Gazetari i njohur, Alfred Peza, ka rrëfyer për herë të parë arsyet pse la gazetarinë për t’u përfshirë në garën politike me PS.
“Ka qenë një nga vendimet më të rëndësishme të jetës sime, për të cilën më është dashur më shumë se një vit kohë për ta marrë. Sinjalet e para për përfshirjen time në politikë më kanë ardhur nga drejtues të PS, pas zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011. Fillimisht, në formën e pyetjeve miqësore: A e ke menduar ndonjëherë futjen në politikë? Pse nuk e sheh mundësinë që të jesh pjesë e politikës? Ju gazetarët na kritikoni shpesh për vendimet dhe veprimet tona, pse nuk vjen që të kontribuosh edhe ti? Pse nuk angazhohesh me PS? Etj. I mora me sportivitet këto sinjale, sepse të tilla më kishin ardhur edhe herë të tjera. Rreth një vit më parë, diku nga pranvera e vitit të kaluar, kuptova se ato nuk ishin rastësore, por të studiuara. Ndaj qasja sa vinte formësohej dhe bëhej më konkrete, nga drejtuesit më të lartë të PS. Përgjigjja ime ishte negative. Kisha një kontratë me televizionin “Vizion Plus” si drejtor informacioni dhe realizoja dy emisionet e mia politike në javë. Prej shumë e shumë vitesh, isha munduar dhe besoj ia kisha arritur që të ndërtoja profilin e një gazetari të balancuar. Për rrjedhojë, në studio kisha përballë meje si rrallëkush, liderët dhe politikanët e të gjitha kaheve politike në Shqipëri. Pa përjashtim. Ndaj, vendimi për të lënë gazetarinë për politikën, më dukej i pamundur. Përpara ishin pushimet verore dhe bashkë me plazhin, besoja se do mbetej pas edhe kjo ide. Por, në vjeshtë, kërkesa për përfshirjen time në politike u bë më këmbëngulëse dhe konkrete. Ishte koha kur fillova të provoja se shprehja e njohur “Kurrë mos thuaj kurrë!”, ishte e vërtetë. Ndaj, në fund të 2012-s po shkoja drejt “PO”-së. Kjo më bëri që të mos i filloja emisionet televizive në janar. Sepse nuk doja në asnjë mënyrë që të përzieja punën e gazetarit me rrugën e re drejt politikës. Derisa në mirëkuptim të plotë me familjen, miqtë më të ngushtë dhe drejtuesit e televizionit (mirënjohja ime për pronarët e “Vizion Plus” do të jetë e përjetshme), vendosa t’i them “PO” ofertës së lidershipit të PS”, sqaron Peza për Panoramën.
Sipas tij, elita e sotme e gazetarisë shqiptare ka qenë në politikë më tepër se një pjesë e mirë e deputetëve të parlamentit që nuk u është dëgjuar as emri.
“Të jesh politikan, nuk është e thënë që të jesh domosdoshmërisht deputet, ministër, apo me funksione të larta drejtuese në partitë kryesore politike në vend. Nga 18 vite në gazetari, në 16 prej tyre kam qenë në pozicionet e kryeredaktorit ose drejtorit të disa prej mediave më të rëndësishme në Shqipëri. Prej më shumë se 5 vitesh kam drejtuar emisione të debatit politik në televizione dhe kam fituar shumë çmime kombëtare gazetarie. Kjo më ka bërë që të drejtoj punën për pasqyrimin e mbi 10 fushatave elektorale dhe zgjedhjeve që janë realizuar në Shqipëri. Pa llogaritur këtu analizat, komentet në gazeta e revista dhe pjesëmarrjen time si opinionist në shumë e shumë debate politike televizive. Për rrjedhojë, me apo pa dashjen time, unë kam qenë në politikë. E them pa frikë se elita e gazetarisë shqiptare për shkak të kulturës, profesionalizmit dhe ndikimit në opinionin publik, është në politikë shumë herë më tepër sesa një pjesë e mirë e deputetëve anonimë të Parlamentit, që kanë hyrë e kanë dalë me duzina përgjatë këtyre 23 viteve, pa ia mësuar askush emrin. Në këto kushte, kalimi im nga gazetaria në politikë është një proces më natyral sesa shndërrimi i fluturës në krimb mëndafshi. Ndaj, menaxhimi i këtij kërcimi aspak pindarik më duket jo i vështirë. Gjatë periudhës së tranzicionit, për t’u shndërruar nga gazetar në politikan profesionist, ajo që vlerësoj më shumë, është përpjekja ime e pakompromis, për të ruajtur të gjitha tiparet dhe karakteristikat e mia më të mira si gazetar. Duke u përpjekur pareshtur që t’i shtoj portretit të politikanit të tjera vlera që lidhen me veçoritë, specifikat dhe fushën e madhe të veprimit, në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, shprehet Peza.
Për sa i përket gazetarisë, Peza deklaron se ai profesion i bukur tashmë është në gjendje të “mjerueshme” pasi: “Gazetaria shqiptare sot është e sëmurë dhe në krizë të thellë morale, profesionale dhe financiare. Trupi i saj po sfilitet nga mungesa e trajtimit të barabartë nga qeveria, si në aspektin ligjor, financiar dhe kushteve të konkurrencës profesionale. Lajmi më i keq për mediat shqiptare sot është njehsimi i pronësisë, me drejtimin e saj editorial. Mediat shqiptare janë jashtë sistemit të kërkesë-ofertës, siç ato duhet të funksionojnë normalisht në një shoqëri të ekonomisë së tregut e në një shtet me demokraci funksionale. Është rritur autocensura, konformizmi dhe po ngushtohen çdo ditë e më shumë hapësirat dhe gradët e lirisë. Lajmi i mirë është se po lulëzon media online, një nga hapësirat më revolucionare dhe demokratike të epokës sonë. Për aq kohë sa unë isha në gazetari, jam munduar si pakkush që të jem një profesionist i balancuar, i lirë dhe i hapur për të gjitha palët. Kjo nuk do të thotë se mund të mos kem bërë gabime. Por për një gjë ju siguroj; ato nuk kanë qenë asnjëherë të qëllimshme, të shtyra nga dikush apo diçka jashtë profesionale. Gabimet e mia kanë qenë njerëzore. Ndaj, nëse dikush është prekur për diçka gjatë jetës sime si gazetar, sot është momenti për t’i kërkuar ndjesë. Kur vendosa ta lë këtë profesion, dhashë dorëheqjen dhe u largova. Duke mos rënë ndesh për asnjë çast me Kodin e Etikës së gazetarit dhe rregullat e shkruara e të pashkruara të këtij zanati kaq të bukur. Për të filluar një tjetër rrugë. Nëse edhe kolegët e mi të gazetarisë do të veprojnë kështu në të ardhmen, besoj se janë në rrugën e duhur. Por, nëse i shërbejnë politikës, partive, qeverive apo qeveritarëve të radhës, duke qëndruar në gazetari, atëherë ky nuk është problemi im”, apelon ai.
Sipas tij dallimet mes PD-së dhe PS-së qëndrojnë pasi: “Përveç një ndarjeje programore në lidhje me politikat ekonomike të taksimit, sot në Shqipëri është shumë e vështirë për një sy jo shumë të stërvitur, që të dallojë qartë ndarjet ideologjike mes të majtës dhe të djathtës, mes PS dhe PD, e kështu me radhë. Kufiri ideologjik që ndan sot të majtën dhe të djathtën në botë, është holluar gjithnjë e më tepër dhe ujërat rozë janë përzier prej kohësh me ato blu. Rruga e tretë e Toni Blerit i dha fund rrugë të majtës dhe të djathtës tradicionale. Rruga e katërt në Britani, Francë, Gjermani, SHBA a gjetkë tregon se më shumë se të majta apo të djathta, partitë politike sot ndahen në të mira apo në të këqija; në ndërtuese apo shkatërruese; në ato që i mbajnë apo nuk i mbajnë premtimet; në progresive apo regresive etj. Kjo analogji, vlen sot edhe për Shqipërinë. Si mund të jetë për shembull sot PD një parti e djathtë, kur ajo ndjek në tërësinë e saj rrugën populiste të premtimeve të së majtës tradicionale? Si mund të konsiderohet e djathtë një parti që ka dështuar për 23 vjet me radhë të realizojë dekomunistizimin e vendit; hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit; kompensimin dhe rehabilitimin e ish-të përndjekurve politikë; zgjidhjen e çështjes së pronës; legalizimeve; kontrollit mbi territorin; krijimin e shtresës së mesme; rehabilitimin e familjeve të mëdha; borgjezisë së vjetër; krijimin e klasës së re kapitaliste; hapjen e bursës dhe tregut të kapitaleve; kur vendi nuk ka sot industrinë e saj kombëtare; nuk e ka të përcaktuar sektorin lokomotivë të zhvillimit ekonomik të vendit; kur e ka lënë fshatin në një mjerim mesjetar; kur Shqipëria është i vetmi shtet i pagazifikuar në Europë; kur nuk kemi ende një regjistër të saktë kombëtar të të gjitha të dhënave të censusit; kur ujërat e deteve (Jon e Adriatik), një nga pasuritë tona më të mëdha kombëtare, vazhdon të mos merren në konsideratë; kur liria e Kosovës nuk po shfrytëzohet aspak si një mundësi për dyfishimin e tregut shqiptar dhe krijimin e hapësirës unike të ekonomisë dhe kulturës shqiptare në Ballkan etj? Nëse e djathta shqiptare sot ka një ideologji, ajo e ka emrin “Berishizëm”. Nëse e majta shqiptare ka sot një problem, ai është mungesa e solidaritetit, një dimension historik ky i së majtës europiane, që nga koha e revolucionit francez”, pohon Peza, teksa shton se është i bindur se PS është forca më e madhe demokratike dhe progresive e vendit, pasi njerëzit që e mbështesin PS-në janë njerëz me formim më demokratik dhe mbartës të një kulture më të lartë demokratike.
Ai rrëfen se ka marrë shumë urime, madje bekimet e marra nga Dritëro Agolli, Servet Pëllumbi dhe Rexhep Meidani, janë një siguri e shtuar për të. Ai thotë se telefonatën e parë të urimit e ka marrë nga Ilir Meta.
Përsa i përket pozicionit të tij, ai deklaron se: “Rolin tim brenda PS-së do ta përcaktojnë votuesit dhe anëtarët e forumeve drejtuese të PS. Pozicioni im i vetëm i përcaktuar deri më tani është qenia pjesë e ekipit të kandidatëve për deputetë me të cilët PS do të konkurrojë në fushatën e zgjedhjeve të 23 qershorit 2013”.
Peza deklaron se është skeptik i një aleance LSI –PS dhe shprehet se: “besoj fort se PS është e dënuar që t’i fitojë këto zgjedhje edhe pa LSI”.
Keshtu eshte more pallë, kur politika eshte shnderruar ne spektakel.
Po ti qeke legen bre burre! Ik mor fshihu se Pezes ti as ke moja thunit si vje!
Shpelani gojen kur flisni per njerez te nderuar o gomere.. Bravo peza, suksese PS
Si s’ju vje turp qe shani nje njeri personalitet si Alfred Peza. Ik ore smirush!
Alfred Peza moj Ana eshte nje koketul qe vetem per Pace per Ramen mund te duhet. Po nuk ka gje se PS i ka mundesite ti fitoje keto zgjedhje edhe pa Pezen, kete reshter qe per nga intelekti nuk ia kalon as Enver llapes se rruges se Kavajes.
Po ku doli personalitet ky oficeri deshtuar se po na luani mend. Ju o do keni intelekt e njohuri zero ose nuk ka mundesi. Sa per dijeni dhe i jati ka qene oficer dhe nje njeri i ndyre. Ne kavaje i urrenin te gjithe si familje, mund te pyesni dhe do tju thone te njejten gje.Pyeteni Pezen, mos ka marre gje per grua “mesimoren”e Zerit te Popullit. Boll na merzitet duke fol idiotsira e ngrejt njerez pa vlera ne piedestal
Edi eshte e vetmja shprese per shqipetaret per te dale nga ky llum ku na ka futur koalicioni i turpit, antikombetar e korrupsionit META-BERISHA-FAZLLIC- KSERA
Ju ka rene trapave te flasin per intelektualet,,, mbylleni gojen mer qener se PSja ka eliten e ne qershor do e shembi injorancen
Paska per te shku mar, o fred pezjoni, ta paska bo likja rrugen mjolt.
Gjej rastin t’i uroj suksese ne rrugen e nisur z.Peza…Me vjen mire qe e ka nisur kete rruge. Ndaj te njejtin mendim me ju kur thoni se PS mund t’i fitoje zgjedhjet edhe pa LSI-ne. Edhe une e besoj dicka te tille, sepse LSI ka zgjedhur te jete paterica e qeverise se Sali Berishes. Dhe mendoj se pikerisht kjo zgjedhje i ka ulur shume pike LSI-se.
JU UROJME Z. PEZA NE RUGEN TUAJ.terheqja juaj tek PS tregon edhe njehere qarte se PS eshte nje parti serioze,dhe ko organizate hajdutesh si LSI,apo parti kriminelesh si PD.
me pelqeu shprehja ku thua se, PS eshte e denuar te fitoje pa LSI.
do te ishte shkaterim per PS futja ne qeveri me LSI.
lsi ka si qellim te vetem, vetem te vjedhe dhe jo vetem kupola mafjoze prane metes, por deri te ai roja i spitalit futet ne pune per te vjedhur.
STOP! lsi-se.
Gjej rastin ta Uroj ne rrugen e gremines (politike dhe profesionale) qe ka marre ky i pavaruri gazetar.
Tani qe te jemi realiste, personalisht Peza nuk me eshte dukur kurre gazetar rrace.Madje dhe moderatorin, neper intervista e bente me zor.Nuk ka nje gjuhe te zhdervjellet e te pasur.Nuk ka lene ndonje mbrese te vecante si gazetar, te pakten mua. Prurja e PS eshte nga lart si i thone. Nuk me duket kaq cilesore.Fakti qe njihet shume midis politikaneve, se di nese do e ndihmoj apo jo Pezen.Megjithate fakti qe eshte nga Peqini, duhet pergezuar..Imagjino Peqini ka ne kunvend, Dash Sulen qe rrihet cdo jave si rrugac me arbitrat e ndeshjes..Nuk besoj se Peza do arrije deri ketu..Epo, ne Shqiperi kjo nuk eshte pak!
Urime Z. Peza dhe mire se erdhe ne familjen e madhe te Partise Socialiste. Me 23 qershor do te fitojme pa LSI-ne e Ilir hajdutit.#RILINDJE
ALFRED PEZA JE GJIGANT! JEMI KRENARE PER TY DHE MIRESENARDHE NE FAMILJEN TONE TE MADHE!
Fredi o rob i mir po kot iku tek Ps me mire te Pd. nejse, prape metet figur e nerume
Alfred Peza je njishi! Na ke neru Peqinin!
Gjej rastin(edhe une)te pershendes “denimin” e ish…tani kandidat per…qe rrjedh nga “denimi” i nenes…Parti per te “fituar” zjedhjet!
Uroj gjithashtu qe ky “denim” (qe pa tjeter do e kete dhene Gjykata e Tiranes), te mos apelohet ne Kolegjin Zjedhor!
Dakord me Latifin me siper, s’mbahet mend ndonjehere per gazetar, edhe pse e kam pare vetem mbushte ekranet, as na kujtohet ndonje shkrim a te pakten ndonje thenie me vlere, nejse si shume te tjere i duhet kryetarit per ti bere lepe peqe per cdo gje e kete e ben mire Fredi, e ka bere me ate drogaxhiun e Ores, me 2K e plot te tjere…
Ky Fred Peza, as gazetar nuk eshte , duket qe ska as intelekt, as sqime, e as inteligjence, eshte nje tip qe i ka ecur se ka bere intriga ku ka shkuar neper televizione, ky perball Sules, merr koqet e dashit!!!
Po ky Rama, nuk ka njerez te tjere, po mirret me ca lepirsa e oficere te deshtuar si ky ketu? hallall te ksihte marre Andrea Stefanin ose ndonje tjeter, po ky ehste nje cope mishi, Edi Rama ke firmosur humbjen e radhes me njerez si ky tipi ketu.
Ky komenti Eles me kujton fabulen e Dhelpres me rrushin.
Po ku merr vesh nga gazetaria ti moj. Te siguroj qe gjithe jeten tende ti s’do arrish aq sa ka arritur Alfred Peza ne nje vit gazetari. Ai ka treguar qe eshte i suksesshem. Xheloza te medhenj shqiptaret!
Te gjithe kapterrat e komunizmit i mblodhi kjo PS.
Kur flet ky, ne fakt ju ka gjet belaja se komunisti i pare eshte Sali Berisha qe eshte anetaresuar ne vitin 1968 dhe ka paguar kuotizacionit per Enver Hoxhen. Ju jeni te mbytur dhe ne grafmat e fundit.
Per Alfred Pezen.:
POLITIKE KESIANE AFROI DY PROGRAMET POLITIK TE DJATHTES ME BORAMETER MAJTAS.PORE E DJATHTA ME SHUME MASHTRON ME KETE PROGRAM.
Sa kam lexuar historin e Qeverisje, rezerulton qe pas depresionit te madh te politikes se Lazarffait, i gjith borameti politik kalon majtas dukle ju bashkangjitu politikes Kesiane.Politike e cila e nxori boten nga depersioni i madh i viteve 1929 deri ne vitin 1939 ,ku si rezultat i politikes se Xhone Kesit sote ne historin e qeveriss Evropian kemi dy krahasime te medha ku Evropa krahasohet evropa e arte e viteve 50-70 dhe evropa e argjente. Pra si rezultat i kesaj politike kemi edhe Margeret Thercer e cila deklaroi se une tashme jam Kesianua po ashtu edhe Rolan Regen edhe ky perqafoi nje politik fytdhense te Ekonomistit dhe filozofit te madhe Xhon Keisi.
Ne te verte politike e djathe edhe tani ne dukje eshte afruar majtas pore me shume ne propagande se po tu hjadhim nje sy shifrave ekonomike si te zonjes Therce Ashtu dhe te Rolan Regen ne politike e tyre ata nuk kane arritu rezultate e se majtes ne zhvillimin ekonomike. Megjithate firmat private ne kohen e tyre lulezuan me shum pore te ardhura reale rane ndjeshem.
Politika e majte ne te vertet ajo ka ngelur ne vende ne nje kohe qe ajo duhet te ece edhe me majtes ne reformimet e tyre per ti cliruar forcat prodhues te cilat nepermes rujtjes se frymes monopoliste eshte bere e mundru stonacioni ekonomi shteto ketun edhe korrupsioni dhe krimin e organizuar i cil vjen si rezultat i nje thellim te gjnjeshem te papunsise,
Le te ndalemi tek dy partit tone ne shqipero PD dhe PS. Ne vendin tone:
1.Peza thote: Përveç një ndarjeje programore në lidhje me politikat ekonomike të taksimit, sot në Shqipëri është shumë e vështirë për një sy jo shumë të stërvitur, që të dallojë qartë ndarjet ideologjike mes të majtës dhe të djathtës, mes PS dhe PD, e kështu me radhë.
1.1. Kufiri ideologjik eshte programi SocialDemokrat evropian i cili per mendimin tim ne themel te se cilit eshte politike kesiane. E majta sipa Xhon Kesit ka ne program:te planifikojme sa me shume nga ana shterore pa mohuar pronen privete mbi mjete e prodhimit.
E djathta : Ka ne themel te saj politike e Lazarffait edhe perse ne dukje jane distancuar ne te vertet ne shqiperi ajo mbizotron. Kjo politik thote.Eshte mekat ti hysh ne punet e privati te individit, te mos e cenojme let bej c`far te doje shteti mjafton te mbledh taksat. Juve te gjith keni degjuar berishen i cili gjithnje flet per nje politik te lire, indivit te lire qe do te tho perjashton tersishte planifikimin shterore. Pra kjo politi prek thelbin ekonomik duke i len dor te ile individit dhe mbi gjithcka ka nje privatizim te tejskajshem karakteristik kjo e nje kapitalizmi te eger te tipit Lazarffait.
Kjo politik beri qe ne shqiperi te shkohet kuturi, ku partia e djathte e Berishes beri:
Privatizim te gjithanshem .(nepermes ketij privatizimi lindi nje korrupsion i madhe) ngriti firmat piramidal pa asnje lloi kerkes llogari. U la dore te lire individve ne shkatrrimin e e konomise, Vazhdojn punime pa asnje planifikim ( merrni shembull rrugen e kombit rruge e cila u be pa planifikim, pa reventiv dhe pa projkte ku gjysma e fondeve u vodhen) keshtu edhe per probleme te tjer ku ne te vertet nuk kemi te bejm me qeveri te mire ose te keq pore me nje program te djath qeveritar e te tipi Lazarffait. Per pasoj edhe shqiperi pesoi fatet e nje depresioni ne viti 1997 dhe kjo rruge vazhdon edhe sote me gjith presionet qe ben e majta shqiptare mbi to.
Per pasoj edhe proceset demokratike duke ndjekur kete program nga e djathta shqiptare jen cenuar rende, jo thjesh nga qeverisja e keqe pore kryesish te nje programi thellsishte te djathte ne terreni praktik, Ketu nuk duhet te shifet propaganda e Berishes ajo eshte tersisht propagande mashtrues para nje populli 85 % te majte.
2.Paza thote: Si mund të jetë për shembull sot PD një parti e djathtë, kur ajo ndjek në tërësinë e saj rrugën populiste të premtimeve të së majtës tradicionale?
2.2. Ne te vertet tek Berisha gjithmon ka dy kahje te kunderta. Ne propagande asnjeher Berish nuk i permbahet programit te vet te djathte. Pra Berish eshte mjeshter i mashtrimit. Ket e perdor mire pasi nuk munte de beje propagande te djathte me 85 % te elektorat apo shqiperi te majte.
Ndersa ne terrenin praktik ai gjithmon ka futur thiken pas shpine.
-Propagandoi per mijra hajpje vende te reja punme.Ne fakte sote ne krahasim me vitin 2005 neve kemi 51 000 vende pune me pake , kjo ka ardhur si rezultat i privatizimev dhe nga moshapje e vendeve te reja pune.Pra Berish ne praktik ecen djthtas ne eksrtem. Po ashtu berisha nuk ka pasur dhe as nuk ka boshte ideologjik ase te djathtes ase te majtes pore gjithmon i meshon momenti dhe me proagan majtas, dhe pune djathtas.
3. Peza thote: Si mund të konsiderohet e djathtë një parti që ka dështuar për 23 vjet me radhë të realizojë dekomunistizimin e vendit; hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit; kompensimin dhe rehabilitimin e ish-të përndjekurve politikë; zgjidhjen e çështjes së pronës; legalizimeve; kontrollit mbi territorin; krijimin e shtresës së mesme; rehabilitimin e familjeve të mëdha; borgjezisë së vjetër; krijimin e klasës së re kapitaliste; hapjen e bursës dhe tregut të kapitaleve; kur vendi nuk ka sot industrinë e saj kombëtare; nuk e ka të përcaktuar sektorin lokomotivë të zhvillimit ekonomik të vendit; kur e ka lënë fshatin në një mjerim mesjetar
I marrim me radhe:
-Dekomunizmi nuk e ka realizuar. Si ka mundesi te realizoi \dekomunizmi nga nje komuniste. Ket metod komuniste Berisha e perdor per te mbajtur pushtetin pore jo per per te ndertuar sic nderton komunizmi.
– Hapjen e dosjev te sigurimit te shtetit. Ket nuk e ka penguar programi per ti hapur, pore Berisha i ka duart e lidhura. Nje axhen ose me mire te themi nje poliagjet si ka mundesi te hape dosjet e sigurimi.Berish e ka te pamundur personalish dhe aspak se ka penges nga programi.
– Kompesim dhe rehabilitimi i ish te perndjekjev politik.: Berish ka prishur statusin e te perndjekjev politike. A ka futur ne nje the te perndjeku politik edhe Hajdutin , edhe perdhunuesin, edhe agjentet e UDB dhe te Asfalis Grek ku keta duhet te distancoheshin nga te perndjekur politike. Dhe ka marre ne qafe te perndjekurit realishte politik.Pra Berish dhe te tjert e kan te pa mundur te reahbelitojn te gjith ata qe jane sot te perndjekur politike. Pra Berish me dashje ose thjeshte per nje vota ka sabotuar statusin e te perndjekurit politike.
– Zgjidhjen e pproblemit te prones: Berisha ka ngatrruar pronaret qellimishte.Kete nuk e ka ber se nuk e pengoi programi i djathte.Jo kete e beri qe ne shqiperi te ket gjithmon konflikte.Ai u beri thirrje per te
– Ne krijimin e shtersave qe permendi juve z.Peza Berisha vet nuk lejon qe keto shtrasa te konsolidohen. Ai gjithmon qellimishte kerkon ta mbaj gjendjen kautike .Pron per ket eshte mjeti themelor per te perqare shqiptaret per ti zen dhe psen jo edhe per tu vrare nderveti.pushtuar tokat dhe sot nje qe ka pushtuar tok e zgjidh me kollai ceshtejn e prones se nje qe e ka token apo objktimn me kjadaster. Berish ketu nuk eshte qe i meshon majtas jo Berish ketu ka qellime parqa e Sundo mbi shqiptaret. Kemi me mijra vrasje per kete ceshtje.
Sa i perket Burses duhet te kesh pasuri prodhim qe te kesh burse Berish industrin ton e rrafshoi me rruspoll ne vend qe te rikonstruktohe e te vihej ne eficencve edhe ne kushte e nje kapitalizmi te ri qe lindi ne shqiperi.Edhe ketu nuk e pengo programi pore e pengoi antikombetarizmi dhe antiekonomia te cilen kerkon qe shqiptaret te shes sa me lire ne tregun e bunes ne evrope.
Ndryshe nga e Djathta Partia Socialiste ke treguar vrela programore ne zhvillimet ekonomike. Ne drejtimin e shtetit shembull te mire rezultativ te nje p[rogarmi te majte kemi periudhen e viteve 1997-2005 po ashtu reformit te programit qe i beri Edi Rama e pershkon tersishte dallueshem kete program te majte nga ajo e djathta e Berishe. Magjithq Berisha per hipokrizi po kerkon ngutshme te apeloj tek qytetaret kete program te PS pore ket e ka thjesh vetem per te bere zhurme.Kjo me kujton telenovelen Koncert ne viti 1939 ku plaku kerkon te prish koncertin e Teftes ne Lushnje. Te njejten gje po perpiqet te bej edhe Berisha.!
4.Peza thote: Peza deklaron se është skeptik i një aleance LSI –PS dhe shprehet se: “besoj fort se PS është e dënuar që t’i fitojë këto zgjedhje edhe pa LSI”.
4. 4. PS-ja nuk do ta quajm denim ne se i fiton edhe e vetme keto zgjdhje. Verte neve duhet te punojme edhe me djallin per te larguar kete kalibal nga pushteti, pore per mendimin tim Meta eshte edhe me i demshem se sa |Berisha. Ne funde te fundit Berisha eshte deklaruar djathtas. Pore Ilir Meta eshte i Majte. Ipreviligjuari i PS Keto previligj Meta ja shperblje me nje dhune te pa para te se majtes socialiste. Mos Harro Paz se edhe ti i ke percjell tani e tet vjet se si jane zen socialista me LSIn e ne Qarqet e vendi ku iliri me mebshtetjen ton mori keshilltar dhe pastaj keta keshilkltar bashkuan votat me PD-.Ka pasar edhe konfrontime fizike ne Qarqet, Eshte bashkimi i keshilltarve edhe ne Qarkune Fierit ku Meta dhe Breéis bllokuan Qarkun e Fierit dhe pa pa turpesi Meta ben thirrje Voton tre ligjet ne nje koh qe vet e ka ne dor c`bllokimin e Qarkut te Fierit.A lejohet nje gje e Hill per Iliri 30 vjecar Kryeminister.? Uredho se c` Po ben tamam si Cezari si ky dhe Breéis, tai u ra ndermen te punsojn njers ne nje kohe qe kane hequr nga puna 51 000 veta. E sot Iliri del me bllok ne dor ashtu sic vodhi me bllok ne dor tani me bllok ne dor kerkon te blej eletoratin shqiptar, ta vjedh, ta mashtroj dhe ta pushtoj qe te ket mundesi edhe per Katar vjet te tjera te veproi si te doje mbi shqiptaret.
Keshtu qe Iliri ka te madh grykesin politike dhe si e tille ajo nuk e lejon te rikthehet ne bazen e nisjes pore kerkon te vij aproi duke ardhur mundesishte ne „krye“ te se majtes gje per te cilen e ka te pa mundur…
mendoi qe nje fitore pa Ilir Meten nuk do te jemi te denuar pore te shqiperi do te jet shume e lumtur qe te heqim nga skem politike
-Nj hajdute me Licen qe eshte Ilir Meta
-Nje xhalat me licen qe eshte Sali Berisha.
Me fal per zgjatjen ne komt.!
Kjo eshte zgjidhja me e mire qe mund te jepje. Nga intervista duket qe jeni i pergaittur dhe nuk leni shkas per zhgenjim. Ju pergezoj per zgjidhjen e bere dhe gjithcka qe duhet tebeni eshte t’i qendroni te gjithea tyre qe keni deklaruar. Profesionalizmi juaj ka treguar se dini te silleni dhe dini te qendorni stoik ne pozicionin qe jeni. ndaj edhe ne te Partine Socialiste besoj se do te besh te njejten gje. Ndaj ju inkurajoj qe te vazhdoni ne rrugen qe keni nisur!
o zoti rama, une e kuptoj deshiren tende, legjitime, per te ardhur ne pushtet por amon mor burre i gjate me deshtake si ky do me i fitu zgjedhjet. ji pak me optimist, ki me besim te vetja dhe afro njerez me integritet, qe jo domosdoshmerisht jane dallkauke televizive, qe kane arsye te tjera per te votuar ty ndryshe ato bythelepirjet e ketij personazhi qe qeka menduar nje vit per te marre vendimin per te qene ne listen e deputeteve– imagjino sa i rendesishem i duket vetja ketij-
pa dashur të bëj një koment për atë që është shkruar për perzën,të rëfyera prej tij!
dua të përmënd dy fakte:
_atë që thotë “latif dreqi”,katapultimin nga lartë!
një gjë që po shkatërron partitë shqipëtare!këtu fus të dy të mëdhatë.PS,PD!normalisht si në çdo aspekt tjetër të jetës dhe në politikë duhet të bëhet karrierë!duke filluar nga shkalla më e ulët deri në krye!kjo shërben për të njohur mënyrën e të punuarit!puna në politikë është arritja e kompromiseve!që të bësh kompromise të mëdha duhet të dish të bësh ato të voglat!duhet të mësohesh me rënje që të mësosh të ngrihesh!kjo i mungon shumë politikanëve shqipëtar!ata kompromiset që dinë të bëjnë janë me shefat e tyre.me ata që i kanë katapultuar në polirikë!këtë e shohim shumë të fuqishme në partinë në pushtet dhe më pakë në atë opozitare!në të dyja këto parti kemi shumë pak kritikë,PS,ose aspak,PD!nuk kemi pretendentë për vëndin e kryetarit dhe kemi përputhje “totale mendimi”!
_”Peza deklaron se është skeptik i një aleance LSI –PS dhe shprehet se: “besoj fort se PS është e dënuar që t’i fitojë këto zgjedhje edhe pa LSI”.”
nuk e di nga rrjedh skepticizmi i pezës për këtë aleancë??!
unë do të shtroja dy hipoteza:
–frika nga pamja që mund të japë në popull një aleancë e tillë!aleancë ndërmjet një partie që pretendon të jetë ajo që do të çrrë njosë korrupsionin,PS dhe një partije që është personifikimi i tij,LSI!
–llogaritja që mund të ketë bërë peza për leverdinë matematikore të një aleance të tillë!
ZGJEDHJET 23/06/2013
kemi tre frone politike:
_PDja në pushtet
_PSja në opozitë
_dy parti të reja A KZ dhe FRD
sot për sot LSI është në pushtet me PD dhe deri tashti nuk ka bërë asgjë për të dalë nga ky pushtet!deri më sot ka përfituar nga pozicioni kyç që ka!
një koalicion i PDsë me LSI për zgjedhjet e ardhëshme do të kishte dy humbje për PDnë!
-LSI do të duhej të popmpohej dhe njëherë nga votat e PDsë,si në maj ’11!
-do të shtohej dhe më shumë nervoziteti dhe pakënaqësia në radhët e PDsë për mos arritjen e fitimit maksimal nga pushteti!PDja si deri tashti do të jetë e detyruar ti japë një përqindje të madhe LSIsë,përqindje që mund ta shpërndajë në radhët e njerëzve të devotshëm të saj!
fitimi që do të kishte PD nga përjashtimi i LSIsë
-do të kënaqte njerëzit e saj të devotshëm dhe të nxjerrë jashtë fitimit për shkak të LSIsë.
-pjesën e LSIsë që ka përfituar nga koalicioni me të,PDnë,do ta kishte gjithnjë në krahë të saj!
__një koalicion me PSnë do të bënte që:
-PSja të humbte reputacionin në radhët e mbështetësve të saj!që një pjesë do të kalonte për të shtuar votat e A KZ dhe FRD!si forca të “pa fëlliqura” me politikën e sotme!
-nuk do të kishte asnjë lloj përfitimi nga baza e LSIsë!bazë e cila pas bashkpunimit të LSIsë me berishën në 2009,është ndarë në dy kampe kryesore!baza e thjeshtë ka kaluar tek PSja kurse përfituesit direkt tek PDja!
teorikisht LSI nuk egziston më!ajo është një barrë për këdo që mund të lifdhë koalicion me të!LSIja pati një kartë të vetme në pokerin shqiptar,pas ’09ës!atë xhol e luajti dhe po e luan deri në fund,më pas nuk mund të luajë më!
-në rrastin një fitore të ngushtë të PSsë,ku do të jenë të detyruar të të kërkojë bashkpunimin me LSInë.ajo,PSja do të jetë e detyruar të veprojë njëlloj si berisha!të pranojë pa kushte kërkesat e LSIsë!kërkesa që shqiptarët i dinë shumë mirë!do ti duhet të këthehet në një parti,qeveri të korruptuar dhe të përdorë gjithçka për të mbajtur pushtetin!
sidoqë të ketë bërë llogatitë e tij peza,shpresoj që ai të vazhdojë të mbetet një gazetar kritik!politika nuk e pengon të shkruajë!nuk e pengon të kritikojë!bile dhe të vetët!nuk e pengon të mbetet i paanshën duke¨i përkitur njërit krah!
……pune korrakesh…….!!!!!!!!
o pall..po pse me bekimin e Ilir Metes ke ardhe te PS. Madje dhe te qenka lut PS ty me u be pjese..turp per Ramen qe afron tipa si ty qe sakn asnje lidhje me intelektualizmin pasi thjesh jane ish oficere aqe ben hajer vetem ne kete palodemokraci. Ti mor mik oficer i rendomte do ishe..dhe tani na del dhe si prurje e madhe …pika PS thuaj.
P.S botoni komentin
Sot eshte gje e bukur ne demokraci se shpesh, biografine ta bejne injorantet. Pse thote idehuri e beri tape qe jame i dehur?! Po krimineli thote qe jam kriminel?! Jo. Atehere dhe ketyre qe u duket vetja se çoç jane sot, nuk bejne gje tjeter veçse tregojne se kaq kane dhe nuk dine te ecin me tej, bile as nuk lexojne, por çfare degjojne nga tjeret e marrin si te mirqene dhe e mbrojne me zajrr. O çfare injorantesh dhe pseudonjerez ka sot ne Shqiperi, ne komente gazetash dhe kudo. eshte gripi qe ka futur doktori qe i semuri te gjithe dhe qe i vrau shpirterisht e fizikish. Te uroj suksese Alfred Peza dhe ruaj qetesine te jeshe objektiv, por dhe me kulture e edukate, norma qe i ka patur populli yne, por mbi te gjitha drejtesine.
o burrel maloku ti nuk ke surrat ta zesh me goje alfred pezen dhe PEZEN. ti je nje lopcar per te ardhur keq.
Tash mungon vetem puthja ne goje e dy vellezreve komuniste si BREZHNEV (PEZA)dhe HONEKER (meta)kete perqafim dihet e beri FLLIQESIRA ME E NDYRE NE BOT QE KA EMRIN STALINENVER RAMA:tash Rama jo qe ka me i honger ngjalat e metes por edhe te gjalle do ta fut ne goje ngjalen e metes ,ndoshta pak ma te vogel ose po qe se eshte ngjala e metes Shum e gjate rama ka vendos qe gjysmen te ja jap lindes,meta kundershtoj pak por duke e ditur se gruaja e metes nuk dihet a ka ngjal APO guace mes kemeve tha po dhe gjysmen e mori linda,ama ajo majen ja ruajti dashamire pezes se ky koken e kishte merak.po mendoje te ngjales se metes.Tash ter socialistat e rames dhe internacionalistat kishin vendosur te hajne vetem ngjala te metes dhe ato MADE IN GJIRI I LALZIT.
Me gjithe respektin qe mund te kem per te si person (nuk ka qene asnjehere ekstremist ose pjese e ndonje skandali), jam krejtesisht kunder kanditatures se tij. E para sepse nuk i eshte nenshtruar nje votimi nga anetaresia. Pra nuk e ka zgjedhur socilaisti i thjeshte qe neser do perfaqesohet nepermjet tij, por e ka zgjedh kryetari i partise (me antidemokratike se kjo nuk ka ku te shkoj). Per kete arsye ky si kandidat eshte jo legjitim dhe nuk perfaqeson elektoratin e socialistes. Te votohej nga anetaresia, po ta fitonte, atehere do e mbeshtesja me gjithe shpirt. Se dyti, ky eshte me parime te djathta. Nuk eshte i majte, nuk ka kontribuar per PS – dhe ketu e kam fjalen tek principi, morali i nje zgjedhjeje te tille. Ne radhe te pare na duhen njerez qe te ken pak moral e cipe se dhe kjo u ka ikur. Jam dakort me nje me lart qe thote qe duhet te fillosh nga poshte lart, ngjisesh shkallet e jo katapulkim. Ky nuk ka kontribuar per PS, nuk na njef,por ama do na perfaqesoj dhe do gezoj frutet e atyre qe kane dhene per kete parti. Ku vajti demokracia? Po meritokracia? Keto duhet te ekzistojne edhe brenda nje partie, jo vetem ne qeveri. Po nuk qene qe tani brenda partise, vaj medet neser ne qeveri keta…..pra morali qe percjell kandidatura e Pezes eshte qe nuk ka rendesi kush je, cfare ke bere, ke perfaqeson, rendesi ka vetem te jesh shok i kryetarit te partise dhe ja hudhe me pak fjale. Kryetari vet ali, vet kadi….ne te semes ideali, morali, demokracia etj etj etj. gjithashtu kam degjuar lart e poashte qe thote qe gruan e ka pasur drejtoreshe te ministria e jashte gjate kesaj qeverie te Berishes………..se di sa e vertet eshte, por ku ka ze, seshte pa gje.
Te gjithe ata qe shajne dhe ofendojne Alfred Pezen une ju them: “I marrshi te keqen”
Po te kishte vec nje te keqe, po ja benim kabull !
partia demokratike po shkon majtas perpara zgjedhjeve po kopjon pik per pik socialistet .desha te pyes z dashamir shehi si e gjykon aleancen me p.d
nuk duhet t’ja kishe hapur telefonin ilir metes, ai esht vrases njesoj si sala. Nese Edi Rama vendos te beje koalicion me ilir meten, te gjithe socialistet nuk duhet t’ja japin me voten PS-se. Mendoni qe 4 te pafajshem u vrane sepse protestuan kunder bllokut te ilir metes. Cilido socialist qe voton aleancen PS&LSI, ka shkelur direkt mbi gjakun dhe kufomat e atyre 4 deshmoreve.
Ne qofte PS do ti marre 20 apo 30 deputete, ajo do te humbi pikerisht me deputetet e infiltruar si Peza. Ne fakt Peza te jep pershtypjen e nje furrexhiu byrekesh… po ta shikosh ka 2 kg noçka si derr. nuk besoj se e meritojne kete fyrje socialistet qe kane nga 10 apo 15 vjet dhe spostohen se do ti leshojne vendin pezes. Pikerisht keta qe kane qene ajka e PSse kane nje peshe akoma te madhe tek PSja. Rama po e shkaterron vete Partine Socialiste me perjashtime dhe me menyra si kjo. Une qe ju shkruaj nuk jam socialist, por deshiroja nje rrotacion sepse duhej. Ne qofte se nuk ndodh rotacioni ai faji eshte i Edvinit me ata dy tre njerez qe mbane pas qe nuk kane asnje kotribut ne PS. Socialistet po ja dhurojne nje fitore te thelle vete PDse me veprimet tejet perjashtuese per karierizmin e Rames. Falenderojme Gazeten Tema per gjithe informacionet qe na jep.
Bravo palle e meriton 100 per 100.vetem 1 palle mund te arsyetoje keshtu
Ky eshte lajm Ilir Kryemadhi i ka telefonuar i pari,cfare kenaqesie e
lumturie po Torja ,Baci, Thimi, Ver Llapa,Sinani,a te uruan o Fredo
vdisni per ate Kokmodhin ta hani i njale bashkarisht. Rrace oficerash.
Z.Peza me behet qejfi qe se fundemi keni bere levizjen e duhur ne kohen e duhur.Nuk ka se si te ndodhe ndryshe kur prostitucioni politik nuk ka moral e per pasoje cipe e identitet.Ju sot i jeni bashkuar thirrjes se Edvinit ‘Pertej te majtes e te djathtes’ose siç eshte transformuar sot “Martese per te gjithe”.Nje miku im diten qe Edi beri njoftimin per perfshirjen tuaj ne politike i ka shkruajtur Edvinit se A.Peza eshte I.Meta i gazetarise e per koiçidencen e tij Ju pohoni qe urimin e pare e keni marre nga Meta!Ai ka mbyllur kembimin e tij duke i sugjeruar shefit tend qe:Tani te ka mbetur te marresh M.Nanon dhe L.Deervishin,per te bere te mundur vajtjen ne identitet “pertej te majtes e te djathtes”.Uroj qe te behen realitet tezat e Ramiz Alise qe dera eshte e hapur per te gjithe,pa dallim ideologjie,morali apo identiteti.Me fal se harova kthimin e nanos per nje RILINDJE.Paçi fat!
Perfectly written written content, regards for entropy. “You can do very little with faith, but you can do nothing without it.” by Samuel Butler.