ne goje. Mgjth sh. bukur.
    Nje kerkese:
    Ju lutem perse nuk e lini te hapur ate
    S E P S E? (te Fidahos)
    Dhe le ta plotesojne komentuesit, pasi dhe shkrimi do te jete shume me i plote per nacion(s)alizmin.

  10. Lilolabja says:

    Mero nuk ka zot qe te del perpara,e ke vene gjahun ne goje e po e gelltit me gjithe familje.Jam e sigurt qe se ze Qershori vromen.Jemi me fat qe te kemi ne krahun tone dhe ke tere mbeshtetjen e gjithe shqiptareve te ndershem qe besojne tek vlerat e demokracise.
    Faleminderit,faleminderit ,faleminderit.

    1. e verteta says:

      Eshte hera e par ce komentoj dhe desha te them per te gjith komentuesit ketu,se kushfiton zgjedhjet e vendosin te tjeret e jo Mero ce esht nje servil pra ne ket rast jan amerikanet. Dhe neqoftese ata duan ce te rrij Sala ne pushtet nuk ka Edi as te tjer qe mund ta kundershtojn sepse ashtu ju intereson atyre prandaj mos beni tifozllek per keto shkrime pa snje far vlere vec per te shitur gazeten.Btojeni komentin.

  11. AHA says:

    C’do zanat do talentin e vet ,edhe ky zanati i te shkruajturit te komenteve me demek opozitare ndaj artikujve opozitare do talent e ky talent nuk mbeshtetet ne brilancen e komenteve por ne sasine e tyre ,shkruajne e shkruajne e e bejne te zezen te bardhe aq dukshem as te vjen turp te debatosh ,Egziston nje shprehje :nuk mund te debatosh me mediokrin(per te mos perdorur nje fjale tjeter) ,ai te terheq ne nivelin e tij e te mund me eksperience…pergezime “fidaho”per gjakftohtesine ,me teper mund te shkruaje por behet e merziteshme se perserisim e perserisim te njejtat gjera e keta nuk lodhen xhanem te na servirin te njejtat fakte si “merita”e te njejtin kriminel si hero.Shikoni te gjeni ndonje blog te perbashket te beni konkurence kush di ta beje te zezen sterre te bardhen me te shndriteshme e te kaloni ne orgji te perbashket…

  12. arber says:

    11-Sepse nuk eshte therritur asnjehere ne dyert e Prokurorise e Gjykates,qofte edhe per te deshmuar rreth gjithe atyre te keqijave qe i ka sjelle popullit, si ne pushtet ashtu edhe ne opozite.

  13. Antipadrejtesi says:

    Te gjithe kerkojne rrotacion politik ne shqiperi pas gjith ketij konsumimi energjish te nje pushteti te lodhur i cili ka filluar mire me perkushtim pas gjith ndryshkut te korrupsionit te Nano&co i cili pas marveshjeve me berishen i ruajti privilegjet e bizneset dhe u dekorua na kuvendi i topallit…por lakmia dhe makuteria per para nuk pati te ndalur duke vendosur ne pikat kyce njeres te besuar si ne K.K.P, dhe ne hipoteka si dhe ne qarqet e rretheve duke e pasur nen sundimin e pushtetit te vet…vetem te hapen dosjet e pronave qe na fillimi do dalin ne drit shum emra kush i ka perfitu toka e troje ne fusha e ne det!…C,far kane bere keta* te dy palet nuk ja ka bere dhe shejtani shqiperise, por ka vetem nje rruge sekuestro dhe burgosjen e te gjith atyre qe kan futur duart…por a do te ndodhi rrotacioni, duhet te ndodhi ,por a do ta dorezoje paqesisht,kjo eshte dilema e madhe se Nano e la , por ky mos e prisni ta dorezoje nuk ka shanse nuk do ta duronte dot nese do te rrezikohej familja e tij, prandaj eshte frika e nderkombetareve…por mbas tokes se djegur do kete nje drite dhe pastrim per te rifilluar demokratizimin e vertete te shqiperise.

  14. mir says:

    Diçka dhe mund të ndodhë, por jo ajo që ai ëndërron.
    E bukur kjo, Mero.

  15. Pena says:

    Faleminderit z.Mero.”Pushka top” tu befte!Me sakte s`ka si thuhen gjerat.

  16. mergimtari fv says:

    Vazhdo dita me dite Mero Djali , Sali Berishen ta kesh mik te prish pune , ta kesh hasem te ha mune , pas qershorit do kesh pune me ata fitimtaret paqesore qe duan ta nxjerrin ne pension politik si Nanon pa ju ngulur asnje gjemb ne kembe , deshirojme te gjithe te ndodhe e kunderta , paste fatin ai me familje e soj e sorollop si te kroatit Sanader qe te fitoje Shqiperia me shqiptaret mbi politikanet mafjoze e anti-komtare .

  17. nastradini says:

    PSE SALIU E MBAN ME DHEMBE PUSHTETIN SI ENVERI?

    Sepse e di mire qe po ra kete radhe nuk ka me ortak biznesi Fatos Nanon qe ta fshehe ne bodrumin e Bashkim Finos per te vazhduar trafikun e armeve te Enverit drejt vendeve terroriste te Botes se Trete si ne 1997-n. Per kete gje ju desh edhe Hashim Thaci prej Kosove, i cilli gjeti sekseret profesioniste nga Serbia per kete kontrabande shteterore. Azem Hajdari e morri vesh dhe kerkoi t’i futej treshes famoze Berisha-Nano-Thaci neper kembe, por gaboi dhe iku ne te semes. Po keshtu edhe nje gjeneral prej Kosove, sepse me tregetine kontrabande te armeve nuk behet shaka si nje tregetine e droges dhe gjynahqaret e pesojne gjithmone. Sot kjo treshe famoze prej ortakesh albaneze nuk ekziston me. Sepse nuk kane me se ta kamuflojne nga syte vigjilente te Botes, sepse lufta e Kosoves mbaroi dhe UCK-ja eshte vetem nje histori si perralle per kalamajte para gjumit te darkes. Por Saliut i ka hyre tahmaja te behet MILIARDER si Rokfeler ai dhe familja e tij dhe me te ardhur ne pushtet per here te dyte u mundua ta rinovonte kete biznes fitimprures ne Gerdec, kete here me ortak djalin e tij, por gaboi, sepse edhe HAJNIA kerkon profesionizem dhe dijeni specifike dhe u plasi BUMJA ne dore. Me pare kishte implikuar per faqe te zeze Ambasaden Amerikane, Pentagonin dhe vete Administraten e Bush-Djalit, qe u rendon akoma SHBA-s ne shpine akuza shqiptare per 26 te vraret, qindra te plagosur dhe biznese e prona te shkaterruara. Viktima te cilat nuk jane demshperblyer akoma nga Demokracia amerikane vetem per faktin se Bamir Presidenti dhe Sali Kryeministri nuk ja kane kerkuar kurre kete gje SHBA-s. Sic kane bere Burra Shteti ne vende te tjera ne raste te ngjashme. Ne panik se mos t’i dale ne shesh krimi i djalit te tij Saliu organizoi me xhelatet e tij dhe likuidimin e Kosta Trebickes, qe do t’i rije Kryeprokurores Ina Rama ne ndergjegje tere jeten per fallsifikimin e bere, likuidim i kryer njesoj si rasti vrasjes se Remzi Hoxhes. Me 21 janar e kishte pushtuar PANIKU i humbjes totale te pushtetit dhe kishte bere shurren ne breke nga frika kur shikonte pas xhamave te blinduar zhvillimin e situates ne bulevard dhe prandaj dha urdher te qellohej mbi protestuesit. Ne mjekesine ligjore ky panik shpjegohet me teorine e NICES qe spjegon fillozofikisht, se per ateistet jashte “UNIT” te tyre Bota nuk ekziston. Dihet se te gjithe Diktatoret e njohur ne Bote kane qene ateiste. Prandaj edhe Saliu i meshon me force pushtetit sepse e di mire qe jashte “UNIT” te tij Shqiperia dhe ASGJE nuk ekziston.

  18. balanca says:

    Salehut,karagjozit politik te te gjitha kohrave,drejtesia do t’ja vere breket ne koke dhe gjithe hajnat ne biruca

  19. Fadili,Malesi e Madhe says:

    Shembull i gazetarise, ne opozite me te keqen,do mbetesh gjithmone o Mero. Sa mjerane duken Sandrat e Fevzot,hoxhet e çilet, e sa gazetare te tjere sahanlepires,te cilet i ushqen sot çanaku i Berishes,Por…edhe ky po shterron tashme,pune muajsh…Vetem me editorialet Tuaja te perditeshme ne gazeten “Tema”,s’ka fushate me te mire kunder armikut me te madh te shqiptarve te te gjitha kohrave,komunistit te fundit ne Evrope.

  20. ninin says:

    faliminderit MERO per komentet tuaja

  21. kel ukaj says:

    Je interesant “Nastradin”, keto mendime kam pas nga 1998 me vrasjen e Azemit. Ishem me nja 10 demokrate mbaditen e varrosjes se Azemit. E din se demokratet nuk kane tru se trunin ua ka lare Saliu. Njeri nga keta demokrate tha -“mire ja bene Fatosit, nuk durohej me”. Ky demokrat u be me pas parlamentar e do te kete qene ne kryeministri me 21 janar pasi punon aty. Keto gjera qe shkruan “Nastradin” jua kam thene ketyre demokrateve dhe une besoj ne kete variant.

    1. nastradini says:

      I nderuari zoti Ukaj,
      keto nuk jane shpikje te imagjinates fantazuese, se nastradini nuk shkruan kurre pa patur dokumenta te mirefillta. Ministri i Rendit Taku dhe shefi i SHIK-ut Tosi e thirren Azemin ne nje vend jashte Tiranes dhe e paralajmeruan te heqe dore nga TAHMAJA e tij e SUPERBOSIT. Me teper nuk mund t’i thonin se AFERA e trafikut te armeve per ne vendet e Botes se Trete ishte ne nivele shume te larta dhe cdo gje ishte gatuar dhe pergatitur me kujdes nga shume profesioniste te fushes, krysisht nga Serbia dhe Kroacia. Por Azemi nuk i degjoi sepse kujtonte qe perballe kish Ramiz Aline e zgerlaqur si ne vitin 1991. Per kete edhe u likuidua fet e fet sepse me Mafien e Armeve dhe te Droges nuk behet shaka sic e ka treguar edhe praktika e ZEZE shpeshhere ne Bote. Prandaj edhe e VERTETA per vdekjen e Azem Hajdarit nuk do te dale asnjehere ne drite, sepse ne fund te fundit ASKUJT nuk i intereson kjo gje.

      1. n.martini says:

        Shume superxhiro ke marre ti me kete pseudonimin fucknastradin.Po na fryhesh si gjel dhe po na tregon hollesira sikur te jesh zevendesi i drejtorit te cia-s per shqiperine.Nuk le njeri pa share dhe ofenduar neper blogje komentesh ,cdo emer shqiptari qe ka qene ne krye te shtetit qe nga ismail bej qemali deri te ky monstra qe kemi sot.Vetem dy veta nuk ke share ne keto palokomentet tuaja hitlerin dhe esat pashe toptanin qe ke deklaruar se je nje pinjoll i tij.Vetem nje pyetje kam:
        Perse nuk e ve emrin kur komenton qe te falenderojme per kontributin tuaj qe i rrujte bythen enverin dhe tani ne fund ketij morracaku te vicidolit.
        Biles me kete urrejtje patollogjike dukesh qe ke qene ne sherbim te tyre dhe te kane hedhur si limon i shttydhur ne ndonje biruce ku atje te kane abuzuar seksualisht shoket e biruces dhe te kane lene me pasoja.Keto komentet e tuaja prej disa vitesh neper gazeta te ndryshme tregon se te paskan shperdoruar deri sa po shfaq ngaterrim zorresh ne tru.Je bere me keto komentet ketu si fantazma e esat pashe toptan tradhetarit qe ja ngriti kembet perpjete ai cubi avni rustemi sc e quan ti mor zvarranik blogjesh.

        1. nastradini says:

          Mbaje gjuhen e halabakut per tetate dhe sateme more rrugac GARIBI. Nuk te detyron njeri te lexosh nastradinin dhe te zhbirilosh shkrimet e tij nese nuk te pelqejne, por nuk te lejohet te fyesh dhe ofendosh te tjeret pa i njohur fare. Nga menyre e te shkruarit duket qe je i ri trupeshk dhe i paformuar, sic te ka bere dhe edukuar familja. Prandaj nastradini te meson te kesh pak me shume respekt per te tjeret ne kete forum te nderuar te TEMES, ne se nuk je KERCU si HU GARDHI qe nuk mund te latohet. Shko dhe bej ndonje shkolle qe te mesosh dicka nga Bota dhe Civilizimi, por nuk do te besh gabim te zgjedhesh ndonje fe dhe te fillosh te besosh tek Zoti. Sepse keshtu nuk do te dukesh si Kafshe Pylli ne forumin e TEMES. Keto jane keshillat e nastradinit per ty o GARIB-Djali dhe po te flasesh here tjeter per Esad Pashen apo per ndonje figure tjeter Historike laje mire e mire gojen e qelbur me kolinoz, nse e di se cfare eshte.

  22. ALDO says:

    E mor SALI c;na bone me degju MERO BAZEN si DEGJONIM ZERIN E AMERIKES para VITEVE 90. RROFTE SHQIPRIA.

    1. Askushi says:

      ALDO !
      Berisha dhe Beze jane ne SIMBIOZE me njeri tjetrin(sic ishin dikur Zogu me Konicen).
      Gjete bashkejeteses se tyre 15- vjecare,Mero ishte keshilltari ideologjik nr.1 i oborrit te Berishes. Ai i sygjeronte; ke gazete te hapte e ke te mbyllte(digjte); ke te linte e ke te hiqte;kush bente nga opozta, e kush s’i duhej me ne PD. Pas divorcit duken si armiq te betur , por ne fakt po i sherbejne perseri njeri tjetrit ne ngritjen e miteve te tyre. Mero duket si Shishko i koheve moderne(rebel,i thekur, i pa epur ne ndermarrjen e tij) Ndersa Berisha si i plotefuqishmi i ketij vendi dhe kombi(nacionalsalizmi), qe zoteron e kontrollon gjithcka,deri edhe opoziten,nje diktator ,diktatori i fundit te cilin do ta mundim vecse me vote(gjithnje sipas Meros)!
      Heret a vone, me hire apo pa hire, me vote apo referendum nje gje eshte e sigurte;Berisha me gjithe pushtetin e tije, nje dite do te ike. Po Baze cdo te beje?! Shishko, pas renjes se Zogut, “Fluturoi” me karvanin e radhes!

      1. nikollaq lesi says:

        Jam ploteshist dakort me ty o askush
        Asnje faj nuk ka berisha qe me dogji gazeten koha jone ne mars 1997.Paska qene ideja e Meros qe paska qene keshilltar i tij personal.Edhe ti askush qe ja vure flaken asaj gazete nuk ke asnje faj se ta ka mbushur mendjen Bazja.Edhe une e kuptova por me vonese dhe tani jam tuj bo qejf si zevendes minister i kultures,kjo asht jeta mor jahu le ta gezojme se eshte e shkurter .Nuk asht cudi qe keto fansat e meros dhe edirames ta ken prish me cekic ate onufrin ne elbasan me fute mue por nuk i ecen.

  23. Banda e kusareve
    ———————-
    Nga foltorja e kuvendit
    Shane, mallkon e ulerin,
    Kapobande i pari vendit
    Na mashtron me mrekulline.
    Hingelline nje pele hamshore
    Qe i mban iso te marrit
    Dizinjonte orizore
    Gjuhe neperke e shpirt te djallit.
    Krye lopa shet moral,
    Doc-kodoshi i Sulltanit
    E pse vodhi me dy duar.
    Nga kadiu doli i lare.
    E ky popull i sfilitur
    I duron keta tirane.
    Keta vrasin per te vjedhur
    Tre miljon u kushton firma
    Keta mendjet na kane tredhur
    Per pushtet shkelin viktima.
    Dhe jaranin e shtepise
    Qe buzeqesh duar gjakosur
    e kane bere djale per shpirte
    Ndaj vjedhjet su kane te sosur.
    I skopit intelektualet
    Cdo dy jave nje tancibao
    Jane rrogtare mercenaret.
    Ne not shok ka shokun Mao.
    Shembu popull me luge boshe
    Je mi kamuri ne bote
    Ne do vjedhim cep e qoshe
    Ndaj na duhet vota sot.
    Ty te vret buzqeshje e Bashes,
    Ali baba i mashtrimit
    do sjell koken e Ali Pashes,
    Popull ja hodhe mjerimit

  24. Edison Rrypi says:

    Shkrimi i zotit Baze është mëse i saktë nga ana analitike dhe bën mirë që rikujton atavizmat politike etë Berishës në fushatat e tij elektorale me një propagandë e slogane të vjetëruara nacionaliste,të cilat jo vetëm shqiptarët nuk ja marrin seriozisht,por edhe nërkombëtarët tani e dinë mirë se ai e bën këtë për të mbijetuar më shumë politikisht.Mendoj se, krahas demaskimit dhe antivlerave demokratike që ngjallin në realitetin e kohës tonë këto demonstrime,duhen nxjerrë(duhen diskretituar taktikat e tij për vjedhjen e zgjedhjeve të 23 qershorit.Këto taktika ai sapo ka filluar ti zbatojë.Mendoj se.Kjo është imediate(këtë në fakt duhet ta publikojë me forcë opozita jonë e squllët) nëse doni që Berishën mos ta keni edhe 4 vite të tjera në pushtet.

  25. gjergji usa says:

    Besoj se nuk ka ndonje shqetësim serioz nga SHBA & BE per retoriken pseudo-nacionaliste te SRB.Keto deklarata te tyre kunder SRB me teper duken si perpjekje per krijuar nje mendim se gjoja perendimi po “djersitet” per te penguar me heroizem SRB dhe gjoja po shpetojne Shqiperine dhe Ballkanin.

    E njoh me detaje te hollesishme shkaterrimin dhe kolapsin e shtetit shqiptar qe filloi ne maj 1996 vazhdoi tmerresisht ne 1997 dhe u mbyll ne shtator 1998.Pra pothuajse nje lufte civile e pashpallur 3-vjecare.Dikush thote se kjo ishte nje perpjekje e perendimit per te hequr SRB nga pushteti por une mendoj te kunderten.
    Ne ate kohe USA & BE ishin fajtoret kryesore qe Shqiperia kaloi ne vitet me te errta te historise se saj dhe faji kryesor ishte te mbyllja e syve para veprimeve fashiste te SRB dhe tolerimi extrem i tij nga nderkombetaret dhe vecanerisht nga Usa

    E njejta situate po perseritet dhe sot kur SRB qe nga Gerdeci& 21 janar 2011 e duke vazhduar me vjedhjen hapur te votimeve te 8 majit po
    perkrahet “nen rrogoz” nga segmente te dyshimta antishqiptare ne washington dhe bruksel te tipit wisner,tom ridge,dhe gollsbruket e europes.

    Mos ushqe iluzione i nderuar Mero per shqetesimin e Usa & BE ndaj nacjosalizmit te SRB.Impenjimi i tyre kryesor eshte mbajtja me cdo kush dhe cdo cmim i stabilitetit ne Ballkan qofte duke toleruar SRB te vjedhe votat hapur dhe te vrase protestues si qen rrugesh.
    Dy fajtoret kryesore qe shqiperia eshte ne kolaps sot jane:

    1-Tolerimi dhe legalizimi i nje regjimi kriminal SRB nga Usa & Be
    2-Impotenca biblike e opozites dhe shoqerise civile.

    Eshte antishqiptare qe perendimi po perserit nje 97′ te dyte duke lejuar dhe mbeshtetur votimet e 2013 nen menaxhimin e qeverise se blinduar te SRB.

    Nqs nuk kerkohet nga opozita shqiptare dhe faktori nderkombetar doreheqja e qeverise SRB dhe krijimi i nje qeverie teknike per menaxhimin e votimeve te 2013 ky do te jete nje deshtim tragjik dhe i pakorrigjueshem.Thjesht do jete fundi nje tragjedie qe mund ta titullonim :rreziku serberisho-amerikan per shqiperine.

    Keto diskutime pa fund per nacjonalizmin falls apo per koken ne stamboll te aliut do jene thjesht barcaleta tallese te saliut.

  26. era says:

    Detyra e fundit qe i ka lene serbi per te kryer: te leje Shqiperine te shkaterruar si ne ’97.

    Nastradini, dakord me shkrimin por jo me frazen se:”qe do t’i rije Kryeprokurores Ina Rama ne ndergjegje tere jeten per fallsifikimin e bere”. Nuk ka pse ti rije ne ndergjegje sepse ajo duhet te dale para drejtesise per mos kryerje te detyres per te mos thene e ipmlikuar per fshehjen e te vertetes.

    Kam nje sugjerim duke pare se komentet marin tjeter drejtim, “destabilizohen” nga komenti i lehesit te saliserbit kelmendasi( a nuk e shihni qe gjithmone eshte i pari???!!)te mos e pirdhni fare dhe vashdoni komente lidhur me shkrimin. Nqs do duhej ti pergjigjeshe kercenimit indirekt te tij do te duhej ti thoshe se Meros dhe stafit te tij ti hante kaken qe ne mengjes.

    1. nastradini says:

      Zoteri apo zonje e nderuar,
      Nuk eshte kollaj te luftosh me Saliun balle per balle per jete a vdekje. Shume TRIMA qe e kane provuar o jane likuiduar pa gjurme, ose jane arratisur tebtil ne dhe te huaj per te shpetuar koken. sEPSE trimeria me Saliun nuk pin uje, sepse iken per dhjame qeni dhe te vret si zog pule pa e kuptuar fare. Vrasjen politike Saliu e filloi shume heret me Remzi Hoxhen. Ne monizem kishte treguar prirje prej krimineli dhe vrastari me Shoshorin e kafkave antikomuniste, kur kerkoi varjen e tij ne litar. Ina Rama si Prokurore e Pergjitheshme e filloi detyren ne nje situate te veshtire: Dosja Durres-Kukes nuk ishte mbyllur, nderkohe qe HANXHARI i Saliut i rinte gadi mbi koke. Prandaj edhe gjeti me murafete procedure dhe e mbylli me inteligjence pa buje. Sigurisht ne dem te shtetit dhe shqiptareve dhe ne favor te Saliut dhe bandes se tij mafioze. Ketu lind pyetja: Po te kishte zbuluar Ina Rama te VERTETEN dhe te kishte cuar para gjyqit Bashen dhe Berishen per vjedhje monstruoze te fondeve publike ne rrugen Durres-Kukes a do t’ja dilte dot per t’i denuar dhe prangosur si kusare te Arkes se Shtetit? Mesiguri qe jo thote nastradini, sepse Gjykata do te vendoste te kunderten dhe Ina Rama do te fluturonte kokeposhte ne humneren ku do ta hidhte Saliu qe ne diten e vendimit te saj. Ina Rama si gjykatese me pervoje dhe grua inteligjente e dinte kete, prandaj edhe veproi me mjeshteri profesionale. Por rasti i Kosta Trebickes nuk eshte njesoj si HANJNIA Durres-Kukes, se ka te beje me jete njeriu dhe kompromiset marrin karakter tjeter. Prandaj edhe nastradini nuk eshte dakord me fallsifikimin e bere ne aktin e vdekjes dhe kompromisin qe beri Ina Rama me veten dhe moralin duke firmosur vdekjen aksidentale te Kosta Trebickes. Per mendimin e nastradinit qe atehere duhet te kishte dhene doreheqjen dhe t’ja varte ne qafe Saliut dhe birit te tij kete vrasje mafioze. Koha e tregoi se leshimet ndaj Saliut jo vetem nuk te SHPETOJNE, por te IMPLIKOJNE me keq akoma ne aferat e tjera te tij. Kur plasi afera e Gerdecit Ina Rama duhej e para te fillonte hetimin per vjedhjen makaber te Armatimit te Ushtrise, sepse provat i kishte taze para syve. Duhej te therriste ne banken e te akuzuarve Presidentin shqiptar Bamir Topi, sepse ishte Kryekomandant i ushtrise dhe ja kishte futur me gjume kur firma private Saliu&SON po vidhte si magjyp hindie ne mes te dite armatimin e ushtrise shqiptare. Ina Rama nuk e beri kete gje, por i pelqeu roli i BUKUROSHES SE FJETUR si ne perrallen e kalamajve. Me pas duhet te therriste ne banken e te akuzuarve Kryeministrin shqiptar dhe djalin e tij, te imlikuar te dy ne aferen e Gerdecit, njeri me VKM-te e tij, tjetri me SMS-te e tij. Per ta cuar deri ne fund duhet te therriste ne banken e te akuzuarve edhe Ambasadorin amerikan Withers sepse vete Aekretari i ambasades denancoi publikshit implikimin e tij ne kete afere te turpit dhe rezilit. Ina Rama nuk beri ASGJE megjithese provat dhe faktet flisnin me zerin e tyre ashiqare. Te gjithe keto ngjarje tragjike qe u lane qellimisht nga Prokuroria jashte hetimit dhe denimit do te rendojne ne ndergjegjen e Ina Rames per tere jeten dhe nastradini beson se do te vije dita qe ajo do te kuptoje gabimin qe i ka bere Vendit dhe Kombit ne kompromisin qe beri me veten. Por a duhet qe shoqeria te denoje moralisht apo realisht Ina Ramen? Mesiguri qe jo, sepse nuk do te ishte e drejte. Ina Rama ishte e para prokurore qe pati guximin t’i kundervihej Saliut dhe t’ja hedhe GELBOQEN ne sy kur erdhi puna per 21 janarin. Saliu u terrbua, e quajti “Lavire Bulevardi”, vuri per turp te Zotit edhe Jozefinen te fliste me gjuhen e rrugaces halabake dhe ngriti ne panik Komisione Hetimore. Ina Rama nuk u tut por me nenqeshjen e Mona Lizes se Leonardo da Vincit i theu me inteligjence sulmet dhe ne fund u terrhoq ne heshtje. Po te kishte vazhduar mund te ishte likuiduar ose akoma me keq ne variante HORROR nga bandat e sulmit te Sali Berishes. Prandaj po te veme ne kandar pminuset dhe pluset nastradini mendon se kjo zonje meriton admirim per punen e veshtire qe kreu. Sepse sikur e thashe ne fillim kur ke Derrin e Eger perballe me dhembet jashte gadi per te shqyer, nuk mund te perplasesh koke me koke me te, por perpiqesh te fshihesh pas ferres. Kete beri edhe Ina Rama. Sepse TRIMERESHA ME FLETE si Sabiha Kasimati nuk i ben me nena. Qe i hodhi GELBOQEN ne fytyre Enver Hoxhes dhe i tha: “Une nuk jam me ty dhe me Partine tende, sepse je SADIST!” Per kete e pushkatuan dhe e hodhen ne lumin e Erzenit prane ures se Beshirit ne te dale te Kombinatit intelektulen bukuroshe Sabiha Kasimati, qe ASKUSH nuk e nderon sot ne demokracine fallco te Sali Komunistit, qe cdo 5 maj shkon dhe ve lule ne varrezat e bolshevikeve dallkauke te Enverit.

  27. Tushi07 says:

    Shoku sali nuk e kupton ndryshimin mes te qenit patriot dhe nacionalist, edhe pse ai nuk eshte asnje nga te dyja .Ai do te mbuloje sic i thone ne gjuhen e rruges ,m… me shur…duke larguar vemendjen e shqiptareve dhe nderkombterave nga korrupsioni sistemik,dhuna,vjedhjet pasiguria dhe cdo gje qe perfaqson qeveria e tij prej manikinesh dhe putanash. Shume shpejt nuk do mbaje me uje pilafi dhe vampiret qe po perpiqen te na hedhin hi syve do perfundojne si Gadafi,uroj qe shqiptaret te zgjohen sa me shpejt dhe ti tregojne mbare politikaneve qe eshte demosi qe do vendose dhe jo me kusaret

  28. KASOLLE says:

    Berishes nuk i intereson Shqiperia dhe e ardhmja e kombit tone por ai ka nje interes shume te ngusht qe eshte ,e ardhmja e tij dhe e familjes se tij.Nacion(S)alizmi eshte mbajtja e pushtetit me cdo lloj menyre.Ta harroj cdo kush se saliu nuk do ti vjedh zgjedhjet e ardheshme ne bashkpunim me lsi.97 do tna duket lule para kesaj 2013 qe po pergatit.

  29. nahlel says:

    Me per te ardhur keq ne keto komente jane keta me nick -name te tipit:komunistat ne litar….apo mos e ka per komunistin baca Sali…Jeto o vlla me fantazmat e se kaluares jeto.Hap syte o i zi se jemi 20 vjet gjoja demokraci…

  30. laraska says:

    Berisha eshte shejtan budalla. Keto thirrje qe te gjithe e dime se qe nuk jane te verteta, jo vetem jane per te shmangur debatet mbi hallet e verteta te vendit, per te blere vota qe do sjell percarje mes kombit, por dhe per te larguar Shqiperine nga perendimi sidomos SHBA. Kjo e fundit eshte gjithashtu nje qellim i berishes qe shqiperia te mbetet e vetme ne arenen nderkombetare dhe keshtu vetem na zgjat doren rusia dhe na gllaberon pastaj.Dite per dite po largohemi nga SHBA dhe asnje sben fjale. Kemi qe ne nentor qe merremi me temen e bashkimit kombetar qe te gjithe e dime mire si mund te arrihet, dhe lejojme disa tipa si Berisha dhe shoket e tij te terhqim vemendjen nga realiteti hidhur dhe te tallen me ne. Mendojeni pak: A nuk kemi tere keto muaj qe cdo shkrim, debat, analize flet vetem per kete? Te gjithe e dime qe Berisha nuk e ka seriozisht, te gjithe e dime si mund te arrihet dhe jemi larg atij realiteti per faj tonin sepse e kemi lene shqiperine ne gjendje te mjerueshme, por prape perserisim keto gjera dite per dite. Pra Berisha ka arritur qellimin e tij: te shmang temat qe e trembin. Dhe asnji nga keta patriotat e vonuar nuk e thone troc te verteten. A sjeni velur nga keto tallje?

  31. BJS says:

    Mero, me pelqen shkrimi juaj edhe se nuk jam dakort me gjithcka qe thua por te respektoj per thellesine e mendimit gje qe eshte shume e rralle ne shtypin shqiptare. Nje verejtje te pare kam me vleresimin tuaj se Berisha mbeshtetet kryesisht ne zonen rurale te Kosoves dhe Maqedonise. Kjo me godet mua si ofenduese nje pjese te popullit tim qe me ben shume krenar. Nese kjo gje qe shenoni eshte e vertete ndoshta duhet te mendoni qe kjo pjese e popullit degjon tek Berisha nje mesazh qe mungon ne palen tjeter politike prandaj dhe e do. Me kete nenkuptoni qe vleresoni me shume mendimet e “intelektualeve” medioker te pamase te Tiranes dhe me gjere dhe qe jane nje pjese e madhe e fatkeqesise se kombit tone.

    Eshte e qarte per mua qe Berisha duhet te ishte larguar nga skena politike shqiptare qe me 97n por edhe me pare kur luajti nje rol kryesor per shpartallim e Shqiperise ne kohen kur duhej te ishte me e forte dhe te ndihmonte me shume shqiptaret ne Kosove. E kam kuptuar qe arsyeja qe Berisha eshte me ne politike eshte sepse pala tjeter eshte po aq e paafte dhe e korruptuar por nuk eshte as patriote dhe vazhdon te ushqeje tek shqiptaret nje mediokritet dhe inferioritet ndaj botes si ne kohen e Enver Hoxhes.

    Shqiptaret dhe politikanet tone mund te jene patriote shume te mire pa alarmuar asnje dhe te mbajme Ameriken shok te ngushte. Po, fillimi eshte forca e ligjit dhe zhvillimi ekonomik ne token shqiptare por parelelisht nje integrim te shpejte social, kulturor, ekonomik ne hapesiren gjithe shqiptare. Dhe nis nga ne te gjithe, une kam plan te shkel me kembe gjithkund ne hapesiren shqiptare. Por sikur ta bej dhe zoti Rama dhe te shkoje ne keto zona rurale qe permendni ju? Por sikur zoti Rama te dale dhe te perkrahi iniciativa, psh kampionat futbolli i berbashket me Kosoven, dhe nese e beson ne keto me te vertete me sukses do kete ndaj Berishes. Shqiptaret jane patriote, keshtu jane edhe Amerikanet per vendin e tyre, dhe zgjidhja nuk eshte te mos jesh patriote apo ta fshehesh patriotizmin apo me keq ta kritikosh ate por ta perqafosh. Problemi me Berishen nuk jane deklaratat e tij patriotike qe me te drejte kane qene te matura (quajti serbet albanofobe, tha te renet tane nuk vdesin kurre, tha qe trashegimia serbe te mos preket), por problemi eshte nje Berishe qe nuk po nderton Shqiperine dhe nje opozite qe kur merr pushtetin eshte po aq e paafte por me keq nuk e merr as pushtettin se nuk eshte as patriotike por duket sikur vazhdon politiken e Hoxhes per shqiptaret. Mos luftoni patriotizmin, le te ndertojme me te!

    BJS

  32. rexhep says:

    Mero,analize brilante.Ndodhesh ne nivelin ma te larte te intelektualit shqiptar qe guximshem ndrqon te keqen ma te
    serkequr te kombit.Kisha deshrue te pakten antaret e Akademis se Shkencave te nxierrin mesim nga analizat tuja.
    Tani me eshte aksiomatike,shikuar shume anshmenisht se kjo fatkeqesi kombetare do shembet turpshem.Nuk
    dikutohet me kjo.Ky monstrum ka ndertur rrugen e turpit ,neper te cilen po perfundon ne greminen e tradhtis.Kam nji
    ide qe per te ne pronat fazlliqit te ngrihet nji shtatore per te , ku nji kerriq(gomar),te qendrojj mbi Saliun e krrusurrNacion

  33. RAJMONDA says:

    PER KLEMENDASIN! PO KU MERNI VESH JU NGA ANALIZAT E MEROS.JUVE JENI MALOK E BIR MALOKU, VETEM EHE HE HE HE HEJ ,TE BENI NEOER MALE DINI .TE LUMTE DORA MERO SI GJITHMON I SAKTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje