Intelektualë me qira

29 Janar 2013, 21:49Editorial TEMA

Nga Andi Bushati

Duke ndjekur një taktikë të njohur të politikanëve shqiptarë, që për tjetër gjë pyeten dhe tjetër përgjigjen, Edi Rama, i është rikthyer disa herë, me të njëjtën mënyrë, “shqetësimit” të gati 500 nënshkruesve të peticionit që i kërkonte opozitës votimin e tre ligjeve të famshëm. “Po për zbardhjen e 21 janarin, a janë të gatshëm të firmosin ata”- ka qenë reagimi i kreut të opozitës në Twitter. Megjithëse Rama e ka të vështirë të përballet me pyetjet se pse nuk i voton këto ligje; se a janë ato më të rëndësishme se alibia e Fierit; se pse vë kushte herë pas here për të penguar atë që pranon lehtësisht më pas, në një gjë, së paku, ai ka të drejtë. E drejta e tij, paradoksalisht, qëndron te shmangia që bën nga thelbi i problemit: kur merret jo më me idenë, por me mbartësit e saj.

Në pamje të parë afro 500 nënshkruesit e peticionit për votimin e tre ligjeve mund të ndihen të qetë për firmën e tyre. Ata kanë dhënë emrin për një aspiratë që e ka një shumicë dërrmuese e shqiptarëve, për një ëndërr të vjetër të lindur së bashku me demokracinë, për një jetë më të mirë dhe për më shumë asistencë nga Brukseli. Ndonjëri prej tyre që ka edhe pak vokacion politik, mund të thotë se pavarësisht se faji për mosintegrimin nuk është vetëm i opozitës, kjo e fundit duhet të bëjë maksimumin dhe pa kushte për integrimin, sepse vetëm më pranë Brukselit dhe më e kontrolluar prej tij, Shqipëria bëhet më e mirë. Pra, problemin deri këtu të gjithë nënshkruesit e kanë të zgjidhur me ndërgjegjen e tyre. Ata mund ta qetësojnë veten se po bëjnë gjënë e duhur. Por, pyetja përpara tyre (në fakt përpara atij grushti të paktë njerëzish që mund të konsiderohen më seriozë dhe që nuk e kanë bërë këtë si qokë miqësore apo si mbrojtje të pagës së përmuajshme) nuk është kjo. Pyetja përpara tyre është ajo që duhet t’i bëjë vetes një njeri që kërkon të marrë rol publik: a do të kisha vepruar kështu në çdo rast?

A vepruan në të njëjtën mënyrë këta 500 vetë, të thekur për integrimin, kur gjithë Europa i bënte thirrje Sali Berishës, që mos e çonte kërkesën për hapjen e negociatave përpara zgjedhjeve të 2009-ës, dhe mos e përdorte këtë si kartë elektorale? Jo, asnjëri prej tyre nuk u merakos atëherë për Europën. Dhe në fakt rastet si ky janë disa. Shumëkush e mban mend “shqetësimin intelektual” që shkaktoi greva e urisë e opozitës në bulevardin qendror në Tiranë. Edhe këta të shqetësuar kishin të drejtë. Shqipëria e shekullit të ri nuk kish pse ngjante me një vend ku opozita gdhihej rrugëve pa bukë dhe pa ujë. Por, pyetja që shtrohet është e njëjtë? Po kur opozita u tërhoq nga kërkesa e saj për hapjen e kutive dhe pushteti nuk i dha as atë që i kish premtuar vetë, a ngritën zërin këta intelektualë të shqetësuar për paqen sociale dhe imazhin e vendit.

Ka dhe shembuj të tjerë. Lulzim Basha gjatë fushatës së tij për kryeqytetin krijoi përshtypjen se do të qeveriste edhe me veshin hapur për intelektualët e nismës për Tiranën. Shumë emra të spikatur në këtë qytet i shërbyen atij si fasadë në galopin drejt bashkisë më të madhe në vend. Por, sot, asnjëri nga këta intelektualë, që dëgjuan me veshët e tyre se, si pasojë e uljes së taksave buka në qytetin e tyre do të kushtonte më lirë, se të pahipotekuarit do të ishin me hipoteka që këtu e një vit më parë, se Tirana do të qe më e gjelbër dhe jo siç projektohet në planin e ri rregullues, nuk kanë pasur guximin të bëzajnë, kur asnjëri prej këtyre premtimeve nuk është mbajtur.

Prandaj këta mund të quhen pa frikë intelektualë me qera. Shërbyes që pushteti i kurdis të flasin kur do, dhe i mbush gojën me pambuk aty ku s’i intereson.

Prandaj është e kotë të merresh me ta rast pas rasti. Se në pamje të parë ata janë në krahun e duhur, për Europën, për vendin, për stabilitetin, dhe për Tiranën. Por, kur veprimi i tyre nuk shihet thjesht si momental, kur kërkohet t’i gjendet koherenca në kohë, ata dalin zbuluar. Në mikrosekuencat që ata kapen për të reaguar ndoshta kanë të drejtë, por në kronologjinë e filmit të madh, që jep një pamje të plotë të shoqërisë shqiptare, ata rezultojnë sharlatanë. Sepse në këtë film të madh, ata kanë përzgjedhur të shohin vetëm ato momente që i duhen pushtetit dhe godasin opozitën. Pra, imazhi që ata përcjellin është i shtrembëruar e për rrjedhojë mashtrues. Sepse ata nuk kanë zë për të mbrojtur parimet që kanë shpallur vetë, ata kanë vetëm zell për të përsëritur atë që u kërkohet.

Dhe në këtë kuptim zëri i tyre është krejt i papërfillshëm për shoqërinë. Ndaj Edi Rama, megjithëse nuk ka të drejtë që vazhdon të pengojë me alibi votimin e tre ligjeve, ka të drejtë kur merret me profilin e tyre si mercenarë të pushtetit.

70 komente në “Intelektualë me qira”

  1. Gole Durrsaku says:

    Ik ore Andi, ti vete kalon perdite neper nje rruge fshati tere gropa, qe e asfalton gjoja Basha sot dhe asfalti i iken neser. Dhe ti rri si guak, me gojen mbyllur.

    1. DAUT SKELA, VLORE says:

      Plaga duhet ngacmuar që të nxjerrë jashtë qelbin e saj.
      Berisha duhet penguar me cdo mënyrë që të vazhdojë të qëndrojë në pushtet.
      Nuk mund ta qëllosh për duel Sali Berishën me dorashkën e bardhë të kalorësit, sepse ai të qëllon me një thes me bajga shpifjesh e të sharash.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/hale-hale-kjo-dynja_3.html

      1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

        Andi Bushati nje gazetar profesionist, intelektual i pavarur,dhe analist kompetent.
        Eshte interesant ta lexosh kur shkruan ashtu dhe si i ftuar ne studiot e ndryshme televizive.

        1. Epirioti II says:

          Andi Bushati, eshte nje cun i llastuar me seder te semure, qe ato qe tjerr neper kafe me vellezerit siamez Shkullaku, Kikia, Lubonja, Zheji, i kthen ne darke ne shkerdhato-analiza qe ai i shet publikut per Puritanizem intelektual, por qe jane PUTANIZEM intelektual, jo i nivelit ordiner si te Artan Hoxhes, por i sofistikuar, si rrjedhoje edhe me i demshem.

          Preferoje 100 here me mire te degjoje Henri Cilin qe e ka stampuar veten pro regjimit dhe qe e mbron kancerin Berisha me me dinjitet, se keta neperkat qe listova siper qe Bushatin e kane perfaqesuesin me ekselent.

        2. Epirioti II says:

          Tema, nje zhgenjim i madh prej jush. Nuk eshte lene gje pa thene per Meten, Berishen, Ramen e deri tek Vorpsi, Ciljeta. Sapo ju thane ca fjale kunder Bushatit filluat censuren ?!

          Ky eshte kushti qe ju ka vene Bushati, qe te shkruaj tek ju, qe te censuroni komentet negative ?! Nga Bushati e pres por nga Mero nuk e prisja kurre.

    2. analist says:

      Guaku rri me gojen hapur dhe jo mbyllur mor budalla ?

    3. reformer says:

      pyetja eshte: keta jane 500 “intelektuale” apo 500 “hallexhinj” qe kane frike se mos u heqin te drejten per te firmosur ne bordero!

      nese eshte kjo e dyta, nuk do ti falja, por do ti kuptoja.

  2. gjoni says:

    z. bushati i beni nje pyetje ju S.Berishes, ke quan ai me te rendesishem integrimin e shqiperise apo kryetarin e qarkut te fierit , ne qoftese s.b ka me te rendesishem integrimin pse nuk zbaton vendimin e gjykates, opozita te mare ate qe i takon dhe ligjet miratohen,por e verteta eshte se s.b. nuk do integrimin ka 23 vjet qe pengon Shqiperine ne zhvillimin e saj

    1. fl says:

      E bukura eshte se sipas Salixhinjve ky i Fierit eshte pretekst i Edi Rames kunder integrimit ? Po ju u zhgarravina-pushteti kur e ditkeni qe eshte pretekst pse nuk ja plotesoni se i bie qe pastaj Rama do dal bllof duke mos i votuar prape.

      1. Uarda says:

        Qenkeni budallenj fare ju komunistet. Ore trushkulur, ne ate Europen qe po na e mohon Edi me ligesine me ekstreme, do te hyni edhe ju o idiote. Edhe pse jeni te kuq, Europa do t’ju pranoje edhe ju. Prandaj thojini Edit ti miratoje ato dreq ligjesh se late nam…

        1. Ben Chicago says:

          Uarda,keta kur shkojne ne Europe ose ne USA bejne si demokrate,si antikomuniste,si te djathte.Njoh shume shembuj personal nga jeta ketu,kur edhe djem te Sekretareve te 1 e te Kryetareve te Komiteteve,Kryetaresh Degesh etj,merrnin vertetime nga PD ne Shqiperi gjate kohes qe qeveriste PS, si te persekutuar per te marre azil politik.PO te duash pyet dhe Plakun cam komunist qe jeton ne Zvicer,qe mgjse ka punuar ne Ministrine e Tregetise ( Sigurimit) te Jashtem,dhe babane zv/minister te Enverit,ka marre azil politik.Kjo race keshtu ka qene gjithmone.

          1. anticensurë says:

            qikakaso,
            që uarda është e bukur dhe se çfar ha për të qënë e tillë e dimë!
            por mua ma merr mëndja që dhe ti ha të njëjtën gjë si ajo!?

        2. Albi says:

          Po ti kush je qe flet ne emer te Europes??

          Dhe kujdes kur thua komuniste, se dilka qe jemi akoma ne komunizem perderisa paska kaq shume.

          Europa nuk eshte banket ku do te haet me luge floriri. Asnje vend i anetaresuar ne Europe nuk ka perfituar ndonje dhurate. Te gjithe do rrime ketu ku jemi. Nuk do na vijne qeveritare te huaj, as police te huaj, as gjykates te huaj, as politikane te huaj.

          C’na duhen ligjet nese ato nuk zbatohen. Kryeministri nuk zbaton nje vendim te gjykates se larte. Kjo ndodh vetem ne Ruanda, Kenia dhe Mali. Keshtu qe mos na trego Europen.

  3. kushtrimi says:

    ME KUJTOHET PARA DISA MUAJSH KUR THOSHTE BERISHA QE ME MOS MIRATIMIN E LIGJIT PER IMUNITETET,RAMA PO BLLOKON INTEGRIMIN. ME VONE RAMA I VOTOI POR STATUSI NUK U MIRATUA.TASH KA MBETUR INTEGRIMI NE KETO TRI LIGJE THOTE AI QE NUK I MIRATOKA RAMA. DUHET TE JESH VERTETE I TRASHE PER TI BESUAR BERISHES. QDO DITE NE QEVERI E BERISHES ESHTE NJE DITE VUAJTJE PER POPULLIN. Tumori duhet hequr sa me shpejt.

    1. Ben Chicago says:

      Bushati ju thoni” Edi Rama megjithese nuk ka te drejte qe vazhdon te pengoje me alibi miratimin e 3 ligjeve,,”.Ka shqiptare te ndershem qe nuk e kupton se pse Rama nuk i miraton 3 ligjet( nuk e kam fjalen per keta bagetite e kuq te Temes)???
      Pse shoku Rama bllokon integrimin ne Europe???
      Pse pjesa me e madhe e popullit( dhe jo vetem 500 intelektual),i bejne thirje djemve e niperve te Bllokut te kuq,qe te mos pengojne te ardhmen Europiane te femijve te tyre???
      Pse Rama eshte kunder integrimit Europiane???
      Pse Rama eshte kunder bashkimit te shqiptareve???
      Kujt i sherben ky Njeri????

      1. ismet kuqi says:

        ben chicago na merzite me keto flete rrufete e tua

      2. Ivani i madh says:

        o Ben me keto komente po na heq malle e hetuseve te diktatures besoj se baben do ta kesh pasur ne hetuesi a sigurim perderisa i di mire keto psete.Tani ndjek po te njejten rruge po nen urdherat shokut te babes Berishen qe e do aq shume se te zvendesoi udheheqesin e babes Enverin . Bem babe te te ngjas edhe puna jote.

      3. alby @ Ben Chicago says:

        eshte Saliu yt, or hale fshati ,qe nuk do integrimin.Ai nuk le te zbatohen ligjet.Pse thua ti or idjot se do denohen Prendi me llupon?jo or jo se nuk le bajga te zbatohen ligjet.Jemi ne ceceni or mut-BEN CHICAGO.ik ore laj halete se ate dini ju me goje qe ju vjen era MUT

  4. Fakt says:

    I qarte dhe i drejtperdrejte Andi , si gjithmone!

    I vetmi rast kur ti Bushat nuk je aq i prere eshte kur perballesh me Frangajn. (Ne paradoksin e bashkejeteses se fshatarit te Lezhes me sarajet dhe sherbetoret filipanese , qendron sindromi i kompleksit te pasherueshem te ketij perfaqesuesi me tipik te ketyre 20 vjeteve) Me qe ra fjala, “intelektuali” Frangaj me skuadren e intelektualeve te KLANI -t – nuk e firmosen peticionin famekot???

  5. Dyrrahu says:

    Ah nënshkrimet.

    Sikur të ishin nënshkrimet për të zgjidhur probleme të mëdha nuk është e vështirë të mblidhen.
    Mjerë pushteti që thërret vazalë për t’i marrë firmen në këmbim të ndonjë groshi, siç do të shprehej Fishta.
    Pse asnjëherë nuk foli telallja e Berishes, ajo Topallja, për 65000 nënshkrimet, në kërkim të referendumit kundër plehërave të huaja që po e vërshojnë Shqipërinë edhe ashtu të ndotur??!!
    Unë jam pushteti, unë jam shteti, unë jam mbreti dhe unë jam Berisha. Kjo i shkon Berishes sepse ka një opozitë të kërcënuar me vrasje e me nxjerrje dhëmbësh dhe ka një popull që edhe nëse nuk ia jep voten Berishes ia vjedh dhe ia keqpërdorë me pushtim të të gjitha ianstitucioneve. Ky njeri pos vjedhjes dhe keqpërdorimit të pushtetit dhe shtetit i lëshon zogjtë e vet që të mbledhin çdo gjë mbi tokë, nën tokë dhe në gjysëmdetin shqiptar për tu pasuruar pashallëku i berishëve. Populli shqiptar le të rruaj ve të zogjëve të sëmurë nga mbeturinat e huja të sjellura në Shqipëri për interesa të huaja dhe të berishëve.

  6. aspirina says:

    Plotesisht dakord me z,Bushati,vec nje vrejtje kam. Nuk shkruhet “qera” por “qira”. Shih fjalorin e gjuhes shqipe dhe respekto gjuhen tende.

    1. anticensurë says:

      e ka respekttuar,titullin e ke sipas fjalorit,por duke qënë në demokraci ai është tolerant!për t’iu bërë qefin injorantëve e ka shkruar nga fundi “qera”!ndosha ka të bëjë më shumë me zakonet e jetës së përditëshme!në të gjithë shqipërinë shikon “qira” e “qera”!nuk di arsyen e kësaj po është fakt,si është fakt dhe rrëmuja në qarkullimin rrugor dhe në jetën e përditëshme!

  7. banija01 says:

    Pse e ka kaq te veshtire opozita ti pergjigjet se pse nuk i voton tre ligjet dhe i kushtezon me Fierin.

    Eshte shume e thjesht se vendit nuk i duhen ligje vetem per ligje ,kur ato nuk zbatohen.Ashtu si nuk zbatohet ligji i Gjykates se Larte per Fierin cfare duhen ligje te tjera per Gjykaten e Larte.

    Bushati dridhet e perdridhet me lojra fjalesh ne se ndihen te qete per firmen e tyre ne peticion.

    Ate e sheh edhe lakuriqi i nates qe ata firmosen per te ruajtur vendet e punes. Me te drejte Dr. Adem Harxhi ju beri thirje mjekeve qe jane gati gjysma e firmetareve pse nuk firmosin per gjendjen skandaloze te spitaleve dhe kushtve te punes dhe mospatja e barnave qe pacientet i blejne vete.

    Gjetja me e sakte qe ka bere Bushati eshte titulli “Intelektuale me qira”
    ose per mua :Intelektuale ne Tregun e Lire per shitblerje per tu bere me ta BIZNES.

  8. dhimitri says:

    Andi kam respekt per ju . Nuk ju njohe personalisht por nga ato qe lexoj dhe degjoi ne media kur ju flisni sinqerisht ju them Bashkohu edhe ti me ne te gjithe shqipetaret e ndershem dhe te largojm neodiktaturen bashke me diktatorin komunist sb

  9. ILIRET says:

    Po pse keta inte lek aktuale, nuk i bejne peticion Sales per pengesen e statusit per ne BE? Ne fakt Berisha e ka vjedhur Fierin dhe nuk e leshon.
    Sot po ta leshoj Fierin Berisha, neser ne jemi ne Europe. Pra per Berishen eshte me i rendesishem Fieri se Europa.
    Pra o inte lek aktuale, bejani peticionin Berishes, ne se doni sinqerisht Europen, ndryshe, heshtni…. sot dhe gjithe jeten. Me 23 qershor e zgjidh vete populli i Fierit kete problem…

  10. Akademiku says:

    Interesant.
    Kur pashe titullin e shkrimit, mendova: shif kur te filloje te permendi Edi Ramen ky tipi. Dhe me te vertete, sa filloi shkrimi ishte Edi Rama… dhe une qesha me vete.
    Nuk durova ta lexoj deri ne fund. Por pas paragrafit te dyte vazhdova bastin me veten; shiko kur ta kete mbyllur me Edi Ramen.. DHe po ashtu shkrimi mbyllej me Edi Ramen.
    E lexova shkrimin, por pas leximit qesha me vete, me bastin tim, – qe e fitova!!

    1. profesori says:

      As mish,as peshk,i thon kesaj qe ka shkruajtur ky zoteria.Isha i detyruar te investoja shume nerva per ta lexuar deri ne fund.Mero djali,ky pseudoanalisti kerkon te haje nga te dy anet,mendon per nje te neserme pa Salen,por pa e shprehur qarte.Mendoj qe nuk ja ka arit qellimit.Shum dobet,per te mos thene ndiej keqardhje,qe kjo kategori njerezish per nje cope buke mundohen te influencojne te tjeret,ne rastin konkret ta paraqesi perfaqsuesin e opozotes apo opziten vet jo me te mire se ata qe jane ne pushtet.Ne kete menyre legjitimon indirekt ata qe administrojne kte vend si te ishte kopeshti i babait.Personalisht mendoj se nuk e ndihmon TEMA-n,nje gje e tille.F.M.

  11. ajdin says:

    Atehere kur Brishes i kallet zemra per Europen,pse nuk heqe dore nga zaptimi i Firit?Hajde te votojme ligje,por une nuk i zbatoj thote Berisha:Vote ligje per gjukatat ne leter qe Berisha pastaj keta letra te marre ne tualet.Andi-shko pyte Berishen pse nuk zbaton vendimet e gjukates.

  12. Gimi says:

    Andi mos u lodh me keta rrogtare. Po ti pyesesh cjane keto tri ligje as qe i dijne fare. njerez qesharak. Po qesharaket nga te gjithe jane ata te Estrades Shkodres. Ata qe kan protestu dhe per gegnishten e Jozit

  13. lola says:

    Lluks i madh Andi tu kerkosh ketyre tipave dinjitet.

  14. Gabeli says:

    Mendoj se peticionin e organizoi Jozefina si karshillek ndaj Argites qe merrej me sqarime per milionat e saj. S apushi zhurma Ansar ushuan dhe intelektualet. Cne ata jane 107 mij rrogateare.

  15. Latif says:

    Andi, mire keq kjo PD i ve c aidjot ne rresht. Kesaj PS as idjotet nuk i binden

  16. Ndreko says:

    Ka lezet shkrimi i qart. Jo si heren e pare

  17. Preci says:

    Eshte nje shkrim shume serioz per nejrezit me jo serioz te vendit.

  18. Pilo Lala says:

    Mos e ka fjalen per Edi Paloken ky?
    Paloka i shkrete e ka problemin se i mbahet goja dhe eshte thuthuq, dhe kur i vjen goja kane kaluar ca kohe. Mos ja vini vesh, i ka ngelur qe kur e rrahen njehere.

  19. Delli USA says:

    Andi Bushati qe te jet i besueshem(sipas tij)godet ne te dy krahet, por gjithmon eshte i kujdeshem mos ta kaloj cakun qe do ti mbyllte deren e Fevziut.

  20. homeri says:

    —-E mo Bushati –edhe ju jeni i dyzuar,–bene analize shume te bukur dhe ne fund qe te jesh brenda dhe me BEN CHIKAGON , fut dhe EDI RAMEN , –po pse mo hileqar alibi e quan ti mos zbatimin e ligjeve te gjykates. Ta shpif me keto paralelizma qe ben

    1. Fiona says:

      Kjo puna e 3 ligjeve eshte si pika e ujit qe ka derdhur goten e babezise se Berishes per te gllaberuar te gjitha pushtetet. Madje eshte qershia mbi torten e uzurpimit te gjithckaje. Troc, keto ligje synojne te cimentojne dhe blindojne tere zullumqaret e pushtetit. Kjo besoj mjafton per te mos i votuar ato ligje. E dyta, a thua Evropa eshte aq naive sa ti mjaftokan keto tre ligje “cudiberese”, qe te na pranoka? Me nje fjale, Evropes nuk i mjaftokan 500 ligje, por i duheshkan edhe 3 qe te ngopeshka! Harrojeni! Ato 3 ligje jane shansi qe vete Evropa ia ka dhene opozites, si mesazh per Saliun se, nese vazhdon zullumin dhe nuk thyen qafen, ta harroje integrimin. Sikurse, nese fiton PS, te jeni te bindur se ato tre ligje as qe do te permenden fare. Evropa deshiron balanca dhe rotacion, or mik! Nese ka ndonje alibi per mosvotimin e tre ligjeve, te jeni te bindur se kjo nuk eshte alibia e Rames, por e Evropes. PS thjesht mbron karten qe Evropa i ka lene ne dore per te ushtruar sadopak presion mbi Saliun qe veshtire se ha pyke. Hajt e toleroje kete njeri te te vjedhe zgjedhjet perseri. Huqi me shpirtin, thote populli.

  21. Din Kruja says:

    Andi ti gjithmone ja fut kot. 500 peticionistet pothuajse nuk kane pasur mundesi tjeter, pervecese ta firmosnin ate. O Andi bllokmeni a mund te mungonte njeri ne parakalimet e 1 Majit ne kohen qe gjyshi yt ja u bente me dore nga tribuna. Aq edhe sot keta rrogetare te shtetit kane mundesi te refuzojne firmen. Pse Edi eshte i marre dhe i cmendur, mos u be edhe ti.
    Vetem mendja diabolike e Rames mund te bashkoje Fierin me mosvotimin e tre ligjeve. Ne Shqiperi sot llogariten me mijra vendime gjykate te formes se prere te cilat nuk zbatohen nga Qeveria dhe opozita asnjehere nuk eshte ndjere. Fieri ka lidhje me karriget e tyre ose me sakte kane gjetur nje sebep. E gjithe opozita eshte fustruar ne kete pjese sensitive te fushes se zbatimit te ligjit.
    E pat provuar para 3-4 vjetesh Topi ti drejtohej Qeverise per gjendjen alarmante ne zbatimin e vendimeve te gjykatave. Doli Alibeaj ne ate kohe Minister i Drejtesise dhe e etiketoi Topin genjeshtar, duke u justifikuar se keto vendime jane ne proces. Realisht edhe sot shumica e atyre vendimeve jane te pa zbatuara. Topi u tremb dhe ndenji urte pasi me ndryshimet kushtetuese qe beri i mencuri Rama mund ta shkarkonin. Opozita socialiste ne ate kohe i la ne balte si Topin dhe ate pjese te popullit te penalizuar nga arbitrariteti ekstrem i Qeverise.
    Edi do te ishte i besueshem per faktorin nderkombetar ne rast se do te demaskonte Qeverine per mijra e mijra vendime gjyqesore te pa zbatuara, pa ndare Fierin më vehte. Edi do te ishte me i besueshem para elektoratit te majte ne se do te kishte kerkuar hetim parlamentar per kete situate skandaloze te nivelit ne zbatimin e ligjit, duke i denoncuar per shperdorim detyre dhe shkelje te kushtetutes ministrat e drejtesise te ketyre 5-6 viteve te fundit. Per me teper qe shumica e vendimeve gjyqesore u perkasin qytetareve pjese e elektoratit te majte, pasi nuk u paguajne penalitetet financiare per largim te pa ligjshem nga puna.
    Edhe se fundi PS nuk ka pse ti thote krahut tjeter nuk e votoj ligjin per nenpunesin civil, po nuk me ktheve Fierin. Jo ti thote zbato vendimet gjyqsore per kthimin ne pune te nenpunesve te hequr ne kundershtim me ligjin. Kjo te con llogjikisht ne ate qe kreu i PS mbron vetem interesat e pinjolleve te ish nomeklatures se larte komuniste, per njerzit e thjeshte socialiste as do tja dije fare. Prandaj dhe ne qershor E. Rama do te dale rruar e qethur pasi nuk e beson me njeri ate megalloman, armik i se majtes shqiptare.

    1. Albi says:

      Po ti cfare beson? Se i shave te tere por nuk e kuptova thelbin.

      Pra, logjikisht, sipas asaj qe thua, dilka qe meqenese qeveria nuk zbaton me mijera vendime te formes se prere te gjykatave atehere Edi po mbron nomenklaturen komuniste!!!!!!

      Une vetem logjike qe nuk shikoj ketu.

  22. rinstinkt says:

    Bushatin ke gjithnjë qejf ta lexosh.

  23. andia says:

    shume dakord jam. ?

  24. VERONIKA says:

    Ti ,Bushati mu bère mè keq se Zheji.Gjeni njè emèr ,qè dihet qè bèn polemikè dhe zhgaravisni.Pra bèni zhurèm
    Titulli–Intelektualè me qera—opo vetèm tè ishin intelektualè,pa le tè ishin me qera.Janè administratè ,o njeri,shiten pèr 500 mij lekè tè vjetra,pèr vendin e punès,pèr njè kredi tè ulèt pèr shtèpinè,pèr njè sekretare tè bukur,ecc.ecc.Bushati–tè gjitha kto nuk janè prona tè njeriut,vetèm dinjiteti njerèzor èshtè pronè dhe i bèn intelektualè.
    Alibi e E.Ramès mosvotimi i 3 ligjeve???
    Ti nuk je mirè,ke probleme serioze,me gjithè intelektuahalet e tu.
    Vendim Gjykate,e ke dègjuar ndonjèher ktè ,e di çdo me thènè gjykatè???
    Ktu ,nè 3 mil.njerèz,po ta ekzagjiroj ca,jo pèr gjè po kèshtu mund tè shtosh dhe ca intelektuhalè,nuk zbatohet asnjè vendim,asnjè nuk gjykohet.Po e lej Gèrdec,21 Janar,se ndoshta intelektuhalèt nuk i dinè,po tè flas pèr njerèz,specialista ,qè flaken nga vendi i punès dhe fitojnè gjyqin–askush si kthen nè punè-vete ndonjè nga kta intelektuhaletè e tu,qè ka pajisur dhe macen me teserèn e pederave,leshelirave…..Asnjè vendim nuk zbatohet,nuk kemi gjykatès ,avokat tè gjykojnè Dajtin—vrau 4 vetè,Tabaku po tall….nuk po paraqitet fare nè gjykatè,kom.Tahiri la 2 jetim,ik o Bushati pash zotin,me gjithè Europèn tènde dhe kta dhiarèt ,qè derisa vajtèn 40 vjeç nuk kishin parè ndonjèher trotuar,e jo mè Europè.
    E di çdo me thènè moszbatim i ligjit??Pèr ty,pèr mua,pèr Argitèn e babit,pèr Xenin dhe kopilat e tij,pèr Berrrishèn,pèr Ramèn,pèr intelektuhaletè e pistè???????KAOS,KAOS,LUFTE CIVILE!!!!!
    Ju ngelèt duke mè shkruar jo po alibi e Ramès,jo po faji i pozitès,jo po intelektuhaletè.
    Andi,asnjehèr Berrrisha,as nè makthet e tij e do hyrjen nè Europè.
    Dhe sikur ta merrje statusin ,kjo do shèrbente vetèm pèr tè paguar faturat e asaj lavires me-pa shenjè nè faqe,dhe klanit tè Tropojès.
    Dhe sikur ta merrnin atè status,intelektuhaletè e tu ,do pranohen nè Europè pas 10 vjetèsh,ndoshta do bèhen qytet.ar europian,por nuk do jenè kurrè njerèz,dhe aq mè pak intelektualè.
    Bushati,shtrèngoje mirè lapsin,shkruaj tè vèrtetèn,tè paktèn ktu nè ktè gazetè,ose ndryshe ik andej me Zhejin!Ah se mos harroj…nè kaq popull sa ne jemi u bènè 500 intelektuhalè—ik lexo ndonjè libèr se ma shpife!Fakti qè dini shkrim e kèndim,nuk ju bèn intelektuhalè,ju bèn thjesht militant,qè dinè tè lexojnè vetèm parrullat e partisè!

  25. nikoman says:

    Ore po budallenje ngelet tere jeten more derezinje?.Edhe sikur te miratohen ato ligje, cdo te ndodhe? Sali po deshi i zbaton, po s`deshi nuk i zbaton.Pak ligje ka shqiperia qe Sali nuk i zbaton.P.Sh ligjet e gjykates per Fierin.Po po deshi EU te na i japi statusin , po kush i ndalon? Le te na i japin. Me ose pa tre ligjet Sali-Sali mbetet.Ne qershor do t`ja degjoni kengen Salit o Bushat.Mos harro , do ti bini bythes me shqelme sa te kenaqeni.

  26. Horri i Bulevardit says:

    Kur shqiptaret donin te ishin te barabarte me vendet europiane te demokratizuara, ne kohen e rregjimit te Enver Hoxhes, ishin pikerisht keta intelektuale qe nuk donin integrimin e shqiptareve, ishin pikerisht keta intelektuale, qe ishin mbeshtetja kryesore e rregjimit sadist te Hoxhes.
    Edi Rama me te drejte e ben gjithmone ate pyetje, se a do te firmosnin keta intelektuale peticione, per ndeshkimin e fajtoreve te Gerdecit, kur kryesori eshte Shkelzen Berisha? A do te firmosnin keta intelektuale, qe vrasesit e 21-janarit, te denohen, kur urdheruesi eshte Sali Berisha dhe Lulzim Basha?
    Intelektuale plehra, une HORRI I BULEVARDIT, JU DHJES JUVE BICIM INTELEKTUALESH; SE ISHIN INTELEKTUALET PLEHRA QE E BENE ZOGOLLIN MBRET; ISHIN INTELETKUALET PLEHRA QE I DHANE KUROREN E SKENDEBEUT PUSHTUESIT VIKTOR EMANUELI, ISHIN KETA INTELEKTUALE; QE MBESHTETEN ME PROPAGANDE ENVER HOXHEN DHE KOMUNIZMIN; JANE KETA INTELEKTUALE; QE MBESHTESIN VRASESIN DHE DIKTATORIN SALI BERISHA.

    Ju kam dhjere ju intelektuale plehra, ju qe shiteni per nje kothere buke me teper dhe harroni se fjala intelektual, eshte ne kundershtim me poziten qeveritare, prandaj juve mund te quheni BYTHLEPIRES, jo intelektuale, se intelektuali i vertete, edhe kur e cojne ne prag te varrit, mban dinjitetin e tij, se cdo intelektual e di qe vepra e tij parimore ne dobi te vendit qe perfaqeson, jeton me gjate, kur ajo veper ka qene ne dobi te atyre qe kane qene te shtypur.

    PRANDAJ UNE HORRI I BULEVARDIT JU THEM JUVE INTELEKTUALE BYTHLEPIRES TE QEVERIVE; JENI THJESHT CA PLEHRA QE KOHA DO TJU HARROJE; NE ATE KOHE QE VARRI DO TJU MBULOHET; SDO TE KUJTOHET ME NJERI PER JU; PER TE MOS THENE SE AKOMA PA U VARROSUR; DO TE THONE ATA QE JU NJOHEN:

    SHYQYR IKU DHE NJE PLEHRE.

  27. LORA says:

    Zgjidhja konform nente vendime gjykatash per Qarkun e Fierit,perben gur themeli per integrimin me standartet europiane,ne Shqiperi.
    E anasjellta,sic e trajton me rrufjanllek A.Bushati ne kete editorial,eshte garanci per integrimin ne grope te Shqiperise tone.
    Perpara se te merresh me neshkrues peticionesh te urdheruara,a ta mban bytha o Bushat te pergjigjesh se pse,procesi i afrimit te Shqiperise me Europen ne parametra reale (jo ne parametrat e dr.dhjeramanit dhe mediave klienteliste te tij) ka ngrire qe nga 2006-a??????Apo te ka dale nga mendja qe atehere ishim ne kilometrin e fundit?????Si do te pergjigjeshe ti per nje kilometer qe po mbush shtate vjet e nuk ka te sosur????????
    Ti nuk po ben ndonje gje me te ndryshme,ne kete editorial dhe te tjere,nga keta nenshkruesit;ti po merresh me Opoziten per pergjegjesite e brekedhjerit te historise.Kaq keq ja u paska zene koken me dere,dr.krimi??????? Per mua je duke e perdorur gabim intelektualitetin tend.TUNG.

  28. Aleluja USA says:

    E pashe te Fevzua heren e fundit,dhe ne nje moment tha i shkreti Andi, do ta them,thuaje i dha leje Fevziu….. me thene te drejten mu neverit por dhe ndjeva keqardhej njekohesisht.

  29. Shkodrani uk says:

    Le ti marrim gjanat shtruar. Pardje u diskutu ne kom e ligjeve ligji per sherbimin civil. Pra ky asht nje nga tre ligjet.Deri pardje,ky ligj nuk ishte gati per miratim. Si e kerkonte Sala dhe Zhelefina ket ligj te pa amenduar te votohej ne Tetor kur vetem pardje u soll ne komision??? Rregullorja e parlamentit akoma nuk asht diskutu ne kom e ligjeve,biles nuk asht arritur as konsensusi per te.Edhe ky asht ligji i dyte qe kerkohet,por nuk asht gati per votim. Te dy keto logje kan mbi nje vit qe ndodhen ne sirtarin e Zhelefines. Vetem ligji i gjykates se larte asht i gatshem per votim dhe aty opozita ka kundershtu,per faktin se qarku i Fierit i takon opozites me disa vendime te kesaj gjykate te larte. Kur vendimet e saje nuk zbatohen,pse duhet te vothet ligji??? Per ti ba qefin Saliut???Duke pas nen sherbimin e tije nje media Gebelsiane,te cilen e paguan per ti sherbyer pushtetit te tije,duke keqinformu publikun,Saliu perhap terrin e informacionit tek publiku. Analistet,qofte dhe Bushati,i dijne mire keto probleme,por i intereson te mos i sqaroje. Ne nje shtet demokratik ku pozita dhe opozita luftojne per pushtet,nuk asht kusht qe opozita te bahet garniture e qeverise.Nqs pozita nuk i ka votat per te kryer reformat dhe nuk asht ne gjendje te arrije kompromis me opoziten,ne demokraci,pozita sqaron popullin dhe shkon ne zgjedhje te parakohshme. Nqs vertet asht sic thot Berisha se populli nuk e duron Ramen sepse nuk voton ligjet,le te kerkonte zgjedhje dhe populli ti jepte shumice te cilsuar votash. Po ai e din se kurr se ka votu populli por ky i ka manipulu. Tani kerkon nje Shtet pa opozite,sic e kishte babai i tij shpirtror Enver Hoxha

    1. Che'G says:

      Rrespekte Shkodran!!Bukur,qarte dhe paster.

      1. N.VJOSA says:

        Shume qart shkodrani!
        Ja keshtu thjesht, duhet folur dhe me popullin nga perfaqsuesit e Opozites ne Televizione!
        Dhe jo te grijne Sallate, deri sa ti merzitin njerzit!
        T H J E S H T,
        Q A R T,
        S H KU R T,
        ME FAKTE,
        QË TE KUPTOJE EDHE AI FSHATARI I THJESHTE, EDHE MINATORI, QYTETARI,
        KUSHDO QE DO FAMILJEN E TIJ, SHQIPERINE, ATDHEUN TONE TE PERBASHKET!
        POSHTE BARBARI ,KUSARI, KRIMINELI !
        ———————-
        Keshtu siç flet ky komentues i thjeshte, duhet te flasin me popullin edhe deputetet dhe çdo eksponent i Opozites!
        Te komunikuarit me Popullin eshte
        A R T !….

  30. gjergji usa says:

    Kete shkrim te Bushatit kur e mbaron se lexuari te krijon pershtypjen se autori ka patur si qellim qe “ndeshjen“ midis Rames (EKR) me qiraxhinjte intelektuale ta nxirrte barazim biles dhe pa gola me rrjeta te pa prekura.

    Legjenda e votimit te ketyre 3 ligjeve eshte ne plan kalendarin vjetor te PD dhe PS per shplarjen e trurit te shoqerise shqiptare qe pothuajse po mbaron si process.
    Eshte identik me heqjen e imunitetit kur EKR beri rolin e heroit per dy muaj kunder atij ligji ne gusht-shtator.Pastaj duhej vetem nje takim “kortezie” me amb. arvizu per pak minuta dhe EKR u dorezua pa kushte si nje general opozitar i kapur rob.E njejta situate do ndodhe dhe me keto tre ligje sapo kryqzori arvizu te ankorohet pak minuta ne portin roze te PS ku do ndegjhet togfjalshi: per hatrin e intrigimit do ta votojme..

    Hiperbolizimi tej mase i ketyre tre ligjeve eshte nje tallje qe dipllomacia amerikane dhe europjane po i ben hapur fare shqiptareve.Sepse fix para nje viti perendimi i kishte vene keto kushte qeverise shqiptare per fillimin e negociatave.
    -hetimin e 21 janarit
    -videon e metes
    -presidentin konsensual
    -kryeprokurorin
    -kryeshikun
    -krye kontrollin e shtetit.
    Te gjitha keto kushte jo vetem qe nuk u plotesuan por u shkelen me te dyja kembet nga satrapi SRBI biles dhe duke u tallur me protestuesit qe vrau ne 21 janar dhe me familjet e tyre.Me ironikja ishte se ekspertizat “serioze” te FBI pefunduan si ato te Kosta Trebickes dhe NY Times.

    Te perdoresh fjalen intelektual sot shkakton humor.Vetem duke ju referuar intervistes se nazistit Kristo Papa(KP) ku perdhosi kombin,flamurin dhe dinjitetin dilet ne konkluzion se kjo shtrese shoqerore jo vetem qe nuk egziston akoma por jane kthyer ne intelektuale antishqiptare qe e pranuan nje monster me origjine shqiptare te na poshtroje publikisht.Te pakten KP ishte ne nje linje te perbashket me monstren tjeter SRB ne lidhje me gjakun e njejte me turqit.

    Ne shqiperi sot eshte vetem nje intelektuale qe eshte profesoresha e nderuar Flora Osmani e cila akuzoi me guxim vrasesin lul basha gjate fushates elektorale me hordhite tij bathoriane duke pushtuar ne kundershtim flagarant me cdo lloj ligji mjediset universitare.Nuk e hapi gojen asnje nga keto qiraxhinjte ..as dhe Andi Bushati vete me kompanine e tij

    Megjithse po behet kaq presion i madh per votimin e ketyre 3 ligjeve po shohim se ca “intelektuale ambasdore” po i shkelin vete ne menyre te shemtuar ligjet e tyre dipllomatike dhe te vete shtetit shqiptar.Jo me larg se dje intelektuali arvizu “I terhiqte veshin” intelektualit spahiu se mos rreshqiste..Tani natyrshem lind pyetja ;
    perse intelektuali ambassador arvizu vetem brenda ketij muaji ka dale mbi 12 here ne intervista show apo takime te ndryshme?.Ne cfare ligji dipllomatik apo shteteror bazohet nje interference kaq e ngjeshur dhe kaq banale ne keto nderhyrje te papergjegjeshme.Nuk e di a ja kapin valet andi bushatit keto 3 intelektualet qiraxhinj ambassadore.

    Me i lezeteshmi nga te gjithe qe folen dje ishte intelektuali Fyle i cili tha me shume emocjon se votimi i tre ligjeve ishte shansi i fundit.Fyerja qe na ben Fylja eshte se fjalen “shansi i fundit” e ka perdorur mbi dhjete here qe nga votimet e 2009 e deri tani.

    Mire se keto intelektualet te tipit david ibrahim cekici qe na dolen mercenare po me duket se dhe fylja me legenin volfarth kane filluar te ndjejne lezetin e H/C Marksit dhe te Engelit(jo elioti) qe ja rruajten kaparin e shitjes.

    Nqs beson ne zot i nderuar bushattlli mos na i zer ne goje me Edi Ramen
    ne edi-torialin tjeter se e ke kaluar masen.Jo per gje por lexova kalimthi gazeten RD ku kishte kunder Edi Rames plot shtate artikuj qe nuk ndodhte as ne zheminzhibaon e maos ne kohen e revolucjonit kulturor ne vitet 60′.

  31. vlora 1 says:

    O Andi Bushati habitem se si nje pijedashes si puna jote e gjen gjithmone mesin e arte…dmth shan pak majtas-shan pak djathtas dhe na e paraqet veten si analist objektiv ,i barazlarguar frikshem nga palet.
    Bobe-provoje nje here te mos pish dhe t`i sherbesh me mire njerezve me analizen tende sepse djathtas kemi nje njeri te degraduar qe per pushtet te ve flaken Ty,Mua dhe gjithe Shqiperise

  32. vlora says:

    ky eshte si lubonja vijne verdalle keta , sdine te percaktojne qarte problemin kryesor.Jemi i vetmi vend ne bote ku diskutohet opozita sikur ajo qeveris dhe keta tipa “analistash” qe ngjyejne gishtin te qeveria dhe futin hunden tek opozita.Nuk ka shqiperi evropiane me saliun dhe kopene e ” intelektualeve” qe edhe keta ngjyejne gishtin tek bytha e salikafshes se problemi seshte statusi por bagetite qe po mashtrojne bagetit e tjera.

  33. eli-tiv says:

    …s’ka anje justifikim qe te qetesoje keta njerez (intelektual)…argumenti qe une mendoj ndryshe …e te gjithe jemi njesoj ketu nuk ka kuptim..
    Keta njerez me emer-ze-fytyre jane rrjeshtuar me lulin vrases e saliun vrases i shumefishte…nuk jane intelektuale me qira…por jane mercenar..==> vrases me pagese ose per te marre pagen.
    Edhe ne komunizem vrisnin ne emer te popullit….sot vritet ne emer te europes etj……
    .si shembull…k.cashku…zh.ciko…nxoren lulin e thane ky vrases na duhet se ky na siguron vazhdimesine e punes…ne mos ..ne do ju vrasim vete !!

  34. banija01 says:

    Ben Chicago….
    patjeter qe di femije te komunisteve qe hiqen demokrat, se per ate paguhesh.

    Shyqyr Zotit qe nuk jetoje ne Shqipei dhe te paguaja taksa qe Visho Ajazi te jipte rroge ty.
    Po te paguaja taksa per tu paguar edhe Meleku,Mentori,Klemendazsi.Uarda,Ramy do kisha vrare veten.

  35. nini says:

    ti andi mos u bej ne dy krahet me shkrimet tuaja,ti e di mire si serviloset ne dy krahe se pyte baben tend se ka qene dikur per vite me rradhe krytari i fshf ne kohen e enverit dhe ky post ka qene i besushem per regjimin,dhe peticionet eshte prova me e mire se nuk jemi largu komunizmit,ligjet jane mu zbatu jo ligje qe nuk zbatohen,po ti pse nuk shkruve per gerdecin se nuk te interesonte se punoje ne tv berisha klan,po mbas 21 janarit qe dole puqist fillon te shkruash si ipa anshem, voto opoziten qe te largohet banda mafioze familjare injorante kanceroze qe quhet berishe komunisti

  36. xhimmy says:

    Zoterinj te gazetes .E dini ju se kush eshte Z.Bushati.I nipi i Hysni Kapos dhe njekohesisht i biri i Medi Bushatit qe kur ishte kryetar dege ne hetusi me ka shkul thonjte per te bere nje deshmi tew reme Turp qe ai na del ne tel dhe na ben moralizuesin

  37. gjoni says:

    uarda i thuaj saliut tend te zbatoje vendimet e gjykatave sepse evropa ku duam te hyjme eshte zbatim i ligjit dhe zbatim i vendimit te atyre qe votojne jo si ne kohen e babait te saliut, enveri, qe populli votonte enveri numeronte , nuk do ta cojme shqiperine ne shpellat e vicitolit.

  38. gjoni says:

    ti ben cikago thua per djemte e ish sekretareve qe bejne si demokrate, po kur u be demokrat dhe vete sekretari i partise dhe komunisti i devotshem 22 vjecar SALI BERISHA qe jetotente ne bllok me familjen e enverit na u konvertua si demokrate te tjeret nuk e paskan kete te drejte dhe aq me shume femijte e sekretareve, shume miopi ke.

  39. ftohte says:

    -Ngreje gurin (GIN) Andi!

  40. radio Brukseli says:

    ‘GAZETAR ME QIRA’
    Nje gazetar profesionist e aqe me teper i pa varur(jo me qira)nuk mund te shprehet qe 3 ligjet e aqe me teper ‘integrimi’ na u varka ne duart e nje njeriu me emrin EDI RAMA.mE KETE LLOGJIKE IDJOTESH NUK SHKOHEJ ASGJEKUNDI EDHE NE KOHEN E VITEVE PARA ’90 KU NUK DEGJOHEJ TE THUHEJ ‘KETE E KA NE DORE ENVERI’.Me 3 ligje e pa tre ligje me kete shtet e me keto mentalitete fatkeqesish edhe te atyre qe mbahen gazetare e ketu nuk e kam fjalen per fevzinj ballinjte nuk mund te shkohet as ne Europe por as ne hale.

  41. ftohte says:

    -Coje gurin (Gjin) Andi!

  42. aspirina says:

    Tashti kam dyfish respekt per Temen dhe Z.Bushati.

  43. azizi says:

    Me kete foto qe ke ketu,na nxorre mallin e gjyshit.Po sa i ngjake more i uruar,gjyshi ne bythe qenke.

  44. Fllad says:

    aspirina, respekt per Z.Bushati duhet te kete penicilina sepse atij po i behet nje sherbim jo i vogel.

  45. Pellazg says:

    Analist jo i keq,por i patrim në takime me Berishën!Do deshiroja te isha unë para kesaj qelbesire kombetare dhe t’i plasja ne fytyre demokratikisht goten e konjakut,kepucën në kokë,pështymën në fytyrën e shemtuar dhe te shtrember prej shpellari dhe pse jo….Gazetaret frikacake të Shqiperise kane me shume pergjegjesi se sa populli i munduar pse rri kjo qelbesire ende ne pushtet!Mos te harroj Bushati se kjo monster antishqiptare me emrin Sali,dyshohet se i thirrur nga Alia ne France eleminoi Hysni Kapon!…Sherbimi i fsheht,regjistron keto fjale te Bushatit dhe komentet sipas nje te brendshmi!…

  46. uragan says:

    …Bushati, analiste si ti , kerkojne kushte vertet specifike qe te ekzistojne. Duket qe larg lodhja, zhgenjimi me ate cka besoje,(nese ke patur ndonjehere ideale, apo parime), por duket gjithashtu, dhe joshja per te gezuar te mirat e te paturit grure me pusht-etin. Z.Bushati, nuk mund ta kesh mire edhe me opoziten qe ka te drejtat e saj legjitime, edhe me mazhorancen qe fatkeqesisht per ne te gjithe, po rreshqet ne binare antikombetare, por edhe me ata te cileve u drejtohesh, te cilet vriten ne bulevard ndersa ti pas xhameve mund te jesh duke shijuar kafene ndersa ben gati analizen e radhes. Bushat, ne rreshtat tuaj te bardhe une thjesht lexoj thjesht per, ministra te majmur e te korruptuar deri ne fyt, duke zhvatur ne menyre te perbindshme cdo gje qe ndertoi ky popull, me djerse e me gjak por qe po e vjedhin vetem me nje firme ndersa ju me beni avokatin e demokracise(apo analistin). Ne rreshtat tuaj(te bardhe, kuptohet) z.Bushati kryeministri thote vetem , karakteristike e DIKTATOREVE(me perjashtim te Enverit, qe thoshte ), ndersa ti ke frike t’ia thuash ne sy. Te kuptoj, sepse te imagjinoj atje tek borderote tek firmos per te marre rrogen, por kjo nuk do te thote se te jap te drejte. Dy kunguj nen nje sqetull, nuk mbahen z.Bushati, jo me tre! (Dhe dicka per stafin e Teme-s,) Ju lutem shume mos me censuroni se e keni bere disa here. Une e di qe po shkruaj ne nje gazete te lire, dhe jo ne fletushka te kontrolluara nga pusht-eti.

  47. drini says:

    Teksa lexoj me vemendje Andushin sepse me ngaterohet me M.Nanon!I nderuar Andush ti ke dy aresye te forta per te rifilluar luften e “ftohte”me Edin.Pike se pari Salen e ke ish doktorin e gjyshit e qe ishte merita e tij qe iku papritur e pa menduar,se dyti ti je shume larg me Edin e per pasoje niveli e smiri yt ptej andushi te bene te zhgaravishes disa reshta qe mr siguri ti deshifron vetem Sala e Muçi .Nje nga aresyet qe nuk behet Shqiperia eshte se jeni ca kokra qe mendoni se po te thoni diçka e keni aritur qellimin!Po e mbyll me thirrjen ” Poshte diktatura e budallenjeve”.

  48. kel ukaj says:

    “Xhimmi” nuk e di sa eshte e vertete keto qe thua. Por se do te ishte e vertete perben krim dhe antiligjore ne kohen e komunizmit. Se do te ishte e vertete zoteria Juaj duhej te kishte denoncuar qe ne 1990 dhe te kerkoje demshperblim. Se zoteria Juaj nuk ka denoncuar kete krim une mendoj se nuk eshte e vertete dhe eshte nje trillim. Tani ne flasim per krimet e komunistit Sali Berisha qe ja ka kaluar Enverit. Se do te kishte pasur mundesite e Enverit, Sala nuk dihet çfare do te kishte bere, dhe se do te ishte ne vendin e Ramizit e kishte lare ne gjak gjithe shqiperine. Do ta kishte lare ne gjak qe historia nuk do ta harronte.

  49. Alshe says:

    Intelektualet e vertete jane gjithmone ne krah te shoqerise dhe popullit te tyre dhe ne anen e qeverive vetem kur ato e meritojne. (Veshtire te gjendet nje qeveri te ne qe ta kete merituar mbeshtetjen e intelektualeve). Urimet me te mira, Andi. Nje shkrim shume i arritur dhe me analize te mprehte. Intelektualet e vertete e ndajne shoqerine ne qeveritare dhe te qeverisur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje